Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 July 2025Main stream

Grenell: E turpshme që Thaçi mbahet ende në burg

By: xhir jeta
28 July 2025 at 10:44

Është e turpshme që ish presidenti i Kosovës Hashim Thaci është ende në burg.
Kështu shkruan në rrjetin e tij social X i derguari i presidentit Trump për misione special, Richard Grenell.

“Richard Grenell Jack Smith e arrestoi Thaçin në vitin 2020, kur Donald Trump ishte duke punuar për marrëveshjen Kosovë-Serbi. Është aq turpëruese që ai ende është në burg. E gjitha është një mashtrim. Haga ka marre fund.”

Kjo nuk është hera e parë që i zgjedhur i administratës Trump për misione të posacme reagon për Kosovën dhe vendimet e Hagës.

Hashim Thaçi ndodhet në paraburgim në Hagë që prej 2020-tës dhe akuzohet për krime lufte dhe pengim të drejtësisë.
Gjatë këtyre viteve prokuroria ka parashtruar kërkesën e saj dhe janë dëgjuar me qindra dëshmitarë, ndërsa në shtator pritet të nis faza e mbrojtjes.

Për këtë të fundit, nuk ka financa të mjaftueshme, ndërsa qeveria në detyrë e Albin Kurtit ka shfuqizuar hapësirat ligjore që mundësojnë alokimin e fondeve shtesë, c’ka rrezikon që avokati kryesor i mbrojtjes së Thaçit, Luka Misetic të tërhiqet nga detyra.

Ish-kreu i UÇK Hashim Thaci është deklaruar i pafajshëm për akuzat që rëndëojnë mbi të.

Dhomat e Specializuara të Kosovës deri më tani kanë shpallur dy aktgjykime për pengim në administrim të drejtësisë.

Dy ish-figura të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, janë dënuar për pengimin e drejtësisë deri tani.

Ndërkohë, ato ka shqiptuar edhe dy aktgjykime për krime lufte.

Ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa, është dënuar me 22 vjet burgim për krime lufte, ndërsa ish-pjesëtari i UÇK-së, Pjetër Shala është dënuar me 18 vjet burgim për ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje.

Gjykata Speciale u themelua në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por vepron me personel ndërkombëtar dhe ka selinë në Hagë.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000./abcnews.al

Before yesterdayMain stream

“Në maj morëm informacione për veprime të Serbisë në kufi me Kosovën”, Osmani i përgjigjet edhe Grenellit: S’kam interpretuar deklaratat e Trump

By: M C
17 July 2025 at 19:43

Presidentja e Kosovёs tё enjten ka njoftuar se nё fund tё muajit maj, institucionet e vendit kanё marrё informacione pёr tendenca tё pёrshkallёzimit nga ana e Serbisё.

Vjosa Osmani, bёri tё ditur se kёto lёvizje ishin tё ngjashme me ato tё vitit 2023, nё kohёn kur ndodhi sulmi terrorist i Banjskёs.

“Ato tё fundit tё majit kanё qenё ato tё cilave iu kam referuar sa kam qenё nё SHBA, sepse kanё qenё mё specifike, kanё qenё lёvizje mё specifike, tё cilat i kanё pёrngjarё lёvizjeve qё ne i kemi parё nё 2023”, tha Osmani.

Presidentja, pas kёtyre informacioneve tha se ka pasur mobilizim tё institucioneve e po ashtu ka njoftuar aleatёt.

“Nё fund tё muajit maj kemi marrё informacione tё reja specifike, lidhur me veprimet e Serbisё, nё kufi me Kosovёn, menjёherё pas marrjes sё kёtyre informatave, kam pasur takime me institucionet e sigurisё tё cilat mё raportojnё si presidente, jemi siguruar qё çdo institucion nё Kosovё, si gjithmonё ka mobilizimin e duhur pёr mbrojtjen e vendit. Po ashtu, menjёherё kam ndarё kёto informata me aleatёt tanё tё sigurisё duke kёrkuar mbёshtetjen e tyre pёr ta ndalё pёrshkallёzimin e planifikuar nga ana e Serbisё”, tha Osmani.

Presidentja Osmani ёshtё pyetur edhe pёr akuzat e Richard Grenellit, të dërguarit të presidentit amerikan për Misione të Posaçme, i cili tha se Osmani po manipulon me fjalёt e presidentit amerikan, Donald Trump. Ajo tha se vetёm ka vlerёsuar punёn e Trump si paqebёrёs nё botё.

“Nuk kam interpretuar deklarata tё Presidentit Trump, por e kam treguar se si e kam kuptuar unё si presidente e Republikёs sё Kosovёs. Unё kam dhёnё vlerёsim pozitiv pёr presidentin Trump, nuk dua tё komentoj se si e kanё komentuar tё tjerёt pastaj deklaratёn time”, tha ajo.

Presidentja e Kosovёs, Vjosa Osmani ndёr tё tjera tha se tendecat pёr pёrshkallёzim nga Serbia janё tё vazhdueshme, por nuk ka nevojё pёr panik.

Ndёrkohё, Presidenti i Shteteve tё Bashkuara tё Amerikёs, Donald Trump nё vazhdimёsi deklaron se ka parandaluar pёrshkallёzimin e situatёs mes Kosovёs e Serbisё.

The post “Në maj morëm informacione për veprime të Serbisë në kufi me Kosovën”, Osmani i përgjigjet edhe Grenellit: S’kam interpretuar deklaratat e Trump appeared first on Albeu.com.

Osmani: Kam marrë informacione se Serbia ka tendenca destabilizuese ndaj Kosovës

17 July 2025 at 16:54

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se në fund të muajit maj, institucionet e sigurisë kanë pranuar informacione specifike që tregojnë për tendenca destabilizuese nga ana e Serbisë ndaj Kosovës.

