Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Një i arrestuar dhe një i proceduar në Elbasan/ Njëri kreu marrëdhënie me një 16 vjeçare, tjetri ushtroi dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së babait

By: Xhen Sila
13 March 2025 at 12:44

Një 25 vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 16 vjeçare.

Ndërkohë nën hetim është vënë edhe një 31 vjeçar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së babait të tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan vunë në pranga shtetasin M. Sh., 25 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 16-vjeçare. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. B., 31 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së babait të tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Plagosi dy javë më parë një 19 vjeçar, arrestohet 25 vjeçari në Durrës

By: Xhen Sila
13 March 2025 at 12:41

Një 25 vjeçar është arrestuar pasi ishte në kërkim për një ngjarje të ndodhur me 28 Shkurt në lagjen nr.14 në Durrës.

Sipas policisë, i riu së bashku me të vëllanë ka goditur me sende të forta për motive të dobëta një 19 vjeçar, i cili mori dëmtime të rënda.

25 vjeçari u kap në pikën e kalimit kufitar Muriqan në tentativë për të kaluar kufirin./abcnews.al

U kap me mbi 200 mijë euro në portin e Durrësit, burg me një muaj afat për 36 vjeçarin: Janë përfituar nga shitja e një prone në Itali

By: Xhen Sila
13 March 2025 at 12:32

Gjykata e Durrësit ka vendosur si masë sigurie “burg me një muaj afat” për Mariglen Daiu.

36 vjeçari u arrestua tre ditë më parë në pikën kufitare të Portit të Durrësit pasi iu gjetën 223 mijë euro të padeklaruara. Në masën e sigurisë, Daiu pretendoi se shumë prej 223 mijë eurove nuk ishin të fituara në rrugë të paligjshme, duke theksuar se ishin para të fituara nga shitja e një prone në Itali.

“Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje të Shqipërisë, me objektiva parandalimin dhe goditjen e krimeve ne kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në bashkëpunim me autoritetet doganore, finalizuan operacionin “Aseti”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi shqiptar Mariglen Daiu, 36 vjeç, rezident në Itali, sepse iu gjetën në çantën e shpinës, 223 200 euro që tentonte t’i nxirrte nga Shqipëria, pa i deklaruar në PKK.”, thuhej në njoftimin e policisë./abcnews.al

Vodhën shuma parash në 3 dyqane, arrestohen dy persona në Fier

By: Xhen Sila
13 March 2025 at 12:25

Fier

Gjatë 2 ditëve të fundit, vodhën shuma parash, në 3 dyqane në Fier, identifikohen dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Dy shtetasit, me precedent për këtë krim.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të 3 qytetarëve, për vjedhje në bizneset e tyre, në lagje të ndryshme të qytetit të Fierit, më datë 12.03.2025 dhe më datë 11.03.2025, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë mundësuar identifikimin dhe vënien në pranga të autorëve të dyshuar të këtyre rasteve.

Konkretisht, janë vënë në pranga, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, shtetasit A. B., 38 vjeç dhe B. B., 35 vjeç, të dy banues në Fier. Gjithashtu, vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Krimi brenda familjes shqiptare në Greqi, ky është 53 vjeçari që goditi me thikë gruan dhe më pas vrau veten. Detaje nga ngjarja e rëndë

By: Xhen Sila
13 March 2025 at 10:30

Detaje të reja bëhen të ditura në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në Selanik të Greqisë, ku një 53 vjeçar shqiptar goditi me thikë bashkëshorten 44 vjeçare dhe më pas u hodh nga ballkoni.

Sipas mediave greke, gruaja arriti të dilte në ballkon e plagosur, por më pas, 53 vjeçari e ka tërhequr sërish Brenda banesës duke e goditur përsëri me thikë dhe duke i shkaktuar vdekjen. Pasi kreu krimin e rëndë, 53 vjeçari është hedhur nga ballkoni, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës që po transportohej për në spital.

Dy vajzat e çiftit, 16 dhe 21 vjeç, nuk ndodheshin në banesë kur ndodhi ngjarja. Sipas fqinjëve, ata ishin një familje e qetë dhe nuk kishin dëgjuar për problematika të mëparshme apo britma në momentin e ngjarjes.

