Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 August 2025Main stream

Viktor Orban në telashe të mëdha – nëse nuk rifillon punën tubacioni “Druzhba”, Hungaria ka rezerva nafte vetëm për 30 ditë

27 August 2025 at 23:51

Nëse furnizimi me naftë përmes naftësjellësit “Druzhba” nuk rifillon deri në muajin shtator, Hungaria dhe Sllovakia do të detyrohen të përdorin rezervat strategjike, deklaroi Zsolt Hernadi, drejtor ekzekutiv i kompanisë hungareze të naftës MOL, në një intervistë për portalin Mandiner.

“Kemi rezerva nafte për 25-30 ditë, dhe përveç kësaj Hungaria ka benzinë, naftë dhe karburant për avionë për afërsisht të njëjtën periudhë. Situata në Sllovaki është përafërsisht e njëjtë”, tha ai.

Edhe nëse Budapesti dhe Bratislava vazhdojnë të marrin naftë ruse përmes një rruge alternative, ekziston rreziku që rafineritë të mos punojnë me kapacitet të plotë, gjë që do të shkaktonte një reagim zinxhir në të gjithë rajonin e Evropës Qendrore, theksoi Hernadi.

Në rast të ndërprerjes së furnizimit me naftë ruse përmes naftësjellësit Druzhba, Hungaria dhe Sllovakia kanë të drejtë, pavarësisht sanksioneve, ta importojnë atë nëpërmjet detit përmes Kroacisë, por kjo do të ishte shumë më e kushtueshme, sqaroi ai, raporton reuters.

Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, pas një bisede me zëvendësministrin rus të Energjisë, Pavel Sorokin, deklaroi se furnizimi me naftë përmes Druzhbës do të rifillojë të enjten në një mënyrë testuese dhe jo të plotë.

Që nga fillimi i gushtit, Budapesti ka raportuar për tre sulme të forcave të armatosura ukrainase ndaj naftësjellësit Druzhba: më 13, 18 dhe 22 gusht. Dy sulmet e fundit çuan në ndërprerjen e pompimit të naftës. Hungaria dhe Sllovakia mbetën pa furnizim për pesë ditë.

Pas këtij incidenti, autoritetet hungareze dhe sllovake kërkuan nga Komisioni Evropian garanci për sigurinë e tyre energjetike.

Naftësjellësi Druzhba buron në Almetjevsk, kalon nëpër Bryansk, dhe pastaj ndahet në dy degë: dega veriore kalon përmes Bjellorusisë drejt Polonisë dhe dega jugore kalon përmes Ukrainës drejt Hungarisë, Sllovakisë dhe Çekisë.

Transporti i naftës ruse në Gjermani u ndal në fillim të vitit 2023, ndërsa në Poloni në fund të shkurtit të të njëjtit vit. Vendet e mbetura marrin ende naftë përmes degës jugore të naftësjellësit. /Telegrafi/

The post Viktor Orban në telashe të mëdha – nëse nuk rifillon punën tubacioni “Druzhba”, Hungaria ka rezerva nafte vetëm për 30 ditë appeared first on Telegrafi.

Përleshje midis demonstruesve dhe policisë në Novi Sad

27 August 2025 at 23:22

Studentët dhe qytetarët janë mbledhur në shenjë proteste përpara Fakultetit të Filozofisë, Novi Sad, pasi që dje studentët që kishin bllokuar këtë institucion të arsimit të lartë për nëntë muaj u dëbuan prej andej.

Ka pasur hedhje të mjeteve piroteknike, spërkatje me sprej dhe përplasje në hyrje të fakultetit.

Gjithashtu kanë ardhur edhe pjesëtarë të Xhandarmërisë serbe, drejt të cilëve po hidhen sende, raporton nova.rs.

Policija ispred Filozofskog fakulteta gura građane prema parku koji se nalazi prekoputa. pic.twitter.com/JXYCL7JaPi

— Razglas news (@razglasnews) August 27, 2025

Qytetarët janë rrethuar nga të gjitha anët ndërsa ka filluar një rrëmujë masive, ku raportohet edhe për të lënduar në radhët e qytetarëve.

