Normal view
GPS me Albana Ruçin, (29/06/2025)
Vodafone, operatori i parë me teknologji hapësinore për sinjal edhe më të fortë
Zgjidhja e Vodafone për këtë sfidë do të nisë të zbatohet fillimisht në Shqipëri, që ngamuaji shtator, përpara se të shtrihet edhe në vende të tjera. Ajo konsiston në instalimin e sensorëve me guidë satelitore brenda antenave të reja të vendosura në majat e shtyllavecelulare. Me këtë risi, Vodafone bëhet operatori i parë që përdor një teknologji të tillë nënjë rrjet komercial, duke siguruar që antenat të jenë të orientuara saktë që në fillim dhe tëmbeten të tilla edhe më pas.
Nëse antenat mobile nuk janë të orientuara në mënyrë perfekte, për shembull, nëse janëzhvendosur me kalimin e kohës për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike apo aktivitetit sizmik, cilësia e lidhjes mund të përkeqësohet ndjeshëm.
Sensorë të drejtuar nga satelitët
Aktualisht, instalimi i antenave bëhet manualisht dhe ndonëse inxhinierët kanë aftësinëpër t’i pozicionuar ato në mënyrë optimale, ky nuk është një proces i thjeshtë. Në lartësideri në 50 metra, ata duhet të marrin parasysh azimutin (këndin e orientimit ndaj veriutgjeografik), pjerrësinë për të përcaktuar distancën dhe zonën që mbulon sinjali, si dhelartësinë mbi nivelin e detit për të shmangur pengesa që mund të ndikojnë nëperformancën e antenës. Sfidat rriten edhe më tej kur në të njëjtën shtyllë janë vendosurantena nga operatorë të ndryshëm.
Për të përballuar këto sfida, Vodafone po integron sensorë të posaçëm brenda vetëantenave. Këta sensorë do të mbledhin informacion të bazuar në GPS nga module tëvendosura në pika të ndryshme të antenës, së bashku me të dhëna të tjera mbiperformancën. Më pas, të dhënat transmetohen menjëherë në një nga qendrat e operimittë rrjetit të Vodafone, duke u mundësuar inxhinierëve që të ripozicionojnë antenënautomatikisht ose të dërgojnë një ekspert në terren për instalime më të ndërlikuara.
Saktësia në rrjet është thelbësore
Alberto Ripepi, Drejtor i Rrjetit në Vodafone, u shpreh: “Ndërsa telefonat smart bëhengjithnjë e më funksionalë, saktësia e rrjetit bëhet gjithashtu jetike. Orientimi i saktë iantenave është tashmë një nga elementët më kritikë në instalimin dhe mirëmbajtjen e rrjeteve celulare me performancë të lartë. Duke integruar sensorë në antenat e reja, ne mund t’i kalibrojmë më lehtë për të ofruar cilësinë më të mirë të sinjalit për klientëttanë.”
Gjatë instalimit, çdo antenë duhet të orientohet në mënyrë të tillë që të mbulojë zonënspecifike të synuar, duke minimizuar ndërkohë ndërhyrjet me qelizat fqinje. Pozicionimii saktë i antenave ndihmon në eliminimin e zonave pa mbulim, rrit shpejtësinë e tëdhënave, përmirëson reagimin e lidhjes dhe redukton numrin e thirrjeve të ndërprera. Kjoqasje inovative do të zvogëlojë nevojën për ndërhyrje të shumta në terren për rregullime, duke ulur ndjeshëm edhe kostot e mirëmbajtjes me kalimin e kohës.
Vodafone po bashkëpunon ngushtë me furnitorët e saj të rrjetit për të siguruar qëinformacioni i mbledhur nga sensorët të jetë i lehtë për t’u përpunuar dhe i qëndrueshëmnë të gjithë rrjetin pan-evropian, përmes një protokolli të standardizuar të industrisë. Nëperspektivë, qëllimi i Vodafone është të kontrollojë në mënyrë dinamike pozicionin e antenave në përputhje me kërkesat në kohë reale – qoftë për t‘Iu shërbyer udhëtarëve nëtë përditshmen e tyre, tifozëve në stadiume apo pjesëmarrësve në festivale muzikore.
