Normal view
“Kosova nuk është partner i besuar”/ SHBA: Vonesat në konstituimin e Kuvendit krijojnë pasiguri
Kosova po humb mundesi si pasoje e ngercit politik ne vend.
Ky eshte qendrimi i te ngarkuares me pune ne Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati.
Per mediat lokale ajo tha ndër të tjera tha se kompanitë amerikane kërkojnë stabilitet institucional për të investuar në Kosovë dhe se nëse kjo nuk ndodh bizneset kërkojnë vende të tjera.
“Formimi i një qeverie pas zgjedhjeve është një funksion bazik demokratik, dhe ky bllokim i vazhdueshëm politik po rezulton në humbje të mundësive për Kosovën. Administrata Trump kërkon aleatë të fortë me të cilët mund t’i avancojmë prioritetet tona; një vend pa institucionet bazë dhe me një rrugë të pasigurt drejt krijimit të tyre është një partner te i cili nuk mund të mbështetemi gjithmonë plotësisht.”
Diplomatja amerikane ka përmendur veprimet e Qeverisë së Kosores që po i rrezikojnë raportet në mes të dy vendeve.
“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për një marrëdhënie të fortë dhe produktive me Kosovën dhe duan të bashkëpunojnë për çështje që e avancojnë stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin rajonal. Kosova duhet t’i sigurojë kushtet në vend që ky partneritet të lulëzojë. Veprimet që ndikojnë negativisht tek qytetarët e Kosovës jo vetëm që i rrezikojnë marrëdhëniet bilaterale të Kosovës, por gjithashtu shkojnë drejtpërdrejt kundër prioriteteve kryesore të Shteteve të Bashkuara në rajon” deklaron Pratipatti.
E ngarkuara me pune e shba ne Prishtine ka takuar gjate dites se sotme edhe perfaqesues te opzoites ne vend si Ramush Haradinaj I AAK dhe Memli Kransiqi, i PDK.
/ abcnews.al
Transformimi dixhital i arsimit/ Qeveria synon të investojë 5.5 miliardë lekë për teknologjinë
Qeveria synon të përmirësojë insfrastrukturën teknologjike në shkolla deri në vitin 2030. Ministria e Arsimit dhe Sportit ka hedhur për konsultim publik draftin për dixhitalizimin e arsimit të lartë dhe atë parauniversitar brenda një harku kohor të 5 viteve, si një kusht themeltar i procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Europian.
Konkretisht, qeveria do të investojë 5.5 miliardë lekë për ngritjen e 654 laboratorëve Smart në 615 shkolla, furnizimin e 5,500 mësuesve me laptopë, përmirësimin e aksesit në internet me brez të gjerë dhe krijimin e platformave qendrore për menaxhimin e informacionit akademik e shkencor.
Sipas planit të propozuar, do të vijojë nisma e laboratorëve smart në të gjitha shkollat e arsimit bazë e të mesëm në vend.
32 milionë lekë të financuara nga buxheti i shtetit dhe partnerë ndërkombëtarë pritet të shkojnë për pilotime, me qëllim përfshirjen e inteligjencës artificiale në mësimdhënie.
Programi përfshin gjithashtu trajnimi për 16 mijë mësues me 10 module në Teknkologjinë e Informacionit dhe Komunikimit dhe ndërtimin e një platforme të dedikuar digjitale për trajnimin e mësuesve. Vlera totale e kostove për këto masa arrin rreth 417 milionë lekë, me burime të kombinuara nga buxheti i shtetit dhe donatorët.
Në mesin e objektivave është edhe zgjerimi i lidhjes me Ëi Fi, internet pa kabëll me shpejtësi të lartë në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar dhe të lartë.
Drafrti i propozuar prek edhe çështjet e ndjeshme të kohëve të fundit në lidhje me rreziqet e ekspozimit të fëmijëve në internet, ku parashikohen marrja e masave konkrete dhe rritja e sensibilizimiut në shkollsa për të parandaluar bullizmin kibernetik.
