Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 16 August 2025Main stream

Mickoski: Në gjysëm e parë të vitit 2025, turizmi në Maqedoni ka regjistruar rritje prej 13,5 për qind

16 August 2025 at 20:47

Në gjysmën e parë të vitit 2025, numri i turistëve në Maqedoni është rritur për 13,5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Numri i turistëve të huaj është rritur për 19,7 për qind në vitin 2025 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Numri i turistëve vendas është ulur për 2,5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.

Ai shkruan se në të njëjtën periudhë të vitit 2025, ka për 8,5 për qind më shumë bijtje të realizuara krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2024

“Maqedonia jonë është e bukur, nëse numri i turistëve të huaj rritet me nivel prej 20 për qind në vit dhe gjejnë një arsye për të vizituar qytetet dhe fshatrat e Maqedonisë, liqenet dhe malet e Maqedonisë, për të shijuar kuzhinën dhe verërat e mrekullueshme tradicionale të Maqedonisë, atëherë kjo është arsye e mjaftueshme që të gjithë së bashku të shijojmë bukuritë e Maqedonisë”, shkruan kryeministri Mickoski në Fejsbuk.

The post Mickoski: Në gjysëm e parë të vitit 2025, turizmi në Maqedoni ka regjistruar rritje prej 13,5 për qind appeared first on Telegrafi.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk kaluan, ASH-Sela: U konfirmua që kjo qeveri nuk e ka shumicën e Badinterit

16 August 2025 at 20:22

Pas seancës parlamentare në të cilën nuk kaluan ndryshimet dhe plotësimet në Kodin Zgjedhor, me të cilat duhej të rregullohet se çfarë përqindjeje të nënshkrimeve nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në Listën Zgjedhore të Njësisë Zgjedhore (NjZ) duhet të mbledhin kandidatët e pavarur për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale, reaguan nga Aleanca për Shqiptarët.

Kjo parti informoi se për ndryshimet dhe plotësimet “për” votuan vetëm 11 deputetë nga komunitetet jo shumicë, ndërsa 18 votuan kundër.

Siç thekson ASh, u konfirmua se kjo qeveri nuk ka shumicë të Badinterit.

“Sot në Kuvend, institucionin më të lartë ligjvënës në vend që ndryshe njihet si “shtëpia e qytetarëve”, u konfirmua edhe zyrtarisht ajo që ne e themi tani e një vit. Kjo Qeveri nuk ka legjitimitet etnik, nuk i përfaqëson të gjithë qytetarët dhe të gjitha bashkësitë etnike, por është një Qeveri monoetnike qe tenton të shkel dhe diskriminojë të tjerët e veçanërisht shqiptarët. Gjatë votimit të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor propozimi i kësaj Qeverie mori vetëm 11 vota nga deputetët e bashkësive jo shumicë, ndërsa 18 votuan kundër. Ky është edhe një konfirmim zyrtar se kjo Qeveri nuk ka shumicën e Badinterit dhe se dëshiron të funksionojë pa njërën nga shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit dhe Kushtetutës në fuqi. Ju bëjmë thirje partive shqiptare në Qeveri që të largohen nga ky vasalitet, të lexojnë drejtë vullnetin e shqiptarëve dhe të pranojnë faktin se nuk kanë legjitimitetin e duhur për të qëndruar aty ku janë, të nënshtruar e turpëruar për çdo ditë”, shkruan Aleanca për Shqiptarët.

The post Ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk kaluan, ASH-Sela: U konfirmua që kjo qeveri nuk e ka shumicën e Badinterit appeared first on Telegrafi.

Tripunovski: Shpallet thirrja për blerjen e grurit vendas për rezervat shtetërore

16 August 2025 at 18:37

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Cvetan Tripunovski bëri të ditur se sot është shpallur thirrje për blerjen e grurit vendas për rezervat shtetërore.

Ministri Tripunovski përmes profilit të tij në Fejsbuk, për herë të parë në Maqedoni, do të blihet gruri i Maqedonisë për rezerva e mallrave.

“Sot është shpallur konkursi për blerjen me grurë për rezervat shtetërore. Për herë të parë në Maqedoni, do të blihet gruri i Maqedonisë për rezerva shtetërore – 9.000 tonë grurë merkantil nga prodhimi i vitit 2025, me çmim prej 13 denarë për kilogram (pa TVSH). Vazhdojmë të punojmë për mbështetje edhe më të madhe të bujqësisë”, thekson ministri.

The post Tripunovski: Shpallet thirrja për blerjen e grurit vendas për rezervat shtetërore appeared first on Telegrafi.

VLEN: PDT dhe PDSH nuk janë më pjesë e Frontit Evropian, kjo dëshmon se ai koalicion po shpërbëhet

16 August 2025 at 12:31

Koalicioni VLEN përmes një komunikate për media thonë se Fronti Evropian i BDI-së po shpërbëhet.

“BDI po përjeton erozionin më të madh politik që nga formimi i ashtuquajturit “Front Europian”. Dy nga partitë më të rëndësishme që në zgjedhjet parlamentare ishin pjesë e këtij koalicioni, Partia Demokratike e Turqëve (PDT) dhe Partia Demokratike e Shqiptarëve (PDSH) tashmë nuk janë më me BDI-në”, thonë nga VLEN.

