Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 July 2025Main stream

Parlamenti izraelit votoi për aneksimin e Bregut Perëndimor

By: Re Nato
23 July 2025 at 19:43

Parlamenti izraelit, i njohur si Knesset, ka votuar me shumicë prej 71 deputetësh pro aneksimit të Bregut Perëndimor, një territor i pushtuar që nga viti 1967.

Kjo votë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt një aneksimi de facto të këtij rajoni, duke e trajtuar atë si pjesë të pandashme të shtetit izraelit, pavarësisht mungesës së një njohjeje zyrtare ndërkombëtare.

Vendimi për aneksim vjen në një kontekst politik dhe diplomatik jashtëzakonisht të ndjeshëm. Bregu Perëndimor është një territor që, sipas të drejtës ndërkombëtare dhe rezolutave të OKB-së, konsiderohet si tokë e pushtuar nga Izraeli pas luftës së vitit 1967, dhe është pjesë e asaj që pritet të jetë një shtet i ardhshëm palestinez në kuadër të zgjidhjes me dy shtete.

Aneksimi i tij, qoftë edhe në mënyrë të njëanshme apo faktike, konsiderohet nga shumica e vendeve dhe institucioneve ndërkombëtare si një shkelje e ligjit ndërkombëtar.

Ligji për agjencitë kundër korrupsionit nxit protesta në Ukrainë dhe kritika ndërkombëtare

By: Re Nato
23 July 2025 at 19:01

Një ligj i ri që kufizon pavarësinë e dy agjencive kryesore kundër korrupsionit në Ukrainë ka shkaktuar reagime të ashpra kundër presidentit Volodymyr Zelensky, me protesta që kanë shpërthyer në rrugët e qyteteve të ndryshme ukrainase dhe paralajmërimeve serioze nga shtetet evropiane, aleatë kyç në luftën kundër Rusisë.

Zyrtarë të Byrosë Kombëtare Kundër Korrupsionit të Ukrainës (NABU) dhe Zyrës së Prokurorisë së Specializuar Kundër Korrupsionit (SAPO) u takuan me Zelenskyn më 23 korrik për të kërkuar shfuqizimin e ligjit. Ky takim u realizua më pak se 24 orë pasi presidenti e kishte nënshkruar atë në ligj.

“NABU dhe SAPO po privohen nga garancitë që më parë u mundësonin të përmbushnin në mënyrë efektive detyrat dhe funksionet e tyre në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë”, u tha në një postim të përbashkët të dy agjencive të publikuar në Telegram më 23 korrik.

Zelensky ka thënë se vendimi për t’i vënë këto agjenci nën kontrollin e prokurorit të Përgjithshëm – një zyrtar që emërohet nga presidenti – është marrë për t’i çliruar ato nga ndikimi i supozuar rus. Megjithatë, puna e këtyre agjencive konsiderohet jetike për rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“E dëgjojmë popullin”, tha Zelensky pas takimit, duke shtuar se, së bashku me autoritetet kryesore të sigurisë së shtetit dhe drejtuesit e agjencive, është arritur një marrëveshje për të hartuar një plan të përbashkët se si të operohet gjatë dy javëve të ardhshme.

“Çdo ditë në terren”/ Rama: Monitorim për të garantuar sezon turistik të pastër e të rregullt

By: Re Nato
23 July 2025 at 17:49

Kryeministri Edi Rama thotë se strukturat e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, por dhe agjencive rajonale janë çdo ditë në terren, për të monitoruar garantimin e një sezoni turistik të pastër e të rregullt.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se dyfishimi i aksesit në plazhet publike, shton edhe përgjegjësitë për mirëmbajtjen, pastrimin dhe modelin qytetar në respektimin e hapësirave të përbashkëta.

