Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 August 2025Main stream

Zhduket pasagjeri i tragetit, Shqipëria operacion kërkimi nga Kepi i Stillos në grykëderdhjen e Semanit

3 August 2025 at 23:51

Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit në bashkëpunim të ngushtë me Forcat e Armatosura, Policinë Kufitare dhe autoritetet italiane po zhvillon një operacion të gjerë kërkimi për personin e raportuar të zhdukur nga trageti ndërkombëtar “AKKA”.

Mësohet se gjatë gjithë së dielës është kërkuar me intensitet nga Kepi i Stillos në jug, deri në grykderdhjen e Semanit në veri.

Në operacionin e kërkim shpëtimit janë përdorur 1 Dron TB2 i Forcave Ajrore, 1 Helikopter UH-60 i FA (me 3 efektivë), 1 anije patrulluese P05 e Forcës Detare (me 4 efektivë) dhe 1 motor uji (me 2 efektivë). Po ashtu për kërkimin e shtetasit ende të paidentifikuar kanë dalë në det të hapur 4 mjete patrullimi të Policisë Kufitare me gjithsej 13 efektivë.

Operacioni është zhvilluar në koordinim të vazhdueshëm ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, duke ndjekur çdo protokoll të kërkim-shpëtimit në det, por pa rezultat.

Mësohet gjithashtu se operacioni do të vijohet edhe në ditët në vijim, në varësi të zhvillimeve dhe kushteve detare, raporton tch.

The post Zhduket pasagjeri i tragetit, Shqipëria operacion kërkimi nga Kepi i Stillos në grykëderdhjen e Semanit appeared first on Telegrafi.

Brand shqiptar për vajin e ullirit, Ministria e Bujqësisë synon të bëjë bashkë 50 fermerë në një konsorcium

3 August 2025 at 23:36

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj u shpreh sot se Qeveria Shqiptare synon ndërtimin e një konsorciumi për vajin e ullirit, duke bashkuar 50 fermerë dhe prodhues të vajit në një brand shqiptar.

Në një takim me autoritetet lokale të bashkive në Berat, përfaqësues të biznesit të vajit të ullirit dhe ekspertë teknikë nga Banka Botërore, Denaj tha se u diskutua për krijimin e konsorciumit të vajit të ullirit “Berati 2400 vjet”.

Sipas Denajt, ky është një financim nga Qeveria Shqiptare, që synon bashkimin e 50 fermerëve prodhues të ullirit dhe vajit të ullirit në qarkun Berat dhe zonat përreth. “Objektivi është krijimi i një brendi shqiptar për një nga produktet më autoktone, prodhim me vlerë, cilësi dhe të bashkuar”, u shpreh Denaj.

Ministrja Denaj tha se në këtë takim u ndanë edhe hapa konkretë për forcimin e bashkëpunimit bujqësor në të gjithë Shqipërinë, me 5 bashki pilot për konsorciume të ngjashme në qarqet Fier, Gjirokastër, Elbasan, Lezhë dhe Vlorë. “Një model bashkëpunimi mes pushtetit vendor dhe fermerëve për të forcuar ekonominë rurale, kapërcyer prodhimin individual dhe garantuar akses më të madh në financim dhe të ardhura për fermerët”, vijoi ajo.

Denaj nënvizoi se të pranishmit u ndalën edhe te Skema Kombëtare e Investimeve 2025, aplikimet e së cilës janë të hapura deri më 30 shtator për investime në sektorin bujqësor me 9 masa mbështetëse.

The post Brand shqiptar për vajin e ullirit, Ministria e Bujqësisë synon të bëjë bashkë 50 fermerë në një konsorcium appeared first on Telegrafi.

“Na mashtruat për Kosovën” – Vuçiq, ndërkombëtarëve: Turp për ju, ju kopilë

3 August 2025 at 23:08

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka lëshuar akuza të ashpra ndaj bashkësisë ndërkombëtare, duke i fajësuar ata për, siç tha, dobësimin e Serbisë ndërkohë që ndihmojnë shtetet e tjera në rajon të forcohen.

Në një fjalim të mbajtur të dielën, Vuçiq tha se i ishin bërë shumë premtime nga ndërkombëtarët lidhur me zgjedhjet në Kosovë, por ato nuk ishin mbajtur.

“Turp për ju, ju kopilë”, deklaroi ai në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Duke komentuar për procesin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës, Vuçiq tha se Serbia ishte shtyrë të heshtë dhe të shikojë përpara, me premtime se “askush nuk do ta prekë Kosovën”.

“Ishte e vështirë dhe e dhimbshme për një serb ta shihte. Ne heshtnim, na detyruan të heshtnim, na thanë të shikonim drejt së ardhmes, atje nuk ka më luftëra dhe konflikte. Askush nuk do ta prekë Kosovën, është e juaja. Keni edhe Republikën Serbe, gjithçka po shkon normalisht. Pastaj serbët thanë, Kosova nuk mund të bëhet, tani do t’ju marrim 14 përqind të territorit tuaj…”, deklaroi ai.

Por sipas tij, më vonë pasuan kërkesa të reja dhe humbje të territorit.

“Ata [të huajt] forcojnë gjithçka përreth nesh dhe vetëm na dobësojnë ne. Në vend që të thonë se bënë një gabim për Kosovën apo për Republikën Serbe, ata nuk pranojnë asgjë. Sepse të mëdhenjtë, të fortët, arrogantët nuk gabojnë kurrë, por gabojmë vetëm ne, të vegjlit. Ata që nuk duan të jenë shërbëtorët e tyre”, shtoi ai.

“Dhe një serb nuk do të jetë shërbëtori juaj.”

