Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 July 2025Main stream

Ambasada e SHBA: Bashkëpunim mes organeve të rendit dhe drejtësisë kundër trafikimit të qenieve njerëzore

By: redi
23 July 2025 at 17:28

Ambasada e Amerikës në Tiranë, informon se lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore, mbetet një sfidë globale e nxitur nga krimi i organizuar dhe emigracioni i paligjshëm. Në konferencën përmbyllëse të projektit “Të Drejtat e Viktimave Nuk Kanë Çmim”, mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, shefja e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun, McKenzie Louw, së bashku me zbatuesin e…

Source

Apeli vë vulën, dënohet “Rrumi i Shijakut”

By: redi
23 July 2025 at 17:21

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Aleksandër Lahon, i njohur si “Rrumi i Shijakut”, duke e shpallur fajtor për korrupsion aktiv ndaj funksionarëve publikë. Laho u dënua me 3 vite burg, por përfitoi ulje prej 1/3 për gjykim të shkurtuar, duke u dënuar përfundimisht me 2 vite burg.

Source

FOTO/ Avioni rrëzohet në autostradë dhe shpërthen në flakë

By: redi
23 July 2025 at 17:10

Një avion i vogël është rrëzuar në njërën nga dy korsitë e autostradës Ospitaletto-Montichiari, e njohur si Corda Moll në provincën e Brescias janë publikuar në mediat sociale. Aksidenti ku mbetën të vdekur mes flakëve çifti nga Milano Sergio Ravaglia dhe Anna Maria De Stefano u regjistrua mëngjesin e djeshëm dhe mrekullisht shpëtoi nga përplasja një 56-vjeçar, i cili udhëtonte me automjetin e…

Source

Drejtori i Policisë, Ilir Proda takim me homologun turk. Flitet për forcim të bashkëpunimit

By: redi
23 July 2025 at 16:49

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda zhvilloi një vizitë zyrtare në Policinë turke në Stamboll. Delegacioni shqiptar u prit në një takim miqësor dhe të ngrohtë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë turke, Guvernatori Mahmut Demirtaş. Ky i fundit e përgëzoi Prodën për frymën e re të bashkëpunimit dhe vendosmërinë për të forcuar më tej marrëdhëniet me partnerët dhe me agjencitë…

Source

Rradhë kilometrike në kufirin Shqipëri-Kosovë, merret një masë kufizuese që ndalon qarkullimin e mjeteve

By: redi
23 July 2025 at 16:39

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e Kosovës ka marrë një masë kufizuese që ndalon qarkullimin e automjeteve me peshë mbi 15 tonë në rrugët kryesore të vendit, përfshirë autostradat, rrugët nacionale dhe rajonale, në orarin prej 11:00 deri në 17:00, nga data 23 korrik deri më 28 korrik 2025. Masat janë ndërmarrë për të mbrojtur infrastrukturën rrugore dhe për të…

Source

Endri Shabani: Lapaj u ankua për dajën tim, por mandatin ia kalo motrës së tij!

By: redi
23 July 2025 at 16:32

Sherreve me akuza të forta mes Lapajt dhe Shabanit, zgjidhjen e dha sot KQZ, ku mandatin e vetëm që Nisma ”Shqipëria Bëhet” mori në zgjedhjet e 11 Majit, ia kaloi partisë së Adriatik Lapajt. Endri Shabani në një reagim, thotë se Lapaj u ankua për dajën e tij, por që mandatit ia kaloi ”motrës” (vajzës së tezes). Postimi i plotë U mbars mali dhe…Njëmijë akuza. Ndërkohë sot, njeriu im më i afërt…

Source

”Regjimi Tango”, Kadilli: Të çlirojmë opozitën nga modeli identik me të pushtetit

By: redi
23 July 2025 at 16:18

Nga Fatbardh Kadilli Shkak u bë një shkrim fare kaps i një deputeti të opozitës. Nisi si një debat mbi arkitekturën mes meje dhe një miku të çmuar, mbështetës i zëshëm i Berishës dhe PD-së berishiste dhe pastaj, si profanë të mjeshtërisë së nderuar të arkiteturës dhe urbanistikës, u kthyem tek ato që dimë më mirë, punët e politikës. Miku im, si shumica fataliste e opozitës, kur nuk ka më asnjë…

Source

Kreshnik Çollaku: Ilir Alimehmeti me 19 mijë vota nuk hyn në Parlament, kandidati PSD me 2500 vota, PO!