Qytetarëve u thuhet të largohen nga Fakulteti i Filozofisë, të cilët po i rezistojnë thirrjeve të pjesëtarëve të policisë.

Ndryshe, protestat kanë nisur tash e sa muaj kundër pushtetit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. /Telegrafi/

Policija nastavlja da gura građane sve dalje od ulaza na Filozofski fakultet. pic.twitter.com/0lt7KphKjB

— Razglas news (@razglasnews) August 27, 2025

Policija podiže štitove ispred studenata na ulazu u Filozofski fakultet. #NoviSad pic.twitter.com/nvsHHtsDeZ

— Radio 021 (@Radio021) August 27, 2025

The post Përleshje midis demonstruesve dhe policisë në Novi Sad appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 27 August 2025Main stream

Opel planifikoi të kalonte në automjete elektrike, por tani gjithçka po ndryshon

27 August 2025 at 21:30

Që nga viti 2028 do të ofrojmë vetëm vetura elektrike, tha para dy vitesh drejtori ekzekutiv i Opelit, Florian Hüttl.

Në të njëjtën kohë, Opel dhe Stellantis filluan ndërtimin e një fabrike gjigante të baterive në Kaiserslautern.

Kjo gigafabrikë duhej të prodhonte 600 mijë bateri në vit. Por vitin e kaluar prodhimi u ndalua. Kërkesa për automjetet elektrike në Evropë është ngadalësuar. Konsumatorët kërkojnë automjete me motorë me djegie të brendshme.

“Nëse ka kërkesë, prodhimi i motorëve me djegie të brendshme nuk ka pse të ndalet në vitin 2028. Kemi vendosur qartë objektivat tona sa i përket uljes së emetimeve të dioksidit të karbonit nga kompania dhe makinat tona. Aktualisht jemi duke rishikuar planet tona dhe po i përshtatim me kushtet e reja”, tha një zëdhënës për gazetën Bild.

Me fjalë të tjera, Opel po heq dorë nga viti 2028 si vit i kalimit ekskluziv në automjetet elektrike.

Modeli i ri Corsa dhe Astra do të shiten ende me motorë me djegie të brendshme. Opel pritet të prezantojë Corsën e re në vitin 2027, ndërsa për vitin tjetër është planifikuar një version i ri dhe i ridizajnuar i modelit Astra.

Opel ka qenë një nga pionierët më të mëdhenj të elektrifikimit në mesin e prodhuesve evropianë të automjeteve. Fillimisht, viti 2025 ishte përcaktuar si pikë kthese për prodhimin vetëm të modeleve elektrike. Më pas kjo u shty për në vitin 2028, dhe tani…/Telegrafi/

The post Opel planifikoi të kalonte në automjete elektrike, por tani gjithçka po ndryshon appeared first on Telegrafi.

Qeni nuk mund ta përmbajë lumturinë kur pronari përmend tubin e ujitjes

27 August 2025 at 21:30

Në jetën e përditshme është lehtë të harrosh gjërat e vogla që sjellin gëzim, përveç nëse je qen.

Për Kodën, një qen i vogël, çezma e kopshtit për ujitje përbën kulmin e emocioneve dhe një video e fundit e reagimit të tij ndaj fjalës “çezmë” tregon se si një objekt i thjeshtë mund të zbukurojë ditën e një qeni.

Koda ka një dashuri të veçantë, thuajse obsesive, për çezmën e kopshtit, dhe pronarja e tij vendosi të ndajë këtë dashuri simpatike me botën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by koda & keelie ◡̈ (@chaoswithkoda)

Në videon e publikuar në Instagram, ajo fillon tregimin me fjalët se “Koda është vërtet një adhurues i madh i çezmës”.

