Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 August 2025Main stream

Rajmonda Bulku, hiri që stolisi me dritë shpirti rolet dhe personazhet, që e shndërruan atë në një yll që shkëlqen ende në qiellin e adhurimit

By: Kult Plus
16 August 2025 at 16:42

Nga Albert Vataj

Ka aktore që luajnë, dhe ka të tjera që jetojnë në çdo rol, duke e bërë atë pjesë të shpirtit të tyre. Rajmonda Bulku është prej atyre. Me një hir që nuk kërkoi kurrë të mbivendosej mbi personazhin, por që u shkrinë në të, ajo e mbushi kinemanë dhe teatrin shqiptar me dritë, me jetë, me ndjenja që nuk zbehen me kohën.

Çdo personazh i saj nuk ishte thjesht një figurë në skenë, por një jetë e tërë që merrte frymë nëpërmjet saj. Në çdo shikim, në çdo fjalë, në çdo heshtje të saj, ndizej një shkëndijë që mbetej gjatë në zemrat e publikut. Ky është ai hir i pashpjegueshëm që vetëm të mëdhenjtë e kanë, që nuk shuhet as kur dritat e skenës fiken, por vazhdon të ndriçojë si një yll në qiellin e kujtesës kolektive.

Rajmonda Bulku nuk është thjesht një emër i artit tonë, por një dëshmi e gjallë se si talenti dhe shpirtmadhësia, kur bashkohen, shndërrojnë jetën në një krijim të pavdekshëm.

Ka yje që lindin dhe shuhen shpejt, ka të tjerë që mbeten përjetësisht në qiellin e kujtesës sonë. Rajmonda Bulku është nga ata yje të rrallë, që nuk njeh perëndim, sepse rrezet e saj nuk ushqehen vetëm nga koha, por nga dashuria e njerëzve dhe fuqia e artit që ajo mishëroi. Sot, më 16 gusht 2025, kur ajo mbush 67 vjeç, nuk numërohen vetëm vitet e jetës së saj, por shënohet një udhëtim i gjatë i skalitur me daltën e talentit, pasionit dhe sakrificës.

Si një Pranverë që çeli herët në ekran me filmin “Dimri i fundit”, Rajmonda Bulku u bë menjëherë pjesë e kujtimeve kolektive të shqiptarëve. Që atëherë, çdo rol i saj ishte një gur i çmuar në mozaikun e artit shqiptar, çdo shfaqje e saj një fije drite që e mbushi shpirtin e publikut. Nga Meli e paharruar e “Zonjës nga Qyteti” deri tek dhjetëra personazhe të tjera, ajo nuk ishte vetëm aktore, por shndërrohej në vetë jetët që luante, në frymë e ndjesi që publiku do të përqafonte si të vetat.

67 vite, një jetë që mund të përmblidhet me një fjalë të vetme: shkëlqim. Dhe ky shkëlqim, ashtu si një yll i përjetshëm, nuk shuhet kurrë, sepse ai ushqehet nga kujtimet, nga emocionet, nga mirënjohja dhe nga dashuria që Rajmonda Bulku mbolli në çdo zemër ku arti i saj trokiti.

Sot më 16 gusht 2025, ajo mbush 67 vjeç. Shumë qirinj për t’u shuar për një dëshirë, dhe… një qiell për ta lejuar që ky yll ende të shkëlqejë, që ai vezullim, që feksi spariherë, shumë vite të shkuara, në betejat e sfidës së aktrimit, për të ndezur ende çdo fijes përjetimi dhe flakur ëndërrtaret e dëshirimeve që shpalohen në kujtimet e saj si një film me metrazh të pambarimtë.

Ndoshta më shumë se numra, vitet e shkuara janë skalitja daltë pas dalte e vezullimit të një ylli që shkëlqen ende në qiellin e adhurimit.

Rrugëtimi i vajzës sharmante, nisi me këmbë të mbarë, më 1976 në rolin e Pranverës me “Dimri i fundit”, në kastën e një plejade aktorësh të skalitur në celuloidin e memories së admiruesve të filmit. Hapa të mëdhenj në një rol të vogël të regjisorëve, Ibrahim Muçaj dhe Kristaq Mitro bënë që ajo të shkonte larg dhe të ngjitej lart. Për ta ndjerë zemrën t’i rrahë fort, në filmin ikonik, “Zonja nga qyteti” me rolin e Meli Stefani.

Rendi ajo në shpërfaqjes së shpirtit të bukur, sharmit, talentit dhe një karriere të gjatë dhe të suksesshme, përkrah legjendarëve të kinematografisë shqiptare, për të “flakur” tej petkat e garderobës së mbi katër dekadave si aktore dhe veshur kostumin e politikanes, për t’u votëbesuar si deputete e Partisë Demokratike, 2004-2009.

Rajmonda Bulku, si në skenat e sheshxhirimeve dhe në teatër, ajo shënjoi edhe në politikë, por më së shumti në ndërtimin e imazhit të gruas së fortë dhe të bukur, që nuk pranon të vegjetojë nën hijen e obeliskut të aktores së madhe, apo shkëlqimin e hirshëm që mbeti i pashuar gjithmonë, por guxon të përfaqësojë dhe të mbajë mbi vete detyra dhe përgjegjësitë e një misionareje, më shumë se për demokratët në betejat politike, për të dëshmuar vendosmërisht dhe dinjitetshëm, gruan, nënë, veprimtaren e kontributeve të vlerta shoqërore.

Fëmijëria e saj nis nga ecejaket për të shkuar në familjet e gjyshërve në rrugën “Myslym Shyri”, për t’u zhvendosur në Gjirokastër, ku i ati i bindej urdhrit të detyrës si ushtarak, ku ajo përfundon filloren dhe tetëvjeçaren. Në Cërrik ajo filloi shkollën e mesme. Gjatë pushimeve të vitit të tretë në gjimnaz (1975), Viti i Ri e thërret në Tiranë, për t’u prekur nga fati në një rastësi fatlume në rrugën e “Kavajës”. Një fotografi në ish-Kinostudio dhe “Dimri i fundit” i çel të gjithë lulet e pranverave të shpirtit të saj, për ta mbushur me dehje dhe aroma jetën e saj.

Nga filmi në teatër, nga roli në rol, prej një karakteri në lëkurën e një personazhi, e rriti shtatin e saj të aktores. E temperi në dhjetëra role, shpirtin, për të dëshmuar se ajo nuk ishte vetëm një vajzë dhe grua e bukur, por edhe një talent unik. Po, një vlerë, vepra e së cilës është pritur dhe konsideruar me maksimum të shpërblimit nga publiku po aq sa edhe nga kritika.

Si për çdo grua dhe nënë, edhe për të, shkallarja për t’u ngjitur në majë nuk ishte dhe aq e lehtë, ndonëse e kalitur në edukimit e rreptë dhe korrekt me një baba ushtarak, dhe udhëprirë nga shpirti i sakrificës, pasionit dhe përkushtimit, për të bërë më të mirën dhe për të dhënë maksimumin.

Sot me 66 vite në numërimin kalendarik të moshës, ajo ende e ruan shkëlqimin e saj, rrezet e së cilit i pamë dhe na mbushën në film dhe në teatër. Ajo ka kohë që nuk është vetëm Rajmonda Bulku, sepse e kanë të pamundur disa ta njohin ndryshe ngase ajo erdhi si Pranvera në “Dimri i fundit”. Për t’u ngulitur thellë në kujtesën dhe adhurimin e njerëzve; si Meli i “Zonjës nga Qyteti”, atij filmi komedi që bashkëjeton ende në nevojën tonë, jo vetëm për nostalgji dhe homazh për të gjithë ata që nuk jetojmë më, por edhe për të qeshura ashtu çiltërsisht, siç mësuam dikur dhe nuk harruam as sot.

Jetoi dhe mëkoi Rajmonda Bulku, çdo ditë dhe në çdo rol që ju besua, u përfshi shpirtërisht dhe emocionalisht, për të mbetur Zana e “Etjet e Kosovës” (2006), Magda e “Viteve të pritjes” (1990), Matilda te “Një djalë edhe një vajzë” (1990), Lina te “Muri i gjallë” (1989), Jona te “Duaje emrin tënd” (1984). E pse jo edhe Ema, vajza e pafajshme e filmit “Kërcënimi” (1981), Zana te “Ballë për ballë” (1979). Për shumë njerëz, por edhe për vetë Rajmondën rolet dhe personazhet, tipat dhe karakteret, identitetet dhe personalitetet, lëkurën e të cilëve veshi ajo, çfarë ajo bëri, mund të jetë vetëm një kujtesë dhe krenari, por edhe e drejtë për t’u ndjerë e mbushur me jetët që ajo solli në jetë, me historitë që ajo i mishëroi shpirtërisht.

