Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 15 August 2025Main stream

Ministri izraelit kërcënon në burg një palestinez – shfaqen pamjet e rralla që kanë shkaktuar reagime të ashpra

15 August 2025 at 14:40

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, ka publikuar një video në të cilën shihet duke u tallur me të burgosurin palestinez Marwan Barghouti.

Në një video të turpshme të publikuar të enjten në rrjetet sociale, shihet Ben-Gvir duke hyrë në qelinë ku ndodhet Barghouti.

“Nuk do të fitoni. Kushdo që ngatërrohet me popullin e Izraelit, kushdo që vret fëmijët dhe gratë tona – ne do ta shkatërrojmë. Duhet ta dini këtë, kjo ka ndodhur gjithmonë në histori”, pohoi ai.

Kjo ishte hera e parë pas më shumë se 10 vitesh që shfaqet një video e Barghoutit nga burgu, dhe në video ai duket dukshëm i dobësuar dhe i rraskapitur.

يواجه الأسير القائد مروان البرغوثي ظروفًا إنسانية بالغة القسوة في زنزانته الانفرادية، حيث فقد أكثر من نصف وزنه نتيجة الإهمال الطبي المتعمد وسوء المعاملة. وفي الوقت نفسه، يواصل وزير أمن الاحتلال المتطرف إيتمار بن غفير تهديده بشكل مباشر، في محاولة لكسر إرادته وصموده.

في الفيديو بن… pic.twitter.com/ZcpRmLgGgT

— المركز الفلسطيني للدفاع عن الاسرى (@PalPrisonersA) August 14, 2025

Familja e tij thotë se ai është vendosur në izolim që nga 7 tetori 2023 dhe se është rrahur brutalisht disa herë nga rojat e burgut.

Pranë Ben-Gvirit gjatë vizitës ndodhej edhe drejtori i Shërbimit të Burgjeve të Izraelit, Kobi Yaakobi, një aleat i afërt i ministrit, i cili është akuzuar se ka informuar në mënyrë të paligjshme një zyrtar tjetër të lartë se ishte nën hetim për fshehjen e dhunës së kolonëve në Bregun Perëndimor.

Barghouti ndodhet në burg që nga viti 2002 dhe është dënuar me pesë burgime të përjetshme plus 40 vite të tjera, për rolin e tij në planifikimin e sulmeve që çuan në vdekjen e pesë civilëve gjatë Intifadës së Dytë. /Telegrafi/

The post Ministri izraelit kërcënon në burg një palestinez – shfaqen pamjet e rralla që kanë shkaktuar reagime të ashpra appeared first on Telegrafi.

Skena që nuk është parë kurrë në rrugët e Beogradit – qytetarët penguan arrestimet e protestuesve, shpërtheu një përleshje e ashpër

15 August 2025 at 12:45

Edhe mbrëmjen e kaluar, kryeqyteti i Serbisë, Beogradi, u shndërrua në një vatër tensionesh dhe përplasjesh të ashpra midis qytetarëve të revoltuar dhe forcave të rendit.

Protestuesit, të cilët prej ditësh kanë dalë në rrugë për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, janë përballur me reagimin gjithnjë e më të ashpër të autoriteteve, raporton nova.rs.

Në qendër të ngjarjeve, këtë herë, ishin pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme – konkretisht policët e veshur civilë – të cilët u përpoqën të ndërhyjnë në mënyrë të dhunshme gjatë manifestimit.

Siç shihet edhe në një video që ka qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale, disa efektivë të MPB-së, pa uniformë dhe pa shenja identifikuese, tentuan të arrestonin një prej protestuesve.

Građani sprečili hapšenje.
Beograđani pustili muda 💪💪 pic.twitter.com/ymGrFAsnFH

— FMG KRALJEVO U BLOKADI (@blokadafmgkv) August 14, 2025

Megjithatë, ndërhyrja e tyre hasi në një reagim të fuqishëm nga ana e qytetarëve të pranishëm, të cilët kundërshtuan dhunën dhe penguan arrestimin me mjete paqësore, duke krijuar një zinxhir solidariteti për të mbrojtur njëri-tjetrin nga ndërhyrjet arbitrare.

Videoja e këtij momenti dramatik është shpërndarë nga faqja zyrtare e Plenumit të Studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Ndërtimtarisë në Kralevë, të cilët prej disa ditësh ndodhen në bllokadë, si pjesë e një lëvizjeje më të gjerë studentore që po mbështet protestat qytetare në të gjithë vendin.

Studentët kanë shprehur publikisht pakënaqësinë e tyre ndaj situatës politike dhe represionit në rritje, duke kërkuar më shumë transparencë, drejtësi dhe respektim të të drejtave demokratike.

Kjo ngjarje është vetëm një ndër episodet e shumta që dëshmojnë rritjen e tensioneve sociale në Serbi, ku qytetarët po kërkojnë me ngulm ndryshime rrënjësore në sistemin politik dhe institucional të vendit. /Telegrafi/

The post Skena që nuk është parë kurrë në rrugët e Beogradit – qytetarët penguan arrestimet e protestuesve, shpërtheu një përleshje e ashpër appeared first on Telegrafi.

Kancelari gjerman ka një mesazh për Putinin para takimit me Trumpin

15 August 2025 at 10:38

Rusia duhet të pranojë një armëpushim me Ukrainën kur presidenti rus, Vladimir Putin të takohet me homologun amerikan, Donald Trump në Alaskë, deklaroi kancelari gjerman Friedrich Merz përpara këtij takimi historik.

Merz tha se takimi mes Trumpit dhe Putinit përfaqëson një “mundësi” për paqe dhe i bëri thirrje diktatorit rus të heqë dorë nga të gjitha parakushtet për një armëpushim dhe më pas të takohet me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Qëllimi duhet të jetë një samit në të cilin merr pjesë edhe presidenti Zelensky. Atje duhet të arrihet një marrëveshje për armëpushim. Ukraina ka nevojë për garanci të forta sigurie. Çështjet territoriale mund të zgjidhen vetëm me pëlqimin e ukrainasve”, deklaroi lideri gjerman, raporton cnn.

Kremlini më parë ka kërkuar që Kievi të dorëzojë territore të mëdha në këmbim të përfundimit të luftës, e cila filloi kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022.

