Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 11 August 2025Main stream

OBRM-PDUKM: Faj ka LSDM që i mundësoi BDI-së të metastazojë në shoqëri

11 August 2025 at 18:50

“E pamë vizionin e BDI-së për Maqedoninë – vëllazërim me shërbëtorët e vet nga LSDM-ja, shitje e identitetit maqedonas, rrënim i institucioneve dhe plaçkitje e pasurisë shtetërore. Ky është vizioni”, kështu deklaruan nga partia në pushtet OBRM-PDUKM.

“Nëse bëhet një analizë e karakterit tajkun të funksionarëve të BDI-së, të cilët nga bariu u bënë milionerë, dhe e vendosim gjithë këtë në një kontekst vizionar të Ahmetit, do ta kuptojmë se kanë të drejtë maqedonasit dhe shqiptarët e vjetër që thonë: ‘Nuk ka gjë më të keqe se njeriu i pangopur’. Por, për këtë nuk është fajtore BDI-ja, por LSDM-ja. LSDM-ja janë ata që lejuan BDI-në të metastazojë në shoqëri, duke ngrënë qelizat e të gjithë qytetarëve në këtë shtet, pa dallim përkatësie etnike”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga OBRM-PDUKM thonë se qeverisja e kaluar vidhnin shtetin dhe taksat e qytetarëve.

“Ky është buxhet nga taksat që i paguajnë të gjithë qytetarët. Dhe BDI-ja e bënte këtë sepse në LSDM kishte politikanë të korruptueshëm, të korruptuar, të cilët gjithashtu donin të vidhnin dhe, për shkak të pasioneve të tyre, ishin ulur në prehërin e BDI-së dhe bashkë me ta vepronin dhe heshtnin. E gjithë opinioni duhet të jetë i vetëdijshëm se ky është vizioni i Ahmetit: plaçkitje e Maqedonisë, krijim i tajkunëve dhe mafiozëve nga barinj dhe rrugaçë analfabetë, dhe dhënie e një petku ideologjik vizionar gjithë kësaj nën petkun e luftës për demokraci, të drejta apo të ardhme evropiane”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

The post OBRM-PDUKM: Faj ka LSDM që i mundësoi BDI-së të metastazojë në shoqëri appeared first on Telegrafi.

Zgjedhjet lokale 2025, KSHPK urdhëron që të respektohen ndalesat për financimin e jashtëligjshëm, anonim dhe të ryshfetit gjatë zgjedhjeve

11 August 2025 at 18:10

Bazuar në ligjet në fuqi, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit me qëllim që të informojë në kohë dhe në mënyrë transparente të gjitha institucionet shtetërore, partitë politike, pjesëmarrësit në procesin zgjedhor, ka dhënë udhëzimet e detajuara se çfarë nuk lelohet të bëhet nga të gjitha pjesmarrësit e zgjedhjeve lokale.

Ky komision tregon udhëzimet për sjelljen e subjeketve që konkurrojnë në zgjedhjet lokale si para dhe gjatë fushatës parazgjedhore.

Gjatë kësaj periudhe, ka ndalesë për investime të reja dhe pagesa të jashtëzakonshme, përkatësisht, siç theksohet në kumtesën nuk mund të fillojë ndërtimi me mjete të Buxhetit ose nga fonde publike ose me mjete të ndërmarrjeve publike ose persona të tjerë juridik që disponojnë kapital shtetëror të objekteve të reja në infrastrukturë, si rrugë, ujësjellës, largpërçues, kanalizim dhe objekte tjera ose objekte për veprimtari shoqërore – shkolla, kopshte të fëmijëve dhe objekte tjera, përveç nëse për atë qëllim paraprakisht janë siguruar mjete nga buxheti, përkatësisht bëhet fjalë për realizimin e një programi të miratuar në bazë të një ligji në vitin aktual.

Nuk mund të bëhen pagesa të pagave, pensioneve, ndihmës sociale ose pagesave të tjera dhe kompensime materiale nga mjete buxhetore ose nga mjete të fondeve publike që nuk janë pagesa të rregullta mujore, gjegjësisht të gjitha transferat dhe pegesat njëvjetore ose transferat e njëhershme nga mjetet buxhetore ose nga nga mjetet e fondeve publike, as nuk mund të tjetërsohet kapital shtetëror, as të nënshkruhet marrëveshje kolektive, ndërsa nuk mund të fillohet as procedurë për punësimin e personave të rinj ose procedurë për ndërprerjen e marrëdhënies së punës në institucionet shtetërore ose publike, ndërsa procedurat e filluara vihen në pritje, përveç në rastet e çështjeve urgjente.

Nga KSHPK-ja udhëzojnë edhe për ndalesën e përdorimit të burimeve të paligjshme dhe anonime të financimit gjatë zgjedhjeve.

“Partia politike ose kandidati në zgjedhjet nuk mund të mbledhin ose të përdorin mjete në mënyrë të paligjshme ose nga burime anonime”, theksohet në kumtesën.

Gjithashtu, nuk mundet prona në pronësi të: Republikës së Maqedonisë së Veriut ose njësive të vetëqeverisjes lokale ose mjetet buxhetore ose mjetet nga fondet publike, ndërmarrje publike, institucione publike ose persona të tjerë juridikë që kanë kapital shtetëror, përmes punimeve investuese ose në një mënyrë tjetër, të përdoren për fushatë zgjedhore ose për financimin e aktiviteteve të tjera politike.

Nga Antikorrupsioni theksojnë gjithashtu se nuk guxon të kryhet ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, dhënia ose premtimi i një dhurate ose përfitimi tjetër për veten ose për një tjerët, ndaj një votuesi gjatë zgjedhjeve, që të votojë ose të mos votojë për një kandidat të caktuar.