Në lidhje me arsimin e lartë, strategjia e re synon të përmirësojë lidhjen e universiteve me tregun e punës. Në këtë aspekt, Institucionet e Arsimit të Lartë duhet të reformohen dhe të ofrojnë programe që janë më të orientuara drejt nevojave të industrisë dhe punës, duke rritur kështu mundësitë për punësim të menjëhershëm të të diplomuarve. / abcnews.al
Stuhia ‘mbërthen’ Vlorën/ Qyteti bregdetar përfshihet nga reshje intensive dhe erëra të forta
Një stuhi e pazakontë për stinën ka përfshirë pasditen e sotme qytetin e Vlorës, duke sjellë reshje intensive shiu dhe erëra të forta, të rralla për muajin gusht.
Fenomeni ka zgjatur për disa minuta, ku sipas raportimeve paraprake, deri tani nuk ka pasur njoftime për dëme materiale apo probleme në infrastrukturë.
Meteorologët e konsiderojnë këtë stuhi si atmosferike tipike të motit të paqëndrueshëm veror, ndikuar nga masa ajrore të lagështa dhe ndryshime të papritura të temperaturave. / abcnews.al
-
- OKB ngre alarmin: Sudani në prag të apokalipsit humanitar, mijëra fëmijë të përfshirë nga uria vdekjeprurëse
OKB ngre alarmin: Sudani në prag të apokalipsit humanitar, mijëra fëmijë të përfshirë nga uria vdekjeprurëse
Qyteti i El-Fasherit në Sudan, ku jetojnë rreth 300 mijë banorë, po përballet me një krizë të thellë humanitare dhe urie për shkak të bllokadave që i kanë vendosur forcat paramilitare të Forcave për Mbështetje të Shpejtë (RSF).
Për më shumë se një vit, organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin (WFP) nuk ka mundur të dërgojë ndihma ushqimore në qytet për shkak të pengesave në rrugë dhe situatës së sigurisë. Konflikti mes ushtrisë sudaneze dhe RSF, që ka nisur në prill të vitit 2023, ka shndërruar Darfurin në një nga krizat më të mëdha humanitare në botë.
Situata është alarmante, me mungesë të theksuar ushqimesh, rritje të çmimeve dhe raporte që tregojnë se njerëzit po hanë ushqim për kafshë dhe mbetje për të mbijetuar. UNICEF paralajmëron se kequshqyerja është përhapur në të gjithë vendin, sidomos tek fëmijët nën moshën pesë vjeç, ku 38% në kampet për të zhvendosurit vuajnë nga kequshqyerja akute.
Megjithëse WFP ka kamionë të gatshëm për dërgim dhe ka marrë leje nga qeveria sudaneze, pritet ende miratimi nga RSF për të ndërprerë përkohësisht luftime dhe për të lejuar hyrjen e ndihmave. Përpjekjet për një armëpushim humanitar që do të zgjaste një javë janë bllokuar, pasi RSF ka refuzuar nismën, duke pretenduar se ajo do të përdorej për të furnizuar ushtrinë sudaneze.
Mbi një milion persona janë larguar nga El-Fasher që nga fillimi i konfliktit, përfshirë shumë nga kampi i zhvendosurve Zamzam, që u mor nën kontroll nga RSF në prill. Situata po përkeqësohet edhe nga kufizimet financiare në ndihmat ndërkombëtare, sidomos pas uljes drastike të ndihmave nga Shtetet e Bashkuara gjatë administratës Trump. / abcnews.al
-
- Stuhia Floris ‘mbërthen’ Skocinë dhe Anglinë/ Kaos në qarkullim, ndërpritet transporti hekurudhor dhe pezullohen fluturime
Stuhia Floris ‘mbërthen’ Skocinë dhe Anglinë/ Kaos në qarkullim, ndërpritet transporti hekurudhor dhe pezullohen fluturime
Stuhia Floris ka paralizuar Skocinë, duke shkaktuar kaos në transport dhe vënë në rrezik sigurinë e qytetarëve. Autoritetet kanë lëshuar disa paralajmërime dhe u kanë kërkuar banorëve të tregohen të kujdesshëm.