“Me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit, agjencitë rajonale dhe strukturat e tjera, jemi çdo ditë në terren, për të monitoruar garantimin e një sezoni turistik të pastër, të rregullt dhe respektim të parcelave publike siç parashikohet në rregulloren e re të menaxhimit të plazheve, ku dyfishimi i aksesit në plazhet publike, shton edhe përgjegjësitë për mirëmbajtjen, pastrimin dhe modelin qytetar në respektimin e hapësirave të përbashkëta

* Sarandë, Zvërnec, Darzezë, Radhimë, Ksamil, Livadh, Velipojë, Golem, Spille, Golem dhe Gjiri i Lalzit.”, shkruan Rama në Facebook./abcnews.al

Vrasja e 27 vjeçarit Agon Zejnullahu/ Kthehen në paraburgim pesë policët që e arrestuan

By: Re Nato
23 July 2025 at 17:26

Gjykata Themelore në Prishtinë, vendosi që t’i kthejë në paraburgim pesë zyrtarët policorë që dyshohen për veprën penale “vrasje nga pakujdesia” të 27-vjeçarit Agon Zejnullahu.

Rasti ishte në rigjykim nga 21 korriku, me kërkesë të mbrojtësve të tyre.

Në aktvendimin e fundit të Gjykatës Themelore thuhet se të dyshuarve u caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji dhe se ajo do të llogaritet prej datës së ndalimit të tyre, më 7 korrik 2025, deri më 6 gusht 2025.

Aty, po ashtu, thuhet se “pas shqyrtimit të kërkesës së prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit dhe pas vlerësimit të kundërshtimeve dhe argumenteve të të pandehurve dhe mbrojtësve të tyre”, ka “arsye të mjaftueshme që të pandehurve t’iu caktohet masa e paraburgimit”.

Zejnullahu ka vdekur në orët e para të 7 korrikut, pasi është arrestuar nga policia në Lipjan.

Vdekjen e tij në vendngjarje e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor.

Policia ka thënë se i ndjeri dyshohet se ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe duke sulmuar automjete e kalimtarë, kur është ndaluar nga autoritetet e rendit.

Por, sipas familjarëve dhe avokatit të tyre mbrojtës, policia ka përdorur forcë të tepruar kundër tij.

Komandanti i Policisë për rajonin e Lipjanit, Argjend Gashi, ka dhënë dorëheqje pas vdekjes së Zejnullahut./abcnews.al

“Nuk pranojmë zgjidhje gjysmake”/ Ende larg marrëveshja Kurti-Limaj

By: Re Nato
23 July 2025 at 17:08

Tentativa e 51 per konstituimin e Kuvendit ishte nje tjeter deshtim.
E planifikuar te niste ne oren 11, fundi I saj bashk me kohen qe moren deputet per tu pozicionuar erdhi per 15 minuta.

Kesaj here nuk u hodh per votim as ngritja e nje komisioni per votimin e fshehte te kryeparlamentarit dhe as nuk pati mundesi per partite e tjera te marrin fjalen, per shkak te nje debati mes kryesuesit te seances Avni Dehari dhe  deputetes se PDK Ganimete Musliu.

Deputetet gjithesesi nuk kane lene pa komentuar zhvillimet e nej dite me pare dhe drejtimin qe presidentja Osmani I beri Gjykates Kushteteuse per nje saktesim se cndodh nese mbaron edhe afati 30 ditor qe kjo e fundit I ka vene kuvendit per konstituimin e tij.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se gjendja nuk është e mirë.

Sipas tij, pas kërkesës së presidentes Vjosa Osmani, që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për interpretim lidhur me pasojat juridike që mund të lindin nëse Kuvendi i ri nuk konstituohet brenda 30-ditësh, krijohet hapësirë edhe disa ditë për Lëvizjen Vetëvendosje.

Ndersa Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kërkuar që Qeveria në largim të tregojë më shumë angazhim për lirimin e ushtarëve të Kosovës që po mbahen në burgjet serbe.
Sipas saj, rasti i ushtarëve të arrestuar është shndërruar në një ngjarje të përsëritur dhe shqetësuese, ndërsa veprimet institucionale po mungojnë.

“Ka edhe ushtarë të tjerë që mbahen në burgjet e Serbisë. Qeveria në largim duhet të jetë më aktive. Misionet tona diplomatike duhet të jenë më të angazhuara për t’i përdorur mekanizmat ndërkombëtarë për lirimin e tyre”, deklaroi Çitaku gjatë hyrjes në Kuvend të mërkurën. Ata njerëz nuk janë pa atdhe, dhe nuk duhet të trajtohen si të tillë.”

