Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 27 July 2025Main stream

Zjarri përfshinë Kosovën, disa u ndezën qëllimshëm, apelohet për kujdes

27 July 2025 at 21:06

Kosova këtë vikend është përballur me gjendje të rënduar me zjarr. Mbi 20 vatra të zjarrit janë evidentuar vetëm brenda 24 orëve të fundit, ndërkohë që gjendja është qetësuar pak të dielen.

Përveç arave e shkurreve zjarri bëri shkrumb edhe stalla të fermerëve, vetura e pasije tjera bujqësore në disa komuna të Kosovës

Terreni është i vështirë e i pamundur që të shkohet me kamionë.

Andaj zjarrefikësit e Prishtinës, rrugën për ta shuar zjarrin në Trudë, po shkojnë në këmbë.

Me të tilla zjarre të njejtit jane duke u përballur nga dje, e situatë e ngjashme ka qenë edhe më heret.

“Numri ka qenë i jashtëzakonshëm dje për një kohë të shkurtër, e kemi potencuar disa herë edhe për juve që karakteristike e këtyre zjarreve është brenda një kohe të shkurtër shpërthejnë disa vatra të zjarrit dhe sigurisht që e bënë të vështirë shurjen e tyre sepse thatësia ka qenë e madhe barishtet shkurret janë të thata dhe përhapja e zjarrit është për një kohë të shkurtër, përfshinë sipërfaqe të mëdha”, ka theksuar Mal Gashi – zjarrëfikës.

Gashi tek thotë se kohëve të fundit iu kanë shtuar zjarrëfikës, numri i madh i vatrave të zjarrit po e pamundëson të i mbërrihnë të gjitha.

“Në brigadën profesionale të zjarrfikësve dhe shpetimit në Prishtinë, nuk qëndrojmë keq në mars janë pranuar edhe 26 zjarrëfikës të ri që i kanë dhënë një energji të re shërbimit, sigurisht nëse i shikojmë standardet ne kemi mungesë ende mirëpo prap po du me thanë sa i përket kapaciteteve ne nuk qëndrojmë shumë keq e vetmja  e met është që automjetet janë të vjetra”, ka deklauar Gashi për RTVDukagjini.

Situata me zjarre një ditë më parë ishte e rënduar, ndërkohë që të dielen situara ishte më e qete sipas Agjencisë për menaxhimin e emergjencave.

“Pasditen e djeshme, situata me zjarret ishte e rënduar. Megjithatë, falë reagimit të shpejtë dhe efikas të Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, me mbështetjen e Agjencisë, si dhe reshjeve të shiut, numri i zjarreve gjatë 12 orëve të fundit ka rënë ndjeshëm. Aktualisht, është aktiv vetëm një  zjarr në fshatin Trudë, Komuna e Prishtinës, ku ekipet janë në terren. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër të dyshimtë tek autoritetet përkatëse. Agjencia falënderon zjarrfikësit për përkushtimin e tyre të palodhshëm, Policinë e Kosovës dhe KFOR-in për mbështetjen, si dhe qytetarët për bashkëpunimin”.

Ndërkohë në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, janë evidentuar pesw raste që kanë të bëjnë me zjarr.

Në Lubizhdë të Prizrenit, zjarri ka përfshirë edhe një stallë të lopëve, e si shkak i kësaj të njëjtit i kanë ngordhur tetë lopë. Ndërkohë që në komunën e Pejës, është djegur një pllac me vetura në vlerë të 50 mije eurove.

Sipas raportit policor në Prekaz të Epërm në Skënderaj, janë djegur disa paisje bujqësore, disa pemë, material ndërtimor, si dhe rrethojat e oborrit.

The post Zjarri përfshinë Kosovën, disa u ndezën qëllimshëm, apelohet për kujdes appeared first on Telegrafi.

Vazhdojnë kërkimet për trupin e 33-vjeçarit të zhdukur në Liqenin e Ujmanit

27 July 2025 at 19:28

Kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë të një 33-vjeçari, i cili dyshohet se është mbytur në Liqenin e Ujmanit, janë ende duke vazhduar.

Në vendin e ngjarjes ndodhen njësite të kërkim-shpëtimit dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës, të cilët po angazhohen intensivisht për të lokalizuar trupin e personit të zhdukur.

Togeri Erduan Baliqi, shef i njësisë së planifikimit dhe vlerësimit operacional në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut, tha se ngjarja është raportuar rreth orës 14:25, kur është pranuar informata se një person ishte hedhur nga ura në liqen dhe nuk kishte dalë më nga uji.

“Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Po ashtu janë informuar edhe ekipet e kërkim-shpëtimit, të cilat janë duke zhvilluar aktivitetet për ta gjetur trupin, mirëpo deri më tani nuk kemi rezultat,” deklaroi Baliqi.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë njoftuar se kërkimet do të vazhdojnë deri në gjetjen e trupit.

The post Vazhdojnë kërkimet për trupin e 33-vjeçarit të zhdukur në Liqenin e Ujmanit appeared first on Telegrafi.

Dyshohet se një person është mbytur në liqenin e Ujmanit

27 July 2025 at 15:13

Një person dyshohet se është mbytur në liqenin e Ujmanit.

Shefi i operativës rajonale në Mitrovicën e Veriut, Petrit Fejza, konfirmoi për Telegrafin, se ai është hedhur për t’u larë, por nuk ka dalë më nga uji.

“E saktë është që një person ka kërcy nga ura dhe nuk ka dal nga uji. Në vend të ngjarjes janë njësitet policore dhe emergjeca,janë thirrë njësia e zhytsave”, tha ai.

Fejza tha se për rastin janë informuar rreth orës 14:30. /Telegrafi/

The post Dyshohet se një person është mbytur në liqenin e Ujmanit appeared first on Telegrafi.

Të shtëna me armë zjarri gjatë një ahengu familjar në Prizren, policia arreston një person

27 July 2025 at 09:41

Një person është arrestuar të shtunën në fshatin Korishë të Prizrenit, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:45, kur i dyshuari mashkull kosovar ka përdorur një armë të tipit AK-47.

“Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se i njëjti kishte shtënë me armë në një aheng familjar. Nga i dyshuari është sekuestruar një armë AK47 me 10 fishekë si dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja”, ka njoftuar policia.

I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Telegrafi/

The post Të shtëna me armë zjarri gjatë një ahengu familjar në Prizren, policia arreston një person appeared first on Telegrafi.

Sulmoi fizikisht babain e tij, arrestohet i dyshuari

27 July 2025 at 09:19

Një person është arrestuar të shtunën pasdite në Novobërdë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht babain e tij.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 16:30, kur është raportuar për një incident familjar.

“I dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht babain e tij. Viktima ka marrë trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve të pësuara,” thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet si dhunë në familje./Telegrafi/

The post Sulmoi fizikisht babain e tij, arrestohet i dyshuari appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Ferizaj, sulmohet roja i kafiterisë me thikë – policia arreston dy persona

26 July 2025 at 15:44

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 25 korrik 2025, rreth orës 20:55, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, janë arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë, të përfshirë në një sulm të rëndë fizik.

Sipas njoftimit, të dyshuarit, së bashku edhe me dy persona tjerë që ndodhen në arrati, kanë sulmuar me mjete të forta dhe me mjet të mprehtë – thikë, një viktimë mashkull kosovar. Viktima ishte duke ushtruar detyrën si sigurim fizik në një kafiteri në momentin e sulmit.

Për shkak të lëndimeve të marra, ai fillimisht ka marrë ndihmë në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe më pas është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm, pasi gjendja e tij është konsideruar e rëndë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Policia po vazhdon hetimet për identifikimin dhe kapjen e dy personave të tjerë të përfshirë në rast.

The post Ferizaj, sulmohet roja i kafiterisë me thikë – policia arreston dy persona appeared first on Telegrafi.

Zjarri në Pejë shkakton dëme prej 50 mijë euro , dyshohet se u ndez nga një familjar

26 July 2025 at 13:33

Një biznes i pjesëve të veturave është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në Pejë.

Sipas dyshimeve të para, zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes disa familjarëve.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 11:00, Policia është njoftuar për një zjarr në rrugën ‘Gani Daci’. Dyshohet se deri te zjarri erdhi si pasojë e një mosmarrëveshje mes dy familjarëve, ku njëri prej tyre ka shkuar në pllacin e tjetrit, ku ia ka vënë zjarrin disa makinave që ishin për pjesë. Sipas viktimës, dëmi është rreth 50 mijë euro”, ka potencuar ai.

Tutje, ai tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente të policisë, ku po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. /Telegrafi/

The post Zjarri në Pejë shkakton dëme prej 50 mijë euro , dyshohet se u ndez nga një familjar appeared first on Telegrafi.

