Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 14 July 2025Main stream

Zjarret në vend/ 22 vatra në 24 orët e fundit, pesë ende aktive

By: Re Nato
14 July 2025 at 11:55

Situata e zjarreve në rang vendi

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 22 vatra zjarri, nga të cilat 5 janë ende aktive dhe 1 është nën monitorim.

Këto vatra janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Bulqizë, Rrogozhinë, Kavajë, Vlorë, Himarë, Selenicë, Librazhd, Malësi e Madhe, Mallakastër dhe Mirditë.

Aktualisht mbeten aktive këto vatra:

Qarku Dibër

– Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, ka vijuar puna për shuarjen e një zjarri në sipërfaqe pyjore me pisha dhe livadh.

* Është riaktivizuar vatra në “Mali i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë, që po përhapet drejt “Majës së Vlashës”. Zjarri, i favorizuar nga temperaturat e larta dhe era, është zhvilluar në dy vatra. Në terren ndodhet Shërbimi Vendor i MZSH i bashkisë Bulqizë me 8 efektivë, por pavarësisht përpjekjeve, situata ende nuk është vënë nën kontroll. Nuk ka rrezik për banesa.

* Në fshatin Sinë e Sipërme, njësia administrative Arras, bashkia Dibër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pyll dushku. Në vendngjarje ndodhen 5 efektivë të MZSH Dibër dhe 6 forca bashkiake, të cilët po punojnë me pompa shpine dhe mjete rrethanore në një terren të vështirë. Deri tani janë djegur rreth 4 ha pyll dhe puna për shuarjen e zjarrit po vazhdon edhe sot.

* Qarku Tiranë

Vazhdon puna për shuarjen e zjarrit të rënë më 10.07.2025 në fshatin Zambishë, i cili u përhap në fshatrat Okshtun, Levonje, Himenrajë, Memollaj, Thertor, Koçaj, Sheshaj, Brendaj (njësia administrative Lekaj dhe Sinaballaj, bashkia Rrogozhinë).

Mbrëmë, zjarri mori përmasa të mëdha, veçanërisht në fshatrat Thartor, Sheshaj, Prendaj dhe Dakaj, duke kërkuar ndërhyrje nga ajri me dy helikopterë të Forcave të Armatosura, të cilët ndihmuan në fikjen e disa vatrave që rrezikonin banesa, ullishte dhe pyje me pisha.

Në terren punuan forcat zjarrfikëse të bashkisë Rrogozhinë me 6 automjete, 30 efektivë, 20 punonjës të shërbimeve bashkiake, 20 banorë të zonës dhe dy helikopterë të FA-së. Deri tani janë djegur rreth 80-90 ha shkurre dhe ferra si dhe mbi 70 rrënjë ullinj të rinj dhe shekullorë.

* Qarku Fier

Në fshatin Drenovë, njësia administrative Qendër Dukas, bashkia Mallakastër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Si pasojë janë djegur rreth 2.5 ha dhe rreth 250 rrënjë ullinj. Sot është riaktivizuar një vatër, ku po operojnë me pompa shpine dhe mjete rrethanore forcat e MZSH dhe strukturat bashkiake.

Në monitorim:

* Qarku Elbasan

Në “Mal Plak”, njësia administrative Polis, bashkia Librazhd, zjarri në një sipërfaqe pyjore ka intensitet të ulët dhe është nën monitorimin e strukturave vendore.

Zjarret janë regjistruar kryesisht në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi, duke shkaktuar djegien e mbi 107 hektarëve dhe rreth 100 rrënjë ullinj. Në fshatin Dragovoje, bashkia Malësi e Madhe, janë djegur edhe 3 objekte që shërbenin për mbajtjen e bagëtive të imta.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 25 automjete zjarrfikëse dhe 305 forca operacionale. Gjithashtu, Forcat e Armatosura kontribuan me 30 efektivë, 2 automjete zjarrfikëse dhe 2 helikopterë.

Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje të lokalizuara në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër.

Për zjarret në pyje, sot pritet rrezik “I LARTË” në qarqet Lezhë, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë dhe Gjirokastër, dhe rrezik “I MODERUAR” në qarqet e tjera.

Në disa qarqe pritet rrezik i lartë vetëm në zona të lokalizuara: Shkodër (jug), Durrës (verilindje) dhe Vlorë (veri). Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme.

Strukturat e mbrojtjes civile mbeten të angazhuara pa ndërprerje për koordinimin dhe ndërhyrjen në kohë për shuarjen e çdo vatre zjarri. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të njoftojnë menjëherë autoritetet në rast se konstatojnë zjarre në terren.

Sarandë/ Automjeti nxori tym në ecje, ndërhyrja e zjarrfikësve parandaloi djegien

By: Re Nato
14 July 2025 at 11:50

Një automjet në Sarandë, falë ndihmës së kalimtarëve dhe ndërhyrjes në kohë të shërbimit zjarrfikës i ka shpëtuar mrekullisht djegies.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.3 në afërsi të spitalit. Mjeti tip “Peugeot” me pronar Thoma Bello, në ecje nisi të nxjerrë tym.

Duke qenë se në ato momente kishte shumë trafik u ndërhy në kohë nga kalimtarë të momentit, u menaxhua mirë situata.

Sipas shërbimeve të qarkullimit rrugor ishte një difekt në motorr ajo që shkaktoi këtë situatë. Nga ngjarja pati vetëm dëme materiale./abcnews.al

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore dhe rrezikoi pushuesit/ Radhimë, gjobitet drejtuesi i mjetit lundrues

By: Re Nato
14 July 2025 at 11:28

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore dhe rrezikoi pushuesit, duke lundruar me gomone brenda perimetrit të sigurisë, ndëshkohet me masë administrative 100 000 lekë, drejtuesi i mjetit lundrues.

Bllokohet nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, mjeti lundrues gomone.

Shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, krahas patrullimit të vijës bregdetare, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, kanë ndërhyrë menjëherë në plazhin e 📍Radhimës, pas denoncimit në rrjetet sociale, me anë të pamjeve filmike, se një mjet lundrues kishte shkelur perimetrin e sigurisë ujore për pushuesit, duke vënë në rrezik jetën e tyre.

Shërbimet e Policisë Kufitare, pas lokalizimit dhe bllokimit të mjetit lundrues që shfaqej në pamjet e publikuara, kanë ndëshkuar drejtuesin e këtij mjeti, shtetasin G. B., me masën administrative 100 000 lekë, për shkelje të nenit 24/1/c “Zhvillimi i aktiviteteve jashtë zonave të kufizuara”, të ligjit nr. 43/2020.

“Hamasi nuk do të sundojë”/ Presidenti i Autoritetit Palestinez i bën thirrje grupit terrorist të dorëzojë armët

By: Re Nato
14 July 2025 at 11:02

Presidenti i Autoritetit Palestinez (AP), Mahmoud Abbas, i kërkoi Hamasit të lirojë pengjet që mban dhe t’ia dorëzojë armët AP-së, duke theksuar se grupi terrorist “nuk do ta sundojë Rripin e Gazës” pasi të mbarojë lufta atje.

Në një takim në Amman të dielën me ish-kryeministrin britanik Tony Blair, Abbas bëri thirrje gjithashtu për lirimin e të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite, një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe hyrje të ndihmës humanitare në Rrip.

Abbas bëri thirrje gjithashtu që AP-së t’i jepet kontrolli i enklavës, një ide e refuzuar prej kohësh nga Izraeli.

Ai theksoi më tej nevojën për të zbatuar një zgjidhje me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez bazuar në Iniciativën Arabe për Paqe dhe bëri thirrje për mbajtjen e një konference ndërkombëtare për paqe në New York.

Trump premton dërgimin e Patriotëve në Kiev, ndërsa bota pret një njoftim të rëndësishëm prej tij

By: Re Nato
14 July 2025 at 09:42

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do të dërgojë sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë – me shumë gjasë përmes Bashkimit Evropian – ndërkohë që Kievi, Moska dhe e gjithë bota presin një “deklaratë të rëndësishme” nga ai, në lidhje me luftën.

Duke folur për gazetarët në një bazë ushtarake amerikane pranë Uashingtonit, Trump nuk dha detaje për dërgesat e planifikuara të sistemeve Patriot në Kiev.

