6,200 euro për një çorape të Michael Jackson, ja pse kjo s’është një çmenduri për fansat
Një nga çorapet që Michael Jackson ka veshur në një nga koncertet e tij legjendarë është shitur në ankand për 6,200 euro. E zbukuruar me kristale dhe e përdorur gjatë
performancës së tij në Nice, Francë, më 27 qershor 1997, çorapja u ruajt nga një teknik i zërit dhe u nxor në shitje pas 28 vitesh.
Çmimi fillestar ishte 2,500 euro, ndërsa ekspertët e vlerësuan ndërmjet 3,000 dhe 4,000 euro por koleksionistët i çuan shifrat më lart. Identiteti i blerësit nuk u bë publik, por objekti u konsiderua si “copëz historie pop”.
Nuk është hera e parë që veshjet e “Mbretit të Pop-it” shiten për shifra marramendëse. Disa prej tyre përfshijnë:
•Xhaketa e kuqe e “Thriller” – u shit për 1.8 milionë dollarë (2011)
•Doreza me kristale Swarovski – 350,000 dollarë (2009)
•Këpucët e para të ‘moonwalk’-ut – 75,000 dollarë (2018)
•Xhaketa ushtarake e zezë, 144,000 dollarë
Michael Jackson mbetet ikonë jo vetëm në muzikë, por edhe në tregun e koleksioneve – ku çdo detaj nga karriera e tij merr status legjendar.
The post 6,200 euro për një çorape të Michael Jackson, ja pse kjo s’është një çmenduri për fansat appeared first on iconstyle.al.