Transporti hekurudhor është ndërprerë pothuajse tërësisht. Janë vendosur kufizime shpejtësie dhe anuluar shërbime, ndërsa linjat e trenave do të qëndrojnë të mbyllura deri në një inspektim të dëmeve.
Fluturimet nga aeroporti i Glasgout janë pezulluar. Rreziku i pemëve që bien dhe i ndërprerjeve të energjisë elektrike mbetet i lartë.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të kontrollojnë vazhdimisht përditësimet dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme. / abcnews.al
Bashkimi Europian pezullon tarifat ndaj SHBA
Bashkimi Evropian ka marrë vendimin për të pezulluar kundërtarifat ndaj mallrave amerikane, një veprim që synon t’i japë fund luftës tregtare midis dy anëve të Atlantikut.
Sipas La Repubblica, ky vendim konsiderohet si hap për të qetësuar marrëdhëniet me SHBA-në.
Burime nga brenda Komisionit Evropian thonë se udhëzimet e presidentes Ursula von der Leyen kanë qenë të qarta. Sipas saj, duhet besuar te Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të shmanget çdo provokim që mund të ndikojë në prishjen e marrëdhënieve.
Kjo lëvizje strategjike shihet si një përpjekje për të mbajtur hapur negociatat dhe për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve.
Komiteti për barrierat doganore, që ka kompetencën për të zbatuar ndryshimet në tarifat e propozuara nga Komisioni, do të pezullojë masat e hartuara muajin e kaluar. Kjo hap rrugën për finalizimin e një marrëveshjeje të përbashkët. Ndër pikat kryesore të marrëveshjes së re është se pritet të përfshihet ulja e tarifave për makinat evropiane në 15%, nga 27.5% që ishin vendosur më parë nga administrata Trump, si dhe ulja e tarifave për barnat. Për industrinë e avionëve, tarifa do të bëhet zero.
Megjithatë, pikë diskutimi mbetet çështja e tarifave për çelikun dhe aluminin, ku SHBA-të vazhdojnë të mbajnë një qëndrim të fortë.
Pavarësisht kësaj lëvizjeje, disa zyrtarë të lartë janë skeptikë, duke theksuar se pezullimi i tarifave është i vlefshëm për 6 muaj.
Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara duken të vendosura të shfrytëzojnë politikën e tyre tregtare. Vetëm nga prilli në gusht, tarifat kanë sjellë në arkat e qeverisë amerikane 152 miliardë dollarë, pothuajse dyfishi i shifrës së vitit të kaluar.
Shtetet e Bashkuara gjithashtu po rihapin bisedimet me Kanadanë dhe Zvicrën, të cilat janë prekur rëndë nga tarifat amerikane. Kjo lëvizje shihet si një përpjekje nga administrata Trump për të rregulluar marrëdhëniet me aleatët kryesorë. / abcnews.al
Edicioni i mesditës me Fabiola Hoxha, (04/08/2025)
Shqipëria Sot me Fabiola Hoxhën, (04/08/2025)
Revoltohen të dënuarit, ‘i vënë flakën’ burgut/ Itali, plagosen 6 agjentë të policisë
Gjashtë agjentë të policisë në burgun e Porto Azzurro, në ishullin Elba, janë dërguar në urgjencën e spitalit të Portoferraios të intoksikuar nga tymi. Incidenti ndodhi pasditen e së dielës, kur disa të burgosur dyshohet se i kanë vënë zjarrin dy qelive dhe sulmuan stafin e sigurisë. Agjentët ndërhynë për të shuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit, por u ekspozuan ndaj tymit të dendur dhe u lënduan gjatë përpjekjes për të kontrolluar situatën.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e incidentit dhe për të identifikuar autorët e këtij akti të rëndë brenda ambienteve të burgut. Ngjarja ka rindezur shqetësimet mbi kushtet në burgjet italiane dhe mbi sigurinë e stafit të policisë penitenciare, të cilët gjithnjë e më shpesh përballen me episode të dhunshme nga ana e të dënuarve. / abcnews.al
Asllani, penalltitë “fotokopje”/ Ka realizuar të gjithë 11-metërshat në karrierën e tij
Ndoshta me të vërtetë do të largohet, por detyrën do ta bëjë deri në fund.