Në momentin që Koda dëgjon fjalën kyçe, ai e kthen kokën sikur po përpiqet të përpunoje lajmin e gëzuar. Pronarja shton se ai e di saktësisht ku ndodhet çezma dhe mezi mund të përmbajë padurimin e tij.

Ndërsa video vazhdon, Koda duron duke pritur që pronarja t’i hapë ujin. Gjatë këtyre përgatitjeve, ai lëshon tinguj shumë të ëmbël, rrotullohet nga emocioni dhe vrapon nëpër oborr.

Sapo uji fillon të rrjedhë, Koda hidhet në veprim dhe pa mendje kap rrjedhën. Kërcimet, kthesat dhe lëvizjet e vazhdueshme të bishtit tregojnë qartë se ai po përjeton momente të pastër gëzimi. /Telegrafi/

The post Qeni nuk mund ta përmbajë lumturinë kur pronari përmend tubin e ujitjes appeared first on Telegrafi.

AirPods Pro 3 vijnë së shpejti: Apple sjell këtë përmirësim të rëndësishëm

27 August 2025 at 21:30

Gjenerata e tretë e kufjeve AirPods Pro mund të dalë tashmë këtë vjeshtë, me një përmirësim të rëndësishëm.

Apple pritet që këtë vjeshtë të prezantojë gjeneratën e tretë të kufjeve të saj më të njohura pa tela – AirPods Pro 3, dhe risia kryesore pritet të jetë sensori për matjen e rrahjeve të zemrës.

Sipas analistit të Bloomberg, Mark Gurman, modeli i ri pritet të sjellë edhe një çip më të avancuar për tingullin (H3), funksion më të mirë për anulimin e zhurmës, si dhe një dizajn të ri me kuti më të hollë dhe buton kapacitiv për çiftim.

Në versionin beta të iOS 26 tashmë janë zbuluar referenca për “AirPods Pro 3”, gjë që përforcon edhe më shumë se prezantimi është afër, ndoshta bashkë me daljen e iPhone 17 në shtator.

Përveç sensorit për rrahjet e zemrës, përmendet edhe mundësia për matjen e temperaturës së trupit, si dhe mbështetje për përkthim të drejtpërdrejtë gjatë bisedave.

Megjithatë, disa analistë paralajmërojnë se, për shkak të sfidave në prodhim, Apple mund ta shtyjë lançimin për në vitin 2026. /Telegrafi/

The post AirPods Pro 3 vijnë së shpejti: Apple sjell këtë përmirësim të rëndësishëm appeared first on Telegrafi.

Palestina do të bëhet lagjja e 11-të e qytetit të Barcelonës

27 August 2025 at 21:24

Kryetari i Bashkisë së Barcelonës, Jaume Collboni, njoftoi të martën se Gaza dhe qytete të tjera palestineze do të bëhen simbolikisht lagjja e 11-të e Barcelonës, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit dhe solidaritetit. 

Collboni prezantoi planin gjatë një vizite në Jordani, duke thënë se kjo lagje e re do të jetë një njësi teknike dhe buxhetore brenda strukturës komunale të Barcelonës.

Ajo do të plotësojë 10 lagjet ekzistuese të qytetit dhe do të koordinojë të gjitha projektet e bashkëpunimit me qytetet palestineze dhe UNRWA-n, agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë.

“Ky nuk është më një bashkëpunim i vetëm me vizita, por një strukturë e përhershme, e projektuar për të shfrytëzuar talentin e teknikëve komunalë”, tha ai, duke shtuar se një strukturë e ngjashme mund të krijohet “në territorin palestinez ose, nëse është e nevojshme, në Jordani.

Jaume Collboni és un batlle mesquí i miserable.

Palestina i Gaza seran el nou districte 11 de Barcelona amb 1 milió € de pressupost municipal. Mentrestant, retira els ajuts als avis de la capital. #DefensemBarcelona pic.twitter.com/ceBfUl7JM9

— Santiago Espot (@santiagoespot) August 26, 2025

Koncepti ndjek një precedent të vendosur në vitin 1995 kur Barcelona e caktoi simbolikisht Sarajevën si distriktin e saj të 11-të për të mbështetur rimëkëmbjen e saj pas gjenocidit të Srebrenicës.

