Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 July 2025Main stream

Përkeqësohet situata në Gaza, Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin tragjik: 81 fëmijë të vdekur nga kequshqyerja

24 July 2025 at 22:41

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi ka përditësuar bilancin tragjik në Rripin e Gazës.

Në përditësimin e sotëm, ministria thotë se dy fëmijë kanë vdekur nga kequshqyerja në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total në 81.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, deri më tani kanë vdekur 113 persona nga kequshqyerja. Bëhet fjalë që nga nisja e luftës, konkretisht që nga tetori i vitit 2023.

260,000 fëmijë nën moshën pesë vjeç kanë nevojë për ushqim. OBSH thekson se deri në vitin 2025 ja pasur 1556 lindje të parakohshme lidhur me kequshqyerjen.

Më shumë se 28,600 raste të kequshqyerjes së fëmijëve janë regjistruar deri më tani në vitin 2025.

Sakaq OBSH bën me dije se 100,000 gra shtatzëna dhe nëna që ushqejnë me gji preken nga mungesa e ushqimit.

Mbi 100 organizata humanitare dhe të të drejtave të njeriut u bënë thirrje qeverive të ndërmarrin veprime urgjente për të ndalur përhapjen e urisë në Gazë.

Ato, gjithashtu, kërkuan armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm, si dhe heqjen e të gjitha pengesave për shpërndarjen e ndihmave humanitare.

Në deklaratën e nënshkruar nga 111 organizata, përfshirë Mercy Corps, Këshillin Norvegjez për Refugjatët dhe Refugees International, paralajmërohet se uria në Gazë po përhapet me shpejtësi të madhe, ndërkohë që ndihmat jetike, si ushqimi, uji dhe barnat, qëndrojnë të pashpërndara pranë kufirit, pasi organizatave humanitare u ndalohet të veprojnë.

Volker Turk, kreu i Zyrës së Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB, ka thënë se “Duket se makthi nuk mund të përkeqësohej më shumë. E megjithatë, po… duke pasur parasysh përqendrimin e civilëve në zonë dhe mjetet e metodat e luftës të përdorura nga Izraeli deri më tani, rreziqet e vrasjeve të paligjshme dhe shkeljeve të tjera serioze të së drejtës ndërkombëtare humanitare janë jashtëzakonisht të larta.” / abcnews.al

Rreth 75.000 meksikanë u kthyen nga SHBA-ja në Meksikë, presidentja Claudia Sheinbaum: Mijëra prej tyre kanë marrë ndihmë nga qeveria

24 July 2025 at 22:07

Gati 75,000 qytetarë meksikanë janë larguar vullnetarisht nga Shtetet e Bashkuara dhe janë rivendosur në atdheun e tyre që kur republikani Donald Trump u rikthye në pushtet në janar, njoftoi të mërkurën presidentja meksikane Claudia Sheinbaum.

Pasi Presidenti Trump u betua dhe mori detyrën, duke shpallur goditjen ndaj imigracionit të paligjshëm një përparësi kryesore të mandatit të tij të dytë, autoritetet meksikane njoftuan nisjen e një programi që e quajtën ” Meksika të Përqafon” për të ndihmuar në riatdhesimin vullnetar të qytetarëve meksikanë nga Shtetet e Bashkuara. Programi përfshin ndihmë financiare për të gjithë të deportuarit.

“Rreth 75,000 bashkatdhetarë tanë, burra dhe gra meksikanë, janë kthyer në vend që nga 20 janari”, tha kryetarja e shtetit meksikan, e zgjedhur me partinë MORENA (e Majta nacionaliste), në konferencën për shtyp që zakonisht jep çdo mëngjes.

Dhjetëra mijëra kthime vullnetare u njoftuan në një sfond të bastisjeve të intensifikuara policore, ndalimeve dhe deportimeve të njerëzve që ndodhen ilegalisht në SHBA, veçanërisht në Los Angeles, qyteti i dytë më i madh i SHBA-së – i cili është gjithashtu vendi ku jetojnë më shumë emigrantë meksikanë se kudo tjetër.

