Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 August 2025Main stream

“Vendimi nuk ishte kundër Zvicrës, por për Kosovën”, flet agjenti i Leon Avdullahut

26 August 2025 at 12:58

Zvicra ka humbur një talent të madh në mesfushë me Leon Avdullahun. Agjenti i tij ka shpjeguar arsyet pse 21-vjeçari zgjodhi Kosovën dhe jo Zvicrën.  

Javën e kaluar, Leon Avdullahu dhe Eman Kospo morën vendimin për të mos përfaqësuar Zvicrën, por respektivisht Kosovën dhe Bosnjën.  

Por çfarë fshihet pas largimit të Avdullahut dhe Kospos? Gazeta 20 Minuten bisedoi me agjentin Sascha Fischer, përfaqësues i Avdullahut, i cili dha arsyet e këtij vendimi. 

“E kuptoj emocionin dhe zhgënjimin që shumë në Zvicër ndoshta e ndiejnë tani. Leon është rritur këtu, ka marrë formimin e tij këtu dhe Zvicra për të gjithmonë do të mbetet atdheu i tij”. 

Për Fischer është e rëndësishme që vendimi i klientit të tij të kuptohet drejt.  

“Ky nuk ishte një vendim kundër Zvicrës, por për Kosovën. Shpesh në futboll dëgjojmë se lojtarët ndjekin vetëm paratë dhe karrierën. Në këtë rast është e kundërta, Leoni ka vendosur nga bindja, nga zemra dhe nga identiteti familjar që të përfaqësojë Kosovën”. 

Avdullahu dëshiron që me emrin dhe reputacionin e tij të ndihmojë Kosovën të konsolidohet në futbollin evropian. 

Ai synon që me cilësitë dhe përgjegjësinë e tij të japë kontribut për një federatë dhe një komb që kërkon të forcojë pozitën e vet në arenën ndërkombëtare. Ky, sipas tij, nuk është aspak një gjest kundër Zvicrës. 

 Ajo që e bën edhe më të veçantë situatën është fakti se Avdullahu pritet që në fillim të shtatorit të debutojë me fanellën e Kosovës dhe kjo pikërisht kundër Zvicrës, pasi të dy kombëtaret gjenden në të njëjtën grup kualifikues për Kupën e Botës 2026./Telegrafi/

The post “Vendimi nuk ishte kundër Zvicrës, por për Kosovën”, flet agjenti i Leon Avdullahut appeared first on Telegrafi.

Krizë e re te Barcelona, yllit të skuadrës mund t’i ndalohet të luajë deri në janar

26 August 2025 at 10:39

Një lojtar i Barcelonës rrezikon të mos ketë të drejtë loje deri në janar, nëse ndodh një skenar i keq në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës. 

Pavarësisht se Barça vazhdon të prodhojë spektakël në fushë, problemet jashtë saj, veçanërisht ato financiare, vazhdojnë të trazojnë klubin. 

Në gusht 2024, Barcelona nënshkroi me mesfushorin e përfaqësueses së Spanjës, Dani Olmo, nga RB Leipzig, por fillimisht nuk ishte në gjendje ta regjistronte për shkak të kufizimeve të vendosura nga La Liga për pagat. 

Dy apelime të klubit për regjistrimin e përkohshëm të Olmos u refuzuan nga gjykata, por më pas ai u lejua të luante si një “përjashtim special” deri në janar 2025, kur më në fund u regjistrua zyrtarisht në La Liga. 

Këtë verë, Marcus Rashford gjithashtu nuk u regjistrua menjëherë për sezonin 2025/2026, por klubi bëri disa marrëveshje për të liruar hapësirë në pagë, duke mundësuar aktivizimin e tij në ndeshjen kundër Mallorcas. 

Megjithatë, sipas Mundo Deportivo, rregulli 1:1 i La Ligas, që ndërlidhet me raportin mes të ardhurave dhe shpenzimeve për pagat, mund ta rrezikojë sërish regjistrimin e Olmos. 

Gjithçka varet nga një vendim i Gjykatës Kombëtare, i cili pritet më 1 shtator, ditën e fundit të afatit kalimtar. 

Nëse vendimi i gjykatës shkon në favor të Barcelonës, regjistrimi i Olmos mbetet i vlefshëm dhe nuk ka asnjë problem. 

Por nëse gjykata mbështet La Ligan, klubi do të detyrohet të çregjistrojë Dani Olmon, dhe të tentojë ta regjistrojë sërish para orës 19:00 më 1 shtator, përndryshe, ai nuk do të mund të luajë deri në janar./Telegrafi/

The post Krizë e re te Barcelona, yllit të skuadrës mund t’i ndalohet të luajë deri në janar appeared first on Telegrafi.