Gjithashtu nuk ka pasur më parë asnjë denoncim për dhunë në familje apo vepra të tjera. Një mikeshë e gruas fatkeqe ka folur për Protothema duke thënë se nuk mund ta besojë atë që ndodhi.

“Ajo ishte njeri i jashtëzakonshëm, ishte e qetë dhe kujdesej vetëm për fëmijët e saj. Ajo më thoshte se kishte problem me burrin por nuk më dha asnjë detaj. Mikesha theksoi gjithashtu se edhe ato pak herë që ajo e kishte parë 53 vjeçarin, edhe para se të kryente vrasjen, ai kishte sjellë shumë mirë me bashkëshorten./abcnews.al

 

 

Plagosi me thikë 46 vjeçarin në Tropojë, arrestohet 19 vjeçari

By: Xhen Sila
13 March 2025 at 10:08

Vihet në pranga 19 vjeçari që plagosi me thikë 46 vjeçarin në qytetin e Bajram Currit. Ngjarja ndodhi një ditë më parë për motive të dobëta.

19 vjeçari akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Mjeti prerës (thikë) me të cilin dyshohet se është kryer plagosja, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale./abcnews.al

Media franceze “EnVols”: Vizitoni Parkun magjik Kombëtar të Dajtit në Shqipëri

By: Xhen Sila
13 March 2025 at 09:57

Jo shumë larg nga Tirana, ndodhet mali i Dajtit, i cili premton një arratisje të paharrueshme në natyrën shqiptare, shkruan Estelle Brana  në një artikull të botuar në revistën franceze “EnVols”.

Mes pamjeve mahnitëse, ndalesave kulturore dhe ecjeve soditëse, ky park kombëtar është ideal per adhuruesit e aventurave dhe turistët që kërkojnë paqe dhe qetësi.

Mali i Dajtit, një masiv gëlqeror i zhytur në historinë shqiptare, zbulon kontrastet e tij natyrore 26 kilometra larg Tiranës.

Parku i gjelbër me pamje nga kryeqyteti, ofron eksplorimin mes qiellit dhe tokës.

Ballkoni i Tiranës

E quajnë “Ballkoni i Tiranës” për shkak të lartësisë prej 1 613 metrash, ku duket sikur shtrihet e gjithë Shqipëria, kryeqyteti si një model i animuar, fushat si një mozaik i gjallë dhe, në një ditë të kthjellët, deti Adriatik që shkëlqen në horizont.

”Dajti Ekspres” ju çon nëpër pyje dhe lugina për 15 minuta. Ky teleferik i gjatë lidh periferinë e Tiranës me stacionin e sipërm.

Alpinistët me përvojë mund të vazhdojnë deri në majën kryesore, mali i Dajtit ose në majën e Tujanit, këndvështrime ku Shqipëria zbulon natyrën e saj të vërtetë.

Një vend i shenjtë dhe biodiversiteti

Një park kombëtar që nga viti 1996, Dajti është shtëpia e më shumë se 1 000 llojeve bimore me një sipërfaqe prej 29 384 hektarësh, duke përfshirë disa endemike.

Ahu, lisi dhe pisha e zezë mbizotërojnë në këtë peizazh ku derrat e egër, dhelprat dhe ndonjëherë ujqërit bredhin nën hije.

Ornitologët kanë regjistruar 180 lloje zogjsh atje, duke përfshirë shqiponjën e artë që fluturon mbi relievet gëlqerorë 65-milionë vjeçarë.

Aktivitetet sportive përfshijnë: ecje, kalërim dhe hedhje me parashutë në zonën rreth pishave shekullore.

Natyra në buzë të parkut

Përtej masivit kryesor shtrihet një territor me shumë pamje. Në veri, Kanioni i Brarit të tërheq me muret e tij marramendëse të shtrira – një lidhje mes epokave – një urë osmane e gërryer ndër shekuj.

Jo shumë larg, Shpella e Pëllumbasit mahnit me galeritë e saj gëlqerore, një vend i shenjtë nëntokësor ku paraardhësit gjetën strehim më shumë se 10 000 vjet më parë.