“Më 14 gusht 2025, Partia Demokratike e Turqëve zyrtarisht njoftoi se po largohet nga koalicioni “Fronti Europian” dhe se në zgjedhjet lokale të 19 tetorit nuk do të garojë bashkë me BDI-në. Kjo vendim do të thotë se komuniteti turk, i cili në mars 2024 ishte futur në frontin e Ali Ahmetit, tani distancohet dhe zgjedh rrugën e vet. Vetëm një ditë më vonë, më 15 gusht 2025, PDSH publikisht bëri të ditur se negociatat me Ali Ahmetin kanë dështuar dhe se PDSH nuk do të garojë së bashku me BDI-në, as nuk do të jetë pjesë e ndonjë marrëveshjeje të përbashkët. Me këtë, edhe një nga partitë më të vjetra shqiptare vendosi të largohet nga skena politike e BDI-së. Këto janë fakte që tregojnë se BDI po humb mbështetjen e partive që e mbajtën në zgjedhjet parlamentare. Tashmë është e qartë se BDI as nuk mund të bashkojë, as nuk mund të fitojë. Nga BDI po largohen të gjithë ata që nuk janë të shantazhuar nga Ali Ahmeti, ata që nuk duan të jenë në shoqërinë e politikanëve të korruptuar dhe ata që nuk duan të jenë pjesë e një politike të gabuar. BDI prej kohësh e ka humbur besueshmërinë tek qytetarët, ndërsa tani po e humb edhe tek partnerët e vet. “Fronti Europian”, i cili shitej si një forcë unifikuese, sot është simbol i shpërbërjes, mosbesimit dhe dobësisë politike. VLEN edhe një herë konfirmon se e ardhmja është në politikën e ndershme, hapje dhe punë për qytetarët, e jo në shantazhe, korrupsion dhe interesa personale”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

The post VLEN: PDT dhe PDSH nuk janë më pjesë e Frontit Evropian, kjo dëshmon se ai koalicion po shpërbëhet appeared first on Telegrafi.

Alarmi i rremë për bombë ndërpreu funksionimin e Aeroportit të Shkupit

16 August 2025 at 10:59

Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit ndaloi punën për pak kohë, pas një alarmi për bombë.

Sipas informacioneve nga MPB, sot (16.08.2025) në orën 02:41 në numrin e urgjencës 112 është marrë një lajmërim për një bombë të vendosur në një avion që duhej të nisej drejt Turqisë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, njësitë speciale të policisë dhe ekipi antiterrorist kryen kontrolle të hollësishme. Pas verifikimeve është konstatuar se bëhej fjalë për një alarm të rremë, ndërsa nuk është gjetur asnjë pajisje shpërthyese.

Rreth orës 06:00, aeroporti rifilloi punën e rregullt dhe fluturimet vazhduan pa pengesa.

The post Alarmi i rremë për bombë ndërpreu funksionimin e Aeroportit të Shkupit appeared first on Telegrafi.

LAMM: Prej 30 deri në 40 minuta pritje në vendkalimet kufitare për hyrje dhe dalje nga vendi

16 August 2025 at 10:30

Në pikën kufitare “Tabanoc” këtë mëngjes, koha e pritjes për të dalë nga vendi është rreth 30 minuta, ndërsa në pikën kufitare “Bogorodicë” koha e pritjes është rreth 40 minuta, njoftoi Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Në pikat e tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje ose dalje nga vendi.

Nga LAMM informojnë se për shkak të një zjarri në Parkun Nacional Jasen, rruga rajonale R1106 Makedonski Brod – Shkup është e mbyllur për të gjitha llojet e automjeteve.

Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është rritur.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

The post LAMM: Prej 30 deri në 40 minuta pritje në vendkalimet kufitare për hyrje dhe dalje nga vendi appeared first on Telegrafi.

Sot Kuvendi do të vendosë për kandidatët e pavarur në zgjedhjet lokale

16 August 2025 at 09:54

Kuvendi sot ka caktuar seancë në të cilën pika e vetme në rend të ditës janë ndryshimet në Kodin Zgjedhor me procedurë të shkurtuar, të cilat, mes tjerash, rregullojnë pjesëmarrjen e kandidatëve të pavarur në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Në vend të një për qind, me ndryshimet janë parashikuar – kur dorëzuesit e listës së kandidatëve për deputetë janë grup i votuesve, është e nevojshme të mblidhen të paktën 0,95 për qind të nënshkrimeve nga votuesit e regjistruar në çertifikatën e Listës së votuesve të njësisë zgjedhore (NJZ).

Me ndryshimet janë parashikuar dhe kur dorëzuesi i listës së kandidatëve për deputetë është grup i votuesve nga njësia zgjedhore për votim jashtë vendit, të mbledhë të paktën 1.000 nënshkrime nga votuesit e regjistruar në çertifikatën e Listës së votuesve për ato njësi zgjedhore para personave zyrtarëve të PDK, gjegjësisht zyrat konsullore në një formular të përshkruar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Me zgjidhjet e porpozuara ligjore, janë definuar edhe portalet e internetit në përputhje me Ligjin për mediat, ndërsa është kryer dhe harmonizimi me Ligjin për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore, si dhe për deputetët me nënshkrime të mbledhura.

Sipas propozuesve (grup deputetësh), me zgjidhjet e porpozuara ligjore do të sigurojë një proces zgjedhor të qartë, transparent dhe gjithëpërfshirës dhe do të tejkalojë mospërputhjet e perceptuara përmes përforcimit të kuadrit ligjor.

Më herët KSHZ-ja, në seancën e së shtunës miratoi një vendim për të nxjerrë jashtë fuqie Udhëzimet e KSHZ-së të vitit 2024 që rregullojnë procedurën për mbledhjen e nënshkrimeve dhe mënyrën e emërimit të noterëve në përputhje me Kodin zgjedhor. Siç tha kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, ky udhëzim për rregullimin e procedurës për mbledhjen e nënshkrimeve po shfuqizohet për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese me të cilin shfuqizon nenet 61 dhe 62 të Kodit zgjedhor që përcaktonin numrin/përqindjen e nënshkrimeve për propozimin e listave të grupit të votuesve.