Liderët evropianë janë të tensionuar përpara takimit të Trump me Putinin. Edhe pse kohët e fundit Trump ka sinjalizuar mbështetje për Ukrainën, Evropa ka frikë se Putini, një ish-agjent i KGB-së, do të arrijë ta kthejë presidentin amerikan që ta shohë luftën sipas kushteve të tij.

“Presidenti Trump tani mund të ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt paqes. Ai meriton falënderime për këtë iniciativë dhe për bashkërendimin e ngushtë gjatë ditëve të fundit”, tha Merz.

Ndryshe, Trump dhe Putin pritet të takohen sonte në Alaska me fillim në ora 2100, sipas kohës sonë lokale. /Telegrafi/

The post Kancelari gjerman ka një mesazh për Putinin para takimit me Trumpin appeared first on Telegrafi.

Rrahje çnjerëzore e protestuesve në Serbi – rreth njëzet policë rrahën me shkopinj gome dy të rinj

15 August 2025 at 08:35

Protestat që u mbajtën mbrëmjen e kaluar në qytetin e Valjevës në Serbi kanë përfunduar me një epilog thellësisht shqetësues, që ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik.

Pamjet që janë publikuar dhe po qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale (videoja nuk rekomandohet për shikuesit e ndjeshëm), tregojnë një skenë tronditëse: rreth njëzet efektivë të policisë ndjekin me vrap dy të rinj nëpër rrugët e qytetit, për t’i zënë në fund me forcë.

Ajo që pason është një akt dhune brutale, që ngre seriozisht pikëpyetje mbi sjelljen dhe përgjegjësinë e forcave të rendit në situata proteste, raporton nova.rs.

Sipas raportimeve të mediave lokale, përfshirë nova.rs, kjo ngjarje është vetëm një prej shumë rasteve të dokumentuara së fundmi ku policia serbe ka përdorur forcë të tepruar ndaj qytetarëve që marrin pjesë në protesta paqësore.

Ruke im se osušile! 🤬 pic.twitter.com/Bjcc4ksAo9

— Milica Matić (@milicaa______) August 14, 2025

Videoja ka shkaktuar reagime të menjëhershme në publik dhe është bërë objekt diskutimi edhe në qarqet politike dhe mediatike.

Aktivistë për të drejtat e njeriut, përfaqësues të shoqërisë civile, por edhe qytetarë të thjeshtë kanë kërkuar urgjentisht përgjegjësi dhe hetim të menjëhershëm të kësaj sjelljeje të papranueshme nga ana e policisë.

Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse autoritetet më të larta shtetërore — përfshirë Ministrinë e Brendshme dhe drejtuesit e policisë — do të japin një sqarim bindës për këtë ngjarje, apo nëse, siç kanë bërë në të kaluarën, do të përpiqen ta justifikojnë me retorikë boshe.

Ndryshe, protestat kanë rifilluar në të gjithë shtetin serb në shenjë pakënaqësie me pushtetin e presidentit Aleksandar Vuçiq. /Telegrafi/

The post Rrahje çnjerëzore e protestuesve në Serbi – rreth njëzet policë rrahën me shkopinj gome dy të rinj appeared first on Telegrafi.

Nga Jalta dhe Mynihu deri në Alaskë – marrëveshjet sekrete të fuqive të mëdha që shkruan fatet e popujve evropianë

14 August 2025 at 23:51

Takimi i ardhshëm midis presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut rus, Vladimir Putin në Alaskë ka shkaktuar shqetësime të thella në një pjesë të opinionit publik evropian, veçanërisht në pjesën lindore të kontinentit.

Megjithëse paraqitet në mënyrë formale si një takim diplomatik mes dy fuqive botërore me qëllim “zgjidhjen e çështjeve kyçe ndërkombëtare”, në shumë kryeqytete të Evropës kjo ngjarje shihet si një përsëritje e mundshme e momenteve më të errëta të shekullit të XX-të – Konferenca e Mynihut e vitit 1938 dhe Samiti i Jaltës i vitit 1945.

Të dy këto ngjarje historike kanë mbetur të ngulitura në kujtesën kolektive të popujve, fatet e të cilëve u vendosën pa praninë e tyre.

Në Mynih, fuqitë e mëdha pranuan kërkesat territoriale të Gjermanisë naziste, duke sakrifikuar sovranitetin e Çekosllovakisë për të shmangur luftën.

Në Jaltë, disa vite më vonë, fuqitë fituese të Luftës së Dytë Botërore e ndanë Evropën në sfera ndikimi, duke lënë vendet e Evropës Lindore nën dominimin sovjetik. Në të dy rastet, vendimet u morën pas dyerve të mbyllura, ndërsa popujt që prekeshin nga ato vendime – nuk ishin as të ftuar në tryezë.

Jalta: Simbol i formësimit gjeopolitik të botës

Në shkurt të vitit 1945, ndërsa Lufta e Dytë Botërore po i afrohej fundit, liderët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Sovjetik u takuan në vendpushimin bregdetar të Detit të Zi – Jaltë.

Zyrtarisht, qëllimi ishte të merreshin vesh për hapat përfundimtarë në luftën kundër Gjermanisë dhe të vendoseshin themelet e rendit pasluftës, transmeton Telegrafi.

Jozyrtarisht, ai takim u bë sinonim për ndarjen e Evropës dhe për konfirmimin e kontrollit sovjetik mbi një pjesë të madhe të kontinentit. Kufijtë u vizatuan në harta, dhe fatet politike të tëra popujve u vulosën me marrëveshje për të cilat ata nuk kishin as mundësi t’i dëgjonin, e lëre më t’i kundërshtonin.

Për shumëkënd në Evropën Lindore, Jalta ka mbetur simbol i tradhtisë dhe përfaqëson idenë se fuqitë e mëdha mund të bëjnë tregti me territoret e shteteve më të vogla në emër të “paqes së përgjithshme”.

Sot, ndërsa flitet për kompromiset e mundshme “territoriale” mes Uashingtonit dhe Moskës, paralelja me Jaltën është e pashmangshme. Veçanërisht shqetësuese është fakti që, sipas informacioneve të deritanishme, në takimin e Alaskës nuk pritet të ftohen përfaqësues të Ukrainës – njësoj siç Polonia, vendet baltike dhe Çekosllovakia nuk qenë të ftuara në Jaltë.

Mynihu: Rreziku i lëshimit përballë agresorit

Një mësim edhe më i vjetër dhe po aq i hidhur vjen nga viti 1938.