“Ne do t’u dërgojmë atyre sisteme Patriot, të cilat u nevojiten aq shumë, sepse [presidenti rus, Vladimir] Putin me të vërtetë i habiti shumë njerëz. Ai flet mirë dhe pastaj i bombardon të gjithë në mbrëmje… Nuk më pëlqen”, tha Trump.

“Bashkimi Evropian do të paguajë për to. Ne nuk do të paguajmë asgjë, por do t’i dërgojmë”, tha Trump, pa i specifikuar vendet e BE-së që do të përfshihen në transaksionin e tillë.

“Ne do t’u dërgojmë pajisje të ndryshme ushtarake, shumë të sofistikuara. Ata do të paguajnë 100 për qind për to. Kështu duam ne”, shtoi ai.

“99 përqind e qytetarëve, nuk ndërtojnë pa leje”/ Rama: Siguria ushqimore, të hedhim hapa përpara

By: Re Nato
14 July 2025 at 09:10

Kryeministri Edi Rama thotë se 99 përqind e qytetarëve në vend, nuk ndërtojnë pa leje.

Në mbledhjen me deputetët dhe drejtorët e bashkisë në Tiranë, Rama foli edhe për sigurinë ushqimore, ku sipas tij, duhen hedhur hapa përpara.

“Për furnizimin e të gjithë sistemit, qoftë atij publik, qoftë privat me barna dhe përsëri me shtetin si palë. Ka ardhur koha të kalojmë në një rol të ri të shtetit në ekonomi. Të prodhojmë sukses. Kemi ndryshuar qasjen ndaj pronës. Kemi vendosur shtetin në rolin e pronarit që nuk lëshon prona, por merr pjesën e vet. Siguria ushqimore, edhe këtu na duhet të hedhim hapa përpara, është pika më e dobët, në negociatat për anëtarësim. Me pezullimin e AKU, kemi hedhur vetëm hapin e parë. Nga sot, ka filluar procesi i kontrollit të konfiskimit të qumështit dhe bulmetit pa faturë. Pra, pasiguri ushqimore. Qumësht dhe bulmet i freskët pa faturë, mish i freskët pa faturë, do sekuestrohet. Ky është fillimi i një kontrolli të rreptë për sigurinë ushqimore. Do jetë punë që nuk do jetë aq e vështirë sa disa vite më parë, sepse baza është e vendosur. 99 përqind e qytetarëve, nuk ndërtojnë pa leje, ata që ndërtojnë nuk janë populli, as të skretë, por shkelës të vetëdijshëm të ligjit. Kjo epokë duhet të konsiderohet e mbyllur”, theksoi ai./abcnews.al

Lirimi i hapësirave publike/ Rama: Jo e lehtë, por e pandalshme. Do duhet të bëjmë akt normativ për territorin

By: Re Nato
14 July 2025 at 08:59

Kryeministri Edi Rama thotë se lirimi i hapësirave publike, është proces jo i lehtë, por nuk do të ndalet.

Në mbledhjen me deputetët dhe drejtorët e bashkisë në Tiranë, Rama u shpreh se për territorin do duhet të bëhet një akt normativ.

“Do të jetë jo e lehtë, por do jetë e pandalshme, konstante, dhe do vazhdojë deri sa të kosntatojmë se nuk ka tendenca të kundërta. Nuk mund të krahasohet me vite më parë, nga pikëpamja e kaosit, por i duhet vënë kufiri kësaj. Hapësira publike është e përbashkët. Nuk ka pronë privat rreth e përqark një pallati të ri. Mjedisi rreth e rrotull pallatit është i përbashkët. Nuk mund të ketë trotuar privat. Aq më tepër pastaj, praktika të tmerrshme, si vendosja e një karrige, çadre, pastaj kërkesa për legalizim, si në Lungomare të Vlorës. Duhet t’i kthejmë së prapthi. Për këtë temë do bëjmë një reformë. Shumë shpejt, edhe për ujin e pijshëm, do na duhet të bëjmë aktiv normativ. Ato 83 vota do t’i vendosim në shërbim të qytetarëve. Besoj që po bëjmë gjënë e duhur dhe do vazhdojmë ta bëjmë”, theksoi ai./abcnews.al

Prishjet e objekteve në Theth/ Rama: Shumica e atyre që ndërtuan pa leje, jo banorë vendas

By: Re Nato
14 July 2025 at 08:49

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për situatën në Theth, ku po prishen ndërtimet pa leje.

Në mbledhjen me deputetët dhe drejtorët e bashkisë në Tiranë, Rama u shpreh se shumica e atyre që ndërtuan pa leje për qëllime fitimi, nuk janë banorë vendas.

Rama shtoi se Policia e Shtetit po vijon hetimet, se kush qëndron pas pushtimit kriminal të qendrës së Thethit.

“Ky është një proces që po shtrihet hap pas hapi në të gjithë republikën, të gjithë deputetët të anagzhohen intensivisht në qendrat e qarqeve, ku problematika e hapësirave publike është më e prekshme. Dua të ndalem një moment tek çështja e Thethit, për të adresuar disa këndvështrime që meritojnë të adresohen që të bëhet e qartë për të gjithë, se cila është qasja jonë. Kam vënë re që ka një teori shumë sipas meje, për të ardhur keq, lidhur me fajin, kush e ka fajin. Duket sikur një pjesë e atyre që komentojnë, përpiqen që t’ia lënë fajin strukturave të shtetit. Kemi disa njerëz të shkretë që kanë hequr bukën e gojës për të ndërtuar disa banesa, dhe kemi disa njerëz që i kanë lënë. Këtu bëhet fjalë për individë që janë ngjitur deri atje, një pjesë e konsiderueshme nuk janë banorë të atij vendi. Janë individë që nuk janë shfaqur që të pretendojnë çfarëdo qoftë. Policia e Shtetit po merret me hetimin, se kush është mbrapa pushtetit kriminal të qendrës së Thethit. Bëhet fjalë për ndërtime për qëllime fitimi. Nuk e di të ketë ndonjë teori që e amnistron shkelësin e ligjit , duke iu ngarkuar fajin strukturave të shtetit. Natyrisht që dhe strukturat kanë përgjegjësinë e tyre, dhe e kanë marrë këtë përgjigjësi. Zonja Gjeli nuk ka pranuar as të fillojë hetimin. Në Theth janë goditur 40 subjekte, kanë pasur më shumë se 1 ngrehinë. Policia e Shtetit ka një numër të konsiderueshëm denoncimesh dhe prokuroria nuk ka bërë asnjë hetim. Ne kemi shkuar në Theth së bashku me kryetarin e bashkisë dhe me agjencinë e Kadastrës, që kur shkuam dhe premtuam legalizimin e të gjithë shtëpive të vjetra në Theth, ne e kemi përmbyllur atë proces, me rreth 300 legalizime, kanë pronën e tyre në zonë e Thethit. Premtimi ynë ka qenë, do legalizojmë pronën e gjyshërve. Ne nuk kemi thënë, na jepni votën që të ndërtoni pa leje. Janë ndërtime të bërë muajt e fundit”, theksoi ai./abcnews.al

Cilat janë vendet më të mira evropiane për ekuilibrin midis punës dhe jetës?

By: Re Nato
14 July 2025 at 07:50

Luksemburgu, Irlanda dhe Belgjika janë të gjitha pretendentët kryesorë për vendin më të mirë për të punuar në Evropë, sipas gjetjeve të dy studimeve mbi ekuilibrin midis punës dhe jetës, të publikuara këtë javë.

Platforma HR Remote dhe JobLeads, një faqe ndërkombëtare pune, shqyrtuan bazat e të dhënave të disponueshme publikisht për të përcaktuar se ku janë më mirë punëtorët.

JobLeads renditi vendet evropiane duke përdorur moshën e tyre të daljes në pension, orët e punuara në vit, lodhjen, normat e punës në distancë dhe ditët e pushimit mjekësor. Rezultatet më pas u standardizuan dhe u peshuan në një shkallë prej 10.

Remote vlerësoi 60 vendet më të pasura në botë sipas produktit të brendshëm bruto (GDP) në masa të tilla si siguria dhe mirëdashësia LGBTQ+, së bashku me treguesit tradicionalë të punës si paga bazë, gjatësia mesatare e një jave pune dhe festat statutore. Çdo metrikë mori një pikëzim dhe vendeve iu dha më pas një pikëzim total nga 100.