Qëllimi i projektit është që të caktohen punonjës komunalë për të koordinuar projekte bashkëpunimi që ndjekin modelin e një lagjeje qyteti, raporton trt.

Këtë javë, Collboni u zotua gjithashtu të dyfishojë fondet e UNRWA-së për ushqim dhe ilaçe nga 200 mijë euro (231,824 dollarë) në 400 mijë euro (463,725 dollarë) dhe tha se do të “stabilizojë dhe rrisë” bashkëpunimin teknik me qytete si Gaza, Ramallah dhe Betlehemi përmes stafit bashkiak, strukturave të këshillit dhe burimeve të qytetit.

Gjatë fundjavës, Collboni tha se kishte planifikuar të udhëtonte për në Izrael dhe Palestinë, por autoritetet izraelite ia mohuan hyrjen.

“Ne do të fillonim një mision bashkëpunimi dhe paqeje, duke i kushtuar vëmendje kryetarëve të bashkive të Betlehemit dhe Ramallahut. Objektivi ishte të njihnim nga afër realitetin e qyteteve palestineze dhe të eksploronim mënyrat e ndihmës nga Barcelona në këto momente kritike”, tha ai përmes rrjeteve sociale. /Telegrafi/

The post Palestina do të bëhet lagjja e 11-të e qytetit të Barcelonës appeared first on Telegrafi.

Ndikimi i tarifave amerikane tek India – humbjet mund të tejkalojnë kursimet nga nafta ruse

27 August 2025 at 19:58

India pritet të përballet me humbje më të mëdha financiare për shkak të tarifave doganore të vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump, sesa ato kursime që ka realizuar nga blerja e naftës ruse me çmime më të ulëta, sipas vlerësimeve të analistëve ekonomikë.

Tarifat e importit të imponuara nga Shtetet e Bashkuara janë duke u parë si një faktor që mund t’i kushtojë Indisë shumë më tepër brenda një periudhe të shkurtër, madje më shumë se vlera totale e kursimeve që ajo ka arritur gjatë gjithë periudhës së konfliktit në Ukrainë, ku ka blerë naftë ruse me zbritje të konsiderueshme në çmim.

Para fillimit të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, India kishte një nivel shumë të ulët të importeve të naftës ruse – vetëm një përqindje shumë e vogël, më pak se 1 për qind e totalit të importeve të saj të naftës vinte nga Rusia. Kjo do të thotë që më parë, lidhjet e Indisë me naftën ruse ishin minimale dhe të papërfillshme në kuptimin e tregtisë së përgjithshme të naftës, raporton reuters.

Megjithatë, situata ndryshoi ndjeshëm pas vendosjes së sanksioneve të ashpra nga Perëndimi ndaj Rusisë. Për shkak të këtyre sanksioneve, Rusia filloi të ofronte naftën e saj me çmime të ulëta, duke krijuar një mundësi të favorshme për blerësit si India. Aktualisht, nafta ruse shitet me rreth 7 për qind më lirë në krahasim me çmimet e naftës së klasit global Brent, që është një standard referues në tregun ndërkombëtar të naftës.

Për shkak të këtij çmimi më të ulët, gjatë 3.5 viteve të fundit India ka arritur të kursejë rreth 17 miliardë dollarë, duke blerë sasi të mëdha nafte ruse me zbritje. Megjithatë, këto përfitime pritet të zhduken për shkak të ndikimit negativ të tarifave amerikane, të cilat rrezikojnë të rëndojnë ndjeshëm kostot e importit për Indinë në vitet që vijnë.

