Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 3 August 2025Main stream

Konflikti në Vlorë, cilët janë personat që qëlluan njëri-tjetrin me thikë (EMRAT)

By: Re Nato
2 August 2025 at 22:44

Kristi Konstadini dhe Indrit Halili janë dy personat e plagosur mbrëmjen e së shtunës në Vlorë.

ABC News mëson se të dy janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe janë duke iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

Ndaj tyre pritet të kryhet edhe masa e arrestit.

Në ambientet e spitalit ndodhet edhe policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Gjendja shëndetësore e të plagosurve raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al

Skandal korrupsioni në Ukrainë/ Kontrata shtetërore me çmime të fryra për dronë

By: Re Nato
2 August 2025 at 22:29

Organi mbikëqyrës antikorrupsion i Ukrainës tha të shtunën se kishte zbuluar një skemë të madhe korrupsioni që përfshinte kontrata shtetërore për blerjen e dronëve ushtarakë dhe sistemeve të bllokimit të sinjaleve me çmime të fryra.

Sipas deklaratës zyrtare të publikuar në rrjetet sociale, në këtë rast janë të përfshirë një deputet aktual, dy zyrtarë lokalë dhe një numër i paspecifikuar pjesëtarësh të Gardës Kombëtare. Katër persona janë arrestuar deri tani.

“Thelbi i skemës ishte lidhja e kontratave shtetërore me kompanitë e furnizimit me çmime të fryra qëllimisht”, thuhet në deklaratën e NABU dhe SAPO (institucionet kundër korrupsionit).

Personat e përfshirë në këtë skemë merrnin komisione deri në 30% të vlerës së secilës kontratë.

Skandali shpërtheu vetëm dy ditë pasi parlamenti ukrainas miratoi një ligj që rivendos pavarësinë e plotë të këtyre dy institucioneve, pas një vendimi të mëparshëm për t’i vendosur nën kontrollin e prokurorit të përgjithshëm, një vendim që kishte shkaktuar protesta të mëdha në vend.

Humbën orientimin duke eksploruar/ Pukë, policia iu vjen në ndihmë dy turisteve holandeze

By: Re Nato
2 August 2025 at 22:15

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë iu shkuan në ndihmë 2 turisteve nga Hollanda, të cilat kishin humbur rrugën dhe nuk po orientoheshin dot.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë janë nisur në drejtim të malit të Qerretit, për të lokalizuar dhe ndihmuar turistet që kishin humbur orientimin.

Pas disa orësh kërkime nga punonjësit e Policisë, është bërë e mundur gjetja e turisteve hollandeze, ku shtetasja K. D. kishte pësuar disa dëmtime të lehta, pasi ishte rrëzuar gjatë ecjes në mal.

Yesterday — 2 August 2025Main stream

Plagosen dy persona me thikë/ Vlorë, përfundojnë në spital

By: Re Nato
2 August 2025 at 21:52

Dy persona janë plagosur nme mjet prerës dhe janë transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti mes tyre në lagjen “Pelivan Leskaj” të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, plagosja ka ardhur si pasojë e një grindjeje që ka degjeneruar në përdorimin e thikës.

Në ambientet e spitalit ndodhet edhe policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Gjendja shëndetësore e të plagosurve raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.

Ndëkohë në vendgjarje është gjetur dhe thika, po ashtu dy persona të dyshuar për ngjarjen janë shoqëruar në ambjentet e policisë së Vloreës./abcnews.al

India do të vazhdojë importet e naftës ruse pavarësisht kërcënimeve të Trump

By: Re Nato
2 August 2025 at 21:50

India do të vazhdojë të blejë naftë nga Rusia pavarësisht kërcënimeve të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për sanksione, thanë të shtunën dy burime qeveritare indiane për Reuters, të cilat nuk dëshironin të identifikoheshin për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.

