Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 July 2025Main stream

Goja jote natën: ç’ndodh kur s’i lan dhëmbët para gjumit?

By: gaze tare
15 July 2025 at 23:18

Nëse ke ndonjëherë tundimin ta shtysh larjen e dhëmbëve për mëngjesin e nesërm, është momenti të mendohesh sërish. Sipas dentistëve, larja e dhëmbëve në mbrëmje është më e rëndësishmja e ditës dhe ja pse:

Gjatë natës, goja jonë prodhon më pak pështymë, që do të thotë më pak mbrojtje natyrale ndaj baktereve. Nëse shkojmë në gjumë pa i larë dhëmbët, mbetjet e ushqimit dhe sheqernat krijojnë terrenin ideal për prishjen e dhëmbëve dhe zhvillimin e sëmundjeve të mishrave.

Bakteret shumëzohen më shpejt natën, duke e bërë gojën një “festë” për prishjen e dhëmbëve dhe aromën e keqe në mëngjes.

Larja para gjumit ndihmon jo vetëm në shëndetin oral, por edhe në cilësinë e gjumit. Një gojë e pastër = një ndjesi më e qetë dhe më e freskët për të fjetur.

Këshillë ekstra: Mos e shpëlaj gojën menjëherë pas pastës së dhëmbëve. Lëre fluorin të veprojë disa minuta për mbrojtje maksimale.

The post Goja jote natën: ç’ndodh kur s’i lan dhëmbët para gjumit? appeared first on iconstyle.al.

GAZË/ Sulmet izraelite lënë pas mbi 90 të vrarë, mes tyre gra dhe fëmijë

By: gaze tare
15 July 2025 at 23:09

Mbi 90 palestinezë janë vrarë në 24 orët e fundit si pasojë e bombardimeve izraelite në Rripin e Gazës, njoftojnë autoritetet shëndetësore palestineze. Viktimat përfshijnë dhjetëra gra e fëmijë, ndërsa sulmet kanë goditur edhe zona të mbipopulluara si kampet e refugjatëve dhe lagje civile.

Në kampin e refugjatëve Shati, një ndërtesë ku strehoheshin civilë u shkatërrua nga një goditje ajrore, duke i marrë jetën një ligjvënësi 68-vjeçar të Hamasit dhe tetë anëtarëve të një familjeje, dy prindër dhe gjashtë fëmijët e tyre, sipas burimeve nga Spitali Shifa në Gaza.

Një tjetër sulm shkatërrues ndodhi në lagjen Tel al-Hava të qytetit të Gazës të hënën në mbrëmje, ku një shtëpi u rrafshua plotësisht, duke lënë të vdekur 19 anëtarë të një familjeje, përfshirë tetë gra dhe gjashtë fëmijë.

Ndërkohë që shifrat e viktimave rriten, imazhet nga terreni dëshmojnë një krizë humanitare që thellohet nga ora në orë.

The post GAZË/ Sulmet izraelite lënë pas mbi 90 të vrarë, mes tyre gra dhe fëmijë appeared first on iconstyle.al.

Yesterday — 15 July 2025Main stream

Dënohen dy burra për prerjen e pemës ikonë pranë Murit të Hadrianit

By: gaze tare
15 July 2025 at 22:34

Ata e prenë për më pak se tre minuta, por dëmi që lanë pas do të kërkojë dekada për t’u shëruar. Pema historike Sycamore Gap, një nga simbolet më të dashura të Anglisë pranë Murit të Hadrianit, u rrëzua më 27 shtator 2023 nga dy burra që tani janë dënuar me katër vite e tre muaj burg secili.

Adam Carruthers, 32 vjeç, dhe Daniel Graham, 39, udhëtuan në mes të një stuhie, 30 milje nga Cumbria në Northumberland, për ta prerë këtë pemë shekullore. Veprimi i tyre u përshkrua nga prokurorët si një “mision idiot”, që shkaktoi mbi 620 mijë paund dëme dhe tronditi emocionalisht mijëra njerëz në të gjithë Britaninë.

