“Jam 100% përgjegjës për largimin e Donnarummas” – Luis Enrique e pranon se kërkoi shitjen e portierit italian
Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, ka folur hapur për vendimin e tij të bujshëm për të lënë jashtë planeve portierin italian Gianluigi Donnarumma.
Në një intervistë për Sky Sport, tekniku spanjoll e pranoi se bëhet fjalë për një zgjedhje të vështirë, por të domosdoshme për skuadrën.
“Donnarumma është një nga portierët më të mirë në botë, pa dyshim, dhe një person edhe më i mirë. Por kjo është jeta e futbollistëve të nivelit të lartë – unë jam 100% përgjegjës për këtë vendim të vështirë”, deklaroi Enrique.
Ai theksoi se arsyeja lidhet me profilin e portierit që i nevojitet ekipit në këtë moment, me klubin që nënshkroi para disa ditësh me Lucas Chevalier të Lille.
“Nëse do të ishte e lehtë, kushdo do ta merrte. Këto vendime kanë të bëjnë me atë çfarë kërkon skuadra, jo vetëm me cilësitë individuale”, deklaroi Enrique.
Ky qëndrim i hapur i teknikut pritet të ndezë debat mes tifozëve dhe ekspertëve, pasi Donnarumma shihet prej kohësh si një nga asetet më të vlefshme të PSG-së. /Telegrafi/
The post “Jam 100% përgjegjës për largimin e Donnarummas” – Luis Enrique e pranon se kërkoi shitjen e portierit italian appeared first on Telegrafi.