Zidane ka dy kushte nëse i kërkohet ta zëvendësojë Amorimin tek Man Utd

26 August 2025 at 08:41

Zinedine Zidane do të pranonte të bashkohej me Manchester United vetëm nëse përmbushen dy kushte, sipas një ish-shokut të tij të skuadrës. 

Zidane është përfolur prej kohësh si kandidat për postin e trajnerit te Manchester United, por aktualisht Ruben Amorim mbetet në krye të ekipit, pavarësisht një fillimi të vështirë të aventurës së tij në “Old Trafford”. 

Trajneri portugez ka grumbulluar vetëm 28 pikë në 29 ndeshje të Ligës Premier që ka drejtuar deri më tani, me zhgënjimin më të fundit që erdhi të dielën në barazimin 1-1 ndaj Fulham në “Craven Cottage”. 

Ky barazim i dha United pikën e parë në sezonin 2025/2926, duke e pozicionuar në vendin e 16-të pas dy javësh. 

Për momentin, Amorim duket i sigurt në detyrë, pavarësisht rezultateve dhe performancave të dobëta të vazhdueshme. Megjithatë, nëse situata nuk përmirësohet së shpejti, pozita e tij mund të vihet në rrezik. 

Nëse Zizou do të pranonte të marrë drejtimin e Manchester United, ai do të kërkonte që dy kushte të ishin të garantuara, sipas ish-bashkëlojtarit të tij te Franca, Emmanuel Petit. 

“Nuk jam i sigurt që ai flet shumë mirë anglisht. Dhe komunikimi është shumë i rëndësishëm në dhomën e zhveshjes”. 

“Sinqerisht, e njoh pak Zizoun dhe ai ka nevojë për garanci nëse do të nënshkruajë me Manchester United”. 

“Aktualisht, ambienti te Manchester United nuk ka qenë i mirë prej vitesh. Mungon stabiliteti në pankinë, niveli i disa lojtarëve nuk është në përputhje me pritshmëritë që ka klubi”.  

“Zizou është shumë i vetëdijshëm dhe i kujdesshëm në këtë drejtim, për të, cilësia e skuadrës është thelbësore”. 

“Kur e sheh ekipin sot, nuk jam aspak i bindur për nivelin e disa lojtarëve. Nëse ai pranon të marrë detyrën te Manchester United, kjo do të thotë se i janë ofruar zgjidhje”, ka thënë Petit./Telegrafi/

The post Zidane ka dy kushte nëse i kërkohet ta zëvendësojë Amorimin tek Man Utd appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 25 August 2025Main stream

Barcelona merr një goditje të re nga La Liga shkaku i problemeve në “Camp Nou”

25 August 2025 at 14:43

Barcelona pritet të luajë ndeshjen e parë në shtëpi për sezonin e ri më 14 shtator kundër Valencias. 

Kjo ndeshje ishte planifikuar të shënonte kthimin e tyre në “Spotify Camp Nou”, por tani ka më shumë dyshime nëse stadiumi do të jetë gati në kohë. 

Janë propozuar disa alternativa nëse Barcelona do të detyrohet të shtyjë edhe një herë rikthimin, duke përfshirë luajtjen në Montjuic (e pamundur për shkak të një koncerti të premten në mbrëmje), në Estadi Johan Cruyff (kapacitet prej 6,000 tifozësh), ose luajtjen pa praninë e publikut. 

Ideja më e fundit ka qenë që Barcelona të kërkojë që ndeshja të zhvillohet si një ndeshje jashtë fushe, duke e lënë Valencian të presë takimin në Mestalla. 

Megjithatë, Cadena Cope raporton se La Liga nuk ka plane t’i lejojë Barcelonës të ketë katër ndeshje radhazi jashtë fushe në fillim të sezonit. 

Ata thonë se është kundër rregullave të ndryshohet renditja e ndeshjeve në kalendar, ndërsa Barcelona kishte bërë kërkesën e saj për të luajtur tre ndeshjet e para jashtë fushe para fillimit të sezonit. 

Barcelona ende nuk i ka komunikuar La Ligës një alternativë tjetër dhe thuhet se opsionet më të mundshme janë Estadi Johan Cruyff ose stadiumi i Gironës, Montilivi. 

Ky i fundit ndodhet rreth një orë në veri të Barcelonës dhe mund të pranojë pak më pak se 15,000 tifozë. 

Ndërkohë, Marca raporton se priten më shumë vonesa. Barcelona kishte planifikuar që këtë të hënë (25 gusht) të dërgonte Certifikatën e Përfundimit në Këshillin e Qytetit, në përpjekje për të marrë lejen e hapjes për “Camp Nou”./Telegrafi/

The post Barcelona merr një goditje të re nga La Liga shkaku i problemeve në “Camp Nou” appeared first on Telegrafi.

Mërgim Pefqeli zgjidhet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

25 August 2025 at 14:24

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim, për javën e dytë në Albi Mall Superligë, i është ndarë futbollistit të Dukagjinit, Mërgim Pefqeli. 