Dita Memoriale, Kurti nderon policët e rënë në krye të detyrës

PRISHTINË, 26 korrik /ATSH/ Në nderim të 14-vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policor të rënë në krye të detyrës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti bashkë me disa nga ministrat në detyrë bëri homazhe sot pranë Lapidarit të Policëve të rënë në detyrë.

Me këtë rast, Kurti tha se sot u bënë nderime pranë lapidarit të policëve të rënë në krye të detyrës, 24 gjithsej në Kosovën e pasluftës, që nga Lazim Rexhepi në vitin 2001, e deri te Muhamet Lika në vitin 2025.

Kurti, për rënien heroike të Enver Zymberit dhe Afrim Bunjakut, tha se dhanë jetën duke mbrojtur sovranitetin shtetëror, integritetin territorial, rendin, ligjin, paqen dhe sigurinë në veri të vendit.

Sipas Kurtit, Dita Memoriale është e lidhur ngushtë edhe me rënien e Enver Zymberit më 26 korrik 2011.

Kurti tha se kjo datë sjell dhimbje dhe pikëllim, por njëkohësisht edhe krenari, sepse Policia e Kosovës, me mbi 10 mijë pjesëtarë, vazhdon të jetë në shërbim të Republikës së Kosovës.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se Policia e Kosovës është një forcë multietnike, e cila, ndonëse është sulmuar shpesh, ka dalë gjithmonë fitimtare dhe profesionale.

Ai rikujtoi se një nga sfidat më të mëdha për strukturën e saj që ndodhi në nëntor të vitit 2022, kur 541 policë të uniformuar nga komuniteti serb dhanë dorëheqje kolektive.

Megjithatë, Kurti theksoi se procesi i rikthimit dhe përfshirjes ka vazhduar, me kadetë të rinj nga gjenerata në gjeneratë që po i bashkohen Policisë së Kosovës.

“Policia e Kosovës është një forcë multietnike e cila u sulmua shpesh, mirëpo gjithnjë doli fitimtare. E një nder sulmet strukturore që ka përjetuar ka qenë në nëntor të vitit 2022 ku kishim 541 policë në uniformë nga komuniteti serb që dhanë dorëheqje kolektivisht… Në vazhdimësi kemi kadetë të rinj nga gjenetara në gjeneratë të cilët po shtohen. Vetëm nga komuniteti serb kemi rreth 200 pjesëtarë që nga dorëheqjet e tyre që i janë bashkëngjitur Policisë së Kosovës dhe krah për krah me shqiptarët të uniformuar dhe të tjerë që i shërbejnë vendit tonë dhe qytetarëve tanë”, tha Kurti.

Bashkë me Kurtin për homazhe ishin ministrat në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministri i Kulturës, Hajrullah Ceku dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Homazhe bënë edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha bashkë me pjesëtarë të tjerë të lartë të Policisë së Kosovës.

Në shënim të 14-vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës, do të organizohen aktivitete sportive që përfshijnë ecje, çiklizëm, vozitje me motorë dhe gara me kajak. Marshimet e ekipeve përfshijnë zona/komuna nga jugu drejt veriut të Kosovës, përmes vendit të rënies së Heroit Enver Zymeri, Varage-Zubin Potok. /KosovaPress/

The post Dita Memoriale, Kurti nderon policët e rënë në krye të detyrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kurti bëri homazhe pranë varrit të heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku dhe vizitoi familjen e tij

26 July 2025 at 11:47

Në kuadër të aktiviteteve në shënim të Ditës Përkujtimore të Policëve të Rënë në Detyrë, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varri i rreshterit policor, Heroit të Kosovës, Afrim Bujnaku, në fshatin Samadrexhë, në Vushtrri.

“Afrim Bunjaku kishte gradën rreshter në Policinë e Kosovës, por sot ai ka gradën Hero i Kosovës. Grada Hero është grada më e lartë që mund ta ketë një qytetar i Republikës dhe një zyrtar i shtetit. Njëkohësisht është e vetmja gradë nga e cila nuk mund të degradohesh. Prandaj, Heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku, sot kujtohet nga mbarë populli ynë, nga secili zyrtar i shtetit, në nderim e në kujtim të flijimit të tij për Republikën e Kosovës, integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit”, u shpreh kryeministri Kurti.

Pas homazhe, ai së bashku me anëtarët e kabinetit qeveritar dhe Drejtori i Policisë u mirëpritën nga familja Bunjaku në shtëpinë e tyre.