Përveç një tarife të re prej 25% mbi eksportet e Indisë në SHBA, Trump tregoi në një postim në Truth Social muajin e kaluar se India do të përballet me penalitete shtesë për blerjet e armëve dhe naftës ruse. Të premten, Trump u tha gazetarëve se kishte dëgjuar se India nuk do të blinte më naftë nga Rusia.

Por burimet thanë se nuk do të ketë ndryshime të menjëhershme.

“Këto janë kontrata afatgjata të naftës”, tha një nga burimet. “Nuk është aq e thjeshtë të ndalosh blerjen brenda natës.”

Duke justifikuar blerjet e naftës së Indisë nga Rusia, një burim i dytë tha se importet e naftës ruse nga India kishin ndihmuar në shmangien e një rritjeje globale të çmimeve të naftës, të cilat kanë mbetur të ulëta pavarësisht kufizimeve perëndimore në sektorin rus të naftës.

Ndryshe nga nafta iraniane dhe venezueliane, nafta bruto ruse nuk i nënshtrohet sanksioneve të drejtpërdrejta dhe India po e blen atë nën çmimin maksimal të përcaktuar nga Bashkimi Evropian, tha burimi.

New York Times citoi gjithashtu dy zyrtarë të lartë indianë të paidentifikuar të shtunën, të cilët thanë se nuk kishte pasur asnjë ndryshim në politikën e qeverisë indiane.

Temperaturat e larta dhe rreziku nga zjarret, Portugalia në gjendje gatishmërie

By: Re Nato
2 August 2025 at 21:27

Portugalia kontinentale do të hyjë në gjendje gatishmërie nga mesnata e së dielës për shkak të rrezikut në përkeqësim të zjarreve si rezultat i “motit të nxehtë shumë të ashpër” me temperatura maksimale që pritet të variojnë nga 36 deri në 44 gradë Celsius.

Njoftimi u bë të shtunën nga Ministrja e Administratës së Brendshme Maria Lucia Amaral.

Do të jetë në fuqi deri në orën 23:59 të mbrëmjes, më 7 gusht.

“Ky vendim rrjedh nga temperaturat shumë të larta, nivelet e ulëta të lagështisë dhe nevojës për të miratuar masa parandaluese dhe të veçanta për t’iu përgjigjur rrezikut të zjarrit në një pjesë të madhe të Portugalisë kontinentale”, shpjegoi ministrja.

Makina doli nga rruga dhe u përmbys/ Transportohet drejt Tiranës 31-vjeçari i plagosur

By: Re Nato
2 August 2025 at 20:52

Niset drejt spitalit të Tiranës me helikopter i riu që humbi kontrollin e automjetit dhe u përmbys në rrugë, ngjarje e ndodhur në lagjen 4 të qytetit të Korçës.

Mësohet se 31 vjeçari me iniciale R.P ka marrë dëmtime në trup dhe thyerje.

Kjo ka detyruar bluzat e bardha të spitalit të Korçës ta çojnë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar./abcnews.al

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, kush është 27-vjeçari që përfundoi në spital (EMRI)

By: Re Nato
2 August 2025 at 20:32

Një 27-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Freskut.

Juglen Abazi është vetëparaqitur për ndihmë mjekësore në spital rreth orës 19:10.

Aktualisht, i riu ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit./abcnews.al

Aksident në Levan-Tepelenë/ Makina përplaset me motorin, një person i plagosur

By: Re Nato
2 August 2025 at 20:17

Një aksident ka ndodhur në autostradën Levan – Tepelenë, në vendin e quajtur Kafaraj.

Një automjet është përplasur me një motor dhe për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit.

Ai është transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po merr ndihmën mjekęsore ndërsa burimet bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet dhe policia së bashku me grupin hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e dinamikës së aksidentit dhe disiplinimin e trafikut./abcnews.al

Gjermania do të forcojë vijën e parë të frontit në Ukrainë me sistemet “Patriot”

By: Re Nato
2 August 2025 at 19:58

Gjermania do të dërgojë bateri të mëtejshme të mbrojtjes ajrore Patriot të SHBA-së në Ukrainë brenda dy deri në tre muajsh, ndërsa do të sigurojë gjithashtu edhe raketa shtesë, sipas një deklarate nga ministri i mbrojtjes i vendit.