Shtegu rrethor i Shpellës së Zezë përshkon rrugën drejt një formacioni gjeologjik që daton në epokën e Jurasikut, dëshmi e mëtejshme e pasurisë nëntokësore shqiptare.

Në verë, kur dielli shkëlqen me rrezet e tij të zjarrta, ujërat bruz të Kanionit të Erzenit ofrojnë freski për notarët e guximshëm, ndërsa Ujëvara e Shëngjergjit, e arritshme pas një shëtitjeje të shkurtër, magjeps me ujërat e pastra kristal në një amfiteatër gjelbërimi.

Këto strehë natyrore, ende të paprekura nga turizmi masiv, ruajnë gjurmën e një natyre që, në këto lugina të thella, vazhdon të diktojë ligjin e saj.

Mes tavolinave dhe traditave

Mali i Dajtit ruan në mënyrë të çmuar identitetin shqiptar. Në restorantet malore si “Ballkoni Dajtit” – pjatat tradicionale si tava e kosit, turshitë dhe trileçja – tregojnë historinë e kuzhinës së vendit, shoqëruar me një panoramë që të lë pa frymë.

Në fundjavë, shëtitjet, një traditë vendase e një pikniku të gjatë, i jep jetë maleve.
Familje dhe grupe miqsh mblidhen aty nga Tirana për barbekju.

Në fshatrat përreth, larg qarqeve turistike, koha kalon ndryshe. Aty do të ndesheni me një mikpritje thuajse të shenjtë që e shndërron të huajin në mik.

Gjurmët e historisë

Nga rrënojat ilire të shekullit VI para erës sonë e deri te instalimet ushtarake tashmë të braktisura komuniste, Dajti mban gjurmët më të hershme të epokave.

Gjatë periudhës komuniste (1944-1991), mali strehonte bunkerë dhe poste vëzhgimi strategjike, tashmë ato janë të populluara, por ende të dukshme për syrin e vëmendshëm.

Dajti shërbeu edhe si strehë për luftëtarët e rezistencës gjatë pushtimit osman dhe më pas gjatë Luftës së Dytë Botërore, siç dëshmohet nga gurët përkujtimor të shpërndarë përgjatë shpateve të pyllëzuara.

Këta gurë të rraskapitur pëshpërisin historinë e një Shqipërie elastike, një udhëkryq mes Lindjes dhe Perëndimit, që ka kaluar nëpër epoka pa humbur kurrë shpirtin, si ky mal që, i patrazuar, vazhdon të vëzhgojë Tiranën./ata

“Lista e mbyllur, instrument i partisë së hapur”, Rama: Dhamë mesazhin se PS është e juaja. Nuk ka njerëz që shajnë si tifozë apo që duan pushtetin për të tjerë

By: Xhen Sila
13 March 2025 at 09:21

Kryeministri Edi Rama thotë se listat e mbyllura do të shërbejnë si një instrument për të hapur PS. Gjatë komunikimit në rubrikën “Sy m’sy”, kreu i qeverisë përmendi disa shembuj që sipas të cilit kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në vend, por nëse do të ishin në listën e hapur, do ta kishin të vështirë për të ecur më tutje.

Më tej, duke u ndalur te Vlora, Rama tha se në këtë qark është përmbysur e gjithë lista për të dhënë mesazhin se “PS nuk është e jona, por e juaja”. Ai nuk kurseu edhe ironinë për opozitën, teksa tha se në listat e PS nuk ka persona si te “këneta”, apo që shajnë si tifozë për një person që ata duan që të vijë në pushtet.