Sipas Ministrisë së Jashtme meksikane, rreth 12 milionë meksikanë jetojnë jashtë vendit, 97% e tyre në Shtetet e Bashkuara.

Dje, Presidentja Sheinbaum i kërkoi administratës Trump të kthejë në atdheun e tyre ata meksikanë që janë në rrezik të mbahen në qendrat amerikane të paraburgimit, ku organizatat e të drejtave të njeriut ankohen se emigrantët i nënshtrohen trajtimit çnjerëzor dhe degradues.

 

Yesterday — 24 July 2025Main stream

Studimi: Mastektomia mund të parandalojë mbi 6,500 raste me kancer gjiri çdo vit

24 July 2025 at 21:22

Mijëra raste me kancer të gjirit mund të parandalohen çdo vit nëse më shumë gra do t’u nënshtroheshin ndërhyrjeve parandaluese për heqjen e gjirit, sugjeron një studim i ri.

Mastektomia – operacioni për heqjen e gjirit – aktualisht u ofrohet kryesisht personave që janë diagnostikuar tashmë me kancer gjiri, ose grave që mbartin gjenet me rrezik të lartë si BRCA1, BRCA2 dhe PALB2. Por studiuesit thonë se edhe persona që mbartin gjene të tjera si ATM, CHEK2, RAD51C dhe RAD51D, mund të përfitojnë nga kjo masë parandaluese, sidomos nëse kanë edhe faktorë të tjerë rreziku.

Këto faktorë përfshijnë: historikun familjar me kancer, nëse gruaja ka ushqyer me gji, dendësinë e gjirit në mamografi, si dhe numrin e fëmijëve të lindur.

Sipas studimit, nëse të gjitha gratë e moshës 30 deri në 55 vjeç, me një rrezik prej 35% ose më shumë, do të identifikoheshin dhe do të kryenin mastektomi parandaluese (RRM), mund të parandaloheshin rreth 6,538 raste me kancer në vit.

Ky numër përfaqëson rreth 11% të totalit prej 59,000 grave që diagnostikohen çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar me kancer gjiri.

Studiuesit theksojnë rëndësinë e përmirësimit të sistemit të identifikimit të grave në rrezik të lartë, si dhe zgjerimin e kritereve për ofrimin e mastektomisë parandaluese.

/ abcnews.al

Qori për ‘Real Story’: Lëvizja ‘Bashkë’ hyn e vetme në zgjedhje. Në Tiranë ka vend për shpresë!

24 July 2025 at 21:00

Kreu i lëvizjes ‘Bashkë’ Arlind Qori i ftuar në ‘Real Story’ tha se në bashkinë e Tiranës votat në favor të PS kanë rënë ndjeshëm. Në bazë të shifrave rezulton që PS është 5.79 për qind në rënie votash për dy vite. Qori vijoi duke thënë më tej se në Tiranë ka vend për shpresë dhe se në zgjedhjet e ardhshme lokale, nëse mbahen, Rama ka një armë mangut e cila është humbja e Berishës.

“Ka një bashki ku votat kanë rënë ndjeshëm, dhe është Tirana. Po të krahasosh votat në dy vite janë 5.79 për qind në rënie me votuesit brenda vendit. Në zgjedhjet lokale kam përshtypjen nuk voton Diaspora sepse janë më indiferent.

 Politika nuk është aritmetikë. Në një kryeqendër si Tirana ka një frymë kundra. Niveli i presionit sepse Tirana është një qytet kompleks, ka një potencial më të madh politik. Në zgjedhje, Ramës do i mungojë një armë shumë e fortë. Me këtë rezultat që pati Berisha është më pak i besueshëm. Përpara zgjedhjeve kishte një optimizëm, ndryshimet e pushtetit në Amerikë krijuan një iluzion, kur Berisha mori rezultatin më të keq, e ka të vështirë të dalë të thotë votoni. Në mometin ku Rama nuk do shesë gogolin tek elektorati, votuesi do shohi që ka alternativa të tjera përveç PD. Mospërputhja mes simpatizimit dhe votës, njerëzit që na kanë simpatizuar kanë qenë shumë më tepër se ata që na kanë votuar dhe është shumë pozitive. Në Tiranë ka vend për shpresë!”