Në një konferencë për media, Osmani theksoi se propaganda dhe gënjeshtrat nga Serbia janë të vazhdueshme, por siguroi qytetarët se nuk ka vend për panik.

“Gënjeshtrat e Serbisë janë pjesë e propagandës së tyre të vazhdueshme. I siguroj qytetarët që nuk ka nevojë për panik. Kërcënimet nga Serbia janë të vazhdueshme, megjithatë institucionet tona kanë gjithçka nën kontroll,” u shpreh presidentja Osmani.

Ajo nënvizoi se qytetarët janë informuar për këto zhvillime dhe përmendi në veçanti deklaratat e ministrit në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, si pjesë e transparencës institucionale.

Në të njëjtën konferencë, Osmani foli edhe për vizitën e saj të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar si një sërë takimesh jashtëzakonisht të rëndësishme.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shohin Kosovën si një aleat strategjik. Kjo u konfirmua qartë në të gjitha takimet që patëm atje,” tha presidentja.

Ajo përfundoi duke theksuar rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare dhe angazhimit të institucioneve vendore për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në vend./Telegrafi/

The post Osmani: Kam marrë informacione se Serbia ka tendenca destabilizuese ndaj Kosovës appeared first on Telegrafi.

Përplasja Grenell-Osmani/ Analisti: Deklaratat e Presidentes së Kosovës ishin qesharake

14 July 2025 at 17:42

PRISHTINË- Përplasja e deklaratave mes presidentes Vjosa Osmani dhe Richard Grenell ka rikthyer në vëmendje edhe njëherë raportet e tensionuara në marrëdhëniet e Kosovës dhe SHBA.

Richard Grenell, i cili ka shërbyer si i dërguar i posaçëm i presidentit Trump për dialogun Kosovë–Serbi, ka akuzuar Osmanin për manipulim të deklaratave të presidentit amerikan.

Ai i është referuar një deklarate të Presidentes Vjosa Osmanit, të bërë më herët gjatë javës në Uashington, përgjatë së cilës i ka konfirmuar deklaratat e presidentit Trump se ai e ka parandaluar një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë “në javët e fundit”.

Në mandatin e parë të  Donald Trump, më saktësisht më 2020, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve ekonomike – e njohur si Marrëveshja e Uashingtonit, e cila nuk është zbatuar kurrë në tërësi.

Vetë Trump i ka përmendur Kosovën dhe Serbinë në disa raste në javët e fundit, duke thënë se ka parandaluar një konflikt mes tyre, por pa ofruar hollësi për periudhën kohore.

Analisti Adri Nurellari, i ftuar në “Balkan Update” u shpreh se deklaratat e Osmanit janë qesharake dhe aspak serioze dhe se reagimi i Grenell ishte i pritshëm.

“Ishte keqinterpretim i deklaratës së Trump dhe ishte i pritshëm një reagim i Grenell.

Është qesharake deklarata e Osmanit dhe është qesharake përpjekja për t’u shitur si ura lidhëse me SHBA. Deklaratë e papërgjegjshme dhe e pavërtetë.

Richard Grenell e tregoi se ajo ka të bëjë për marrëveshjen e Uashingtonit e bërë para disa vitesh.

Reagim me vend i Grenell dhe po ashtu lë një shije jo të mirë që Osmani bëri deklaratë të tillë.

Për ta portretizojë veten si njeriu që ka mbështetjen amerikane është sjellje e papërgjegjshme, e pakëndshme, por nuk është surprizë. Raportet SHBA-Kosovë janë në krizë”, tha ai./abcnews.al

Akuzat e ashpra nga Grenell, presidentja Osmani njofton konferencë për media pas kthimit nga SHBA

By: M C
13 July 2025 at 23:39

Richard Grenell, i dërguari i presidentit amerikan për Misione të Posaçme, e ka kritikuar të dielën presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për siç ka thënë, “manipulimin e fjalëve” të presidentit amerikan, Donald Trump. Ai i është referuar një deklarate të Osmanit, të bërë më herët gjatë javës në Uashington, përgjatë së cilës i ka konfirmuar deklaratat e presidentit Trump se ai e ka parandaluar një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë “në javët e fundit”.

“Donald Trump është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe për punën e tij për paqe dhe normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë më 2019 dhe 2020 përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Uashingtonit në Zyrën Ovale. Osmani nuk ka qenë pjesë e asaj marrëveshjeje. Pretendimi që ka pasur diçka të re është absurde”, ka thënë Grenell përmes një postimi në X.

Në nëntor të vitit 2019, Grenell ishte emëruar nga Trump si i dërguari i posaçëm për negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, dhe ai ka qenë i përfshirë nga afër në këtë proces. Në mandatin e parë të Trumpit, më saktësisht më 2020, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve ekonomike – e njohur si Marrëveshja e Uashingtonit – e cila nuk është zbatuar kurrë në tërësi. Vetë Trump i ka përmendur Kosovën dhe Serbinë në disa raste në javët e fundit, duke thënë se ka parandaluar një konflikt mes tyre, por pa ofruar hollësi për periudhën kohore.

“Serbia, e dini, po përgatitej për luftë, me një grup që as nuk do ta përmend, sepse nuk ndodhi. Ne arritëm ta parandalonim, por kam një mik në Serbi që tha se do të shkojë përsëri në luftë. Nuk do të them se është Kosova, por është Kosova. Ata po përgatiteshin për një luftë serioze, ne e parandaluam. E parandaluam për tregti. Ata donin të tregtonin me Shtetet e Bashkuara. Unë thashë: ne nuk tregtojmë me ata që luftojnë”, ka deklaruar Trump më 29 qershor.