Në sallën e gjyqit në Newcastle, gjyqtarja Lambert i cilësoi ata si të shtyrë nga dëshira për famë. “Ju e shijuat vëmendjen. U ndiet krenarë për një krim që tronditi gjithë vendin,” tha ajo.

Sycamore Gap nuk ishte thjesht një pemë. Ishte kujtim kolektiv, pjesë e filmit “Robin Hood: Prince of Thieves”, ikonë peizazhi dhe një ndalesë shpirtërore për këdo që ecte pranë Murit të Hadrianit.

Sot, një pjesë e trungut ndodhet në ekspozitë publike, ndërsa 49 fidanë të saj janë ruajtur për të mbjellë kujtesën sërish, por pema vetë, ajo nuk do të kthehet më.

The post Dënohen dy burra për prerjen e pemës ikonë pranë Murit të Hadrianit appeared first on iconstyle.al.

Ekspertët: 47 minuta në ditë mjaftojnë që një grua të ndihet e vlerësuar dhe e sigurt

By: gaze tare
15 July 2025 at 22:24

Sipas ekspertëve të marrëdhënieve, një grua ka nevojë për 47 minuta vëmendje të qëllimshme çdo ditë nga partneri i saj, për t’u ndier e sigurt emocionalisht dhe e lidhur realisht me të.

Nuk bëhet fjalë për minuta të mbushura me telefon, apo “jam këtu por jo vërtet”. 47 minuta prani të vërtetë. Sy që shohin, veshë që dëgjojnë, zemër që e ndjen.

Dhe përtej këtyre minutave të përditshme, rekomandohen edhe 2 deri në 5 orë të përbashkëta, të paktën një ditë në javë, për të mbajtur të shëndetshme lidhjen.

Nuk ka të bëjë me kohën… por me cilësinë e saj.

The post Ekspertët: 47 minuta në ditë mjaftojnë që një grua të ndihet e vlerësuar dhe e sigurt appeared first on iconstyle.al.

FOTO/ Më të afërt se kurrë: Sara Hoxha dhe Erik Fullani kapen në momente intime në bregdet

By: gaze tare
15 July 2025 at 21:32

Sara Hoxha, duket se po shijon jo vetëm rrezet e diellit këtë verë, por edhe shoqërinë e një emri që po përmendet gjithnjë e më shpesh pranë saj, biznesmeni Erik Fullani.

Të dy janë fotografuar së fundmi në bregdet, në momente të afërta dhe të relaksuara, duke nxitur edhe më shumë dyshimet për një lidhje të re në horizont.

Në një imazh të publikuar nga “Anabel”, Sara dhe Erik shihen shumë pranë njëri-tjetrit gjatë një dite në plazh.

The post FOTO/ Më të afërt se kurrë: Sara Hoxha dhe Erik Fullani kapen në momente intime në bregdet appeared first on iconstyle.al.

Shkëmbi shembet gjatë një selfie-je: humb jetën 15-vjeçarja në Itali

By: gaze tare
15 July 2025 at 21:25

Në Cesiomaggiore të Bellunos, një vajzë 15-vjeçare humbi jetën dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një shkëmb u shkëput dhe ra mbi to gjatë një ngjitjeje në një shpat pranë lumit Piave. Vajzat po përpiqeshin të bënin një foto kur ndodhi aksidenti tragjik.

Ndihma mjekësore mbërriti menjëherë në vendngjarje, ndërsa zjarrfikësit nisën kërkimet duke dyshuar fillimisht se viktima kishte rënë në ujë. Trupi i saj u gjet i shtypur nën masën shkëmbore dhe vdekja u konfirmua në vend.

Karabinierët po hetojnë rrethanat, ndërsa ngjarja ka rikthyer vëmendjen te pasojat e rrezikshme që sjell mungesa e kujdesit në natyrë dhe presioni për të realizuar “momente perfekte” për rrjetet sociale.

The post Shkëmbi shembet gjatë një selfie-je: humb jetën 15-vjeçarja në Itali appeared first on iconstyle.al.