Studimet nuk u pajtuan se cili vend evropian zuri vendin e parë: për JobLeads, ky ishte Luksemburgu dhe për Remote, ishte Irlanda. Luksemburgu ofron kushte pune që janë “veçanërisht të balancuara”, zbuloi raporti i JobLeads, me një javë pune 35-orëshe gjatë afërsisht 35 viteve profesionale të punës.

Vendet e punës gjithashtu japin mesatarisht 14 ditë pushim mjekësor në Luksemburg, që është shumë më e lartë se mesatarja evropiane.

Kjo do të thotë që njerëzit e Luksemburgut kalojnë, mesatarisht, 47.8 vjet të jetës së tyre pa punuar, që JobLeads thotë se është numri i dytë më i lartë në Evropë, menjëherë pas italianëve me 51 vjet.

Megjithatë, Luksemburgu ka një shkallë pak më të lartë se mesatarja e lodhjes fizike me 11.6 përqind të punëtorëve të tyre me pagë, të cilën studiuesit besojnë se mund të lidhet me një shkallë të lartë të punonjësve me kohë të plotë që punojnë nga shtëpia.

Remote nuk e përfshiu Luksemburgun në studimin e tij, duke qenë se vlerësoi ekonomitë më të mëdha në botë.

Ai i dha vendin e parë Zelandës së Re, por Irlanda ishte shumë afër si shënuesi më i mirë në Evropë, pjesërisht sepse është ndër vendet më të sigurta për të jetuar dhe punuar, thanë studiuesit.

Në studimin e Remote, shtatë kryeqytete evropiane u renditën në 10 vendet më të mira globale për të punuar dhe jetuar, duke përfshirë Belgjikën, Gjermaninë, Norvegjinë, Danimarkën, Spanjën dhe Finlandën. Kanadaja dhe Australia plotësuan 10 vendet e para.

Shtetet e Bashkuara ranë nga vendi i 55-të në të 59-tin në listë, pak mbi Nigerinë, për shkak të rënies së sigurisë publike dhe miqësisë LGBTQ+.

Belgjika, ndërsa nuk ishte vendi kryesor në asnjërin studim, performoi mirë në të dy – duke u renditur e treta në studimin e Remote dhe e katërta në analizën e JobLeads.

Të dy studimet vunë re se belgët punonin një javë pune prej 34.1 orësh – të paktën një orë më pak mesatarisht në javë sesa kolegët e tyre në Luksemburg, Francë dhe Suedi, të cilët kryesuan raportin e JobLeads.

Belgjika renditet lart edhe në studimin e Remote, veçanërisht për festat statutore, lejen e sëmundjes dhe lejen e lindjes.

Ajo barazoi me Suedinë për shkallën më të lartë të punonjësve që raportuan një formë pune hibride ose në distancë, me 14.3 përqind. Vendi humbi pikë për moshën e daljes në pension, e cila në moshën 66 vjeç është më e lartë se vendet në krye të tabelës.

Ekuilibri punë-jetë në Gjermani shpesh konsiderohet i fortë kur krahasohet me ekonomitë më të mëdha në botë, në vend të fqinjëve të saj në Evropë.

Gjermania u rendit e katërta në studimin Remote për shkak të një rritjeje të pagesës statutore të sëmundjes së vendit në vitin 2025. Kriteret për lumturinë e përgjithshme dhe mirëdashësinë LGBTQ+ ishin rritur gjithashtu që nga anketa e Remote e vitit 2024.

Por kur krahasohet me fqinjët e saj evropianë, gjermanët janë ndër më të moshuarit që dalin në pension në moshën 67 vjeç, kanë një nga karrierat më të gjata të punës në 40 vjet dhe kanë një shkallë relativisht të lartë të lodhjes nga puna prej 10.2 përqind.

Mesatarisht, gjermanët punojnë më pak orë në javë dhe në vit sesa kolegët e tyre evropianë. Ashtu si Luksemburgu, 12 përqind e fuqisë punëtore të tyre punon nga distanca të paktën një pjesë të kohës.

Një vend u vlerësua mjaft ndryshe në dy raportet: Franca. Ajo u rendit e dyta në studimin JobLeads dhe e 16-ta në raportin Remote. Francezët punojnë afërsisht 37 vjet gjatë jetës së tyre dhe kanë moshën më të re të daljes në pension në studim, 64 vjeç, pavarësisht ndryshimeve të fundit, zbuloi studimi i JobLeads.

Ata gjithashtu punojnë një javë relativisht të shkurtër me 35.6 orë, por jo “aq pak sa mund të mendojmë”, sipas studiuesve, të cilët vunë re se Belgjika, Austria, Gjermania dhe Holanda kanë javë pune më të shkurtra.

Francezët gjithashtu kanë norma më të ulëta të lodhjes nga puna krahasuar me kolegët e tyre në Belgjikë dhe Suedi, pavarësisht se ende kanë të paktën një të gjashtën e fuqisë punëtore në punë hibride ose në distancë.

Por në nivel ndërkombëtar, Franca mezi u fut në 20 vendet e para në studimin e Remote. Asaj iu ulën pikët për politikat statutore të ditëve të sëmundjes, pagën minimale orare relativisht të ulët prej 14.12 eurosh dhe faktin që studiuesit e konsideruan atë më pak të sigurt se homologët e saj evropianë.

Të paktën 30 viktima nga përleshjet në Sirinë jugore

By: Re Nato
14 July 2025 at 07:38

Të paktën 30 persona janë vrarë në përleshjet në Sirinë jugore, ndërsa autoritetet dërguan forca për të qetësuar situatën.

Dhjetëra njerëz u plagosën gjithashtu në dhunën midis fiseve beduine sunite dhe luftëtarëve nga pakica fetare druze në qytetin e Sweidës.

Ministria e Brendshme e Sirisë tha se të paktën 30 persona u vranë, ndërsa Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, një organizatë monitoruese e luftës, tha se numri i të vdekurve ishte 37.

Luftimet midis grupeve të ndryshme minoritare janë përshkallëzuar që nga rënia e regjimit të Asadit në dhjetor.

Një qeveri e re e udhëhequr nga islamikët po punon për të vendosur kontrollin brenda vendit, i cili mbetet në një situatë të brishtë.

Horoskopi 14 korrik 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

By: Re Nato
14 July 2025 at 07:17

DASHI

Një javë energjike është gati të fillojë. Priten përfitime, veçanërisht në vendin e punës. Hëna e favorshme në mesjavë do të sjellë vrull dhe vendosmëri të madhe. Në dashuri, mund të ketë diskutime sqaruese gjatë orëve të ardhshme.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë, 14 korrik 2025), Dielli dhe Mërkuri sjellin stabilitet të madh në marrëdhëniet tuaja personale. Kjo është kohë ideale për t’u përqendruar në shtëpinë tuaj ose në aktivitetet që lidhen me mirëqenien. Sa i përket punës, kujdesi gjithmonë ia vlen. Qëndroni të qetë.

BINJAKËT

Komunikimi do të jetë arma juaj fituese gjatë këtyre orëve të mesit të korrikut. Bisedat e hapura dhe të sinqerta do të sjellin përfitime si në marrëdhënien tuaj ashtu edhe në punë. Kini kujdes nga disa shpërqendrime të vogla gjatë ditës së enjte. Por ka ende kohë për të menduar për to.

GAFORRJA

Është koha për të bërë një bilanc: Marsi ju bën më të kujdesshëm se zakonisht. Dashuria po rritet, veçanërisht nëse e kapërceni frikën tuaj nga ekspozimi. Puna? Rezultatet do të vijnë ngadalë, por do të jenë afatgjata. Kurajo!

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë, 14 korrik 2025), me Venusin në shenjë, ndjenjat do të jenë në qendër të jetës suaj. Është një javë perfekte për forcimin e lidhjeve ose takimin me dikë të veçantë. Lajme të mira edhe në aspektin financiar.

VIRGJËRESHA

Tensionet po rriten midis së hënës dhe të martës: është më mirë të shtyni diskutimet e rëndësishme deri në kohë më të mira. Mos u shqetësoni: gjërat do të sqarohen gjatë javës, veçanërisht në dashuri. Yjet ju inkurajojnë të merrni vendime të shtyra prej kohësh. Kurajo!