Në periudhën prej 20 ditëve para fillimit të fushatës zgjedhore deri në përfundimin e zgjedhjeve për zgjedhjen e kryetarit të komunës ose anëtarëve të këshillit, gjegjësisht deri në konstituimin e këshillit të komunave dhe qytetit të Shkupit, nuk mund të mbahen ngjarje publike me rastin e fillimit të ndërtimit ose lëshimit në përdorim të objekteve me mjete të Buxhetit ose nga fonde publike, ose me mjete të ndërmarrjeve publike ose persona të tjerë juridikë që disponojnë kapital shtetëror në infrastrukturë si rrugë, ujësjellës, largpërçues, kanalizim, fusha sporti dhe objekte të tjera ose objekte për veprimtari shoqërore shkolla, kopshte të fëmijëve dhe objekte të tjera.

Nën ndalesë për mbajtjen e ngjarjeve publike nuk nënkuptohet veçanërisht dhënie e deklaratës publike të bartësit të funksionit publik ose kandidat për bartës të funksionit publik në tubim, intervistë në media, debat për media ose përgjigje të pyetjeve të gazetarëve.

Nga dita e vendimit për shpalljen e zgjedhjeve deri në përfundimin e tyre në përputhje me rezultatet e zgjedhjeve, Ministria e Financave është e detyruar të publikojë të gjitha pagesat buxhetore, përveç pagave të rregullta, pensioneve dhe shpenzimeve të shërbimeve, publikisht në ueb faqe në një bazë të dhënash të veçantë për shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore dhe Ministria e Financave duhet të paraqesë një raport financiar parazgjedhor dy javë pas shpalljes së zgjedhjeve, i cili do të përfshijë një pasqyrë të përgjithshme të të gjitha të ardhurave dhe shpenzimeve të planifikuara dhe të realizuara nga Buxheti sipas zërave në periudhën nga fillimi i vitit fiskal deri në ditën e dorëzimit të raportit, i cili publikohet në ueb faqen e internetit të Ministrisë së Financave.

Ndalohet shfrytëzimi i hapësirës së zyrave, pajisje të zyrave dhe vetura zyrtare të organeve shtetërore, përveç personat për të cilët kanë të bëjnë rregullat e veçanta për mbrojtje të personalitetit.

Në afat prej dhjetë ditëve nga dita e marrjes së vendimit për shpalljen e zgjedhjeve, fondet publike, ndërmarrjet publike dhe të gjithë personat e tjerë juridikë që kanë në dispozicion kapital shtetëror, janë të detyruar në KSHPK të dorëzojnë të dhëna për numrin, llojin, targat e regjistrimit, në formë elektronike në formular të shënuar nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, të publikuar në ueb-faqen e KSHPK-së.

Ndalohet kryerje dhe përpjekje për kryerjen e presionit dhe frikësimit të votuesve ose anëtarëve të familjeve të tyre ose persona të afërt të tyre.

KSHPK, siç theksohet, do ta ndjekë të gjithë procesin zgjedhor dhe në rastet e dyshimeve për shkeljen e dispozitave nga Ligji për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konflikti i Interesave dhe Kodi Zgjedhor. KSHPK do t’i vlerësojë si përgjegjësi të personave përgjegjës të organeve shtetërore dhe subjekte të tjera, do të ndërmarrë masa për përcaktimin e dyshimeve të tilla, do t’i njoftojë organet kompetente dhe do të kërkojë ndërmarrjen e aktiviteteve në kuadër të veprimit të tyre adekuat.

Gjatë periudhës së zbatimit të aktiviteteve që lidhen me Zgjedhjet Lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2025, përkatësisht zgjedhjet për zgjedhjen e anëtarëve të këshillave komunale dhe Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe për zgjedhjen e kryetarit të komunës dhe kryetarit të Qytetit të Shkupit, KSHPK, në përputhje me dispozitat e Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave, nuk ka kompetencë dhe nuk jep mendime mbi kërkesat e paraqitura për mendime që lidhen me mënyrën e veprimit të organeve shtetërore dhe të vetëqeverisjes dhe organeve të tjera shtetërore të themeluara në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, fondeve, agjencive, drejtorive, ndërmarrjeve publike, organeve rregullatore, shoqërive tregtare të themeluara nga shteti dhe institucioneve të tjera të themeluara nga shteti.

KSHPK, siç bëhet e ditur, në funksion të ndjekjes dhe kontrollit të ligjshmërisë së financimit të fushatës zgjedhore dhe të gjithë procesit zgjedhor do të realizojë bashkëpunim me mediat, shoqatat civile dhe me qytetarët dhe për këtë qëllim e inkurajon të gjithë publikun që me kohë të raportojë raste të shkeljes së ndalesave të përcaktuara në Ligin për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave dhe në Kodin Zgjedhor.

The post Zgjedhjet lokale 2025, KSHPK urdhëron që të respektohen ndalesat për financimin e jashtëligjshëm, anonim dhe të ryshfetit gjatë zgjedhjeve appeared first on Telegrafi.

VLEN: BDI në vazhdimësi ka forcuar “botën serbe”, Kosovën e lanë pa mbështetje strategjike

11 August 2025 at 16:30

“Partia e “Botës Serbe” – BDI, është parti në mandatin e së cilës kufijtë me Serbinë u hapën gjerësisht, u vendosën korsi të shpejta dhe lehtësim i qarkullimit, ndërsa me Kosovën, fqinjin tonë më të afërt, mbetën të mbyllur për bashkëpunim të vërtetë ekonomik dhe politik”, kështu reaguan nga koalicioni VLEN.