Motrat Jenner “harrojnë” sërish vëllain: Kendall dhe Kylie mungojnë në dasmën e Brody Jenner

By: gaze tare
15 July 2025 at 20:57

Brody Jenner dhe Tia Blanco kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni intime, por mungesa e disa familjarëve të njohur nuk kaloi pa u vënë re. Kendall dhe Kylie Jenner, ndonëse figuronin në listën e të ftuarve, nuk morën pjesë në dasmën e vëllait të tyre nga babai, një vendim që ngre vetë pyetje, edhe pse burimet mohojnë çdo përplasje familjare.

Sipas TMZ, motrat zgjodhën të qëndrojnë larg për të mos e tërhequr vëmendjen nga çifti në ditën e tyre të madhe. Por, për ata që ndjekin prej kohësh marrëdhëniet brenda kësaj familjeje të famshme, kjo nuk është hera e parë që Kendall dhe Kylie mungojnë në një moment kyç të jetës së Brody-t.

Në vitin 2018, gjatë ceremonisë së fejesës së Brody-t me Kaitlynn Carter, të dyja motrat munguan dhe sipas vetë Brody-t, as që iu përgjigjën ftesës. Ndërsa ai shkëmbenin unaza në Malibu, Kendall dhe Kylie ndanin foto nga pushimet e tyre luksoze në Evropë, nga Saint-Tropez në Toskana.

Megjithatë, babai i tyre i përbashkët, Caitlyn Jenner, si dhe vëllezërit Brandon dhe Burt, ishin të pranishëm në të dy rastet, duke sugjeruar se linjat e komunikimit brenda klanit Jenner janë më komplekse sesa duken nga jashtë.

The post Motrat Jenner “harrojnë” sërish vëllain: Kendall dhe Kylie mungojnë në dasmën e Brody Jenner appeared first on iconstyle.al.

Zemra e thyer e çoi në mal: Djali zhduket për 6 ditë pas ndarjes

By: gaze tare
15 July 2025 at 20:06

Një i ri në të 20-at, me emrin Xiaolin, u zhduk më 20 qershor në malet Dalang pranë Hangzhou, Kinë, pas një ndarjeje të vështirë sentimentale. Ai la qëllimisht pas telefonin e tij, duke kërkuar shkëputje totale për të reflektuar dhe për të shëruar zemrën e thyer.

Por ajo që nisi si një arratisje personale, u kthye në një alarm të madh: kur nuk u kthye, autoritetet nisën një operacion kërkimi masiv.

Për gjashtë ditë, Xiaolin mbijetoi fillimisht pa ushqim apo ujë, më pas duke u ushqyer me fruta të egra dhe ujë burimi. Më 26 qershor, pas një kërkimi të gjerë me drone, qen gjurmues dhe mbi 100 persona, ai u gjet rreth 40 kilometra larg, në një park të largët malor, i dobësuar, i çoroditur dhe me rrobat e shqyera.

Fatmirësisht, ishte ende gjallë.

The post Zemra e thyer e çoi në mal: Djali zhduket për 6 ditë pas ndarjes appeared first on iconstyle.al.

Statujë për Sofia Vergarën në qytetin e saj të lindjes? Po fansat thonë: Kjo s’është ajo!

By: gaze tare
15 July 2025 at 19:48

Sofia Vergara festoi ditëlindjen e saj të 53-të më 1 korrik dhe qyteti i saj i lindjes, Barranquilla në Kolumbi, vendosi ta nderojë me një statujë gjigante 7.5 metra të lartë.

Por në vend të një ovacioni, përurimi i saj ndezi një stuhi memes dhe komentesh tallëse në rrjet.

Skulptura, e punuar për 7 muaj nga artisti Yino Marquez me ndihmën e gjashtë studentëve të artit, u vendos buzë lumit në qytet, duke peshuar plot 5.5 ton.

Ajo synonte të ishte një homazh për suksesin e Sofias si një nga figurat më të famshme të Hollivudit me origjinë kolumbiane.

Por… realiteti nuk përputhej me pritshmëritë.

Në rrjetet sociale, përdoruesit e përshkruan statujën si “një përzierje mes Jessica Rabbit dhe një personazhi të rastësishëm në cosplay”, ndërsa të tjerë thjesht shkruanin: “Kjo s’mund të jetë ajo”.