Jo vetëm kaq, por Kristian Asllani vazhdon me veçantinë e tij, atë që nuk humbet kurrë një penallti.
Mesfushori I kombëtares shqiptare shënoi sërish, këtë herë në miqësoren verore që Interi e fitoi 7-2 ndaj skuadrës U23 të klubit.
Lojtari 23-vjeçar ishte sërish titullar, dhe luajti pjesën e parë, ndërsa goditja e tij ishte e saktë për rezultatin e përkohshëm 3-2.
Vlen të theksohet se Asllani gjithmonë I gjuan penalltitë sikur t’i ketë fotokopje.
Nuk diskutohet që goditjet janë me të djathtën, dhe në shumicën e herëve janë të forta, në këndin e portës dhe poshtë.
Po kështu, shumica janë në krahun e djathtë të tij, ose në të majtë të portierit, ndonëse ka disa raste që sferën e ka dërguar në të majtën e vet.
Në karrierë, ai ka 11 penallti, dhe që të gjitha të shënuara.
E ka nisur në shtator 2018 në kampionatin italian U17 me Empolin në një fitore ndaj Sasuolos.
Ka vazhduar po në kampionatin U17 me gol ndaj Fiorentinës e dy herë kundër Juventusit, më pas në nivelin e Shpresave, apo siç I quajnë në Itali, Primavera, në fitoren 2-1 kundër Sasuolos.
Me ekipin e Shpresave të Empolit ka realizuar dy gola me 11-metërsha në Championsin për të rinj, në fitoren 5-0 kundër Crvena Zvezdës së Beogradit dhe në barazimin 1-1 kundër Domzhales nga Sllovenia.
Më pas, ka ardhur goli në miqësoren që Shqipëria e fitoi 2-0 kundër Bullgarisë në “Arenën Air Albania” në nëntor 2022.
Tre rrjetat e tjera nga pika e bardhë janë për Interin.
Me zikaltërit, siguroi fitoren 1-0 ndaj Veronës në “San Siro” në Serinë A sezonin e kaluar.
Po ashtu, shënoi golin e dytë në fitoren 2-0 në fushën e Torinos edicionin e shkuar në kampionatin italian, ndërsa tani erdhi rrjeta në miqësoren kundër ekipit U23 të Interit. / abcnews.al
-
- Izraeli “përplas” Kroacinë/ Debate mes presidentit dhe kryeministrit për tregtinë e armëve me Tel Avivin
Izraeli “përplas” Kroacinë/ Debate mes presidentit dhe kryeministrit për tregtinë e armëve me Tel Avivin
Tregtia e armeve me Izraelin eshte bere shkak per nje perplasje mes presidentit kroat dhe kryeministrit Andrej Plenkovic.
Presidenti Zoran Milanovic i beri thirrje qeverise te ndaloje tregtine e armeve dhe pajisjeve ushatarke me Izraelin, duke permendur faktin se zyra e kreut te shtetit ka urdheruar nderprerjen e bashkepunimit ushatark me Tel Avivin qe ne maj.
Ishte Zedhenesi i presidences Nikola Jelic qe saktesoj se presidenti i republikes edhe ne rolin e komandatit te pergjithshem te forcave ushatarke perserit qendrimin e tij qe duhet zbatuar nga ekzekutivi.