Ky reagim nga VLEN erdhi pasi nga BDI paralajmëruan për hapje të bankës serbe “Alta Bank” dhe investimeve prej 50 milionë euro të Telekomit të Serbisë në Maqedoni në qeverisjen aktuale.

“Në vitet kur BDI ishte pjesë e të gjitha qeverive, u vendosën dhe u mirëmbajtën linja të drejtpërdrejta të përditshme me Beogradin – ekonomike, politike, madje edhe të sigurisë. Ndërkohë, me Kosovën, me të cilën ndajmë bashkësi, gjuhë, kulturë dhe një të ardhme të përbashkët në integrimet euroatlantike, lidhjet u neglizhuan, mbetën formale dhe pa mbështetje strategjike. BDI e ktheu Beogradin në adresën e parë për bisedime dhe marrëveshje, ndërsa Prishtinën e la në margjinat e politikës”, thuhet në përgjigjen e VLEN-it.

“Në vend që të hapnin korridoret ekonomike drejt Kosovës, ata i hapën drejt Serbisë; në vend që të intensifikonin shkëmbimin tregtar dhe afarist me Kosovën, ata lejuan që kapitali serb dhe bizneset e dyshimta të dominonin në tregun tek ne. Të rregullta ishin drekat dhe darkat ku Ali Ahmeti dhe Bujar Osmani priteshin mirë nga presidenti serb Vuçiç. Është e qartë për të gjithë se kjo politikë nuk është e rastësishme. Ajo është rezultat i vendimeve dhe zgjedhjeve të ndërgjegjshme të Ali Ahmetit, Bujar Osmanit dhe BDI-së, të cilët në vazhdimësi e kanë forcuar “botën serbe” në Maqedoni, duke e lënë pas dore bashkëpunimin natyror dhe të domosdoshëm me Kosovën. “Ballkani i Hapur” ishte nisma më e rëndësishme e tyre në politikën e jashtme. Qytetarët meritojnë një politikë të jashtme që do ta ndërtojë Maqedoninë si urë drejt miqve të saj, e jo si portë për interesat e qendrave të dyshimta të pushtetit”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

The post VLEN: BDI në vazhdimësi ka forcuar “botën serbe”, Kosovën e lanë pa mbështetje strategjike appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Angellov: Zjarr i ri në Zhelinë, janë angazhuar dy “air traktorë”

3 August 2025 at 19:56

Drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Stojançe Angellov pasdite informoi se ka shpërthyer zjarr i ri në fshatin Zhelinë.

Në këtë moment, sipas informatave të DMSH-së, në terren janë angazhuar dy “er traktorë” të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim.

Paraprakisht, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim kumtoi se në territorin e shtetit nuk ka zjarre aktive.

The post Angellov: Zjarr i ri në Zhelinë, janë angazhuar dy “air traktorë” appeared first on Telegrafi.

VLEN: Nga BDI nuk dhanë dorëheqje kur ndodhën rastet kundër shqiptarëve, po vjen koha e përgjegjësisë

3 August 2025 at 18:56

“Si asnjëherë më parë, institucionet dhe partitë politike të pushtetit njëzëri dënojnë ksenofobinë në sport. Por është e pabesueshme që në të njëjtën frymë, një parti që sot flet për dinjitet, në fakt është ajo që në dy dekadat e fundit u ka sjellë më shumë turp dhe dhimbje shqiptarëve se çdo pushtet tjetër në historinë e këtij shteti”, thuhet në njoftimin e koalicionit VLEN.

Nga BDI kërkuan dorëheqjen e zëvendësministrit të Policisë dhe Sportit, Astrit Iseni dhe Safije Sadiki-Shahini por edhe zyrtarët e tjerë të Qeverisë, por nga VLEN-i thonë se asnjëherë nga BDI nuk kanë dhënë dorëheqje, as atëherë kur shqiptarëve u ndodhën tragjeditë më të mëdha.

Reagimi i plotë:

“Nuk dhanë dorëheqje kur ndodhi rasti “Monstra”, dhe shqiptarët u akuzuan si terroristë pa prova;
• As kur ndodhi “Lagjja e Trimave”, ku 10 shqiptarë u vranë në një aksion të dyshimtë policor;
• As kur ndodhi rasti “Alfa”, ku shqiptarët u dënuan për një vrasje që edhe sot duket e montuar;
• As kur u vra mizorisht vogëlushi Almiri, ndërsa drejtësia e quajti “aksident trafiku” dhe BDI heshti;
• As kur u vra Harun Aliu, ish-luftëtar i UÇK-së, në rrethana të paqarta;
• As kur u publikua enciklopedia antishqiptare;
• As kur fëmijët tanë mësonin nga tekste që shtrembëronin historinë dhe identitetin shqiptar;
• As kur pranuan luanin e OBRM-PDUKM-së si simbol shtetëror;
• As kur u realizua projekti “Shkupi 2014”, pa asnjë element shqiptar në zemër të kryeqytetit;
• As kur u ngrit përmendorja e Car Dushanit, pikërisht para Kuvendit;
• As kur më 27 prill u rrahën deputetët shqiptarë brenda Kuvendit;
• As kur u turpërua i gjithë populli me “Ilinditën” – pasojë e paaftësisë dhe servilizmit të tyre;
• As kur ndodhi tragjedia në spitalin modular të Tetovës, ku humbën jetën qytetarë të pafajshëm, pa asnjë dorëheqje;
• As kur ndodhi aksidenti me “Durmo Tours”, pa asnjë drejtësi për viktimat;
• As kur ndodhi tragjedia me “Besa Trans”, ku humbën jetën 45 persona;
• As kur shpërtheu skandali me “Magjar Telekom” një nga aferat më të mëdha korruptive në vend;
• As kur SHBA vendosi në listën e zezë Artan Grubin, dorën e djathtë të Ali Ahmetit, për lidhje me kasapin e shqiptarëve, Sasho Mijalkov.