The post Sot Kuvendi do të vendosë për kandidatët e pavarur në zgjedhjet lokale appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

MPB digjitalizon shërbimin për shpalljen e dokumenteve të humbura dhe të vjedhura

15 August 2025 at 20:50

Ministria e Punëve të Brendshme ka krijuar një platformë të re digjitale për publikimin dhe shkëmbimin e të dhënave për dokumentet e humbura ose të vjedhura që shpallen në Gazetën Zyrtare.

Qëllimi është të përshpejtohet komunikimi mes institucioneve dhe t’u ofrohen qytetarëve shërbime më të shpejta dhe më efikase, duke kursyer kohë. Me këtë sistem të ri, shkëmbimi i të dhënave nuk do të bëhet më me email, por përmes platformës kombëtare për ndërveprueshmëri.

Gazeta Zyrtare do t’i marrë çdo ditë automatikisht dokumentet e raportuara si të humbura ose të vjedhura dhe do t’i publikojë si të pavlefshme. Pas publikimit, MPB do t’i marrë po ashtu automatikisht këto të dhëna dhe do t’i përditësojë në sistemin e saj të brendshëm, në mënyrë që qytetarët të mund të marrin më shpejt dokumente të reja.

The post MPB digjitalizon shërbimin për shpalljen e dokumenteve të humbura dhe të vjedhura appeared first on Telegrafi.

333 media kanë aplikuar për reklamim politik, SHGM: Financimi i qindra portaleve krijon hapësirë për korrupsion

15 August 2025 at 20:10

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) shpreh shqetësim serioz për mënyrën se si vazhdon të zbatohet reklamimi politik i paguar (RPP) në mediat online.

Në prag të zgjedhjeve lokale, SHGM rikujton mungesën e kritereve dhe rregullimit në këtë segment, gjë që u mundëson portaleve “të dyshimta” pa transparencë të marrin mjete të konsiderueshme nga buxheti.

Kjo krijon hapësirë për keqpërdorime – një pjesë e portaleve të raportuara janë faqe interneti me pronar të panjohur ose pa impresum, shpesh të krijuara pak para zgjedhjeve me qëllimin e vetëm që paratë shtetërore të kalojnë në fushata partiake. Kjo dukuri e dëmton skenën mediatike dhe paraqet potencial për korrupsion partiako-medial, në dëm të mediave profesionale dhe interesit publik.

SHGM përshëndet iniciativën për krijimin e një regjistri të portaleve pranë ASHMAAV, por kërkon hapa urgjentë për harmonizimin e rregullativës zgjedhore me qëllim parandalimin e korrupsionit në sferën mediatike dhe sigurimin e kushteve të barabarta për të gjitha mediat.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) njoftoi se nga gjithsej 333 media që kanë dorëzuar aplikim për reklamim politik të paguar për zgjedhjet lokale të caktuara më 19 tetor 2025, plot 257 janë portale interneti.

Për krahasim, në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të vitit të kaluar u shënua interes rekord – 251 portale u paraqitën për RPP në vitin 2024. Ky numër ishte dukshëm më i lartë edhe nga zgjedhjet lokale të vitit 2021, ku morën pjesë 176 portale, si dhe nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2020 me 235 portale. Është e qartë se trendi i paraqitjes së mediave online për fushata reklamuese të paguara nga shteti po rritet në çdo cikël.

SHGM paralajmëron se Ligji aktual Zgjedhor nuk vendos kritere të qarta për atë se cilat media online mund të marrin mjete për reklamim politik të paguar. Edhe pse mediat formalisht duhet të regjistrohen në KSHZ me një çmimore, nuk ka rregulla konkrete për kushtet që duhet të plotësojnë portalet për këtë qëllim.

Kjo krijon hapësirë për keqpërdorime – një pjesë e “portaleve” të paraqitura janë faqe interneti me pronar të panjohur ose pa impresum, shpesh të krijuara pak para zgjedhjeve vetëm për të kanalizuar para shtetërore në fushata partiake. Ky fenomen dëmton skenën mediatike dhe përbën potencial për korrupsion partiako-medial, në dëm të mediave profesionale dhe interesit publik.

Edhe vëzhguesit ndërkombëtarë ndajnë të njëjtin mendim. Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e vitit 2024, në raportin e tij, theksoi se “nuk ka rregulla specifike për portalet online” dhe se shumë portale krijohen menjëherë para zgjedhjeve pikërisht për të marrë para shtetërore. ODIHR rekomandoi që, nëse ky model vazhdon të zbatohet, të vendosen menjëherë “kriteret e qarta dhe objektive për përshtatshmërinë e portaleve online për rimbursim shtetëror të reklamave politike të paguara”.

Në të njëjtën linjë është edhe Enti Shtetëror i Revizionit, në raportin për zgjedhjet e vitit 2024, theksoi nevojën për të përcaktuar më saktë Kodin Zgjedhor – duke definuar kriteret që duhet të plotësojnë mediat elektronike për të marrë pjesë në reklamim politik, rregullat për shpërndarjen e mjeteve buxhetore dhe përcaktimin e organit kompetent për mbikëqyrjen e prezantimit të portaleve gjatë fushatës.

Krijimi i Regjistrit të botuesve të mediave online pranë ASHMAAV përfaqëson një hap pozitiv drejt rritjes së transparencës dhe profesionalizimit. Me nismën e Ministrisë së Transformimit Digjital, me ndryshimet e fundit të Ligjit për Media, portalet interneti për herë të parë njihen si media me të drejta dhe detyrime përkatëse.