PESHORJA

Një javë e favorshme ju pret për marrëdhëniet ndërpersonale. Beqarët mund të kenë takime stimuluese në orët e ardhshme. Puna? Energji e mirë: do të jetë e mundur të përfundoni një projekt të rëndësishëm në një kohë të shkurtër.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë, 14 korrik 2025), keni nevojë për më shumë ekuilibër se zakonisht. Shmangni teprimet, veçanërisht në gjykime. Kini kujdes me fjalët impulsive. Gjithçka varet nga dialogu. Disa ngadalësime të vogla ekonomike janë të mundshme, por asgjë shumë shqetësuese.

SHIGJETARI

Ju presin ditë veçanërisht dinamike: Jupiteri sjell zgjerim, veçanërisht në vendin e punës. Megjithatë, mos i lini pas dore të dashurit tuaj. Sa i përket punës, ata që punojnë në ekipe do të arrijnë rezultate të shkëlqyera falë bashkëpunimit.

BRICJAPI

Është një qiell që fton për reflektim. Është koha të kuptoni se çfarë dëshironi vërtet. Lidhur me punën, mund të ketë ndryshime në muajt në vijim: filloni përgatitjet. Kurajo!

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë, 14 korrik 2025), origjinaliteti është pika juaj e fortë këto ditë. Mos kini frikë të guxoni; angazhohuni. Emocionet e fjetura në sferën romantike po rishfaqen. Sa i përket punës, idetë e reja mund t’ju çojnë larg.

PESHQIT

Hëna dhe Neptuni e bëjnë javën që vjen veçanërisht emocionuese. Ëndrrat do të jenë zbuluese dhe lidhjet e thella do të forcohen. Kreativiteti është në rritje.

Chelsea, “mbreti” i botës/ Anglezët mundin Paris SG në finalen e botërorit

By: Re Nato
13 July 2025 at 23:14

Chelsea është “mbreti” i botës. Ekipi londinez mundi në finalen e botërorit, Paris SG.

Edhe pse konsideroheshin favoritë, francezët nuk shfaqën lojën e tyre më të mirë.

Anglezët patën më shumë dëshirë dhe grintë në finale, teksa fituan me rezultatin e pastër, 3-0./abcnews.al

BE shtyn tarifat tregtare hakmarrëse kundër SHBA

By: Re Nato
13 July 2025 at 22:38

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se tarifat hakmarrëse të BE-së mbi eksportet amerikane janë shtyrë përsëri.

Kundërmasat, të cilat duhej të fillonin të martën, erdhën në përgjigje të taksave fillestare të importit të çelikut dhe aluminit nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

“Hakmarrja e BE-së, e cila do të kishte arritur në 21 miliardë euro mallra amerikane, u pezullua për herë të parë në mars. Kjo ndërprerje është zgjatur deri në fillim të gushtit”, tha von der Leyen në një konferencë për shtyp të dielën.

Ministrat e Tregtisë së BE-së pritet të takohen në Bruksel të hënën për të diskutuar se si të përgjigjen.

Kjo vjen pasi Trump i shkroi një letër von der Leyen, duke njoftuar planet e tij për të vendosur tarifa prej 30% mbi importet e BE-së nga 1 gushti.

Chelsea “vret” finalen/ Pano: Ekipi anglez më pragmatist në pjesën e parë, e ndëshkoi Parisin

By: Re Nato
13 July 2025 at 22:20

Ish futbollisti Ledio Pano thotë se Chelsea ishte më pragmatist në pjesën e parë, realizoi tre gola ndaj Paris SG në finalen e botërorit të klubeve.

Në emisionin “Botërori i vogël” në ABC News, Pano u shpreh se pjesa e parë ishte me ritëm.

“Një ndeshje e bukur, një pjesë e parë me gola, me ritëm. Dy ekipe që rrezikuan njëra-tjerën, por Chelsea ishte më pragmatist dhe e ndëshkoi Parisin me lojën e saj, me armët e veta. Jo më kot Chelsea e afroi Palmer, 65 milionë euro nga Brighton. Është lojtar që i di shumë mirë zonat, punon për ekipin. Te goli ishte një teknikë e përkryer. Duket se Chelsea ka dëshirë më të madhe se Parisi për ta fituar këtë trofe.”, theksoi ai./abcnews.al

Rrëzohet një aeroplan në aeroportin e Londrës

By: Re Nato
13 July 2025 at 22:01

Një aeroplan është rrëzuar në aeroportin e Londrës, ka konfirmuar policia metropolitane.

Policia e Essex tha se u njoftua për një aeroplan 12 metra të lartë që po merrte flakë në vendin e ngjarjes në Southend-on-Sea, pak para orës 16:00 të dielën.

Shërbimi i autoambulancës së Anglisë Lindore tha se katër ekipe ishin në vendngjarje, përfshirë një automjet reagimi të shpejtë, një automjet reagimi në zona të rrezikshme dhe një ndihmës mjekësor të lartë.

Deputeti laburist për Southend West dhe Leigh, David Burton-Sampson, tha në X: “Mendimet e mia janë me të gjithë të përfshirët”.

Një zëdhënës i policisë së Essex tha: “Ne po punojmë me të gjitha shërbimet e emergjencës në vendngjarje tani dhe se puna do të vazhdojë për disa orë. Ne do t’i luteshim publikut të shmangë këtë zonë sa herë që të jetë e mundur ndërsa kjo punë vazhdon”.

Policia tha se, si masë paraprake, oficerët kanë evakuuar klubin e golfit Rochford Hundred dhe klubin e ragbit Westcliff për shkak të afërsisë me incidentin.

Yesterday — 13 July 2025Main stream

Tiranë, i moshuari vetëvritet me thikë

By: Re Nato
13 July 2025 at 21:17

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Tiranë.

Në rrugën “Ferdinand Paparisto”, një shtetas ka njoftuar Sallën Operative të DVP Tiranë se në banesë ka konstatuar pa shenja jete babain e tij,  rreth 81 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvrarë me mjet prerës.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën

By: Re Nato
13 July 2025 at 21:11

Burime të shumta i kanë thënë CBS News se presidenti amerikan, Donald Trump po shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën për herë të parë që kur u rikthye në detyrë.

Financimi i ri mund të përdoret për t’i dërguar një mesazh Rusisë, thanë burimet, me Trumpin që është shprehur publikisht i frustruar me Vladimir Putinin ditët e fundit.

Zyrtarët amerikanë besojnë se Trump ka 3.85 miliardë dollarë të mbetura në autoritetin presidencial të tërheqjes së buxhetit nga epoka e Bidenit, të cilin mund ta përdorë për të dërguar pajisje ushtarake amerikane në Ukrainë.

Ish-zyrtarët thanë gjithashtu se presidenti amerikan ka fuqinë të sekuestrojë rreth 5 miliardë dollarë asete ruse të huaja dhe t’i drejtojë fondet në Ukrainë, megjithëse as Trump dhe as Joe Biden nuk e kanë bërë këtë./abcnews.al

Masakra e Dobraçit/ Dritëhijet e hetimeve dhe lirimi i të arrestuarit të vetëm

By: Re Nato
13 July 2025 at 20:43

Pasditen e 30 tetorit 2024, Shkodra, por jo vetëm, u trondit nga një ngjarje e rëndë kriminale, që shkaktoi 4 viktima.

Një makinë tip “Benz” me xhama të zinj, e drejtuar nga Hamza Lici, me pasagjer Arlind Bushatin, që udhëtonte drejt rrugës nacionale Shkodër-Koplik, në lagjen Dobraç, u sharrua nga plumbat.

Nga pas, i ndiqte një fuoristradë “Land Rover”, ku mendohet se ndodheshin 3 persona. Sapo u ndodhën paralelisht, nga fuoristrada drejt makinës që drejtohej nga 23-vjecari Lici nisi një breshëri kallashnikovi.

Të shtënat vijuan pa u ndalur përgjatë 300 metrave në ecje e sipër derisa shoferi humbi vetëdijen dhe makina u përplas në gjendje të lirë te muri rrethues i një objekti. Hamza Lici, djali i vogël i familjes Lici ndërroi jetë në vend. Pak orë më vonë, humbi jetën në spital edhe miku i tij, 32-vjeçari Arlind Bushati.