Një parti që kurrë nuk ka ndjerë turp, nuk ka kërkuar falje dhe nuk ka marrë përgjegjësi për asnjërën nga këto tragjedi, nuk ka as moral dhe as të drejtë të flasë për të ardhmen e shqiptarëve. BDI nuk është më zëri i shqiptarëve. Ajo është barrë mbi supet e tyre. Po vjen koha e përgjegjësisë.

The post VLEN: Nga BDI nuk dhanë dorëheqje kur ndodhën rastet kundër shqiptarëve, po vjen koha e përgjegjësisë appeared first on Telegrafi.

Mexhiti: 37 milionë denarë për projekte infrastrukturore në Çair

3 August 2025 at 17:45

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka njoftuar nisjen e një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore për Komunën e Çairit.

“Sot, bashkë me Zekën dhe Bekimin, ishim në terren. E pamë nga afër përgatitjen e këtij projekti kapital. Do të rikonstruktohen të gjitha rrugët e lagjes dhe do të vendoset ndriçim publik i ri”, tha Mexhiti.

Ai bëri të ditur se vlera e këtij investimi është 37 milionë denarë, të siguruara nga thirrja e dytë e Qeverisë për investime kapitale.

“Punimet do të nisin menjëherë pas përfundimit të procedurës së tenderimit dhe do të realizohen në një fazë të vetme “për të kursyer kohë dhe para”. Çairi meriton më shumë. Dhe do ta ketë!”, theksoi Mexhiti.

The post Mexhiti: 37 milionë denarë për projekte infrastrukturore në Çair appeared first on Telegrafi.

Thirrjet antishqiptare në lojën e basketbollit, Komuna e Kumanovës: Sporti shërben për bashkimin e qytetarëve, distancohemi nga veprimet e djeshme

3 August 2025 at 15:32

Gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë dhe Rumanisë në Kumanovë, u dëgjuan thirrje raciste dhe antishqiptare, për kanë reaguar nga komuna e Kumanovës.

Sipas tyre, në terrenet sportive nuk ka dhe nuk guxon të ketë vend për përhapjen e nacionalizmit apo nxitjen e mosdurimit ndëretnik.

Reagimi i plotë:

“Dje, në Kumanovë u hap zyrtarisht salla e rikonstruktuar sportive, me zhvillimin e një ndeshjeje midis ekipit kombëtar të basketbollit të Maqedonisë dhe ekipit kombëtar të Rumanisë.
Organizator i ngjarjes ishte Federata e Basketbollit e Maqedonisë, ndërsa nikoqir i saj Komuna e Kumanovës.
Ngjarja u zhvillua në një atmosferë pozitive dhe ishte një pamje e bukur, e rrallë në sportin maqedonas.
Fatkeqësisht, një ditë më vonë u konstatua se gjatë ndeshjes, në një moment të caktuar, disa individë nga publiku hodhën thirrje të papranueshme që nxisnin mosdurim etnik, gjë që bie ndesh me vlerat multietnike mbi të cilat bazohet Komuna jonë. Me këtë rast, Komuna e Kumanovës, në cilësinë e nikoqirit të ngjarjes, i dënon publikisht këto veprime dhe distancohet plotësisht prej tyre. Kumanova ka qenë dhe do të mbetet qytet i të gjithë banorëve të saj, pa dallim përkatësie etnike, ndërsa sporti dhe kultura do të vazhdojnë të shërbejnë si ura bashkimi mes qytetarëve, ashtu si deri më tani”, thuhet në reagimin e Komunës së Kumanovës.

The post Thirrjet antishqiptare në lojën e basketbollit, Komuna e Kumanovës: Sporti shërben për bashkimin e qytetarëve, distancohemi nga veprimet e djeshme appeared first on Telegrafi.

Thirrjet nacionaliste në Kumanovë, Osmani: Mickoski e humbi mundësinë të tregojë se është Kryeministër i të gjithë qytetarëve

3 August 2025 at 13:30

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, ka reaguar pas incidentit në Kumanovë ku janë dëgjuar thirrje raciste dhe anti-shqiptare.

Osmani tha se me këtë veprim të mos reagimit, Mickoski ka humbur mundësinë të tregojë se është kryeministër i të gjithëve.

Ai thase thirrjet për “vdekje për shqiptarët”, për “dhoma gazi” dhe për “Maqedoni të pastër”, para një delegacioni të gjerë qeveritar të kryesuar nga Kryeministri, përbëjnë skandal për të cilin duhet të reagojnë të gjithë.

“Mungesa e reagimit nga vetë Kryeministri dhe nga Qeveria, dërgon një mesazh edhe më shqetësues për normalizimin e këtyre trendeve.
Mickoski e humbi mundësinë të tregojë se është Kryeministër i të gjithë qytetarëve, dhe se të paktën simbolikisht është i shqetësuar për fyerjet dhe kërcënimet drejtuar shqiptarëve në vend. Ai duhej të largohej menjëherë nga salla, ose, në minimum, të reagonte publikisht në rrjetet sociale duke i dënuar këto thirrje; gjithashtu, Qeveria humbi rastin të dërgojë një reagim zyrtar, ndërkohë që kemi parë se është në gjendje të prodhojë edhe seri njoftimesh për nevoja shumë më të vogla. Ky skandal në tribunat e Kumanovës nuk është rast i izoluar, por një tjetër në vargun e ngjarjeve me të cilat pushteti ose e nxit, ose në minimum e normalizon retorikën anti-shqiptare në shoqëri. Le të kujtojmë rastin e Bogevskit, partnerit të koalicionit i cili u bë i njohur për fyerje dhe poshtërime ndaj shqiptarëve, dhe më pas u shpërblye e u mbrojt nga vetë Kryeministri. Këto janë tendenca të rrezikshme dhe shqetësuese, dhe ata që ia duan të mirën vendit nuk duhet t’i tolerojnë këto shpërthime, por duhet t’i dënojnë qartë dhe pa ekuivok”, tha Osmani.