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, në përbërje të Vllaznim Visoka, Xhavit Mehmeti dhe Enver Prapashtica.  

Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e dytë në këtë edicion kampional t’i takojë Mërgim Pefqelit, i cili shënoi një nga golat në ndeshjen kundër SC Gjilani (2:0), duke qenë një nga lojtarët më të vlefshëm të ekipit të tij në arkëtimin e 3 pikëve nga klinasit. 

Pasi mori këtë çmim, Pefqeli u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës. 

 “Falënderoj stafin e klubit që u angazhuan gjatë gjithë javës me taktikat dhe përgatitjen e lojës për ta mundur Gjilanin”.  

“Gjithçka që kemi punuar gjatë javës ishte shumë efektive në ndeshje dhe kjo ka qenë pika kryesore në fitoren ndaj Gjilanit. 

Gjatë verës kemi pasur disa transfere, si Merisin i cili ka përfunduar gjithë fazën përgatitore me ne, së fundi na është bashkuar edhe Zulfija, por është komponuar shumë mirë me ekipin dhe ishte ai i cili shënoi gol në ndeshjen kundër Gjilanit”.  

“Besoj që këto transfere na bëjnë ekip shumë më të fortë, meqë na pret një kampionat i gjatë dhe i rëndë, duhet të kemi më shumë lojtarë dhe të jemi kompaktë”. 

“Falënderoj të gjithë bashkëlojtarët dhe stafin teknik që më ndihmuan të shënoj gol. Këtë gol, fitoren dhe çmimin “Ylli i Javës” ia dedikoj babit tim të ndjerë i cili kishte ditëlindjen” , ka thënë ai për faqen zyrtare të FFK-së./Telegrafi/

The post Mërgim Pefqeli zgjidhet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës appeared first on Telegrafi.

Ylli i Real Madridit paralajmëron largimin nga klubi këtë verë

25 August 2025 at 12:38

Dani Ceballos ka lënë të kuptohet për një largim të mundshëm nga Real Madridi gjatë këtij afati kalimtar veror. 

Pas një paraqitje të shkurtër në ndeshjen e fundit të La Ligës ndaj Oviedos, Ceballos postoi një fotografi në Instagram me mbishkrimin “Last dance” (Vallja e fundit) dhe një emoji falënderimi, një sinjal i qartë për një ndarje të afërt. 

29-vjeçari duket se është drejt një ndryshimi destinacioni, ndërsa ka oferta nga skuadra që garojnë në Ligën e Kampionëve. 

Me Xabi Alonson tashmë në krye të stolit të “Los Blancos”, Ceballos ka rënë dukshëm në hierarkinë e mesfushës. Aktualisht, ai renditet si opsioni i gjashtë në mesin e fushës, përkrah lojtarëve që janë të lënduar si Jude Bellingham dhe Eduardo Camavinga. 

Trajneri ka preferuar të aktivizojë Aurelien Tchouamenin dhe Federico Valverden, ndërsa Arda Güler është shndërruar nga Alonso në një mesfushor qendror, duke shtuar konkurrencën në repartin ku luan Ceballos. 

Kjo situatë e bën shumë të vështirë për Ceballos të sigurojë një vend në formacionin titullar. Në fitoren 3-0 ndaj Oviedos, ai u inkuadrua në fushë vetëm në minutën e 86-të, dhe në ndeshjen ndaj Osasunës u la sërish jashtë planeve kryesore, pavarësisht dëshirës për të qëndruar dhe për të luftuar për vendin e tij. 

🚨 BREAKING: Dani Ceballos on IG. 🤨 pic.twitter.com/i1yWfQIzHs

— Madrid Xtra (@MadridXtra) August 24, 2025

Ceballos e dinte mirë se, nëse do të arrinte të bindte Alonson për një rol të rëndësishëm në skuadër, atëherë do ta kishte më të lehtë të bindte edhe përzgjedhësin e Spanjës, Luis de la Fuente, për ta përfshirë në listën e Kupës së Botës 2026. 

Megjithatë, nëse nuk gjen hapësira loje dhe nuk transferohet në një klub tjetër që i garanton minuta të rregullta, ëndrra e tij për të qenë pjesë e Botërorit mbetet seriozisht në rrezik./Telegrafi/

The post Ylli i Real Madridit paralajmëron largimin nga klubi këtë verë appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Kristjan Asllani, lojtari më i ri i Torinos

25 August 2025 at 12:17

Kristjan Asllani është zyrtarisht futbollist i ri i Torinos. Reprezentuesi shqiptar u transferua nga Interi në huazim me pagesë prej 1.5 milionë eurosh me të drejtë blerjeje të përcaktuar në 12 milionë euro. 