Atentati ishte i pamëshirshëm, me objektiv të qartë, eliminimin fizik të personave që ishin në makinën “Benz”. Drejtuesi i “Land Rover”-it dhe dy qitësit nuk morën parasysh as qytetarët e rastësishëm në vendngjarje. Të gjendur në vendin dhe kohën e gabuar, çifti Bashkim dhe Flutura Basha, që po udhëtonin në atë moment me motor, humbën jetën në atë ngjarje. Automjeti që drejtonte Hamza Lici, humbi kontrollin pas breshërisë së plumbave dhe përplasi motorin e çiftit Basha. Flutura humbi jetën në vend, ndërsa Bashkimi u plagos rëndë në kokë, duke ndërruar jetë më vonë në spitalin e Shkodrës. Ata ishin viktima të pafajshme që nuk kishin asnjë lodhje me atentatorët dhe objektivin e tyre.

Dosja e ngjarjes që mori emrin Masakra e Dobraçit, fillimisht u hetua nga Prokuroria e Shkodrës, por më 11 shtator, organi i akuzës atje shpalli moskompetencë dhe çështja tashmë është në duart e SPAK, pasi ka dyshime se vrasja e 4-fishtë është vepër e një grupi të strukturuar kriminal.

Objektiv i atentatit dyshohet se ishin dy nga viktimat, Hamza Lici dhe Arlind Bushati, por edhe një person tjetër që mendohet se udhëtonte me ta në makinë dhe që dita ditës pas hetimeve ka dyshime të ketë qenë Ibrahim Lici. Prezenca e tij në automjet nisi të diskutohej pas pamjeve që u publikuan në media, ku një person i gjakosur shihej pranë trupit të pajetë të Hamza Licit. Burimet konfirmuan se ky person ishte pikërisht Ibrahim Lici, i cili kishte pak kohë që ishte kthyer ilegalisht në Shqipëri. Ai supozohej të ishte në Turqi, nën masën e “arrestit të shtëpisë”, ku ishte në pritje të ekstradimit, duke qenë person i kërkuar nga drejtësia shqiptare. Megjithatë, as efektivët e Shqiponjave që ndodheshin shumë pranë tij në vendngjarje, nuk arritën të vepronin. Veprim që në fakt u kushtoi prangat 4 efektivëve, të cilët më vonë u liruan nga Gjykata.

Disa javë pas atentatit, kur dosja ishte në duart e SPAK, prokurorët e Posaçëm, i kërkuan Gjykatës leje për të ushtruar kontroll në zonën e “Dobraçit”, ku jetojnë anëtarët e fisit Bajri, të njohur për hasmërinë me familjen Lici. Një operacion i nisur në orët e para të mëngjesit të datës 12 dhjetor 2024, solli rrethimin e Shkodrës nga forcat speciale RENEA, që kryen veprime në zbatim të urdhrit të SPAK. Kontrolle u kryen edhe në Kiras, ku jeton familja Lici, por edhe në disa zona përreth. Megjithatë operacioni u mbyll me sekuestrimin e 5 automjeteve, një e blinduar me targa ruse, si dhe një shumë parash e disa telefona. Safet Bajri u shoqërua dhe u la i lirë pak më vonë e po ashtu edhe disa persona të tjerë. Ndërsa askush nuk ra në gjurmët e Ibrahim Licit. Megjithëse burimet thonë se shumë shpejt do të ketë emra konkret personash të akuzuar për “Masakrën e Dobraçit”, viti 2024 u mbyll pa ndonjë të arrestuar.

Kjo ngjarje po hetohet bashkë me dy procedime të tjera që duket se SPAK do i bashkojë në një të vetëm. Fillimisht, në Policinë e Shkodrës, më 22 janar 2025 u vetëdorëzuan dy persona. Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, të cilët njihen në Shkodër si persona pranë fisit Bajri. Të shoqëruar nga avokati Sokol Tahiri, ata u paraqitën në Drejtorinë e Policisë, pasi ndaj tyre kishte një masë sigurie “arrest me burg” nga Prokuroria e Shkodrës, për plagosjen e Vladimir Bruçit. Më 3 qershor të vitit 2024, pesë persona dhunuan me sende të forta Vladimir Bruçin, për një vend parkim, në mes të ditës në qytetin e Shkodrës. Për këtë ngjarje, më 4 qershor 2024, policia arrestoi edhe Edmond Sakicën, ndërsa në kërkim rezultojnë ende Samet Halluni dhe Alban Bruçi. Një tjetër person që kërkohej për këtë ngjarje, Arlind Kajoshi, i cili njihet si lidhje e Izmir Sakicës, Samuel Troshanit dhe Samed Hallunit, u arrestua më 25 maj 2025.

Por teksa ndodheshin në qeli për këtë ngjarje, për Izmir Sakicën e Samuel Troshanin, vendoset një tjetër masë sigurie, kësaj here nga Gjykata e Posaçme. Ndërsa RENEA, me urdhër të SPAK zhvillon një operacion në Shkodër më 18 shkurt 2025. Një prej personave që pritej të shoqërohej ishte edhe Safet Bajri, por atë ditë nuk u gjet. SPAK urdhëroi arrestimin e 4 personave të dyshuar për përplasjen me armë në Bushat të Shkodrës, ngjarje e ndodhur më 23 gusht të vitit 2024.

Një ditë pas aksionit në Shkodër, Prokuroria e Posaçme dha informacion zyrtar, duke konfirmuar se operacioni u zhvillua në kuadër të hetimeve për përplasjen me armë të ndodhur në Rranxë të Bushatit, ku u godit me armë automjeti i blinduar “Audi A8”, me të cilin udhëtonin Samuel Troshani dhe Izmir Sakica. Nga hetimet e zhvilluara rezulton ditën e ngjarjes, rreth orës 17.00 të pasdites personat nën hetim Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Franko Leka, i cili ende nuk është ndaluar. bashkë me persona të tjerë të paidentifikuar, janë nisur të organizuar me mjete të blinduara në drejtim të fshatit Rranxë, në Njësinë Administrative Bushat, Bashkia Vau i Dejës. Sipas SPAK Personat nën hetim kanë qenë të armatosur dhe ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova, se ata kanë shkuar në këtë zonë me qëllim vrasjen e personit nën hetim Aleksandër Prendi dhe familjarëve të tij, banorë të kësaj zonë. Në kohën që ata kanë qenë duke kaluar në këtë zonë, janë qëlluar me armë zjarri nga personi nën hetim Aleksandër Prendi. Për këtë ngjarje, Gjykata e Posaçme ka vendosur “arrest me burg” edhe për Andrea Prendin, por as ai nuk është arritur të arrestohet.

Por, burime nga grupi hetimor thonë se paralelisht me këtë procedim, për disa nga të dyshuarit dhe persona të tjerë, po kryhen hetime edhe në lidhje me Masakrën e Dobraçit. Madje deri në këtë fazë ka emra konkret personash të dyshuar që kanë marrë pjesë në atë ngjarje, por ende nuk janë mbledhur provat e nevojshme.

E teksa ende nuk janë arritur të gjenden prova për personat e përfshirë në vrasje, edhe personi i vetëm që ndodhej në qeli, i dyshuar për vjedhjen e makinës së përdorur nga atentatorët, ka arritur të fitojë lirinë. Me një vendim të datës, 12 maj 2025, Gjykata e Posaçme, pranoi kërkesën e SPAK, për zëvendësimin e masës së sigurisë, ndaj 24-vjeçarit Gjuljo Vuksani, i cili mbahej në burg prej datës 14 nëntor 2024, ku u ndalua nga Policia, për vjedhje me pasoja të rënda. Gjykata ndryshoi masën nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.

Vuksani kishte bërë edhe më herët kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurisë, që ishte rrëzuar nga Gjykata e Posaçme më 14 shkurt 2025. Në këtë vendim, jepen detaje nga arrestimi i tij dhe shpallja në kërkim e bashkëpunëtorit në vjedhjen e makinës “Land Rover”, që u përdor nga atentatorët në “Masakrën e Dobraçit”, e më pas u gjet e djegur bashkë me armët e krimit. Shpjegohet dinamika e ngjarjes dhe se si Policia ra në gjurmët e dy personave që kishin vjedhur automjetin.

Dosja e Prokurorisë

Në datën 30 tetor 2024, rreth orës 15:45, është marrë njoftim në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër se në vendin e quajtur Rruga e Tuzit, fshati Dobraç, ka ndodhur plagosje me armë zjarri dhe dyshohej se ishin plagosur dy persona. Dy shtetasit e plagosur janë transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër ku njëri nga këta shtetas ka ndërruar jetë, ndërsa personi tjetër është transportuar në gjendje të rëndë. Dy personat në fjalë kanë qenë duke udhëtuar me një mjet tip “Benz”, ngjyrë e zezë, me targa kroate ST 3510 AL. Si pasojë e të shtënave, dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një motor me targa EDN 436, ku si pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i motorit, shtetasi Bashkim Basha dhe ka mbetur e vdekur në vend bashkëshortja e tij, Flutur Basha, 56 vjeçe.