Afrim Bunjaku ra në krye të detyrës më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit, në ballafaqim me grupet paramilitare dhe terroriste të Serbisë, në mbrojtje të sovranitetit, kushtetutshmërisë, sigurisë dhe paqes. /Telegrafi/

The post Kurti bëri homazhe pranë varrit të heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku dhe vizitoi familjen e tij appeared first on Telegrafi.

Zyrtari policor dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet në rrugë Prishtinë-Mitrovicë, ku humbi jetën një këmbësor

25 July 2025 at 22:35

Një këmbësor është goditur sot për vdekje në rrugën nacionale Prishtinë – Mitrovicë.

I dyshuari për shkaktimin e aksidentit është një zyrtar policor, i cili ishte jashtë detyrës zyrtare dhe me veturën e tij private.

“Hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot në orët e mbrëmjes nga Policia e Kosovës për një aksident trafiku. Aksidenti raportohet se ka ndodhur në rrugën Nacionale Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Llazarevë, ku një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare duke qarkulluar me veturën private ka shkaktuar aksident trafiku me fatalitet, ku si pasojë e aksidentit fatkeqësisht ka vdekur qytetari L.S (staf civil në Policinë e Kosovës)”, ka njoftuar Inspektorati Policor.

Në vend të ngjarjes kanë dalë hetuesit e IPK-së, njësitë relevante policore dhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Lidhur me këtë rast është iniciuar rast penal lidhur me veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”, kurse i dyshuari (zyrtari policor) është arrestuar dhe i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ndryshe, aksidenti me fatalitet ka ndodhur rreth orës 18:00.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 18:30 policia ka pranuar informatën se në rrugën magjistrale “Prishtinë – Mitrovicë” respektivisht në fshatin Llazarevë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet. Mbështetur në informacionet fillestare, në aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet dhe si pasojë, këmbësori, mashkull, rreth 53 vjeç, ka humbur jetën”, tha Borovci./Telegrafi/

 

 

 

 

The post Zyrtari policor dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet në rrugë Prishtinë-Mitrovicë, ku humbi jetën një këmbësor appeared first on Telegrafi.

Intervistohet nga policia qytetari që e ofendoi deputeten Fitore Pacolli në një lokal

25 July 2025 at 19:51

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, është përballur sot me një situatë jo të këndshme ndërsa ishte në një lokal. Ku një qytetar i afrohet në tavolinë dhe e akuzon duke e quajtur “hajneshë”.

Lidhur me rastin, Policia tashmë ka intervistuar personin e dyshuar.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, ka konfirmuar për Telegrafin, se ndaj tij është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale ‘’Kanosja’’

“Referuar këtij rasti, i dyshuari është ftuar për intervistim nga ana e policisë dhe me rekomandimin e prokurorit të shtetit ndaj tij është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale ‘’Kanosja’’ dhe i njëjti më pas është proceduar i lirë”, tha Borovci.

Ndryshe, Pacolli ishte e shoqëruar nga një person në lokal, gjatë kohës sa qytetari iu afrua duke e akuzuar për hajni./Telegrafi/

 

 

 

 

The post Intervistohet nga policia qytetari që e ofendoi deputeten Fitore Pacolli në një lokal appeared first on Telegrafi.

19 vjeçar voziti me 150 km/h në zonën e lejuar 40 km/h në Ferizaj – ndëshkohet me 500 euro gjobë dhe ndalim për një vit

25 July 2025 at 15:39

Policia e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndëshkuar një shofer për tejkalim të skajshëm të shpejtësisë.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se sot rreth orës 01:00, në rrugën “Enver Topalli”, në hyrje të fshatit Greme, është ndaluar shoferi B.A. (19 vjeç), i cili po drejtonte automjetin Golf me targa vendore, me shpejtësi 150 km/h, në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h.

Tutje në njoftim thuhet se për këtë shkelje të rëndë të rregullave të trafikut, ndaj tij janë marrë masat: Gjobë në vlerë prej 500 euro, 5 pikë negative, ndalim i drejtimit të mjetit motorik për 12 muaj si dhe përjashtim nga trafiku. /Telegrafi/

 

The post 19 vjeçar voziti me 150 km/h në zonën e lejuar 40 km/h në Ferizaj – ndëshkohet me 500 euro gjobë dhe ndalim për një vit appeared first on Telegrafi.

FSK trajnon disa zyrtarë policorë në këmbësori

25 July 2025 at 13:55

Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar trajnimin Taktikat me Njësi të Vogla ( TTNJV), që është realizuar nga instruktorët e FSK-së dhe me pjesëmarrjen  e katër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se gjatë këtij trajnimi intensiv dhe sfidues, pjesëmarrësit janë trajnuar dhe përgatitur  me shkathtësi profesionale në fushën e këmbësorisë, si në aspektin teorik, ashtu edhe praktik.