Gjatë ditës së djeshme, mediat serbe kanë raportuar se ish-ushtari i UÇK-së, Lulzim Halili, është arrestuar në Serbi dhe është ndaluar për 48 orë.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka gjetur ratsin te flasi per një marrëveshje të favorshme për Nismën Socialdemokrate, me qëllim të përfshirjes së saj në qeverinë e ardhshme.Sipas Pecit, oferta përfshin pozita të rëndësishme në ekzekutiv dhe hapësirë për të kontribuar me ide dhe program.

“Me aq sa kemi informacione, oferta e kryeministrit për Nismën ka qenë bukur gjeneroze për mundësinë që ata të marrin pozicione të rëndësishme në qeverinë e ardhshme dhe të japin kontributin, idenë, vizionin dhe programin me të cilin kanë garuar në zgjedhjet e fundit”, ka thënë Peci para hyrjes në Kuvend.”

Vete Limaj pas seances tha se nuk eshte i gatshem per zgjidhje gjysmake.

Nga rradhet e VV shprehen optimist se deri në fund të javës mund të ketë Kuvend të konstituar, por me nderkombetaret qe po qendrojne larg ketij zhvillimi duket se ne sfond nuk ka as deshire dhe as vullnet per dalje nga ngerci politik./abcnews.al

Ndërprerje masive të energjisë elektrike në Ukrainë pas sulmit rus

By: Re Nato
23 July 2025 at 17:00

Ndërsa delegacionet ukrainase dhe ruse përgatiten për një raund të ri bisedimesh në Turqi sonte në mbrëmje, sulmet ndërkufitare kanë vazhduar.

Volodymyr Zelenskyy ka thënë se “përpjekjet e rimëkëmbjes” janë duke u zhvilluar në rajonin verior të Sumy pas një sulmi me dron rus.

“Dronët rusë goditën infrastrukturën energjetike”, tha ai në një postim në rrjetet sociale.

“Për shkak të dëmtimeve në objekte, më shumë se 220,000 konsumatorë në rajonin e Sumy-t mbetën pa energji elektrike – domethënë qindra mijëra familje ukrainase.”

Pjesa më e madhe e furnizimit është rikthyer, shtoi ai.

“Dhe sot, gjatë negociatave në Turqi, përfaqësuesit e Ukrainës do të këmbëngulin përsëri në nevojën për një armëpushim urgjent dhe të plotë, duke përfshirë ndalimin e sulmeve të tilla ndaj infrastrukturës civile”, shkroi ai.

“Berisha po justifikon humbjen”/ Nura: Kërkon skema për të manipuluar

By: Re Nato
22 July 2025 at 23:46

Analisti Artur Nura thotë se Sali Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e zgjedhjeve të 11 majit.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Nura u shpreh se Berisha nuk ka të ardhme politike.

“Berisha nuk ka moshën e Ramës. Politikisht, nuk ka hapësirën biologjike për të qenë eficent. Berisha do dalë çdo ditë për manipulimin e zgjedhjeve. Berisha hyri në garë për fitore, sot jemi në lajm motivin e farsës elektorale. Fakti është që në shkresën origjinale, është orientim diplomatik i palëve. Me adminsitratën Trump kemi një lloj autoritarizmi të SHBA. SHBA po shkojnë drejt një zhvillimi të pamenduar më parë. Në Ballkan ka interes të caktuar. Unë nuk e shoh të mbyllur këtë histori. Besoj se nuk ka të ardhme për zotin Berisha. Për të ardhme politike, unë nuk e besoj”, theksoi ai./abcnews.al

Plagosja në Vlorë/ Identifikohet autori, dyshohet një 25-vjeçar

By: Re Nato
22 July 2025 at 23:31

Zbardhjet ngjarja në fshatin Llakatund të Vlorës, ku pati një plagosje me thikë.

I plagosuri është 24 vjeçari Eugen Dine ndërsa autori është shtetasi G. Rr., 25 vjeç.

Plagosja erdhi pas një konflikti për motive të dobëta.

Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj./abcnews.al

Trump njofton marrëveshjen tregtare me Filipinet

By: Re Nato
22 July 2025 at 23:27

Presidenti Donald Trump tha sot se ai dhe Presidenti i Filipineve, Ferdinand Marcos Jr., kanë arritur një marrëveshje tregtare.

Marrëveshja parashikon tarifa prej 19% për mallrat që vijnë nga Filipinet, ndërsa mallrat amerikane të dërguara atje nuk do të ngarkohen me tarifa, tha Trump në një postim në Truth Social.

Kjo vjen ndërsa dy udhëheqësit u takuan sot në Shtëpinë e Bardhë.

Marrëveshja është disi e pazakontë duke pasur parasysh se vendet e tjera që Trump pretendon se kanë arritur marrëveshje që kërkojnë tarifa më të ulëta krahasuar me nivelet që presidenti kërcënoi të vendoste në prill. Ndërkohë, mallrave nga Filipinet iu ngarkua një tarifë minimale “reciproke” prej 17% në prill përpara se Trump t’i pezullonte ato. Më herët këtë muaj, ai kërcënoi me një tarifë prej 20% për mallrat nga Filipinet që nga 1 gushti.

Plagosja në Vlorë/ Kush është 24-vjeçari. U konfliktua me një person në lokal, më pas u plagos me thikë

By: Re Nato
22 July 2025 at 22:42

Një 24-vjeçar është plagosur me thikë në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Risili, teksa Eugen Dine ka marrë plagë në bark.

Mësohet se i riu ka kosnumuar alkool me një tjetër person nga nje lokalet e fshatit dhe janë zënë me fjalë.

Më pas , ai ka nxjerre thiken dhe e ka qëlluar dy herë në bark Dinen.

Policia po kërkon autorin ndërkohë që sipas mjekëve të spitalit, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al

Plagoset me thikë një person në Vlorë

By: Re Nato
22 July 2025 at 22:12

Një 24-vjeçar është plagosur me thikë në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Risili, teksa i riu ka marrë plagë në bark.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, teksa 24 vjeçari është dërguar në spitalin rajonal të qytetit të Vlorës.

Policia ndodhet në spital për të hetuar mbi rrethanat e ngjarjes./abcnews.al

Yesterday — 22 July 2025Main stream

Vdes Ozzy Osbourne, këngëtari i Black Sabbath

By: Re Nato
22 July 2025 at 21:43

Ozzy Osbourne, këngëtari i grupit të njohur të heavy metal të viteve ‘70, Black Sabbath, ka vdekur në moshën 76-vjeçare, njoftoi familja e tij.

“Ai vdiq mëngjesin e sotëm dhe ishte i rrethuar nga familja e tij dhe nga dashuria”, tha familja përmes një njoftimi.

Më 2020, ai kishte njoftuar se vuante nga Parkinsoni.

Nga fansat e tij ai njihej si “Princi i Errësirës” dhe “Kumbara i heavy metal-it”.

Ai e nisi karrierën duke interpretuar hitet e Black Sabbath, si Paranoid, War Pigs dhe Sabbath Bloody Sabbatth. Këto, së bashku me një sërë albumeve solo, i sollën atij mbi 100 milionë kopje të shitura në mbarë botën.

Osbourne, që gjithë jetën ishte përballur me probleme me drogën, kishte nxitur polemika gjatë një koncerti më 1982, kur një fans kishte hedhur në skenë një lakuriq nate, të cilin e kishte kafshuar në kokë. Ai gjithmonë kishte insistuar se kishte menduar se ishte një lodër, por e kishte kuptuar gabimin dhe më pas kishte shkuar në spital për të marrë vaksinë kundër helmimit.

Turqia prezanton raketën e saj të parë hipersonike, TAYFUN Block-4

By: Re Nato
22 July 2025 at 21:17

Turqia ka shënuar një hap të rëndësishëm në teknologjinë ushtarake me prezantimin e raketës së saj hipersonike të avancuar, TAYFUN Block-4, gjatë panairit të mbrojtjes IDEF 2025 në Stamboll.

Kjo raketë është një arritje madhore për industrinë vendase të mbrojtjes dhe rrit kapacitetet sulmuese të vendit në nivel rajonal.