Qeveria ka reaguar permes vet kryeministrit Andrej Plenkovic, duke deklaruar se nje kerkese e tille nuk ka pse perseritet dhe se tregeti armesh me Izraelin nuk ka.
Edhe ministri I mbrojtjes pergenjeshtroj pretendimin e presidentit.
“Ne nuk blejme arme nga Izraeli dhe as nuk dergojme” deklaroj ministri i mbrojtjes Ivan Anushiç.
Ai shtroj edhe se vendimi per te mos bashkepunuar me Izraelin per armet nuk do te ndikoj ne Forcat e Armatosura te Republikes se Kroacise, pasi ministria e mbrojtjes eshte e perqendruar tek furnizuesit europiane dhe amerikane dhe se armet dhe asetet e meparshme izraelite qe ka patur kjo ushtri mund te zevendesohen lehtesisht me blerjet europiane.
Konkretisht behet fjale per raketat antitank Spike, te cilat kryesisht prodhohen nga Izraeli, por Zagrebi tashme po i merr nga kompania gjermane Eurospike.
Ekzekutivi kroat perseriti qendrimin se per ta situata ne Gaza eshte jashtezakonisht e keqe dhe shqetesuese dhe se asnje veprim nuk do te shkoj ne kundershtim me udhezimet e Bashkimit Europian. / abcnews.al
Breaking News me Fabiola Hoxhën, (04/08/2025)
Shembet banesa e ndërtuar pa leje/ Ksamil, aksion i përbashkët i IKMT dhe Policisë Bashkiake
Një aksion i përbashkët mes IKMT-së dhe Policisë Bashkiake të Sarandës është zhvilluar sot në zonën e Ksamilit, ku është prishur një banesë që konsiderohej ndërtim pa leje.
Ndërhyrja u krye pa përplasje apo rezistencë nga ana e banorëve, ndërsa mësohet se objekti ishte ngritur në mënyrë të paligjshme dhe jashtë kritereve të lejuara nga ligji.
Aksioni vjen në kuadër të operacioneve të vazhdueshme për verifikimin dhe shembjen e ndërtimeve informale, veçanërisht në zonat turistike, ku autoritetet synojnë lirimin e hapësirave publike.
/ abcnews.al
Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp
Një zëdhënës i Autoritetit italian të Antitrustit në Milano tha bashkë me policinë financiare italiane janë kontrolluar zyrat e biznesit të filialit italian Meta. Hetimi po bëhet në bashkëpunim me autoritetet përkatëse të Bashkimit Europian. Akuza nga Milano është: Ofruesi i Whatsapp-it, Meta, ka instaluar chatbot-in me IA pa marrë shprehimisht miratimin e përdoruesve. Përmes lidhjes së aplikacionit të inteligjencës artificiale “Meta AI” me Whatsapp-in koncerni i SHBA-së i orienton klientët në drejtim të ofertave të veta, kritikon Autoriteti italian i Antitrustit. Kjo mund të pengojë konkurrencën, sepse përdoruesit janë të detyruar të instalojnë dy aplikacione të IA në aparatet e tyre, në rast se nuk duan ta përdorin “Meta AI”.
Sipërmarrja, së cilës i përkasin rrjeti online Facebook dhe Instagrami, në të kundërt thekson dobinë e ndërlidhjes së aplikacioneve. “Aksesi falas në funksionet tona të IA-së u jep miliona italianëve mundësinë të përdorin IA në një vend, që e njohin, tek i cili kanë besim dhe e kuptojnë.” Nëse akuzat nga Italia kundër Meta-s konfirmohen, kjo do të ishte një goditje e fortë ekonomike për koncernin Facebook. Në rast shkeljeje të rregullave europiane të konkurrencës kërcënojnë gjoba me deri në dhjetë për qind të xhiros vjetore mbarëbotërore.