Asllani pasi kreu vizitat mjekësore të zakonshme dhe nënshkroi kontratën që do ta lidhë me Torinon që nga e enjtja, u zyrtarizua sot nga klubi për shkak të disa problemeve burokratike mes klubit dhe Interit. 

 Klubi zikaltër dërgoi me vonesë në Torino dokumentet e nevojshme për të kompletuar regjistrimin e mesfushorit organizator të lindur në vitin 2002, në mënyrë që ai të mos ishte i grumbullueshëm për ndeshjen e mbrëmjes së sotme pikërisht kundër ish-ekipit të tij. 

 Asllani është përforcimi i shtatë i klubit të Torinos dhe i shtohet blerjeve të tjera verore të Torinos, si Anjorin, Ngonge, Ismajli, Aboukhlal, Israel dhe Simeone. 

Në korrik të 2022, ai u bashkua me Interin, ku në tri vite si pjesë e ‘Nerazzurrëve’, ai bëri 99 paraqitje, duke shënuar katër gola dhe duke dhënë pesë asistime.  

Kabineti i tij personal i trofeve përfshin një Scudetto, një Kupë të Italisë dhe dy Superkupa të Italisë./Telegrafi/

The post Zyrtare: Kristjan Asllani, lojtari më i ri i Torinos appeared first on Telegrafi.

Ndërron jetë njëri nga themeluesit e grupit “Tifozat Kuq e Zi”

25 August 2025 at 10:54

Ka ndërruar jetë Artan Salihu-Jahushi, i njohur si një nga mbështetësit e parë dhe më të përkushtuar të Kombëtares së Shqipërisë, si dhe një ndër themeluesit e grupit “Tifozat Kuq e Zi”.

Lajmi është konfirmuar nga vetë grupi i tifozëve shqiptarë, të cilët kanë shprehur ngushëllimet dhe dhimbjen e tyre për humbjen e një figure që për vite me radhë ishte pjesë e pandashme e tribunave kuq e zi.

Jahushi vlerësohej si një shembull i përkushtimit dhe dashurisë ndaj Kombëtares shqiptare.

Sipas njoftimit të TKZ-së, ceremonia e varrimit të tij do të mbahet sot në orën 18:00 në Prishtinë./Telegrafi/

The post Ndërron jetë njëri nga themeluesit e grupit “Tifozat Kuq e Zi” appeared first on Telegrafi.

Trajneri i Lille flet për të ardhmen e Edon Zhegrovës

25 August 2025 at 10:40

Në një konferencë për shtyp pas triumfit ndaj Monacos, trajneri i Lille, Bruno Genesio, ka folur për të ardhmen e Edon Zhegrovës. 

E ardhmja e sulmuesit kosovar ka qenë një temë mjaft e diskutuar gjatë këtij afati kalimtar veror, mes pasigurisë për vazhdimësinë e tij tek Lille apo largimit në drejtim të ndonjë klubi tjetër. 

Interesim konkret për sulmuesin dardan kishte shprehur Juventusi, të cilët ishin të gatshëm ta afrojnë në radhët e tyre 26-vjeçari. 

Sidoqoftë, presidenti i Lille, Olivier Letang, kishte konfirmuar se asnjë marrëveshje nuk është arritur me ‘Zonjën e Vjetër’ dhe se ai personalisht pret që Zhegrova të mbetet pjesë e tyre, të paktën edhe këtë sezon. 

Të njëjtin mendim nuk e ka edhe Genesio, i cili në një deklaratë pas ndeshjes tha se nuk është shumë i sigurt për të ardhmen e Zhegrovës. 

“Ai është këtu, me ne. Do të shohim nëse do të jetë këtu deri në fund. Edoni ka nevojë për kohë, nuk ka luajtur për një kohë shumë të gjatë”.

“Ai pati një lodhje të lehtë muskulore e cila u aktivizua para ndeshjes”, ka thënë Genesio. 

Javën e ardhshme Lille do të luajë në udhëtim ndaj Lorient dhe mbetet të shihet nëse Zhegrova do të marrë disa minuta./Telegrafi/

The post Trajneri i Lille flet për të ardhmen e Edon Zhegrovës appeared first on Telegrafi.

Pas disa transferimeve, Arsenali po negocion me Porton për shitjen e yllit të skuadrës

25 August 2025 at 10:19

Arsenali ka rifilluar bisedimet me Porton për të ardhmen e mbrojtësit polak Jakub Kiwior, teksa gjigantët portugezë po shtyjnë për ta mbyllur marrëveshjen përpara përfundimit të afatit kalimtar. 

25-vjeçari ka humbur terren në hierarkinë e trajnerit Mikel Arteta pas ardhjes së Cristhian Mosquera, dhe tani po konsideron një largim për të siguruar më shumë minuta në fushë. 

Sipas O Jogo, Porto i është drejtuar Arsenalit me një propozim për huazimin e Kiwiorit me detyrim blerjeje në fund të sezonit. 