Boris Pistorius njoftoi se qeveria e tij kishte arritur një marrëveshje me Uashingtonin për të rimbushur furnizimin e vet me mbrojtje ajrore.

“Ky angazhim nga ana e SHBA-së është aty,” tha ai.

“Prandaj, Gjermania mund ta mbështesë Ukrainën fillimisht me raketa lëshuese dhe më pas me komponentë shtesë të sistemit Patriot.

“Edhe një herë, kjo tregon se Gjermania është padyshim mbështetësja më e fortë e Ukrainës në fushën e mbrojtjes ajrore.”

Pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, muajin e kaluar, Donald Trump tha se do t’i siguronte Ukrainës sisteme Patriot, ndërsa aleatët e aleancës do të mbulonin shpenzimet.

Volodymyr Zelenskyy ka bërë thirrje për mbështetje të mbrojtjes ajrore ndërsa Rusia intensifikoi sulmet e saj ajrore këtë verë.

Sistemet Patriot kanë rezultuar efektive në shkatërrimin e raketave balistike ruse./abcnews.al

Çdo ditë në luftë me urinë/ Familja në Gaza përballet me mbijetesën

By: Re Nato
2 August 2025 at 19:35

Çdo mëngjes, Abeer dhe Fadi Sobh zgjohen në tendën e tyre në Rripin e Gazës me të njëjtën pyetje rrëqethëse: Si do të sigurojnë ushqim për veten dhe gjashtë fëmijët e tyre të vegjël? Alternativat janë të pakta dhe dëshpëruese: ndoshta një kuzhinë bamirësie do të jetë e hapur dhe do të mund të marrin një tenxhere me thjerrëza të holluara në ujë; ose do të tentojnë të kalojnë përmes turmave për të kapur ndonjë thasë mielli nga ndihmat që shpërndahen nga kamionët.

Nëse asnjëra prej tyre nuk funksionon, u mbetet vetëm lypja. Në të kundërt, nuk hanë fare — një realitet që po bëhet gjithnjë e më i shpeshtë.

Familja Sobh, e zhvendosur disa herë që nga fillimi i luftës, aktualisht jeton në një kamp refugjatësh buzë detit në perëndim të qytetit të Gazës. Ata janë vetëm një prej mijëra familjeve palestineze që përballen me urinë ekstreme, teksa lufta vazhdon prej 22 muajsh.

Ekspertët e ndihmave humanitare kanë ngritur alarmin se një skenar katastrofik urie është duke u zhvilluar  në Gaza. Pas një bllokade të plotë të ushqimit dhe furnizimeve për më shumë se dy muaj e gjysmë që nisi në mars, Izraeli rifilloi lejen për hyrjen e ndihmave në maj, por ato mbeten larg nivelit të nevojshëm për të mbuluar nevojat bazë. Çrregullimi total i rendit dhe sigurisë e ka bërë pothuajse të pamundur shpërndarjen e ushqimit. Shumica e ndihmave ose grabiten, ose përfundojnë në tregje të zeza me çmime të paarritshme për njerëzit e zakonshëm.

Në vapën përvëluese të verës, Fadi – 30 vjeç, shitës rrugësh dhe i sëmurë me epilepsi – përpiqet të shkojë në një nga kuzhinat humanitare për të garantuar ushqim për fëmijët e tij dhe bashkëshorten. Por shpesh, pas pritjes së gjatë, kthehet pa gjë. Ndërkohë, Abeer – 29 vjeçe – detyrohet të lypë apo të përpiqet të përfitojë nga ndonjë pjesë ushqimi që mbetet.

Pa ujë të pijshëm, ajo detyrohet të mbledhë ujë nga deti për të larë fëmijët. Vajza e tyre më e vogël, 9-muajshe, qan kur uji i kripur i djeg sytë. Për të ngrënë, ndonjëherë Abeer shtyp thjerrëzat për t’i përzier me ujë dhe t’i japë foshnjës me biberon.