Filmi dhe teatri, por edhe politika, u bënë për të qëllime, për të kthyer në një reale që e nderon, ëndrrat që ajo pati, dëshirimet që ajo përmbushi, për të mbërritur në këtë trokitje gotash urimi. / KultPlus.com

Madonna feston ditëlindjen – 67 vite jetë, mbi katër dekada në majat e muzikës botërore

By: Kult Plus
16 August 2025 at 16:40

Sot, më 16 gusht, bota e artit dhe muzikës kujton lindjen e një prej figurave më të mëdha të pop-it, Madonna-s. E lindur në vitin 1958 në Bay City të Michigan-it, ajo arriti të transformojë jo vetëm muzikën, por edhe mënyrën se si arti i pop-it perceptohet në kulturën bashkëkohore.

Fillimet dhe ngjitja drejt suksesit

Në fillim të viteve ’80, Madonna u shpërngul në Nju Jork me ëndrrën për të bërë karrierë. Pa shumë mjete ekonomike, por me një energji të pashtershme, ajo nisi të performonte në klube të vogla dhe të eksperimentonte me stile të ndryshme. Albumi i saj i parë, “Madonna” (1983), solli suksesin e menjëhershëm me këngë si Holiday dhe Borderline, shkruan KultPlus.

Pak vite më vonë, ajo u kthye në një fenomen botëror me albume si “Like a Virgin” (1984), “True Blue” (1986) dhe “Like a Prayer” (1989), duke ndikuar fuqishëm në muzikë, modë dhe kulturë.

Një karrierë me rekorde

Me mbi 300 milionë albume të shitura, Madonna mbetet artistja femër më e shitur e të gjitha kohërave. Ajo ka fituar çmime të shumta, përfshirë 7 çmime Grammy, 20 MTV Video Music Awards, si dhe u shpall “Gruaja më e suksesshme solo e të gjitha kohërave” nga Guinness World Records. Koncertet e saj, si turneu “Sticky & Sweet” apo “MDNA Tour”, renditen ndër më fitimprurësit në historinë e muzikës.

Ikona e guximit dhe ndryshimit

Përtej muzikës, Madonna ka qenë gjithmonë një figurë që sfidon normat. Ajo është shquar për qasjen e hapur ndaj temave të ndjeshme si seksualiteti, feja dhe politika, duke hapur rrugë për diskutime të reja në art e shoqëri. Çdo dekadë e ka parë të rimodelojë veten, nga stili rebel i viteve ’80, tek eleganca e viteve ’90, e deri tek eksperimentimet elektronike dhe bashkëpunimet moderne me artistë të rinj.

Trashëgimia kulturore

Madonna nuk është vetëm një këngëtare ajo është ikonë globale, e cila ka frymëzuar miliona njerëz që të shprehen lirshëm, të ndjekin ëndrrat dhe të mos ndalen përpara paragjykimeve. Për shumë studiues të kulturës popullore, ajo përfaqëson shembullin e një artisti që nuk u përshtat me kohën, por që ndikoi në formësimin e saj.

Në ditëlindjen e saj të 67-të, “Mbretëresha e Pop-it” vazhdon të mbetet një nga figurat më të fuqishme të muzikës botërore, duke dëshmuar se arti dhe guximi nuk njohin kufij as mosha./KultPlus.com

Mike Downey kryeson jurinë e PriFest 2025

By: Kult Plus
16 August 2025 at 16:05

Një postim i publikuar nga PriFest në rrjetet sociale, prezanton një emër të shquar të industrisë globale të filmit: Mike Downey, një personalitet me ndikim të jashtëzakonshëm në kinematografinë evropiane dhe botërore, si kryesues i edicionit të sivjetshëm të Prishtina International Film Festival.

Downey është aktualisht Kryetar i Bordit të Akademisë Evropiane të Filmit, një pozicion që dëshmon për reputacionin dhe autoritetin e tij në fushën e artit filmik. Por roli i tij në industrinë e filmit shkon shumë përtej kësaj, ai është autor, kineast dhe aktivist, me një kontribut të gjerë në më shumë se 100 filma artistikë, si producent apo skenarist, transmeton KultPlus.

Përveç punës së tij artistike, Downey ka qenë dhe mbetet i angazhuar fuqishëm në çështje të rëndësishme shoqërore. Ai është një nga bashkëthemeluesit e Koalicionit Ndërkombëtar për Kineastët në Rrezik dhe për më shumë se një dekadë ka shërbyer si anëtar bordi i White Ribbon Alliance, një organizatë globale për shëndetin dhe të drejtat e grave.

Edicioni i 17-të i PriFest do të mbahet nga 9 deri më 14 shtator 2025, dhe me përfshirjen e Mike Downey-t si kryetar i jurisë kryesore, festivali konfirmon sërish statusin e tij si një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në rajon. Në ditët në vijim pritet të bëhet publik edhe programi i filmave dhe anëtarët e tjerë të jurisë.

Me një figurë si Mike Downey në krye të jurisë, PriFest jo vetëm që rrit nivelin profesional të festivalit, por edhe forcon lidhjet mes kinemasë kosovare dhe asaj ndërkombëtare. Një hap i rëndësishëm për artin filmik dhe për prezantimin e Kosovës në skenën globale./KultPlus.com

Magjia e qiellit nën penelin e Van Gogh-ut

By: Kult Plus
16 August 2025 at 15:30

Në mesin e pikturave më të dashura dhe më të njohura në historinë e artit botëror qëndron “Nata me Yje” (Starry Night), një kryevepër e piktorit Vincent van Gogh. Kjo vepër e vitit 1889 nuk është vetëm një pamje e natës, por një dritare drejt emocioneve të thella dhe shpirtit të trazuar të artistit.

Piktura paraqet një pamje të qiellit të natës mbi qytetin francez të Saint-Rémy-de-Provence, ku Van Gogh qëndronte në një azil mendor. Në qendër të veprës spikat një qiell i trazuar, me yje të mëdhenj dhe ndriçues, një hënë gjysmë, dhe rrotullime të theksuara të dritës, një përzierje e realitetit dhe imagjinatës, transmeton KultPlus.

Në pjesën e poshtme të pikturës ndodhet një fshat i qetë, me shtëpi të vogla, një kishë, dhe një lis qiparisi që ngrihet drejt qiellit, sikur kërkon një lidhje mes tokës dhe gjithësisë. Kjo përzierje e kontrasteve, lëvizja e qiellit kundrejt qetësisë së fshatit, është ajo që i jep pikturës fuqinë e saj emocionale.

“Nata me Yje” është një shembull i jashtëzakonshëm i stilit ekspresionist që karakterizon punën e Van Gogh-ut. Ai nuk kërkon të pasqyrojë natyrën me përpikëri, por të shprehë ndjenjat e tij të brendshme përmes ngjyrës, formës dhe lëvizjes. Qielli në këtë pikturë nuk është i qetë, ai është i gjallë, i trazuar, dhe emocional, ashtu si mendimet që përplaseshin në kokën e artistit.

Shumë studiues e kanë parë këtë vepër si një pasqyrim të gjendjes mendore të Van Gogh-ut – një përzierje e ankthit dhe shpresës. Disa e interpretojnë si një lutje, një përpjekje për t’u lidhur me diçka më të madhe se vetvetja. Yjet dhe qielli i pafund shpesh konsiderohen si metafora të përjetësisë dhe paqes që Van Gogh kërkonte në jetën e tij të trazuar.

Sot, “Nata me Yje” ndodhet në Museum of Modern Art (MoMA) në Nju Jork dhe është një nga pikturat më të vizituara, më të riprodhuara dhe më të dashura në botë. Ajo vazhdon të frymëzojë artistë, poetë, muzikantë dhe njerëz të zakonshëm që gjejnë prehje dhe ndjenjë në këtë përzierje mahnitëse të dritës dhe errësirës.

“Nata me Yje” nuk është thjesht një pamje nate, është një pasqyrë e shpirtit njerëzor që kërkon dritë në mes të errësirës.
Vincent van Gogh, edhe pse i pakuptuar në jetën e tij, na la një trashëgimi të çmuar që flet më shumë për jetën, ndjenjat dhe shpresën se shumë fjalë mund të thonë./KultPlus.com

Elvis Presley, mbreti i Rock ‘n’ Roll

By: Kult Plus
16 August 2025 at 14:30

Më 16 gusht, përkujtohet ndarja nga jeta e një prej figurave më ikonike të muzikës, Elvis Presley, i njohur gjerësisht si “Mbret i Rock ‘n’ Roll-it”. Ai ndërroi jetë më 16 gusht 1977, duke lënë pas një trashëgimi të pashlyeshme që ende vazhdon të ndikojë breza të tërë artistësh dhe dashamirës të muzikës.