Qori tha me bindje se në zgjedhjet e ardhshme Lëvizja Bashkë do të hyjë si parti e vetme sepse për ta kanë rëndësi parimet.

“Ne e dimë që partitë në Shqipëri janë të pareformueshme. Mbas dy vjetësh do jetë i njëjti film. Lëvizja Bashkë do të hyjë si parti e vetme, për ne kanë rëndësi parimet. Me cilët faktorë nuk do bëjmë kompromis, kur shohim që partitë e tjra i kanë të zhytura duart ne mbajmë distancën dhe u tregojmë që ja ku keni një parti të vërtetë.” 

/ abcnews.al

Telenovela e verës Lapaj-Shabani/ Mërtiri: Përçarja, nuk do të thotë se s’ka ideale.‘Të vegjlit’ duhet të bashkohen në një bosht

24 July 2025 at 20:42

Analisti Ergys Mërtiri komentoi për ‘Real Story’ përçarjen brenda lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’ mes Lapajt dhe Shabanit. Mërtiri tha se debatet brenda kësaj partie vijnë për shkak të mandateve të limituara dhe nuk ka një korelacion mes mungesës së idealeve dhe përçarjes politike.

Më tej në analizën e tij, Mërtiri tha se partitë e vogla duhet të bashkohen brenda një boshti politik.

“Fakti që zihen për një mandat, janë banale. Nuk do të thotë se ata nuk kanë parime apo nuk e duan këtë vend. Nuk mund tua mohojmë këtë gjë vetëm se tregojnë papjekuri në këtë aspekt. Nuk mund ju vendosim vizën. Mund ta quaj dhe egoizëm që këta nuk u bën bashkë përpara zgjedhjeve. Po të ishin bërë bashkë, do kishin bërë një goditje.

Do kishte mandate për të gjithë dhe nuk do ziheshit. Ata kanë një mandat prandaj zihen. Është e vështirë të mbash aktivistë të bashkuar dhe përçarja është normale. Njerëzit që përçahen nuk do të thotë që nuk kanë ideale. Duhet të ketë një bashkim, duhet të sillen si një bosht. Nëse flitet për ideale, ideali nuk mund të shkojë përpara pa thyer sistemin.” / abcnews.al

Bejko: Partitë opozitare duhet të bashkohen. Mërtiri: Berisha dhe Rama nuk duan të ketë zgjedhje në Tiranë

24 July 2025 at 20:27

Telenovela verore politike vijon, Veliaj në burg, Berisha me farsën dhe ‘Shqipëria Bëhet’ thellon përcarjen po aq sa humbjen. Analisti Roland Bejko tha për ‘Real Story’ se partitë opozitare duhet të bashkohen por kanë një mur të madh që është Berisha. Më tej, Bejko theksoi se zgjedhjet lokale në Shqipëri kanë pasur gjithmonë natyrë politike.

“Me këtë rezultat partitë opozitare duhet të bashkohen, praktikisht kanë një mur të madh që është Sali Berisha. Qenia e tij në krye të PD pengon një sërë faktorësh opozitar. Ata duke mos iu bashkuar këtij koalicioni i prishin punë. PD është dëmtuar pas zgjedhjeve, ka një rënie të entuziazmit të votuesve. Qytetarët votojnë ndryshe në zgjedhjet parlamentare dhe lokale. Në zgjedhje lokale votohet për një individë. Në zgjedhjet lokale në Shqipëri kanë gjithmonë natyrë politike, duke qenë se partitë identifikohen me liderin.”