Në fund, Vuçiq iu referua drejtpërdrejt situatës në Kosovë duke shprehur zhgënjimin e tij me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare dhe qëndrimin e tyre ndaj Serbisë dhe popullit serb në Kosovë, shkruan NOVA, përcjell Telegrafi.

The post “Na mashtruat për Kosovën” – Vuçiq, ndërkombëtarëve: Turp për ju, ju kopilë appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 3 August 2025Main stream

Zjarr i madh në magjistralen Kaçanik–Ferizaj, dëme materiale rreth 20 mijë euro

3 August 2025 at 21:16

Një zjarr i madh ka përfshirë një lokal përgjatë magjistrales Kaçanik–Ferizaj sot rreth orës 18:53, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Policia e Kosovës në Ferizaj njoftoi se menjëherë pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e zjarrfikësve, patrullat policore si dhe Njësia e Hetimeve nga Stacioni Policor në Kaçanik.

Po ashtu, është njoftuar edhe njësia e KEDS-it, e cila ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike në zonë për të shmangur rrezikun e përhapjes së mëtejme të zjarrit.

“Sipas të dhënave fillestare, dyshohet se zjarri ka nisur nga djegia e disa gomave të vendosura jashtë lokalit, e më pas është përhapur në një gomisteri, duke prekur gjithashtu pjesërisht edhe një lokal tjetër dhe një pjesë të një shtëpie përreth,” thuhet në njoftimin e zëdhënësit të Policisë në Ferizaj, Vesel Gashi.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale dyshohet të jenë rreth 20 mijë euro.

Hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe përcaktimin e përgjegjësisë janë ende në proces.

The post Zjarr i madh në magjistralen Kaçanik–Ferizaj, dëme materiale rreth 20 mijë euro appeared first on Telegrafi.

Kurti premtoi 160 çerdhe, përgjigjet Nagavci: Deri me tani 22 çerdhe janë përuruar

3 August 2025 at 21:12

Arbërie Nagavci, ministrja në detyrë e Arsimit ka deklaruar se deri tani janë në proces të ndërtimit 71 çerdhe, ndonëse Qeveria Kurti premtoi ndërtimin e 160 çerdheve në mandatin katër vjeçar.

Kur u pyet se sa çerdhe janë kryer, Nagavci tha se 22 çerdhe janë përuruar dhe iu është prerë shiriti, që i bjen vetëm 13.75% prej asaj që është premtuar që do të kryhen brenda një mandati qeverisës.

“Janë disa që janë në përfundim, disa prej tyre janë adoptim, disa janë çerdhe të reja. Nëse e shohim me buxhet janë diku afër 40 milionë euro. Nëse e krahasojmë me të gjitha qeveritë paraprake, për 17 vite d.m.th Ministria e Arsimit ka ndërtuar vetëm 4 çerdhe në vlerë 1.2 milionë euro, ndërkohë në mandatin tonë, pra për një mandat kemi ndërtuar 70 ose janë në proces të ndërtimit 71 çerdhe.” – tha Nagavci në “Kallxo Përnime”.

Sa i përket ndërtimit të çerdheve në Prishtinë, ministrja në detyrë pretendoi se pati neglizhencë nga Komuna e Prishtinës për të lëshuar leje të ndërtimit të çerdheve.

“Kemi dërguar disa letra zyrtare, ka pasë neglizhencë të vazhdueshme në Komunën e Prishtinës në raport me investimet… Komuna e Prishtinës, ish-drejtoreshat [e Arsimit] edhe drejtorët e Urbanizmit, nuk na kanë pajisë me leje të ndërtimit në mënyrë që ne të mund të vazhdojmë punimet. Pra, nuk ka asnjë kërkesë të Komunës së Prishtinës që ne nuk e kemi plotësuar” – shtoi Nagavci.

Prej 71 çerdheve në proces të ndërtimit, ajo tha se tri prej tyre janë në kryeqytet.

KALLXO.com e ka pyetur Përparim Ramën, kryetarin e Komunës së Prishtinës dhe Samir Shahinin, drejtorin e Arsimit në këtë komunë, më 01.08.2025, për pretendimet e Nagavcit se pati neglizhencë dhe nuk iu lëshua leje për ndërtimin e çerdheve. Ata nuk janë përgjigjur deri në publikimin e lajmit.

The post Kurti premtoi 160 çerdhe, përgjigjet Nagavci: Deri me tani 22 çerdhe janë përuruar appeared first on Telegrafi.

Durmishi: Ura e Ibrit do të jetë e gatshme për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve në shtator

3 August 2025 at 19:43

Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar të dielën se janë vendosur trarët kryesorë në urën e re mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Ai ka bërë të ditur se deri më tani janë vendosur gjithsej 18 trarë, ndërsa ka shtuar se ura pritet të përfundojë dhe të hapet për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve në muajin shtator.

“Një muaj e dy ditë prej kur filluam. U betonuan pilotat e betonit, u përgatitën, armuan e betonuan themelet e urës, u përgatitën, armuan e betonuan shtyllat e urës. Dje e sot u vendosën 18 trarë të cilët ishin përgatitur, armuar e betonuar në një punishte në Bair të Mitrovicës”, ka shkruar Durmishi në Facebook, duke bashkëngjitur edhe disa fotografi nga terreni.

Sipas tij, punimet tashmë janë në fazën përfundimtare, ku ka mbetur vetëm betonimi i pllakës së urës dhe shtrimi i asfaltit.

The post Durmishi: Ura e Ibrit do të jetë e gatshme për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve në shtator appeared first on Telegrafi.