 

The post Thirrjet nacionaliste në Kumanovë, Osmani: Mickoski e humbi mundësinë të tregojë se është Kryeministër i të gjithë qytetarëve appeared first on Telegrafi.

Thirrjet në kor “Dhoma gazi për shqiptarët” në Kumanovë, ASH: Ishin të pranishëm por nuk reaguan as Mickoski as Toshkovski ndaj gjuhës së urrejtjes

3 August 2025 at 12:50

Aleanca për Shqiptarët dënon ashpër skandalin me përmbajtje të theksuar nacionaliste dhe gjuhë të urrejtjes që ndodhi gjatë ndeshjes së basketbollit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, e zhvilluar në qytetin e Kumanovës.

Nga ASH thonë se në një atmosferë që duhej të ishte sportive dhe bashkuese tribunat e palestrës u shndërruan në një skenë të thirrjeve raciste dhe fyerjeve të rënda ndaj shqiptarëve.

“Parulla si ‘Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur’ dhe ‘Dhoma e gazit për shqiptarët’ përfaqësojnë jo vetëm gjuhë fashiste të papranueshme, por edhe një alarm serioz për nivelin e rrezikshëm të urrejtjes që po tolerohet publikisht në vendin tonë. Ajo që e bën këtë ngjarje edhe më shqetësuese është fakti se në momentin e këtyre thirrjeve të turpshme ishin të pranishëm vetë kryeministri Hristijan Mickoski, ministri i Punëve të Brendshme, Panço Toshkovski, zëvendëskryeministri Ivan Stoilkoviq, si dhe kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, të cilët nuk reaguan asnjë çast për të ndalur gjuhën e urrejtjes që jehonte përreth tyre. Në një shtet funksional dhe demokratik, çdo akt i tillë do të shoqërohej me ndëshkim të menjëhershëm dhe distancim institucional. Fatkeqësisht, në Maqedoninë e Veriut të vitit 2025, kjo gjuhë urrejtjeje tolerohet, injorohet, madje edhe normalizohet nga vetë udhëheqësit shtetërorë. Heshtja e grupimit VLEN përballë kësaj situate skandaloze – ku shqiptarët fyhen publikisht në zemër të Kumanovës, në prani të krerëve më të lartë shtetërorë – nuk është thjesht mungesë reagimi. Është pranim i heshtur dhe pozicionim politik përballë një akti të rëndë diskriminimi. Në këtë mënyrë, VLEN jo vetëm që shmang përgjegjësinë për të mbrojtur dinjitetin e shqiptarëve, por vendoset hapur përballë tyre, duke u bërë palë në një bashkëfajësi të turpshme me pushtetin që toleron ose nxit gjuhën e urrejtjes”, thonë nga ASH.

Aleanca për Shqiptarët kërkon reagim nga Qeveria, Federata e Basketbollit dhe organizatorët e ndeshjes, kërkim falje publike ndaj qytetarëve shqiptarë për këtë incident turpërues, hetim të pavarur dhe ndëshkim penal për organizatorët dhe nxitësit e urrejtjes në tribunat sportive, por edhe ndërhyrje nga institucionet ndërkombëtare, përfshirë OSBE-në, BE-në dhe organizatat për të drejtat e njeriut, për të monitoruar përhapjen e gjuhës së urrejtjes në Maqedoninë e Veriut.

 

The post Thirrjet në kor “Dhoma gazi për shqiptarët” në Kumanovë, ASH: Ishin të pranishëm por nuk reaguan as Mickoski as Toshkovski ndaj gjuhës së urrejtjes appeared first on Telegrafi.

Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, BDI: Nacionalizëm primitiv, institucionet heshtin përballë gjuhës së urrejtjes

3 August 2025 at 11:45

Bashkimi Demokratik për Integrim ka dënuar thirrjet raciste kundër shqiptarëve në Kumanovë.

“BDI shpreh indinjatën dhe revoltën më të thellë për ngjarjen skandaloze që ndodhi mbrëmë në Kumanovë, ku në prani të funksionarëve më të lartë shtetëror, përfshirë kryeministrin Hristijan Mickoski, kryetarin e Kumanovës, Maksim Dimitrievski, ministrin e Punëve të Brendshme, Panço Toshkovski dhe zëvendëskryeministrin Ivan Stoilkoviq, u dëgjuan kore antishqiptare, thirrje raciste dhe gjuhë e pastër e urrejtjes etnike ndaj shqiptarëve. Në vend që ndeshja të ishte një manifestim sportiv dhe bashkimi, ajo u shndërrua në një teatër të nacionalizmit primitiv dhe urrejtjes kolektive, që nuk ka vend në një shoqëri që aspiron të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. ‘Shqiptar i mirë është shqiptari i vdekur’, ‘Dhoma e gazit për shqiptarët’, ‘Maqedoni e pastër’ – janë thirrje që na rikthejnë në epoka të errëta të historisë evropiane, dhe të cilat nuk mund të relativizohen, nuk mund të heshtën dhe nuk mund të tolerohen. Ajo që është edhe më shqetësuese dhe më e neveritshme është heshtja e organizatorëve, e Federatës së Basketbollit, e MPB-së, e Komunës së Kumanovës, e Qeverisë dhe e çdo përfaqësuesi të pranishëm në atë tribunë të ndotur nga urrejtja. Nuk pati as reagim institucional, as dënim moral, as distancim politik. Vetëm miratim me heshtje, që për ne është po aq i rëndë sa vetë koret. Për ne në BDI, këto akte janë një alarm i madh për demokracinë, për bashkëjetesën dhe për sigurinë e qytetarëve në këtë vend. Askush nuk ka të drejtë të promovojë pastrime etnike në stadiume dhe askush nuk ka të drejtë të luajë politikisht me ndjenjat e një populli që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për ndërtimin e këtij shteti”, thuhet në reagimin e BDI-së.