Gjatë fjalës së tij, analisti Ergys Mërtiri tha se tre eksponentët kryesorë politik Rama, Veliaj dhe Berisha nuk duan që të ketë zgjedhje të reja lokale. Sipas Mërtirit dy palët fshihen pas njëri tjetrit dhe votuan për një Kod Zgjedhor që i garanton Ramës qëndrimin në krye të qeverisë, dhe Berishës postin e liderit të opozitës.

“Dy faktorët e rëndësishëm pozita dhe opozita sot janë në koalicion, sot nuk ka politikë. Janë të vegjlit që garojnë por nuk e rrëzojnë sistemin. Nëse zgjedhjet bashkiake janë administrative dhe ndryshojnë nga ato politikë, këto tani nuk janë as për të menaxhuar qytetin. Veliaj nuk do zgjedhje sepse është në burg. Berisha nuk do të ketë zgjedhje sepse nuk do që të humb. Rama nuk do të ketë zgjedhje sepse i hapet një bela brenda të vetëve. Të treja palët janë okej dhe janë në marrëveshje mos të ketë zgjedhje.

Kur politika është bipolare, dy palët fshihen pas njërit tjetrit. Kanë hyrë në një kod zgjedhor ku bëjnë marrëveshje të dyja palët, Rama të qëndroj në pushtet dhe Berisha të qëndrojë në krye të opozitës.” / abcnews.al

Aksioni i lirimit të hapësirave publike/ Rama: Tek Fresku, rikthehet ajri për komunitetin

24 July 2025 at 20:03

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me aksionin e lirimit të hapësirave publike në zonën e Freskut, në Tiranë, duke theksuar rëndësinë e këtij procesi për përmirësimin e cilësisë së jetës në komunitet.

“Edhe tek Fresku në Tiranë rikthehet ajri për komunitetin,” u shpreh Rama në një postim në rrjete sociale, duke theksuar se hapësirat e zëna në mënyrë të paligjshme po i kthehen qytetarëve.

Ky është pjesë e një fushate më të gjerë që po ndërmerret në disa zona të Tiranës, me qëllim rikthimin e hapësirave të përbashkëta për qytetarët, pas vitesh ndërtime apo zaptime informale.

Shuhet Hulk Hogan/ Legjenda e keçit shuhet në moshën 71 vjeçare, shkak arresti kardiak

24 July 2025 at 19:26

Legjenda e mundjes, Hulk Hogan ka ndërruar jetë në moshën 71 vjeccare si pasojë e një arresti kardiak.

Hogan, emri i vërtetë i të cilit është Terry Gene Bollea, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Clearëater, Florida, të enjten në mëngjes.

Sipas TMZ, ekipet e ndihmës së shpejtë mbërritën në shtëpi pasi morën një telefonatë për një “arrest kardiak”.

Ëorld Ërestling Entertainment konfirmoi vdekjen e Hogan në një deklaratë, duke thënë se ai ndihmoi që sporti i mundjes të ndiqej në të gjithë botën.

Disa javë para vdekjes së tij mediat kishin raportuar se Hogan kishteprobleme me shëndetin, madje nuk munguan as lajmet se ai ishte në shtratin e vdekjes.

Megjithatë, gruaja e Hoganit i hodhi poshtë lajmet dhe tha se zemra e tij ishte “e fortë” dhe se ai po shërohej nga një ndërhyrje kirurgjikale në qafë.

Hogan u bë një figurë e njohur gjatë viteve 1980, duke u ngjitur në nivele të reja ndërsa ishte pjesë e Ëorld Ërestling atëherë Federata Botërore e Mundjes.

Ndikimi i gjerë i Hoganit ndihmoi në transformimin e ËËE në një gjigant global të promovimit të mundjes.

Të paharrueshme mbeten ndeshjet e tij kundër André The Giant  Undertaker dhe King Kong Bundy.

Gjatë fushatës së Donald Trump në vitin 2024, Hogan shprehu hapur mbështetjen e tij për republikanin e madje u shfaq në një nga tubimet, ku grisi bluzën në skenë në shenjë mëbshtetjeje, per te shfaqur sloganin TRUMP 2024. / abcnews.al

Kurbin, futet për tu larë në Luginën e Patokut/ Gjendet pas disa orësh kërkim trupi i 15 vjeçarit

24 July 2025 at 19:09

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të enjte në Patok, ku një 15-vjeçar dyshohet se është mbytur në lagunën e Patokut.