Rrjeti si sensor
Kjo risi e fundit teknologjike është pjesë e një programi më të gjerë të quajtur “Rrjeti sisensor”, i cili shfrytëzon shtrirjen e gjerë gjeografike të Vodafone me rreth 160,000 shtylla në të gjithë Evropën dhe Afrikën. Në këtë kuadër, Vodafone po përdor sensorë tëvendosur në shtyllat e saj për të parashikuar reshjet dhe kushte të tjera atmosferike nënivel mikro-klime, duke mundësuar njoftimin në kohë të qytetarëve dhe ekipeve tëemergjencës për përmbytje apo rreziqe të tjera natyrore dhe të shkaktuara nga njeriu. (Artikull Promocional)
The post Vodafone, operatori i parë me teknologji hapësinore për sinjal edhe më të fortë appeared first on Lapsi.al.
Pas pak “GPS”, na ndiqni në ABC News
Pas pak “GPS”, na ndiqni në ABC News.
GPS me Albana Ruçin, (15/06/2025)
“GPS” me Albana Ruçin, (08/06/2025)
Debat i ashpër Noka-Balla në Kuvend: Akuza për manipulimin e votave dhe GPS në zarfa
Seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë u shoqërua me përplasje të forta verbale mes përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe atyre të mazhorancës. Në qendër të debatit ishte procesi zgjedhor i 11 majit, i cilësuar nga opozita si “farsë elektorale”.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, akuzoi qeverinë për manipulim të rezultatit përmes blerjes së votës, intimidimit të zgjedhësve dhe kapjes së institucioneve. “11 maji ishte një farsë elektorale. Pushteti nuk ka asnjë legjitimitet për sa kohë nuk buron nga vullneti i lirë i qytetarëve,” deklaroi Noka.
Ai e krahasoi procesin zgjedhor me një “treg votash” dhe pretendoi se në qarkun e diasporës janë përdorur GPS në zarfet e votimit, për të gjurmuar votën. “Janë 500 qytetarë në Selanik që kanë futur GPS në zarfe,” tha ai, duke akuzuar Partinë Socialiste për shkelje flagrante të ligjit dhe intimidim elektoral.
Reagimi erdhi menjëherë nga ministri i Shtetit, Taulant Balla, i cili i quajti pretendimet e PD-së “trillime halucinante” dhe akuzoi Nokën për përhapje të informacionit të rremë. “O Flamur, kjo që thua është vepër penale. Identifikimi dhe gjurmimi i votës ndalohet me ligj. Nëse ke prova, çoji në SPAK,” tha Balla nga foltorja e Kuvendit.
Ministri i mazhorancës shtoi se rezultati është i qartë dhe i padiskutueshëm. “PS ka marrë mbi 856 mijë vota, ndërsa ju 529 mijë. Ku janë votat tuaja?”, u shpreh ai, duke ironizuar pretendimet për 130 mijë vota të ‘zhdukura’ të përmendura nga opozita.
The post Debat i ashpër Noka-Balla në Kuvend: Akuza për manipulimin e votave dhe GPS në zarfa appeared first on Euronews Albania.
GPS me Albana Ruçin, (01/06/2025)
Emisioni “GPS” me Albana Ruçi, (25/05/2025)
“GPS” nga Albana Ruçi, (18/05/2025)
GPS me Albana Ruçin, (04/05/2025)
Emisioni “GPS” nga Albana Ruçi, (27/04/2025)
Emisioni “GPS” nga Albana Ruçi, (20/04/2025)
Emisioni “GPS” nga Albana Ruçi, (13/04/2025)
Emisioni “GPS” nga Albana Ruçi, (06/04/2025)
Emisioni “GPS” nga Albana Ruçi, (30/03/2025)
Emisioni “GPS” nga Albana Ruçi, (23/03/2025)
Emisioni “GPS” nga Albana Ruçi, (16/03/2025)
Emisioni “GPS” nga Albana Ruçi, (09/03/2025)
Emisioni “GPS”, na ndiqni në ABC News
Emisioni “GPS”, na ndiqni në ABC News