Në këtë mënyrë, India ndodhet në një situatë të vështirë, ku përfitimet që ka marrë nga çmimet e ulëta të naftës ruse mund të shkatërrohen nga barriera tregtare të vendosura nga një prej partnerëve të saj kryesorë tregtarë. Ky zhvillim mund të ndikojë jo vetëm në ekonominë indiane, por edhe në dinamikën globale të tregtisë së naftës dhe marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare. /Telegrafi/

The post Ndikimi i tarifave amerikane tek India – humbjet mund të tejkalojnë kursimet nga nafta ruse appeared first on Telegrafi.

Netanyahu thotë se Perandoria Osmane kreu gjenocid ndaj grekëve, armenëve dhe asirianëve

27 August 2025 at 19:19

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar për herë të parë publikisht se e njeh gjenocidin e kryer ndaj armenëve, asirianëve dhe grekëve gjatë periudhës së Perandorisë Osmane, duke përmendur ngjarjet e vitit 1915 si një akt të qartë të shfarosjes së organizuar ndaj këtyre komuniteteve.

Kjo deklaratë përbën një ndryshim të rëndësishëm nga qëndrimi zyrtar i Izraelit, i cili deri më tani ka shmangur përdorimin e termit “gjenocid” për të përshkruar masakrat ndaj armenëve dhe pakicave të tjera në fillim të shekullit të XX-të. Sipas zyrtarëve izraelitë, kjo është një deklaratë personale e Netanyahut dhe nuk përfaqëson ende një ndryshim zyrtar të politikës shtetërore të Izraelit.

Deklarata vjen në një moment kur marrëdhëniet midis Izraelit dhe Turqisë janë përkeqësuar ndjeshëm, sidomos për shkak të zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme dhe qëndrimeve të kundërta lidhur me konfliktin izraelito-palestinez, raporton euronews.

Disa analistë politikë e shohin këtë si një përpjekje nga ana e Netanyahut për të ushtruar presion politik mbi Ankaranë, duke përdorur një çështje historike me ndjeshmëri të lartë për Turqinë.

Israeli Prime Minister Netanyahu has for the first time stated that he recognizes the genocide of Armenians, Assyrians, and Greeks in the Ottoman Empire.

This came amid rising tensions in relations with Turkey.

However, Israel has not officially recognized the ethnic… pic.twitter.com/rm3SJfqT7h

— NEXTA (@nexta_tv) August 27, 2025

Reagimi i Turqisë nuk ka vonuar. Ministria e Jashtme turke e ka dënuar ashpër deklaratën, duke e cilësuar atë si “një përpjekje të ulët për të manipuluar tragjeditë historike për qëllime politike”.

Në një deklaratë zyrtare, ministria theksoi se “komentet e Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në lidhje me ngjarjet e vitit 1915 janë të papranueshme dhe përfaqësojnë një deformim të historisë.”

Çështja e njohjes së gjenocidit armen dhe të gjenocideve të tjera ndaj pakicave etnike gjatë Perandorisë Osmane mbetet një temë tepër e ndjeshme dhe e debatueshme në politikën ndërkombëtare.

Shumë shtete dhe institucione ndërkombëtare tashmë e kanë njohur zyrtarisht gjenocidin, ndërkohë që Turqia vazhdon ta mohojë atë dhe e konsideron përdorimin e termit “gjenocid” si një fyerje ndaj historisë dhe identitetit të saj kombëtar.

Deklarata e Netanyahut mund të ketë pasoja në marrëdhëniet diplomatike të Izraelit me Turqinë dhe mund të ndikojë edhe në mënyrën si vende të tjera e trajtojnë këtë çështje historike. /Telegrafi/

Netanyahu’nun 1915 Olaylarına Dair Açıklaması Hk. https://t.co/PMcOj1YANr pic.twitter.com/Z0T95MwGMo

— T.C. Dışişleri Bakanlığı (@TC_Disisleri) August 27, 2025

The post Netanyahu thotë se Perandoria Osmane kreu gjenocid ndaj grekëve, armenëve dhe asirianëve appeared first on Telegrafi.