Ndonëse situata është alarmante, i dërguari i Donald Trump, Steve Witkoff, i cili vizitoi rripin e Gazës tha në një takim me familjarët e pengjeve izraelite këtë të shtunë se në Gaza ka mungesë ushqimi, por jo krizë urie.

Witkoff tha se Shtetet e Bashkuara po vijojnë punën e tyre intensive për t’i dhënë fund luftës. Ndërkohë media Amerikane CNN raportoi këtë të shtune se kryeminstri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shtyrë në kohë marrjen e një vendimi për të pushtuar të gjithë Rripin e Gazës. Që prej nisjes së luftës në Lindjen e Mesme, sulmet izraelite në rripin e Gazës kanë lënë të vrarë mbi 60 mijë persona.

Lufta nisi pas sulmit terrorist të Hamas ndaj Izraelit ku u vranë mbi 1200 persona dhe u morën peng 251 të tjerë. Rreth 50 pengje mbahen ende të rrembyer nga grupi militant palestinez./abcnews.al

Djali plagos nënën me thikë/ Dibër, ngjarja pas një konflikti në familje

By: Re Nato
2 August 2025 at 19:13

Një krim i rëndë në familje është regjistruar në Maqellarë të Dibrës pasditen e së shtunës. Djali plagos me thikë nënën.

26 vjeçari e ka qëlluar pas një konflikti në familje për motive të dobëta. 50 vjeçarja për shkak të plagëve të shumta është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia ka sekuestuar një thike, e cila dyshohet të jetë përdorur në ngjarje./abcnews.al

Aksident në Korçë/ Makina del nga rruga, plagoset drejtuesi

By: Re Nato
2 August 2025 at 18:56

Një aksident ka ndodhur në lagjen 4 të qytetit të Korçës.

Sipas informacioneve, mësohet se drejtuesi ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga e duke u përmbysur.

Ai ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./abcnews.al

Pse Trump po lëviz nëndetëset bërthamore pas grindjes me Medvedevin?

By: Re Nato
2 August 2025 at 18:32

Donald Trump ka urdhëruar ripozicionimin e dy nëndetëseve bërthamore të Shteteve të Bashkuara në “rajone të përshtatshme” në lidhje me Rusinë, ndërsa presidenti amerikan është i frustruar për shkak të ngecjes së bisedimeve të paqes që synojnë t’i japin fund luftës së Rusisë në Ukrainë.

Të premten, Trump shkëmbeu fjalë të nxehta me Dmitry Medvedev, udhëheqësin ushtarak të Moskës dhe ish-presidentin.

Një ditë më parë, Trump i kishte lëshuar një ultimatum Rusisë: Nëse ajo nuk bie dakord për një armëpushim deri të premten e ardhshme, më 8 gusht, ai do të vendosë një paketë sanksionesh ekonomike.

Të nesërmen, Medvedev postoi në rrjetet sociale, duke e përshkruar kërcënimin e Trump si “një hap drejt luftës”. Ai shkroi se Trump po “luante lojën e ultimatumit me Rusinë”.

Në një postim në Truth Social, Trump u përgjigj: “Fjalët janë shumë të rëndësishme dhe shpesh mund të çojnë në pasoja të paparashikuara, shpresoj se ky nuk do të jetë një nga këto raste.”

Çfarë ka bërë Trump?

Të premten, Trump shkroi në platformën e tij Truth Social se kishte urdhëruar që dy “nëndetëse bërthamore” amerikane të ripozicionoheshin në “rajone të përshtatshme”.

Trump përmendi ato që i konsideroi si komente kërcënuese të bëra nga ish-presidenti rus Medvedev, tani nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë. Ai i quajti deklaratat e Medvedevit “shumë provokuese”, duke shtuar se veprimet e tij ishin një masë paraprake.

