Mbrojtësi i Real Madridit dëshiron largimin – katër klube e duan transferimin e tij
Real Madrid tani është i okusuar në shitjen e lojtarëve, pasi finalizoi transferimin e Alvaro Carreras më herët këtë javë.
Fran Garcia është përfolur shumë për një kalim te Milani në ditët e fundit, ndërsa tani edhe një tjetër mbrojtës që ka qenë pjesë e ekipit të parë pritet të largohet.
Me ardhjen e Dean Huijsen, Real Madridi ka aktualisht në dispozicion pesë qendërmbrojtës: Dean Huijsen, Antonio Rudiger, Eder Militao, Raul Asencio dhe David Alaba, ndërkohë që edhe Joan Martinez pritet t’i bashkohet grupit të ekipit të parë gjatë muajve në vijim, pasi është rikuperuar nga një dëmtim në ligamentin e gjurit (ACL) që e pësoi verën e kaluar.
Numri i madh i alternativave që ka në dispozicion trajneri Xabi Alonso dhe që mund të shtohet edhe më shumë nëse Ibrahima Konate transferohet këtë verë, e bën të pamundur që Jacobo Ramon të ketë një rol në skuadrën e parë të Real Madridit për sezonin 2025/2026.
Për këtë arsye, sipas Diario AS, lojtari pritet të kërkojë largimin.
Jacobo, i cili fitoi zemrat e tifozëve pasi shënoi golin e fitores kundër Osasunës në maj, nuk ka ndërmend të rikthehet te ekipi i Castillas, ndaj dëshiron të largohet dhe Real Madridi nuk do t’i bëjë pengesa.
Skuadra e Serie A, Como, që sezonin e kaluar bleu Nico Paz nga Real Madridi, është shumë e interesuar për Jacobo Ramon, ndërsa interesim kanë shfaqur gjithashtu edhe Real Betis, Levante dhe Rayo Vallecano.
Real Madridi dëshiron të mbajë kontrollin mbi 20-vjeçarin duke përfshirë një klauzolë riblerjeje dhe një përqindje nga shitja e ardhshme në çdo marrëveshje që do të arrihet./Telegrafi/
The post Mbrojtësi i Real Madridit dëshiron largimin – katër klube e duan transferimin e tij appeared first on Telegrafi.