Kush është Flodian Plaku, i dyshuar për vrasje që konsiderohej me rrezikshmëri të lartë

3 August 2025 at 18:53

Flodian Plaku, që u arrestua në Orikum, teksa u kap me dy armë zjarri me vete, është një nga tre të akuzuar për vrasjen e Gentjan Bejtjes.

41-vjeçari konsiderohej nga policia me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe me precedent të mëparshëm penal.

Për Plakun, i cili mban edhe mbiemrat Seriani dhe Mamo, i shpallur në kërkim që më 26 korrik, policia kreu disa aksione në Vlorë dhe në qytete të tjera për arrestimin e tij dhe kur të gjitha rezultuan të pasuksesshme. Ai u shpall në kërkim ndërkombëtar, ndërsa arrestimi u bë i mundur sot.

Për eliminimin e Bejtjes, thellimi i hetimeve ngarkoi me veprën e vrasjes me dashje dhe Ilir Beqarajn të arrestuar disa ditë pas ngjarjeve.

Sipas hetuesve Beqaraj me makinën e Edison Haxhiut largoi autorët nga fshati “Hasan”, ku dogjën makinën, drejt Bubqit. Ndërsa për Haxhiun rëndon vetëm akuza e ‘Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje’. Personat që u përfshinë në vrasjen e Bejtjes dyshohet se ishin njerëzit e Roan Brahimit, i ekzekutuar në një atentat një vit më parë në Athinë.

Gentjan Bejtja u qëllua me breshëri automatiku pasditen e 15 marsit. Më herët, ai i kishte shpëtuar disa atentateve po kurrë nuk bashkëpunoi me autoritetet për të treguar se kush e donte të vdekur.

Më 4 Korrik 2023, po në të njëjtin vend dhe me të njëjtin mekanizëm, atij iu vra kunati Ramazan Sino, 29 vjeç, dhe iu plagosën 2 djemtë e tij, raporton tch.

The post Kush është Flodian Plaku, i dyshuar për vrasje që konsiderohej me rrezikshmëri të lartë appeared first on Telegrafi.

Hasani Presioni i ndërkombëtarëve për themelimin e Gjykatëd Speciales ishte i papërballueshëm

3 August 2025 at 17:53

Nait Hasani, deputeti i PDK-së, thotë se iu kërkua të votonte këtë gjykatë, megjithëse sipas tij, ai ishte kundër themelimit të një gjykate që do ta gjykonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Këtë deklaratë, Hasani e bëri në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, derisa shtoi se themelimi i Speciales u bë nga një presion i përballueshëm i ndërkombëtarëve.

Ndër të tjera, ai potencon se punimet në Gjykatën Speciale në Hagë është dashur të ndalen në momentin që u konstatua që nuk ka elemente të trafikimit të organeve, çështje për të cilën, sipas tij, edhe u formua kjo gjykatë.

“Të kthehesh 10 vjet prapa, është bukur shumë kohë, por ngjarjet të cilat i përjetojmë përditë, edhe në ditët e sotshme, janë aktualet, pikërisht para 10 vjetëve kur kanë filluar. Gjykata Speciale nuk ka filluar më 3 gusht 2015, por ka filluar nga 2011-ta. Atëherë nga raporti  i Dick Marttyt. Tani nga Asambleja Parlamentare. Por nga viti 2014 e merr formën e prerë. Ne nuk kemi gjetur elemente të trafikimit të organeve, por ka elemente për trajtimin jo të drejtë gjatë luftës. Këtu është dashur të kuptohej drejtë çështja atëherë, dhe të mbyllet. Sepse kërkesa ka qenë për trafikim organesh, sepse gjykatat tona kanë gjykuar mjaftueshëm për krime lufte”.

“Por me presionin ndërkombëtar, që ka qenë i jashtëzakonshëm, dhe ka qenë i papërballueshëm në kuptimin politik të kohës, dhe me premtimet po ashtu se ne do të qëndrojmë me juve, në mbrojtje të vlerave, dhe nuk do të lejojmë keqpërdorimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në bankën e akuzuarve, por që do të merret me çështjen e individëve, po kjo politikë ka qenë jo e drejtë, për shkak se është kërkuar drejtpërdrejt edhe nga unë që ta jap votën, pikërisht për Gjykatën. Në bisedë të drejtpërdrejtë me Hashimin, Kadrinë, brenda grupit, kam thënë ‘jo’, s’ka mundësi ta votoj një gjykatë që gjykon luftën tonë. Askund në botë nuk ka gjykata etnike, gjykata bëhen për krime lufte, pavarësisht etnitetit, gjuhës, fesë. Por te ne ishte e përcaktuar, Gjykatë Speciale për dënimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, deklaroi Hasani.

The post Hasani Presioni i ndërkombëtarëve për themelimin e Gjykatëd Speciales ishte i papërballueshëm appeared first on Telegrafi.

Gjendja e hyrje-daljeve në pikëkalimet kufitare të Kosovës

3 August 2025 at 17:06

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat më të fundit mbi fluksin në pikat kufitare të Kosovës, ku më e ngarkuara mbetet pika kufitare te Dheu i Bardhë.

Automjetet që po dalin nga Kosova përmes kësaj pike po përballen me pritje prej 30 deri në 40 minuta, ndërsa kolona ka arritur deri në 250 metra. Në hyrje, pritjet janë më të shkurtra, 5 deri në 10 minuta, me kolona deri në 10 metra.

Pritje më të theksuara ka edhe në Jarinje dhe Muçibabë, ku pritjet në hyrje janë deri në 10-15 minuta, ndërsa kolonat shkojnë deri në 50 metra. Në dalje nga këto pika, pritjet janë më të lehta.