BDI me këtë rast kërkon Hetim urgjent të incidentit nga MPB dhe Prokuroria Publike, sanksione ndaj organizatorëve, reagim zyrtar dhe distancim publik nga Qeveria dhe çdo përfaqësues që ishte prezent, si dhe përfshirjen e faktorit ndërkombëtar për monitorim të përhapjes së gjuhës së urrejtjes dhe nacionalizmit institucional.

“Të gjithë duhet ta dinë: Nuk do të lejojmë kthimin e vendit në arenë të urrejtjes etnike. Nuk do të lejojmë që shqiptarët të bëhen shënjestër e thirrjeve fashiste. Nuk do të heshtim as tani, as në të ardhmen”, thonë nga BDI.

The post Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, BDI: Nacionalizëm primitiv, institucionet heshtin përballë gjuhës së urrejtjes appeared first on Telegrafi.

LAMM: Deri në 30 minuta pritje në vendkalimet kufitare Tabanocë dhe Bogorodicë

3 August 2025 at 09:46

Në pikat kufitare Tabanocë dhe Bogorodicë këtë mëngjes, koha e pritjes është rreth 30 minuta, njoftoi LAMM.

Në pikat e tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Nga LAMM apelojnë që shoferët të respektojnë shenjat e komunikacionit dhe të përshtatin lëvizjen me kushtet e rrugës.

The post LAMM: Deri në 30 minuta pritje në vendkalimet kufitare Tabanocë dhe Bogorodicë appeared first on Telegrafi.

MPB: Në autostradën Shkup-Kumanovë është kapur mall i brenduar pa dokumentacion, arrestohet 30-vjeçari

2 August 2025 at 19:23

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë mbrëmjes së djeshme, respektivisht rreth orës 20:00, në autostradën Shkup-Kumanovë, pikën e pagesës në Ramanli është arrestuar 30-vjeçari D.C. nga Kriva Pallanka.

Sipas MPB-së, tek i njëjti është kapur një sasi e madhe e mallit pa dokumentacion përkatës.

“Gjatë kontrollit të automjetit “Audi” që ai po drejtonte, u gjet një sasi e madhe mallrash të brenduara pa dokumentacion përkatës. Pas dokumentimit të rastit, ndaj D.C. do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 285, paragrafi 1 i Kodit Penal”, shtojnë nga MPB.

 

The post MPB: Në autostradën Shkup-Kumanovë është kapur mall i brenduar pa dokumentacion, arrestohet 30-vjeçari appeared first on Telegrafi.

QMK: Zjarret në Goten dhe Dollnen janë vënë nën kontroll

2 August 2025 at 17:21

Të dhënat e Qendrës për Menaxhim me Kriza tregojnë se në këtë moment në shtet ka dy zjarre në ambient të hapur, të cilat janë nën kontroll.

Sipas QMK-së, nën kontroll janë zjarri në malin Goten në anën e Berovës, ku po digjen pisha, ah, pyje me kërcell të ulët, bredh, shkurre dhe bimësi të ulët dhe zjarri te fshati Strovia në komunën Dollnen, ku digjet pyll me kërcell të ulët

Situata me zjarret në vend duke më e qetë ditëve të fundit, megjithëse ka pasur shumë vatra zjarri.

Nga QMK dhe Prokuroria kanë informuar për disa persona të privuar nga liria, të dyshuar për zjarrvënie me qëllim.

The post QMK: Zjarret në Goten dhe Dollnen janë vënë nën kontroll appeared first on Telegrafi.

Ahmeti uron Ditën e Ilindenit: Shqiptarët janë përcaktuar për shtet unitar, mirëpo qeverisja aktuale ka tendenca diskriminuese

2 August 2025 at 16:00

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka ururat 2 gushtin Ditën e Ilindenit.

Ahmeti shkruan se vendi aktualisht po përballet me politikë diskriminuese dhe margjinalizuese, duke theksuar se ky shtet duhet të ju takojë të gjithëve.

Urimi i plotë:

“Dy gushti i vitit 1903 ishte përpjekje e përbashkët e shqiptarëve, maqedonasve dhe të tjerëve për liri dhe barazi.

Ky sunim u realizua nëpërmjet të bashkëqeverisjes dhe ndarjes së barabartë të përgjegjësive për ta drejtuar popullin para 122 viteve.

Sot, dy gushti na gjen në rrethana përballë njëri tjetrit e jo bashkë me njëri tjetrin si dhe me tendenca margjinalizuese dhe të ushtrimit të supremacisë etnike.

Pas vitesh e dekadash kontribut për barazi dhe ndarje të përgjegjësive, sot po shumëzohemi me zero në zbatimin e politikave qeverisëse, në punësimet, në diplomaci, në siguri e shëndetësi, në kulturë e arsim, shëndetësi e ekonomi, integrim europian, dhe kudo.

Marrëveshja e Ohrit, e cila paraqet manifest modern të Krushevës, po tentohet që të zhbëhet, duke larguar gjuhën shqipe nga çdo përdorim zyrtar dhe duke cënuar ligjin me drejtësi selektive dhe të dirigjuar, duke larguar flamurin kombëtar shqiptar, duke e anuluar edhe Balanserin dhe Badinterin si garanca për parandalim nga majorizimi dhe mbivotimi, duke mosnjohur rezultatet e regjistrimit të popullësisë dhe duke promovuar politika shtetërore monoetnike me doktrinën “përsëri e ytja”.