Ditët e fundit ndërmjet BE-së dhe Meta-s ka pasur edhe një përplasje për një temë tjetër. Koncerni amë Facebook njoftoi, se nga tetori nuk do të lejojë më në platformat e veta njoftime dhe reklama politike në Bashkimin Europian. Arsyeja është se rregullorja e BE-së “nuk mund të zbatohet në praktikë”. Një zëdhënës i sipërmarrjes u ankua, se udhëzimet e BE-së krijojnë “pasiguri ligjore”. Kreu i Meta-s Mark Zuckerberg është mjaft kritik ndaj rregullave të BE-së. Në fillim të vitit ai e akuzoi Brukselin për “censurë”. / abcnews.al
Edicioni i fundit me Fabiola Hoxhën, (03/03/2025)
-
- Lufta kundër trafikimit njerëzor/ Britania gati fondin prej 100 milionë paund për goditjen e rrjeteve kriminale
Lufta kundër trafikimit njerëzor/ Britania gati fondin prej 100 milionë paund për goditjen e rrjeteve kriminale
Qeveria britanike ka njoftuar një fond shtesë prej 100 milionë paundësh për të forcuar luftën kundër trafikimit të paligjshëm të njerëzve në Kanalin Anglez, në një përpjekje për të frenuar rritjen rekord të emigrantëve që mbërrijnë në Britani me varka të vogla.
Sipas Ministrisë së Brendshme, fondet do të përdoren për të rekrutuar deri në 300 agjentë të rinj në Agjencinë Kombëtare të Krimeve (NCA), si dhe për të blerë teknologji dhe pajisje moderne që do të ndihmojnë në ndjekjen e rrjeteve kriminale ndërkombëtare që merren me trafikimin e njerëzve nga Evropa, Lindja e Mesme dhe Afrika.
Më shumë se 25,000 persona kanë kaluar Kanalin deri në fund të korrikut – një rekord i ri për këtë periudhë të vitit.
Qeveria gjithashtu po zbaton një program pilot me Francën, i cili synon të dekurajojë kalimet ilegale. Sipas skemës, disa emigrantë që mbërrijnë në MB do të rikthehen në Francë, në këmbim të pranimit të një numri të barabartë azilkërkuesish të kontrolluar.
Qeveria njoftoi gjithashtu një nismë ligjore të re që do të dënojë me deri në 5 vite burg këdo që reklamon në internet kalime ilegale drejt MB. Ligji synon të godasë ata që ofrojnë pasaporta false, viza ose punë të paligjshme në rrjete sociale apo faqe interneti. / abcnews.al
Trump nënshkruan urdhrin e ri ekzekutiv, rikthen testin e fitnesit për nxënësit e shkollave publike
Donald Trump rivendosi nëpërmjet një urdhri ekzekutiv, “Testin Presidencial të Fitnesit” për nxënësit e shkollave publike, një praktikë që filloi në vitin 1966 dhe u hoq gradualisht nën administratën Obama.
Testi përfshin ushtrime si vrapimi i një milje, ushtrimet e barkut dhe testet e fleksibilitetit.
“Është një traditë e shkëlqyer dhe ne po e rikthejmë atë”, tha Trump.
I njëjti urdhër riaktivizon gjithashtu Këshillin e Presidentit për Sportin, Fitnesin dhe Ushqyerjen, me deri në 30 anëtarë, i cili do të përfshijë atletë, trajnerë dhe figura të tjera. Ndër të pranishmit në njoftim ishin miku i presidentit dhe golfisti profesionist Bryson DeChambeau, ish-lojtari i NFL-së Lawrence Taylor dhe golfisti suedez Annika Sorenstam.
“Gjithmonë kam qenë një person që e donte sportin. Isha i mirë në sport. Kur je vërtet i përqendruar në sport, nuk mendon për asgjë tjetër. Në një farë mase, kjo është një nga arsyet pse e dua golfin. Është një arratisje për disa orë”, tha Trump.