“Listat e mbyllura i kemi shfrytëzuar për të hapur partinë, për ta bërë hapjen brutale në sensin që nëse kapacitetet e brendshme në territor nga pikëpamja e qasjes organizative janë të tilla që e pengojnë hapjen, atëherë duhet ta imponojmë në një moment kyç duke iu dhënë mundësi të rinjve e të rejave që përndryshe nuk do të hynin dot. Këto kam dy shembuj, neomalësorja, Marjana, e kam njohur se e kam pasur të ftuar në podcast, ka lindur dhe është rritur në vend periferik në Malësinë e Dukagjinit dhe vetë me guxim dhe ambicie ka marrë rrugët e botës dhe ka studiuar shkenca politike. Pasi është kthyer te vendi vet. Një shtëpi të varfër e ka kthyer në një destinacion turistik të jashtëzakonshëm dhe është bërë simbol i Shqipërisë turistike duke sjellë atje të huajt. U qas ndaj platformës dhe nëse do të ishte në listën e hapur, do ta kishte të vështirë. Nëse dikush ka pasur një mandat, jo vetëm që do të ishte i sigurt, nuk do të punonte për Marjanën me zellin e vet. Edhe Edona Bilali, e cila erdhi si deputete e para në Shkodër me këtë insistim. PS duhet të jetë një instrument, jo qëllim në vetvete, instrument në duart e atyre që janë brenda po edhe të atyre që janë jashtë.

Bilali ka qenë e gatshme të jetë në listën e hapur por është shprehur në një mënyrë që do të kisha pasur dëshirë të shpreheshin të gjithë me vokacion dhe bindjen se ka kohë për të marrë dhe për të dhënë. Dhe është në listën e hapur të Shkodrës. Një person tjetër që ka vite të tëra në krye të punëve, deputet prej disa kohësh, ka qenë kryetar i bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi ka shprehur gatishmërinë që jo të jetë në listën e hapur, por edhe të mos jetë fare. PS ka qëllim qe të bëjë Shqipërinë, me shqiptarët dhe për shqiptarët. Një shembull tjetër është Vlora. Maksimumi që unë besoj që meritojmë dhe që vlonjatët e jepnin nëse do t’u jepnim atyre një ofertë që nuk iu sjell në mendje mbyllje, partinë e mbyllur dhe të disave që kthehet në një shëmbëlltyrë të një klubi të privilegjuarish. Prandaj në Vlorë e kemi përmbysur komplet listën, për të dhënë një ofertë më të prekshme dhe për të dhënë mesazh që kjo parti nuk është e jona, por edhe e juaja.

Në Vlorë një tjetër shëmbëlltyrë e kësaj përpjekjeje që lista e mbyllur të jetë instrument i partisë së hapur, është Erjona Ismaili, me të cilën jam njohur në një konflikt në telefon. Kur u përmbyt Vlora. Kishte një ankesë. Një kokëshkëmb. Unë nuk e kam më pak shkëmbore kokën dhe u përplasëm. Më bëri shumë përshtypje sepse se, sipas meje, kishte të drejtë, nuk fliste si një person që ankohej në mënyrë banale, por që dukej se kishte një angazhim. Më pas u interesova kush është ky njeri. Ishte e angazhuar me shoqërinë civile dhe kështu dhashë një indikacion që shikojeni këtë profil. Pashë se nuk kishte dëshirë, se jo po është e çmendur. Këta njerëz të cilët e besojnë se gjërat mund të bëhen më mirë, që nuk janë në kundërshti negative kënetore, nuk janë kënetë, njerëz që shajnë si tifozë sepse duan pushtetin për disa të tjerë, dhe as për veten e vet. Nuk e kuptoj se çfarë domethënë kur dikush thotë nuk ke ku me i marrë paret ti se i ke harxhuar.”, u shpreh Rama./abcnews.al

 

Rruga e Arbrit/ Rama: Sa të jem unë s’do të ketë taksë! S’e quajmë derisa ta çojmë deri në bulevardin e Peshkopisë

By: Xhen Sila
13 March 2025 at 08:51

“Në fakt së pari, është me PPP e gjithë rruga e Arbërit, që dmth i ka dalë shtetit dhe taksapaguesve shumë më lirë sesa rrugët që bëheshin dikur me tendera që pastaj ktheheshin në një histori abuzimi duke shtuar fonde. Këtu kontrata u bë që për çdo gjë të paparashikuar e mbulon sipërmarrësi privat. Nëse tani tuneli do të ishte në mëshirën e fondeve publike, sa do të kushtonte rruga e Arbërit. Shteti do ta shlyejë detyrimin, por jo mbi koston shtesë, por mbi fondin limit të parashikuar. Nuk do të kenë taksë dhe tarifë të rrugës sa të jem unë. Më pas shihni edhe bëni sa të jem unë jo njëherë.

