Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 6 August 2025Main stream

Ngërçi në Kosovë, Kurti: Respektojmë vendimin e Kushtetueses

By: redi
6 August 2025 at 18:55

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, do ta pranojë vendimin e ardhshëm të gjykatës më të lartë të vendit në lidhje me konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Gjykata Kushtetuese e Kosovës pritet të vendosë më së largu deri më 8 gusht lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. “Mendoj që duhet të presim edhe fare pak…

Source

Berisha pret zyrtarin e lartë pranë Fondacionit të CDU-së gjermane: 11 Maji do të denoncohet në çdo kryeqytet europian

By: redi
6 August 2025 at 18:28

Kryetari i PD-së, Sali Berisha priti në një takim Lars Hänsel, drejtor i Departamentit për Europën dhe Amerikën e Veriut pranë Fondacionit gjerman Konrad Adenauer Stiftung (CDU). Gjatë bisedës, Berisha tha se Partia Demokratike do të vijojë fuqimisht betejën për transparencë e denoncim në nivel ndërkombëtar, në mënyrë që farsa zgjedhore e 11 majit të refuzohet nga çdo partner e aleat i demokracisë…

Source

Sejko: Rritje pozitive ekonomike, mbajmë të pandryshuar normën e interesit

By: redi
6 August 2025 at 18:17

Një performancë e mirë ekonomike e mbështetur turizmi dhe ndërtimit, punësimi dhe pagat në rritje dhe një inflacion i qëndrueshëm, është kjo ecuria e Shqipërisë në gjysmën e parë të vitit. Në konferencën e përmuajshme të politikës monetare guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi se ky trend do të vazhdojë. ”Analiza e informacionit të disponuar sugjeron se ekonomia shqiptare…

Source

Shuhet ikona e farmaceutikës, Kolec Daja, merr udhën e përjetësisë shërbestari i mirësisë dhe humanitetit

By: redi
6 August 2025 at 17:42

Nga Albert Vataj Ajo buzëqeshja e dritshme dhe zëri i butë, prej sot, nuk do të mund të përçojë më hirin e një mirësie të dlirë, përtej sportelit të xhamtë të Farmaci “Daja”. Burri shtatshkurtër, gjithnjë i veshur me të bardha, me përkujdesin atëror, vështrimin e butë, ka marrë udhën e përjetësisë, duke lënë pas një imazh të gdhendur në dashuri dhe përkujdesje, shembullin e një përkushtimi të…

Source

Thirrjet antishqiptare në Maqedoni, Elezi: Dorë serbe dhe ruse

By: redi
6 August 2025 at 17:37

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi komenton incidentin me thirrje raciste në Kumanovë. Sipas tij, situatat e fundit kërkojnë një analizë të thelluar dhe veprime të qarta institucionale. Për të Kosova po kalon një moment kritik për shkak të ngërçit politik dhe mungesës së funksionalitetit të plotë të institucioneve, çka po ndikon drejtpërdrejt në procesin e dialogut me Serbinë.

Source

Drejt fundit rikonstruksioni i spitalit të Kavajës, ministrja Koçiu: Standarde shërbimi për mbi 100 mijë banorë

By: redi
6 August 2025 at 17:07

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e shoqëruar nga Drejtoresha e Qendrës Spitalore Rajonale Tiranë “Shefqet Ndroqi”, Njësia Kavajë, Silvana Bala inspektoi nga afër detajet e fundit të punimeve për rikonstruksionin e spitalit në Kavajë, një investim që ka mundësuar rehabilitimin tërësor të ambienteve duke sjell standarde të reja shërbimi për mbi 100 mijë banorë të Kavajës…

Source

Ben Andoni për draftin e Kodit të ri Penal: Kërkon një përballje teknike dhe arsyetim shkencor

By: redi
6 August 2025 at 16:51

Analisti Ben Andoni flet për ndryshimet në draftin e Kodit të ri Penal. Ai thotë se Kodi i ri Penal mund të jetë shqetësues dhe i ashpër dhe që gjithashtu mungon transparenca. Sipas Andonit një Kod Penal kërkon një përballje teknike dhe një arsyetim shkencor dhe politik dhe për të treguar se çfarë ka nevojë populli shqiptar. ”Drafti për Kodin e ri Penal mund të jetë shqetësues dhe i ashpër dhe…

Source

Lirimi i hapësirave publike, deputeti përplaset me IMTV: Çfarë hapësire zë pema që duan ta presin?

By: redi
6 August 2025 at 16:34

Aksioni për lirimin e hapësirave publike në Lushnje, nuk ka kaluar pa përplasje, pasi kjo situatë ka bërë bashkë qytetarët dhe opozitarët kundër prerjes së pemëve. Në lagjen ”Gafurr Muço” policia bashkiake, IMTV dhe policia e rendit janë përplasur edhe me deputetin e PD-së, Sajmir Korreshi dhe këshilltarët e opozitës të cilët nuk lejojnë prerjen e pemëve. Ata pretendojnë se bashkia po pret pemët…

Source

Gjykata Speciale zgjat paraburgimin ndaj Thaçit

By: redi
6 August 2025 at 16:22

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Vendimi vlen edhe për Bashkim Smakaj, Isni Kilaj dhe Fadil Fazliu, të cilët akuzohen së bashku me ish-ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçin, për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Sipas gjyqtares së procedurës paraprake, të akuzuarit duhet të mbesin…

Source

Inva Mula magjeps publikun në amfiteatrin e Durrësit

By: redi
6 August 2025 at 16:11

Me koncertin “Meloditë e Mesdheut”, sopranoja Inva Mula dhe artistë të tjerë, sollën emocione për publikun me një udhëtim muzikor mesdhetar. Amfiteatri antik i Durrësit u kthye në një skenë magjike ku muzika, arti dhe historia u bashkuan në koncertin “Meloditë e Mesdheut”, duke sjellë emocione të forta dhe përjetime të veçanta për publikun. Mula një nga zërat më të mëdhenj të skenës operistike…