Elvis Aaron Presley lindi më 8 janar 1935 në Tupelo, Mississippi. Me një zë të veçantë dhe një stil të paharrueshëm skenik, ai shpërtheu në skenën muzikore në vitet 1950 dhe shpejt u bë një fenomen botëror. Hitet si “Heartbreak Hotel”, “Jailhouse Rock”, “Love Me Tender” dhe “Can’t Help Falling in Love” u shndërruan në himne të një epoke të re në muzikë, transmeton KultPlus.

Elvisi nuk ishte thjesht këngëtar, ai ishte një ikonë kulturore. Me lëvizjet e tij provokuese, zërin e fuqishëm dhe karizmën që mbushte çdo skenë ku ngjitej, ai theu barriera racore dhe kulturore në një kohë kur muzika ishte ende e ndarë sipas ngjyrës së lëkurës.

Pavarësisht suksesit të jashtëzakonshëm, jeta personale e Elvisit ishte e trazuar. Presioni i famës, problemet shëndetësore dhe varësia ndaj medikamenteve ndikuan rëndë në jetën dhe shëndetin e tij. Mëngjesin e 16 gushtit 1977, ai u gjet pa ndjenja në rezidencën e tij në Graceland, Memphis. Vdekja e tij tronditi miliona njerëz anembanë botës.

Ai u varros me nderime në Graceland, që sot është një vend pelegrinazhi për fansat e tij nga e gjithë bota, një kujtim i gjallë për trashëgiminë e tij të përjetshme.

Elvis Presley nuk ishte vetëm një muzikant, por një simbol i ndryshimit, guximit dhe pasionit për artin. Ai fitoi dhjetëra çmime, përfshirë tre çmime Grammy, u shpall një ndër artistët më të shitur të të gjitha kohërave dhe është përfshirë në Rock and Roll Hall of Fame.

Muzika e tij vazhdon të dëgjohet, të rinterpretohet dhe të dashurohet nga të gjitha moshat. Ai mbetet një figurë qendrore në historinë e kulturës moderne./KultPlus.com

Blackpink: Grupi K‑pop realizon ‘ëndrrën epike’ në Wembley

By: Kult Plus
16 August 2025 at 14:00

Grupi pop koreano-jugor Blackpink rivendosi pozicionin e tij si grupi më i madh femëror në botë, me një shfaqje të zjarrtë 2.5 orëshe në Stadiumin Wembley.

Katërshja, përbërë nga Jisoo, Jennie, Rosé dhe Lisa, u bë grupi i parë femëror K‑pop që kryeson në këtë arenë, duke ecur në gjurmët e ikonave si Michael Jackson, Taylor Swift, BTS dhe Oasis.

Ata shpërblyen fansat me një set energjik plot refrene të ndezura dhe koreografi të përkryer, ndërsa theksuan lidhjen mes shoqeve të ngushta.

Shfaqja në Wembley ishte nata e parë nga dy netë të parashikuara, duke përmbyllur pjesën evropiane të turneut “Deadline”, i cili përfshin 31 datat në 16 qytete botërore. Tour-i nisi në Seoul muajin e kaluar së bashku me publikimin e këngës së tyre të re me ritëm rave, “Jump”, e cila vendosi një rekord të ri në YouTube për videon më të parë të shikuar në një ditë, me 26 milionë shikime.

Në fund të kësaj rruge, pritet që grupi të thyejë edhe rekordin e vet për turneun më fitimprurës nga një grup femëror; rekord ky që ata e kishin marrë nga Spice Girls gjatë dünya-turneut të tyre “Born Pink” (2022–2023).

Blackpink janë vetëm grupi i dytë K‑pop që kryesojnë në Wembley, pas boyband-it BTS në 2019.
Shfaqja në Londër filloi me lazer dhe piroteknikë spektakolare, dhe tre hite njëra pas tjetrës: “Kill This Love”, “How You Like That” dhe “Pink Venom”. Stadiu u mbush menjëherë me ngjyrë rozë, teksa publiku qëndroi në këmbë dhe valëzoi lightsticks që pulsonin me ritmin e muzikës.

Koreografia ishte e detajuar dhe precize, grupi formonte formacione komplekse, secila anëtare merrte segmentin e vet vokal dhe më pas bashkoheshin sërish, si një kolos pop me 16 krahë. Gjatë “Playing With Fire”, muri i madh vizual prapa skenës u nda në katër pjesë, duke ndjekur nga afër çdo anëtare që ecte rreth pistës rrethore për herë të parë. Më pas u kalua në “Shut Down” (që përmban një mostër të Paganini-së La Campanella), me lojë koreografike vrasëse që fansat e imitonin në mënyrë të përkryer.

Turneu “Deadline” është po ashtu një turne rikthimi, pavarësisht se kanë kaluar vetëm dy vjet që kur Blackpink performoi për herë të fundit në Londër. Në këtë kohë, grupi ka negociuar një kontratë të re me YG Entertainment (raportohet si kontrata më fitimprurëse e vitit 2023), ka marrë tituj nderi MBE nga mbreti Charles dhe ka ndjekur aktivitete individuale:
Rosé u bë bashkëpunëtore me Bruno Mars në hitin “APT”, Lisa luajti në serialin “The White Lotus”, Jennie shpërtheu në rrjet me hitin viral “Like Jennie”, Jisoo mori rolin kryesor në draminë koreane “Snowdrop”.

Kështu, në koncert përziheshin pjesë solo dhe grupi, përfshirë edhe një pjesëmarrje të shkurtër të FKA Twigs që hante një scone para set-it solo të Rosé (për ndonjë arsye).

Por nëse fansat u shqetësuan se ndarja do dobësonte grupin, turneu po provon të kundërtën. Personalitetet e vokaleve dalin edhe më të forta tani, pasi kanë eksploruar si individë.

Si çdo grup i madh femëror, çdo fans mund të ketë një “bias” që i identifikohet, dhe secila pjesë solo pati momentin e vet shkëlqyes, “Like Jennie” ishte energjik sa të mund të energjizonte një qytet të vogël, APT i Rosé-s ishte ndërtuar për karaoke të stadiumit.

Por është kur bashkohen si “One True 4” që Blackpink ndriçojnë vërtet, sikur thonë vetë në këngën e tyre të rikthimit: All gas, no brakes. Hits si “Whistle” dhe “DDU‑DU‑DDU‑DU” përgatiten me të njëjtin entuziazëm si të rejat si “Lovesick Girls”. “Pretty Savage” pati një nga stagimet më të mira me katër këngëtaret që “ludronin në kuadro” para se të përfundonin pranë një barre baleti të artë; ndërsa Forever Young ndihej si himn i miqësisë së tyre.

Kimia e grupit u duk gjatë “Don’t Know What To Do”, kur Lisa dhe Rosé u goditën me qëllim në pistë dhe shpërthyen në gaz; pastaj kaluan disa minuta duke folur kaotikisht me publikun teksa Rosé luftonte të lidhte një kapëse këpucësh. Më pas, gjatë reprises së “Jump” (kënga e mundshme e verës), ato i zhveshën koreografisë dhe tundën kokat si në një parodi Wayne’s World.

Kur Rosé i pyeti Jisoo-n për vlerësimin e natës, anëtarja më rezervoare e grupit ngriti thjesht dy gishta lart.
“Two thumbs up? That’s huge!”, qeshën bashkë dhe u përqafuan në një moment të fortë me të gjitha tetë gishta lart në formë zemre.

Në atë çast, Blackpink premtojnë se kjo nuk është thjesht një rikthim. Është fillimi i një kapitulli të ri./BBC/KultPlus.com

Topshop rikthehet në ‘High Street’ – Por a mund të rikthejë ‘cool‑in’ e mëparshëm?

By: Kult Plus
16 August 2025 at 13:35

Për vajzat adoleshente në vitet 2000 dhe 2010, hyrja në një dyqan Topshop ishte si të transportoheshe në një botë fantazie. Kishte muzikë! Kozmetikë! Dhe modë! Të gjitha nën një çati, me rrobat e Topshop që shpesh shfaqeshin në faqet e Vogue krahas me modën e lartë.

Por, në një moment, diçka u prish.

“Topshop humbi cool‑in e vet,” tha gazetarja e modës Amber Graafland.

“Dhe kur ndodh kjo, është e vështirë. Moda është një krijesë e paparashikueshme, njerëzit kalojnë shpejt.”

Pastaj, në 2020‑ën, pronari i saj, grupi Arcadia i Sir Philip Green, dështoi. Të gjitha dyqanet fizike të Topshop u mbyllën pak pas kësaj. Por tani, Topshop po lanson një rikthim të madh.

Dyqane të pavarura po kthehen në High Street, konfirmoi për BBC News Michelle Wilson, drejtoreshë menaxhuese e Topshop dhe Topman. Dhe të shtunën, Topshop do të mbajë shfaqjen e vet në pistë për herë të parë pas shtatë vjetësh në Trafalgar Square. Na u tha se modelja që ka qenë muzë e markës për një kohë të gjatë, Cara Delevingne, do të jetë aty.