Po ashtu në njoftim thuhet se bashkëpunimi ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës forcon kapacitetet ndërinstitucionale në funksion të sigurisë dhe stabilitetit të vendit. /Telegrafi/

The post FSK trajnon disa zyrtarë policorë në këmbësori appeared first on Telegrafi.

Ndërron jetë në urgjencë pasi i përkeqësohet gjendja shëndetësore gjatë një shëtitjeje në parkun e spitalit në Prizren, rasti po hetohet

25 July 2025 at 13:28

Një person i cili ishte duke u trajtuar në spital derisa ishte duke shëtitur në parkun e spitalit i është keqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë në emergjencë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 08:30 në Prizren.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i vitkimës është dërguar në IML për obduksion.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar në spital, derisa ishte duke shëtitur në parkun e spitalit, i është keqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë në emergjencën e spitalit. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

The post Ndërron jetë në urgjencë pasi i përkeqësohet gjendja shëndetësore gjatë një shëtitjeje në parkun e spitalit në Prizren, rasti po hetohet appeared first on Telegrafi.

Arrestohet një 23-vjeçar, dyshohet për tentim-vrasje në Prishtinë

25 July 2025 at 11:47

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të enjten në mbrëmje është arrestuar i dyshuari i kërkuar për rastin “Vrasja në Tentativë”, të ndodhur më datë 12.05.2025, rreth orës 23:45, në rrugën “Bardhyl Qaushi “ në Prishtinë.

Policia njofton se i arrestuar është V.K, mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i shpallur në kërkim, erdhi si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të specializuara operativo-policore, në kuadrin e procesit hetimor të këtij rasti.

”Përderisa ndaj të  dyshuarit policia vijon hetimin në drejtim të veprave penale ‘Vrasja në tentativë’ si dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve’ me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, të njëjtin e ka dërguar në mbajtje prej 48 orësh”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post Arrestohet një 23-vjeçar, dyshohet për tentim-vrasje në Prishtinë appeared first on Telegrafi.

Ia kërkuan viktimës mijëra euro, Prokuroria në Pejë kërkon paraburgim për katër të dyshuarit

25 July 2025 at 09:48

Prokuroria Themelore në Pejë, ka njoftuar ka kërkuar caktimin e  masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj të pandehurve  Xh.K,  D.K, A.K. dhe L.Sh për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Detyrimi”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Tutje në njoftim thuhet se sipas prokurorisë, të  pandehurit Xh.K,  D.K, A.K. dhe L.Sh  me datë 23 korrik 2025, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, përdorin kanosjen serioze për të detyruar të dëmtuarin, që të kryej një veprim në dëm të pasurisë së tij, në atë mënyrë që pasi i dëmtuari kishte blerë një patundshmëri nga ish pronari, detyrojnë për të paguar shuma të konsiderueshme të parave, fillimisht shumën prej 20.000 euro, më pas edhe 30.000 mijë, deri sa janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Kosovës, përmes zbatimit të masave të veçanta hetimore.

“Gjithashtu, i  pandehuri L.Sh, dyshohet edhe për veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim e paautorizuar e armëve’, sipas KPRK-së. Prokurori i shtetit, gjatë seancës se procedurës paraprake do kërkojë nga gjyqtari që të pandehurve t’u caktohet masa e paraburgimit”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Policia e Kosovës dy ditë më parë ka realizuar një operacion të suksesshëm në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, duke arrestuar katër persona të dyshuar për përfshirje në veprën penale “detyrim”.

Hetimet kishin zbuluar se të dyshuarit, përmes formave të ndryshme të kanosjes, i kanë pamundësuar viktimës posedimin dhe shfrytëzimin e pronës së tij, të blerë në mënyrë të ligjshme. Madje, për ta lejuar të njëjtin të përdorë pronën, viktima ishte detyruar të paguajë një shumë prej 30.000 eurosh. /Telegrafi/

The post Ia kërkuan viktimës mijëra euro, Prokuroria në Pejë kërkon paraburgim për katër të dyshuarit appeared first on Telegrafi.