Një koment u bë viral: “Ai që e ka bërë, ndoshta ka ndjekur të njëjtën shkollë arti si ai që bëri statujën famëkeqe të Ronaldos!”

The post Statujë për Sofia Vergarën në qytetin e saj të lindjes? Po fansat thonë: Kjo s’është ajo! appeared first on iconstyle.al.

40% e grave thonë se do të preferonin të bëheshin nëna vetëm, sesa të prisnin “burrin e duhur”

By: gaze tare
15 July 2025 at 19:23

Një numër gjithnjë e më i madh grash po zgjedhin të bëhen nëna të vetme, me vetëdije dhe pa kompromis.

Një sondazh i fundit ka zbuluar se 40% e grave do të donin më mirë të kishin një fëmijë vetëm, sesa të prisnin pafund për partnerin ideal.

Falë përparimeve në trajtimet e fertilitetit dhe një ndryshimi të dukshëm kulturor drejt pavarësisë, gjithnjë e më shumë gra në të 30-at dhe 40-at po zgjedhin të ngrijnë vezët ose të përdorin donatorë sperme.

Arsyet janë të ndryshme:
zhgënjimi nga takimet moderne,
mungesa e partnerëve emocionalisht të disponueshëm,
ose thjesht ndjesia e fuqizimit për ta bërë këtë hap vetë.

Kritikët argumentojnë se kjo mund të ndikojë në strukturën tradicionale të familjes, por për shumë gra, kjo është një mënyrë për të rimarrë kontrollin mbi jetën dhe zgjedhjet e tyre. Në çdo rast, kjo tendencë po ndryshon mënyrën se si e kuptojmë sot prindërimin.

The post 40% e grave thonë se do të preferonin të bëheshin nëna vetëm, sesa të prisnin “burrin e duhur” appeared first on iconstyle.al.

“Të dua” nuk është vetëm fjalë për qentë, zemra e tyre rreh më shpejt kur e dëgjojnë!

By: gaze tare
15 July 2025 at 18:31

Një studim i ri nga Canine Cottages ka zbuluar se rrahjet e zemrës së qenve rriten me 46% kur ata dëgjojnë pronarin t’u thotë “Të dua”. Nga një mesatare prej 67 rrahjesh në minutë, zemra e tyre shkon në 98 bpm, vetëm nga një shprehje dashurie.

Hulumtimi u krye me monitorë zemre në katër qen dhe tregoi se qentë reagojnë emocionalisht ndaj fjalëve të ndjera, duke dëshmuar edhe një herë sa të lidhur janë me njerëzit e tyre.

Gjithashtu, studiuesit zbuluan se përqafimi ka efekt qetësues, duke ulur ndjeshëm rrahjet e zemrës, një tjetër shenjë që qentë ndjejnë çdo përkëdhelje dhe çdo emocion që ndajmë me ta.

Pra po, herën tjetër që i thua “Të dua” qenit tënd… ai e ndjen!

The post “Të dua” nuk është vetëm fjalë për qentë, zemra e tyre rreh më shpejt kur e dëgjojnë! appeared first on iconstyle.al.

Shtëpia që të gjithë e kanë parë, por askush s’ka hyrë

By: gaze tare
15 July 2025 at 18:20

Një shtëpi e vogël, krejt e vetme, në mes të oqeanit. Ishulli Ellidaey ndodhet në jug të Islandës dhe është një copëz e izoluar toke, e pabanuar. Ajo është bërë e famshme për këtë kabinë të bardhë të ndërtuar në vitet ’50 nga një shoqatë lokale gjuetie. Përdoret vetëm gjatë sezonit të gjuetisë së zogjve “puffin”.

S’ka ujë të rrjedhshëm, as internet, as energji elektrike, vetëm një depo uji nga shiu, një gjenerator… dhe qetësi absolute.

Pavarësisht thashethemeve, nuk është pronë e ndonjë personazhi të famshëm dhe nuk ka lidhje me ndonjë plan “fund bote”.
Është thjesht izolim i pastër, në formën më ekstreme të tij.