Ky devijim pas 122 viteve nga manifesti i bashkësisë në Krushevë, dhe në vigjilje të 24 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, vie edhe si rezultat i nënshtrimit ndaj këtyre politikave dhe tendencave të një grushti shqiptarësh, pa vullnetin e popullit, pa dijen dhe guximin për të qeverisur dhe pa program e bosht kurrizor për të prirë, por vetëm me përcaktim e verbër pushtet-dashës që të ulen në kolltuqet të cilat ua mundësoi padroni e jo populli në zgjedhje të lira dhe demokratike.

Të dashur bashkëqytetarë, shqiptarët janë përcaktuar për shtet unitar dhe Maqedoni të veriut të përbashkët dhe të drejtë e të barabartë për të gjithë, partnere në NATO dhe anëtare e Bashkimit Europian.

Çdo gjë tjetër që dëgjoni nga kushdo tjetër është propagandë për ndasi dhe qeverisje duke instaluar frigë fiktive tek qytetarët.

Ta respektojmë njëri tjetrin, ta konsiderojmë dhe punojmë që të jemi të barabartë me njëri tjetrin, të punojmë bashkë pa e konsideruar këtë vend si i yti a po i imi, por i joni”, shkruan Ali Ahmeti.

The post Ahmeti uron Ditën e Ilindenit: Shqiptarët janë përcaktuar për shtet unitar, mirëpo qeverisja aktuale ka tendenca diskriminuese appeared first on Telegrafi.

Ahmeti: Kur BDI menaxhonte me FSSH-në, institucioni frymonte shqip dhe çdo qytetar shërbehej me dinjitet

2 August 2025 at 13:45

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti, ka akuzuar drejtuesit e koalicionit VLEN se po i braktisin interesat shqiptare dhe po shërbejnë vetëm si vegla të pushtetit.

Ne reagimin e tij Ahmeti thotë se revizioni në Fondin për Sigurim Shëndetësor është pasojë e problemeve të trashëguara ndër vite, por ajo që po ndodh sot, sipas tij, është braktisje e hapur e pacientëve shqiptarë.

Shkrimi i plotë i Ahmetit në vijim:

Ata që sot bëjnë moral, janë po ata që shitën monopolin dhe çdo pronë publike që mund të shitej, që shitën interesat shqiptare për karrige dhe favore nga padronët e tyre në qeveri.
VREDI nuk përfaqëson shqiptarët – ai është vetëm një vegël e pushtetit që i nëpërkëmb ata.

Revizioni në Fondin për Sigurim Shëndetësor është pasojë e akumuluar ndër vite, por ajo që ndodh sot është braktisje e hapur e pacientëve shqiptarë. Të sëmurët tanë janë lënë rrugëve, ndërkohë që VLEN-i hesht si palë bashkëfajtore.

Në kohën kur BDI menaxhonte Fondin, institucionet frymonin shqip dhe i shërbenin çdo qytetari me dinjitet. Sot, nuk ka më as zë, as zëmër – vetëm shërbim ndaj padronëve.

BDI kërkon veting të thellë dhe të paanshëm për të gjithë – që të shkulen me rrënjë ata që e kthyen shtetin në plaçkë për përfitime personale.

The post Ahmeti: Kur BDI menaxhonte me FSSH-në, institucioni frymonte shqip dhe çdo qytetar shërbehej me dinjitet appeared first on Telegrafi.

VLEN: FSSH me mbi pesë milionë euro të shpenzuara pa kontroll, Faton Ahmeti është simbol i keqmanaxhimit me këtë institucion

2 August 2025 at 13:10

“Raporti i fundit i revizionit për Fondin e Sigurimeve Shëndetësore është një aktakuzë morale dhe politike për mënyrën se si BDI dhe drejtuesit e saj kanë keqmenaxhuar institucionet publike”, thuhet në reagimin e koalicionit VLEN.

Nga VLEN thonë se Faton Ahmeti, që gjatë kohës së revizionit ishte drejtor i Fondit dhe sot mban postin e Sekretarit të Përgjithshëm të BDI-së, është simbol i këtij keqmenaxhimi të pandëshkuar.

“Me mbi 5 milionë euro të shpenzuara pa kontroll për trajtime jashtë vendit, me dhjetëra padi gjyqësore brenda dhe jashtë shtetit, me mungesë totale të sistemit të integruar për receta dhe shërbime shëndetësore, dhe me një rrjet të brishtë informatik që dështoi nën sulme kibernetike, Fondi i Shëndetësisë është shembulli më i qartë i shndërrimit të një institucioni vital në një çerdhe kaosi nga qeverisja e BDI-së. Kjo ka qenë fytyra e vërtetë e qeverisjes së BDI-së: klienteliste, arrogante dhe e papërgjegjshme. Raporti i revizionit konfirmon atë që qytetarët e kanë ndjerë në lëkurën e tyre: paratë publike janë abuzuar, sistemet jetike janë shkatërruar, dhe institucionet janë kthyer në plaçkë për emra të lidhur politikisht. Qytetarët kanë të drejtë të dinë: Kush do të japë llogari për këtë dështim? Dhe si është e mundur që një njeri që ka lënë pas një katastrofë të tillë, sot vazhdon të jetë figura qendrore e një partie? VLEN do të kërkojë përgjegjësi të plotë për çdo denarë të shpenzuar, për çdo institucion të dëmtuar dhe për çdo zyrtar të promovuar mbi kurrizin e qytetarëve”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

The post VLEN: FSSH me mbi pesë milionë euro të shpenzuara pa kontroll, Faton Ahmeti është simbol i keqmanaxhimit me këtë institucion appeared first on Telegrafi.