Në pikën kufitare në Vërmicë, dalja kërkon 10-15 minuta, me një kolonë prej 15-25 metrash, ndërsa në hyrje janë shënuar pritje prej 5-10 minutash dhe kolonë prej 30 metrash.

Në të gjitha pikat tjera kufitare, përfshirë Merdarë, Mutivodë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit, Kullë, Stançiq e Glloboçicë, fluksi është i menaxhueshëm me pritje që nuk kalojnë 5-10 minuta dhe pa kolona të theksuara.

Sa i përket qarkullimit të kamionëve, situata është stabile në të gjitha pikat kufitare, me pritje që variojnë ndërmjet 3 deri në 5 minuta, dhe pa kolona të regjistruara/Telegrafi/

The post Gjendja e hyrje-daljeve në pikëkalimet kufitare të Kosovës appeared first on Telegrafi.

Nataliteti në rënie në Kosovë, ekspertët kërkojnë veprim institucional

3 August 2025 at 16:58

Në vitet e fundit nataliteti ka shënuar rënie në Kosovë. Faktorët ekonomikë, migrimi i popullsisë, karriera si dhe ndryshimi i stilit të jetesës, konsiderohen të jenë ndër arsyet që prindërit të lindin më pak apo të mos lindin fare fëmijë.

Profesoresha universitare Mimoza Dushi, demografe, nuk e sheh shumë shqetësuese këtë rënie, ndërsa profesori Besim Gallopeni thotë se në Kosovë mungojnë politikat pro-nataliste.

Gjatë vitit 2024 në Kosovë, sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave, janë regjistruar gjithsej 21 mijë e 487 lindje, ndërsa 10 mijë e 230 lindje janë regjistruar jashtë vendit. Krahasuar me vitet paraprake, ka pasur rënie të natalitetit.

ASK-ja në një përgjigje për Radio Kosovën ka thënë se në vitin 2023 janë regjistruar 21 mijë e 654 lindje, në vitin 2022, 22 mijë e 632, në vitin 2021, 22 mijë e 830 dhe në vitin 2020 janë regjistruar 21 mijë e 907.

Profesoresha e Demografisë në Universitetin e Prishtinës, Mimoza Dushi, tha për Radio Kosovën se është fakt që shkalla e natalitetit ka filluar të bjerë, mirëpo këtë nuk e sheh shqetësuese, për faktin se rënia e natalitetit është trend botëror. Dushi theksoi se si shoqëri në tranzicion, ka filluar të ndryshojë edhe stili i jetesës në Kosovë.

“Ne jemi vend në zhvillim, që do të thotë se jemi në tranzicion. Në tranzicion ndryshojnë të gjithë komponentët demografikë, lindjet, vdekjet, ka lëvizje të popullsisë dhe shoqëria gjithmonë ndryshon evoluon nën ndikimin e faktorëve ekonomikë. Ka ndryshuar pozita e femrës në shoqëri, ndryshon statusi shoqëror i mashkullit, i femrës, madhësia e familjes, prandaj ndryshon kërkesa për numrin e pasardhësve. Sot e kemi femrën në nivele më të larta të shkollimit, e kemi të punësuar, është shndërruar në faktor ekonomik dhe sa më i madh numri i të ardhurave, aq më i vogël numri i fëmijëve. Ka ndryshuar niveli i shkollimit, pozitat, niveli i të ardhurave dhe femrat janë orientuar më shumë në karrierë”, tha Dushi për Radio Kosovën.

Sipas të dhënave që ka gjetur profesoresha Dushi, në dy vitet e fundit ka pasur diku rreth 31 mijë lindje në Kosovë.

“Kemi pasur rënie deri në vitin 2022, ndërsa në dy vitet e fundit kemi rritje për 2 mijë lindje më shumë brenda vitit. Që popullsia me mbet në nivelin e zëvendësimit, një çift bashkëshortor, duhet të lind të paktën 2,1 fëmijë, që do të thotë që çdo i dhjeti çift bashkëshortorë duhet të lind tre fëmijë, në mënyrë që popullsia as të mos rritet e as të mos zvogëlohet. Nëse rritet deri në 2.2; 2.3; 2.4, atëherë popullsia shkon duke u rritur. Ndërsa, 2.53, është norma për shkak se jo e gjithë popullsia merr pjesë në riprodhim. Një pjesë e popullsisë, 7 për qind, biologjikisht është popullsi sterile, që nuk merr pjesë në riprodhim, pastaj është pjesa e popullsisë që do të heq dorë nga lindjet, pjesa e popullsisë që nuk duan të hyjnë në martesë. Pra, të gjitha këto ndikojnë në zvogëlimin e shkallës të lindshmërisë”, shtoi ajo.

Dushi theksoi se problemi me statistikat në Kosovë është edhe regjistrimi i të lindurve në diasporë, pasi regjistrohen edhe në Kosovë në bazë të vendlindjes së nënës. Ndërsa bëri një krahasim me vendet e Evropës, që sipas saj dallimi është se në Kosovë ende nuk është hequr dorë nga lindja.

“Në vendet skandinave të Evropës, mbi 50 për qind të fëmijëve i kanë jashtë martesorë. Ndërsa ne, prej 7 deri në 8 fëmijë në vitet e ‘50-ta, kemi rënë në dy fëmijë, por nuk kemi hequr dorë nga ta. Ne ende i ruajmë normat e shoqërisë tradicionale, që të rinjtë tanë ende nuk kanë hequr dorë nga martesa dhe nuk kanë hequr dorë nga martesa. Jemi ende në nivelin e zëvendësimit dhe jemi në shkallën me të madhe të natalitetit në Evropë”, tha ajo.