“Kam urdhëruar që dy nëndetëse bërthamore të pozicionohen në rajonet e duhura, në rast se këto deklarata budallaqe dhe nxitëse janë më shumë se kaq”, shkroi Trump.

Në prag të fushatës së tij presidenciale, Trump premtoi t’i jepte fund luftës së Rusisë në Ukrainë brenda 24 orëve; megjithatë, disa diskutime me Presidentin rus Vladimir Putin që atëherë nuk kanë dhënë asnjë rezultat.

Çfarë dimë për nëndetëset që Trump thotë se do t’i ripozicionojë?

Jo shumë – dhe nuk e dimë se për cilat nëndetëse po flet Trump. Trump nuk tha nëse kishte urdhëruar ripozicionimin e nëndetëseve me motorë bërthamorë apo të nëndetëseve që mbanin raketa bërthamore.

Megjithatë, deklarata e Trump deri më tani po shihet si një kërcënim retorik dhe jo ushtarak, pasi analistët e sigurisë vunë në dukje se SHBA-të tashmë kanë nëndetëse me energji bërthamore që janë të vendosura dhe të afta të godasin Rusinë si një mjet parandalues.

Çfarë e nxiti lëvizjen e Trumpit me nëndetëse?

Kryesisht, frustrimi i tij për mungesën e përparimit në bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës. Por, në këtë rast, grindja në rrjetet sociale me Medvedevin duket se e ka shtyrë atë të ndërmarrë veprime.

Trump dhe udhëheqësi ushtarak rus janë angazhuar në shpifje në platformat e mediave sociale për ca kohë.

Më parë, duke iu përgjigjur afatit të ri të Trump për një armëpushim në Ukrainë, Medvedev shkroi në një postim në X se Trump po luante një “lojë ultimatumi” me Rusinë.

“Çdo ultimatum i ri është një kërcënim dhe një hap drejt luftës. Jo midis Rusisë dhe Ukrainës, por me vendin e tij. Mos ndiqni rrugën e “Sleepy Joe”!, kishte thënë Medvedev.

Më herët gjatë javës, ndërsa njoftoi tarifat tregtare për Indinë – së bashku me një gjobë shtesë për blerjen e naftës ruse – Trump deklaroi se nuk i interesonte nëse India dhe Rusia “do t’i shkatërronin ekonomitë e tyre të vdekura së bashku”.

Në një postim në Telegram të enjten, Medvedev shkroi se Trump duhet “të rishikojë filmat e tij të preferuar për të vdekurit e gjallë dhe të kujtojë se sa e rrezikshme mund të jetë ‘Dora e Vdekur’ mitike”.

“Sistemi i Dorës së Vdekur” i Rusisë është një mekanizëm automatik hakmarrjeje bërthamore i epokës së Luftës së Ftohtë, i projektuar për të nisur një kundërsulm edhe nëse udhëheqja ruse shkatërrohet që në sulmin e parë.

Trump u përgjigj: “I thuaj Medvedevit, ish-Presidentit të dështuar të Rusisë, i cili mendon se është ende President, të ketë kujdes me fjalët e tij. Ai po hyn në një territor shumë të rrezikshëm!”

Duke folur me gazetarët pas postimit të tij në lidhje me nëndetëset bërthamore, Trump tha të premten: “Thjesht duhet të jemi të kujdesshëm. Dhe u bë një kërcënim dhe ne menduam se nuk ishte i përshtatshëm, kështu që duhet të jem shumë i kujdesshëm.”

“Një kërcënim u bë nga një ish-president i Rusisë dhe ne do të mbrojmë popullin tonë.”

Kush ka më shumë fuqi bërthamore: Rusia apo SHBA-ja?

Së bashku, SHBA-të dhe Rusia përbëjnë gati 87 përqind të arsenalit të përgjithshëm bërthamor në botë. Rivalët gjeopolitikë kontrollojnë rreth 83 përqind të kokave bërthamore të vendosura ose të gatshme për përdorim operacional.