Në vijim është konstatuar se, viktima që ishte vrarë me armë zjarri, i cili ka qenë drejtues i mjetit me targa kroate, është identifikuar si shtetasi Hamza Lici, 23 vjeç, lindur dhe banues në lagjen Guerile Shkodër. Personi i plagosur me armë zjarri, i cili po ashtu ka vdekur pas disa orësh në spital dhe ka qenë pasagjer në mjetin me targa kroate, është shtetasi Arlind Bushati, 32 vjeç, lindur e banues në Shkodër. Drejtuesi i motorit, Bashkim Basha, i cili është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin rajonal Shkodër ka vdekur pas disa ditësh.

Rreth orës 17:00 është marrë njoftim se në fshatin Golem, Njësia Administrative Rrethina, pikërisht në aksin dytësor rrugor të shtruar me çakull, me drejtim lëvizje rruga e Koplik-Shkodër- Stom Golem, është gjetur një mjet i djegur. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes ka rezultuar se mjeti ishte tërësisht i djegur. Tek kupa e gomës së parë të anës së drejtuesit të mjetit ndodhet stema e markës “Land Rover”. Në sipërfaqen e tokës, në pjesën e përparme të mjetit është gjetur targa e mjetit, e mbuluar me mbetje të djegura “PGCU597”. Në krahun e majtë të ndenjëses së pasagjerit përpara u konstatua një armë zjarri e djegur dhe në ndenjësen e pasme të pasagjerit u konstatua edhe një tjetër armë zjarri, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Nga rikëqyrja në ambientet e repartit të Forcës së Sigurisë Kombëtare të këtij mjeti është fiksuar dhe numri i shasisë.

Dosja e Prokurorisë

Nga këqyrja e kufomës së shtetasit Hamza Lici ka rezultuar se viktima kishte 17 plagë me armë zjarri në kokë dhe në trup. Nga këqyrja e kufomës së shtetasit Arlind Bushati ka rezultuar se kishte një plagë me armë zjarri në kokë. Ndërkohë, në sistemin TIMS PORTAL, “E-gjoba” mjeti që iu gjet i djegur, figuron me “ALERT” në sistem dhe është mjet i markës Land Rover, ngjyrë gri e errët me targa AB445MC, i denoncuar i vjedhur dhe shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, më 18 prill 2024. Nisur nga ky fakt është komunikuar me Policinë e Durrësit dhe nga ana e tyre është njoftuar se shtetas të dyshuar për vjedhjen e këtij automjeti ishin Gjuljo Vuksani, 24 vjeç dhe Gabriel Kola, 22 vjeç. Këta dy shtetas dyshohet se më datë 17 prill 2024 kanë vjedhur automjetin e mësipërm dhe automjete të tjerë në qytetin e Durrësit.

Çfarë bie në sy nga dosja hetimore, është miqësia që Arlind Bushati, njëri nga viktimat e “Masakrës së Dobraçit”, mund të ketë pasur me autorin e dyshuar për vjedhjen e makinës që u përdor në ngjarje. Të paktën, nga verifikimet në sistemin TIMS, Gjuljo Vuksani dhe Arlind Bushati rezultojnë të kenë udhëtuar me të njëjtën makinë drejt Malit të Zi dhe janë kthyer brenda ditës, më 18 prill të vitit 2024. Të dy kanë dalë dhe kanë hyrë ne territorin e Shqipërisë nga Pika e Kalimit Kufitar Muriqan. Automjeti, me të cilin kanë udhëtuar, ka qenë “Audi A6”, në pronësi të Arlind Bushatit.

Dosja e Prokurorisë

Gabriel Kola, nga verifikimet në sistemin TIMS rezultonte se ndodhej jashtë territorit të Shqipërisë. Dalja e tij e fundit ishte më datë 13 qershor 2023 nga Komisariati i Policisë Rinas, ndërsa Gjuljo Vuksani sipas sistemit TIMS, rezultonte të ishte në Shqipëri, por më datë 18 prill 2024 kishte dalë nga territori i Shqipërisë në Pikën Kufitare Muriqan, me automjetin me targa AB666KP, në orën 08:40 dhe është kthyer po atë ditë në orën 19:35, ku në të njëjtën orë dhe me të njëjtin automjet ka hyrë dhe ka dalë së bashku me viktimën, Arlind Bushati. Nga këqyrja e sistemit TIMS PORTAL, E-gjoba, mjeti me targa AB666KP figuron të jetë automjet i markës “Audi”, modeli A6, ngjyrë gri, në pronësi të Arlind Bushati.

VJEDHJA E MAKINËS QË U PËRDOR NË KRIM

Makina “Land Rover”, e cila u përdor nga atentatorët për vrasjen e datës 30 tetor 2024, në Dobraç të Shkodrës, rezulton të jetë vjedhur në Durrës 6 muaj para ngjarjes.

Dosja e Prokurorisë

Nga aktet hetimore që lidhen me vjedhjen rezulton se, në datën 17 prill 2024, në qytetin e Durrësit, në lagjen nr. 17 është vjedhur automjeti “Land Rover”, me targa AB 445 MC. Nga hetimi dyshohet se autorë të veprës penale janë shtetasit Gabriel Ndue Kola dhe Gjulio Franc Vuksani, nga Shkodra, të cilët për kryerjen e veprës penale kanë përdorur automjetin e markës “Mercedes Benz”, me targa AB 056 NB. Ata janë ndalur nga ana e patrullës së policisë të forcës “Shqiponja”, 2-3 orë para ngjarjes së datës 17 prill 2024 për kontroll rutinë. U janë marrë gjeneralitetet dhe është mbajtur raport shërbimi, si dhe u janë mbajtur dhe kopje të lejeve të drejtimit dhe të targës së mjeti. Nga procesverbali i këqyrjes së pamjeve filmike rezulton të jenë konstatuar dy personat nën hetim që vjedhin dy automjete “Land Rover”, përfshirë dhe atë me targa AB 445 MC.

Në deklarimet e dhëna nga punonjësit e Policisë ata deklarojnë se personat në video janë të njëjtë me ata që kanë ndaluar gjatë patrullimit. Ndodhur para këtyre fakteve, nga ana e prokurorit është lëshuar urdhri i ndalimit për personin nën hetim Gjuljo Vuksani, urdhër ky i ekzekutuar në datën 14 nëntor 2024. I pyetur si person nën hetim, i ndaluari Gjuljo Vuksani ka mohuar pjesëmarrjen e tij në ngjarje, si dhe nuk ka pranuar që të ketë lëvizur në qytetin e Durrësit.

Organi i akuzës, në caktimin e masës së sigurimit vlerëson rrezikshmërisë shoqërore që paraqet vepra penale “Vjedhja” me pasojë të rëndë, rrethanat e kryerjes së veprës penale, mënyrën e të vepruarit të personit nën hetim, i cili ka lëvizur nga një qytet në tjetrin duke realizuar vjedhjet e automjeteve “Land Rover”, ku brenda një nate janë vjedhur dy të tillë, si dhe faktin mohues të tij, rrethana të cilat tregojnë për rrezikshmëri të personit nën hetim. Sipas Prokurorisë masa që i përmbush më së miri nevojat e sigurimit në rastin konkret është ajo e “Arrestit në burg”.

Në këto kushte, në datën 14 nëntor 2024, ora 17:55 nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore është kryer ndalimi i Gjuljo Vuksanit, lindur në Australi dhe banues në Rrugën “Tre Heronjtë”, Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje”, me pasojë të rëndë, kryer në bashkëpunim.

Nisur nga këto rrethana, Prokuroria Posaçme i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesën e datës 15 nëntor 2024 me objekt: “Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg” ndaj 24-vjeçarit Gjuljo Vuksani.

GJYKATA E POSAÇME

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar pasi e shqyrtoi çështjen me vendimin nr. 139, dt. 17 nëntor 2024 ka vendosur: Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim Gjuljo Vuksani, kryer nga policia gjyqësore në datë 14 nëntor 2024, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja”, me pasojë të rëndë, kryer në bashkëpunim. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues ndaj të dyshuarit Gjuljo Vuksani atë të “Arrestit në burg”. Urdhërohet Policia Gjyqësore, që personi nën hetim Gjuljo Vuksani, të dërgohet menjëherë në institucionin e paraburgimit, për të qëndruar aty në dispozicion të organit procedues.