Sipas demografes Dushi, vendet me shkallë të ulët të natalitetit zhvillojnë politika që stimulojnë popullsinë për të realizuar një numër më të madh të lindjeve.

“Stimulimi nuk është 10 euro, 30 apo 40 euro për një lindje, nuk quhet kjo politike. Politika është pushim i lehonisë për të dy prindërit, është shkollimi falas për fëmijë, politikë është sikurse vendet e tjera që kanë ardhura për fëmijët prej momentit kur të lindë deri në moshën 18 – vjeçare. Pra, këto janë politika, që barrën e rritjes së fëmijës e merr shteti”, nënvizon ajo.

Ndërkohë, profesori i Sociologjisë, Besim Gallopeni, tha për Radio Kosovën se rënia e natalitetit është një fenomen i shfaqur gjerësisht në shumë vende, përfshirë edhe Kosovën dhe lidhet me një sërë faktorësh.

“Migrimi i jashtëm, sidomos i të rinjve dhe çifteve të reja, ka ndikuar ndjeshëm në bazën e popullsisë që kontribuon në natalitetin apo shtimin e popullsisë në përgjithësi. Duhet përmendur edhe ndryshimet në stilin e jetës dhe vlerat familjare, ku hyjnë faktorët siç është shtyrja e martesës apo hyrja ë vonshme në martesë dhe është rritur mosha mesatare e martesës mbi të 30-tat për të dyja gjinitë. Kjo ndikon drejtpërdrejt në periudhën reproduktive të popullsisë. Kushtet ekonomike dhe socialë janë faktorë të tjerë që ndikojnë, pasi shumë të rinj sot bëjnë planifikime se sa janë në gjendje të ndërtojnë një bazë të qëndrueshme ekonomike dhe sociale dhe të kontribuojnë në zhvillimin e familjes përmes rritjes, ushqyerjes dhe edukimit të fëmijëve të tyre, tha ai.

Gallopeni foli edhe për mungesën e politikave pronataliste.

“Kosova ende nuk ka politika popullative, që do të ndikonte pozitivisht në ruajtjen e një stabiliteti demografik dhe më pas edhe social e ekonomik, kulturor e të tjerë”, tha ai.

Sipas Gallopenit edhe lëvizjet demografike në Kosovë kanë pasur një ndikim të ndjeshëm në natalitet.

“E tëra kjo ka bërë që ne të kemi rreth 11 mijë lindje brenda një viti apo më pak se dy fëmijë për një grua, që nënkupton se jemi ne një fazë shumë kritike të rritjes demografike. Po ashtu, nëse i referohemi regjistrimit të popullsisë, kuptojmë që Kosova brenda pak më shumë se një dekade ka humbur mbi 200 mijë banorë”, ka thënë ai.

Gallopeni foli edhe për pasojat që mund të ketë nga rënia e natalitetit.

“Shumë shkolla do të mbyllen, në mungesë të numrit të nxënësve, shumë vendbanime rurale do të zvogëlohen, mbase edhe do të shuhen në mungesë të numrit të popullsisë,  sigurisht do të rritet mosha e tretë e popullsisë, që e rëndon bazën ekonomike dhe buxhetin e shtetit. Kjo bën që ne mos të jemi në gjendje që në të ardhmen të mbulojmë nevojat tona për fuqi punëtore. Kjo përbën një shqetësim shumë të madh”, tha ai.

Gallopeni, iu bëri thirrje institucioneve përkatëse që sa më parë të mbledhin ekspertë për të bërë politika popullative në interes të vendit.

Të lindur gjallë sipas viteve dhe gjinisë në Kosovë
Viti Gjithsej Femra Meshkuj
2020 21907 10567 11340
2021 22830 10982 11848
2022 22632 11016 11616
2023 21654 10447 11207
2024 21487 10374 11113

The post Nataliteti në rënie në Kosovë, ekspertët kërkojnë veprim institucional appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Publikohet dizajni i dronit “SKIFTERI M1” – projekti shqiptar drejt përfundimit

31 July 2025 at 23:44

Ridvan Aliu, shefi i Future Minds Academy, ka prezantuar dizajnin e parë të dronit “SKIFTERI M1”, një projekt që sipas tij është drejt finalizimit dhe do të shënojë një hap historik për teknologjinë shqiptare.

“Dizajni autokton shqiptar SKIFTERI M1 është drejt përfundimit”, ka njoftuar Aliu, duke publikuar pamje të modelit të parë të këtij droni që do të ketë karakteristika të avancuara teknike:

Hapja e krahëve (wingspan): 14 metra

Shpejtësia: 400 km/h

Kapaciteti i ngarkesës (payload): 140 kilogramë

Sipas tij, projekti i plotë “SKIFTERI” do të lanohet në muajin gusht dhe do të përfshijë pesë produkte të ndryshme, me një investim fillestar prej 4 milionë dollarësh.

Produktet që pritet të prezantohen janë:

SKIFTERI M1

SKIFTERI K1

SKIFTERI FPV

SKIFTERI Tethered

SKIFTERI Satellite

Aliu e ka cilësuar këtë nismë si “fillimin e një projekti historik për kombin shqiptar”, duke sinjalizuar ambicie të mëdha për zhvillimin teknologjik dhe inovacionin vendas në fushën e pajisjeve ajrore pa pilot.


 

The post Publikohet dizajni i dronit “SKIFTERI M1” – projekti shqiptar drejt përfundimit appeared first on Telegrafi.

Mustafa: Qeveria në detyrë po përkrah veprimet e ZRrE-së në kundërshtim me ligjin dhe interesin e ekonomisë

31 July 2025 at 19:09

Gjykata Komerciale e Kosovës ka pezulluar vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), që parasheh daljen e bizneseve në tregun e liberalizuar të energjisë elektrike.