Duket se mungesa (dhe nostalgjia) e forcojnë dashurinë. Sepse zërat për rikthimin e menjëhershëm të Topshop janë pritur me një valë përzemërie në mediat sociale, veçanërisht mes brezit të millennialëve dhe Gen‑Z. Por ekspertët e industrisë thonë se do të duhen më shumë se nostalgjia për ta bërë Topshop 2.0 një sukses të vërtetë.

Ndjekësit e saj të mëparshëm tashmë janë gra në fund të të 20‑ave dhe 30‑at, por ajo s’mund të mbështetet vetëm tek ato, thotë Graafland:

“Ato duhen punuar fort për të joshur vajzat më të reja,” shtoi ajo.

Megjithatë, ajo që mund ta ndihmojë është trendi i nostalgjisë që tani dominojnë mediat sociale dhe High Street‑in. Ekipi i Topshop mendon se mund t’i tërheqin si grupet e vjetra, ashtu edhe ato të reja:

“Fjala jonë është për ata që ndjehen nostalgjikë për një markë që ndjeheshin se e humbën,” tha Wilson. “Por ne absolutisht duam të pëlqehemi edhe nga demografia e re.”

Në ’90‑at dhe fillim të 2000‑ve, dizajnerët “qeshnin me modën e High Street‑it”, tha Wayne Hemingway, dizajner dhe bashkë‑themeltar i Red or Dead.

“S’mund të ndiqnin trendet. Topshop ishte i vetmi që e bëri atë.” Hemingway, që punoi me Topshop gjatë epokës së saj më të ndezur, tha se një pjesë e madhe e suksesit të saj ishte në ekipin pas saj, përfshirë drejtoren shumë influente të markës, Jane Shepherdson.

“Atëherë sollën sërish rroba të përdorura, për shembull, kjo tani është normale, por atëherë ishte radikale që një dyqan High Street e bënte këtë,” tha ajo.

“Kollaborime kishe, London Fashion Walk në pistë, të gjitha këto dizajn dhe emocion me çmime High Street. Ishte aq freskuese, të gjithë donin të ishin pjesë e saj.” Por me kohën, ajo që njerëzit kërkonin ndryshoi, dhe Topshop nuk u përditësua gjithmonë, tha Graafland:

“Ato ofronin atë pamje unike londineze. Pastaj vajzat që blinin atje u rritën, dhe nuk donin më atë pamje.”

“Nuk mund ta humbasësh ritmin për as një minutë në modë.”

Ajo shtoi se Topshop 2.0 përfiton nga fakti që estetika e saj, pamja ‘london girl’, është rikthyer në stil, dhe që shumë pak shitës të tjerë e ofrojnë.

“Nëse shikon tani High Street‑in, ka një prezencë të fortë spanjolle, me Zara‑n, dhe suedeze me H&M‑in. Kur Arcadia dështoi, humbëm atë britanikëri,” tha ajo.

Ajo shtoi se shumë nga High Street‑i tani “luan të sigurt”, dhe kjo mund të punojë në favor të Topshop‑it, nëse mund të rikthejë “ato zotërimin cool.”

“Mendojmë se ka ende një boshllëk të madh në treg për këtë,” tha Wilson.

“Gjërat më të rëndësishme që nuk do harrojmë, dhe ndoshta u harruan drejt fundit të epokës së mëparshme, janë se produkti është gjithçka.

Duhet të jetë produkti më cilësor, më në modë për bazën tonë të konsumatorëve, dhe të sjellësh atë në një raporte të mirë çmimi.”

Popullariteti i Topshop u kulmua në vitet para krizës së kostos së jetesës. Ekipi e di konkurrencën e ashpër që ka tani.

Një palë xhinse Topshop do të kushtonë lehtësisht rreth 50 £. Markat e shumta e-commerce si Shein i ofrojnë ato për rreth 17 £.

“Nëse vetëm krahasojmë me Shein, atëherë po, mendoj se shumica e markave në planet janë në një nivel më të lartë çmimi se Shein,” tha Wilson.

Por ajo shtoi: “E dimë që kur ofrojmë modë të shkëlqyer dhe vlerë të mirë për paratë, atëherë produkti shitet shumë mirë, kështu që absolutisht s’ka shqetësime për këtë, për të qenë të sinqertë.”

Për blerësit e rinj, kjo mund të jetë një faktor i rëndësishëm në vendimin se ku të blejnë.

Wilson, megjithatë, sugjeron se çmimet më të larta reflektojnë një model më të qëndrueshëm.

Fokusi i kompanisë, tha ajo, është shumë i orientuar “në mirëqenien e njerëzve brenda zinxhirit të furnizimit me të cilët bashkëpunojmë dhe po ashtu ndikimet mjedisore të markës.”

Pas dështimit të perandorisë së shitjeve të Sir Green, marka Topshop u ble nga Asos.

Rikthimi i Topshop në High Street fillon këtë muaj, me produkte që do të jenë në dispozicion për t’u blerë në dyqane të caktuara.

Por interesi më i madh është për dyqanet e pavarura që Wilson tha se janë “definitivisht” duke u rikthyer. Ajo nuk dha një datë të saktë për rikthimin e tyre, por tha se synimi është të hapen dyqane në të gjithë vendin. Topshop zgjedh të rilanciojë tani, kur High Street vazhdon të ketë vështirësi. Vetëm disa ditë më parë, zinxhiri i aksesorëve të modës Claire’s doli në administratë.

Por Wilson tha se janë nxënë mësime nga ajo që ndodhi me Topshop 1.0.

“Po sigurohemi ta bëjmë në mënyrën e duhur, në mënyrë që të mos mbidozohet vetvetja,” tha ajo.

Sa i përket vetë dyqaneve, mbetet për t’u parë nëse do kenë të njëjtin vibe si më parë.

“Moda është vetëm një pjesë e historisë. Është për shitjen e një mënyre jetese dhe përvojë,” tha Graafland. “Duhet të ketë atë atmosferë buzëqeshjeje rreth saj.”

Ekipi i Topshop‑it thotë se nuk do replikohet ajo që ishte dikur, por më tepër, “do të gjenden mënyra për ta futur atë në vitin 2025 dhe për të bërë gjëra interesante.”

Në përgjithësi, shpresat janë të mëdha. “Ata do t’i sjellin vajzat në dyqane, për këtë nuk dyshoj,” tha Graafland.

“Pyetja është nëse mund t’i mbajnë ato aty.”/BBC/KultPlus.com

Lin Festival, përçim i vlerave të trashëgimisë te brezat e rinj

By: Kult Plus
16 August 2025 at 13:05

Në fshatin piktoresk të Linit në Pogradec u çel edicioni i tretë i Lin Festival, duke sjellë një atmosferë të ngrohtë me ndërthurjen e performancave të artistëve nga trevat shqiptare.

Lin Festival ka mbledhur me qindra banorë dhe turistë të huaj, të cilët pushojnë në fshatin e konfirmuar tashmë si vendbanimi më i vjetër palafit në Europë.

Gjatë ditëve të festivalit (14-16 gusht) muzika, vallet, zakonet dhe trashëgimia kulturore e të parëve ofrojnë një udhëtim unik në historinë dhe shpirtin e kësaj zone.

Organizatori i këtij festivali, Altin Tila tha se “ripërjetimi i trashëgimisë kulturore dhe përçimi i saj tek brezat e rinj, është qëllimi i Lin Festival, i cili mbahet për të tretin vit radhazi në fshatin piktoresk të Linit. Qëllimi është jo vetëm argëtimi i banorëve dhe vizitorëve, por edhe përçimi i vlerave të trashëgimisë tek brezat e rinj”.

Për artistët performues në këtë festival, Lini mbetet jo vetëm një destinacion që duhet vizituar, por edhe një vend që përcjell në të gjitha dimensionet e tij historinë e lashtë të tij.

Në festival performojnë tenori Adhurim Grezda, kantautori Adhurim Demiri dhe sopranoja Nina Muho, Blerina Shera dhe Stefano di Matteo, etj.

Në kuadër të këtij festivali Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave solli pranë publikut edhe ekspozitën fotografike të jashtëzakonshme me veprat e mjeshtrave korçarë Vani Burda dhe Thimi Raci.

Nën dritat e festivalit dhe tingujt e muzikës, fotografitë u shfaqën në një atmosferë unike, ku historia e juglindjes shqiptare të fillimshekullit XX mori jetë përmes portreteve, peizazheve dhe momenteve të rralla të dokumentuara nga këta dy autorë të shquar.

DPA merr pjesë për herë të dytë radhazi në Lin Festival ku ka sjellë thesaret e arkivave pranë komunitetit dhe vizitorëve./atsh/KultPlus.com

‘Fustanella Festival’ sjell në skenë Kolë Lacën dhe Arbëreshë – një përjetim muzikor

By: Kult Plus
16 August 2025 at 12:38

Sot, më 16 gusht, Fustanella Festival, në Dhërmi, sjell një mbrëmje të veçantë që shpalos dy dimensione të fuqishme të muzikës shqiptare, nga eksperimentimi elektronik i Kolë Lacës te thellësitë shpirtërore të këngës popullore me Arbëreshë.

