Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 31 July 2025Main stream

Verratti zbuloi se si ai dhe Neymar e bindën Messin të bashkohej me PSG-në gjatë një darke të papritur

30 July 2025 at 23:55

Mesfushori italian Marco Verratti, aktualisht pjesë e Al-Duhail, ka treguar një histori interesante nga koha kur ishte te Paris Saint-Germain.

Në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, ai ka zbuluar se një darkë e papritur me Lionel Messin, organizuar nga Neymar, mund të ketë ndikuar në transferimin e argjentinasit te PSG.

Sipas Verrattit, Neymar i kishte propozuar atij, Di Marias dhe Paredesit që të darkonin së bashku me Messin – në një kohë kur ky i fundit ende luante për Barcelonën.

“Më kujtohet një mbrëmje e mrekullueshme që u kthye thuajse në diçka magjike”, deklaroi Verratti. “Ishim në Ibiza, dhe Neymar erdhi tek unë duke më thënë: ‘Sonte do të darkojmë me Leo Messin’. Në fund ishim unë, Leo, Paredes, Ney dhe Di Maria në të njëjtën tavolinë”.

Sipas Verrattit, atmosfera ishte shumë pozitive dhe miqësore, dhe ata e lanë të kuptohej qartë se do ta donin Messin në Paris.

“Po flisnim, gjithçka shkonte për mrekulli. Në njëfarë mënyre i dhamë një sinjal që duhet të vinte në Paris. Vonë atë natë u përshëndetëm, dhe të nesërmen pamë në lajme se kishte tensione mes tij dhe Barcelonës”, shtoi italiani.

Disa ditë më vonë, ndodhi ajo që askush nuk e priste.

“Pastaj, atë mbrëmje, Neymar më telefonoi dhe më tha: ‘Marco, Leo po vjen tek ne’. E pabesueshme – sapo kishim ngrënë darkë së bashku dhe papritur u bëmë shokë skuadre. Ishte një natë magjike”, potencoi më tej Verratti. /Telegrafi/

The post Verratti zbuloi se si ai dhe Neymar e bindën Messin të bashkohej me PSG-në gjatë një darke të papritur appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

PSG nuk dëshiron ta përsërisë gabimin që bëri me Mbappen, mund ta shesë njërin nga yjet e tyre kryesorë

30 July 2025 at 09:40

Paris Saint-Germain thuhet se i ka zgjidhur shqetësimet e tyre për portën me mbërritjen e Lucas Chevalier nga Lille dhe tani mund të përqendrohet në shitjen e Gianluigi Donnarumma.

Reprezentuesi italian ka luajtur për klubin parisien që nga viti 2021 dhe kontrata e tij skadon sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, sipas Corriere dello Sport, për shkak të mosmarrëveshjeve me PSG-në për zgjatjen e kontratës së tij, PSG është e hapur për negociata rreth shitjes së tij.

“E ardhmja e Gianluigi Donnarumma mund të jetë larg Parisit. Portieri italian dhe PSG ende nuk kanë arritur një marrëveshje për zgjatjen e kontratës së tij, e cila skadon në qershor të vitit 2026”.

“Donnarumma ka theksuar vazhdimisht dëshirën e tij për të qëndruar në kryeqytetin francez dhe PSG, duke përfituar nga kjo, i ofroi atij një kontratë me një pagë më të ulët. Kjo ofertë nuk u prit me miratimin e ekipit të Donnarumma”, thuhet në tekstin e gazetës italiane.

Italiani ishte një hallkë e rëndësishme në ekipin e Louis Enriques, duke fituar kampionatin francez, Kupën e Francës dhe Ligën e Kampionëve me klubin, por problemi për klubin është paga e tij prej 12 milionë eurosh në sezon.

Qëllimi kryesor i PSG-së është të shmangë gabimin që bëri me Kylian Mbappe, kur humbi yllin e tyre kryesor pa kompensim. Për këtë arsye, klubi është gati të dëgjojë ofertat. Mbappe, për të kujtuar, u largua për në Real Madrid si lojtar i lirë verën e kaluar.

Donnarumma kërkohet nga Manchester United, të cilët po shqyrtojnë mundësinë e sjelljes së një portieri të ri dhe sipas mediave, ata po ofrojnë 40 milionë euro për shërbimet e tij.

Përveç United, Manchester City, Chelsea dhe Galatasaray kanë treguar ose po tregojnë ende interes për Donnarumman, tifozët e të cilit kanë vërshuar profilet e tij në rrjetet sociale. /Telegrafi/

The post PSG nuk dëshiron ta përsërisë gabimin që bëri me Mbappen, mund ta shesë njërin nga yjet e tyre kryesorë appeared first on Telegrafi.

Një tjetër gjigant evropian tenton transferimin e Konates, francezi i refuzon menjëherë

29 July 2025 at 09:25

Ibrahima Konate po bëhet një nga emrat më të përfolur të këtij afati kalimtar. Pas interesimit të nga Real Madridi, tashmë edhe Paris Saint-Germain ka hyrë fuqishëm në garë për mbrojtësin e Liverpoolit.