Atëherë, kryeministri britanik, Neville Chamberlain, së bashku me liderë francezë, nënshkroi një marrëveshje me Adolf Hitlerin, përmes së cilës Gjermanisë naziste i dorëzohej rajoni Sudet – një pjesë kyçe për Çekosllovakinë.

Zyrtarisht, kjo politikë quhej “qetësim” (appeasement), një përpjekje për të shmangur luftën duke iu përgjigjur kërkesave të Hitlerit.

Në praktikë, ajo rezultoi si hyrje në një agresion edhe më të gjerë dhe në shkatërrimin e Çekosllovakisë vetëm pak muaj më vonë, raporton the hill.

Në prag të takimit në Alaskë, shumëkush ka frikë se çdo marrëveshje që do ta detyronte Ukrainën të dorëzonte një pjesë të territorit të saj Rusisë – sidomos ato zona që aktualisht nuk janë nën pushtim rus – do të ishte ekuivalente me Marrëveshjen e Mynihut.

Ashtu si rajoni Sudet ishte thelbësor për mbrojtjen e Çekosllovakisë, edhe qytetet lindore të Ukrainës dhe vijat e frontit janë jetike për sigurinë e vendit. Lëshimi do të mund të nënkuptonte hapjen e derës për një agresion të mëtejshëm rus.

Konteksti aktual: lufta në vitin e tretë dhe fronte të lodhura

Lufta në Ukrainë ka hyrë në vitin e saj të tretë pa shenja që do të përfundojë së shpejti. Forcat ruse vazhdojnë të kontrollojnë një pjesë të madhe të Ukrainës lindore dhe jugore, përfshirë Krimenë, ndërsa linja e frontit shtrihet për qindra kilometra. Ushtria ukrainase, edhe pse rezistuese, përballet me sfida serioze logjistike dhe kuadrove, ndërsa ndihmat ushtarake dhe financiare nga Perëndimi po arrijnë më ngadalë se më parë.

Në këto rrethana, bisedat për “marrëveshje paqeje” shpesh nënkuptojnë presion mbi Kievin për të pranuar dhurime territoriale në këmbim të armëpushimit. Megjithatë, përvoja e dekadave të fundit tregon se këto “konflikte të ngrira” rrallë mbeten të tilla – nga Transnistria deri në Gjeorgji, agresori zakonisht kthehet me kërkesa të reja sapo ndjen veten mjaftueshëm të fuqishëm.

Pikërisht për këtë arsye në Kiev dhe kryeqytetet e Evropës Lindore ekziston një dyshim i thellë ndaj çdo marrëveshjeje që bëhet pa pjesëmarrjen aktive të Ukrainës.

Ndërsa Stalini në vitin 1945 ishte formalisht aleat i Perëndimit, Rusia e sotme nën Putinin po zhvillon një luftë të hapur, të paarsyeshme kundër Ukrainës. Qëllimet që Kremlini ka shprehur shumë herë shkojnë shumë përtej kufijve të vendit – nga kërkesa që NATO të tërheqë trupat nga të gjitha shtetet që iu bashkuan Aleancës pas vitit 1997, deri tek krijimi i një “arkitekture të re sigurie” evropiane që do të njihte sferën e interesit rus në Evropën Lindore.

Këto kërkesa kujtojnë logjikën e gjysmës së parë të shekullit të XX-të, kur liderët autoritarë vendosnin ultimatum me kërcënim force, duke llogaritur në ndarjen dhe paqëndrueshmërinë e shteteve demokratike. Pikërisht kjo shqetëson shumë kryeqytete evropiane: mundësinë që, pas dyerve të mbyllura, të arrihet një marrëveshje që do të ndryshojë përkohësisht hartën e sigurisë së kontinentit.

Alaska si një pikë e re kthese

Takimi në Alaskë mund të shënojë një pikë kthesë. Nëse nga ky takim hapet hapësirë për “ndryshime territoriale” pa pranimin e palës së prekur, kjo do të përbënte një precedent të rrezikshëm, duke legjitimuar përdorimin e forcës për të marrë territore.

Një qasje e tillë do të dobësonte të drejtën ndërkombëtare dhe do të dëmtonte themelet e rendit që u krijua pas Luftës së Dytë Botërore.

Për Ukrainën, por edhe për një numër vendesh nga Baltiku deri në Ballkan, kjo është një çështje ekzistenciale.

Kujtimet e Mynihut dhe Jaltës nuk janë vetëm shënime historike, por paralajmërime të gjalla për çmimin e tregtimit politik të territoreve dhe lirisë së të tjerëve.

Nëse nga historia mund të nxirret një mësim, ai është i qartë: marrëveshjet që bëhen pa praninë dhe pëlqimin e atyre që i përkasin – rrallë sjellin paqe të qëndrueshme dhe të drejtë.

Si viti 1938 ashtu edhe 1945 treguan se kompromiset me agresorët, pavarësisht se si justifikohen si “e keqja e nevojshme”, zakonisht hapin dyert për kriza të reja. Në këtë kuptim, Alaska mund të bëhet simbol i një tjetër kthese vendimtare në historinë e Evropës – pyetja mbetet vetëm në drejtimin që do të marrë. /Telegrafi/

The post Nga Jalta dhe Mynihu deri në Alaskë – marrëveshjet sekrete të fuqive të mëdha që shkruan fatet e popujve evropianë appeared first on Telegrafi.

Edhe pse u gjakos deputeti i opozitës, Vuçiq nuk ndalet me kërcënime

14 August 2025 at 23:21

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka kërcënuar sërish qytetarët me arrestime edhe pse së fundi u gjakos deputeti i opozitës, Predrag Mitroviq.

Ky i fundit është rrahur sonte gjatë një proteste në Beograd. Siç shihet në fotografitë e publikuara nga kjo parti dhe deputetë të tjerë, Mitroviq ka pësuar lëndime në kokë.

Ndërkohë, Vuçiq deklaroi se shteti do të reagojë më mirë se sonte, duke paralajmëruar më shumë arrestime në Novi Sad, raporton nova.rs.