Radio Evropa e Lirë e ka kontaktuar Shtëpinë e Bardhë për sqarim lidhur me këto deklarata, por nuk ka marrë përgjigje. Përgjigje nuk ka nisur as Qeveria në detyrë e Kosovës, kur është pyetur se për çfarë lloj përshkallëzimi të situatës bëhet fjalë. Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Ballkani Perëndimor vazhdon të ketë rëndësi strategjike për aleancën dhe ajo është e përkushtuar për stabilitet rajonal.

Megjithatë, KFOR-i nuk ka dashur t’i komentojë deklaratat e fundit të Osmanit dhe Trumpit, duke thënë se për to duhet referuar te institucionet e Kosovës dhe ato të SHBA-së.

Pas deklaratave të Grenellit, Osmani ka paralajmëruar konferencë për media, menjëherë pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara në Kosovë, në ditët në vazhdim. Edhe autoritetet serbe kanë thënë se presidentja Osmani po e akuzon rrejshëm Serbinë dhe që po manipulon me fjalët e Trumpit.

“Fatkeqësisht, duket se manipulimet dhe fabrikimet janë mënyra e vetme që Osmani dhe Prishtina të marrin vëmendjen e Uashingtonit”, ka shkruar ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq përmes një postimi në X.

Deklaratat e Osmanit i ka hedhur poshtë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, më 12 korrik.

“Nuk e kemi angazhuar asnjë ushtar, nuk e kemi nisur asnjë makineri, as nuk na shkon mendja, ne duam të punojmë, të ndërtojmë”.

Këto deklarata vijnë në një kohë kur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë mbeten të larta, sidomos në veri të Kosovës, ku shumica e popullsisë është serbe. Përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës ka kulmuar në shtator të vitit 2023 kur një grup i armatosur serbësh, i udhëhequr nga Millan Radoiçiç – ish-nënkryetar i Listës Serbe – e ka sulmuar Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë dhe ka vrarë një rreshter policie. Kosova e ka përshkruar sulmin si terrorist dhe e ka akuzuar Serbinë se qëndron pas tij – gjë të cilën Beogradi zyrtar e ka mohuar./REL

The post Akuzat e ashpra nga Grenell, presidentja Osmani njofton konferencë për media pas kthimit nga SHBA appeared first on Albeu.com.

Grenell Osmanit: Të të vijë turp! I dërguari special, akuza presidentes për manipulim të deklaratave të Trump

By: Re Nato
13 July 2025 at 20:22

Përplasja e deklaratave mes presidentes Vjosa Osmani dhe Richard Grenell ka rikthyer në vëmendje edhe njëherë raportet e tensionuara në marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Grenell, i cili ka shërbyer si i dërguar i posaçëm i presidentit Trump për dialogun Kosovë–Serbi, ka akuzuar Osmanin për manipulim të deklaratave të presidentit amerikan.

Përmes një postimi në platformën X, ai u shpreh se Osmani po deformon faktet ku pretendonte se Trump kishte parandaluar një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në javët e fundit.

“Donald Trump është nominuar për Çmimin Nobel për përpjekjet e tij për paqe dhe normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë më 2019 dhe 2020. Osmani nuk ka qenë pjesë e asaj marrëveshjeje. Të thuash që ka ndodhur diçka e re tani, është absurde.”

Deklarata e Osmanit është bërë gjatë një vizite të saj në Shtetet e Bashkuara, ku ajo përmendi ndërhyrjen e Trumpit për të parandaluar një konflikt të mundshëm rajonal.

Pas kritikave të Grenellit, Vjosa Osmani pritet të mbajë një konferencë për mediat sapo të kthehet në Kosovë.

Reagime kanë ardhur edhe nga autoritetet serbe, të cilat e akuzojnë presidenten Osmani për manipulim të qëllimshëm.

Kjo deklarate e nje prej njerezve me te afert te presidentit Trump tregon edhe njehere marrdheniet e krisura mes Prishtines dhe Washingtonit Zyrtar, si pasoje e veprimeve te njeanshme te Qeverise se Kosoves./abcnews.al

Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit

By: M C
13 July 2025 at 21:45

Richard Grenell, i dërguari i presidentit amerikan për Misione të Posaçme, e ka kritikuar të dielën presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për siç ka thënë, “manipulimin e fjalëve” të presidentit amerikan, Donald Trump.

Ai i është referuar një deklarate të Osmanit, të bërë më herët gjatë javës në Uashington, përgjatë së cilës i ka konfirmuar deklaratat e presidentit Trump se ai e ka parandaluar një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë “në javët e fundit”.

“Donald Trump është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe për punën e tij për paqe dhe normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë më 2019 dhe 2020 përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Uashingtonit në Zyrën Ovale. Osmani nuk ka qenë pjesë e asaj marrëveshjeje. Pretendimi që ka pasur diçka të re është absurde”, ka thënë Grenell përmes një postimi në X.

Në nëntor të vitit 2019, Grenell ishte emëruar nga Trump si i dërguari i posaçëm për negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, dhe ai ka qenë i përfshirë nga afër në këtë proces.

Në mandatin e parë të Trumpit, më saktësisht më 2020, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve ekonomike – e njohur si Marrëveshja e Uashingtonit – e cila nuk është zbatuar kurrë në tërësi.

Vetë Trump i ka përmendur Kosovën dhe Serbinë në disa raste në javët e fundit, duke thënë se ka parandaluar një konflikt mes tyre, por pa ofruar hollësi për periudhën kohore.

“Serbia, e dini, po përgatitej për luftë, me një grup që as nuk do ta përmend, sepse nuk ndodhi. Ne arritëm ta parandalonim, por kam një mik në Serbi që tha se do të shkojë përsëri në luftë. Nuk do të them se është Kosova, por është Kosova. Ata po përgatiteshin për një luftë serioze, ne e parandaluam. E parandaluam për tregti. Ata donin të tregtonin me Shtetet e Bashkuara. Unë thashë: ne nuk tregtojmë me ata që luftojnë”, ka deklaruar Trump më 29 qershor.