Publikut do t’i prezantohet një performancë e veçantë nga Kolë Laca (pjesë e grupit muzikor Shkodra Elektronike), me projektin e tij më të ri: Byzantronica (Hybrid Live Set), një eksperiment muzikor që sfidon kufijtë kulturorë dhe stilistikë të muzikës elektronike.

“Byzantronica” është një udhëtim i pasur muzikor, që ndërthur me mjeshtëri ritmet dhe tingujt e Ballkanit, Anadollit, Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut. Ky set hibrid nuk është thjesht një ftesë për të kërcyer, por edhe për të dëgjuar, reflektuar dhe për t’u zhytur në një botë ku e lashta takohet me modernen, dhe ku kufijtë gjeografikë treten nëpër valë zanore, transmeton KultPlus.

Kjo vepër u prezantua për herë të parë gjatë inaugurimit të instalacionit “We Apologize” të artistit të njohur Adrian Paci, në lagjen multietnike të sheshit Victoria në Athinë, një hapësirë urbane ku ndërthuren gjuhë, kultura, kuzhina dhe ngjyra të ndryshme, njësoj si vetë muzika e këtij projekti.

Në të njëjtën natë, skena do të ndriçohet nga zëri magjepsës i Arbëreshë, një artiste që zhytet me pasion në këngën popullore shqiptare, duke i dhënë asaj një frymë të re dhe intime.
Muzika e saj nuk është thjesht rikrijim i traditës, ajo vjen si një ëndërr e vjetër që zgjohet ngadalë, duke prekur kujtesën, historinë dhe shpirtin e një populli. Me qasje të thellë emocionale dhe interpretim të veçantë, Arbëreshë sjell një përjetim që e bën të kaluarën të ndihet aktuale.

Fustanella Festival vazhdon të afirmohet si një platformë artistike që fton publikun në udhëtime përtej kohës dhe kufijve kulturorë. Mbrëmja e 16 gushtit është një ftesë për të dëgjuar rrënjët tona në mënyra të reja dhe për t’i ndjerë ato me gjithë trupin, shpirtin dhe mendjen./KultPlus.com

Kori “Siparantum” do të përfaqësojë Kosovën në skenën prestigjioze të muzikës korale në Tajlandë

By: Kult Plus
16 August 2025 at 11:50

Në një komunikatë për media u njoftua se kori “Siparantum” do të përfaqësojë Kosovën në Thailand International Choral Festival 2025, një prej skenave më prestigjioze të muzikës korale në botë. Ky festival do të zhvillohet nga 31 gusht deri më 5 shtator 2025 në Bangkok, Tajlandë, dhe mbledh kore elitare nga e mbarë bota në një ngjarje të rrallë artistike dhe kulturore.

Këtë vit, “Siparantum” nuk do të jetë thjesht pjesëmarrës, por konkurrent i drejtpërdrejtë përballë disa prej koreve më të njohura ndërkombëtare. Repertori i përzgjedhur është i nivelit të lartë teknik dhe emocional, duke reflektuar standardin artistik, cilësinë vokale dhe prezencën skenike që e ka karakterizuar këtë ansambël ndër vite.

Në kuadër të festivalit, dirigjenti Memli Kelmendi do të mbajë një workshop ndërkombëtar, me fokus në zhvillimin e muzikës korale në Kosovë, nga rrënjët tradicionale deri te krijimtaria bashkëkohore. Një segment i veçantë i këtij prezantimi do t’i kushtohet veprave korale shqiptare, duke sjellë elementet unike të trashëgimisë muzikore kombëtare në vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar të muzikës.

“Duke marrë pjesë kore nga e gjithë bota, prezantimi i literaturës sonë korale merr një rëndësi të veçantë, duke forcuar identitetin kulturor të Kosovës dhe duke krijuar ura të reja bashkëpunimi,” deklaroi Kelmendi.

Një tjetër moment i rëndësishëm për korin është ftesa në Ceremoninë Zyrtare të Hapjes së festivalit, që mbahet në skenën madhështore të Thailand Cultural Centre, një privilegj që u jepet vetëm ansambleve me sukses të dëshmuar në arenën ndërkombëtare.

Pjesëmarrja në këtë festival shënon gjithashtu shtetin e 19-të ku kori “Siparantum” ka performuar deri më sot. Aktualisht, sipas renditjes së Interkultur, “Siparantum” renditet ndër 20 ansamblet më të mira vokale në botë, me një histori të pasur suksesi që përfshin 19 çmime ndërkombëtare të fituara në konkurrencë të drejtpërdrejtë me kore të nivelit të lartë artistik.

Ky udhëtim është shumë më tepër sesa pjesëmarrje në një festival, është një mision kulturor dhe artistik për të vendosur Kosovën në hartën botërore të muzikës korale dhe për të dëshmuar se arti ynë mund të qëndrojë krah për krah me më të mirët./KultPlus.com

Harta e re e Instagramit është një qytet fantazmë digjital

By: Kult Plus
16 August 2025 at 11:15

Rreth 170 milionë njerëz morën akses në funksionin e ri të ndarjes së vendndodhjes në Instagram, por pse është Harta kaq bosh? Në cepat më të vetmuar të aplikacionit, Meta dhe përdoruesit e saj mund të jenë duke luftuar një betejë të heshtur.

Miliona amerikanë u përballën javën e kaluar me një dritare që i ftonte të provonin “Hartën e Instagramit”. Ky funksion i ri lejon përdoruesit të ndajnë vendndodhjen e saktë dhe në kohë reale me njëri-tjetrin. Nëse dëshiron, mund ta shpërndash vendndodhjen tënde me të gjithë ndjekësit që të ndjekin mbrapsht. Por për shumë vetë, historia e aplikacionit e bën atë një vend shqetësues për këtë lloj intimiteti.

Instagram e prezanton Hartën si “një mënyrë të re, të lehtë për t’u lidhur”. Por një eksplorim i këtij funksioni tregon një realitet tjetër, më shumë boshllëk sesa lidhje, me përdorues që pa dashje transmetojnë vendndodhjen dhe paralajmërime të menjëhershme nga ata pak njerëz që po shikojnë. Kjo e nxjerr në pah një konflikt në zhvillim mes platformës dhe përdoruesve të saj: për çfarë shërben vërtet ky aplikacion?

Nga njëra anë, nuk është diçka krejtësisht e re. Telefonat Apple dhe Android prej vitesh lejojnë ndarjen e vendndodhjes me kontaktet. Snapchat ka hartën Snap Map që funksionon njësoj. Në marrëdhëniet moderne, ndarja e vendndodhjes është njësoj e përhapur sa edhe problematike. New York Times e përshkroi këtë trend me titullin “Të dua, hajde ta përgjojmë njëri-tjetrin” në vitin 2023. Por Meta, kompania që zotëron Facebook, Instagram dhe WhatsApp, ka një histori problematike me privatësinë. CEO Mark Zuckerberg ka kërkuar falje personalisht disa herë për mënyrën se si kompania e tij ka keqmenaxhuar të dhënat e përdoruesve, probleme që i kanë kushtuar miliarda në gjoba dhe procese gjyqësore. Kompania premton se i jep përparësi privatësisë dhe se dëshiron të fitojë përsëri besimin.

Megjithatë, pyesja veten: kush po merr pjesë vullnetarisht në eksperimentin e ri të mbikëqyrjes sociale të Metës? Si ndihesh kur e ekspozon vendndodhjen tënde për të gjithë miqtë në Instagram? Vendosa të rregulloj cilësimet e privatësisë dhe të eksploroj Hartën.

Problemi i parë ishte që Instagrami nuk e bën të lehtë gjetjen e Hartës. Disa persona që pyeta thanë se donin ta provonin, por nuk dinin ku ta kërkonin. Më në fund, e gjeta të fshehur nën një ikonë globi në seksionin e mesazheve. Instagram më udhëzoi përmes opsioneve: doja të ndaja vendndodhjen me të gjithë ndjekësit që më ndjekin mbrapsht, me “Miqtë e Afërt”, apo me një grup të përzgjedhur? Pati edhe një pop-up të dytë për të më pyetur nëse isha i sigurt.

Ndërsa satelitët GPS përcaktonin koordinatat e mia, Apple i dërgoi të dhënat drejt serverëve të Instagramit. Një pikë e vogël me fytyrën time qëndronte saktësisht mbi apartamentin tim në New York. Për një moment, ndjeva një ndjesi të çuditshme të cenueshmërisë. Dhe më e çuditshme ishte se isha pothuajse krejt vetëm. Prisja të gjeja të paktën disa përdorues të tjerë, por nga të gjithë miqtë e mi në Instagram, vetëm një person tjetër po e përdorte funksionin, në Los Anxhelos. Ishte Highland Hall, një ish-koleg nga një dyqan disqesh ku kam punuar para universitetit. Nuk kishim qenë ndonjëherë shumë afër. I dërgova një mesazh. Harta po na ndihmonte të lidhemi, saktësisht ajo që Instagrami thotë se është synimi i saj.