“Njerëzit patën mundësi sonte të shohin gjithçka dhe të kuptojnë gjithçka. Ditëve të kaluara dikush mund të kishte thënë se përkrahësit e SNS-së kanë bërë diçka, kanë sulmuar dikë… Sonte të gjithë pamë se këta janë njerëz që po shkatërrojnë pronën e të tjerëve duke kryer vepra penale dhe duke ushtruar terror në vend. Në një nga televizionet kriminale u tha se gjithçka po kalon qetë, vetëm po shkatërrohen zyrat e një partie politike. Kjo nuk ka ndodhur as në kohën e Hitlerit, që dikush të flasë në atë mënyrë për shkatërrimin e pronës së dikujt tjetër”, deklaroi ai.

Vuçiq tha se katër persona janë tashmë të arrestuar.

“Një pjesëtar i UKP-së (Drejtoria për Luftimin e Krimit të Organizuar) është lënduar rëndë, e kanë sulmuar bllokuesit,” deklaroi ai dhe shtoi se “bllokuesit mbrëmë donin të djegin njerëz të gjallë”.

“Mund ta imagjinoni çfarë do t’u kishin bërë mbrëmë njerëzve që ishin brenda. Do të kishte 300 njerëz të djegur, si në Kishën e Glinskas!”, tha Vuçiq.

Ndryshe, selia e partisë në pushtet (SNS) në Novi Sad është sulmuar gjersa kishte edhe grafite anti-shqiptare në muret e saja. /Telegrafi/ 

Peđa Mitrović – poslanik Stranke slobode i pravde koji se 2018 godine vratio u svoju zemlju da se bori za slobodu i pravdu!!

Ali Vučiću se to ne sviđa i njegovi kriminalci su mu razbili glavu večeras!

Alooo huljoooo @avucic odgovaraćeš ubicooo!!!!!

A tebi @PedaMitrovic puna… pic.twitter.com/3CVhxp6hgw

— Olga Milovanović🐚 (@milovanovicka07) August 14, 2025

 

The post Edhe pse u gjakos deputeti i opozitës, Vuçiq nuk ndalet me kërcënime appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 14 August 2025Main stream

Aleatët refuzojnë të blejnë aeroplanët F-35, goditje për eksportet ushtarake amerikane

14 August 2025 at 22:39

Aleatët kanë filluar ta ‘godasin’ presidentin amerikan, Donald Trump pasi ky i fundit i ndëshkoi me tarifa doganore.

Spanja, Zvicra dhe India kanë bërë të qartë se janë lodhur nga taksat dhe ultimatumet e Uashingtonit.

Madridi u tërhoq nga një marrëveshje me vlerë shumë miliarda dollarë për blerjen e aeroplanëve F-35, për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi rritjen e shpenzimeve të NATO-s për mbrojtjen në 5 për qind.

Në Zvicër, po shtohen thirrjet për anulimin e të njëjtës porosi për avionë luftarakë, për shkak të taksave prej 39 për qind nga SHBA-ja.

India gjithashtu është gati të ndalë blerjet e armëve amerikane si përgjigje ndaj kërcënimeve për tarifa.

Këto lëvizje godasin thelbin e eksportit të mbrojtjes së SHBA-së, duke krijuar rreziqe për të gjithë industrinë e armëve dhe duke minuar statusin e Amerikës si furnizuesi më i madh i armëve në botë. /Telegrafi/

The post Aleatët refuzojnë të blejnë aeroplanët F-35, goditje për eksportet ushtarake amerikane appeared first on Telegrafi.

Izraeli rifillon projektin për ndarjen e territoreve palestineze

14 August 2025 at 20:38

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, ka njoftuar se do të nisë ndërtimin e 3401 njësive të reja banimi në zonën e ashtuquajtur E1, një rajon midis Jerusalemit Lindor dhe vendbanimit të paligjshëm Ma’ale Adumim, pas një ndërprerjeje prej dy dekadash.

Ky vendim vjen pavarësisht presionit të madh ndërkombëtar për të ndaluar ndërtimet në këtë zonë strategjikisht të ndjeshme, e cila ndodhet përtej vijës së gjelbër.

Kritikët paralajmërojnë se lidhja e Ma’ale Adumim me Jerusalemin do të ndante territorin palestinez në dy pjesë, duke penguar lëvizjen e lirë midis Ramallahut dhe Betlehemit, e cila gjë do të rrezikonte seriozisht mundësinë për një zgjidhje politike në të ardhmen.

Smotrich ka deklaruar hapur se ky projekt ka për qëllim “anulimin e idesë së një shteti palestinez”, raporton jp.

“Planet për ndërtim në E1 hedhin poshtë idenë e një shteti palestinez dhe janë pjesë e hapave që po ndërmarrim në terren në kuadër të planit për sovranitet de facto, të cilin e nisëm me formimin e kësaj qeverie,” tha ai, duke shtuar se ka ardhur koha për të “ndalur dekada presionesh ndërkombëtare dhe ngrirjesh” dhe për të lidhur Ma’ale Adumim me Jerusalemin.

Në deklaratat e tij, ai shkoi edhe më tej duke pretenduar se Bregu Perëndimor i takon Izraelit “sipas një premtimi hyjnor”.

“Ata do të flasin për ëndrrën palestineze, ndërsa ne do të vazhdojmë të ndërtojmë realitetin hebre. Ky realitet i jep fund përfundimisht idesë së një shteti palestinez, sepse nuk ka asgjë për të njohur dhe askënd për të njohur. Bregu Perëndimor është pjesë e Izraelit sipas premtimit hyjnor,” deklaroi Smotrich, duke theksuar se ka mbështetjen e plotë të kryeministrit, Benjamin Netanyahu.

Vendimi për ndërtim në zonën E1, që prej kohësh konsiderohet si “vijë e kuqe” nga bashkësia ndërkombëtare, mund të shtojë më tej tensionet në terren dhe të shkaktojë valë të reja kritikash ndaj politikës së vendbanimeve të Izraelit. /Telegrafi/

The post Izraeli rifillon projektin për ndarjen e territoreve palestineze appeared first on Telegrafi.

Trump do të ftojë udhëheqës evropianë në takimin Zelensky-Putin

14 August 2025 at 20:07

Presidenti amerikan, Donald Trump është pyetur rreth takimit me homologun Vladimir Putin dhe nëse është i gatshëm t’i ofrojë lideri rus qasje në minerale të rralla për ta nxitur atë të përfundojë luftën në Ukrainë.

“Do të shohim çfarë ndodh, kemi një takim të madh. Mendoj se do të jetë shumë e rëndësishme për Rusinë, dhe do të jetë shumë i rëndësishëm për ne që do të shpëtojmë shumë jetë”, pohoi ai.