By: redi
23 July 2025 at 16:15

Këtë të mërkurë KQZ i dha dritën jeshile rezultatit të dalë nga zgjedhjet e 11 Majit për qarkun Tiranë dhe ndarjes së mandateve. Kreshnik Çollaku në një reagim shpreh vendosmërinë e tij për atë që e quan farsë elektorale. Për të, Ilir Alimehmeti me 19 mijë vota nuk hyn në Parlament, kurse kandidati PSD me 2500 vota futet në Kuvend. ”Shikoni me çfarë Kodi Zgjedhor u zhvilluan këto zgjedhje.

Source

BE hap tjetër kapitull, Spiropali: Intensifikojmë diplomacinë parlamentare për objektivin ”Shqipëria 2030 në BE”

By: redi
23 July 2025 at 16:01

Bashkimi Europian ka ftuar Shqipërinë të hapë një tjetër kapitull të negociatave për anëtarësim. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook. Sakaq edhe kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali e ka përshëndetur këtë vendim. Ajo shkruan se Kuvendi do të intensifikojë diplomacinë parlamentare për objektivin ”Shqipëria 2030 në BE”. Postimi i plotë Ftesa e Presidencës Daneze…

Source

Apeli i Posaçëm rrëzon vendimin për Alqi Bllakon

By: redi
23 July 2025 at 15:27

Këtë të mërkurë Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur të prishë vendimin e mëparshëm për çështjen ndaj ish-deputetit të PS-së Alqi Bllako dhe të rikthejë dosjen për gjykim në një trupë tjetër brenda të njëjtës Gjykatë. Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtaret Saida Dollani (kryesuese), Miliana Muça dhe Tereza Merkaj, shqyrtoi ankimimin e paraqitur nga…

Source

Presidenti Begaj në Berat: Kuvendi i Sinjës, ngjarja historike që na thërret të jemi të bashkuar për të ardhmen

By: redi
23 July 2025 at 15:21

Presidenti Bajram Begaj ishte sot në qytetin e Beratit për të përkujtuar 113-vjetorin e Kuvendit të Sinjës, një nga ngjarjet më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare, që parapriu shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Kreu i Shtetit u prit nga kryetari në detyrë i bashkisë Berat, Ervin Ceca me të cilin diskutoi mbi projektet dhe iniciativat lokale. Në shoqërinë e autoriteteve vendore, deputetëve…

Source

Me 4 fjalë, Egli thyen heshtjen për ndarjen nga Gjesti

By: redi
23 July 2025 at 15:01

Drama Gjesti-Egli ka marrë një tjetër drejtim. Një ndarje virtuale përfundimtare mes tyre dhe ka ndezur spekulime mbi statusin real të marrëdhënies së tyre. Por Egli nuk është ndalur me kaq. Ajo ka postuar një foto ku shihet e shfaqur në bikini, e shoqëruar me një përshkrim që shumë e kanë lexuar si thumbim të drejtpërdrejtë ndaj Gjestit. ”E lirë. E dashur. E vlerësuar. E fuqishme”.

Source

Zjarret në Lurë, ministri Vengu shkon në Dibër: Zonat e banuara jashtë rrezikut, por na presin ditë të vështira

By: redi
22 July 2025 at 22:01

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi një mbledhje urgjente në Prefekturën e Dibrës në lidhje me zjarret që kanë përfshirë Parkun Kombëtar të Lurës prej 2 javësh. Ai kërkoi forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit mes të gjitha strukturave të përfshira dhe theksoi domosdoshmërinë që të përgatiten të gjitha materialet dhe mjetet e nevojshme për ndërhyrje efektive në terren.