Masa e pezullimit do të vlejë derisa Gjykata të marrë një vendim përfundimtar për këtë çështje.

Ish-kryeministri Isa Mustafa ka reaguar ndaj sjelljes së Qeverisë dhe ministrave në detyrë, të cilët, sipas tij, po veprojnë pa asnjë kontroll parlamentar dhe pa përgjegjësi institucionale.

Ai ka kritikuar përkrahjen që kjo qeveri po i jep Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për ta imponuar tregun e lirë të energjisë, pavarësisht vendimeve të gjykatave dhe dëmeve serioze që po i shkaktohen sektorit privat.

“ZRrE nuk ka kompetencë të vendosë për tregun e lirë, siç po pretendon ministrja e Ekonomisë. Këto vendime duhet të bazohen në ligj dhe në vendimet e gjykatave, që mbrojnë të drejtat e bizneseve, punëtorëve të tyre, investimeve dhe qëndrueshmërisë së sektorit bankar dhe konkurrencës,” u shpreh Mustafa.

Sipas tij, Ligji parasheh kalimin në treg të lirë vetëm kur ekzistojnë kushte të favorshme për konkurrencë të ndershme dhe përfitime për sektorin privat – jo në dëm të tij.

“Duhet të jemi të kujdesshëm ndaj një qasjeje shkatërruese”.

“Shteti varet nga fuqia e ekonomisë. Çfarë mbetet nga shteti nëse ia rrënojmë edhe këtë ekonomi?”, përfundoi Mustafa.

The post Mustafa: Qeveria në detyrë po përkrah veprimet e ZRrE-së në kundërshtim me ligjin dhe interesin e ekonomisë appeared first on Telegrafi.

Vepruan si hetues financiarë e policë, SPAK godet call-centerin që mashtronte gjermanët, pesë të arrestuar

31 July 2025 at 17:31

Një operacion i përbashkët mes Prokurorisë së Posaçme dhe autoriteteve gjermane ka çuar në goditjen e një grupi kriminal që ushtronte mashtrime kompjuterike ndaj shtetasve gjermanë, duke operuar nga një Call Center i vendosur në Shqipëri.

Hetimet për këtë rast nisën në fund të vitit 2023 në Gjermani, dhe më pas u transferuan në Shqipëri gjatë vitit 2024.

Grupi kriminal përdorte metoda të sofistikuara për të mashtruar viktimat, duke u prezantuar fillimisht si oficerë policie ose hetues financiarë, me pretendimin se po hetonin humbje të ndodhura në investime në Forex apo kriptovaluta.

Pasi fitonin besimin e viktimave, anëtarët e grupit i shtynin ata të kryenin pagesa të reja, duke i zhytur edhe më thellë në mashtrime. Sipas të dhënave të mbledhura gjatë hetimit, dëmi i shkaktuar ndaj qytetarëve gjermanë përllogaritet në rreth 365 mijë euro.

Gjatë operacionit “Pandora”, autoritetet shqiptare kryen kontrolle në një qendër Call Center, duke bërë të mundur sekuestrimin e provave dokumentare dhe digjitale që vërtetojnë aktivitetin kriminal.

SPAK ka kërkuar dhe siguruar nga gjykata shqiptare masa sigurie për 8 persona, ndër to 5 masa “arrest në burg” dhe 3 masa “arrest në shtëpi”.

The post Vepruan si hetues financiarë e policë, SPAK godet call-centerin që mashtronte gjermanët, pesë të arrestuar appeared first on Telegrafi.

Tetë vjedhje për bukën e gojës, mbi 11 vjet burgim – rrëfim i çuditshëm i 42-vjeçarit nga burgu i Dubravës

30 July 2025 at 23:10

Burim Kastrati, 42-vjeçar nga Gjilani, i dënuar me 11 vjet e 1 muaj burg për tetë raste vjedhjeje, thotë se i hyri rrugës së krimit për të siguruar bukën e gojës.

Në një rrëfim për emisionin “Prapa Grilave” në TV Dukagjini, ai tregon se skamja dhe mungesa e përkrahjes familjare e shtynë drejt vjedhjeve, kryesisht të kabllove dhe hekurave nga objekte të braktisura.

“Krejt për hekura e kablla jam në burg, as 1 mijë euro vlerë s’kanë pasë. Po e mbaj këtë dënim që 9 vjet. Skamja më ka shty, kam pasë vetëm një social prej 60 eurove, e gruan të sëmurë me diabet”, thotë Kastrati.

Ai rrëfen se ka hyrë në vjedhje pa maskë, pa armë, e gjithmonë i vetëm, ndërsa mohon të ketë rrezikuar ndonjë familje.

Edhe pse është arrestuar disa herë, thotë se nuk i ka mjaftuar pendesa pa hyrë në burg.

“Më ka përmirësu burgu. Tash jam më i pjekur, e kam kuptu që nuk ia vlenë me hy në atë rrugë. Puna qoftë dhe për 200 euro është më mirë se me kalbë në burg”.

Ai kritikon Policinë e Gjilanit për raportet që, sipas tij, ia kanë vështirësuar të drejtën për fundjavë jashtë burgut.

“Raportin për vikend e jep Dubrava, jo Policia e Gjilanit. S’kanë pse më nxijnë me të kaluarën time”.

Kastrati, tash gjysh, falënderon bashkëshorten për durimin gjatë gjithë kësaj kohe dhe u bën thirrje të rinjve të largohen nga rruga e vjedhjes:

“Mos hyni në krim për asnjë çmim. Punoni, ecni përpara, se jeta në burg është e rëndë. Unë humba 11 vjet – nuk ia vlenë”.