Trajneri Luis Enrique ka kontaktuar personalisht Konaten për ta bindur që të transferohet në Ligue 1, por përgjigjja e lojtarit ka qenë e qartë.

Defensa Central ka raportuar se Konate është i interesuar vetëm për t’iu bashkuar Real Madridit.

Real Madridi, ndërkohë, e sheh Konaten si lojtarin që do t’i zgjidhë problemet në repartin defensivë.

Mbrojtësi 25-vjeçar ka kontratë me Liverpoolin deri në qershor të vitit 2026, derisa The Reds po tentojnë ta bindin me një kontratë të re, edhe pse deri më tani nuk ia kanë dalë ta bindin.

Liverpool po punon për të mbajtur lojtarin, por presioni nga klubet e mëdha është i madh. Real Madridi mund të tentojë një marrëveshje këtë verë për të shmangur një garë të hapur në vitin 2026, kur Konate mund të largohet si lojtar i lirë.

Los Blancos kanë ofruar 25 milionë euro tani për Konaten, megjithatë Liverpooli kërkon 50 milionë për ta lënë të lirë.

PSG do të vazhdoj të tentoj për ta bindur lojtarin, edhe pse duket se Konate nuk ka në plan të rikthehet në Ligue 1. /Telegrafi/ 

The post Një tjetër gjigant evropian tenton transferimin e Konates, francezi i refuzon menjëherë appeared first on Telegrafi.

Donnarumma ka pesë opsione ku mund ta vazhdojë karrierën në rast largimi nga PSG-ja

28 July 2025 at 23:31

Paris Saint-Germain është shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje për transferimin e Lucas Chevalier nga Lille, duke ngritur dyshime mbi të ardhmen e Gianluigi Donnarummas.

Sipas FootMercato, PSG ka arritur një marrëveshje verbale me portierin 23-vjeçar, i cili pritet t’i bashkohet kampionëve francezë së shpejti.

Por ky zhvillim ka shkaktuar pasiguri rreth pozicionit të Donnarummas, i cili është në vitin e fundit të kontratës së tij.

Megjithëse disa klube kanë shprehur interesim për italianin, përfshirë Manchester United, Manchester City, Galatasaray dhe ekipe nga Arabia Saudite, Donnarumma nuk ka ndërmend të largohet menjëherë, sipas gazetarit Fabrice Hawkins.

Ai do të shqyrtojë një largim vetëm nëse paraqitet një projekt që e bind plotësisht.

Agjentët e tij janë aktualisht duke vlerësuar opsionet e mundshme, por Donnarumma mbetet i lidhur me projektin e trajnerit Luis Enrique dhe nuk është i gatshëm të ndërrojë ambient pa kushtet e duhura.

Në brendësi të klubit, po diskutohet mundësia që Chevalier dhe Donnarumma të konkurrojnë për vendin e titullarit gjatë sezonit të ardhshëm./Telegrafi/

The post Donnarumma ka pesë opsione ku mund ta vazhdojë karrierën në rast largimi nga PSG-ja appeared first on Telegrafi.

Fabrizio Romano jep detaje për të ardhmën e Edon Zhegrovës

28 July 2025 at 23:03

Sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova, po kalon ditët e tij të fundit si lojtar i Lille, pasi së shpejti pritet transferimi i tij diku tjetër.

Këtë tashmë e ka konfirmuar edhe eksperti Fabrizio Romano përmes një postimi në rrjetet sociale, duke konfirmuar se disa klube kanë filluar të bëjnë lëvizjet e tyre për yllin dardan.

Napoli kishte bërë një përpjekje për transferimin e tij që në muajin maj, por ajo dështoi për shkak të kërkesës së lartë financiare nga Lille.

Megjithatë, interesimi i ri nga disa klube mund të rrisë  çmimin e tij përtej 7 milionë eurove që Lille pagoi për ta blerë nga Baseli në vitin 2022.

🚨 Not only Chevalier-PSG, as also Edon Zhegrova can leave Lille in the next weeks as movements continue for the winger.

Napoli made approaches in May but Lille asking price was too high, more clubs are now joining the race. pic.twitter.com/LS2v1lPkl6

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 28, 2025

Largimet e mundshme të Zhegrovës, Jonathan David dhe Lucas Chevalier mund ta dëmtojnë rëndë rezultatet e Lille në Ligën e Evropës.

Për të forcuar edhe më tej faktin që Zhegrova nuk ka shumë gjasa ta vazhdojë karrierën tek Lille, kujtojmë se klubi francez nuk e ka ftuar atë në kampin që po e zhvillojnë në Gjermani.

Sezonin e kaluar Zhegrova u aktivizua në 12 ndeshje në kampionat dhe ishte autor i katër golave dhe pati një asistim./Telegrafi/

The post Fabrizio Romano jep detaje për të ardhmën e Edon Zhegrovës appeared first on Telegrafi.

Zhegrova mbetet jashtë skuadrës së Lille për fazën përgatitore

28 July 2025 at 15:30

Edon Zhegrova nuk është ftuar me ekipin e parë të Lille për fazën përgatitore në Gjermani.