ASH: Kompanitë shqiptare që pëfituan nga kredia hungareze nuk arrijnë as në 10 për qind, qeveria të publikojë listën e plotë të përfituesve

2 August 2025 at 11:54

Aleanca për Shqiptarët përmes një press konference ka reaguar ndaj kredisë hungareze të marrë nga qeveria e Maqedonisë së Veriut, informon Telegrafi Maqedoni.

Arben Halili nga ASH tha se 500 milionë euro nga kjo kredi, ndonëse u morën për zhvillimin e ekonomisë, kompanitë shqiptare kanë përfituar më se paku, madje as 10 për qind.

Ai kërkoi që Qeveria të publikojë sa më shpejtë kriteret mbi të cilat janë ndarë këto mjete.

“Qeveria nënshkroi marrëveshje 500 milionë euro me Hungarinë, anjë llogaridhënie, asnjë listë përfituesish, asnjë emër. Deri sa qeveria flet për zhvillim. Kompanitë shqiptare ngelen të diskriminuar, pasi kompanitë shqiptare që kanë përfituar nga këto mjete nuk arrin as në 10 për qind. Nuk mund te heshtim kur qeveria po e përdor kredinë hungareze për klientelizëm teksa shqiptarët I sheh si të tepërt. Prandaj, kërkojmë urgjent publikimin e listave të përfituesve, të kritereve në bazë të cilave janë ndarë mjetet. Qeveri nuk mund të luaj me qytetarët, kredia hungareze është një borxh që shqiptarët nuk e morën por do ta paguajnë, ndaj, nëse sot heshtim, nesër do të jemi bashkëfajtor me heshtjen tonë”, tha Halili nga Aleanca për Shqiptarët. /Telegrafi/

The post ASH: Kompanitë shqiptare që pëfituan nga kredia hungareze nuk arrijnë as në 10 për qind, qeveria të publikojë listën e plotë të përfituesve appeared first on Telegrafi.

Maqedonia e Veriut sot shënon 122 vjetorin e Kryengritjes së Ilindenit

2 August 2025 at 09:50

Maqedonia e Veriut sot shënon 122 vjetori i Kryengritjes së Ilindenit dhe Republikës së Krushevës dhe 80 vjetori i seancës së parë të KAÇKM-së.

Manifestimi qendror për shënimin e Ilindenit – Ditës së Republikës do të mbahet në Krushevë të Gumenjës dhe në zonën e Meçkin Kamen (Guri i Ariut), ku fjalim do të mbajë presidentja Siljanovska dhe kryeministri Hristijan Mickoski, të cilët do të vendosin edhe në varrin e Nikolla Karevit.

“Nën patronazhin e Presidentes Gordana Siljanovska-Davkova, më 2 gusht, do të mbahet kremtimi qendror i Ditës së Republikës në Gurin e Ariut “Meçkin Kamen” në Krushevë. Festimi i Ilindenit do të fillojë me vendosjen e luleve të freskëta te varri i Nikolla Karevit, pastaj te monumenti në lokalitetin “Sliva”, dhe do të vazhdojë me një shërbesë përkujtimore në kishën “Shën Nikolla”. Siljanovska-Davkova do të vendosë lule edhe te “Meçkin Kamen”, ku do të mbajë edhe fjalimin e saj”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Qeveria poashtu informoi gjithashtu se kryeministri Hristijan Mickoski do të marrë pjesë në kremtim dhe do të vendosë lule në disa lokacione. Pas përfundimit të pjesës zyrtare të vendosjes së luleve të freskëta, Kryeministri, Hristijan Mickoski, do të japë deklaratë për mediat.

Me rastin e kësaj dite, Kuvendi gjithashtu njoftoi se kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, nënkryetarja e Kuvendit, Vesna Bendevska, së bashku me një delegacion parlamentar të përbërë nga: Brane Petrushevski, Nikolla Konjanovski, Daniela Nikollova dhe Daniel Stojçevski, do të shënojnë 81-vjetorin e Mbledhjes së Parë të KAÇKM-së, në Qendrën Memoriale KAÇKM në Pelincë:

Një delegacion shtetëror, i udhëhequr nga nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, do të shënojë 2 Gushtin – Ilindenin, në Manastirin Prohor Pçinski.

Delegacioni i Kuvendit, i udhëhequr nga nënkryetari Antonio Miloshoski, në përbërje: Beti Stamenkoska-Trajkoska, Sllavjanka Petrovska, Boban Karapejovski dhe Malisha Stankoviq, do të vendosë lule të freskëta në disa përmendore në Shkup.

Fillimin e kryengritjes së Ilindenit e shpallën kambanat në Krushevë në mesnatën përballë Ilindenit të vitit 1903. Rreth 800 kryengritës e çliruan qytetin dhe pas dy ditësh Nikolla Karev shpalli Republikën e Krushevës dhe u bë president i saj. Republika e Lirë zgjati dhjetë ditë.

The post Maqedonia e Veriut sot shënon 122 vjetorin e Kryengritjes së Ilindenit appeared first on Telegrafi.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

2 August 2025 at 09:06

Moti sot do të jetë me diell me vranësira lokale të lehta deri në mesatare.

Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga jugu. Pasdite do të ketë kushte për jostabilitet të izoluar me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima afatshkurtra.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 11 deri në 18 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 28 deri në 36 gradë.

Në Shkup, me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga jugu. Temperatura minimale do të bjerë në 16, ndërsa maksimale do të arrijë 35 gradë.

The post Moti sot në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

❌
❌