Pavarësisht reduktimeve të konsiderueshme pas Luftës së Ftohtë, arsenalet bërthamore globale mbeten në një “nivel shumë të lartë”, sipas një raporti nga Federata e Shkencëtarëve Amerikanë. Që nga janari i vitit 2025, vetëm nëntë vende vlerësohet se posedojnë një total prej afërsisht 12,241 kokash bërthamore.

Sot, sipas Shoqatës jofitimprurëse për Kontrollin e Armëve, SHBA-të vendosin 1,419 dhe Rusia vendos 1,549 koka bërthamore strategjike në disa qindra bombardues dhe raketa.

SHBA-të kryen provën e parë bërthamore në korrik të vitit 1945; muajin pasardhës, hodhën dy bomba atomike në qytetet japoneze të Hiroshimës dhe Nagasakit. Katër vjet më vonë, Bashkimi Sovjetik kreu provën e parë bërthamore.

Që nga viti 2025, Marina Amerikane operon 71 nëndetëse, të gjitha me energji bërthamore, duke e bërë atë forcën më të madhe nëndetëse. Kjo flotë përfshin 14 nëndetëse me raketa balistike të klasit Ohio (SSBN), katër nëndetëse me raketa të drejtuara të konvertuara të klasit Ohio (SSGN) të ngarkuara me raketa Tomahawk për sulme ose operacione speciale, dhe rreth 53 nëndetëse sulmi të shpejtë të projektuara për mbledhjen e inteligjencës, luftën kundër nëndetëseve dhe mbështetjen e raketave lundruese.

Për krahasim, Marina Ruse ka në dispozicion më pak se 30 nëndetëse me energji bërthamore, duke përfshirë afërsisht 10 SSBN strategjike, një përzierje e klasave moderne Borei dhe klasave më të vjetra Delta IV, që mbajnë raketa Bulava.

Gjithashtu operon disa anije turistike me raketa strategjike dhe rreth gjashtë nëndetëse sulmuese të klasit Akula të pajisura për misione kundër anijeve dhe shumërolëshe. Rusia po investon në zgjerimin modern të flotës përmes klasit Yasen-M.

A i është përgjigjur Rusia manovrës së nëndetëses së Trump?

Jo. As Kremlini dhe as Medvedevi nuk i janë përgjigjur publikisht urdhrit të Trump për të zhvendosur dy nëndetëse bërthamore pas luftës së tyre verbale.

Viktor Vodolatsky, një ligjvënës i lartë rus dhe nënkryetar i komitetit të Dumës Shtetërore për çështjet e Komonuelthit të Shteteve të Pavarura (CIS), megjithatë, deklaroi se Rusia zotëron “dukshëm më shumë nëndetëse bërthamore në oqeanet e botës” sesa SHBA-të, duke pretenduar se nëndetëset amerikane “kanë qenë prej kohësh nën kontrollin e tyre” dhe, për këtë arsye, nuk kërkohet ndonjë përgjigje specifike.

Muajin e kaluar, Presidenti i SHBA-së tha se ishte “i zhgënjyer” me Putinin.

“Do të zhvillojmë një bisedë të shkëlqyer. Do të them: ‘Kjo është mirë, mendoj se jemi afër përfundimit’ dhe pastaj ai do të shembëjë një ndërtesë në Kiev”, i tha ai BBC-së në një intervistë.

Të premten, në një referencë të dukshme ndaj komentit të Trump, Putin tha: “Sa i përket çdo zhgënjimi nga ana e kujtdo, të gjitha zhgënjimet lindin nga pritjet e ekzagjeruara. Ky është një rregull i përgjithshëm i njohur mirë.”

Lidhur me një armëpushim me Kievin, Putin tha se dëshiron një “paqe të qëndrueshme dhe të qëndrueshme” në Ukrainë; megjithatë, ai nuk ka dhënë asnjë shenjë se Rusia është e gatshme ta arrijë atë më shpejt.