Trump përsërit se po takohet me Putinin “për të shpëtuar mijëra jetë të ushtarëve që po humbin brenda javës”.

Trump:

We have a meeting with Putin tomorrow. But the more important meeting will be the one between Putin, Zelensky and myself. And maybe we bring some of the European leaders along, maybe not. pic.twitter.com/zwKGbFt3yu

— Clash Report (@clashreport) August 14, 2025

Duke iu referuar takimit të nesërm, ai thotë “mendoj se do të jetë i mirë”.

“Por, takimi më i rëndësishëm do të jetë takimi i dytë që do të kemi, do të kemi një takim me presidentin Putin, presidentin Zelensky, unë dhe ndoshta do të sjellim disa nga udhëheqësit evropianë, ndoshta jo”, pohoi lideri amerikan.

Trump deklaroi para gazetarëve se beson që Zelensky dhe Putin “do të bëjnë paqe”.

Ai beson se Putini “do të donte të shihte një marrëveshje”.

“Mendoj se nëse nuk do të isha president, ai do të pushtonte të gjithë Ukrainën, është një luftë që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë. Nëse nuk do të isha president, sipas mendimit tim, ai do të donte shumë më tepër të pushtonte të gjithë Ukrainën, por unë jam president dhe ai nuk do të luajë me mua”, pohoi ai.

Ndryshe, Trump dhe Putin pritet të takohen gjatë ditës së nesërme në Alaska. /Telegrafi/

The post Trump do të ftojë udhëheqës evropianë në takimin Zelensky-Putin appeared first on Telegrafi.

Rusia humb një aeroplan Su-30SM pranë Ishullit të Gjarprit në Ukrainë

14 August 2025 at 18:43

Marina ukrainase ka raportuar se një aeroplan luftarak rus i tipit Su-30SM është rrëzuar gjatë një misioni në rajonin juglindor të Ishullit të Gjarprit, në Detin e Zi.

Sipas informacionit të publikuar, ngjarja ndodhi gjatë një operacioni ajror, por shkaku i rrëzimit mbetet ende i panjohur.

Autoritetet ushtarake ukrainase theksuan se mbetjet e aeroplanit janë gjetur në det, gjë që konfirmon humbjen e tij.

Megjithatë, fati i pilotëve që ndodheshin në bord nuk dihet ende, pasi ata nuk janë gjetur dhe konsiderohen të zhdukur. Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar në zonën përkatëse.

Ndryshe, Su-30SM është një nga aeroplanët më modernë shumëqëllimësh në arsenalin e Forcave Ajrore Ruse, i përdorur si për misione ajrore të mbrojtjes, ashtu edhe për sulme ndaj objektivave tokësore dhe detare.

Humbja e një aeroplani të tillë përbën një goditje jo të vogël për ushtrinë ruse, veçanërisht në një zonë të tillë strategjike siç është Deti i Zi. /Telegrafi/

 

The post Rusia humb një aeroplan Su-30SM pranë Ishullit të Gjarprit në Ukrainë appeared first on Telegrafi.

Babai kapi momentin kur vëllai shfrytëzoi vëllanë si shkallë për t’u ngjitur në divan

14 August 2025 at 18:30

Çdo prind i fëmijëve të vegjël e di se nuk duhen lënë pa mbikëqyrje as për një çast dhe këtë e përjetoi edhe Daniel De La Cruz kur hyri për të kontrolluar binjakët njëvjeçarë.

Në vend të lojës së zakonshme, ai hasi në një skenë që e la pa fjalë: njëri nga djemtë po e përdorte tjetrin si shkallë për t’u ngjitur në divan.

Ky moment gazmor u filmua dhe u bë viral në Instagram, duke mbledhur mbi 231 mijë pëlqime, shkruan Newsweek.

Në video shihet një vogëlush i ulur mbi shpinën e vëllait të tij, ndërsa përpiqet të kapë ulësen e divanit.

Sapo De La Cruz hyri në dhomë, nxori telefonin për të filmuar sa më shumë nga skena që po ndodhte.

Sipas prindit, i gjithë episodi ishte një befasi e plotë. /Telegrafi/

The post Babai kapi momentin kur vëllai shfrytëzoi vëllanë si shkallë për t’u ngjitur në divan appeared first on Telegrafi.

Jeep njoftoi zyrtarisht fundin e modelit të njohur

14 August 2025 at 18:30

Stellantis do të ndërpresë prodhimin e Jeep Renegade në fabrikën italiane të Melfit, duke mbyllur kështu karrierën 11‑vjeçare në Evropë për këtë model dikur shumë të popullarizuar.

Renegade debutoi në vitin 2014 në panairin e Gjenevës dhe shpejt fitoi simpatinë e konsumatorëve me trupin këndor dhe dritat rrethore.

Në kulmin e popullaritetit, shitej deri në 80 mijë copë në vit në Evropë dhe 100  mijë në SHBA, me mbi 2 milionë njësi të shitur globalisht.

Megjithatë, popullariteti ra edhe pse u bënë rinovime të rregullta. Redizajnimi i fundit u bë në vitin 2022, por shitjet në Evropë këtë vit ranë për 51 për qind, duke arritur vetëm 6 938 njësi në gjysmën e parë të vitit.

Një nga arsyet për ndalimin e prodhimit është suksesi i modelit të ri Jeep Avenger. Ky SUV i vogël, që ofrohet me të gjitha variantet e motorëve në Evropë, është shitur në 52 154 njësi, një rritje prej 34 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Renegade në fabrikën e Melfit i hap rrugë prodhimit të një Jeep Compass të gjeneratës së ardhshme, që do të nisë së shpejti. Nuk është planifikuar zëvendësues direkt për Renegade – pronarët evropianë do të kalojnë në Avenger ose në modelin më të madh Compass.

Produktimi i Renegade vazhdon në Brazil, që është aktualisht tregu më i madh për këtë model me 24 381 njësi të shitura këtë vit, megjithëse edhe aty ka një rënie prej 16.7 për qind. /Telegrafi/

The post Jeep njoftoi zyrtarisht fundin e modelit të njohur appeared first on Telegrafi.