Kundër vendimit gjyqësor, është ushtruar ankim nga Gjuljo Vuksani dhe Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 65, datë 12 dhjetor 2024 ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë. Por ndërkohë, me një tjetër vendim, atë të datës 12 maj 2025, Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë, duke e lënë atë në arrest shtëpie.

Prokuroria e Posaçme kishte regjistruar procedimin penal me nr. 220, të vitit 2024, të dërguar për kompetencë nga Prokuroria e Shkodrës, për kryerjen e veprave penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Në kuadër të këtij procedimi janë kryer edhe disa veprime të tjera hetimore, në lidhje me ngjarjen e datës 30 tetor 2024. Janë kryer disa verifikimi në lidhje me personin e dytë, që dyshohet të ketë bashkëpunuar me Gjuljo Vuksanin për vjedhjen e makinës që u përdor në “Masakrën e Dobraçit”. Sipas raportit të shërbimit të datës 17 prill 2024, së bashku me Vuksani në makinë me të ka qenë edhe Gabriel Kola, i cili sipas raportit të TIMS, në këtë datë rezulton të ketë qenë jashtë Shqipërisë.

Dosja e Prokurorisë

Nisur nga fakti se në ditën e vjedhjes së makinës, Gabriel Kola, sipas sistemit TIMS rezulton jashtë Shqipërisë, janë kryer verifikime për persona të tjetër familjarë të tij. Nga burime në rrugë operative janë mësuar të dhëna me interes lidhur me vëllain e Gabriel Kolës, shtetasin Paulin (Pavlin) Kola, 31 vjeç. Nga verifikimet e kryera, rezulton se ky shtetas është dyshuar disa herë për vjedhjen e makinave apo mjeteve të tjera motorike në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Ky shtetas, gjithashtu është dyshuar si autori i veprës penale “shkatërrim i pronës me eksploziv”, ku së bashku me Alvaro Vuksani (vëllai i Gjuljo Vuksanit) kanë vënë një sasi lëndë shpërthyese në zyrën e një notereje në Tiranë.

Pra, vëllezërit e dy personave të dyshuar për vjedhjen, kanë qenë të dyshuar si autorë të ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 30 janar 2024, ku një sasi eksplozivi shpërtheu në një zyrë noterie në zonë e ish-Bllokut në kryeqytet. Zyra ishte në pronësi të noteres Esmeralda Dauti, ndërsa lënda plasëse ishte vendosur në derën e objektit. Në lidhje me ngjarjen, Policia e Tiranës arrestoi Real Zefin, Korrado Katanën dhe Eno Flamurajn. Ndërsa shpalli në kërkim Paulin Kolën dhe Alvaro Vuksanin. Kola u arrestua 2 muaj pas ngjarjes, ndërsa Vuksani nuk u arrit të gjendej.

Prokuroria ka urdhëruar disa veprime shtesë hetimore, duke kërkuar nga kompanitë telefonike informacion lidhur me logimet e numrave të telefonit në pikat, ku sipas pamjeve filmike kanë lëvizur autorët në Durrës. Gjithashtu edhe në në lidhje me telefonin që i është sekuestruar Gjuljo Vuksanit, i cili është dërguar për ekspertim teknik-kompjuterik pranë Zyrës së Ekspertizës së Prokurorisë së Posaçme.

Nga ana tjetër, avokati i Gjuljo Vuksanit, Gerti Ymeri ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme, disa prova, që sipas tij dëshmojnë për pafajësinë e të arrestuarit që mbrohej prej tij. Provat në fakt lidhen me Gabriel Kolën, person i cili sipas punonjësve të policisë ka qenë së bashku me Gjuljo Vuksanin me datë 17 prill 2024 në qytetin e Durrësit, ditën kur është vjedhur automjeti i “Land Rover”, ngjyrë gri, me targa AB 445 MC, me të cilin dyshohet se është realizuar vrasja.

Avokati Gerti Ymeri

Më konkretisht, shpjegojmë se në datën në fjalë shtetasi Gjuljo Vuksani dhe shtetasi Gabriel Kola nuk kanë qenë në qytetin e Durrësit dhe shpjegimet e punonjësve të Policisë që i ngarkojnë këta shtetas me përgjegjësi për kryerjen e kësaj ngjarje rezultojnë qartazi se janë të pavërteta. Një fakt që provon këtë pretendim tonin është edhe ai që vetë Prokuroria pranon në aktet e saj në ngarkim të Gjuljo Vuksanit, që është ai se bashkëpunëtori i “supozuar” i Gjuljos në këtë ngjarje, shtetasi Gabriel Kola nuk ndodhej në Shqipëri në kohën e ndodhjes së kësaj ngjarje, pasi ai rezultonte të kishte dalë nga Republika e Shqipërisë me datën 13 qershor 2023. Ky fakt shumë i rëndësishëm hedh poshtë si të pavërteta shpjegimet e punonjësve të Policisë, të cilat për sa kohë rëndojnë të dy shtetasit, si Gabriel Kolën ashtu dhe Gjuljo Vuksani në të njëjtën kohë, nuk mund të vlerësohen në mënyrë të pjesshme, por duhet të vlerësohen në tërësi. Pra nëse këto deklarime janë të pasakta për Gabriel Kolën qartësisht ato duhet të çmohen në këtë formë edhe për Gjuljo Vuksanin. Kjo bazuar jo vetëm në të vërtetën e ngjarjes, por edhe në parimin procedurial të “çdo dyshimi në favor të personit nën hetim”.

Sipas avokatit, i takon Prokurorisë barra e provës për të vërtetuar saktësinë dhe bazueshmërinë e deklarimeve të punonjësve të Policisë. Sipas mbrojtjes, për sa kohë provohet se deklarimet e tyre janë të pasakta të paktën për njërin nga personat, në emër të të cilit ata deklarojnë kryerjen e ngjarjes, është e qartë që këto deklarime janë të pasakta në tërësi.

Avokati Gerti Ymeri

Në mbështetje të kësaj që thamë më sipër duam të depozitojmë si prova: a) Deklaratën noteriale të shtetasit Gabriel Kola (me vulë apostile) dhënë përpara noterit publik në shtetin Michigan, të SHBA, me datën 25.11.2024. Bazuar në këtë deklaratë noteriale evidentohet fakti se shtetasi Gabriel Kola ka hyrë në SHBA me datën 13.06.2023 dhe ndodhet në këtë shtet që në atë kohë. Po kështu përmes kësaj deklarate noteriale shtetasi Gabriel Kola mohon të këtë qenë me shtetasin Gjuljo Vuksani me datën 17.04.2024 në Durrës, duke shpjeguar se pas datës 13.06.2023 ai nuk ka ardhur më në Shqipëri dhe nuk ka pasur asnjë kontakt me Gjuljon. b) Kopje të pasaportës së shtetasit Gabriel Kola, ku evidentohen vulat që pasqyrojnë hyrjet dhe daljet e tij, që janë të datës 13.06.2024. c) Vërtetimet e pagës së shtetasit Gabriel Kola për gjithë vitin 2024, që vërtetojnë faktin se ky shtetas ka qenë gjatë gjithë vitit 2024 në shtetin Michigan SHBA, madje edhe në kohën kur pretendohet të këtë kryer ngjarjen me Gjuljo Vuksanin.

Në fakt ka një lloj dyshimi edhe në lidhje me dëshmitë e punonjësve të Policisë së Durrësit, nisur edhe nga ngjashmëria fizike që Gjuljo Vuksani ka me të vëllain, Alvaro Vuksani. Por qoftë edhe me dokumentet që mund të kenë paraqitur dy të rinjtë e ndaluar nga Policia atje ditën kur është realizuar vjedhja e makinës “Land Rover”, nëse kanë qenë dokumentet e tyre apo të vëllezërve, që në fakt rezultojnë me precedentë penalë.