The post Tetë vjedhje për bukën e gojës, mbi 11 vjet burgim – rrëfim i çuditshëm i 42-vjeçarit nga burgu i Dubravës appeared first on Telegrafi.

“Lufta ndryshoi gjithçka në jetën time, ëndërroja shkollimin” – rrëfen e mbijetuara e dhunës seksuale

30 July 2025 at 21:50

Në ciklin e emisioneve “Heshtja që vret – Klithma e vërtetë e luftës”, një tjetër e mbijetuar e dhunës seksuale po rrëfen në Debat Plus, për tmerrin që përjetoi gjatë luftës në Kosovë.

Ajo thotë se ëndërronte të përfundonte shkollimin, porse kushtet e detyruan të mos e vazhdojë, por të punësohet menjëherë pas shkollës së mesme.

Panduri: Kishe ëndrra me vazhdu shkollimin?

E mbijetuara: Po ishte ëndërr, por mundësitë kanë qenë të vogla edhe u punësuam menjëherë, sepse kushtet e kërkonin ashtu.

Panduri: U punësove pas shkollës së mesme?

E mbijetuara: Po, po.

Por, ajo thotë se lufta ndryshoi gjithçka në jetën e saj dhe gjithë familjes, pasi e prishi harmoninë dhe atë lumturi që e kishin.

Panduri: Lufta ndryshoi gjithçka?

E mbijetuara: Komplet…

Panduri: Si e përjetove luftën, si ndodhi?

E mbijetuara: Si çdo njeri, por dikush ka diçka, disa sakrifica më të mëdha, dikush më të vogla. Ka qenë lufta e njëjtë për krejt, por për mua personalishrt ka ndryshuar qind për qind.

Ajo thotë se kanë qenë të rrethuar nga paramilitarë, çka bënte që të mos guxojnë as të dilnin nga shtëpitë, madje, dritarët i mbyllnin me çebe.

The post “Lufta ndryshoi gjithçka në jetën time, ëndërroja shkollimin” – rrëfen e mbijetuara e dhunës seksuale appeared first on Telegrafi.

Një qytetar dërgohet pa shenja jete në QKMF në Malishevë

30 July 2025 at 19:36

Një qytetar nga fshati Bardhi (ish-Lladroviqi) i komunës së Malishevës është dërguar pa shenja jete sot në mëngjes në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë.

Ngjarja ka ndodhur më 30 korrik 2025, rreth orës 09:15, dhe është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Jemi njoftuar se nga fshati Lladroviq-Malishevë, një person mashkull i moshës madhore, nga familjarët, është dërguar në QKMF Malishevë pa shenja jete. Njësitë relevante të Policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit”, ka deklaruar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjakovës.

Sipas tij, në koordinim me prokurorin e shtetit është hapur rasti si “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor.

Hetimet për rastin janë në zhvillim.

The post Një qytetar dërgohet pa shenja jete në QKMF në Malishevë appeared first on Telegrafi.

Shqipëri: Rreth 26 mijë hektarë me pyje dhe shkurre të djegura, kapin shifrën mbi 160 milionë euro dëme

30 July 2025 at 19:25

Zjarret kanë djegur rreth 26 mijë hektarë me pyje dhe shkurre.

Kjo është ndër sipërfaqet më të madha e djegur në dekadën e fundit.

Në krahasim me vitin 2023, zjarret e rënë këtë vit, pjesa më e madhe e të cilëvë në pjesën e dytë të muajit korrik, kanë djegur një sipërfaqe 5 herë më të madhe.

Duke llogaritur shpenzimet për ripyllëzimin, kostot për rigjenerimin e tokës dhe humbjet nga djegia e lëndëve drusore, dëmi ekonomik nga zjarret e këtij viti përllogaritet në mbi 160 milionë euro.

Vlerësimi për kostot bëhet nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje, i cili ka gjurmuar deri më tani 58 vatra të cilat janë përhapur në pyje e kullota.

Reshjet e ditëve të fundit i kanë shuar pothuajse të gjitha vatrat, por nuk përjashtohet mundësia që edhe muaji gusht të krijojë situata të ngjashme.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, Vlora, Shkodra, Dibra, Bulqiza, Librazhdi dhe Korça janë zonat më ritmin më të lartë të shpyllëzimit, kryesisht si pasojë e zjarreve.

The post Shqipëri: Rreth 26 mijë hektarë me pyje dhe shkurre të djegura, kapin shifrën mbi 160 milionë euro dëme appeared first on Telegrafi.

Detaje të reja për zjarrin: Pronari dyshon se rryma mund të jetë shkak, dëmet rreth 250 mijë euro

30 July 2025 at 17:28

Një zjarr ka shpërthyer pasditen e sotme në kompaninë “Izolimi”, që gjendet afër “Rrethit të Ismetit”, në rrugën Prishtinë–Mitrovicë.

Zjarri u raportua rreth orës 14:25, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Shefi i ndërrimit në Qendrën e Mjekësisë Urgjente, Shpend Rrustemi, konfirmoi për mediat se ndërhyrja ka qenë e shpejtë dhe situata është vënë nën kontroll.

Sipas tij, disa zjarrfikës kanë marrë ndihmën e parë për shkak të ekspozimit ndaj tymit.

“Thirrja në Urgjencë është bërë rreth orës 14:25. Menjëherë kemi dalë në vendin e ngjarjes. Nuk ka të lënduar, por disa zjarrfikësve u është dhënë ndihma e parë për shkak të tymit dhe ekspozimit ndaj dioksidit të karbonit. U është dhënë oksigjen, parametrat jetësorë ishin në rregull dhe ata janë rikthyer në detyrë. Situata është nën kontroll falë reagimit të shpejtë të zjarrfikësve,” tha Rrustemi.