Këta telefona Xiaomi do të kenë kamera shumë më të mira selfie

14 August 2025 at 18:30

Pritet që Xiaomi 16 dhe 16 Pro të jenë pajisjet e para që do të dalin me çipin Snapdragon 8 Elite 2, dhe kjo pritet të ndodhë para fundit të shtatorit.

Sot, thashethemet e reja nga Kina pretendojnë se të dy modelet do të kenë kamera të reja selfie të përmirësuara ndjeshëm.

Ato do të kenë një rezolucion prej 50 MP, mbështetje për video 4K në 60 fps, kënd të gjerë pamjeje dhe autofokus – kjo e fundit ende mbetet e rrallë për kamerat e përparme.

Kjo pritet të përmirësojë ndjeshëm aftësitë për selfie të modeleve flagship të ardhshëm të Xiaomi-së, veçanërisht në kushte ndriçimi të dobët.

Kamera kryesore e pasme e modelit Xiaomi 16 do të ketë një rezolucion prej 50 MP dhe një sensor të tipit 1/1.3 inç, ndërsa 16 Pro do të ketë specifika të njëjta, por me mbështetje për “shkallë ultra të lartë të diapazonit dinamik” dhe do të vijë me sensor ToF.

Sipas thashethemeve të mëparshme, Xiaomi 16 do të ketë një bateri prej 7.000 mAh, ekran OLED të sheshtë prej 6.3 inçësh, një kamerë ultra të gjerë prej 50 MP dhe një kamerë telefoto prej 50 MP (ndoshta të tipit periskopik). /Telegrafi/

The post Këta telefona Xiaomi do të kenë kamera shumë më të mira selfie appeared first on Telegrafi.

Trump flet para samitit me Putinin në Alaskë: Nëse takimi shkon keq, nuk do ta telefonojë askënd

14 August 2025 at 16:48

Donald Trump ka folur gjithashtu për takimin me Vladimir Putinin.

Presidenti amerikan mendon që homologu rus do të bëjë një marrëveshje ndërsa tha se kërcënimi me sanksione ndoshta ka luajtur një rol në organizimin e takimit.

Ai tha se bisedimet e nesërme do të përcaktojnë një takim të dytë për të arritur marrëveshjen, raporton skynews.

“Nëse është një takim i keq, nuk do të telefonoj askënd, do të shkoj në shtëpi. … Por nëse është një takim i mirë, do të telefonoj presidentin Zelensky dhe udhëheqësit evropianë”, tha ai.

Trump paralajmëroi se stimujt ekonomikë dhe sanksionet janë shumë të fuqishme, por nuk zbuloi më shumë informacione mbi atë se çfarë mund të përfshijnë.

Ai shtoi se do të telefonojë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësit evropianë pas takimit, por tha se nuk do të thërrasë askënd nëse takimi nuk shkon mirë.

Trump tha se do të flasë me mediat pas samitit, por theksoi se nuk e di nëse do të ketë një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin rus. /Telegrafi/

The post Trump flet para samitit me Putinin në Alaskë: Nëse takimi shkon keq, nuk do ta telefonojë askënd appeared first on Telegrafi.

Ukraina do të ruajë kufijtë – territori do të mbetet nën kontrollin e rusëve?

13 August 2025 at 23:49

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë analizuar okupimin izraelit të Bregut Perëndimor, si një model të mundshëm për përfundimin e luftës në Ukrainë, mëson e përditshmja britanike Times.

Sipas këtij skenari, Rusia do të kishte kontroll ushtarak dhe ekonomik mbi pjesët e pushtuara të Ukrainës (Luhansk, Donetsk, Zaporizhzhia, Kherson, Krime) përmes një organi të vetëqeverisjes, duke imituar kontrollin ‘de facto’ të Izraelit mbi territoret palestineze të pushtuara nga Jordania në vitin 1967.

Një burim pranë Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së pohon se ideja është përmendur për herë të parë disa javë më parë, gjatë bisedimeve midis Steve Witkoff, i dërguar i presidentit amerikan, Donald Trump dhe zyrtarëve rusë. Kufijtë e Ukrainës formalisht do të mbeteshin të pandryshuar.

Witkoff, i cili ka mandat edhe për ndërmjetësim në Lindjen e Mesme, raportohet se e mbështet këtë propozim dhe pala amerikane e sheh si një mënyrë për të anashkaluar dispozitën e kushtetutës së Ukrainës që ndalon dorëzimin e territorit pa një referendum “mbarëkombëtar”, transmeton Telegrafi.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky refuzon edhe vetë idenë e dorëzimit të territorit, por përkrahësit e modelit të okupimit besojnë se kjo mund të jetë një mënyrë për të arritur një armëpushim pas tre vjetësh e gjysmë lufte.

Në këtë rast, kufijtë zyrtarë të Ukrainës do të mbeteshin të pandryshuar, ashtu siç kufijtë formalë të Bregut Perëndimor nuk janë ndryshuar për 58 vjet, ndonëse ai është nën kontrollin izraelit.

Një burim i afërt me negociatat deklaroi se “do të jetë njësoj si Izraeli që mban të pushtuar Bregun Perëndimor – me një guvernator, me një ekonomi të lidhur me Rusinë dhe jo me Ukrainën.

Por, zyrtarisht, do të mbetet Ukrainë, sepse Ukraina kurrë nuk do të heqë dorë nga sovraniteti i saj. Por në realitet, do të jetë një territor i pushtuar, dhe modeli është Palestina”.

Precedentë ndërkombëtarë dhe kritika

Okupimi i Bregut Perëndimor është shpallur i paligjshëm nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, të cilën SHBA-të nuk e njohin, ndërsa Rusia e njeh pjesërisht.

Në mars të vitit 2022, e njëjta gjykatë urdhëroi Rusinë që “të ndalojë menjëherë operacionet ushtarake” në Ukrainë, por ky vendim nuk është zbatuar sepse gjykata nuk ka mekanizëm për ta detyruar zbatimin.

OKB-ja, në shtator të vitit të kaluar, me shumicë votash (124 pro dhe 14 kundër), miratoi një rezolutë ku i kërkon Izraelit të tërheqë ushtrinë, të ndalojë ndërtimin e vendbanimeve të reja, të evakuojë kolonët dhe të heqë pjesë të murit të sigurisë brenda territorit të pushtuar të Bregut Perëndimor.

Izraeli dhe SHBA votuan kundër, ndërsa abstenoi Britania e Madhe.