Mungesa e reprezentuesit kosovar vjen në një kohë kur po flitet për një largim të mundshëm të tij nga klubi francez gjatë këtij afati kalimtar veror.

Zhegrova është lidhur me disa skuadra evropiane, përfshirë Olympique Marseille, Atalanta dhe Napolin, megjithatë, deri tani nuk ka asgjë konkrete sa i përket një transferimi të tij.

Ndërkohë, Lille po zhvillon fazën e dytë të përgatitjeve në Iserlohn të Gjermanisë, me një grup prej 29 lojtarësh të përzgjedhur nga trajneri Bruno Genesio.

Mediumi ‘Lepetitlillois‘, ka raportuar për mungesën e yllit kosovar, duke zbuluar listën e futbollistëve të ftuar për fazën përgatitore.

Në këtë listë figurojnë emra të rëndësishëm si Lucas Chevalier dhe Benjamin Andre, ndërsa përfshihen edhe gjashtë lojtarë nga akademia dhe tre futbollistë të rikthyer nga huazimet.

𝑺𝒖𝒎𝒎𝒆𝒓 𝑪𝒂𝒎𝒑 🔛☀

Le groupe de 29 joueurs sélectionnés par Bruno Genesio pour le stage à Iserlohn, en Allemagne, qui débute aujourd’hui 🇩🇪 pic.twitter.com/g1cgeBIxaG

— LOSC (@losclive) July 28, 2025

Disa futbollistë të dëmtuar si Tiago Santos, Ugo Raghouber dhe Andre Gomes janë përfshirë në skuadër, pavarësisht problemeve fizike që kanë.

Përveç Zhegrovës, të përjashtuar nga lista janë edhe Mohamed Bayo, Tiago Morais dhe Rafael Fernandes, të gjithë jashtë planeve të Genesios që nga fillimi i stërvitjeve verore. /Telegrafi/

The post Zhegrova mbetet jashtë skuadrës së Lille për fazën përgatitore appeared first on Telegrafi.

Donnarumma do të largohet nga PSG, dy gjigantët anglezë në garë për italianin

27 July 2025 at 13:42

Gianluigi Donnarumma pritet të largohet nga Paris Saint-Germain gjatë kësaj vere, pasi klubi ka vendosur të mos rrezikojë ta humbasë në një transferim të lirë në të ardhmen.

Sipas L’Equipe, PSG është e gatshme të dëgjojë oferta për portierin italian, pasi bisedimet për rinovimin e kontratës së tij e cila skadon në qershor 2026  kanë ngecur për shkak të mosmarrëveshjeve rreth pagës.

Klubi parisien po punon për të gjetur një zëvendësues, dhe kandidati kryesor është Lucas Chevalier nga Lille. Ky transferim mund t’i kushtojë PSG-së rreth 40 milionë euro.

Duke parë këtë situatë, Manchester United dhe Manchester City kanë shfaqur interes të fortë për Donnarumman dhe tashmë janë futur seriozisht në garë për nënshkrimin e tij.

Për portierin 25-vjeçar janë raportuar më parë interesime edhe nga Chelsea dhe Galatasaray, por dy klubet nga Manchesteri shihen si favoritë aktualë.

Donnarumma vjen nga një sezon shumë i mirë me PSG-në, duke pasur rol kyç në fitoren historike të Ligës së Kampionëve për klubin francez.

Nëse ai vendos të rikthehet në Serie A, kandidatët më të besueshëm mbeten vetëm Interi dhe Juventusi të vetmit që mund të përballojnë pagën dhe statusin e tij. /Telegrafi/

The post Donnarumma do të largohet nga PSG, dy gjigantët anglezë në garë për italianin appeared first on Telegrafi.

PSG arrin marrëveshje me portierin i cili do ta zëvendësojë Donnarumman

27 July 2025 at 09:45

Sipas një raporti nga L’Equipe, Paris Saint-Germain ka hapur bisedimet për të transferuar portierin Lucas Chevalier nga Lille. 

Gardiani francez ka qenë prej kohësh një objektiv i klubit parizien, që kërkon të përforcojë konkurrencën mes shtyllave për sezonet në vazhdim. 

Interesi i kampionëve francezë për Chevalier nuk është më një sekret, pasi PSG ka ndjekur portierin prej disa muajsh. Megjithatë, tashmë është ndërmarrë edhe një hap konkret. 

Chevalier ka arritur marrëveshje për kushtet personale me PSG-në, dhe nëse arrihet marrëveshje mes klubeve, ai do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me klubin nga kryeqyteti francez. 

PSG ende nuk ka nisur negociatat zyrtare me Lille, por është në dijeni të kërkesave të klubit. 

Presidenti i Lille, Olivier Letang, do të kërkojë një shumë në zonën e 40 milionë eurove për ta lënë të lirë Chevalier. 

🚨🔴🔵 Paris Saint-Germain have agreed personal terms with Lucas Chevalier.

Talks ongoing with Lille as request starts from €40m, as L’Équipe reported.

