Al-Nassr projekton goditjen e radhës, nis bisedimet për transferimin e yllit të Bayernit
Al-Nassr ka nisur zyrtarisht negociatat me Bayern Munich për të transferuar sulmuesin francez Kingsley Coman, i cili është kthyer në objektivin kryesor të klubit saudit për repartin ofensiv.
Sipas gazetarit të besueshëm Fabrizio Romano, klubet kanë filluar kontaktet direkte për të diskutuar kushtet e transferimit.
29-vjeçari ka dhënë dritën jeshile për të shqyrtuar një transferim në Lindjen e Mesme, ndërsa agjentët e tij tashmë janë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësues të Al-Nassr.
Sipas burimeve të Sky Germany, Coman e konsideron një sfidë të re në Arabinë Saudite si një mundësi për të rifilluar karrierën pas një sezoni jo të rregullt në Mynih.
More on Kingsley Coman and Al Nassr exclusive story.
There’s already proposal on the table for both player and Bayern, with negotiations ongoing between all parties.
Talks underway to make decisions as soon as possible. pic.twitter.com/V2qpuiN0n4
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 8, 2025
Coman nuk ka qenë një titullar i padiskutueshëm në formacionin e trajnerit Vincent Kompany, i cili preferon më shumë Michael Olise në krahun e djathtë.
Në sezonin 2024/2025, Coman regjistroi 7 gola dhe 4 asistime në 41 paraqitje, por shpesh u përdor si zëvendësues apo në rotacion.
Al-Nassr e sheh Coman si një përforcim të rëndësishëm për krahët, përkrah Cristiano Ronaldos në sulm. Pas afrimit të Joao Felix dhe marrëveshjes së arritur me Inigo Martinez, klubi saudit synon të kompletojë edhe një ‘trio yjesh’ për sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve të Azisë.
Oferta që po përgatitet për Coman mendohet të jetë në rangun 40-45 milionë euro, ndërsa lojtari do të përfitojë një kontratë tri vjeçare me një pagë që i kalon 25 milionë euro në vit neto, një rritje e ndjeshme krahasuar me të ardhurat aktuale në Mynih./Telegrafi/
The post Al-Nassr projekton goditjen e radhës, nis bisedimet për transferimin e yllit të Bayernit appeared first on Telegrafi.