Radio Evropa e Lirë e ka kontaktuar Shtëpinë e Bardhë për sqarim lidhur me këto deklarata, por nuk ka marrë përgjigje.

Përgjigje nuk ka nisur as Qeveria në detyrë e Kosovës, kur është pyetur se për çfarë lloj përshkallëzimi të situatës bëhet fjalë.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Ballkani Perëndimor vazhdon të ketë rëndësi strategjike për aleancën dhe ajo është e përkushtuar për stabilitet rajonal.

Megjithatë, KFOR-i nuk ka dashur t’i komentojë deklaratat e fundit të Osmanit dhe Trumpit, duke thënë se për to duhet referuar te institucionet e Kosovës dhe ato të SHBA-së.

Pas deklaratave të Grenellit, Osmani ka paralajmëruar konferencë për media, menjëherë pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara në Kosovë, në ditët në vazhdim.

Edhe autoritetet serbe kanë thënë se presidentja Osmani po e akuzon rrejshëm Serbinë dhe që po manipulon me fjalët e Trumpit.

“Fatkeqësisht, duket se manipulimet dhe fabrikimet janë mënyra e vetme që Osmani dhe Prishtina të marrin vëmendjen e Uashingtonit”, ka shkruar ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq përmes një postimi në X.

Deklaratat e Osmanit i ka hedhur poshtë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, më 12 korrik.

“Nuk e kemi angazhuar asnjë ushtar, nuk e kemi nisur asnjë makineri, as nuk na shkon mendja, ne duam të punojmë, të ndërtojmë”.

Këto deklarata vijnë në një kohë kur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë mbeten të larta, sidomos në veri të Kosovës, ku shumica e popullsisë është serbe.

Përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës ka kulmuar në shtator të vitit 2023 kur një grup i armatosur serbësh, i udhëhequr nga Millan Radoiçiq – ish-nënkryetar i Listës Serbe – e ka sulmuar Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë dhe ka vrarë një rreshter policie.

Kosova e ka përshkruar sulmin si terrorist dhe e ka akuzuar Serbinë se qëndron pas tij – gjë të cilën Beogradi zyrtar e ka mohuar./REL

The post Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit appeared first on Albeu.com.

“Presion, dorëheqje dhe hetim penal”/ NYT: Projekti i familjes Trump trazon Serbinë

10 June 2025 at 13:24

Gjatë vitit të shkuar, familja Trump është parë duke firmosur marrëveshje për pasuri të patundshme në të gjithë botën, shpesh duke përfshirë qeveritë ndërkombëtare dhe ngritur një mori shqetësimesh etike. Por vetëm një prej tyre ka shkuar drejt një hetimi publik penal ndaj zyrtarëve vendas. Kjo ndodhi pasi një grup ruajtësish kulturorë në Serbi kundërshtuan […]

The post “Presion, dorëheqje dhe hetim penal”/ NYT: Projekti i familjes Trump trazon Serbinë appeared first on BoldNews.al.

OVL-UÇK i shkruan Grenellit: Gjykata Speciale nuk po sjell drejtësi, është një gjyq i montuar

18 May 2025 at 17:12

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) i është drejtuar me një letër publike Ambasadorit Richard Grenell, i Dërguar i Posaçëm i Presidentit Donald Trump për Misione të Veçanta, duke ngritur shqetësime serioze lidhur me drejtësinë dhe funksionimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Në letrën e tyre, veteranët shprehin zhgënjimin se gjykata që fillimisht ishte menduar të sillte drejtësi, është shndërruar në një mjet politik për ndëshkim dhe heshtje të atyre që, sipas tyre, e sollën paqen dhe e mbrojtën lirinë.

“Presidenti Trump, administrata e tij dhe ju personalisht e kuptuat atë që bota e kishte harruar: liria nuk dhurohet. Liria fitohet. Dhe mbi të gjitha, liria mbrohet”, thuhet në letrën e veteranëve.

Ata kujtojnë sakrificën e UÇK-së në luftën kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit dhe përkushtimin e tyre pas luftës për ndërtimin e një Kosove demokratike, duke shtuar se e kanë përqafuar drejtësinë ndërkombëtare, përfshirë Tribunalin e Hagës, por sipas tyre, “Dhomat e Specializuara nuk janë drejtësi, janë një gjueti shtrigash”.

“Kur drejtësia uzurpohet nga elitat politike, ajo kthehet në mjet për të heshtur patriotët. Kjo gjykatë është bërë pikërisht kjo – një vegël për të heshtur ata që sollën paqen, që ndalën gjenocidin, që mbrojtën lirinë”.

OVL-UÇK aludon se ngritja e aktakuzave nga një prokuror i korruptuar kishte qëllim të sabotonte iniciativën për paqe të Presidentit Trump gjatë mandatit të tij të parë. Ata kërkojnë mbylljen e kësaj gjykate dhe një hetim të pavarur rreth funksionimit dhe shpenzimeve të saj.

“Taksa-paguesit amerikanë nuk kanë investuar në një gjykatë që shkel vlerat e drejtësisë dhe lirisë për të cilat vetë Amerika qëndron. Kjo është një turp për drejtësinë amerikane”, thuhet më tej në letër.