Arsenali e vlerëson mbrojtësin e qendrës me një çmim rreth 30 milionë euro, dhe është i hapur për ta lënë të largohet nëse kërkesat financiare plotësohen. 

Crystal Palace gjithashtu po ndjek nga afër situatën, por aktualisht Porto është favorite për të siguruar shërbimet e lojtarit. 

Që prej transferimit të tij nga Spezia, Kiwior ka pasur vështirësi për të siguruar vend titullari në “Emirates”, duke qenë pas emrave si William Saliba, Gabriel dhe tani edhe Mosquera. Me Arsenalin që synon trofe në Angli dhe Evropë, Arteta po kërkon stabilitet në repartin mbrojtës  dhe Kiëior shihet si një alternativë e tepërt. 

Një lëvizje drejt Portos mund të ringjallë karrierën e tij, duke i ofruar jo vetëm më shumë hapësira, por edhe mundësinë për të luajtur në Ligën e Kampionëve si titullar. 

 

Mediat portugeze raportojnë se Porto e sheh Kiwiorin si një “përforcim të rëndësishëm”, që do t’i shtonte cilësi dhe thellësi prapavijës së skuadrës. 

Kiëior ishte një lojtar i papërdorur në fitoren 5-0 të Arsenalit ndaj Leeds, gjë që e thekson edhe më shumë rolin e tij dytësor në skuadër. 

Gazetari i njohur Fabrizio Romano gjithashtu ka konfirmuar se bisedimet vazhdojnë, ndërsa këtë javë pritet një ofertë e re nga Porto./Telegrafi/

The post Pas disa transferimeve, Arsenali po negocion me Porton për shitjen e yllit të skuadrës appeared first on Telegrafi.

Ylli ‘i harruar’ i Liverpoolit dëshiron të rikthehet në La Liga

25 August 2025 at 08:43

Reprezentuesi i Spanjës U21, Stefan Bajcetic, pritet të largohet nga Liverpooli para përfundimit të afatit kalimtar veror më 1 shtator. 

20-vjeçari nuk ka luajtur fare që prej ardhjes së Arne Slot në “Anfield” verën e kaluar, me trajnerin e ri të “Të Kuqve” që miratoi menjëherë huazimin e tij te RB Salzburg në fillim të sezonit 2024/2025. 

Megjithatë, pavarësisht pritshmërive të larta për të pasur një rol të rëndësishëm në Austri, ai nuk arriti të fitonte hapësirat e dëshiruara në Salzburg gjatë gjysmës së parë të sezonit, dhe Liverpooli vendosi ta rikthente në klub në fillim të vitit 2025. 

Ky rikthim në “Anfield” zgjati pak, pasi Bajcetic u transferua menjëherë në formë huazimi te Las Palmas për gjysmën e dytë të sezonit, por edhe pas rikthimit të fundit, kampionët e Ligës Premier nuk kanë vend për të në skuadrën e Arne Slot. 

Me hapësirat e kufizuara në ekip, Bajcetic ka kërkuar zyrtarisht të largohet, ndërsa Liverpooli është i gatshëm ta shesë, duke synuar të mbledhë fonde pas një vere me shpenzime të mëdha për ndërtimin e skuadrës së re të Slot. 

Sipas raportimeve nga Estadio Deportivo, dëshira e Bajcetic është e qartë, ai dëshiron të rikthehet në La Liga në ditët e fundit të afatit kalimtar, me Gironan që është pranë arritjes së marrëveshjes. 

Nga ana tjetër, Empire of the Kop shkruan se lojtari galician tashmë është rikuperuar plotësisht nga operacioni në muskujt e pasmë të kofshës që iu nënshtrua në qershor, por kjo nuk ka ndikuar në qëndrimin e trajnerit Slot, i cili mbetet i palëkundur në planifikimet e tij për mesfushën. 

Pengesa kryesore për realizimin e transferimit mund të jetë struktura e marrëveshjes, pasi Liverpooli është i hapur si për një huazim njëvjeçar, ashtu edhe për një shitje përfundimtare./Telegrafi/

The post Ylli ‘i harruar’ i Liverpoolit dëshiron të rikthehet në La Liga appeared first on Telegrafi.

Donjeta Sadiku në përgatitje intensive për Botërorin e boksit

25 August 2025 at 08:28

Nga data 13 gusht deri më 2 shtator, boksierja Donjeta Sadiku bashkë me trajneren dhe selektoren Marjola Sallauka po marrin pjesë në kampin elitar stërvitor në Sheffield të Anglisë, aty ku po përgatiten boksierët më të mirë të botës.  

Nga ky kamp është një hap i madh drejt Kampionatit Botëror 2025, që do të mbahet nga 4-14 shtator në Liverpool. 