Për t’u regjistruar zyrtarisht, portalet tani duhet të plotësojnë kushte konkrete, përfshirë:

të jenë person juridik i regjistruar në Regjistrin Qendror me veprimtari mediatike;
të kenë seli dhe redaksi në Maqedoninë e Veriut;
të kenë domen kombëtar interneti (.mk ose .мкд);
të kenë të paktën dy të punësuar me kohë të plotë (ose një të punësuar dhe një të angazhuar me kontratë).
Megjithatë, asnjë nga këto kushte nuk kërkohet për aplikimin në KSHZ për reklamim politik të paguar – çdo portal, madje edhe pa redaksi apo të punësuar, mund të paraqitet për të marrë para shtetërore për reklama.

Interesi i deritanishëm për regjistrin zyrtar të ASHMAAV është i kufizuar – vetëm 49 media online janë regjistruar deri më tani, që përbën rreth 20% të numrit të portaleve që vitin e kaluar morën financim shtetëror për reklama zgjedhore.

SHGM rikujton se vetërregullimi në hapësirën online është po aq i rëndësishëm sa edhe rregullimi ligjor. Që nga viti 2019, SHGM në bashkëpunim me Këshillin për Etikë në Media (KEMM) ka krijuar Regjistrin e parë të mediave profesionale online – Promedia.mk, për të dalluar portalet kredibile nga faqet propagandistike.

Aktualisht, në këtë regjistër vullnetar janë 105 media online me pronësi transparente dhe të angazhuara për respektimin e standardeve profesionale të gazetarisë. Ky numër pritet të rritet me bashkimin e mediave të reja që plotësojnë kriteret, ndërsa ato që i shkelin parimet mund të përjashtohen.

SHGM beson se qytetarët, institucionet dhe sidomos subjektet politike duhet ta përdorin këtë burim për të bërë dallimin midis mediave përgjegjëse dhe atyre që shpërndajnë dezinformata ose shërbejnë si zëdhënës partiakë.

Për të shmangur nxitjen e mëtejshme të korrupsionit në sferën mediatike, SHGM apelon që partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale, kur vendosin për shpërndarjen e parave publike për reklama partiake, të marrin parasysh regjistrin e ASHMAAV ose atë të Promedia.mk për të mbështetur gazetarinë kredibile në interes të qytetarëve.

Në mungesë të një mekanizmi mbikëqyrës mbi portalet gjatë fushatës, vullneti politik dhe zgjedhja etike e partive janë kyçe për ruajtjen e një ambienti të shëndetshëm mediatik.

Fatkeqësisht, këto zgjedhje lokale po mbahen sërish me rregullat e vjetra, pa u miratuar ndryshimet e propozuara për më shumë transparencë në hapësirën online. SHGM rikujton se organizatat mediatike dhe gazetareske kanë kërkuar disa herë ndryshime në Kodin Zgjedhor, por ato nuk u miratuan për këto zgjedhje.

Kështu, mbeten të njëjtat zgjidhje problematike që krijojnë kushte të pabarabarta në treg – mediat profesionale janë në pozitë të pasigurt përballë fluksit të portaleve të financuara nga partitë.

Për më tepër, për mediat online nuk ka detyrim për përfaqësim të balancuar zgjedhor si për radiodifuzerët, që do të thotë se partitë mund të financojnë pa kufizim portale të caktuara pa ofruar përmbajtje që garanton pluralizëm. Kjo boshllëkësi mund të ndikojë afatgjatë mbi pluralizmin politik dhe të drejtën e qytetarëve për informacione të larmishme.

The post 333 media kanë aplikuar për reklamim politik, SHGM: Financimi i qindra portaleve krijon hapësirë për korrupsion appeared first on Telegrafi.

ESHS: Në muajin qershor janë dhënë 213 leje ndërtimi

15 August 2025 at 18:50

Numri i lejeve të dhëna për ndërtim në qershor të vitit 2025 është rritur për 15.1% krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, bën të ditur Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS).

Gjatë muajit qershor të vitit 2025 janë dhënë 213 leje ndërtimi, që është për 15.1 % më shumë krahasuar më muajin e njëjtë të vitit paraprak. Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 4 857 279 mijë denarë, që është për 47.1% më shumë krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak.

Nga numri i përgjithshëm i lejeve të dhëna për ndërtim 120 (56.3 %) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 37 (17.4 %) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 56 (26.3 %) për objektet për rikonstruim.

Nga gjithsej 213 të objekteve, tek 110 ( 51.6 %) si investitorë na paraqiten persona fizik, ndërsa tek 103 ( 48.4 %) të objekteve si investitorë janë subjektet afariste.

Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 260 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 25 680 m2.

The post ESHS: Në muajin qershor janë dhënë 213 leje ndërtimi appeared first on Telegrafi.

Bujar Osmani prezantoi programin për zhvillimin e sportit në Çair

15 August 2025 at 16:50

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, para sportistëve dhe punëtorëve të sportit në Çair prezantoi programin e tij gjithëpërfshirës për zhvillimin e sportit.

Ky program siç tha ai është hartuar mbi bazën e analizave të detajuara dhe rekomandimeve nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë.

“Analiza zbuloi mangësi serioze në sportin në Çair – mungesë të një strategjie zhvillimore, salla dhe fusha sportive jofunksionale, shfrytëzim jotransparent të infrastrukturës ekzistuese, qasje të kufizuar për grupet e margjinalizuara, gratë dhe të moshuarit, si dhe pothuajse mungesë të plotë të garave dhe aktiviteteve të organizuara për të rinjtë”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

Osmani tha se prioritet në dy vitet e para do të jetë revitalizimi i plotë i objekteve ekzistuese sportive.