Sipas njoftimit të policisë, i mituri është futur në ujë për t’u larë bashkë me shokun e tij bashkëmoshatar, dhe nuk ka mundur të dal më. I mituri tjetër është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa trupi i 15 vjeçarit u gjend pak më parë pas disa orësh kërkimesh.

Nga dyshimet paraprake, mendohet se të miturit do të kalonin lumin me not, por fatkeqësisht njëri prej tyre nuk mundi të dilte i gjallë.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak në lidhje me ngjarjen e ndodhur në zonën e Patokut, Kurbin, ju informojmë se:

Polumbarët e Njësisë Speciale RENEA kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë të 15-vjeçarit.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ministria e drejtësisë nxjerr pagesat për ish krerët e UÇK/ “Kemi paguar 5 milionë euro për Thaçin”

24 July 2025 at 19:04

Ministria e Drejtësisë ka reaguar pas raportimeve se ka mundësi që avokati i ish-presidentit Thaçi, Luka Misetic, të largohet nga mbrojtja e Thaçit për shkak të mungesës së mjeteve financiare.

MD ka thënë se deri më 24 korrik 2025 janë realizuar pagesa të rregullta në funksion të përkrahjes së mbrojtjes juridike.

“Ministria e Drejtësisë njofton opinionin publik se nga fillimi i procesit gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara në Hagë e deri më datë 24.07.2025, janë realizuar pagesa të rregullta në përputhje me marrëveshjet dhe obligimet e përcaktuara paraprakisht, në funksion të përkrahjes së mbrojtjes juridike.”

Në total janë paguar 32 milionë e 944 mijë e 287 euro e 77 centë, e nga kjo shumë për Thacin janë shpenzuar mbi 5 milionë euro.

MD ka shtuar se pagesat do të bëhen në përputhje me dispozitat përkatëse ligjore dhe marrëveshjet në fuqi.

Pertej ketij publikimi behet e ditur ne kjo ministry ka shfuqizuar nenin 11 te udhezimit administrative qe lidhet me mbrojtjen e ish krereve te uck, ku nder te tjera thuhet se ne rast nevoje mund te behet propozim per shtim buxheti. / abcnews.al

Delvinë, zjarri djeg dhjetëra hektarë/ Terreni i vështirë lejon vetëm ndërhyrjen nga ajri

24 July 2025 at 18:45

Zjarri i përmasave të mëdha që ka nisur prej disa orësh djeg sipërfaqe të gjera me kullota në zonën e luginës së Kalasës, pranë Delvinës. Flakët kanë përfshirë tashmë disa plantacione me drurë frutorë dhe janë duke iu afruar rrezikshëm masiveve me ullinj në afërsi të fshatit Fushë-Vërri.

Një nga drejtimet e përhapjes së zjarrit është faqja e malit të Gjerë, drejt qafës së Skërficës, pranë rrugës nacionale Kardhiq – Delvinë, ndërsa një tjetër krah i flakëve po avancon drejt jugut. Era po favorizon përhapjen e zjarrit, i cili dyshohet se është i qëllimshëm.

Ndërhyrja nga toka paraqitet shumë e vështirë për shkak të terrenit të thepisur kodrinor dhe malor. Për këtë arsye, operacioni për frenimin e përparimit të flakëve po mbështetet edhe nga ajri, ku janë angazhuar dy helikopterë.

Disa dhjetëra forca zjarrfikëse janë në terren, ndërkohë që është kërkuar edhe ndihma e banorëve të fshatrave Kalasë, Tatzat, Fushë-Vërri dhe Vanë për të mbështetur përpjekjet për shuarjen e zjarrit.