The post Shtëpia që të gjithë e kanë parë, por askush s’ka hyrë appeared first on iconstyle.al.

Koncerti i Kanye West në Shanghai kthehet në zhgënjim masiv: vonesa, shi dhe “lip-sync” në një stadium me 70 mijë vetë

By: gaze tare
15 July 2025 at 17:57

Kanye West, i njohur edhe si Ye, u rikthye në skenë përballë një stadiumi plot në Shanghai, por jo gjithçka shkoi siç pritej. Koncerti i mbajtur më 12 korrik në një arenë me kapacitet 70 mijë vendesh përfundoi mes polemikash, kritikash dhe thirrjesh për rimbursim të biletave.

Përtej shiut të rrëmbyeshëm dhe vonesës 45-minutëshe për shkak të problemeve teknike, fansat nisën të shprehin hapur zhgënjimin e tyre. Në rrjetet sociale, u shpërndanë video ku Ye akuzohet për përdorim të lip-sync-ut dhe për mungesë totale të energjisë në skenë. Madje, sipas shumë pjesëmarrësve, mikrofoni ishte thuajse i padëgjueshëm gjatë gjithë performancës.

Çmimet e biletave varionin nga 980 deri në 2680 juan (rreth 102–278 paund), dhe kjo ishte edhe një arsye më shumë pse shumë fansa shpërthyen në pakënaqësi, duke brohoritur në kor për rimbursim.

Por pika më e debatueshme? Në pjesën e fundit të shfaqjes, Kanye u zhduk nga skena për më shumë se 20 minuta, ndërkohë që këngët e tij vazhdonin të dëgjoheshin në sfond, pa asnjë shpjegim.

The post Koncerti i Kanye West në Shanghai kthehet në zhgënjim masiv: vonesa, shi dhe “lip-sync” në një stadium me 70 mijë vetë appeared first on iconstyle.al.

Sudani po digjet, bota hesht: mbi 200 civilë të vrarë në një ditë, gratë dhe fëmijët nuk po kursehen

By: gaze tare
15 July 2025 at 17:53

Ndërsa bota vazhdon me ritmin e saj, Sudani po përjeton një nga tragjeditë më të rënda humanitare të kohëve të fundit dhe askush nuk po ndalet ta dëgjojë siç duhet.

Luftimet brutale mes ushtrisë sudaneze dhe forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) janë intensifikuar në javët e fundit, duke lënë pas qindra të vrarë dhe mijëra të zhvendosur vetëm në shtetin e Kordofanit të Veriut.

Sipas raportimeve të aktivistëve vendas dhe organizatave për të drejtat e njeriut, vetëm në një fundjavë janë vrarë mbi 300 civilë, përfshirë gra shtatzëna, fëmijë dhe të moshuar. Në fshatin Shag Alnom ndodhën masakra që “nuk kishin asnjë objektiv ushtarak”, duke e bërë këtë një shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar.

Fshatra të tëra janë shkatërruar me sulme brutale plaçkitjeje. Dhjetëra persona rezultojnë të zhdukur, ndërsa më shumë se 3,400 njerëz janë detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre vetëm nga këto sulme të fundit.

Në El Fasher, kryeqyteti i Darfurit të Veriut, njerëzit po përjetojnë një krizë të plotë: mungesë uji, ushqimi, ilaçesh dhe mjekësh, ndërsa organizata si “Mjekët pa Kufij” raportojnë dhunë sistematike ndaj civilëve, që përfshin përdhunime, rrëmbime dhe sulme ndaj spitaleve.

Që nga prilli i vitit 2023, kur nisi lufta civile, mbi 12 milionë njerëz janë zhvendosur, ndërsa dhjetëra mijë janë vrarë. OKB paralajmëron se situata do të përkeqësohet më tej me afrimin e sezonit të shirave, që pritet të sjellë përmbytje, mungesë ndihme dhe shpërthim sëmundjesh si kolera.

The post Sudani po digjet, bota hesht: mbi 200 civilë të vrarë në një ditë, gratë dhe fëmijët nuk po kursehen appeared first on iconstyle.al.