Source

FOTO/ Bëhet lëmsh rrjeti, Gjesti i komenton Kaderit

By: redi
6 August 2025 at 15:55

Gjesti ka tërhequr vëmendjen e publikut me një veprim mjaft të papritur dhe intrigues ndaj ish-banores së ”Big Brother Kosova Vip 2”, Kader Kicaj. Në një prej fotografive të publikuara në profilin e saj në Instagram, ku Kader shihej duke pozuar me bikini dhe duke rrezatuar vetëbesim e hijeshi, Gjesti nuk i kurseu reagimet. Ai i komentoi me një emoji të çokollatës, një detaj i vogël por që nuk…

Source

Rama shihet i irrituar, poston pamjet: Po si mund të futet në bark i tërë trotuari deri tek bordura?!

By: redi
6 August 2025 at 15:35

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike. Këtë herë reagimin kryeministri Edi Rama e ka shoqëruar me një emoji të nervikosur, ku e ka edhe një koment për këtë veprim. ”Po si mund të futet në bark i tërë trotuari deri tek bordura. Vazhdojmë”,-shkruan Rama. Aksioni është pjesë e nismës së re të qeverisë për rikonfiguruar hapesirën që do të shfrytëzojnë lokalet në pjesën e jashtme, si dhe për t’…

Source

Vijon lirimi i hapësirave publike, ministri Malaj: Në fokus, sundimi i ligjit

By: redi
6 August 2025 at 15:17

Ministri i Financave, Petrit Malaj së bashku me kryetaren e bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa, ndoqën nga afër aksionin për lirimin e hapësirave publike dhe kthimin e tyre te qytetarët. Ky aksion po vijon edhe në thellësi të lagjeve të qytetit, me qëllim që t’i japë fund kaosit dhe zaptimit të paligjshëm të këtyre hapësirave. Malaj tha se themeli i këtij aksioni është sundimi i ligjit dhe krijimi i…

Source

Zjarr në një apartament, panik tek banorët

By: redi
6 August 2025 at 14:57

Një apartament është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës, duke shkaktuar panik te banorët. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për të neutralizuar flakët, duke parandaluar përhapjen e tyre në banesat e tjera. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por zjarri ka shkaktuar dëme materiale në apartamentin ku shpërtheu. …

Source

Shuhet Kolec Daja, një nga farmacistët më të shquar të Shqipërisë

By: redi
6 August 2025 at 14:42

Është ndarë nga jeta këtë të mëkurë Kolec Daja, një nga farmacistët më të shquar të Shqipërisë. Në një postim në rrjete sociale, miku i tij, Saimir Kadiu shkruan se farmaceutika shqiptare ka humbur një personalitet të madh të fushës, familja njeriun e saj më të dashur, dhe miqtë e kolegët një njeri fisnik, buzagaz dhe gjithmonë ndihmues. Postimi i plotë Sot, në orët e para të mëngjesit…

Source

Fluks qytetarësh në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës

By: redi
6 August 2025 at 14:36

Jemi në pikun e sezonit turistik, dhe në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës dhe Kapshticës ka pasur një fluks udhëtarësh të cilët kanë hyrë në territorin e Shqipërisë për të kaluar pushimet. Sipas statistikave të një dite më parë rezulton se në Kapshticë kanë hyrë 3937 ndërsa kanë dalë 3428 shtetas. Në pikën kufitare të Qafë-Thanës kanë hyrë 5311 shtetas, ndërsa kanë dalë 4516 të tjerë.

Source

100 euro për pensionistët, Berisha: Rama u bleu votën

By: redi
6 August 2025 at 14:27

Kreu i PD-së, Sali Berisha vijon të denoncojë atë që sipas tij është farsa elektorale e 11 majit. Këtë herë në deklaratën që e ka të përditshme nga selia blu, u përqëndrua tek bonusi prej 100 eurosh që qeveria shpërndau për pensionistët duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se e ka bërë me qëllim për t’u blerë votën. Ky akt për të duhet të ishte objekt i SPAK-ut, por kreu i saj, Altin Dumani…

Source

Gjesti ka një mesazh për të gjitha ngjarjet e fundit

By: redi
5 August 2025 at 22:02

Edhe pse është personazhi që flasin të gjithë, ai ka zgjedhur heshtjen këto muaj. Fjala është për Gjestin i cili në një mesazh dërguar ndjekësve, iu është shprehur se këto ditë do të ketë një qëndrim për të gjitha lajmet, por edhe për projektin me Dhurata Dorën, që mesa duket nuk do të dalë. ”Këto ditë e kem një lajm për ndodhitë e fundit që kanë ndodhur rreth meje edhe projekteve.

Source

Yesterday — 5 August 2025Main stream

Pas ”Sunny Hill Festival”, Dua Lipa nis pushimet në Ksamil: Arrita në kohë për këtë perëndim të mrekullueshëm

By: redi
5 August 2025 at 21:47

”Sunny Hill Festival” në Prishtinë për 3 ditë, u bë kryefjalë në mbarë Europën dhe jo vetëm. Pas këtij suksesi, Dua Lipa ka treguar ka udhëtuar drejt vendit tonë, ku nisur edhe pushimet në jugun magjik, në Ksamil. Pas një performance të fuqishme në natën e parë të festivalit, që këtë vit mblodhi yje dhe adhurues të muzikës nga mbarë bota, artistja shqiptare ka zgjedhur qetësinë dhe bukurinë…

Source

❌
❌