Në vitin 2017, gjatë mandatit të tij të parë si president i SHBA-së, Trump njoftoi se kishte dërguar dy nëndetëse bërthamore në gadishullin Korean. Menjëherë pas kësaj, ai zhvilloi një takim me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse ky veprim i fundit do të çojë në një takim të ri me Putinin./abcnews.al

Hamasi nuk çarmatoset: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

By: Re Nato
2 August 2025 at 18:04

Hamasi ka thënë se nuk do të çarmatoset nëse nuk krijohet një shtet i pavarur palestinez me kryeqytet Jerusalemin.

Grupi militant tha se po lëshonte një deklaratë “në përgjigje të raporteve të medias që citonin të dërguarin amerikan Steve Witkoff, i cili pretendonte se Hamasi ka treguar gatishmëri për t’u çarmatosur”.

“Ne riafirmojmë se rezistenca dhe krahët e saj janë një e drejtë legjitime kombëtare dhe ligjore për sa kohë që pushtimi vazhdon.”

“Kjo e drejtë njihet nga ligjet dhe normat ndërkombëtare dhe nuk mund të hiqet dorë prej saj përveçse nëpërmjet rivendosjes së plotë të të drejtave tona kombëtare – para së gjithash, krijimit të një shteti palestinez të pavarur, plotësisht sovran me Jerusalemin si kryeqytet.”

Hamasi gjithashtu dënoi vizitën e Witkoff në një qendër shpërndarjeje ndihmash në Gaza si “asgjë më shumë se një shfaqje e paramenduar”, shkruan Sky News.

I dërguari i Donald Trumpit për Lindjen e Mesme, Witkoff, dhe Mike Huckabee, ambasadori i SHBA-së në Izrael, vizituan një qendër të drejtuar nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF) i diskutueshëm.

Hamasi tha se udhëtimi ishte “i projektuar për të mashtruar opinionin publik, për të përmirësuar imazhin e pushtimit dhe për t’i siguruar atij mbulim politik për fushatën e urisë dhe vrasjen e vazhdueshme sistematike të fëmijëve dhe civilëve të pambrojtur në Rripin e Gazës”./abcnews.al

Zjarr në afërsi të një pike karburanti/ Tiranë, u dogjën disa shkurre, nuk ka persona të lënduar

By: Re Nato
2 August 2025 at 17:38

Një zjarr ka rënë në afërsi të një pike karburanti në zonën e Yzberishtit në kryeqytet.

Sipas burimeve të gazetares së ABC News, Bleona Sari, mësohet se kanë qenë disa shkurre ngjitur që kanë marrë flakë, por janë vënë nën kontroll.

Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje po punojnë për të shuar flakët./abcnews.al

Gjermani, rritet numri i rasteve të dhunës në familje

By: Re Nato
2 August 2025 at 17:25

Në Gjermani, më shumë njerëz sesa kurrë më parë janë bërë viktima të dhunës në familje më 2024, sipas një raporti të publikuar të shtunën.

Një total prej 256.942 personave janë prekur nga dhuna në familje, duke shënuar rritje prej 3.7 për qind, në krahasim me vitin paraprak, ka raportuar e përditshmja gjermane Welt am Sonntag, duke u bazuar në shifrat e Zyrën Federale të Policisë.

Por, jo të gjitha rastet janë raportuar, prandaj numri i saktë është edhe ma i madh, sipas ekspertëve.

Shoqata Sociale e Gjermanisë ka thënë se shifrat e fundit janë shqetësuese.

“Dhuna në familje kryesisht nënkupton dhunë kundër grave, çka i bën qendrat për kërkim ndihme edhe më të rëndësishme”, ka thënë kryetarja e shoqatës, Michaela Engelmeier.

Dhuna në familje është referencë për përfshirjen në dhunë të personave që janë, apo kanë qenë në lidhje, apo kur dhuna ka ndodhur brenda familjes, apo nëse ekzistojnë lidhje familjare.

Sipas statistikave, numri i grave që janë prekur nga ndonjë formë e dhunës është në rritje.

❌
❌