Sadiku tashmë ka dëshmuar veten si një prej boksiereve më të mira të botës, duke fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror 2022 në Stamboll, medaljen e bronztë në kampionatin Evropian 2022 në Budva.  

Këtë vit ajo shkëlqeu në turnet më të mëdhenjë botëror në Strandja në Bullgari, në Brussels Capital Tournament në Belgjikë dhe Kupën Botërore në Feliks Stamm në Varshavë, duke fituar medaljet e arta nga të tre turnetë. 

Tani besimi dhe shpresa janë që nga ky kampionat, Donjeta të sjellë në Kosovë medaljen e artë, titullin kampione e botës./Telegrafi/

The post Donjeta Sadiku në përgatitje intensive për Botërorin e boksit appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Ermal Krasniqi shumë pranë transferimit tek Legia Varshava

24 August 2025 at 15:55

Sulmuesi i Kosovës, Ermal Krasniqi, është shumë pranë largimit nga Sparta Praga, ndërsa transferimi i tij te Legia e Varshavës po bëhet gjithnjë e më konkret. 

Lajmi është raportuar të dielën nga gazetari polak Konrad Ferszter, i cili bën të ditur se Krasniqi tashmë i është nënshtruar testeve mjekësore me klubin polak. 

Sipas tij, bisedimet mes Spartës dhe Legias janë në fazën përfundimtare, dhe zyrtarizimi i marrëveshjes mund të ndodhë shumë shpejt. 

Krasniqi, që luan si sulmues krahu i majtë, ka pasur një situatë të vështirë te Sparta së fundmi, në shtatë ndeshjet e fundit në elitë ka qëndruar në stol pa luajtur asnjë minutë.  

Ermal Krasniqi jest na testach medycznych w Warszawie i zostanie zawodnikiem Legii. Do końca okienka jeszcze przynajmniej jedno wzmocnienie ofensywy.

— Konrad Ferszter (@kferszter) August 24, 2025

Ai ishte titullar vetëm në javën e parë ndaj Jablonecit, por u zëvendësua pas pjesës së parë. Pasi Brian Priske nuk e sheh më në planet e tij për skuadrën. 

Ndërkohë, trajneri i Legias, Edi Iordanescu, po insiston që ta afrojë në ekip futbollistin nga Kosova, pasi beson se Krasniqi mund të sjellë cilësi dhe thellësi në repartin ofensiv të skuadrës./Telegrafi/

The post Ermal Krasniqi shumë pranë transferimit tek Legia Varshava appeared first on Telegrafi.

Formacionet zyrtare: Prishtina e Re – Ferizaj

24 August 2025 at 15:43

Prishtina e Re do të mirëpresë në Lipjan me fillim nga ora 16:30 skuadrën e Ferizajt në kuadër të javës së dytë në elitën e futbollit kosovar. 

Skuadra nga kryeqyteti e sapopromovuar në elitë, do të synojë fitoren e dytë rresht në Superligën e Kosovës. 

Javën e kaluar ata mposhtën Malishevën me rezultat të thellë 4-0, teksa Ferizaj po ashtu mori fitore duke mposhtur kampionin në fuqi, Dritën. 

Të dyja taboret po kërkojnë të konfirmojnë formën pozitive në këtë fillim sezon, andaj në këtë drejtim trajnerët kanë vendosur të luajnë me përbërjen më të mirë në dispozicion. 

Formacionet zyrtare: 

Prishtina e Re: Smakiqi, Zeqiri, Azizi, Prençi, Rudaj, Dadet, Baholli, Ahmeti, Gomes, Fazliu, Dobratiqi.

Ferizaj: Pas pak…

The post Formacionet zyrtare: Prishtina e Re – Ferizaj appeared first on Telegrafi.

Formacionet zyrtare: Ballkani – Malisheva

24 August 2025 at 15:39

Ballkani dhe Malisheva do të ndeshen me fillim nga ora 16:00 në kuadër të javës së dytë në Albi Mall Superligën e Kosovës. 

Të besuarit e Orges Shehit do ta kërkojnë fitoren pas barazimit pa gola javën e kaluar ndaj Gjilanit. 

Malisheva në anën tjetër u turpërua nga Prishtina e Re dhe do të synojë ta lë pas krahëve atë humbje të hidhur dhe të rikthehet tek rezultatet pozitive. 

Të dy trajnerët kanë vendosur të futen në fushë me formacionin më të mirë në dispozicion. 

Formacionet zyrtare: 

Ballkani: Iljazi, Smajli, Potoku, Tolaj, Giovanni, Serebe, Kryeziu, Ismajlgeci, Deliu, Batarelo, Jashanica. 

Malisheva: Pas pak…

The post Formacionet zyrtare: Ballkani – Malisheva appeared first on Telegrafi.