“Më duket sikur vite më parë mund të shihje postimet sipas vendndodhjes, ishte funksion argëtues,” tha Hall. “Doja vetëm të shihja çfarë ishte kjo veçori dhe mbeta i zhgënjyer. Lol.”

I thashë se më habiti që nuk kishte asnjë tjetër që e përdorte Hartën. A jemi unë dhe miqtë e mi shumë të rritur për grupin e synuar? Apo ndoshta jam jo-popullor dhe të gjithë të tjerët po ndajnë vendndodhjet pa mua. Nuk i dihet. I thashë Hall se gjithçka më dukej disi e vetmuar. “Si gjithë rrjetet sociale,” tha ai.

Privatësia nuk e shqetësonte Hall. “Besoj se ata e kanë atë të dhënë gjithsesi. Unë zakonisht postoj me vonesë, një javë më vonë, kështu që nuk është kurrë vendi ku jam në moment.”

Por e kishte gabim. Ia shpjegova se ai po e ndante në fakt vendndodhjen e tij aktuale. “Nuk e afrova hartën, por po supozoj se kjo është shtëpia jote,” i shkrova.

Pas një pauze të gjatë, Hall u përgjigj: “Sapo e fika tani.”

Ai nuk është i vetmi i konfuzuar nga funksioni i ri. Adam Mosseri, drejtuesi i Instagramit, kaloi fundjavën duke bërë “kontroll dëmi” me përdoruesit e indinjuar në Threads, konkurrenti i Instagramit për X-in (ish-Twitter).

Pavarësisht nëse zgjedh të ndash vendndodhjen në kohë reale apo jo, të gjitha fotot, videot dhe Story-t e tua publike shfaqen në Hartë nëse ke përdorur etiketa vendndodhjeje në postime. Shumë njerëz e panë këtë dhe menduan se Instagrami po mblidhte të dhëna të reja pa lejen e tyre. Shikova dhjetëra përgjigje nga Mosseri ndaj këtyre ankesave, që bëheshin gjithnjë e më të lodhura me kalimin e kohës. “Nuk është e vërtetë,” tha Mosseri ndaj një ankese të fshirë më pas. “Mund të zgjedhësh vetë nëse do të ndash vendndodhjen ose jo, por nuk e ndajmë kurrë pa lejen tënde.” Një zëdhënës i Metës më tha se Harta është e fikur në mënyrë automatike, dhe vetëm ata që ti i ndjek mbrapsht mund ta shohin vendndodhjen tënde, përveç nëse zgjedh ta kufizosh edhe më shumë listën.

“Është sikur nuk e kuptojnë fare bazën e tyre të përdoruesve,” thotë Hannah Law, një 26-vjeçare nga Salt Lake City që punon si inxhiniere. “Instagrami nuk është një aplikacion intim ku do të doje që njerëzit të dinin ku je.” Funksioni duket i kopjuar nga Snap Map, thotë ajo, por Snapchat është më personal. “Instagrami lindi si një shërbim transmetimi i jetës. Ka më shumë gjasa të më ndjekë një ndjekës i Instagramit sesa një mik në Snapchat.”

Meta thekson se përdoruesit kanë kontroll mbi atë që e sheh vendndodhjen, dhe se prindërit që kanë vendosur mbikëqyrje për fëmijët marrin njoftime kur ata e aktivizojnë funksionin. “Njerëzit gjithmonë kanë ardhur në Instagram për të ndarë çfarë po bëjnë dhe ku janë,” shkroi Meta në një postim në blog. “Pavarësisht se si e përdor hartën, ti dhe miqtë e tu keni një mënyrë të re dhe të lehtë për t’u lidhur me njëri-tjetrin.”

Vitet e fundit, Meta ka nxitur kalimin nga postimet publike drejt mesazheve private. Mosseri e përshkruan këtë si një “ndryshim paradigme” që pasqyron mënyrën se si po ndryshon sjellja e përdoruesve në rrjetet sociale, jo si një detyrim nga kompania.

“Ka padyshim një ndryshim në mënyrën se si njerëzit po përdorin rrjetet sociale, sidomos të rinjtë. Ky funksion ndarjeje vendndodhjeje duket si një zgjerim i natyrshëm i këtij trendi,” thotë Lorrie Cranor, profesore në Carnegie Mellon që studion privatësinë dhe ndërfaqet e aplikacioneve. “Por Instagrami nuk duket i ndërtuar për përvoja me grupe të vogla. Dyshoj që njerëzit duan që miqtë e tyre në Instagram të dinë aq shumë për ta, 24/7. Dhe në përgjithësi, funksionet që lejojnë ndjekjen janë problematike.”

Ekspertët shqetësohen se këto mjete mund të ndikojnë në shëndetin mendor dhe sjelljen sociale. Një studim nga organizata Common Sense Media zbuloi se 45% e vajzave adoleshente thanë se ndarja e vendndodhjes kishte një ndikim “kryesisht negativ” tek ato.

“Ne nuk jemi një organizatë që është kundër rrjeteve sociale,” thotë Robbie Torney, drejtor i programeve me AI në Common Sense Media. “Por fëmijët na kanë thënë se ndarja e vendndodhjes krijon presione shoqërore për atë se ku shkojnë, frikë për të mos mbetur jashtë, dhe shqetësime për faktin nëse miqtë e tyre janë duke u argëtuar pa ta. Kjo e bën më të vështirë për t’u përshtatur.”

Nuk janë vetëm fëmijët që përballen me këto probleme. Kam dëgjuar shumë histori të pakëndshme nga përdorues të funksionit “Find My Friends” të Apple. Lindin pyetje të sikletshme kur dikush nuk ftohet në ndonjë festë. Një ish xheloz shfaqet në një bar. Një mik i çuditshëm ndjek me tepër vëmendje çfarë po bën. Dhe kur shfaqen probleme, të heqësh dikë nga qasja në vendndodhjen tënde mund të sjellë pasoja shoqërore.

“Gjëja e parë që do të këshillonim është ta fikni,” thotë Torney, sidomos për prindërit që monitorojnë fëmijët. “Çështjet e sigurisë janë reale dhe ekziston potencial i madh për keqpërdorim.”

Të dhënat e vendndodhjes janë ndoshta forma më e ndjeshme e të dhënave që telefoni yt mbledh rregullisht. Lëvizjet e tua ditore mund të zbulojnë ku jeton, ku punon, me kë kalon kohën, madje edhe ku shkon fëmija yt në shkollë. Nëse viziton një klinikë të specializuar, mund të zbulojë gjendje mjekësore. Nëse merr pjesë në protesta, tregon bindjet politike. Nëse shkon në një lokal për komunitetin LGBTQ+, ka implikime për seksualitetin tënd. Kjo e dhënë është gjithashtu shumë e vlefshme për kompani si Meta që fitojnë para nga reklamat, pasi u lejon të të targetojnë me reklama lokale dhe të nxjerrin më shumë përfundime për atë që je dhe çfarë të pëlqen./BBC/KultPlus.com

‘Vallja e Kuretëve’, ‘Vallja e Shpatave’, nga relievi i vitit 100 pas Krishtit në tablonë e kroatit, Paja Jovanoviç dhe në etnografinë shqiptare

By: Kult Plus
16 August 2025 at 10:45

Shkruan Albert Vataj

Në një postim të saj në rrjetet sociale, studiuesja Shqipe Hoxha ka sjellë në vëmendje një reliev të rrallë të shekullit I pas Krishtit, të titulluar “Vallja e Kuretëve”. Në interpretimin e saj, emërtimi KU-Retë bart një kuptim poetik e simbolik: “populli që ka jetuar në lartësi, atje ku malet puqen me retë, ose e zhysin kokën në to”. Një shpjegim që e lidh këtë emër jo vetëm me toponiminë dhe gjuhën, por edhe me një realitet të hershëm kulturor e gjeografik.

Në një tjetër këndvështrim, kjo valle është identifikuar si vallja pirrike, një formë e lashtë e valleve luftarake, e trashëguar brez pas brezi dhe e ruajtur me fanatizëm në trevat veriore shqiptare, ku njihet si Vallja e Shpatave. Kjo nuk është thjesht një shfaqje artistike, por një relike e gjallë e kujtesës historike dhe identitetit shqiptar, ku arti dhe rituali përzihen në një gjuhë të përbashkët të krenarisë dhe nderit.