TAYFUN Block-4 ka një gjatësi prej 6.5 metrash dhe peshon rreth 2,300 kilogramë. Ajo mund të arrijë shpejtësi hipersonike, mbi Mach 5, dhe ka një distancë operacionale deri në 800 kilometra, me plane për ta zgjatur atë deri në 1000 kilometra në të ardhmen.

Sistemi i drejtimit bazohet në teknologji GPS dhe GLONASS të kombinuara me sistemin inercial (INS), që garanton një saktësi të lartë, me një gabim maksimal prej vetëm 5 metrash në goditje.

Raketa është e pajisur me një kokë shpërthyese fragmentuese dhe përdor karburant ‘kompozit solid’, duke e bërë atë të përshtatshme për goditje të shpejta dhe efektive kundër objektivave strategjike si sistemet e mbrojtjes ajrore, qendrat komanduese dhe infrastrukturat kritike.

Amerika iku. Po tani? Bejko: Do jetë në Ballkan, nuk e do rajonin në luftë. Minxhozi: Po vendos marrëdhënie selektive

By: Re Nato
22 July 2025 at 20:54

Analisti Roland Bejko thotë se amerikanët, edhe pse janë tërhequr lidhur me politikën e jashtme, do të jenë të pranishëm në Ballkanin Perëndimor.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Bejko u shpreh se SHBA nuk e do rajonin në konflikt dhe do të jetë në rivalitet me Rusinë, Kinën, por edhe vetë BE.

Ndërsa analisti Skënder Minxhozi deklaroi se SHBA po vendos marrëdhënie selektive me shtetet në botë dhe se është përqëndruar te lufta tregtare.

Roland Bejko: Interesat amerikane cënohen nga krimi i organizuar, korrupsioni i lartë. Para disa ditësh, na erdhi njoftimi nga presidenca amerikane, që edhe presidenti amerikan, Donald Trump e përforcoi nenin, që do penalizohen politikanë të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë. Amerikanët janë këtu, do jenë këtu për rajonin, nuk e duan rajonin në konflikt. Ata do jenë këtu në rivalitete me Rusinë, Kinën, por edhe vetë BE. Ne nuk e dimë se si do të jenë marrëdhëniet e SHBA me BE. Ne i quanim, dikur ishin një, SHBA dhe BE. Ne nuk e dimë se si do ndryshojnë qasjet e fuqive europiane në raport me Shqipërinë dhe rajonin. Do ta shohim.

Skënder Minxhozi: Marrëdhëniet tona me SHBA, janë selektive. Është shkurtuar lista e atyre që Amerika cilësonte interesa të saj. Është përqëndruar te lufta tregtare, zona e influencës dhe pasuritë natyrore. Marrëdhëniet janë kthyer në materie, sa më konkrete të jetë e mundshme. Ka një paradoks. Ne duam të hyjmë në BE. Trump thotë, Europa e bashkuar është krijuar për t’i rënë në qafë Amerikës. Ai kërkon ta luftojë përmes tarifave. Trump ka shpallur një luftë, që nuk dihet se çfarë efekti ka. Ata nuk e shohin Shqipërinë si palë se po bën reformë në drejtësi, për adminisitratën Trump janë pallavra. Amerika është shumë konkrete në marrëdhënien e saj me botën. Është një marrëdhënie shumë komplekse që Amerika po vendos me botën./abcnews.al

Zelensky njofton fazat e ardhshme të shkëmbimit të të burgosurve me Rusinë

By: Re Nato
22 July 2025 at 18:50

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pret që disa faza të shkëmbimit të të burgosurve të kryhen në përputhje me marrëveshjet e arritura në takimin e dytë në Stamboll.

Kreu i shtetit ukrainas e njoftoi këtë në Telegram, sipas Ukrinform.

“Kam dëgjuar raportime mbi fazat e shkëmbimeve të të burgosurve që janë kryer dhe ato që po përgatiten. Ne presim që disa faza të shkëmbimeve të kryhen në përputhje me marrëveshjet e arritura në takimin e dytë në Stamboll, dhe po vazhdojmë aktivitetet tona të tjera për të siguruar lirimin e njerëzve tanë, si ushtarakë ashtu edhe civilë. Kjo punë po koordinohet nga Sekretari i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare të Ukrainës, me të gjitha forcat dhe institucionet e nevojshme të përfshira”, ka thënë Zelensky.