Rivendosja e testit është gjithashtu pjesë e përgatitjeve të SHBA-së për të pritur ngjarje sportive si Kupa Ryder 2025, Kupa Botërore 2026 dhe Lojërat Olimpike 2028.
Bordi i ri, i udhëhequr nga Sekretari i Shëndetësisë Robert F. Kennedy Jr., do të trajtojë gjithashtu çështje të tilla si liria e lëvizjes së atletëve midis universiteteve përmes portalit të transferimit, si dhe përcaktimi i kritereve për “Çmimin e ri Presidencial të Fitnesit”.
Testi origjinal u transformua në vitin 2012 në Programin e Fitnesit për të Rinj, që synonte promovimin e shëndetit dhe jo të performancës atletike. Zonja e parë e atëhershme Michelle Obama kishte promovuar iniciativën “Le të Lëvizim” kundër obezitetit të fëmijëve.
Sipas Departamentit të Shëndetësisë, testi i ri nuk synon konkurrencën midis fëmijëve, por përmirësimin e fitnesit individual dhe miratimin e zakoneve të shëndetshme.
Megjithatë, përzgjedhja e pjesëmarrësve ka shkaktuar reagime të ashpra. Taylor, e cila u dënua në vitin 2011 për sulm seksual ndaj një të mituri dhe më vonë u arrestua përsëri në Florida, tha në ceremoni: “Nuk e di saktësisht se çfarë duhet të bëj, por jam këtu për të shërbyer.”
Në të njëjtën kohë, rikthimi i testit ka shkaktuar reagime të përziera në komunitetin shkencor. Profesoresha e kineziologjisë Laura Richardson komentoi se testi është një pikënisje pozitive, por jo e mjaftueshme: “Nuk ka të bëjë me marrjen e një rezultati dhe dënimin. Ka të bëjë me marrjen e një rezultati dhe ndërtimin e një programi përmirësimi.” / abcnews.al
Hungaria pro Ballkanit, kundër Ukrainës në BE
Pas takimit me zv/kryeparlamentarin e Bosnjës dhe Hercegovinës, Dragan Çoviç, shefi i diplomacisë hungareze, Péter Szijjártó, kritikoi sjelljen e zyrtarëve në Bruksel ndaj shteteve ballkanike dhe favorizimin e Ukrainës.
“Ne do të donim që të anëtarësohen me shpejt në BE vendet e Ballkanit Perëndimor sepse ato sjellin freski, vrull të ri, energji të re. Ne nuk e mbështesim Ukrainën që të sjellë luftë në Bashkimin Evropian. Ata po i zhysin vendet e Ballkanit Perëndimor në iluzione, sepse nëse do ta mbështesnin vërtet integrimin, këto shtete nuk do të kishin pritur më shumë se pesëmbëdhjetë vjet për anëtarësim. Ne jetojmë në afërsi të Ballkanit Perëndimor dhe për këtë arsye është interesi dhe qëllimi ynë themelor të sigurojmë paqen në rajon,” tha Péter Szijjártó, ministër i Jashtëm i Hungarisë.
Szijjártó theksoi se qeveria hungareze po ndjek një politikë fqinjësie të përgjegjshme, ndërsa politika e papërgjegjshme e Brukselit, nga ana tjetër, po dëmton vazhdimisht sigurinë e Evropës.
Ai u ankua për udhëheqësit evropianë që shprehin publikisht mbështetje për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që kjo, sipas tij, është një gënjeshtër.
/ abcnews.al
Mashtroi një qytetare duke i marrë 10 000 euro/ Tiranë, arrestohet 33 vjeçari
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas kallëzimit nga një qytetar për një rast mashtrimi financiar, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Fraud”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetasit E. D., 33 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas, në periudha të ndryshme kohore, i kishte marrë 10 000 euro shtetasit G. D., me pretendimin se do të shlyente detyrimet tatimore të aktivitetit të tij tregtar. / abcnews.al