Vallja e Shpatave, e përjetësuar në mënyrë magistrale nga piktori kroat Paja Jovanoviç në tablonë me të njëjtin titull, është sot pjesë e koleksionit të Muzeut të Pavarësisë në Vlorë. Në këtë skenë dramatike, mjeshtri Jovanoviç ka kapur thelbin e një rituali solemn dhe luftarake, ku burrat shqiptarë, të veshur me kostume tradicionale dhe me shpatat e ngritura, zhvillojnë një koreografi që ngjan me dyluftimin. Një performancë ku çdo lëvizje është një deklaratë burrërie, një kujtesë e mbrojtjes së nderit, tokës dhe identitetit.

Sipas studiuesve, Kuretët (Curetes) njiheshin në antikitet si “të lindur nga Toka”, një atribut i lidhur me termat gigantes dhe gegeneis (gegët), ku Gea simbolizon Tokën. Ky interpretim ngre një paralele intriguese mes gegëve të lashtë dhe Kuretëve, duke e vendosur këtë popullsi të hershme në një vijimësi kulturore e etno-historike.

Edhe vetë termi Pyrrikhos, që lidhet me këtë vallë, ka një prejardhje mitologjike: sipas autorit të lashtë Pausanias (Description of Greece, 3.25.2), ai rrjedh nga emri i Pirros, djalit të Akilit. Ky detaj e forcon dimensionin heroik të valles, duke e lidhur atë me figurat legjendare të botës helene.

Historiani Teodor Thomas, duke cituar Hesiodin nga Beocia, sjell një tjetër nyje historike: Teukri kishte ardhur në Dardani nga Kreta, e cila në antikitet njihej si Curete (KU-Retë). Ky rrëfim lidhet drejtpërdrejt me dinastitë mbretërore të Dardanisë, të përmendura në burime të ndryshme: Dardanusi, Erihtoni, Troi, Illi (Ylli), Laomedoni, Priami ose Podarkesi. Paraardhësit e tyre, në Arkadi, përmenden si mbretër pellazgë: Pelasgus, Lycaon, Niceymus, Arcas, Elatus, Clitor, Naera, Licurgus, si dhe mbretërit epirotë të lidhur me Dodonën dhe dodonasit.

Këto lidhje genealogjike, të dokumentuara në burime si Genealogical Tables of the Sovereigns of the World (Londër, 1795) dhe të përmendura nga Eqrem M. Zenelaj në veprën Historia e Shtetit dhe së Drejtës Shqiptare, e vendosin “Valljen e Kuretëve” jo thjesht në një kornizë artistike, por në një narrativë të gjerë që bashkon mitin, historinë dhe identitetin etnik.

Në këtë mënyrë, nga relievi i vitit 100 pas Krishtit deri te piktura madhështore e Paja Jovanoviçit, kjo valle mbetet një simbol i përjetshëm i lidhjes midis traditës luftarake, krenarisë etnike dhe artit, një dëshmi se kujtesa jonë kolektive nuk shuhen, por vazhdon të vallëzojë mbi shpatat e historisë./KultPlus.com

Kalaja e Bashtovës hap dyert për vizitorët pas restaurimit

By: Kult Plus
16 August 2025 at 09:45

Kalaja e Bashtovës, dikur një sit historik i braktisur, sot është rikthyer në jetë dhe është gati për të mirëpritur vizitorët, falë mbështetjes së Bashkimit Evropian nëpërmjet programit EU4Culture, zbatuar nga UNOPS.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ftoi sot të apasionuarit pas trashëgimisë kulturore që të bashkohen në një aktivitet të hapur për publikun, i cili do të sjellë historinë në jetë, përmes mureve të restauruara, një qendre të re për vizitorët, dhe një eksperience multimediale që lidh të shkuarën me të tashmen.

Aktiviteti do të mbahet më 29 gusht.

“Kjo nuk është thjesht një festë, është fillimi i një kapitulli të ri për një nga monumentet më të veçanta të trashëgimisë kulturore në Shqipëri”, theksoi ministri Gonxhja.

Kalaja e Bashtovës është një kështjellë katërkëndore mesjetare e vendosur në fushën pjellore pranë grykederdhjes së lumit Shkumbin, përballë detit Adriatik në Shqipërinë qendrore, afërsisht 2 km nga fshati Vilë Ballaj.

Në mesjetë, kjo zonë ishte port i rëndësishëm për tregtinë e drithërave dhe pjesë e rrugës historike Via Egnatia, që lidhte bregdetin me pjesët e brendshme të Gadishullit Ballkanik.

Në vitin 2017, Kalaja e Bashtovës u fut në listën e tentativës së UNESCO-s për trashëgimi botërore, për shkak të vendndodhjes së saj të veçantë dhe rëndësisë historike./atsh/KultPlus.com

Charles Bukowski, zëri i të përjashtuarve

By: Kult Plus
16 August 2025 at 09:13

Sot, më 16 gusht, bota kujton lindjen e Charles Bukowskit, poetin e humbësve të mëdhenj dhe fituesve të vegjël, njeriun që ktheu çdo plagë në varg dhe çdo gotë alkooli në metaforë.

Ai erdhi nga pluhuri i rrugëve të Los Anxhelosit, i rrahur nga jeta, i përqafuar nga vetmia, por me një penë që digjte si cigarja e tij e përhershme. Bukowski nuk shkroi për heronjtë, as për të bukurën e përsosur; ai shkroi për burrin që bie e çohet pesëdhjetë herë, për gruan që largohet duke lënë një aromë parfumi të lirë pas saj, për shpresën që shuhet e ndizet sërish mes shisheve të zbrazura, transmeton KultPlus.

Në ditëlindjen e tij, e ndjejmë sikur ai ende ecën nëpër rrugët e natës, me këmishën gjysmë të zbërthyer dhe zemrën plot vraga. Bukowski na mësoi se jeta, edhe në rrëmujën e saj më të pistë, ka një muzikë të brendshme. Se edhe dhimbja, kur e sheh drejt në sy, bëhet poezi.

Duke e kujtuar sot, ne kujtojmë se letërsia nuk lind vetëm nga dritat e mëdha të salloneve, por edhe nga qoshet e errëta të jetës ku një shpirt i lodhur e ka guximin të thotë të vërtetën.
Charles Bukowski mbetet uragani i heshtur që na kujton se edhe e shëmtuara mund të ndriçojë./KultPlus.com

Pac-Man feston 45-vjetorin: nga një fetë picë në një ikonë botërore e lojërave

By: Kult Plus
15 August 2025 at 23:45

Historia e Pac-Man filloi në fund të viteve ’70, kur dizajneri japonez Toru Iwatani po hante një picë dhe vuri re se, pasi hoqi një fetë, forma e saj ngjante me një gojë të hapur. Ky moment i thjeshtë frymëzoi krijimin e një prej personazheve më të njohur në historinë e videolojërave.

Fillimisht i quajtur “PukMan” në Japoni nga shprehja “paku paku taberu”, që do të thotë “të hash me pangopësi”. Pac-Man debutoi në vitin 1980 dhe shpejt u bë loja arcade më e suksesshme e të gjitha kohërave, duke gjeneruar mbi 14 miliardë dollarë.

Loja u dallua për thjeshtësinë e mekanikës dhe për faktin që ishte e dizajnuar për të tërhequr si burrat ashtu edhe gratë, në kontrast me lojërat e shtënave që dominonin në atë kohë. Fantazmat ikonike si Blinky, Pinky, Inky dhe Clyde u frymëzuan nga estetika japoneze wabi-sabi, që vlerëson thjeshtësinë dhe kalimtarinë.

Pac-Man ka pasur ndikim edhe në shkencë: nga studime të aktivitetit të trurit me rezonancë magnetike deri te kërkime me majmunë makakë që zbuluan aftësinë e tyre për të marrë vendime strategjike.

Sot, Pac-Man po merr një formë të re me lojën Shadow Labyrinth, ku bashkohet me personazhin “Swordman No. 8” dhe mund të shndërrohet në robotin luftarak “GAIA”.

Presidenti i Bandai Namco, Nao Udagawa, thotë se sfida është ta mbash personazhin të freskët, por thjeshtësia e tij është çelësi i suksesit. Përmes bashkëpunimeve me marka si Krispy Kreme dhe dhomave të arratisjes në Mançester e Dubai, kompania planifikon që Pac-Man të mbetet i rëndësishëm edhe për 45 vitet e ardhshme./KultPlus.com

Historianët kritikojnë Muzeun Perandorak të Luftës për përshkrimin e Holokaustit

By: Kult Plus
15 August 2025 at 23:38

Një debat ka shpërthyer rreth një paneli informues në Galeritë e Holokaustit në Muzeun Perandorak të Luftës  në Londër, ku një fjalë e vetme “praktikues”  është cilësuar si historikisht e pasaktë dhe dezinformuese nga dy prej historianëve më të njohur të Holokaustit.