Më në fund rruga e Arbrit plumb pushke nga Tirana deri në Dibër dhe për pak mbyllet edhe segmenti Maqellarë Peshkopi dhe ata që janë në bulevardin e Peshkopisë, pa iu ardhur rruga deri në bulevard nuk e quajmë. Do ta kenë plumb pushke.”, tha Rama.

“Jam pak i mërzitur”, Rama ironizon listën e PD: Kujtim Gjuzin e kishin lënë në det të hapur, i vetmi përfaqësues dinjitoz i Shqipërisë madhështore

By: Xhen Sila
13 March 2025 at 08:47

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën pas publikimit të listave të kandidatëve për deputetë.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rubrikën “Sy m’sy”, kreu i qeverisë u shpreh se është zgjuar i mërzitur sot sepse Kujtim Gjuzin e kishin lënë në “det të hapur”, duke nënkuptuar listën jo të sigurt.

“Jam gdhirë i mërzitur sot. Kujtim Gjuzin e kishin lënë në det të hapur. Kishin lënë në det të hapur edhe një gjel deti. Për këtë do flas më vonë por për Kutim Gjuzin u mërzita shumë se është i vetmi përfaqësues i Shqipërisë Madhështore”, tha Rama./abcnews.al

Tuneli i Murrizit hapet me 14 Mars/ Rama: Më në fund plasi syri i keq, dorëzohet për të gjithë ata që mezi e kanë pritur në vite

By: Xhen Sila
13 March 2025 at 08:38

Tuneli i Murrizit në rrugën e Arbrit pritet që të hapet të premten. Kryeministri Edi Rama, në komunikimin live me ndjekësit, tha se më në fund plasi “syri i keq”, pas problematikave për shkak të gjeologjisë.

Ky është tuneli i shumëpritur i Murrizit, i cili më në fund u dorëzua mali dhe tuneli do të dorëzohet nesër për të gjithë popullin e Dibrës që mezi e kanë pritur për vite. Dhe që mendoj se e plasi syrin e keq, syri i keq më në fund plasi se te ai tunel na u mblodh energjia negative dhe gjeologjia e atij tuneli ishte tmerr kështu që nesër, tuneli i Murrizit hapet.

Përkon me ditën e verës. Nesër ditë vere nga Elbasani në Dibër e në të gjithë Shqipërinë. Jam i bindur se nëse s’ke shkuar do të zbulosh një copë Shqipërie të mrekullueshme, por ajo që kemi bërë gjatë këtyre viteve, kemi krijuar mundësi për zbulimin e copave të mrekullueshme.”, tha Rama./abcnews.al

Aksident në aksin Fier-Petovë, plagoset drejtuesi i motorit

By: Xhen Sila
13 March 2025 at 08:28

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të enjteje në aksin rrugor Fier-Petovë.

Një motor është përplasur me automjet dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit.

Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa nuk dihet gjendja e tij./abcnews.al

 

Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni policor në Kurbin, një i plagosur. Tre të ndaluar

By: Xhen Sila
13 March 2025 at 08:20

Një operacion i Policisë Vendore të Lezhës në zonën e Kurbinit është shoqëruar me të shtëna me armë zjarri, pasi forcat blu kanë hasur në rezistencë gjatë kontrolleve për armëmbajtje pa leje.

Sipas burimeve, një person që dyshohet të jetë efektiv policie ka mbetur i plagosur në këmbë. Tre persona janë ndaluar, njëri prej të cilëve është arrestuar.