PSG start moving as they still can not agree new deal with Gigio Donnarumma. pic.twitter.com/65ypuRdnpQ

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 27, 2025

E ardhmja e Gianluigi Donnarummas ‘Parc des Princes’ mbetet ende e pasigurt, me kontratën e tij që skadon në vitin 2026. 

Ndërkohë, Galatasaray ka paraqitur një ofertë për të nënshkruar me portierin italian, duke shtuar edhe më shumë dilema rreth portës së PSG-së për sezonin e ardhshëm./Telegrafi/

The post PSG arrin marrëveshje me portierin i cili do ta zëvendësojë Donnarumman appeared first on Telegrafi.

Neymar kthehet në Evropë në një transferim surprizë?

25 July 2025 at 23:30

Neymar mund të rikthehet në futbollin evropian, dhe një nga kandidatët më seriozë për të siguruar shërbimet e tij është Olympique Marseille, sipas disa burimeve të afërta me klubin.

Sulmuesi brazilian, i cili aktualisht luan për Santos, thuhet se po shqyrton një rikthim në Evropë për të rifituar formën më të mirë konkurruese dhe për t’u përgatitur sa më mirë për Kampionatin Botëror të ardhshëm.

Raportohet se klubi francez tashmë ka nisur negociatat për transferimin e tij. Edhe pse marrëveshja nuk pritet të jetë e lehtë, drejtuesit e Marseille besojnë se dëshira e Neymar për t’u rikthyer në një ligë elitare evropiane mund të jetë vendimtare.

Braziliani është entuziast për mundësinë që të bëhet pjesë e një projekti ambicioz, në të cilin do të kishte një rol kyç në fushë dhe jashtë saj.

Për këtë arsye, Marseille është e gatshme të bëjë lëvizje të rëndësishme financiare dhe sportive për ta bindur yllin e Amerikës së Jugut dhe për të finalizuar transferimin sa më shpejt që të jetë e mundur, sipas mediave që ndjekin nga afër zhvillimet e fundit.

Statistikat e Neymar dhe lidhja me Francën

Neymar është i njohur mirë në futbollin francez. Ai ka luajtur për Paris Saint-Germain nga viti 2017 deri më 2023, pas transferimit rekord prej 222 milionë eurosh nga Barcelona. Gjatë qëndrimit në “Parc des Princes”, ai fitoi pesë tituj të Ligue 1, luajti një finale të Ligës së Kampionëve, dhe shënoi 118 gola duke dhënë 79 asiste në 173 ndeshje zyrtare.

Rikthimi i tij te një klub francez si Marseille do të përbënte një lëvizje të bujshme, veçanërisht për shkak të rivalitetit të fortë midis Marseille dhe PSG – dy klubet më të mëdha në futbollin francez. Përballja e tyre klasike në Ligue 1 njihet si Le Classique, ndërsa ata janë gjithashtu dy ekipet e vetme franceze që kanë fituar tituj në arenën evropiane.

E ardhmja e afërt

Neymar aktualisht ka kontratë me Santosin deri në fund të këtij viti. Vendimi për të ardhmen e tij pritet të merret në muajt e ardhshëm, ndërsa Marseille mbetet me shpresë se mund ta rikthejë në skenën evropiane një nga talentet më të mëdhenj të brezit të tij. /Telegrafi/

The post Neymar kthehet në Evropë në një transferim surprizë? appeared first on Telegrafi.

Garë mes dy klubeve angleze për transferimin e Kolo Muanit

20 July 2025 at 15:35

Randal Kolo Muani ka arritur të rigjejë formën e tij te Juventusi, pas një periudhe të vështirë te Paris Saint-Germain.

Sulmuesi francez iu bashkua “Zonjës së Vjetër” në janar, në formë huazimi dhe paraqitjet e tij kanë qenë shumë të mira.

Te PSG, ai kishte humbur vendin në formacion dhe besimin e klubit derisa kalimi te Juventusi i ka dhënë atij një mundësi të re për t’u rikthyer në qendër të vëmendjes.

Edhe pse pa opsion blerjeje në marrëveshje, forma e mirë e 26-vjeçarit ka tërhequr interesin e klubeve të mëdha evropiane. PSG ndërkohë nuk e sheh më si pjesë të planeve afatgjata.

Sipas raportimeve të Fussball Transfers, dy klube të Ligës Premier, Manchester United dhe Newcastle United po e ndjekin me vëmendje situatën e tij.

Manchester United e sheh Kolo Muanin si alternativë pas tërheqjes nga Hugo Ekitike, ndërsa Newcastle po e konsideron si zëvendësues të mundshëm për Alexander Isak, në rast se ky i fundit largohet këtë verë.

Juventusi, nga ana tjetër, është i interesuar ta huazojë përsëri sulmuesin për sezonin e ardhshëm. Bardhezinjtë janë të kënaqur me paraqitjet e tij dhe kërkojnë vazhdimësi.

Kolo Muani ka kontratë me PSG deri në vitin 2028 dhe ishte transferuar për 95 milionë euro. Megjithatë, kampionët francezë vështirë se do të arrijnë të rikuperojnë të gjithë shumën në një shitje të mundshme.