Me tone emocionale, letra mbyllet me një thirrje të fuqishme: “Nëse liria ka ende kuptim, nëse drejtësia nuk është thjesht një fjalë, por një parim – kjo nuk mund të lejohet të vazhdojë. Ne luftuam kundër Millosheviqit për ta ndalur këtë lloj abuzimi. Dhe do të flasim sërish. Kjo nuk është thjesht një thirrje për ndihmë, por një thirrje për të mbrojtur lirinë, sërish”./Telegrafi/

The post OVL-UÇK i shkruan Grenellit: Gjykata Speciale nuk po sjell drejtësi, është një gjyq i montuar appeared first on Telegrafi.

New York Times: Hije skandali mbi projektin e hotelit të dhëndrit të Trump në Serbi 

By: user 2
16 May 2025 at 06:08

Nga Eric Lipton dhe Pavle Kosic

Projekti luksoz hotelier prej 500 milionë dollarësh i familjes Trump në Serbi, i planifikuar të ndërtohet mbi rrënojat e një ndërtese të bombarduar të Ministrisë së Mbrojtjes, është përballur me një ndërlikim të turpshëm.

Një dokument kyç, në të cilin është mbështetur qeveria serbe për të realizuar këtë marrëveshje, është falsifikuar, kanë thënë këtë javë zyrtarët atje.

Jared Kushner, dhëndri i Presidentit Trump, dhe partnerët e tij të biznesit planifikojnë të ndërtojnë një kompleks luksoz banimi dhe tregtar në vendin ku gjendet prej kohësh e braktisur ndërtesa, e cila do të përfshijë një Trump International Hotel — të parin në Evropë.

Media greke: Nga Shqipëria në Gaza, ja megaprojektet e Jared Kushner

Drejtuesi i agjencisë serbe përgjegjëse për mbrojtjen e monumenteve kulturore ka pranuar përpara autoriteteve se ka falsifikuar një dokument qeveritar që lejonte prishjen e ish-selisë së Ministrisë së Mbrojtjes së Jugosllavisë në Beograd dhe ndërtimin e hotelit Trump.

Projekti mori miratim të përkohshëm nga qeveria serbe vitin e kaluar, madje përpara se qeveria të ndërmerrte hapin zyrtar për të hequr statusin e mbrojtjes historike nga kompleksi i ish-Ministrisë së Mbrojtjes, i cili u dëmtua rëndë gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999.

Kushner investitor strategjik/ Mediat e huaja: A po kërkon Rama vëmendjen e Trump?

Zyrtarët serbë thonë se drejtori i agjencisë, Goran Vasic, ka fabrikuar një opinion ekspertësh për të justifikuar vendimin e qeverisë për të hequr statusin e trashëgimisë kulturore nga objekti.

“Vasic falsifikoi një propozim për vendim që hiqte statusin e pronës kulturore”, thuhet në një deklaratë të Zyrës së Prokurorit për Krimin e Organizuar. “Goran Vasic i shkaktoi dëm trashëgimisë kulturore të Republikës së Serbisë.”

Dokumenti i falsifikuar shërbeu si baza ligjore për heqjen e mbrojtjes së kompleksit. Z. Vasic, i cili shërben si drejtor i përkohshëm i Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës që nga qershori, tani përballet me akuza për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare.

Demokratët në SHBA kërkojnë hetimin e Kushner për marrëdhëniet me Ramën dhe Vuçiçin

Affinity Partners, kompania e zotëruar nga z. Kushner, tha në një deklaratë se nuk ka pasur asnjë rol në rishikimin e statusit kulturor të vendit ku do ndërtohet. Punimet në vend nuk kanë filluar ende dhe fati i projektit tani është i paqartë, sipas kompanisë.

“Sot mësuam nga raportimet e medias se një ish-zyrtar i qeverisë serbe, pa asnjë lidhje me firmën tonë, dyshohet se ka falsifikuar dokumente që lidhen me statusin e mbrojtjes së projektit në Sheshin e Beogradit,” thuhej në deklaratë. “Ne do ta shqyrtojmë këtë çështje dhe do të vendosim për hapat e ardhshëm.”

Në Serbi, mundësia e shembjes së kompleksit historik duke u zëvendësuar me një hotel luksoz nga i cili përfiton presidenti amerikan ka shkaktuar zemërim.

Projektet në Shqipëri dhe Serbi/ Kushner u përgjigjet kritikave: Kam zbatuar ligjin

Liderët e opozitës në Parlamentin e Serbisë po e përdorin pranimin e falsifikimit si provë që familjet Trump dhe Kushner kanë siguruar një marrëveshje të favorshme në mënyrë të padrejtë.

Eric Lipton raportoi nga Uashingtoni, dhe Pavle Kosic nga Beogradi, Serbi/Përgatiti Lapsi.al

The post New York Times: Hije skandali mbi projektin e hotelit të dhëndrit të Trump në Serbi  appeared first on Lapsi.al.

Vuçiç ndërpreu vizitën në SHBA, reagon Grenell

3 May 2025 at 09:47

Ish-emisari për dialogun Kosovë-Serbi i cili tashmë në Administratën e re Trump është angazhuar në kapacitete të reja, Richard Grenell, ka reaguar pasi presidenti serb, Aleksander Vuçiq, ka ndërprerë vizitën e tij në SHBA.

Arsyeja e anulimit të kësaj vizite mësohet se ka ardhur për shkak të gjendjes shëndetësore jo të mirë të Vuçiç. Ky i fundit kishte paralajmëruar se gjatë këtij qëndrimi në SHBA do të takohej me presidentin e SHBA, Donald Trump.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është ndjerë papritur keq në orët e para të pasdites, pas së cilës ka kërkuar ndihmë mjekësore. Pas ekzaminimit, ai ka vendosur të kthehet në Serbi.

Grenell ka thënë se i uron më të mirat presidentit serb dhe se i vjen keq që u humb mundësia për t’u takuar.