Edhe Komandanti i stacionit policor Veri, Faton Shala, konfirmoi se të gjitha veprimet e para janë ndërmarrë, përfshirë evakuimin e personave që ndodheshin pranë objektit.

Shkaku i zjarrit ende nuk është përcaktuar.

“Rreth orës dy, dy e dhjetë, kemi marrë informacionin për zjarrin te kompania ‘Izolimi’. Është bërë menjëherë evakuimi i të pranishmëve. Nuk e dimë ende shkaktarin e zjarrit. Janë ndërmarrë masa për sigurinë në vendin e ngjarjes dhe mbrojtjen e bombolave të gazit. Hetimet do të vazhdojnë,” tha Shala.

Zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë shpejt zjarrin, duke shmangur përhapjen dhe rrezikun për ndërtesat përreth. Hetimet për shkaqet e zjarrit do të vazhdojnë në ditët në vijim.

The post Detaje të reja për zjarrin: Pronari dyshon se rryma mund të jetë shkak, dëmet rreth 250 mijë euro appeared first on Telegrafi.

​“Promovimi i Ujmanit si zonë për larje”, IKD kërkon llogaridhënie institucionale për vdekjen e 33-vjeçarit

30 July 2025 at 17:23

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka kërkuar llogaridhënie institucionale lidhur me vdekjen tragjike të një 33-vjeçari, i cili u mbyt në Liqenin e Ujmanit.

Ky i ri u raportua se kërceu nga ura dhe u mbyt në Liqenin e Ujmanit. Trupi i tij u gjet vetëm tri ditë më vonë nga ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në reagimin e IKD-së thuhet se “promovimi i Liqenit të Ujmanit si zonë për larje, mungesa e sinjalistikës për ndalimin e larjes dhe mos reagimi institucional, mund të ishin faktorë drejt vdekjes tragjike të 27 korrikut”.

IKD ka kërkuar që të iniciohet menjëherë një hetim institucional lidhur me këtë rast.

“Sipas Ligjit për Ujërat e Kosovës, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Komunat dhe Kompanitë e ofrimit të shërbimeve të ujit, me akt nënligjor cakton zonat për larje. Sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 20/2015 për kriteret për zonat për larje, ky obligim është dashur që të përmbushet më së largu deri në vitin 2018. Përcaktimi i një zone të caktuar për larje, sipas këtij Udhëzimi Administrativ, tërheq pas vetës obligimin e ndërmarrjes së nëntë (9) masave menaxhuese”, thuhet në reagimin e IKD-së.

Më tej, thuhet se deri më tani nuk ka asnjë njoftim publik nëse ajo zonë në Liqenin e Ujmanit është për larje.

“Për më tepër, nuk ekzistojnë njoftimet nëse larja në këtë zonë është e lejuar apo e ndaluar. Ndërkaq, situata faktike është se tash e një kohë ky liqen është duke u përdorur për larje nga qytetarët. Institucionet e Republikës së Kosovës në vend të përmbushjes së obligimeve ligjore përkitazi me caktimin e zonave për larje dhe ndërmarrjen e masave menaxhuese, siç kërkohet me Ligj dhe Udhëzim Administrativ, kanë proklamuar liqenin si zonë për larje. Zyrtarë qeveritarë, përfshirë deputetë dhe ministra, kanë shkuar vet në liqenin e Ujmanit dhe kanë shpërndarë publikisht pamje të njerëzve që lahen në liqenin e Ujmanit, duke e paraqitur atë si vend të pushimit dhe duke lënë të nënkuptohet për qytetarët se kjo është zonë për larje”, theksohet më tej në këtë reagim.

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se mos përmbushja e Ligjit për Ujërat dhe Udhëzimeve Administrative “mund të implikojë edhe përgjegjësinë e institucioneve publike”.

“Sipas Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GjEDNJ), neni 2 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut i obligon shtetet jo vetëm që të përmbahet nga marrja e jetës “qëllimisht”, por edhe të ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e jetës së personave që janë nën juridiksionin e tyre”, thuhet në reagim.

Dje, pasdite është gjetur trupi i pajetë i 33-vjeçarit në Liqenin e Ujmanit, mbështetur në kërkim nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

The post ​“Promovimi i Ujmanit si zonë për larje”, IKD kërkon llogaridhënie institucionale për vdekjen e 33-vjeçarit appeared first on Telegrafi.

Haradinaj mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së: Kërkesat e tyre janë të drejta

30 July 2025 at 17:20

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për protestën e paralajmëruar nga organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një deklaratë publike, Haradinaj ka vlerësuar se kërkesat e këtyre organizatave janë legjitime dhe të drejta, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së vlerave të luftës dhe kontributit të ish-luftëtarëve.

“Në mbështetje të protestës së thirrur nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, në kërkesat e tyre legjitime dhe të drejta. Qëndrojmë gjithmonë në të drejtën e luftës, në të drejtën e luftëtarëve dhe në të drejtën e popullit. Këto janë themelet mbi të cilat është ndërtuar liria jonë dhe që nuk lëkunden kurrë”, thuhet në reagimin e tij.

Tutje, Haradinaj ka theksuar se obligimi ndaj luftëtarëve të lirisë është i përhershëm, ndërsa shteti ka një detyrim moral dhe kushtetues për kujdesin dhe mbështetjen e tyre.

Ai u ka bërë thirrje institucioneve që të dëgjojnë dhe të trajtojnë me serioz shqetësimet e këtyre organizatave.

The post Haradinaj mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së: Kërkesat e tyre janë të drejta appeared first on Telegrafi.

❌
❌