Një në 10 fëmijë në Gaza është i kequshqyer dhe shifrat vazhdojnë të rriten

By: gaze tare
15 July 2025 at 16:58

Një krizë humanitare po thellohet çdo ditë në Gaza. Sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë (UNRWA), një në çdo 10 fëmijë nën 5 vjeç që është kontrolluar në klinikat e tyre që nga janari 2024, është diagnostikuar me kequshqyerje.

“Këto nuk janë më statistika që i lexojmë në libra shkollorë apo i shohim në dokumentarë, janë fëmijë të vërtetë, që po vuajnë përpara syve tanë,” tha Juliette Touma, drejtoresha e komunikimit e UNRWA.

Kequshqyerja, që më parë ishte rast i rrallë në Rripin e Gazës, është kthyer në realitet të përditshëm që prej marsit, kur rrethimi ndaj zonës u përshkallëzua. Që nga ajo kohë, furnizimet me ilaçe, ushqim, karburant dhe produkte bazë po shterojnë me ritme alarmante.

UNRWA raporton se ka kryer mbi 240,000 kontrolle për fëmijët nën 5 vjeç, ndërsa më 19 maj u hoq pjesërisht një bllokadë 11-javore e ndihmave. Megjithatë, dërgesat e OKB-së janë ende të kufizuara dhe nuk i përgjigjen nevojave urgjente në terren.

The post Një në 10 fëmijë në Gaza është i kequshqyer dhe shifrat vazhdojnë të rriten appeared first on iconstyle.al.

A e keni vënë re? Pse pijet në shishe qelqi na duken gjithmonë më të shijshme!

By: gaze tare
15 July 2025 at 16:15

Nëse edhe ju keni ndjerë që një pije freskuese shijon “ndryshe” kur e pini nga një shishe qelqi, nuk është thjesht ide e juaja, është shkencë!

Sipas biokimistes Sarah Risch, qelqi është materiali më “neutral” për ruajtjen e pijeve, pasi nuk ndikon aspak në shijen e tyre. Ndërkohë, plastika përmban një përbërës të quajtur “acetaldehid”, i cili mund të japë një nuancë të çuditshme tek pijet, edhe nëse s’e kuptojmë menjëherë.

Dhe sa për shishet metalike? Edhe ato, në varësi të përbërjes së brendshme, mund të ndikojnë në aromën ose freskinë e një pijeje.

Morali i historisë? Herën tjetër që doni të shijoni siç duhet një pije freskuese, kërkojeni në shishe qelqi. Dhe po, ka shumë gjasa që edhe selfie-ja me të të dalë më bukur!

The post A e keni vënë re? Pse pijet në shishe qelqi na duken gjithmonë më të shijshme! appeared first on iconstyle.al.

Festa e “çmendur” e Yamal/ Futbollisti nën hetime për praninë e personave me shtat të shkurtër

By: gaze tare
15 July 2025 at 15:14

Ministria e të Drejtave Sociale e Spanjës i ka kërkuar zyrës së prokurorit të vendit të hetojë sulmuesin e krahut të Barcelonës, Lamine Yamal, pasi thuhet se ai ka punësuar njerëz me xhuxhizëm për të performuar në festën e tij të 18-të të ditëlindjes.

Lamine Yamal organizoi një festë të dielën në një pronë me qira në Olivella, një qytet i vogël 50 kilometra në veriperëndim të Barcelonës, me të ftuar që përfshinin YouTuberë, influencues dhe disa shokë skuadre të Barcelonës.

Dyshohet se Lamine Yamal punësoi një grup argëtuesish me xhuxhizëm, diçka që Shoqata e Personave me Akondroplazi dhe Displazi të Tjera Skeletore në Spanjë (ADEE) e përshkroi si “të papranueshme në shekullin e 21-të”.

Kur u kontaktua nga BBC Sport, Drejtoria e Përgjithshme për Personat me Aftësi të Kufizuara – pjesë e Ministrisë së të Drejtave Sociale, Çështjeve të Konsumatorit dhe Axhendës 2030 – tha: “ADEE ka paraqitur një ankesë ligjore.