Operacionalet kanë qenë në aksion pëe kapjen e nje personi në kërkim, kur janë dëgjuar të shtëna armësh në një lokal dhe kanë ndërhyrë. Brenda saj ndodhej një person i plagosur në këmbë që mendohet se është plagosur gjatë kohës që 3 të ndaluarit po qendronin bashke.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj plagosjeje, por konfirmohet se dy janë arrestuar dhe për të tretin pritet vendimi i prokurorit. Emrat e të ndaluarve ende nuk janë bërë publik, por sipas të dhënave paraprake, njëri prej tyre ishte person në kërkim.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës dhe pritet që policia të dalë me një njoftim zyrtar lidhur me rastin./abcnews.al

Tarifat shkaktojnë pasiguri në ekonominë amerikane

By: Xhen Sila
13 March 2025 at 08:05

Debati për tarifat bashkë me frikën e inflacionit shkaktoi rënie të madhe të tregut të aksioneve në Shtetet e Bashkuara të hënën dhe të martën. Një shkëmbim të martën mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministrit të provincës më të populluar të Kanadasë, Ontarios, Doug Ford, tensionoi më tej marrëdhëniet tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë.

Tregu i aksioneve në Shtetet e Bashkuara shënoi rënie të madhe dy ditë radhazi. Rënia pasoi përshkallëzimin e luftës tregtare nga

Presidenti Donald Trump, i cili kërcënoi se do të dyfishonte tarifat për metalet e importuara nga Kanadaja, pas planeve të Kanadasë për të rritur çmimin e eksporteve të energjisë elektrike në Shtetet e Bashkuara.

Në fund, Presidenti Trump dhe kryeministri i provincës së Ontarios u tërhoqën, duke lënë pas një tronditje të tregut të aksioneve.

Megjithatë, Presidenti Trump lejoi hyrjen në fuqi të tarifave të planifikuara prej 25% për importet e çelikut dhe aluminit nga Kandaja, për të mbështetur produktet e prodhuara në Amerikë.

“Ne po bëjmë gjërat e duhura. Ne do t’i kthejmë vendet e punës në Amerikë dhe nuk do të bëhemi objekt talljesh”, tha Presidenti Trump.

Në 36 vitet e fundit, Ramon Pereiras ka drejtuar restorantin Taberna del Alabardero. Biznesi i tij mbijetoi koronavirusin dhe tarifat e mandatit të parë të Presidentit Trump.

“E mbani mend vitin 2018, vitin 2020? Do të jetë në rregull. Politika është një lojë, apo jo?”, tha ai.

Indeksi Dow Jones, që përfshin 30 kompanitë më të mëdha amerikane, shënoi rënie në nivel 2 për qind të hënën dhe 1 për qind të martën. Pasojat e rënies u ndjenë nga Roger Frechette, pensionist nga Virxhinia.

“Është vërtet e vështirë të shohësh një rënie kaq të shpejt të vlerës së aksioneve. Mendoj se një pjesë e madhe rritjes së gjithë vitit tashmë është zhdukur”, thotë ai.

“Njerëzit po nxitojnë dhe po reagojnë me një nivel paksa të tepruar tani, kështu që do të shohim. Duhen rreth 30 ditë për të parë se çfarë efekti do të kenë këto tarifa. Edhe vetë Presidenti Trump vazhdon të ndryshojë mendje, kështu që kush e di se çfarë do të ndodhë”, thotë Michael, një banor tjetër i Virxhinias.

Analistët financiarë thonë se paparashikueshmëria është ajo që sjell pasojat më të rënda.

“Është e vështirë për investitorët, bizneset dhe konsumatorët amerikanë, që të kuptojnë se si do të duken politikat e ardhshme. Një siguri më e madhe në këtë aspekt do të ishte e dobishme për njerëzit”, thotë Layna Mosely nga Universiteti Princeton.

Kur u pyet nëse ai parashikon një recesion, Presidenti Trump tha: “Nuk e shoh këtë”. Megjithatë, shumë amerikanë shohin ecurinë e tregut të aksioneve si përgjigje për këtë./VOA

Vijon seanca për Veliajn, pritet të jepet vendimi për kërkesën e kryebashkiakut

By: Xhen Sila
13 March 2025 at 08:01

Pas dy ditësh seanca që zgjatën disa orë, Apeli i GJKKO pritet që të shpallë sot në orën 10:00 vendimin për ndryshimin ose jo të masës së sigurisë për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në seancën e së mërkurës që zgjati më shumë se 3 orë, Veliaj i kërkoi gjykatës heqjen e masës së arrestit në burg, ndërsa pretendoi se provat e paraqitura një ditë më parë nga Prokuroria flisnim vetëm për përgjimet e kryebashkiakut me familjarët e tij, por nuk provonin asnjë shkelje ligji nga ai.