Formacionet zyrtare: Dukagjini – Gjilani

24 August 2025 at 15:34

Dukagjini do të jetë nikoqir i Gjilanit në kuadër të javës së dytë në elitën e futbollit kosovar. 

Kjo sfidë që do të zhvillohet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, premton të jetë mjaft interesant, për arsye se të dy skuadrat nuk kanë marrë fitore në xhiron e parë. 

Dukagjini u mposht nga Prishtina teksa Gjilani luajti baras ndaj Ballkanit. 

Të dy trajnerët kanë vendosur të futen në fushë me lojtarët më të mirë në dispozicion. 

Formacionet zyrtare: 

Dukagjini: Margono, Basri, Iseni, Xhemajli, Morina, Mërlaku, Sinani, Pefqeli, Isufi, Hugo, Maliqi. 

Gjilani: Laroshi, Thaqi, Adili, Bilali, Aganspahic, Basa, Prapashtica, Krivenjeva, Rrahmani, Boshnjaku, Ibrahimi.

/Telegrafi/

The post Formacionet zyrtare: Dukagjini – Gjilani appeared first on Telegrafi.

Fat i keq për Neymar, lëndohet dhe rrezikon të mos grumbullohet me Brazilin

24 August 2025 at 13:50

Klubi brazilian Santos ka njoftuar Federatën Braziliane të Futbollit (CBF) se Neymar ka pësuar lëdim në kofshë, sipas informacioneve të publikuara nga ge.globo. 

Ylli me numrin 10 thuhet se ka ndier dhimbje gjatë një aktiviteti të zhvilluar të enjten dhe pas ekzaminimeve mjekësore, dëmtimi është konfirmuar. 

 Si rezultat, rikthimi i tij në kombëtaren braziliane mund të mos ndodhë, siç ishte parashikuar. 

Përzgjedhësi i Brazilit, Carlo Ancelotti, do të shpallë listën e lojtarëve për ndeshjet e fundit kualifikuese të Kupës së Botës 2026 të hënën e ardhshme, dhe prania e Neymar në listë do të vlerësohet në varësi të gjendjes fizike. 

Neymar pritet të rikthehet te Santos më 31 gusht, në ndeshjen ndaj Fluminense që do të luhet në Vila Belmiro, në kuadër të Brasileiraos.  

Ai tashmë ka nisur trajtim mjekësor, por sipas burimeve, nuk pritet të marrë pjesë në stërvitjet e para të javës së ardhshme, për shkak të dëmtimit./Telegrafi/

The post Fat i keq për Neymar, lëndohet dhe rrezikon të mos grumbullohet me Brazilin appeared first on Telegrafi.

Ish-gjyqtari i njohur Mateu Lahoz tregon se a ishte penallti rasti i Baldes ndaj Levantes

24 August 2025 at 13:24

Ish-gjyqtari i njohur spanjoll, Antonio Mateu Lahoz, ka dalë hapur kundër vendimit të dhënë për penallti në dëm të Alejandro Balde gjatë ndeshjes ndërmjet Levantes dhe Barcelonës, në xhiron e dytë të La Ligës 2024/2025. 

Barcelona përmbysi rezultatin për të fituar 3-2 në një ndeshje dramatike në transfertë, por episodi më i diskutuar erdhi në fundin e pjesës së parë. 

Në minutat shtesë të pjesës së parë, pas një goditjeje nga Jose Luis Morales, topi u përplas në dorën e mbrojtësit të Barcelonës, Alejandro Balde.  

Gjyqtari kryesor, Alejandro Hernandez Hernandez, u thirr nga VAR-i për të parë pamjet në monitor dhe vendosi të akordojë penallti për Levanten, të cilën Morales e realizoi duke çuar rezultatin në 2-0. 

Megjithatë, sipas Mateu Lahoz, ky vendim ishte i padrejtë dhe në kundërshtim me precedentët e mëparshëm. 

“Dora e Balde nuk mund të jetë penallti. Ai ka shtrirë krahun, por dora është e lirë, nuk ka qëllim dhe pozicioni nuk është jo‑natyral”. 

“Precedenti i fundit me këtë gjyqtar ishte rasti i Tchouameni në El Clasico. Nëse atëherë nuk dha penallti, atëherë nuk mund të japë në këtë rast”, deklaroi Lahoz për mediat spanjolle. 

💣 Mateu Lahoz: “Es imposible que la mano de Balde sea penalti”https://t.co/9Aa8DKoIap

— Diario SPORT (@sport) August 24, 2025

Rasti të cilit i referohet Lahoz ndodhi në javën e 35-të të sezonit të kaluar të La Ligës, kur Barcelona mundi Real Madridin 4-3 në “Spotify Camp Nou”.  

Në fund të asaj ndeshjeje, një goditje e Ferran Torres u përplas në dorën e Aurelien Tchouameni brenda zonës së Real Madridit, por pas rishikimit të VAR-it, Hernandez vendosi të mos akordojë penallti për Barcelonën. 