Qasja amerikane: të njihet “realiteti në terren”

Disa negociues amerikanë mendojnë se një zgjidhje e tillë për territoret e pushtuara të Ukrainës pasqyron thjesht realitetin e luftës dhe mungesën e gatishmërisë së shteteve të tjera për t’u përfshirë ushtarakisht.

Sipas tyre, e vetmja gjë që mbetet është të përcaktohen kufijtë e okupimit rus – të cilët Putini përpiqet t’i zgjerojë sa më shumë para samitit me Trumpin në Alaskë.

Ky qëndrim përputhet me deklaratat e Sebastian Gorkas, ish-drejtor i lartë i Trumpit për kundërterrorizmin, i cili në muajin maj, për Politico, tha se “ne e njohim realitetin në terren”.

“Prioriteti ynë mbi gjithçka tjetër – qoftë në Lindjen e Mesme apo në Ukrainë – është ndalimi i gjakderdhjes. Gjithçka tjetër vjen më pas”, shtoi ai.

Paralelja me Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite pushtoi Bregun Perëndimor gjatë Luftës Gjashtëditore në vitin 1967, duke vendosur miliona palestinezë nën kontrollin izraelit.

Edhe pse Autoriteti Palestinez që nga vitet 1990 administron shumicën e qyteteve dhe fshatrave, Izraeli ruan kontrollin e përgjithshëm mbi territorin, kryen patrullime ushtarake dhe mban pika kontrolli, ndërsa palestinezët kanë nevojë për leje për të udhëtuar drejt Gazës apo Jeruzalemit Lindor.

Okupimi kritikohet gjerësisht për ndërtimin e qindra vendbanimeve të paligjshme dhe për vendosjen e një sistemi juridik të dyfishtë – qytetarët izraelitë në atë zonë i nënshtrohen ligjeve izraelite dhe kanë të drejtë vote, ndërsa palestinezët i nënshtrohen ligjit ushtarak dhe nuk kanë të drejtë vote në zgjedhjet izraelite. /Telegrafi/

The post Ukraina do të ruajë kufijtë – territori do të mbetet nën kontrollin e rusëve? appeared first on Telegrafi.

Pesë parimet që udhëheqësit evropianë i vendosën Trumpit para takimit me Putinin

13 August 2025 at 23:19

Para takimit me presidentin rus, Vladimir Putinin në Alaska, presidenti amerikan, Donald Trump mori pjesë në një video-takim me udhëheqësit evropianë.

Sipas kancelarit gjerman, Friedrich Merz pala evropiane i paraqiti liderit amerikan pesë parime para bisedimeve të së premtes.

Skynews ka prezantuar pesë pikat e evropianëve:

Ukraina duhet të jetë në tryezë për çdo takim të ardhshëm me Putinin;

Një armëpushim duhet të jetë hapi i parë, para fillimit të çdo negociate;

Njohja e territoreve të okupuar nga Rusia nuk është në tryezë;

Forcat ukrainase duhet të jenë të lira për të mbrojtur sovranitetin e vendit të tyre, me mbështetjen evropiane;

Negociatat më të gjera duhet të jenë pjesë e një “strate gjatësisë transatlantike… bazuar në mbështetjen e Ukrainës dhe ushtrimin e presionit mbi Rusinë”.

Friedrich Merz shtoi se nëse nuk ka “lëvizje nga pala ruse” gjatë bisedimeve në Alaska, atëherë “SHBA-ja dhe evropianët duhet të rrisin presionin”. /Telegrafi/

The post Pesë parimet që udhëheqësit evropianë i vendosën Trumpit para takimit me Putinin appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Ministrit i Jashtëm izraelit, Saar: Nuk do të ketë shtet të Palestinës, Franca ose Kanada le ta krijojnë në territorin e tyre

13 August 2025 at 22:36

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, premtoi se Izraeli “nuk do të lejojë” zbatimin e zgjidhjes me dy shtete.

Ai gjithshtu u bëri thirrje vendeve që duan ta shohin një shtet palestinez që “ta bëjnë këtë brenda territorit të tyre”.

“Shteti palestinez në zemër të tokës së Izraelit do të ishte vërtet një zgjidhje – por për ata që duan të na shkatërrojnë. Ne nuk do ta lejojmë që kjo të ndodhë”, tha Sa’ar gjatë një konference për media në Jerusalemin e pushtuar, raporton newsmax.

“Nëse vende të mëdha si Franca dhe Kanadaja duan të krijojnë një shtet palestinez brenda territorit të tyre, mund ta bëjnë – kanë shumë hapësirë. Por këtu, në tokën e Izraelit, kjo nuk do të ndodhë,” tha ministri izraelit.

Deklaratat e ministrit i referohen disa aleatëve perëndimorë, përfshirë Parisin dhe Otavën, që kohët e fundit kanë konfirmuar ose shpallur plane për të njohur shtetin palestinez muajin e ardhshëm, pjesërisht si mjet presioni ndaj Izraelit që të pranojë një armëpushim në Gazë, të përmirësojë kushtet humanitare atje dhe të punojë për një kornizë paqeje afatgjatë.

“Formimi i një shteti palestinez brenda kufijve të vitit 1967, me kryeqytet Jerusalemin Lindor – shumë afër këtu – do të vendoste qendrat izraelite të popullsisë në rrezik serioz dhe do ta kthente Izraelin në kufij të pambrojtur”, tha Sa’ar, duke argumentuar se “një hap i tillë do të ishte vetëvrasës”.

Në korrik, parlamenti izraelit, i njohur si Knesset, miratoi një propozim jodetyrues në favor të aneksimit të Bregut Perëndimor. /Telegrafi/

The post Ministrit i Jashtëm izraelit, Saar: Nuk do të ketë shtet të Palestinës, Franca ose Kanada le ta krijojnë në territorin e tyre appeared first on Telegrafi.

SHBA ia lehtëson pesë ditë sanksionet Putinit

13 August 2025 at 22:01

Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës njoftoi se gjatë periudhës nga 15 deri më 20 gusht 2025, të gjitha operacionet dhe aktivitetet që lidhen me përgatitjen dhe zhvillimin e takimit midis presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut rus, Vladimir Putin në Alaskë, do të përjashtohen nga masa ndëshkuese dhe sanksionet ekonomike të vendosura më parë.