Të shtëna në një shkollë katolike në Minneapolis, raportohet për viktima – reagon Trump

27 August 2025 at 17:28

(E Plotësuar) – Dy të vrarë dhe njëzet të plagosur nga të shtënat, thotë Departamenti amerikan i Drejtësisë.

Një zyrtar i Departamentit Amerikan të Drejtësisë thotë se dy persona janë vrarë gjatë të shtënave në Shkollën Katolike Annuation në Minneapolis, raporton skynews.

Në mesin e viktimave raportohet se është edhe i dyshuari për sulmin.

Të shtëna në një shkollë katolike në Minneapolis, raportohet për të plagosur

Policia ka konfirmuar se disa persona janë plagosur gjatë një të shtëne në shkollën katolike “Annunciation” në Minneapolis, në shtetin amerikan të Minesotës.

Sipas informacioneve të Wall Street Journal, numri i të plagosurve mund të jetë deri në 20, dhe mes tyre ka edhe fëmijë. Deri tani nuk ka informacione të konfirmuara për viktima në njerëz.

Policia ka njoftuar se “nuk ka më kërcënim aktiv” dhe se autori i sulmit është neutralizuar. Autoritetet vendore u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin zonën rreth rrugës së 54-të, midis Lyndale dhe Nicollet Avenue, në mënyrë që shërbimet emergjente të mund t’u japin ndihmë të plagosurve.

FBI, patrulla shtetërore dhe policia lokale ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa rrugët përreth janë bllokuar.

At least 20 people injured and two killed in a mass shooting just now at Annunciation Catholic Church and its school in Minneapolis, Minnesota.

Prayers aren’t working. We need action. If prayers worked a house of prayer wouldn’t experience this.

pic.twitter.com/rGYG6LAQhH

— Brian Krassenstein (@krassenstein) August 27, 2025

Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, ka konfirmuar se të shtënat ndodhën në një shkollë katolike dhe e ka përshkruar incidentin si një “akt të tmerrshëm dhune”.

Ai ka falënderuar shërbimet emergjente dhe ka bërë thirrje për lutje për fëmijët dhe mësuesit.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë të ditur se është “plotësisht i informuar” për ngjarjen dhe se FBI “ka reaguar shpejt dhe ndodhet në vendin e ngjarjes”. “Lutuni për të gjithë ata që janë prekur”, ka shkruar Trump në Truth Social.

Sipas CBS News, sulmuesi ishte një burrë i veshur me të zeza dhe i armatosur me pushkë. Identiteti dhe motivet e tij ende nuk janë të njohura. /Telegrafi/

The post Të shtëna në një shkollë katolike në Minneapolis, raportohet për viktima – reagon Trump appeared first on Telegrafi.

Trump: George dhe Alex Soros duhet të akuzohen për organizatë kriminale

27 August 2025 at 16:04

Presidenti amerikan, Donald Trump ka sulmuar publikisht George Sorosin dhe djalin e tij, Alexander Soros.

Ai përmes një mesazhi në platformën “Truth Social” u ka bërë thirrje autoriteteve amerikane të drejtësisë që të ngrejnë akuza ndaj tyre.

Trump i akuzoi ata për mbështetjen e protestave të dhunshme dhe aktiviteteve të tjera që përbëjnë rrezik për vendin.

“George Soros dhe djali i tij i jashtëzakonshëm i ekstremit të majtë duhet të ndiqen penalisht në bazë të Aktit RICO, për përfshirjen e tyre në protesta të dhunshme dhe shumë më tepër, anembanë vendit”, shkroi 79-vjeçari, duke iu referuar një ligji që përdoret për të ndjekur organizatat kriminale.

Presidenti e akuzoi gjithashtu familjen Soros për dëmtimin e SHBA-së, duke i quajtur “psikopatë” dhe duke paralajmëruar mbështetësit e tyre në Bregun Perëndimor me fjalët “Kujdes, ju kemi në sy!”.