Ndërkohë, dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm dhe hetimet për përcaktimin e shkakut të tij kanë nisur. / abcnews.al

Kushti i BE për Serbinë/ “Mosrespektimi i shqiptarëve rrezikon anëtarësimin”

24 July 2025 at 18:31

Bashkimi Evropian po e ndjek çështjen e trajtimit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe pret nga Serbia që të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare sa i përket asaj, ka thënë presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa.

Në një përgjigje ndaj deputetit shqiptar në Parlamentin serb, Shaip Kamberi, Costa ka shtuar se çështja e pakicave në Serbi luan rol në procesin e anëtarësimit të Serbisë në BE.

“Të jeni të sigurt se BE-ja po e ndjek trajtimin e pakicave kombëtare, përfshirë komunitetin shqiptar në Serbi. Kjo është e rëndësishme sa i përket angazhimeve të Serbisë në procesin e anëtarësimit të saj në BE. Serbia pritet që të bashkërendojë kornizën ligjore në përputhje me të drejtat e pakicave sipas standardeve ndërkombëtare dhe evropiane”, thuhet në përgjigjen e zyrës së Costas, publikuar nga vet Kamberi

Sa i përket çështjes së pasivizimit të adresave, Costa ka thënë se BE-ja do të vazhdojë t’i nxisë autoritetet serbe që të ofrojnë sqarime të qarta për publikun mbi mënyrën se si kryehen kontrollet për statusin e vendbanimit.

Te drejtat e Shqiptareve ne Serbi kane qene gjithmone nje teme delicate, ndersa Kamberi e ka quajtur kete reagim te presidentit te Keshillit te Europes si një hap drejtë internacionalizimit të çështjes së shqiptarëve të Luginës. / abcnews.al

PD i frikësohet zgjedhjeve në Tiranë?/ Këshilltarët e Berishës nuk çojnë kërkesë të re për shkarkimin e Veliajt

24 July 2025 at 18:20

Mbledhja e këshillit bashkiak të Tiranës këtë të enjte nisi me debate mes mazhorancës dhe opozitës ndonëse tonet nuk ishin ato të herëve të shkuara.

Shkak u bë kërkesa e demokratëve  për të përfshirë  në  rendin e ditës dhe pika të tjera,  mes tyre  dhe kërkesën e bërë rreth dy muaj më parë për shkarkimin e  kryebashkiakut  Erion Veliaj  I cili prej dhjetë shkurtit ndodhet në paraburgimin e Durrësit.

Por përfaqësuesit e  Partisë Demokratike  këtë herë  ishin  më të moderuar.  Shmangën  nga artikulimi fjalën shkarkim dhe propozimin e përcollën si  kërkesë për të trajtuar situatën në bashki   pa kryetarin në detyrë.

“Kemi dy muaj që kemi dorëzuar në bashkinë e Tiranës dhe sekretariatin e këshillit bashkiak  kërkesën për të trajtuar në mbledhje të këshillit bashkiak  situatën aktuale të pozicionit juridik  të kryetarit të bashkisë I cili sot nuk gjendet në detyrë. Për më tepër nisur nga zhvillimet e djeshme ku kryetari I bashkisë Erion Veliaj, ende kryetar de jure  nuk është më një përson në hetim,  por një person I marrë I pandehur është domosdoshmëri e legjislatorit të Tiranës që është këshilli bashkiak për të futur në rend dite diskutimin e situatës aktuale të menaxhimit këtu në bashkinë e Tiranës. Po dëgjojmë për konkurse, për intervista, për thirrje të drejtorave  edhe nga stafi apo persona politik që nuk janë pjesë e strukturave të bashkisë së Tiranës. Bashkia e Tiranës është ekzekutivi dhe këshilli bashkiak , të vetmet autoritete që kanë të drejtën për menaxhimin e punëve.”, tha Teliti.

Përgjigja erdhi menjëherë nga përfaqësuesit e socialistëve në këshill të cilët refuzuan të diskutonin  për shkarkim të krybashkiakut në burg.