Gjatë huazimit te Juventus, Kolo Muani zhvilloi 22 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar 10 gola dhe duke asistuar në tre të tjerë. /Telegrafi/ 

The post Garë mes dy klubeve angleze për transferimin e Kolo Muanit appeared first on Telegrafi.

PSG i dërgon te ekipi U21 disa nga yjet e skuadrës – dy prej tyre ishin në Kupën e Botës për Klube

17 July 2025 at 18:29

Me përfundimin e sezonit, në Paris ka nisur faza përgatitore dhe disa prej lojtarëve që nuk janë më në planet e klubit janë rikthyer në stërvitje këtë javë në Kampusin e Poissy (Yvelines).

Pas testeve mjekësore të zakonshme, lojtarët si Milan Skriniar, Marco Asensio, Nordi Mukiele, Carlos Soler, Ilyes Housni dhe Lucas Lavallée janë bashkuar me skuadrën U21 të PSG-së, më 16 korrik.

Renato Sanches dhe Randal Kolo Muani pritet t’u bashkohen më 23 korrik, pasi përfaqësuan Benficën dhe Juventusin në Kupën e Botës për Klube dhe përfituan disa ditë shtesë pushimi, shkruan Le Parissien.

Por pranisë së tyre në stërvitje nuk i mungon një notë e qartë: asnjëri prej tyre nuk pritet të qëndrojë në klub për sezonin e ardhshëm. PSG po kërkon mënyra për t’i larguar përfundimisht, me prioritet për të realizuar shitje të qëndrueshme financiarisht, e jo vetëm huazime.

Në veçanti, Kolo Muani, i cili ka kontratë me PSG deri në vitin 2028, është pranë largimit pas një huazimi të suksesshëm te Juventusi, ku realizoi 10 gola dhe 2 asiste në gjashtë muaj.

Francezi ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Torino dhe Juve ka bërë disa oferta huazimi me blerje të detyrueshme. Megjithatë, PSG kërkon që pagesa të realizohet menjëherë, jo në vitin e ardhshëm.

Përveç Juventusit, disa klube angleze janë duke monitoruar situatën, duke pritur që tregu i sulmuesve të nisë të lëvizë.

Një nga prurjet që mund të hapë “valën e parë” është transferimi i Hugo Ekitike, që ndodhet në bisedime të avancuara me Liverpoolin. /Telegrafi/ 

 

The post PSG i dërgon te ekipi U21 disa nga yjet e skuadrës – dy prej tyre ishin në Kupën e Botës për Klube appeared first on Telegrafi.

Dilema e Donnarummas, largim nga PSG pasi e duan dy gjigantë evropianë apo rinovim me kushte të reja?

17 July 2025 at 16:55

Kontrata e Gianluigi Donnarumma me Paris Saint-Germain skadon verën e ardhshme dhe e ardhmja e portierit italian mbetet e pasigurt.

Edhe pse ndihmoi klubin francez të fitonte Ligën e Kampionëve në sezonin 2024/25, rinovimi i kontratës së tij nuk është i sigurt, për shkak të kërkesave të larta për pagë.

Sipas raportimeve nga Tuttosport, disa klube të mëdha evropiane si Bayern Munich dhe Manchester City janë të interesuara për shërbimet e 26-vjeçarit.

Megjithatë, rikthimi në Serie A mbetet i vështirë, për shkak të kushteve financiare që kërkon Donnarumma, të cilat shumica e klubeve italiane nuk mund t’i përmbushin.

PSG, nga ana tjetër, ka shprehur gatishmëri të vazhdojë me portierin, por me kushte të reja financiare. Në vend të 12 milionë eurove në sezon që ai përfiton aktualisht, kampionët e Francës po planifikojnë t’i ofrojnë një pagë bazë prej 8 deri në 9 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër do të mbulohet përmes bonuseve të lidhura me objektiva individualë dhe të ekipit.

Dilema e Donnarumma-s mbetet: të pranojë ofertën më të ulët për të vazhduar me PSG-në apo të kërkojë një aventurë të re në një tjetër klub evropian, ku oferta financiare mund të jetë më e favorshme.

Me vetëm 10 muaj të mbetura nga kontrata, vendimi pritet të merret shumë shpejt. /Telegrafi/ 

The post Dilema e Donnarummas, largim nga PSG pasi e duan dy gjigantë evropianë apo rinovim me kushte të reja? appeared first on Telegrafi.

E ardhmja e pasigurt – Zhegrova vazhdon i ndarë nga ekipi i parë i Lille, pasi klubi e ka dënuar për vonesë

15 July 2025 at 16:56

Edon Zhegrova vazhdon të jetë jashtë planeve të skuadrës së parë te Lille, ku sipas mediave franceze të afërta me klubin, sulmuesi ynë nuk po stërvitet me grupin kryesor, duke vazhduar të jetë i ndarë, pas një dënimi të marrë nga klubi.