Ky vendim i fundit ndaj Balde ka shkaktuar polemika të forta, jo vetëm për mënyrën si u interpretua rregulli për prekje me dorë, por edhe për mospërputhjen me raste të ngjashme të mëparshme nën të njëjtin gjyqtar./Telegrafi/

The post Ish-gjyqtari i njohur Mateu Lahoz tregon se a ishte penallti rasti i Baldes ndaj Levantes appeared first on Telegrafi.

Arsenali arrin marrëveshje rekorde për transferimin e senzacionit irlandez

24 August 2025 at 12:59

Arsenali thuhet se ka arritur një marrëveshje për të nënshkruar me supertalentin e Shamrock Rovers, Victor Ozhianvuna, në një marrëveshje që thyen rekordin për futbollin irlandez. 

Mesfushori 16-vjeçar, i cili tashmë luan në elitën e futbollit iralndez, do t’i bashkohet Arsenalit kur të mbushë 18 vjeç në janar të vitit 2027. 

Shuma e transferimit tejkalon rekordin e vendosur nga lëvizja e Tottenham për bashkëkombësin Mason Melia më herët këtë vit. 

Ozhianvuna ka kaluar me sukses testet mjekësore me Arsenalin dhe marrëveshja tashmë është arritur, në pritje të nënshkrimeve përfundimtare, sipas The Athletic. 

Shuma e transferimit do të tejkalojë 1.6 milionë që Tottenham pagoi në drejtim të St Patrick’s Athletic për Mason Melia, duke vendosur një rekord të ri transferimi për Irlandën. 

Arsenali mposhti disa nga klubet më të mëdha evropiane për të siguruar transferimin e adoleshentit, pasi e ndoqi nga afër ngjitjen e tij nëpër sistemin e të rinjve të Shamrock Rovers. 

Ozhianvuna ka bërë përshtypje në ligën e Irlandës pavarësisht moshës së re, duke debutuar me ekipin e parë të Shamrock Rovers sezonin e kaluar. 

Ai do të qëndrojë në Irlandë deri në moshën 18-vjeçare për shkak të rregulloreve të transferimeve të BE-së, ndërsa Arsenali i beson reputacionit të Shamrock Rovers për zhvillimin e talenteve të rinj që ta formësojnë më tej./Telegrafi/

The post Arsenali arrin marrëveshje rekorde për transferimin e senzacionit irlandez appeared first on Telegrafi.

Shfaqen pamje tronditëse: Kameramani i MotoGP-së i shpëtoi vdekjes në një incident të frikshëm

24 August 2025 at 11:46

MotoGP ka publikuar pamje tronditëse nga një incident i ndodhur gjatë kualifikimeve të Çmimit të Madh të Hungarisë, ku një operator kamere për pak sa nuk u godit nga motori i Pedro Acostas, pasi ai doli nga pista. 

Ky moment dramatik ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë në pistën Balaton Park, e cila këtë fundjavë priti për herë të parë një garë MotoGP që nga viti 1992.  

Megjithëse janë ndërmarrë masa të reja sigurie për rikthimin e këtij eventi prestigjioz, incidenti i Acostas ka nxjerrë në pah problemet në kthesën me shpejtësi të lartë, ku ndodhën disa aksidente gjatë kualifikimeve. 

Sipas 7 News, pikërisht kjo kthesë mbetet një pikë e nxehtë për debat, pasi shumë pilotë humbën kontrollin në atë pjesë të pistës, përfshirë edhe Acostan. 

🏍 Races in Hungary nearly ended in tragedy — a motorcyclist almost ran over a cameraman

🇭🇺At the Hungarian Grand Prix during the qualifying session of the 14th MotoGP stage, Spanish rider Pedro Acosta’s bike almost killed a cameraman who was standing more than 50 meters away. pic.twitter.com/DoGyfY04Tk

— NEXTA (@nexta_tv) August 24, 2025

Në videon e publikuar nga MotoGP, shihet se probleme me gomën e përparme të motorit bënë që piloti 21-vjeçar spanjoll të humbiste kontrollin dhe të përfundonte në zonën me zhavorr. 

Fatmirësisht, ai arriti të shkëputej nga motori përpara se të përplasej, ndërsa motori i tij goditi barrierat dhe fluturoi në ajër, duke kaluar shumë pranë operatorit të kamerës. 

Ky incident i shpëtuar për një fije i ka shtuar thirrjet për rishikim të mëtejshëm të standardeve të sigurisë në këtë pistë të rikonstruktuar. MotoGP pritet të japë një vlerësim zyrtar pas fundjavës së garës./Telegrafi/

The post Shfaqen pamje tronditëse: Kameramani i MotoGP-së i shpëtoi vdekjes në një incident të frikshëm appeared first on Telegrafi.

❌
❌