“Duke dërguar më të mirën tonë. Më vjen keq që të kam humbur, por shpresoj që gjithçka të jetë në rregull”, shkruan Grenell.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vuçiç ndërpreu vizitën në SHBA, reagon Grenell appeared first on Euronews Albania.

Richard Grenell ndër emrat e lakuar për të zëvendësuar Mike Waltz

By: Mirgen
1 May 2025 at 22:58

Michel Waltz u shkarkua këtë të enjte nga pozicioni i tij si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka postuar në Truth Social, duke njoftuar se do ta nominojë Waltz-in për të qenë “ambasadorin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara”. Ric Grenell ka një karrierë më […]

The post Richard Grenell ndër emrat e lakuar për të zëvendësuar Mike Waltz appeared first on BoldNews.al.

Richard Grenell, kandidat për Këshilltar të Sigurisë Kombëtare të Trump

By: user 6
1 May 2025 at 23:08

Presidenti i SHBA-së Donald Trump shkarkoi këtë të enjte Mike Waltz nga pozicioni i tij si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare. Trump njoftoi se do ta emëronte Waltz si ambasador të tij në Kombet e Bashkuara, megjithëse Trump nuk dha ndonjë afat se kur do të ndodhë lëvizja.

Waltz është largimi i parë i nivelit të lartë në administratën e dytë të Trump. Deri më tani ai i kishte rezistuar presionit për të shkarkuar ndonjë zyrtar të kabinetit apo këshilltarë të tjerë të lartë.

Trump tha se Sekretari i Shtetit Marco Rubio do të shërbejë si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare në ndërkohë. Është e paqartë se kush do të marrë përsipër drejtimin e përhershëm të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, një institucion me mjaft ndikim te Presidenti.

Politico shkruan se aktualisht, një emër kryesor që qarkullon është i dërguari special i Trump, Steve Witkoff, i cili po drejton negociatat me Rusinë, Iranin dhe Hamasin në Gaza. Kandidatë të tjerë të mundshëm janë shefi i politikave të Trump, Stephen Miller, drejtori i lartë të NSC për kundërterrorizmin, Sebastian Gorka dhe i dërguari i Trump për misione speciale, Richard Grenell.

Edhe zv.këshilltari i sigurisë kombëtare, Alex Wong, pritet gjithashtu të largohet. Largimi i Waltz trondit ekipin e sigurisë kombëtare të goditur nga pas skandalit të bisedës në “Signal”, grup që e kishte krijuar ai duke përfshi9rë gabimisht edhe një gazetar. ©LAPSI.al

The post Richard Grenell, kandidat për Këshilltar të Sigurisë Kombëtare të Trump appeared first on Lapsi.al.

Richard Grenell ndër emrat e lakuar për të zëvendësuar Mike Waltz

1 May 2025 at 22:38

Michel Waltz u shkarkua këtë të enjte nga pozicioni i tij si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka postuar në Truth Social, duke njoftuar se do ta nominojë Waltz-in për të qenë “ambasadorin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara”.

Marco Rubio u emërua nga Trump si zëvendësues i përkohshëm për Waltz, ndërsa në mediat amerikane po qarkullojnë edhe dy emra të tjerë të cilët janë kandidat të mundshëm për zëvendësimin e tij, ndër të cilët edhe i dërguari amerikan për misione të posaçme Richard Grenell.

Ric Grenell ka një karrierë më të gjatë diplomatike. Në mandatin e parë të Trump, ai shërbeu si ambasador i SHBA-së në Gjermani dhe më vonë si drejtor në detyrë i inteligjencës kombëtare, një rol i profilit të lartë në sigurinë kombëtare. Këtë herë, Trump e ka dërguar atë për të negociuar me Venezuelën mbi kthimin e migrantëve që erdhën në Amerikë dhe kthimin e qytetarëve amerikanë të mbajtur në vend.

Një tjetër emër që po përflitet për zëvendësimin e Waltz është Steve Witkoff, zhvilluesi i pasurive të paluajtshme dhe aleat i Trump, i cili aktualisht është i Dërguari Special i SHBA-së në Lindjen e Mesme, si një zëvendësim të mundshëm. Edhe pse më parë nuk kishte përvojë diplomatike, Trump e emëroi atë për të negociuar një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit dhe e dërgoi në Rusi për të shërbyer si i dërguari i tij personal te Vladimir Putin.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Richard Grenell ndër emrat e lakuar për të zëvendësuar Mike Waltz appeared first on Euronews Albania.

Witkoff favorit, përmendet edhe Grenell si kandidat për këshilltar të Trumpit për Siguri Kombëtare

1 May 2025 at 22:37

Donald Trump ka shkarkuar këshilltarin për Sigurinë Kombëtare, Mike Waltz, dhe në mediat amerikane tashmë janë shfaqur emrat e kandidatëve që mund ta zëvendësojnë ish-ushtrakun.

Sipas shkrimit të Politico, ndër kandidatët është edhe ish-i dërguari i posaçëm i Trumpit për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell.

Grenell është padyshim një emër i njohur në Ballkanin Perëndimor. Ai shpesh komenton zhvillimet në Kosovë dhe serbi.

Njihet gjithashtu për mbështetjen ndaj regjimit të Aleksandar Vuçiqit, presidentit të Serbisë, por edhe ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe për kritikat e shpeshta ndaj kryeministrit të tanishëm të Kosovës, Albin Kurti.

Steve Witkoff dhe Donald Trump

Përveç Grenellit, kandidat për pozitën e Waltzit është edhe Steve Witkoff, të cilin Trump fillimisht e emëroi si të dërguar të posaçëm për Lindjen e Mesme, e më pas për zgjidhjen e konfliktit ruso-ukrainas.

Witkoff njihet për qëndrimet pro-ruse, si dhe për idenë që lufta të përfundojë duke përmbushur të gjitha kushtet që presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka vënë Ukrainës dhe SHBA-së.