“Sallat sportive “Enver Idrizi” në Serovë, “Vasil Glavinov” në Xhon Kenedi, “Imri Elezi” në Dizhon dhe “Liria” në Gazi Babë do të rinovohen plotësisht – nga çatitë dhe ndriçimi, deri te zhveshtoret dhe hapësirat sanitare. Do të legalizohen dhe rikonstruktohen sallat “Shaban Tërstena” dhe “Partizani”, ku “Partizani” do të shndërrohet në një qendër moderne sportive multifunksionale që do të mbajë emrin e kampionit olimpik legjendar Shaban Sejdiu. Gjithashtu, do të ndërtohet një sallë e re sportive në një shkollë që deri tani nuk ka pasur një objekt të tillë, dhe ajo do të mbajë emrin e boksierit të njohur Aziz Saliu. Programi parashikon gjithashtu krijimin e fushave të reja të hapura sportive në Gazi Babë, Serovë dhe Topanë, si dhe rregullimin e parqeve dhe oborreve të shkollave fillore me përmbajtje sportive-rekreative. Do të sigurohen programe dhe infrastrukturë e qasshme për personat me aftësi të kufizuara, si dhe aktivitete të përshtatura për gratë dhe të moshuarit. Sportistët e rinj me talent nga Çairi do të përfitojnë bursa dhe mbështetje financiare për përgatitje dhe pjesëmarrje në gara ndërkombëtare, ndërsa klubet sportive do të kenë mundësi të aplikojnë për mjete komunale dhe ndihmë teknike për aplikim në fondet evropiane. Osmani gjithashtu paralajmëroi themelimin e një klubi gjimnastikor, atletik dhe xhudo – sporte që deri tani mungojnë në Çair. Në arsim, shkollat do të specializohen sipas sporteve – për shembull, “Liria” për mundje, “Shaban Tërstena” për basketboll “7 Marsi” për hendboll, “ Ismail Qemali-Volejboll; “Imri Elezi – Karate, pa përjashtuar disiplinat e tjera. Nxënësit do të kenë 3 orë edukatë fizike në javë, plus 2 orë aktivitete jashtë mësimit, me mësues të subvencionuar nga komuna. Do të organizohen “Java e Sportit”, liga sportive shkollore, turne dhe një olimpiadë e vogël komunale për të nxitur frymën garuese. Osmani parashikon edhe themelimin e një Qendër për kërkime në sport, që integron shkencën,edukimin fizik dhe shëndetin për të ndikuar pozitivisht në zhvillimin social përmes sportit. Brenda programit janë përfshirë edhe trajnime për të rinjtë në alpinizëm, kamping dhe aktivitete në natyrë”, ka deklaruar Osmani.

Osmani premtoi dhe ndihmë për klubet sportive në aplikimin për fonde europiane.

The post Bujar Osmani prezantoi programin për zhvillimin e sportit në Çair appeared first on Telegrafi.

Revizioni konstaton shkelje tek N.P Pyjet Shtetërore

14 August 2025 at 20:52

Enti Shtetëror i Revizionit kreu revizionin e raporteve financiare së bashku me revizionin e pajtueshmërisë të Ndërmarrjes Publike për menaxhimin me pyjet shtetërore.

Në raport janë konstatuar gjendje, parregullsi dhe mos-harmonizim në punën e ndërmarrjes publike dhe për shkak të rëndësisë së tyre është shprehur opinion i pavolitshëm për realitetin dhe objektivitetin e raporteve financiare për vitin 2023 dhe për pajtueshmërinë me rregullativën ligjore, udhëzimet dhe politikat e vendosura.

Mjetet biologjike nuk vlerësohen sipas vlerës së tyre objektive, përkatësisht nuk zvogëlohen ose zhvlerësohen për sipërfaqet që ndodhen brenda kufijve të Parkut Nacional të Sharrit dhe janë të rregulluara me plane të veçanta ekonomike pyjore, si dhe sipërfaqet e prekura nga zjarret pyjore në të cilat fondi pyjor është shkatërruar plotësisht.

Në fund të vitit 2023, Ndërmarrja publike ka deklaruar detyrime ndaj Buxhetit të Shtetit për riprodhim të zgjeruar në shumën prej 450.844 mijë denarë përkatësisht 7.307.000 euro, ndërsa për riprodhim të thjeshtë nuk është hapur llogari e veçantë dhe nuk janë paguar mjete në shumën prej 250.186 mijë denarë, përkatësisht 4.055.000 euro. Njëkohësisht ndërmarrja kërkon 164.275 mijë denarë, përkatësiht 2.662.000 euro nga shteti bazuar në pjesëmarrjen në aksionin “Dita e Drurit”.

“Nga revizioni i kryer kemi konstatuar se 95% ose 37.672 mijë denarë nga kërkesat ndaj të punësuarve, rrjedhin nga periudha para vitit 2018 dhe kanë të bëjnë me: mungesa të drurit teknik dhe drurit për ngrohje, avanse të pakthyera, qarkullim ditor të papaguar nga shitjet, shfrytëzimi i shërbimeve katering dhe të tjera. Për shkak të mosmarrjes së masave për arkëtimin e tyre dhe afatit të përgjithshëm të parashkrimit, ekziston pasiguri e madhe që shuma prej 36.460 mijë denarësh përkatësisht 590.920 euro (deri në 5 dhe mbi 5 vite) të mos arkëtohet”, thuhet në raport.