Pas mungesës së gjatë që nga 15 dhjetori për shkak të lëndimit, Zhegrova ishte ftuar nga Lille që të paraqitej më herët në fazën përgatitore verore, njëjtë si disa lojtarë të tjerë të rikthyer nga lëndimet.

Klubi synonte një rikthim të kontrolluar dhe të kujdesshëm në ritëm stërvitor për të, por Zhegrova nuk iu përgjigj ftesës për t’u paraqitur më herët, çka çoi në masën ndëshkuese ndaj tij.

Ai tani është duke ushtruar i ndarë nga skuadra e trajnerit të ri, Bruno Genesio dhe sipas raportimeve, marrëdhëniet mes palëve janë ftohur dukshëm, dhe situata nuk po përmirësohet.

Zhegrova ka edhe një vit kontratë me klubin francez, por dëshira e tij është largimi gjatë këtij afati kalimtar, gjë që e ka pranuar edhe klubi francez, që po pret ofertën e duhur për ta shitur. /Telegrafi/ 

The post E ardhmja e pasigurt – Zhegrova vazhdon i ndarë nga ekipi i parë i Lille, pasi klubi e ka dënuar për vonesë appeared first on Telegrafi.

Revolucion tek PSG-ja, Luis Enrique ka kërkuar shtatë transferime të reja

15 July 2025 at 12:52

Humbja ndaj Chelseat ka ndezur alarmin në ‘Parkun e Princave’, ku Paris Saint-Germain po planifikon të transferojë shtatë lojtarë gjatë kësaj vere. 

Sezona e jashtëzakonshme e PSG-së përfundoi në mënyrë të dhimbshme. Kampioni i Evropës, pëso një humbje të rëndë 3-0 ndaj Chelseat në finalen e Kupës së Botës për Klube të dielën. 

Ishte një goditje brutale, por edhe një thirrje për zgjim. Ka ardhur koha që drejtuesit e PSG-së të vlerësojnë seriozisht afatin kalimtar veror. 

Sipas L’Equipe, PSG planifikon të bëjë një spastrim të rëndësishëm në afatin kalimtar këtë verë përpara sezonit të ri. 

Parizienët nuk po i japin prioritet pozitës së portierit, përveç në rast se Gianluigi Donnarumma largohet papritur. Në mbrojtje, skuadra e Ligue 1 synon të sjellë dy qendërmbrojtës të rinj. 

Emri i Illya Zabarnyi përmendet shpesh. Mbrojtësi i Bournemouth pritet të transferohet te PSG këtë verë me një vlerë prej 60 milionë eurosh. 

Nëse Lucas Beraldo do të largohet për një ofertë minimale prej 30 milionë eurosh, do kërkohet menjëherë një zëvendësues me këmbë të majtë. 

Kjo është veçanërisht e rëndësishme duke pasur parasysh largimin e mundshëm të Milan Skriniar, si dhe renditjen e ulët të Presnel Kimpembe dhe Lucas Hernandez në hierarkinë e mbrojtjes. 

Gjithashtu, PSG dëshiron të forcojë pozicionet e mbrojtësve të krahut, pasi mungojnë zëvendësues të besueshëm për Achraf Hakimi dhe Nuno Mendes. 

Prandaj, po konsiderohen dy blerje të reja, një në krahun e djathtë dhe një në atë të majtë. 

Në mesfushë, stabiliteti mbetet prioritet: Joao Neves, Fabian Ruiz dhe Vitinha do të ruajnë vendet e tyre. 

Por klubi dëshiron të shtojë një lojtar më të pjekur, në stilin e Joshua Kimmich, i cili tani nuk është opsion pasi rinovoi me Bayern. PSG po kërkon në treg dikë që përshtatet me këtë profil.

Për sulmin, drejtori sportiv Luis Campos po eksploron dy mundësi: Victor Osimhen, i cili tani është afër Galatasarayt dhe yllin e Milanit, Rafael Leao./Telegrafi/

The post Revolucion tek PSG-ja, Luis Enrique ka kërkuar shtatë transferime të reja appeared first on Telegrafi.

Pa marrëveshje për kontratë të re me PSG-në, dy gjigantët anglezë tentojnë transferimin e Donnarummas

13 July 2025 at 15:54

E ardhmja e Gianluigi Donnarumma mund të jetë në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier.

Dy klube të mëdha të Ligës Premier janë shumë të interesuara për portierin italian, pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse me PSG.

Kontrata e Donnarummas me PSG skadon në vitin 2026, por negociatat për rinovimin kanë ngecur për shkak të mosmarrëveshjeve mbi pagën.

Chelsea dhe Manchester City janë dy klubet kryesore angleze që po monitorojnë situatën e portierit dhe kërkojnë një zëvendësues të besueshëm për sezonet e ardhshme.

Chelsea është në kërkim të një portieri pas largimit të Kepa Arrizabalaga dhe shitjes së Djordje Petrovic, ndërsa Manchester City po mendon për të ardhmen me Edersonin që është në shënjestër të disa skuadrave.

PSG shqetësohet se Donnarumma mund të largohet falas dhe po konsideron alternativa si Lucas Chevalier nga Lille.

