Ardon Jashari vijon stërvitjet me Club Brugge – negociatat me Milanin kanë ngecur
Mesfushori shqiptar, Ardon Jashari, objektivi kryesor i Milanit për verën, është rikthyer në mëngjes në stërvitje me Club Brugge, pasi negociatat për kalimin e tij në ‘San Siro’ janë bllokuar.
Jashari kishte munguar në një ndeshje miqësore javën e kaluar, me shpresën se klubet do të arrinin një marrëveshje.
Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka konfirmuar se mesfushori dëshiron të bashkohet me kuqezinjtë, por çështja kryesore mbetet çmimi i transferimit, ende pa marrëveshje mes klubesh.
Sipas mediumit belg HLN, Jashari është rikthyer në stërvitje me skuadrën, ndërsa dialogjet mbi vlerën financiare nuk kanë përfunduar.
Sipas raportimeve, Fabrizio Romano vërtetoi se lojtari ka refuzuar oferta nga Nottingham Forest dhe West Ham për t’i dhënë prioritet Milanit.
Kujtojmë se Milani deri më tash ka bërë disa përforcime ku dy prej tyre kanë ardhur në mesfushë.
‘Rossonerëve’ tashmë i është bashkuar dyshja Samuele Ricci (Torino) dhe Luka Modric i cili u transferua falas pas skadimit të kontratës tek Real Madridi./Telegrafi/
The post Ardon Jashari vijon stërvitjet me Club Brugge – negociatat me Milanin kanë ngecur appeared first on Telegrafi.