The post Revizioni konstaton shkelje tek N.P Pyjet Shtetërore appeared first on Telegrafi.

Kasami: Do të investohen mbi 70 milionë euro në ndërtimin e një Qendre Klinike moderne në Tetovë

14 August 2025 at 20:20

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami tha se mbi 70 milionë euro do të investohen në ndërtimin e një Qendre Klinike moderne në qytetin e Tetovës.

Ai në takimin me ministrin e Shëndetësisë, Azir Aliu, dhe drejtorin e institucionit, Erzen Elezi, tha se u hodh hap i parë për modernizimin e plotë të këtij kompleksi shëndetësor, që pritet të sjellë një epokë të re për qytetarët e Tetovës dhe rajonit.

Kasami shtoi se Komuna e Tetovës do të sigurojë mbështetje të plotë për realizimin e këtij projekti madhor, duke nënvizuar kalimin nga “errësira e dështimeve të së kaluarës drejt një të ardhmeje që vlen për qytetin.”

Ky investim i rëndësishëm pritet të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e shërbimeve shëndetësore dhe infrastrukturën e vendit, duke u shndërruar në një pikë kyçe për shëndetin publik në Tetovë dhe zonat përreth.

The post Kasami: Do të investohen mbi 70 milionë euro në ndërtimin e një Qendre Klinike moderne në Tetovë appeared first on Telegrafi.

Qeveria vendosi masën “Shporta shkollore”, pajisjet shkollore deri më 15 shtator do të shiten për 15 për qind më lirë

14 August 2025 at 18:57

Pajisjet shkollore do të shiten më lirë për një muaj, kjo pasi qeveria vendosi masën “shporta shkollore”.

Duke filluar nga nesër e deri më 15 shtator, pajisjet shkollore do të shiten për së paku 15% më lirë.

Qeveria vendosi masë “shportë shkollore” me çka nxënësit pajisjet e tyre shkollore do të mund t’i furnizojnë më lirë.

Për familjet me një fëmijë kursimi pritet të jetë deri në 2000 denarë ndërsa me dy fëmijë rreth 3000 denarë. Produktet që do të përfshihen me masën do të jenë të shënuara me mbishkrimin: “Më pak harxhime, më shumë për ty”.

“Çmimet ku janë bërë lirimet janë marrë nga 1 qershori. Lirimet në tregtinë me shumicë do të jenë për 10% derisa në tregtinë me pakicë, respektivisht nëpër librari, shitore, markete dhe vende tjera ku ka pajisje shkollore do të ulen çmimet krahasuar nga 1 qershori për 15% minimumi. Pra mund ti ulin më tepër sepse ndonjëherë ka edhe çmime në aksion në disa produkte të cilat japin lirime më të mëdha”, tha Marjan Risteski, zëvendësministër i Ekonomisë.

The post Qeveria vendosi masën “Shporta shkollore”, pajisjet shkollore deri më 15 shtator do të shiten për 15 për qind më lirë appeared first on Telegrafi.

Importi i mishit në RMV, Drejtoria e Doganave zbulon mashtrim doganor në vlerë prej shtatë milionë denarë

14 August 2025 at 16:30

Inspektorët doganorë në Sektorin për Kontroll dhe Hetime, gjatë kontrollit të 21 importeve të mishit, kanë zbuluar mashtrim doganor në vlerë prej shtatë milionë denarë.

Nga Drejtoria Doganore shtojnë se kontrolli plotësues i dokumenteve të dorëzuara doganore, si dhe analizat laboratorike, kanë treguar se mishi është deklaruar nën kodin tarifor të gabuar me normë doganore më të ulët, në vend se në kodin tatimor adekuar me normë më të lartë.

Ndaj autorëve është ngritur padi penale për mashtrim doganor, ndërsa janë miratuar vendime për pagesë shtesë të shmangies së detyrave në vlerë prej shtatë milionë denarë.

Nga Drejtoria Doganore informojnë se do të vazhdojnë me masat për mbrojtjen e interesave financiare të shtetit dhe sigurimin e konkurencës korrekte të tregut.

The post Importi i mishit në RMV, Drejtoria e Doganave zbulon mashtrim doganor në vlerë prej shtatë milionë denarë appeared first on Telegrafi.

MSH: Procedura e punësimit të punonjësve shëndetësor është pezulluar për shkak të shpalljes së zgjedhjeve, kandidatët do t’i marrin vendimet pas zgjedhjeve

13 August 2025 at 20:40

Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar se punonjësit aktual shëndetësor në spitalin e Tetovës kanë kontrata valide deri në fund të vitit 2025 dhe se është marrë pëlqim pozitiv për punësimin e tyre me vendime.

Reagimi vjen pasi nga Aleanca për Shqiptarët thanë se premtimet e ministrit Azir Aliu për punësimin e punonjësve shëndetësor është vetëm shantazh dhe premtim, pasi me ligj tani ndalohen punësimet shkaku i zgjedhjeve lokale.

Sipas Ministrisë, të gjithë punonjësit aktualë kanë kontrata të vlefshme pune me kohë të caktuar deri më 31 dhjetor 2025. Po ashtu, është siguruar pëlqimi nga Ministria e Financave për punësimet në këtë institucion, ndërsa si dëshmi është paraqitur edhe dokumentacion përkatës, i cili hedh poshtë pretendimet se Fondi për Sigurim Shëndetësor ka dhënë përgjigje negative.