Paneli në fjalë përshkruan Ligjet famëkeqe të Nurembergut të vitit 1935, duke thënë se: “Sipas dispozitës së ligjit, një person përcaktohej si hebre bazuar në numrin e gjyshërve hebrenj praktikues që kishte, edhe nëse ata vetë nuk ishin personalisht hebrenj.”

Ky formulim u kritikua fillimisht nga një akademike në pension nga New York-u, e cila, pas vizitës në muze, ngriti shqetësimin se fjala “praktikues” jep një përshtypje të rreme, duke nënkuptuar se përkatësia fetare ndikonte në përndjekjen naziste.

Pas kontaktit të saj, dy historianë të shquar të Holokaustit dhanë mendimin e tyre.

“Çështja nuk ishte nëse gjyshi/gjyshja ishte besimtar, por nëse lindja e tij ose e saj ishte regjistruar në komunitetin hebre.”

“Nuk kishte rëndësi nëse gjyshërit ishin praktikues… Askush nuk u shpëtua nga persekutimi, siç nënkupton gabimisht formulimi, duke pasur gjyshër që nuk ishin praktikues”- janë shprehur historianët.

Në një deklaratë për mediat, një zëdhënës i Muzeut tha se komenti është marrë seriozisht dhe se po shqyrtohet mundësia për të shtuar një sqarim të mëtejshëm.

Sipas muzeut, fjala “praktikues” i referohet atyre që ishin zyrtarisht të regjistruar si hebrenj në dokumentet publike –si certifikatat e lindjes, martesës apo regjistrat civilë  pasi nazistët shpesh mbështeteshin në këto të dhëna për të përcaktuar përkatësinë racore.

Megjithatë, muzeu thekson se nuk ka pasur kurrë synim të sugjerojë se persekutimi nazist ishte i kufizuar vetëm për ata që praktikonin fenë hebraike.

Pitagora: Filozofi, matematikan dhe mistik i lashtësisë

By: Kult Plus
15 August 2025 at 23:13

Në fillim ishte Pitagora, themeluesi i urtësisë që bashkonte filozofinë, matematikën, muzikën, politikën, mjekësinë dhe astronominë. I lindur rreth vitit 572 para Krishtit në Samos, me origjinë etruske dhe tirrene, Pitagora ishte i pari që e quajti veten filozof dhe mbrojti ide të tilla si pavdekësia e shpirtit dhe rimishërimi.

Ai u inicua në Misteret e egjiptianëve, kaldeasve dhe hebrenjve dhe më pas lulëzoi në Jug të Italisë, duke themeluar një komunitet të madh dijetarësh dhe dishepujsh në Kroton dhe Metapont, pjesë e asaj që njihet si Magna Grecia. Shkolla e tij ishte unike: praktikonte disiplinë, dietë vegjetariane, heshtje dhe përkushtim ndaj dijeve dhe bashkësisë, duke përfshirë edhe fëmijët dhe gratë mes të cilave e famshme ishte dishepullja Teano, që këshillonte për respektin ndaj grave.

Pitagora nuk la shkrime të plota, përveç një përmbledhjeje poetike të njohur si Vargjet e artë, por ndikimi i tij ishte i thellë dhe i gjithanshëm. Ai ishte i shenjtë për tetraktisin – trekëndëshin magjik të numrave një, dy, tre dhe katër, që simbolizon shumen dhjetë dhe bashkimin e të gjitha gjërave në botë.

Legjendat flasin për aftësi të mbinatyrshme: bilokacion, njohjen e jetëve të mëparshme dhe të ardhshme, lidhje të veçanta me natyrën dhe kafshët, si dhe përdorimin e muzikës, këngëve dhe kërcimit si terapi dhe katarsis. Për Pitagorën, fillimi është gjysma e gjithçkaje, një filozofi që bashkon jetën njerëzore me universin dhe përjetësinë.

Ernst Bloch e përshkruante: “Italia është vendi ku gjithçka fillon”, ndërsa Pitagora mbetet shembulli më i ndritshëm i urtësisë antike greke dhe italike, një figurë që lidhi dijen, misterin dhe praktikat e përditshme në një harmoni të rrallë historike./KultPlus.com

Yesterday — 15 August 2025Main stream

Gruaja në Kanunin e Lekë Dukagjinit

By: Kult Plus
15 August 2025 at 22:33

Kanuni i Lekë Dukagjinit ka një kapitull të veçantë që trajton rolin, detyrat dhe kufizimet e grave në shoqërinë tradicionale shqiptare, sidomos në zonat ku kanuni zbatohej deri në shekullin XX. Ai pasqyron një mentalitet patriarkal, ku gruaja ishte pjesë e familjes, por me të drejta të kufizuara krahasuar me burrin.

Pikat kryesore për gratë sipas Kanunit

Pozita e gruas në familje

Gruaja shihej si “mik i shtëpisë”, që do të thotë se nuk ishte pronare e plotë e pasurisë, por e trajtuar si mysafire në shtëpinë e burrit.

Nuk merrte pjesë në kuvende, vendimmarrje, ose çështje gjaku.

Martesa

Martesa bëhej me pajtim të familjeve, jo me zgjedhje të lirë të gruas.

Pajë (daja) ishte e detyrueshme dhe organizohej nga familja e vajzës.

Gruaja nuk mund të divorcohej sipas dëshirës së saj, por burri kishte më shumë liri për t’u ndarë.

E drejta e pronës

Gruaja nuk trashëgonte tokë, përveç rasteve kur nuk kishte trashëgimtar meshkuj.

Pasuria e saj e sjellë me pajë ishte nën administrimin e burrit.

Rregulla dhe kufizime

Gruaja nuk mbante armë.

Nuk mund të merrte hak në raste gjakmarrjeje.

Në disa raste të jashtëzakonshme, një vajzë mund të betohej si “burrneshë” për të marrë të drejta burrash.

Nderi

Kanuni i kushton rëndësi të madhe “nderit të gruas”, i cili lidhej me virgjërinë para martesës dhe besnikërinë gjatë martesës.

Shkelja e “nderit” konsiderohej turp për gjithë familjen dhe shpesh sillte pasoja të rënda.

Në thelb, Kanuni e shihte gruan si shtyllë të familjes dhe të punës shtëpiake, por jo si palë të barabartë në pushtet dhe pronë. Sot, këto norma shihen si pjesë e një trashëgimie historike që duhet kuptuar, por jo zbatuar, duke reflektuar mbi barazinë gjinore./KultPlus.com

Nis ‘olimpiada’ e robotëve humanoidë

By: Kult Plus
15 August 2025 at 22:11

Lojërat Botërore të Robotëve Humanoidë (WHRG), gara e parë në botë e robotëve në shkallë të gjerë, në të cilën robotët humanoidë garojnë në fusha të ndryshme sportive, performance dhe kategorie, kanë filluar në kryeqytetin e Kinës.

Aktiviteti i cili u mbajt në bashkëpunim me Qeverinë Popullore Vendore të Pekinit, Grupin Mediatik të Kinës, Organizatën Botërore të Bashkëpunimit në Robotikë dhe RoboCup Azi-Paqësor, morën pjesë kompani robotike, universitete, institute kërkimore, klube robotike dhe entuziastë me robotët humanoidë që ata i zhvilluan.

Robotët garuan në sporte të tilla si atletika, gjimnastika, futbolli dhe boksi në këtë ngjarje, e cila synonte të shfaqte përparimet në teknologjinë e robotëve humanoidë përmes zbatimeve praktike.

Në ditën e parë të lojërave, të cilat do të përfundojnë më 17 gusht, u zhvilluan gara vrapimi 400 metra dhe 1 500 metrash, ndeshje futbolli 3×3 dhe 5×5 si dhe ndeshje boksi.

Do të luajë Lady Gaga rolin e ‘Ophelia’ në sezonin e ri të “Wednesday”?

By: Kult Plus
15 August 2025 at 21:52

Sezoni i dytë i serialit të suksesshëm “Wednesday” sjell një emër të ri që ka ngjallur kureshtje: “Ophelia”. Në komikët origjinalë, Ophelia është motra e Morticias, me flokë të artë dhe stil krejt të kundërt nga ajo, e frymëzuar nga personazhi tragjik i Shakespeare-it.

Në sezonin e ri, zbulohet se Ophelia ka aftësi të ngjashme me ato të Wednesday-t dhe ka kaluar vite në spitalin psikiatrik Willow Hill. Pas një mungese të gjatë, rikthimi i saj pritet të sjellë mister dhe tension të ri në historinë e familjes Addams.

Spekulimet përfshijnë edhe mundësinë që rolin ta interpretojë Lady Gaga, pas deklaratës së Jenna Ortega-s që përjashtoi idenë se ajo do të luajë një mësuese të re në Nevermore. Nëse kjo do të konfirmohet, hyrja e saj në kast do të ishte një nga surprizat më të mëdha të serialit.

Pjesa e dytë e sezonit 2 do të publikohet më 3 shtator 2025./KultPlus.com

❌
❌