Në deklaratën zyrtare thuhet se të gjitha veprimet dhe aktivitetet që normalisht ndalohen nga sanksionet, por që janë të nevojshme për organizimin dhe realizimin e takimeve mes qeverive të SHBA-së dhe Rusisë, do të lejohen përkohësisht deri më 20 gusht 2025.

Ky përjashtim vjen si një masë e përkohshme për të mundësuar bashkëpunimin dhe komunikimin diplomatik në kuadër të këtij samiti të rëndësishëm.

Qeveria amerikane thekson se kjo vendimmarrje është një hap i përkohshëm dhe i kufizuar, i cili nuk heq apo zbut në mënyrë të përgjithshme sanksionet kundër Rusisë, por synon të lehtësojë përgatitjet dhe realizimin e dialogut në nivel të lartë ndërmjet dy vendeve.

Ky samit është parë si një hap drejt përfundimit të luftës trevjeçare që po vazhdon në Ukrainë.

Ndryshe, Trump ka biseduar sot me liderët evropianë si dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky rreth takimit me Putinin, i cili do të mbahet të premten. /Telegrafi/

The post SHBA ia lehtëson pesë ditë sanksionet Putinit appeared first on Telegrafi.

Protesta të reja në të gjithë Serbinë – mbështetësit e Vuçiqit qëlluan protestuesit me mjete piroteknike

13 August 2025 at 21:42

Në disa qytete të Serbisë edhe sonte janë mbajtur protesta antiqeveritare. As sonte nuk ka munguar përleshja mes demonstruesve dhe mbështetësve të pushtetit, të udhëhequr nga Partia Progresive Serbe (SNS), partia e presidentit të këtij vendi, Aleksandar Vuçiq.

Protestat zhvillohen në Beograd, Novi Sad, Nish, Kragujevac dhe disa qytete të tjera në gjithë vendin.

Një nga vendet e protestës është Novi Beogradi, ku është pezulluar qarkullimi i trafikut, ndërsa në Novi Sad po mbahet një marsh protestues, në të cilin, siç raportoi N1, marrin pjesë shumë qytetarë.

Në Novi Beograd situata është e tensionuar, pasi demonstruesit janë ndaluar nga një kordoni policor, pas të cilit ndodhen mbështetës të pushtetit. Ndërkohë, Vuçiq po i drejtohet mbështetësve të tij në rrugën Kneza Milosh.

Bačen je i suzavac.#NoviSad https://t.co/3dLS6YUzMJ pic.twitter.com/F61fEjM2YX

— Radio 021 (@Radio021) August 13, 2025

Në Novi Sad nga ambientet e SNS-së janë hedhur mjete piroteknike, ndërsa demonstruesit kanë thyer dritaret e zyrave të kësaj partie. Policia pak minuta më vonë ka formuar një kordoni mes ambienteve të SNS-së dhe demonstruesve.

Gjithashtu, edhe në qytetet e tjera ku po mbahen protesta, situata është e tensionuar mes demonstruesve, mbështetësve të pushtetit dhe policisë. Protestat e mbrëmjes janë reagim ndaj përleshjeve të djeshme mes kundërshtarëve të pushtetit dhe mbështetësve të tij.

Në mbarë Serbinë, që prej nëntë muajsh po mbahen protesta të organizuara nga studentët, si reagim ndaj shembjes së çatisë së rikonstruktuar të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor 2024, ku humbën jetën 16 persona. /Telegrafi/

Big protests are happening tonight across Serbia 🇷🇸 against Vučić’s regime. Tension is growing, and there are clashes with police in many cities.

Vučić should call early elections before things get worse.

This is video from Novi Sad. pic.twitter.com/IXkuzwYGHb

— Based Serbia (@SerbiaBased) August 13, 2025

Iz pravca prostorija SNS poletela su pirotehnička sredstva na okupljene građane u protestnoj šetnji.

Opširnije u našem blogu 👉 https://t.co/Kek8FIBKGT pic.twitter.com/2nmoqGjHIK

— TV N1 Beograd (@n1srbija) August 13, 2025

The post Protesta të reja në të gjithë Serbinë – mbështetësit e Vuçiqit qëlluan protestuesit me mjete piroteknike appeared first on Telegrafi.

“Topi tani është në fushën e Putinit”, tha shefi i NATO-s pas video-takimit mes Trumpit dhe liderëve evropianë

13 August 2025 at 20:40

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se “topi tani është në fushën e Putinit”, pasi mori pjesë sot në një video-bisedë mes presidentit amerikan, Donald Trump, presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe liderëve evropianë.

“Jemi të bashkuar në përpjekjen për t’i dhënë fund kësaj lufte të tmerrshme kundër (Ukrainës) dhe për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme,” shkroi Rutte në rrjetet sociale.

“Vlerësoj udhëheqjen e (Trump) dhe koordinimin e ngushtë me Aleatët. Topi tani është në fushën e Putinit”, tha ai, duke iu referuar takimit të ardhshëm mes Trumpit dhe presidentit rus, Vladimir Putinit në Alaskë.

Great call with @POTUS, @ZelenskyyUA & European leaders ahead of President Trump’s meeting with Putin in Alaska. We are united in pushing to end to this terrible war against 🇺🇦 & achieve just and lasting peace. Appreciate @realDonaldTrump leadership & close coordination with…

— Mark Rutte (@SecGenNATO) August 13, 2025

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e quajti gjithashtu takimin virtual “shumë të mirë”.

“Diskutuam për takimin e ardhshëm dypalësh në Alaskë. Sot Evropa, SHBA dhe NATO e kanë forcuar edhe më shumë qëndrimin e përbashkët për Ukrainën,” shkroi Von der Leyen në rrjetet sociale.

“Do të mbetemi në koordinim të ngushtë. Askush nuk e dëshiron paqen më shumë se ne – një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, deklaroi ajo.

Ndryshe, Trump dhe Putin pritet të takohen në një resort luksoz që gjendet në Alasak. /Telegrafi/

Together with @POTUS, @ZelenskyyUa and other European leaders, we have had a very good call.

We exchanged on the upcoming bilateral meeting in Alaska.

Today Europe, the US and NATO have strengthened the common ground for Ukraine.

We will remain in close coordination. Nobody…

— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) August 13, 2025

The post “Topi tani është në fushën e Putinit”, tha shefi i NATO-s pas video-takimit mes Trumpit dhe liderëve evropianë appeared first on Telegrafi.

❌
❌