“Konkurset për punësim janë shpallur, dhe testimet e kandidatëve janë zhvilluar më 7 gusht 2025, e jo “para 10 ditësh” siç është raportuar në disa media. Procedura e punësimeve është aktualisht e pezulluar për shkak të shpalljes së zgjedhjeve lokale, por Ministria thekson se menjëherë pas përfundimit të tyre procesi do të vazhdojë deri në përfundim dhe të gjithë kandidatët do të marrin vendimet përkatëse. Përhapja e njoftimeve të pabazuara dhe përdorimi i informacionit të rremë po dëmton Ministrinë e Shëndetësisë si institucion dhe po krijon panik të panevojshëm te punonjësit e Spitalit Klinik të Tetovës, të cilët çdo ditë kujdesen për shëndetin e bashkëqytetarëve tanë”,  thuhet në reagimin e Ministrisë.

The post MSH: Procedura e punësimit të punonjësve shëndetësor është pezulluar për shkak të shpalljes së zgjedhjeve, kandidatët do t’i marrin vendimet pas zgjedhjeve appeared first on Telegrafi.

LSDM: Emërimi i Ana Mihajllov në krye të “Erasmus” është humbje e madhe për sistemin arsimor, ka abuzuar me fonde evropiane

13 August 2025 at 20:00

“Qeveria e OBRM-PDUKM-së është kapur në një skandal të madh. Një person nën hetim aktiv nga OLAF, Zyra Evropiane për Luftën kundër Mashtrimeve, është emëruar nga Qeveria si personi i parë në krye të Agjencisë Kombëtare që menaxhon paratë nga Erasmus+. Kjo është një humbje e madhe edhe për sistemin arsimor, sepse e rrënon plotësisht besimin e të rinjve në institucione. Dhe në vend që të kërkojë përgjegjësi, ministrja Janevska thotë se “misioni do të vazhdojë”. Cili mision? I interesave partiake dhe biznesore? OBRM-PDUKM u përpoq ta fshehë të vërtetën, por vetëm e thelloi edhe më shumë krizën e Qeverisë”, kështu reagua nga opozitarja LSDM-së lidhur me emërimin e Ana Mihajlova në krye të agjencisë për fondet europiane – Erasmus+.

Nga LSDM thonë se edhe BE ka qenë kundër emërimit të Mihajllov në krye të Erasmusit.

“A ka dhënë Bashkimi Evropian pëlqimin që Ana Mihajlov të zgjidhet ushtruese detyre drejtoreshë? Sipas sinjalizuesve që na dërguan informacionet, përgjigjja është JO. Përkundrazi, burimet tona thonë se nga Brukseli është komunikuar qartë se konkursi publik i shpallur është i paligjshëm dhe se duhet të përsëritet menjëherë për të pasur kandidatë të rinj. Sinjalizuesit informojnë se një nga arsyet kryesore për këtë është pikërisht kandidatura e Ana Mihajlov – personi më i kontestuar në të gjithë procedurën. Në vend që pushteti të respektojë procedurat dhe të kërkojë mendim nga BE për një person të pranueshëm, në mënyrë të paskrupullt dhe pas shpinës së publikut e emëron të njëjtën person si ushtruese detyre. Pse? Nga viti 2014 deri më 2017, kur Mihajlov (atëherë Mitrovska) ka qenë përgjegjëse për vlerësuesit në Agjencinë Kombëtare, së bashku me kumbaren e saj Dorina Gjorgjeva Mitrovska, janë ndarë mbi 8 milionë euro. A janë ndarë këto 8 milionë euro në mënyrë të ligjshme apo janë pjesë e një hetimi për përvetësim të fondeve evropiane? Cila është roli i Bozhko Nelkoski – drejtori i parë i agjencisë dhe mentori i drejtoreshës së re ushtruese detyre? A është pikërisht Nelkoski i përmendur në raportin e OLAF si nismëtar i përvetësimit të organizuar dhe i ndarjes së paligjshme të fondeve? Cila është lidhja me firmat ‘Silver Lion Services’ dhe ‘Agronomia Organika’? A janë këto kompani pjesë e të njëjtit rrjet tenderësh të dyshimtë dhe abuzimesh të identifikuara nga OLAF? Në xhepat e kujt kanë përfunduar 8 milionë euro para evropiane?”, pyesin nga LSDM.

Ata kanë kërkuar shkarkimin e Mihajllov dhe poashtu kanë kërkuar që Prokuroria të veprojë sipas gjetjeve të OLAF dhe të gjithë të përfshirët në këtë skandal të përgjigjen.

The post LSDM: Emërimi i Ana Mihajllov në krye të “Erasmus” është humbje e madhe për sistemin arsimor, ka abuzuar me fonde evropiane appeared first on Telegrafi.

Andonovski: Në portalet elektronike janë të qasshme 200 shërbime për qytetarët

13 August 2025 at 18:40

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski sot inspektoi rindërtimin dhe rinovimin e Qendrës së re të shërbimeve në Dellçevë.

Andonovski tha se mbetet i përkushtuar për t’i sjellë shërbimet elektronike më afër çdo qytetari, veçanërisht te ata që nuk kanë aftësi digjitale ose qasje në kompjuterë dhe internet.

“Qëllimi ynë është që çdo qytetar të ketë mundësi të ketë qasje lehtësisht në shërbimet e Portalit të Ministrisë së Transformimit Digjital. Qendra në Dellçevë do të jetë vend ku qytetarët do të marrin mbështetje dhe njohuri se si t’u qasen shërbimeve të nevojshme”, ka thënë Andonovski.

Në Qendrën e re në Dellçevë do të ketë në dispozicion më shumë se 300 shërbime, duke përfshirë certifikatën e shtetësie, listën pronësore, certifikatat e stazhit nga Fondi pensional, shërbime nga Agjencia e punësimit dhe shërbime të tjera elektronike të institucioneve shtetërore.