Ai vuri në dukje se gjatë pranverës dhe verës së këtij viti, ishte e mundur të intensifikoheshin ndjeshëm shkëmbimet.

“Midis të liruarve nga robëria ka njerëz që u klasifikuan si të zhdukur, si dhe njerëz që ishin mbajtur në burgjet dhe kampet ruse që nga fillimi i luftës në shkallë të plotë. Kjo është arsyeja pse ekipi ynë po kontrollon informacionin për secilin mbiemër. Ne po kërkojmë të gjithë njerëzit tanë. Veçmas, sot raportuam për masat për rehabilitimin e atyre që u kthyen nga robëria, si dhe punën që po bëhet për të hetuar krimet kundër të burgosurve ukrainas”, tha kreu i shtetit, duke shtuar se është e nevojshme të “rivendoset drejtësia dhe për këtë po punohet në të gjitha nivelet – ligjore, politike dhe operacione speciale”.

Presidenti falënderoi gjithashtu inteligjencën ukrainase, Ministrinë e Punëve të Brendshme, ekipin e OP, Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës, avokatin e popullit dhe të gjithë ata që ishin të përfshirë në ekipin e Shtabit Koordinues.

Shefi i OKB-së: Uria po troket në çdo derë në Gaza

By: Re Nato
22 July 2025 at 18:27

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, tha se uria po “troket në çdo derë” në Gaza, duke e quajtur situatën një “shfaqje horror”.

“Anëmbanë botës, shohim një shpërfillje të plotë, nëse jo një shkelje të plotë të së drejtës ndërkombëtare”, i tha Guterres Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, shkruan CNN.

“Nuk kemi nevojë të shohim më tej se shfaqja e tmerrit në Gaza. Në nivelin e vdekjes dhe shkatërrimit të pashoq kohët e fundit. Kequshqyerja është në rritje. Uria po troket në çdo derë. Tani po shohim grykën e fundit të një sistemi humanitar të ndërtuar mbi parimet humanitare”, tha ai.

Sistemit humanitar të OKB-së po i “mohohen kushtet për të funksionuar” në Gaza, duke përfshirë hapësirën për të ofruar ndihmë dhe sigurinë për të ndihmuar njerëzit në nevojë, tha Guterres.

Operacioni i ri i ushtrisë izraelite në Deir al-Balah në Gazën qendrore ka nënkuptuar që “shkatërrimi po shtresohet mbi shkatërrim”.

Guterres tha gjithashtu se është “i tmerruar” nga sulmi ndaj ambienteve të OKB-së brenda Gazës, duke përfshirë ambientet e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbime Projektesh dhe depot e rezidencat që i përkasin Organizatës Botërore të Shëndetësisë./abcnews.al

Ukraina ashpërson kontrollin ndaj agjencive kundër korrupsionit

By: Re Nato
22 July 2025 at 18:10

Ligjvënësit ukrainas kanë vendosur për ashpërsimin e kufizimeve ndaj dy agjencive kryesore kundër korrupsionit, duke rritur shqetësimet lidhur me zotimet e shtetit për të çrrënjosur korrupsionin.

Në Parlamentin prej 450 ulësesh, 263 deputetë votuan për ligjin që kufizon pavarësinë e Byrosë Kombëtare të Ukrainës Kundër Korrupsionit (NABU) dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar Kundër Korrupsionit (SAPO).

Ligji, që u propozua nga Partia Shërbëtorët e Popullit e presidentit Volodymyr Zelensky, bën që prokurori i Përgjithshëm të jetë de facto kreu i SAPO-s, duke ia hequr autoritetin kreut të agjencisë.

Ligji po ashtu lejon që prokurori i Përgjithshëm në mënyrë të njëanshme të mbyllë raste ku janë të përfshirë zyrtarë të lartë dhe i jep atij të drejtën të transferojë rastet që po hetohen nga NABU-ja tek agjenci të tjera.

❌
❌