Sali Berisha: Rama shpërbleu kartelin Troplini duke u dhënë 40 mijë m2 tokë publike për kulla në Durrës
Këtë të enjte, në konferencën me gazetarët, kryetari i PD, Sali Berisha, ka folur nga selia blu, duke hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, se shpërbleu në mënyrë të paligjshme kartelin Troplini për blerjen e votave.
Berisha tha se Rama i dha kartelit Troplini, 40 mijë metër katrorë tokë publike për ndërtimin e kullave te stadiumi i Durrësit.
Sipas kryedemokratit Berisha, një vendim i tillë është komplet i paligjshëm, pasi ligji parashikon që tjetërsimi i pronësisë nga publiku te privati, kërkon 3/5 të votave në Këshillin Bashkiak.
“Tani jemi tek ky kartel, i cili është edhe karteli më i fuqishëm në europë, karteli që ka si pronë private portin e Durrësit dhe që shpërndan tonelatat e kokainës nga ai port në mbarë Europën.
Vetëm pak ditë pas këtyre veprimeve ka ndodhur një akt tjetër shpërblimi për kartelin Troplini.
Edi Rama, i cili udhëtoi edhe në Angli dhe u tha se Durrësi do kopjojë klubin e Mançesterit dhe se ka urdhëruar Fondin Shqiptar të Zhvillimit të investojë 65 milionë euro në stadiumin për ta bërë si stadiumin e Mançesterit, çfarë ndodh?
E gjitha kjo aferë, e marrë përsipër nga FSHZH, transferohet tek privati.
Prona publike prej 40 mijë metër katrorë i kalohet privatit, i jepet leje ndërtimi për 5 kulla, njëra prej të cilave 55 katesh, tjetra 31 kate dhe të tjerat edhe ato dhjetëra kate.
Ky tjetërsim i pronës publike, kjo grabitje e pronës publike, është një shpërblim që Edi Rama i bën përsëri klanit Troplini.
Sipas të gjithë treguesve, pas kësaj afere apo tani Niko Dovana dhe kompleksi që ndërtohet përreth është transferuar nga Hasanbelliu, që e ka pasur prej shumë e shumë vitesh klubin dhe kompleksin, është transferuar tek Fatmir Troplini, djali i Xhevdet Troplinit thuhet se është ky.
38 mijë metër katrorë tokë shpërblehet për votat që mbliodhi në Durrës dhe zonat e tjera për Arkend Ballën, Drazhin dhe përfaqësues të tjerë të botës së krimit në parlament.
Vendim komplet i paligjshëm sepse ligji i vendit parashikon që tjetërsimi i pronësisë nga publiku tek privati kërkon 3/5 të votave në Këshillin Bashkiak.
Pra kërkonte 31 vota në Këshillin Bashkiak të Durrësit, ndërkohë që për këtë vendim kanë votuar gjithsej 27 këshilltarë.
Dhe prefekti, natyrisht që ka tagrin dhe detyrimin ligjor të prishjes së vendimit, bën sikur nuk ka ndodhur gjë.
Pra, shpërblimi më i madh siç e shihni ju, përfituesit më të mëdhenj u bënë karteli më i fuqishëm në Europë, karteli Troplini”, u shpreh Berisha.
The post Sali Berisha: Rama shpërbleu kartelin Troplini duke u dhënë 40 mijë m2 tokë publike për kulla në Durrës appeared first on Albeu.com.