“Për momentin në Portal janë të kapshëm 200 shërbime që paraqet rritje të konsiderueshme në krahasim me shërbimet e mëparshme. Qytetarët tregojnë interes të madh për digjitalizimin e shërbimeve, gjë që është inkurajuese për ne”, shtoi ministri.

Ai theksoi se interesi për përdorimin e Portalit është rritur ndjeshëm – nga 1.000 përdorues në muaj, numri tani arrin në 7.400 që paraqet rritje prej shtatë herë e gjysmë.

The post Andonovski: Në portalet elektronike janë të qasshme 200 shërbime për qytetarët appeared first on Telegrafi.

BDI: Mexhiti dhe Ganiu e bënë Çairin sinonim të krimit dhe korrupsionit, shqiptarët nuk do t’i mbështesin në zgjedhjet lokale

13 August 2025 at 16:40

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate për media thonë se qytetarët e Çairit nuk do të votojnë më për Visar Ganiun apo Izet Mexhitin, sepse sipas tyre kanë keqpërdorur besimin e votuesve.

“Qytetarët e Çairit e dinë mirë se kush është Izet Mexhiti dhe vartësi i tij, Visar Ganiu. Ata e dinë se gjatë mandateve të tyre, komuna u bë sinonim i krimit, korrupsionit dhe kaosit të plotë. Ata e dinë se ai në vend që të jetojë në mesin e njerëzve për të cilët bën sikur kujdeset, jeton rehat në Butel ndërkaq Çairin e sheh vetëm si fushë për biznese privat dhe për pasurim të shpejtë. Dhe se a planifikon me ato para të tenton të jep ryshfet për zgjedhjet, gjë që gjithsesi nuk do ta shpëtojë. Mexhiti në këto zgjedhje nuk lufton për Çairin dhe banorët, por për interesin e biznesit të tij privat. Nëse do të interesohej për banorët gjatë këtyre 20 viteve, do të kishte bërë diçka”, thonë në BDI.

Në reagimin e BDI-së thuhet se nga ndërtimet pa leje dhe legalizimet e dyshimta u vodhën në mënyrë kriminele 225 milionë euro.

“Asnjë projekt i madh infrastrukturor, asnjë zgjidhje e qëndrueshme për problemet e banorëve vetëm ndërtesa, biznese dhe marrëveshje për rrjetin e tij të njerëzve. Prandaj, Mexhiti e di që nuk e ka mbështetjen e shqiptarëve dhe se i duhet me përulje ta kërkojë mbështetjen e Hristijan Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së. I ulur në prehrin e Mickoskit, shpreson se me propagandën e paguar të portaleve të OBRM-PDUKM-së do të shpëtojë nga humbja. Por Çairi nuk harron, dhe çairasit nuk do të lejojnë që me paratë e fituara nga krimi, Izeti të fshijë votën e tyre. E as me milionat e vjedhura nuk do të mund ta fshijë të vërtetën e 20 viteve të shkatërrimit të komunës nga ana e tij. Qytetarët e Çairit meritojnë të jetojnë në një komunë pa kaos, pa korrupsion dhe pa njerëz që e shohin komunën vetëm si bankomat për interesat personale. Më 19 tetor, është koha për t’i dhënë fund epokës së ndërtimeve pa leje, krimit dhe shantazheve”, thuhet në reagimin e BDI-së.

The post BDI: Mexhiti dhe Ganiu e bënë Çairin sinonim të krimit dhe korrupsionit, shqiptarët nuk do t’i mbështesin në zgjedhjet lokale appeared first on Telegrafi.

LSDM: Mihajllov do të udhëheqë me “Erasmus”, e njejta ka skandal për keqpërdorim të fondeve arsimore

12 August 2025 at 20:41

Opozitarja LSDM e ka quajtur emërimin e ushtrueses së detyrës drejtore e re e Agjencisë nacionale për programet Evropiane për arsim dhe lëvizshmëri, Ana Mihajllov si të dyshimtë.

Siç thonë nga LSDM, Mihajllov ka qenë në qendër të skandalit për keqpërdorimin e fondeve që kanë të bëjnë me programet arsimore, gjegjësisht të dy milion eurove në vitin 2016.

LSDM-ja akuzon qeverinë se po ushtron presion mbi prokurorinë që të mos veprojë mbi këto dyshime edhe pse institucioni hetues i BE-së, OLAF, ka dorëzuar të dokumentuara keqpërdorimet.

“Prokuroria Publike ende nuk ka përpunuar një aktakuzë për këtë rast të dokumentuar plotësisht, të paraqitur në Prokurorinë Publike në vitin 2023 dhe të përditësuar në vitin 2024. Nga informatorët brenda Agjencisë, LSDM mëson se qeveria po ushtron presion të fortë për të parandaluar hetimin e Prokurorisë Publike. A bëhet kjo sepse çon pikërisht te Ana Mihajllov dhe familja dhe miqtë e saj më të ngushtë, vlerësues të angazhuar nga OBRM-PDUKM? A është kjo arsyeja që konkursi i mëparshëm për drejtor u anulua? Sipas cilave kritere u emërua Ana Mihajllov dhe pse tani?”, deklaroi Jovica Jankoviq nga LSDM.

Emërimi i Mihajllovës vjen pasi muaj më parë në krye të Agjencisë nacionale për programet arsimore Evropiane ishte emëruar Petar Bogojeski. Ai u largua nga posti për shkak të shfaqjes së gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve.

The post LSDM: Mihajllov do të udhëheqë me “Erasmus”, e njejta ka skandal për keqpërdorim të fondeve arsimore appeared first on Telegrafi.

❌
❌