Veliaj i kujtoi SPAK edhe sulmet publike të Sali Berishës dhe faktin që nuk morën asnjë masë ndaj tij.

“Ju nuk keni konsideruar prova të reja sulmet publike të Sali Berishës ndaj SAK, por keni konsideruar prova të reja çimkat dhe telefonatat e mia me djalin dhe familjen.”, mësohet të ketë thënë Veliaj.

Seanca në Gjykatën e Apelit të Posaçëm nisi të martën në orën 10:00. Edhe biznesmeni Elman Abule, që mbahet njësoj si Veliaj i arrestuar, kërkoi lehtësim të masës së sigurisë. Ndërkohë prokurorët e posaçëm, Ols Dado dhe Altin Dumani kërkuan vijimin e masës arrest në burg për Veliajn, duke argumentuar se edhe nga qelia ka shantazhuar drejtësinë përmes mediave të caktuara.

Nga ana tjetër, avokatët mbrojtjes të kryebashkiakut i kërkuan gjykatës shfuqizim të masës së arrestit në burg ose ndryshim me një masë më të lehtë sigurie duke ofruar edhe garanci pasurore.

Veliaj ndodhet në paraburgim prej 10 Shkurtit, pasi u arrestua nën akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Sipas SPAK, nga hetimet ka rezultuar se Erion Veliaj në cilësinë e kryetarit të bashkisë së Tiranës, ka ngritur një skemë të mirëfilltë kriminale në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxën, biznesmenë dhe organizata jo fitimprurëse të lidhur me të për përfitimin e shumave të mëdha monetare./abcnews.al

 

Ulet papunësia/ Ekspertja: Një faktor ndikues, ndërgjegjësimi i të rinjve. Priten tendenca pozitive në rritjen e pagave

By: Xhen Sila
12 March 2025 at 14:23

Niveli i papunësisë në vend ka pësuar ulje në fund të vitit të kaluar duke zbritur në nivele një shifrore. Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli deklaroi se nga analizimi i të dhënave ka rezultuar se papunësia  ka zbritur në nivelin 8.8 për qind në fund të vitit 2024 duke pësuar një ulje vjetore me 0.8 për qind.

Ekspertja për ekonominë Romina Radonshiqi, në një intervistë për “Money Report” me gazetaren Genta Dobra, u shpreh se ndër faktorët që kanë ndikuar është ndërgjegjësimi i të rinjve, që në shkollë, për të punuar. Sipas saj, ndikim kanë pasur gjithashtu edhe kostot e larta të jetesës.

“Së pari është ndërgjegjësimi. Të rinjtë kanë kuptuar se për të qenë të pavarur, duhet të përfshihen në tregun e punës dhe më pas të vendosin se çfarë do të vendosin, studim profesional apo universitar. Nëse janë në universitet e kanë më të lehtë të përfshihen në tregun e punës dhe kontribuojnë edhe në kostot e jetesës. Shumica e të rinjve që jetojnë në Tiranë, krahas interesit, mundohen të gjejnë punë. Pra lidhet me kostot e jetesës, qira, por së pari është ndërgjegjësimi i të rinjve.”, u shpreh ekspertja.

Sipas saj, krahas pagave, kushtet e punës janë përmirësuar ndjeshëm në raport me vitet e kaluara.

 “Tashmë vetë sektori privat ka kuptuar se është e rëndësishme që vendi i punës të ketë kushte të mira, trajnime, shpërblime monetare dhe jo monetare.”, u shpreh ekspertja, duke shtuar se pritet që të ketë tendenca pozitive në rritjen e pagave, kryesisht në sektorë si turizmi apo ndërtimi./abcnews.al

Rama inspekton kantierin e Unazës së Re në Durrës: Projekt i domosdoshëm për lehtësimin e trafikut gjatë sezonit turistik

By: Xhen Sila
12 March 2025 at 14:00

Kantieri i unazave të Durrësit është një tjetër projekt i rëndësishëm për qytetin, i cili synon jo vetëm lehtësimin e trafikut në qytet, por pritet të ketë një ndikim pozitiv edhe në zhvillimin e mëtejshëm të zonave ku kalon gjurma e projektit.