Ndër kandidatët e tjerë dallohen zëvendësshefi i kabinetit të Trumpit, Stephen Miller, i njohur për qëndrimet mjaft radikale të djathta që shpesh i shpreh në rrjetet sociale, si dhe Sebastian Gorka, ekspert për sigurinë kombëtare.

Kujtojmë se Waltz është shkarkuar për shkak të një sërë skandalesh dhe gafash, dhe i pari ndër to ishte një bisedë në grup në aplikacionin Signal, ku ai gabimisht kishte shtuar gazetarin e The Atlantic, Jeffrey Goldberg.

Fillimisht Trump e kishte mbështetur Waltzin, por duket se përmasat e këtij skandali ia kushtuan atij vendin në administratë. /Telegrafi/

The post Witkoff favorit, përmendet edhe Grenell si kandidat për këshilltar të Trumpit për Siguri Kombëtare appeared first on Telegrafi.

Djali i presidentit Trump dhe Grenell i përgënjeshtruan lajmin, reagon Alfred Lela: Është portali i një nënshtetasi amerikan, nuk ishte nga burimet e mia

By: M C
28 April 2025 at 20:41

Drejtori i zyrës së shtypit të Partisë Demokratike, Alfred Lela ka reguar lidhur me replikat e shkëmbyera ditën e sotme me të dërguarin special të presidentit Donald Trump, por dhe me djalin e tij, Trump Junior pas një lajmi të publikuar në portalin në portal nga Lela.

Sipas artikullit të publikuar, Grenell është përpjekur që të përfshijë në agjendën e djalit të presidentit Trump edhe një vizitë në Tiranë ku të takonte kryeministrin Edi Rama.

Alfed Lela ka sqaruar për “Top Neës” se portali është në pronësi të një nënshtetasi amerikan dhe se ishte i marrë nga një tjetër portal që ka qenë dhe i cituar në fund të artikullit. Më tej ai ka vijuar të thotë se nuk ka qenë produkt i tij dhe se e ka fshirë menjëherë pas reagimit në rrjete sociale të Grenell.

“Lajmi është marrë nga një portal tjetër, i cituar. Kjo është historia. Z.Grenell nuk i njeh portalet në Shqipëri. Nuk e ka parë postimin në fund. Duke njohur politikën kaq më shumë. Është portali i një nënshteasi amerikan në Tiranë, këto janë arsyet pse ka reaguar Grenell.

Ka qenë një lajm i portalit në të cilin flitej për përpjekjet e Ramës për të patur akses te administrata Trump duke përdorur edhe lidhjet që ka Grenell me Shtëpinë e Bardhë. Më kishte bërë tag në Tëitter, unë e pashë, e vlerësova si të drejtë shqetësimin e tij.

Nuk mund të bëja gjë tjetër veçse të isha etik dhe ta hiqja, se nuk ishin burimet e mia. Unë e heq se produkti nuk ishte i imi. Unë e kisha marrë duke e cituar burimin”-tha Lela.

The post Djali i presidentit Trump dhe Grenell i përgënjeshtruan lajmin, reagon Alfred Lela: Është portali i një nënshtetasi amerikan, nuk ishte nga burimet e mia appeared first on Albeu.com.

Grenell paralajmëron PD: Mos gënjeni! “Artikulli në portalin e zëdhënësit Lela, i pavërtetë”

By: Re Nato
28 April 2025 at 16:17

I dërguari i Presidentit Donald Trump për misionet speciale, Richard Grenell ka deklaruar se zëdhënësi i PD, Alfred Lela ka publikuar në portalin e tij, një lajm të pavërtetë.

Sipas lajmit të publikuar nga Lela, Grenell është përpjekur që të përfshijë në agjendën e djalit të presidentit Trump edhe një vizitë në Tiranë ku të takonte kryeministrin Edi Rama.

“I dashur Alfred Lela, e kuptoj që jeni disa ditë larg një zgjedhjeje të rëndësishme. E kuptoj që emocionet janë të larta. Zgjedhjet tuaja i kam parë në heshtje, sepse Shqipëria është një aleate e rëndësishme dhe e besuar e Amerikës në NATO (dhe një nga vendet e mia të preferuara për të vizituar dhe për të pushuar). Por kjo histori nga media juaj është një gënjeshtër TOTALE. Duhet të korrigjohet menjëherë dhe të hiqet nëse ju interesojnë faktet”, ka shkruar Grenell.

Dear @AlfredLela,

I realize you are days away from an important election. I understand emotions are high. I have watched your election silently from the sidelines because Albania is an important and trusted NATO ally of America (and one of my favorite countries to visit &… pic.twitter.com/kKPWaw9uIj

— Richard Grenell (@RichardGrenell) April 28, 2025

Në përditësim…

Loboi që djali i Trump të takohej me Ramën? Trump Jr. shpërndan përgjigjen e Grenell për Alfred Lelën: Gënjeshtër! Fshije lajmin

By: M C
28 April 2025 at 17:09

Richard Grenell, i dërguari i Presidentit Donald Trump për misionet speciale është përfshirë në një debat me drejtorin e zyrës së shtypit të PD, Alfred Lela lidhur me një shkrim ku Grenell konsiderohet si lobist i padeklaruar i kryeministrit Edi Rama.

Sipas një lajmi të publikuar edhe online Grenell është përpjekur që të përfshijë në axhendën e djalit të presidentit Trump, Donald Trump Jr., edhe një vizitë në tiranë ku të takonte kryeministrin Rama.

Grenell ka zgjedhur të reagojë në rrjetet sociale ku ka bashkëngjitur edhe shkrimin si dhe duke i kërkuar Lelës që ta përgënjeshtrojë atë pasi nuk ka asnjë të vërtetë. Postimin e Grenell e ka shpërndarë edhe vetë djali i Trump.