“Sa i përket kërkesës për shkarkim është bërë një debat në mbledhjen e kaluar, e ka marrë vendimarrje nga këshilli dhe nuk është për tu diskutuar në këtë mbledhje.”, tha Salianji.  

Opozita mbylli debatin për kryebashkiakun dhe   kërkoi shpjegime për kryeministrin.

“Na foli për projektvendimet, sna tha si ndihet pasi e ka thirr kryeministri në mbledhje dhe i ka kërkuar të shkarkojë  gjithë drejtorët e bashkisë nënkryetarët e bashkisë dhe nuk e di ca pozicioni i ka lënë vetë që të bëjë.”

Fryma e  Sali Berishës i cili dogji Tiranën për shkarkimin e Erion Veliajt e  tashmë  po e merr në mbrojtje,  jo më shumë për hallet e kryebashkiakut  se për të  tijat,   se pas humbjes së 11 majit  duhet të përballet me zgjedhje të parakohshme në kryeqytet  u  përcoll dhe në  këshill bashkiak. Ne mbledhjen ku mesa duket përfaqësuesit e partisë së tij i kishin marrë porositë për të zbutur tonet edhe për pak kohë. / abcnews.al

‘Thaçi, drejtësia të reagojë’/ Mungesa e fondeve, Bajraktari: Fazë delikate e procesit, mbrojtja nuk duhet të tërhiqet

24 July 2025 at 17:25

Ish krerët e UÇK që ndodhen në Hagë që prej 2020 po përballen me mungesë fondesh. Mbrojtja e ish kryeministrit Hashim Thaçi kërkon pagesën nga klienti, përndryshe paralajmëron largimin nga çështja.

Avokat Ardian Bajraktari tha për ‘Ballkan Update’ se dosja e Thaçit ndodhet në një fazë tepër delikate të procesit. Ndër të tjera Bajraktari shtoi se mbrojtja nuk duhet të tërhiqet për një proces të rëndësishëm si për të tashmen ashtu edhe për të ardhmen e Kosovës.

“Institucionet duhet të reflektojnë sepse në asnjë fazë mrbojtja nuk duhet të tërhiqet. Nga shtatori e tutje rol kryesor do ta ketë mbrojtja ndaj duhen ëbrë përpjekje maksimale. Në asnjë formë nuk duhet të lejohet tërheqja e palëve mbrojtëse për faktin se ka rolin kryesor në kundërargumentimin e disa pikave ku kryesore është ajo e ndërmarrjes kriminale. Në këtë fazë tepër delikate nuk duhet të lejojë të iki mrbojtja

Tërheqja e çdo ekipi dhe avokati do të paraqesë vështirësi për këtë proces të rëndësishëm si për të tashmen dhe për të ardhmen e Kosovës.” / abcnews.al

Before yesterdayMain stream

Veliaj në burg, po drejtimi i bashkisë?/ Lami: PS sot, më e fortë apo më e atakuar? Muça: Ramës mund t’i kushtojë elektoralisht

23 July 2025 at 21:03

Veliaj është pas hekurave që prej shkurtit, por interesi publik dhe politik qëndron mbi drejtimin e bashkisë së Tiranës.

Analisti Roland Lami tha se duhet të shtrojmë pyetjen nëse PS është më e fortë apo atakohet më shumë pas arrestimit të një prej eksponentëve të rëndësishëm politik si Veliaj.

“Sot Veliaj është përballë akuzës, dhe shtrohet pyetja PS është më e fortë apo atakohet më shumë. Fati i PS nuk lidhet me atë të Veliat.Kur atakohesh krijon kosto dhe për partinë politike. Veliaj mund ta ndjekë çështjen deri në fazën finale.”

Gazetari Flogert Muça u shpreh për ‘Real Story’ se nuk ka pse Rama të marrë kosto politike për dosjen Veliaj, por në anën tjetër të monedhës mund t’i kthehet në kosto elektorale.