Duke qenë se Donnarumma dëshiron të qëndrojë në Paris, e ardhmja e tij pritet të vendoset në javët e ardhshme, ndërsa Chelsea dhe Manchester City janë gati të veprojnë nëse PSG nuk ofron kushtet e duhura.

Reprezentuesi italian fiton një pagë prej 10 milionë eurove neto në seezon, derisa synon që me kontratën e re të fitojë 15 milionë euro, shumë që PSG nuk është gati t’ia përmbushë. /Telegrafi/ 

The post Pa marrëveshje për kontratë të re me PSG-në, dy gjigantët anglezë tentojnë transferimin e Donnarummas appeared first on Telegrafi.

Një klub i ri futet në garë për Ter Stegen, gjermani vazhdon t’i refuzojë të gjithë

13 July 2025 at 15:34

Monaco ka shprehur interes për të nënshkruar me portierin e Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen, sipas raportimeve nga Mundo Deportivo.

Klubi francez, që së fundmi huazoi Ansu Fatin nga Barça, ka kontaktuar me përfaqësuesit e gjermanit për të diskutuar një transferim të mundshëm këtë verë.

Megjithatë, përgjigja e Ter Stegen ka qenë negative. Ai ka bërë të qartë se dëshiron të qëndrojë në “Camp Nou” për sezonin 2025/26.

Kjo qëndrim vjen pavarësisht raportimeve se trajneri Hansi Flick i ka sugjeruar portierit se mund të ketë më pak hapësira pas mbërritjes së Joan Garcia.

Ter Stegen është i vendosur të luftojë për vendin e tij si titullar dhe të rifitojë statusin si portieri numër një i Barcelonës.

Aktualisht, asnjë marrëveshje nuk është në horizont, me lojtarin që mbetet i përqendruar te e ardhmja në Kataluni. /Telegrafi/ 

The post Një klub i ri futet në garë për Ter Stegen, gjermani vazhdon t’i refuzojë të gjithë appeared first on Telegrafi.

Doue flet para finales me Chelsean: Qëllimi ynë është ta bëjmë botën të dashurohet me PSG-në

13 July 2025 at 15:15

Sulmuesi i PSG-së, Desire Doue, ka ndarë pritshmëritë e tij për finalen e madhe të Kupës së Botës për Klube kundër Chelseat, që do të luhet sonte në New York të SHBA-ve.

Heroi i finales së Ligës së Kampionëve, ka thënë se qëllimi i tyre është të bëjnë botën të dashurohet me PSG-në.

“E dimë që Chelsea është një ekip shumë cilësor. I kemi parë ndeshjet e tyre dhe kanë shumë lojtarë të shkëlqyer,” tha ai.

“Qëllimi ynë është që përmes lojës sonë, ta bëjmë botën të dashurohet me PSG-në”, vazhdoi Doue.

Ai theksoi se finalet janë gjithmonë të paparashikueshme, por skuadra është e vendosur për të fituar.

“Do të ishte trofeu ynë i pestë këtë sezon. Një moment historik për klubin dhe për ne si lojtarë”. Duhet ta trajtojmë si çdo ndeshje tjetër, me përgatitje maksimale dhe mentalitet fitues”.

Sipas tij, ky është një shans i artë për të mbyllur një sezon të jashtëzakonshëm për PSG-në, që tashmë ka fituar edhe Ligën e Kampionëve.

“Është një privilegj të jesh pjesë e kësaj skuadre dhe e këtij momenti. Do të bëjmë gjithçka për ta sjellë trofeun në Paris”, tha 20-vjeçari.

PSG synon të përmbyllë sezonin 2024/25 me një tjetër titull të rëndësishëm, për të vulosur dominimin në arenën ndërkombëtare./Telegrafi/

The post Doue flet para finales me Chelsean: Qëllimi ynë është ta bëjmë botën të dashurohet me PSG-në appeared first on Telegrafi.

Lyon në Ligue 1, për Europën vendos… Crystal Palace: anulohet rënia nga kategoria

By: user 2
9 July 2025 at 19:29

Lyon merr frymë lirisht dhe mbetet në Ligue 1. Komisioni i Apelit i DNCG-së, organi i kontrollit financiar të futbollit francez, ka përmbysur plotësisht vendimin fillestar për të rrëzuar klubin për shkak të problemeve të mëdha ekonomike të konstatuara, duke e rikthyer në fakt në kategorinë më të lartë. Duoja e përbërë nga amerikania Michèle Kang dhe gjermani Michael Gerlinger, të emëruar urgjentisht presidente dhe drejtor i përgjithshëm i OL-së, bënë të pamundurën duke arritur të bindin Komisionin e Apelit të Federatës Franceze të Futbollit (FFF), në rrethin e 15-të të Parisit, për aftësinë e tyre për të shlyer borxhet e klubit.

Vendimtare pra ishin argumentet dhe dokumentacionet që lidhen me forcën e klubit për të arritur të shlyejë atë që i detyrohet, duke filluar me një ulje drastike të pagave të skuadrës duke shmangur gjithashtu investime të mëdha në merkato. Nuk përjashtohen në fakt shitje të tjera pikërisht në merkato edhe me çmime mjaft të ulëta. Në fakt hapet një epokë e re për Lyonn që do të marrë pjesë edhe në Europa League-n e ardhshme edicionin 2025/2026.