Prandaj, kjo Drejtori e Përgjithshme i ka kërkuar Prokurorisë të hetojë për të përcaktuar nëse është shkelur ligji dhe, për rrjedhojë, të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.”

ADEE tha se “denoncon publikisht punësimin e njerëzve me xhuxhizëm si pjesë të argëtimit” dhe tha se do të ndërmarrë veprime ligjore pasi kjo “përjetëson stereotipet, nxit diskriminimin dhe minon imazhin dhe të drejtat” e personave me aftësi të kufizuara.

Në një deklaratë thuhet: “Këto veprime shkelin jo vetëm legjislacionin aktual, por edhe vlerat themelore etike të një shoqërie që kërkon të jetë egalitare dhe respektuese.

Ligji i përgjithshëm mbi të drejtat e personave me aftësi të kufizuara ndalon shprehimisht praktikat e mëposhtme: ‘Shfaqjet ose aktivitetet rekreative në të cilat personat me aftësi të kufizuara ose në rrethana të tjera përdoren për të provokuar tallje, përqeshje ose përbuzje nga publiku në një mënyrë që bie ndesh me respektin e duhur për dinjitetin njerëzor janë të ndaluara’.

Megjithatë, stacioni radiofonik spanjoll RAC1, i jashtëm transmetoi një intervistë me dikë që pretendonte të ishte një nga argëtuesit e pranishëm në festë i cili mbrojti Lamine Yamal.

“Askush nuk na trajtoi me respekt, ne punuam në paqe”, tha artisti, i cili kërkoi të mbetej anonim.

“Nuk e kuptoj pse ka kaq shumë bujë. Ne jemi njerëz normalë, që bëjmë çfarë të duam, në një mënyrë absolutisht ligjore.”

“Ne punojmë si argëtues. Pse nuk mund ta bëjmë? Për shkak të gjendjes sonë fizike?

“Ne e dimë se cili është limiti ynë dhe nuk do ta tejkalojmë kurrë: ne nuk jemi majmunë të panairit.”

Interpretuesi tha se zgjati një orë dhe më pas artistët iu bashkuan festës.

“Ne kërcejmë, shpërndajmë pije, bëjmë magji… ka shumë lloje shfaqjesh. Të gjithë kaluan shumë mirë.”

The post Festa e “çmendur” e Yamal/ Futbollisti nën hetime për praninë e personave me shtat të shkurtër appeared first on iconstyle.al.

Një hap drejt sigurisë! BE teston aplikacionin për mbrojtjen e të miturve në internet

By: gaze tare
15 July 2025 at 15:09

Tetë vende të Bashkimit Evropian do të testojnë një aplikacion të projektuar për të bllokuar fëmijët nga qasja në përmbajtje potencialisht të dëmshme në internet duke kontrolluar moshën e përdoruesit, tha Komisioni Evropian, ndërsa shumë vende shtyjnë përpara teknologji më gjithëpërfshirëse për të mbrojtur të miturit nga rreziqet në internet.

Aplikacioni i ri do të testohet në Danimarkë, Francë, Greqi, Itali dhe Spanjë, me një version kombëtar që do të lançohet në secilin prej këtyre vendeve në muajt në vijim. “Do t’u lejojë përdoruesve të vërtetojnë lehtësisht se janë mbi 18 vjeç, duke i mbrojtur fëmijët nga përmbajtja e papërshtatshme“, tha Henna Virkkunen, zyrtare e teknologjisë në Komisionin Evropian.

Aplikacioni i ri do të testohet në Danimarkë, Francë, Greqi, Itali dhe Spanjë, me një version kombëtar që do të lançohet në secilin prej vendeve në muajt në vijim. “Do t’u lejojë përdoruesve të vërtetojnë lehtësisht se janë mbi 18 vjeç, duke i mbrojtur fëmijët nga përmbajtja e papërshtatshme.”

«Është e vështirë të imagjinohet një botë ku fëmijët mund të hyjnë në një dyqan dhe të blejnë alkool, të shkojnë në një klub dhe të pretendojnë se janë mjaftueshëm të rritur për të hyrë pa asnjë kontroll identifikimi, vetëm duke deklaruar vetë ‘Po, jam mbi 18 vjeç’ », tha Caroline Stage Olsen , Ministrja e Danimarkës për Dixhitalizimin dhe Barazinë Gjinore, duke shtuar: « Por kjo ka ndodhur në internet për shumë vite ».