Source

Yesterday — 22 July 2025Main stream

”Koha për t’u tërhequr matanë kufirit”, Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

By: redi
22 July 2025 at 21:40

Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit për lirimin e hapësirave publike, duke çmontuar vetë strukturat metalike të shtesës së një lokali. Kreu i qeverisë shkruan se është momenti që të respektohet hapësira e përbashkët. ”Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit të komunitetit dhe për të jetuar me biznes, pa penguar të tjerët të jetojnë në…

Source

Lapaj: Ditën që daja i Shabanit tërhoqi dorëheqjen, nisi përplasja. E mësova nga mediat

By: redi
22 July 2025 at 21:33

Adriatik Lapaj, thotë se krisja e koalicionit ”Nisma Shqipëria Bëhet” ndodhi kur daja i Endrit Shabanit vendosi të tërheqë dorëheqjen. ”Koalicioni nuk ka pasur asnjë kërcitje para zgjedhjeve për të shkuar në këtë pikë. Sigurisht që debate të vogla ka pasur. Kthesa ishte kur unë pashë në televizor që daja i Shabanit kishte dorëzuar kërkesën për të tërhequr dorëheqjen. Unë e mora vesh nga mediat.

Source

Lapaj: Familjarët në listën e mbyllur i propozoi Shabani, ai ka prerë në besë 64 mijë shqiptarë

By: redi
22 July 2025 at 21:21

Kreu i ”Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj prej ditësh është një debat virtual me ish-ortakun që u bënë bashkë në zgjedhjet e 11 Majit. Lapaj thotë se formulën me familjarët në listën e mbyllur e propozoi Endri Shabani. Ai tha se mban përgjegjësi për këtë vendimmarrje dhe u kërkoi falje mbështetësve. ”Ne kemi qenë të angazhuar për hapjen e listave kemi shkuar edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Source

Fedez dhe Chiara zyrtarisht të divorcuar

By: redi
22 July 2025 at 21:04

Çifti italian më i ndjekur në mediat sociale, nuk ekziston më madje as ligjërisht. Zyrtarisht gjithçka ka mbaruar mes Fedez dhe Chiara Ferragni-t. Gjykata e Milanos ka lëshuar një vendim të përbashkët divorci. Fedez i ndihmuar nga avokatët Pompilia Rossi, Alessandro Simeone dhe Andrea Pietrolucci, dhe Ferragni, e ndihmuar nga avokatja Daniela Missaglia, kanë nënshkruar një marrëveshje sipas së…

Source

Shuhet këngëtari legjendar, Ozzy Osbourne

By: redi
22 July 2025 at 20:55

Ikona e grupit Black Sabbath, Ozzy Osbourne është shuar në moshën 76-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga familja e tij. “Me më shumë trishtim sesa mund të shprehin fjalët, duhet të njoftojmë se Ozzy Osbourne ynë i dashur ka ndërruar jetë këtë mëngjes. Ai ishte me familjen e tij dhe i rrethuar nga dashuria. U kërkojmë të gjithëve të respektojnë privatësinë e familjes sonë në këtë kohë”…

Source

Rama poston fotot nga Korça, Parku Rinia i mbushur me qytetarë

By: redi
22 July 2025 at 20:46

Bukuritë natyrore, pozita gjeografike, mikpritja dhe traditat e bëjnë Korçën një prej destinacioneve më të frekuentuara në Shqipëri. Për shumë pushues klima është mjaft e përshtatshme për t’i ikur të nxehtit të korrikut. Parku “Rinia” është një prej alternativave kryesore për të kaluar këto ditë të nxehta vere. Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga ky park, i mbushur plot me qytetarë.

Source

VIDEO/ Zjarr i madh në Korinth, banorët urdhërohen të evakuohen

By: redi
22 July 2025 at 20:36

Një zjarr i madh ka rënë në qytetin e Korinthit në Greqi, ku autoritetet janë vënë në alarm për shkak se flakët kanë dalë jashtë kontrollit. Banorët e zonës janë urdhëruar të evakuohen dhe të braktisin shtëpinë. Mesazhe të shumta paralajmërimi kanë mbërritur në celularët e tyre, përmes numrit 112 të emergjencave. Më herët, banorët e zonave Kionia, Stymfalia dhe Matsiza u njoftuan për t’u evakuuar.

Source

❌
❌