Si do t’i rregullojë Lyon financat e klubit

Drita jeshile për të marrë pjesë në kompeticionin e dytë evropian për klube do të vijë pasi UEFA të ketë studiuar çështjen e pronësisë së shumëfishtë me Crystal Palace, i cili është nxjerrë në shitje nga John Textor dhe që gjithashtu është kualifikuar për kompeticionin. Në këtë pikë hapen edhe skenarë të tjerë për klubin anglez që do të duhet të kuptojë nëse mund të marrë vërtet pjesë edhe ai në Europa League.

Lexo më tej: Lyon ka nevojë për 200 milionë euro brenda një jave për të mos rënë në Ligue 2

Për momentin, të gëzuar janë megjithatë Lyon që përfundoi në greminë vetëm disa javë më parë dhe që tani e gjen veten të përballet sërish me Ligue 1 por duke u tkurrur në mënyrë të ndjeshme dhe duke u përpjekur të futet brenda kostove të parashikuara për t’u rreshtuar financiarisht brenda afateve të caktuara. Frymëmarrje lehtësimi edhe për Paulo Fonseca i cili, pikërisht pasi u largua nga Milani, kishte pranuar ofertën e Lyont duke e çuar atë në Europa League.

The post Lyon në Ligue 1, për Europën vendos… Crystal Palace: anulohet rënia nga kategoria appeared first on Lapsi.al.

Lyoni fiton apelin, klubi mbetet pjesë e kampionatit elitar francez

By: armand
9 July 2025 at 16:26

Olympique Lyon do të vazhdojë të luajë në Ligue 1. Apeli ka pranuar ankesën e këtij klubi, duke e bërë të pavlefshëm vendimin e marrë nga organi i kontrollit financiar të futbollit francez, që rrëzonte këtë ekip një kategori më poshtë për shkak të problemeve financiare. Pasi u mor në shqyrtim çështja, u pa e […]

The post Lyoni fiton apelin, klubi mbetet pjesë e kampionatit elitar francez appeared first on BoldNews.al.

Lyon ka nevojë për 200 milionë euro brenda një jave për të mos rënë në Ligue 2

By: user 2
5 July 2025 at 14:03

Olympique Lyon po kalon ditë dramatike pasi DNCG, organi i kontrollit financiar të futbollit francez, ka vendosur rënien e klubit në Ligue 2 për shkak të çekuilibrave të mëdha në bilanc: klubi francez duhet të gjejë 200 milionë euro para seancës së apelimit të caktuar për më 10 korrik për të qëndruar në Ligue 1, por situata është shumë e ndërlikuar.

Sipas asaj që raportojnë mediat franceze, 100 milionë do të duhet të shkojnë drejtpërdrejt në arkën e klubit ndërsa 100 të tjerë duhet të garantohen si mbulim financiar për të gjithë sezonin e ardhshëm. Një shumë e konsiderueshme dhe jo e lehtë për t’u siguruar.

Lyon i duhen 200 milionë për të shmangur rënien në Ligue 2

Presidentja e re Michele Kang po kërkon zgjidhje për të shpëtuar klubin, ndërsa John Textor, ish-presidenti, ka paraqitur ankesë për vendimin e DNCG-së dhe ka dashur të theksojë se Eagle Football Holdings ka futur 83 milionë euro likuiditet.

Një plan për uljen e kostove është vënë tashmë në zbatim me shkurtim personeli dhe shitje lojtarësh të rëndësishëm që kanë lehtësuar disi bilancin e klubit: por për DNCG-në këto masa janë ende të pamjaftueshme. Qëllimi i drejtuesve të rinj është të ulin masën totale të pagave në 75 milionë euro, prag që gjithsesi mund të sjellë kufizime të tjera, edhe në rast të riametimit në Ligue 1.

Lexo më tej: Lyon mund të luajë në Europa League pavarësisht rënies në Ligue 2, vetëm në një rast

Ndërkohë po punohet për shitje të tjera, pas atyre të Cherki dhe Caqueret, me një listë që përfshin emra si Matić, Caleta-Car, Veretout, Perri, Tessmann, Fofana dhe Kumbedi: objektivi është të mblidhet sa më shumë për të lehtësuar bilancin.

Lyon një hap larg Ligue 2: po punohet për një plan uljeje kostosh

Në qendër të problemit të Olympique Lyon do të ishte edhe shpërndarja e brendshme e burimeve nga Eagle Football: autoritetet kërkojnë qartësi për prejardhjen dhe shpërndarjen e fondeve.

Situata është kritike: brenda një jave OL do të duhet t’i thotë lamtumirë Ligue 1 nëse nuk sigurohen 200 milionë eurot.

The post Lyon ka nevojë për 200 milionë euro brenda një jave për të mos rënë në Ligue 2 appeared first on Lapsi.al.

❌
❌