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako dhe nga drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli, ishin në këtë kantier për tu njohur me ecurinë e punimeve si dhe problematikat që ndeshen.

“Është projekti më i rëndësishëm që kemi pasur pasi kjo unazë do të zgjidhi dhe problematikën e trafikut që vitet e fundit është shtuar për arsye të turizmit dhe të dendësisë që ka gjithë qyteti i Durrësit. Është pak problem gjeologjia, por do të zgjidhet”, – tha kryebashkiakja Sako.

Unaza do të jetë me 4 korsi, 2 në njërin drejtim dhe 2 në drejtimin tjetër.

“Është akses i munguar dhe nga pikëpamja inxhinierike është sfidë se prandaj ka ngelur dhe kaq kohë pa u bërë.”, – u shpreh Agolli, ndërsa vetë Kryeministri shtoi se, “mua më kujtohet kur bëmë ato skarpatat që donim t’i stabilizonim, ishte e vështirë. Megjithatë nuk ka gjë që nuk bëhet kështu që do bëhet dhe kjo”.

Projekti prek gjithë zonën e Kallmit e shkon deri në Spitallë ndërkohë që aktiviteti i agroturizmave ka filluar të marrë jetë në këtë zonë.

/abcnews.al

SHBA, Departamenti i Arsimit pushon gjysmën e punonjësve

By: Xhen Sila
12 March 2025 at 13:50

Departamenti i Arsimit planifikon të pushojë nga puna mbi 1300 punonjës, duke përgjysmuar numrin e personelit në kuadër të planeve të Presidentit Trump për ta eliminuar agjencinë.

Pas pushimeve të sotme, numri i personelit që do të mbetet, pritet të jetë sa gjysma e 4100 punonjësve të saj. Sekretarja e Arsimit Linda McMahon, e konfirmuar para disa ditësh nga Senati, pas fillimit të detyrës tha se synimi i saj ishte të pakësonte burokracinë dhe fondet të shkonin tek shtetet e veçanta.

“Ka programe që janë shumë të mira, por ato duhet të administrohen nga shtetet”, tha ajo të martën në një intervistë për rrjetin Fox News.

Më 3 mars, ditën që u konfirmua nga Senati, Sekretarja McMahon përmes një mesazhi për Departamentin i paralajmëroi punonjësit të përgatiteshin për shkurtime të thella.

Dje, punonjësit u njoftuan se zyrat qendrore në Uashington, si dhe ato rajonale në disa shtete të tjera, do të mbylleshin të mërkurën dhe do të rihapeshin të enjten. Arsyeja e vetme që u përmend në njoftim ishte “për çëshje sigurie”.

Gjatë fushatës elektorale Presidenti Trump kishte premtuar ta mbyllte Departamentin e Arsimit./VOA

Sekuestrohen mbi 100 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, arrestohet 40 vjeçari

By: Xhen Sila
12 March 2025 at 12:56

Sekuestrohen 108 960 euro dhe 600 franga të padeklaruara në portin e Durrësit. Policia njofton se në pranga ka rënë një 40 vjeçar nga Dibra, i cili i kishte fshehur paratë në furgonin që drejtonte.

3 ditë më parë, policia e portit të Durrësit sekuestroi 223 200 euro të dyshuara produkt i krimeve dhe vuri në pranga poseduesin e tyre.

Së bashku me paratë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, furgoni që drejtonte i arrestuari, si dhe 2 celularë dhe pasaporta e tij./abcnews.al

Bleu dy celularë me para false, shpallet në kërkim 18 vjeçari në Gjirokastër

By: Xhen Sila
12 March 2025 at 12:48

Një 18 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia në Gjirokastër pasi ka blerë para me kartëmonedha false. Sipas policisë, dyshohet se blerjet i ka kryer më 26 Shkurt.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, 18 vjeç, banues në Delvinë, pasi dyshohet se më datë 26.02.2025, ka blerë 2 celularë, me kartëmonedha false.”/abcnews.al

❌
❌