Sekuestrohen dy armë në raste të ndara – në Gjakovë e Malishevë

25 July 2025 at 09:33

Në dy raste të ndara, zyrtarët policorë në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë kanë ndërmarr veprime operative dhe hetimore me ç’rast kanë sekuestruar dy armë zjarri dhe kanë arrestuar dy persona të dyshuar.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se në rastin e parë më datë 24.07.2025, rreth orës 20:50, Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSH) në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, gjatë realizimit të detyrave policore në pikën e kontrollit në rrugën “Gjergj Sokoli” në Gjakovë, ka ndaluar për kontroll një automjet me targa vendore. Gjatë kontrollit, tek shoferi i automjetit, një person i gjinisë mashkullore, i moshës madhore, është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e llojit revolver, me 7 fishekë dhe 5 gëzhoja, për të cilat i dyshuari nuk posedonte leje përkatëse.

Ndërsa në rastin e dytë, siç thuhet në njoftim më datë 24.07.2025, rreth orës 11:00, Stacioni Policor në Malishevë, pas pranimit të një informate për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Idriz Ajeti” në Malishevë, ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Në konsultim me prokurorin, është kryer kontroll në vendbanimin e një personi të dyshuar, mashkull kosovar i moshës së mitur. Gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë për sinjalizim me zë me një karikator dhe 5 gëzhoja të po të njëjtës armë, të cilat janë konfiskuar si prova materiale.

“Në të dy rastet, me vendim të Prokurorit të Shtetit, personat e dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që ndaj tyre janë iniciuar rastet penale për veprën ‘Mbajtje në pronësi dhe kontroll të paautorizuar të armëve’. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar për të garantuar sigurinë publike, si dhe për të parandaluar dhe luftuar veprimtaritë e kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë e qytetarëve”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post Sekuestrohen dy armë në raste të ndara – në Gjakovë e Malishevë appeared first on Telegrafi.

Të shtëna me armë zjarri në Dragodan, raportohet për të plagosur

24 July 2025 at 23:49

Një incident me armë zjarri ka ndodhur të enjten rreth orës 23:30 në lagjen Dragodan të Prishtinës, përkatësisht te Hotel Ador.

Sipas raportimeve fillestare, nga të shtënat ka persona të plagosur, por ende nuk dihet numri apo gjendja e tyre shëndetësore.

Telegrafi ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen forca të shtuara të Policisë së Kosovës si dhe automjete të emergjencës shëndetësore në vendin e ngjarjes.

Policia është duke hetuar rrethanat e këtij incidenti.

Lidhur me rastin, Telegrafi ka provuar të marrë detaje nga policia, por deri në momentin e publikimit të lajmit, nuk ka mundur të marrë përgjigje.

 

The post Të shtëna me armë zjarri në Dragodan, raportohet për të plagosur appeared first on Telegrafi.

Të shtënat me armë në një aheng në Pejë, arrestohen tre persona e më pas lirohen në procedurë të rregullt

24 July 2025 at 09:48

Policia e Kosovës bën të ditur se të mërkurën në mesnatë pas të shtënave me armë zjarri në një aheng ka arrestuar tre të dyshuar, ndërsa të njëjtit më pas janë liruar në procedurë të rregullt.

Një njoftimin për media bëhet e ditur se të arrestuarit dyshohen për veprat penale ‘përdorim të armës apo mjetit tё rrezikshëm’ dhe ‘mbajtje nё pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armёs’.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Pejё, me datën 23.07.2025, rreth orёs 23:20, është njoftuar se nё rrugën ‘Asllan Pushka’ nё Pejё, nё njё aheng ka tё shtёna me armё”, thuhet në njoftim.

Në komunikatë bëhet e ditur se Policia menjëherë i është përgjigjur rastit dhe ka kryer shikimin e vendit të ngjarjes, ku ёshtё kontaktuar personi i dyshuar, nga i cili janё sekuestruar: njё armё pistoletё, njё karikator i armës, 22 fishekё dhe njё gёzhojё.

Tё dyshuarit janё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, janё liruar nё procedurё tё rregullt. /Telegrafi/

The post Të shtënat me armë në një aheng në Pejë, arrestohen tre persona e më pas lirohen në procedurë të rregullt appeared first on Telegrafi.

Zhduket një i mitur në Drenas

24 July 2025 at 09:41

Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një të mitur në Drenas.

Në raportin policor bëhet e ditur se i mituri është zhdukur që nga 18 korriku.

“Fsh. Arllat, Gllogoc 18.07.2025-11:40. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se nipi i tij (djali i djalit), i mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dinë për vendndodhjen e tij”, thuhet në raport.

Policia bën të ditur se po heton rastin. /Telegrafi/

The post Zhduket një i mitur në Drenas appeared first on Telegrafi.

❌
❌