Megjithatë, Gjykata e Posaçme në vendimin e datës 14 shkurt 2025, vlerëson të theksojë faktin se, nevojat e sigurimit diktohen nga rreziku i ikjes së personit nën hetim apo të pandehurit, ndaj të cilit caktohet masa e sigurimit, rreziku i ndikimit në marrjen ose vërtetësinë e provave gjatë fazës së hetimit ose rreziku i vazhdimësisë së veprimtarisë kriminale. Në çështjen objekt shqyrtimi, referuar dinamikës së veprimeve dhe akteve të hetimeve paraprake të realizuara nga organet proceduese, rezulton se aktualisht hetimet ndaj këtij personi nuk janë mbyllur nga ana e organit të akuzës, i cili aktualisht është në fazën e hetimeve paraprake të mbledhjes së provave. Për këtë arsye, Gjykata çmon se në rastin konkret vijojnë të ekzistojnë shkaqe që vënë në rrezik provat, nëse ndaj personit nën hetim nuk do të vendoset një masë sigurimi personale shtrënguese, në kuadër të realizimit dhe të procesit të verifikimit nga organi procedues. Kryerja e këtyre veprimeve mund të “rrezikohet” nga lënia e lirë e personit nën hetim dhe nga kontakti i tij me persona që kanë interes në mos zbulimin e bashkëpunëtorëve të tjerë. Gjithashtu, Gjykata vlerëson se jemi edhe para ekzistencës së rrezikut të largimit duke marrë parasysh masën e lartë të dënimit që parashikon dispozita ligjore për veprën penale, për të cilën dyshohet ai.

Vendimi i Gjykatës

Në lidhje me pretendimet e kërkuesit, personit nën hetim, Gjuljo Vuksani mbi rrethanat faktike, bazuar dhe në deklarimin e shtetasit Gabriel Kola, person nën hetim në kuadër të këtij procedimi penal, Gjykata vlerëson se këto pretendime nuk mund të jenë objekt shqyrtimi i këtij gjykimi, por se ato do të vlerësohen në unitet dhe një nga një nga ana e gjykatës në gjykimin e çështjes në themel. Në përfundim, duke marrë në konsideratë të gjitha sa u arsyetua dhe analizua si më sipër, Gjykata vlerëson se nuk ka vend për zëvendësimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg”, ndaj personit nën hetim Gjuljo Vuksani me ndonjë masë tjetër sigurimi më të butë.

Megjithatë, afro 3 muaj pas këtij vendimi, Gjykata e Posaçme i ka zbutur masën e sigurisë, duke e lënë në “arrest shtëpie”.

Persona të caktuar mund t’i shërbejnë hetimeve më shumë në liri sesa në qeli. Hetimet për Gjuljo Vuksanin vazhdojnë ende, edhe pse tashmë ai ndodhet në “arrest shtëpie”. Asgjë nuk ka përfunduar. Një telefonat, një takim apo edhe më shumë se kaq, mund t’i shërbejnë grupit hetimor për të zbuluar prova të reja. Gjithmonë nëse ka qenë ky qëllimi i SPAK, që ka kërkuar vetë ndryshimin e masës së sigurisë.

HETIMI PËR MASAKRËN E DOBRAÇIT

Hetimi për “Masakrën e Dobraçit” në fakt është shoqëruar nga dritëhije sa i takon disa veprimeve apo mosveprimeve nga ana e Policisë së Shkodrës. Përveç faktit të arrestimit të 4 efektivëve të Shqiponjave, që më pas u liruan nga Gjykata, dyshohet se në rastin më të mirë nëglizhenca e në rastin më të keq mosverpime të qëllimshme, lidhen me momentet pas ndodhjes së krimit. Këto më tepër me vonesën për të shkuar në vendin ku po digjej automjeti “Land Rover”, i përdorur nga autorët për realizimin e vrasjes. Ndonëse ndodhej vetëm 2.5 kilometër në vijë ajrore nga vendi ku ndodhi ngjarja dhe shumë pranë Komisariatit të Shkodrës, shërbimet kanë mbërritur aty vetëm pasi flakën kishin shkrumbuar gjithçka. Dëshmitë flisnin për tymin që ishte parë deri në Shirokë, por duket se ata që e kishin më afër, arritën ta shihnin shumë më vonë. Aq vonë sa, qëllimisht apo thjeshtë nga neglizhenca, koha ishte e mjaftueshme që zjarri të zhdukte çdo provë të vlefshme. Madje edhe gjurmët e gjakut të një prej atentatorëve që dyshohet të jetë plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Ky person, që supozohet të jetë ende gjallë, pa çka se ka informacione se mbeti i plagosur rëndë në masakrën e Dobraçit, 30 tetorin e vitit 2024, ishte Eljon Hato.

Është pikërisht kjo ngjarje, ku Hato pretendohet të jetë takuar edhe një herë tjetër me vdekjen, pasi gjendej në makinën e atentatorëve, të cilët qëlluan për vdekje Hamza Licin, vëllain e Ibrahim Licit, Arlind Bushatin dhe ku mbetën të vdekur edhe çiftit Bashkim dhe Flutura Basha që po udhëtonin me motor.

Një tjetër provë e gjetur në makinën e viktimave, që ende nuk dihet nëse ka prodhuar ndonjë element të rëndësishëm për hetimet, është një GPS që ishte vendosur poshtë saj. Përmes tij, dyshohet se janë kontrolluar të gjitha lëvizjet e automjetit “Mercedes Benz”, që është ndjekur deri në vendin ku u sharrua nga plumbat.

Mund të ketë edhe shumë elementë të tjerë që nga hetimet paraprake, ndoshta nuk janë marrë aq seriozisht sa duhet, por kanë ndikuar mjaftueshëm sa kanë penguar për një kohë të gjatë sigurimin e provave të nevojshme për të ngritur akuza ndaj personave që duket se Prokuroria i ka të dyshuar për ngjarjen.

Sot pas arrestimit të Safet Bajrit, për të cilin tashmë ka një akuzë zyrtare për vrasjen e Fatbardh Licit, rivaliteti mes dy familjeve duket se është vulosur një herë e mirë. Sfida e drejtësisë tashmë është arrestimi i Ibrahim Licit, që të paktën pas Masakrës së Dobraçit u konfirmua prezenca e tij, në Shkodër, edhe pse askush nuk e tha zyrtarisht. Madje duket se i gjithë organizimi i 30 tetorit 2024, ishte për të realizuar vrasjen e tij. Shkodra ka qenë e gjunjëzuar para këtyre personazheve që për vite me radhë kanë sfiduar institucionet e drejtësisë e Policisë, herë me para, herë me presione e herë me lidhjet që ata kishin. Qytetarët mund të marrin frymë lirisht vetëm atëherë kur “lufta” mes dy fiseve që kanë dominuar Shkodrën të marrë fund një herë e mirë. E kjo është vetëm në dorën e drejtësisë./abcnews.al

Grenell Osmanit: Të të vijë turp! I dërguari special, akuza presidentes për manipulim të deklaratave të Trump

By: Re Nato
13 July 2025 at 20:22

Përplasja e deklaratave mes presidentes Vjosa Osmani dhe Richard Grenell ka rikthyer në vëmendje edhe njëherë raportet e tensionuara në marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Grenell, i cili ka shërbyer si i dërguar i posaçëm i presidentit Trump për dialogun Kosovë–Serbi, ka akuzuar Osmanin për manipulim të deklaratave të presidentit amerikan.

Përmes një postimi në platformën X, ai u shpreh se Osmani po deformon faktet ku pretendonte se Trump kishte parandaluar një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në javët e fundit.

“Donald Trump është nominuar për Çmimin Nobel për përpjekjet e tij për paqe dhe normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë më 2019 dhe 2020. Osmani nuk ka qenë pjesë e asaj marrëveshjeje. Të thuash që ka ndodhur diçka e re tani, është absurde.”

Deklarata e Osmanit është bërë gjatë një vizite të saj në Shtetet e Bashkuara, ku ajo përmendi ndërhyrjen e Trumpit për të parandaluar një konflikt të mundshëm rajonal.

Pas kritikave të Grenellit, Vjosa Osmani pritet të mbajë një konferencë për mediat sapo të kthehet në Kosovë.

Reagime kanë ardhur edhe nga autoritetet serbe, të cilat e akuzojnë presidenten Osmani për manipulim të qëllimshëm.

Kjo deklarate e nje prej njerezve me te afert te presidentit Trump tregon edhe njehere marrdheniet e krisura mes Prishtines dhe Washingtonit Zyrtar, si pasoje e veprimeve te njeanshme te Qeverise se Kosoves./abcnews.al

❌
❌