“Është argument që nuk ka pse të marrë kosto politike Edi Rama dhe mos të bëjmë sikur jetojmë në parajsën e demokracisë. Por kundërargumenti, Rama duke bërë këtë lëshim mund t’i kthehet në kosto elektorale. Duke hyrë në garë, kandidatët mund t’i thonë këtij do i besojmë ne. Nuk ka pasur asnjë bashki të madhe që ka ndodhur kjo.”

/ abcnews.al

Bashkitë, në prag zgjedhjesh?/ Lami: Tirana mund të ketë zgjedhje të parakohshme

23 July 2025 at 20:44

Erion Veliaj ndodhet që prej muajit shkurt në paraburgim ndërkohë që interesi i qytetarëve dhe klasës politike lidhet me drejtimin e bashkisë më të madhe në vend.

Analisti Roland Lami tha se në Tiranë ka disa komponentë që mund të shpien në zgjedhje të parakohshme. Lami në analizën e tij tha se shumë vende të BE në të cilën drejtues të institucioneve janë gjendur në gjykim juridik, janë distancuar nga posti politik, gjë që sipas Lamit duhet të ishte bërë edhe nga Veliaj.

“Janë disa komponentë që Tirana të ketë zgjedhje të parakohshme. Në politikë nuk gjykohet ftohtësisht. Politikisht a mundet  një kryetar bashkie të mund të mbajë bashkinë kryesore ku ndërkohë precedentët e mëparshëm, kur dikush atakoihet politikisht dhe akuza ndaj tij është e rëndë. Moralsiht ndjen detyrimin për tu distancuar nga posti politik dhe i drejtohet gjykimit juridik. Këtë e bëjën shumë vende në BE. Elementi i dytë, Veliaj është përfaqësues i subjektit politik dhe PS nuk ka pse i lejon kosto vetes që një person të abuzoj me statusin e kryetarit të bashkisë. Mund të interpretohet si suport politik.” / abcnews.al

‘Në kërkim’ të paqes tregtare/ SHBA dhe BE afër arritjes së marrëveshjes për tarifa bazë 15%

23 July 2025 at 19:59

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po afrohen drejt një marrëveshjeje për vendosjen e një tarife bazë prej 15% mbi mallrat e ndërsjellta, kanë konfirmuar burime diplomatike të BE-së. Marrëveshja, që ende nuk është zyrtarizuar, pritet të përfshijë disa përjashtime për mallrat evropiane.

Lajmi fillimisht u raportua nga Financial Times, duke cituar tre burime të njohura me situatën, të cilët thanë se marrëveshja mund të mbulojë edhe industrinë e makinave dhe do të ndjekë modelin e marrëveshjes së fundit të SHBA-së me Japoninë.

Sipas të njëjtave burime, të dy palët pritet të heqin tarifat për një sërë produktesh, përfshirë avionët, pijet alkoolike (si verërat dhe pijet e forta), si dhe pajisjet mjekësore.

Kjo marrëveshje vjen në një kohë kur tensionet tregtare mes SHBA-së dhe BE-së ishin të shpeshta. Një tarifë prej 30% mbi importet nga BE në SHBA ishte planifikuar të hynte në fuqi muajin e ardhshëm, çka do të shkaktonte kundërmasa të ashpra nga Brukseli.

Presidenti amerikan Donald Trump, i njohur për qëndrimet e tij agresive ndaj sistemit aktual tregtar global, kishte kritikuar prej kohësh “pabarazitë” në marrëveshjet tregtare ekzistuese. Edhe pse fillimisht paralajmëroi tarifat e reja, Trump vendosi të shtyjë zbatimin e tyre deri më 1 gusht, duke dhënë kohë për negociata me partnerët.

Marrëveshja e mundshme do të ishte një përparim i madh në uljen e tensioneve tregtare transatlantike dhe do të ofronte një kuadër të ri për bashkëpunim ekonomik mes dy prej blloqeve më të fuqishme në botë. Ajo gjithashtu do të ndihmonte në stabilizimin e tregjeve dhe në parandalimin e një lufte tarifore që mund të ndikonte miliona vende pune dhe miliarda dollarë tregti. / abcnews.al

❌
❌