Pasi aplikacioni të lançohet në secilin vend, përdoruesit do të jenë në gjendje ta shkarkojnë atë dhe ta përdorin për të verifikuar, sa herë që janë gati të hyjnë në një faqe interneti ose platformë, për shembull me lojëra bixhozi ose përmbajtje pornografike, por edhe në mediat sociale , se kanë arritur moshën e kërkuar.

The post Një hap drejt sigurisë! BE teston aplikacionin për mbrojtjen e të miturve në internet appeared first on iconstyle.al.

Sydney Sweeney merr 1 miliard nga Bezos, ja çfarë po përgatit!

By: gaze tare
15 July 2025 at 14:24

Sydney Sweeney po përgatitet të lançojë linjën e saj të të brendshmeve me mbështetjen e Jeff Bezos, siç zbulohet nga mediat amerikane. Ylli 27-vjeçar i serialit Euphoria ishte së fundmi në dasmën shumë të diskutuar të biznesmenit miliarder me Lauren Sanchez në Venecia, duke ngritur pikëpyetje, pasi nuk dihet që ajo mban një marrëdhënie miqësore me çiftin. Megjithatë, prania e saj duket se lidhet me një bashkëpunim të ri: sipas burimeve të Daily Mail, Sweeney ka siguruar financim të konsiderueshëm për aktivitetin e saj të ri të biznesit.

Konkretisht, fondi i investimeve Coatue Innovation Fund, në të cilin marrin pjesë Bezos dhe Michael Dell, ka ndarë një kapital prej 1 miliard dollarësh, me kompaninë e Ben Schwerin – partner i fondit – që gjithashtu mbështet iniciativën e Sweeney. ” Është një projekt i madh për të, ajo ka punuar për të prej një viti “, tha një burim për Us Weekly.

Krahas lajmeve për linjën e të brendshmeve, Sydney Sweeney është në qendër të thashethemeve se po merret në konsideratë për rolin e vajzës së ardhshme të Bond, ndërsa po vazhdon edhe karrierën e saj në film me bashkëpunime të reja. Në qershor, Amazon MGM Studios mori përsipër prodhimin e adaptimit filmik të Split Fiction, në të cilin ajo luan, dhe thuhet se pjesëmarrja e saj në dasmën e Bezos ishte një shenjë respekti për “punëdhënësin e saj të ardhshëm”.

The post Sydney Sweeney merr 1 miliard nga Bezos, ja çfarë po përgatit! appeared first on iconstyle.al.

Britney Spears befason ndjekësit! Këngëtarja ka adoptuar një vajzë të vogël

By: gaze tare
15 July 2025 at 13:55

Britney Spears ka surprizuar fansat e saj me një lajm të papritur dhe emocional. Përmes një postimi në Instagram, ku shfaqej duke vallëzuar në stilin e saj të njohur, këngëtarja zbuloi se ka adoptuar një vajzë të vogël të quajtur Lennon London Spears.

“Kam nevojë për kafe dhe dua t’ju njoftoj se kam adoptuar një vajzë të bukur!!!” – shkroi ajo në mbishkrimin e videos, duke emocionuar ndjekësit e saj në mbarë botën.

Britney ndau gjithashtu një detaj të ëmbël për vogëlushen Lennon, e cila mbante veshur një fustan me mbishkrimin “JAM E RE KËTU”, duke lënë të kuptohet që vogëlushja tashmë është pjesë e re e jetës së saj. Në fund të postimit, Spears pati një mesazh të drejtpërdrejtë për publikun:

“Ju lutem, ndaloni negativitetin, Amerikë!”, duke kërkuar mbështetje dhe mirëkuptim për këtë hap të rëndësishëm në jetën e saj.

The post Britney Spears befason ndjekësit! Këngëtarja ka adoptuar një vajzë të vogël appeared first on iconstyle.al.

❌
❌