“I dashur Alfred Lela, e kuptoj që jeni disa ditë larg një zgjedhjeje të rëndësishme. E kuptoj që emocionet janë të larta. Zgjedhjet tuaja i kam parë në heshtje, sepse Shqipëria është një aleate e rëndësishme dhe e besuar e Amerikës në NATO (dhe një nga vendet e mia të preferuara për të vizituar dhe për të pushuar). Por kjo histori nga media juaj është një gënjeshtër TOTALE. Duhet të korrigjohet menjëherë dhe të hiqet nëse ju interesojnë faktet”, ka shkruar Grenell.

Djali i presidentit Trump vizitoi pak ditë më parë Beogradin ku u takua me Presidentin Vuçiç.

The post Loboi që djali i Trump të takohej me Ramën? Trump Jr. shpërndan përgjigjen e Grenell për Alfred Lelën: Gënjeshtër! Fshije lajmin appeared first on Albeu.com.

Kurti merret me orientimin seksual të Grenellit gjatë intervistimit prej komedianëve rusë

By: xhir jeta
26 March 2025 at 16:05

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, raportohet të ketë rënë pre e mashtrimit të dy komedianëve rusë “Vovan & Lexus”, të cilët e publikuan një video në kanalin e tyre në Youtube.

Në videon e publikuar në kanalin e tyre në Youtube, “Vovan & Lexus” iu kanë paraqitur Kurtit si presidenti i Letonisë.

Kurti dëgjohet teksa ankohet se ndaj tij ka pasur luftë hibride dhe se sipas tij, kjo ka ardhur nga Serbia e Rusia, teksa akuza ka hedhur edhe ndaj opozitës.

Ai më tej dëgjohet duke folur edhe për ish-emisarin special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenellin, duke thënë se ishte instrument në rrëzimin e qeverisë së tij të parë.

“Ai ishte instrument në rrëzimin e qeverisë sime të parë. Isha e vetmja qeveri që u rrëzova në pandemi. Ai ka fituar një çmim të madh në Beograd si diplomat dhe nuk është në rregull që ta marrësh atë çmim nga një vend autoritar”, dëgjohet duke thënë Kurti, njofton Klankosova.tv.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është mashtruar nga komedianët rusë, të njohur si “Vovan & Lexus” të cilët iu paraqitën atij si presidenti i Letonisë.

Gjatë bisedës me “presidentin letonez”, Kurti ka folur për orientimin seksual të ish-emisarit special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenellin, duke thënë se “ai tani ka një punë të re, puna e tij me Institutin Kenedi, që ka të bëjë me vlerat e ShBA-së”.

“Presidenti Trump e vuri atë përballë LGTBQ, edhe pse ai është vet gej, pra Grenelli është gej”.

Ndërsa, komedianët rusë tallen me Kurtin, duke pretenduar se janë presidenti letonez e duke i thënë se “a e dini se edhe unë jam gej?”.

Këtu, Kurti vihet në siklet, duke iu përgjigjur se “jo nuk e dija”./klankosova

Grenell: Le të jemi të qartë, kokat bërthamore ishin ruse, jo ukrainase

26 March 2025 at 08:48

I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për misionet speciale Richard Grenell, ka deklaruar se armët bërthamore që mbetën në territorin ukrainas pas rënies së BRSS, i përkisnin Rusisë dhe pretendoi se ky ishte një “fakt i pakëndshëm”.

“Le të jemi të qartë në lidhje me Memorandumin e Budapestit: koka bërthamore ishin të Rusisë dhe ishin mbetje. Ukraina ia ktheu armët bërthamore Rusisë. Ato nuk ishin të Ukrainës. Ky është një fakt i pakëndshëm”, ka shkruar Grenell në X.

Steven Pifer, ish-ambasador i SHBA-së në Ukrainë dhe ekspert i armëve bërthamore, u përgjigj duke deklaruar se Grenell e ka “gabuar plotësisht”, transmeton Telegrafi.

“Kam ndihmuar në negocimin e Memorandumit të Budapestit. Grenell e ka krejtësisht gabim. Kokat bërthamore në Ukrainë ishin ish-sovjetike, jo ruse. ICBM [raketat balistike ndërkontinentale] dhe bombarduesit u eliminuan në Ukrainë, përveç numrit të vogël të dërguar në Rusi për lehtësimin e borxhit”, shtoi ai.

Pifer theksoi se Ukraina kishte vendosur të dërgonte kokat bërthamore në Rusi për çmontim, kryesisht sepse Moska ishte zotuar të respektonte sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe të mos përdorte forcë kundër Ukrainës.

Ai e këshilloi Grenellin të lexon historinë e plotë.

Më parë, ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton shprehu keqardhjen për rolin e tij në çarmatimin bërthamor të Ukrainës në vitet e 90-ta, duke sugjeruar se përndryshe Rusia mund të mos kishte nisur pushtimin në shkallë të plotë.

Në janar 1994, Clinton nënshkroi një marrëveshje trepalëshe me presidentët e atëhershëm të Rusisë dhe Ukrainës, Boris Yeltsin dhe Leonid Kravchuk, për eliminimin e arsenalit të armëve strategjike bërthamore që mbetën në territorin ukrainas pas rënies së BRSS.

Në dhjetor të të njëjtit vit, Shtetet e Bashkuara iu bashkuan gjithashtu Memorandumit të Budapestit, i cili përcaktonte detyrimin e Rusisë për të respektuar integritetin territorial të Ukrainës. /Telegrafi/

 

The post Grenell: Le të jemi të qartë, kokat bërthamore ishin ruse, jo ukrainase appeared first on Telegrafi.

❌
❌