Ai theksoi se “nuk do të lejojmë që këta të çmendur të shkatërrojnë Amerikën, pa i dhënë asaj asnjëherë mundësinë të ‘marrë frymë’ dhe të jetë e LIRË”.

George Soros, një i mbijetuar i Holokaustit 95-vjeçar, pasurinë e fituar në vitet ’70 dhe ’80 e ka investuar në Fondacionet e Shoqërisë së Hapur – organizata që mbështesin çështje të ndryshme në mbarë botën, përfshirë promovimin e qeverisjes së mirë, ndërtimin e demokracisë dhe nisma liberale të politikave publike.

Që nga viti 2023, djali i tij Alexander Soros ka marrë drejtimin e aktiviteteve filantropike të të atit. /Telegrafi/

The post Trump: George dhe Alex Soros duhet të akuzohen për organizatë kriminale appeared first on Telegrafi.

Trump kritikon Putinin: Po bën shfaqje duke kontestuar legjitimitetin e Zelenskyt

26 August 2025 at 23:50

Rusia ka deklaruar se presidenti, Vladimir Putin nuk do të nënshkruajë asnjë marrëveshje me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke e konsideruar atë të paligjshëm.

Në një reagim për këtë situatë, presidenti amerikan, Donald Trump e ka përshkruar gjithë këtë si “budallallëk”, duke thënë se “të gjithë po bëjnë shfaqje”.

Kur u pyet nëse Putin është sërish “në lojë”, lideri amerikan u shpreh se ka “gjëra shumë serioze në mendje” dhe beson se në shumë raste Putini është aktiv, ndërsa nuk mendon se gjithmonë është edhe Zelensky.

Reporter: Russia says that Putin will not sign a deal with Zelensky because Russia sees him as illegitimate.

Trump: It doesn’t matter what they say. It is all bullshit. Everybody is posturing. pic.twitter.com/nQppjo24yv

— Clash Report (@clashreport) August 26, 2025


Trump gjithashtu shtoi se “Zelensky nuk është gjithmonë i pafajshëm”, duke theksuar se “duhet dy persona për të vallëzuar tango”.

Këto komente i shtojnë më shumë tension bisedimeve për luftën që vazhdon mes Rusisë dhe Ukrainës, duke reflektuar një situatë komplekse ku besimi mes palëve është i ulët.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/

Reporter: Is Putin back on the clock now?

Trump: I have very serious things on my mind. I think in many ways he is there. Sometimes he is there and Zelensky won’t be there. pic.twitter.com/iX0uoD2ueO

— Clash Report (@clashreport) August 26, 2025

Trump:

Zelensky is not exactly innocent either. It takes two people to tango. pic.twitter.com/NHfba61EsG

— Clash Report (@clashreport) August 26, 2025

The post Trump kritikon Putinin: Po bën shfaqje duke kontestuar legjitimitetin e Zelenskyt appeared first on Telegrafi.

Adoleshenti 16-vjeçar vetëvritet në SHBA, prindërit akuzojnë ChatGPT

26 August 2025 at 23:30

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Kaliforni, ku një adoleshent 16-vjeçar, Adam Raine, i ka dhënë fund jetës së tij.

Prindërit e tij kanë ngritur një padi kundër kompanisë OpenAI, duke pretenduar se platforma e inteligjencës artificiale ChatGPT ka luajtur një rol aktiv në vetëvrasjen e djalit të tyre.

Sipas raportimit të NBC News, pas vdekjes së Adamit, prindërit zbuluan se ai kishte pasur dhjetëra biseda me ChatGPT-në, përfshirë diskutime të detajuara mbi mënyrat për të kryer vetëvrasje.

Adam e kishte përdorur ChatGPT-në për të marrë ndihmë në mësime dhe si një mjet për të përballuar vetminë. Por me kalimin e kohës, thonë prindërit, bisedat kishin marrë një kthesë të rrezikshme, duke u përqendruar te temat depresive dhe vetëvrasja. ChatGPT, sipas padisë, nuk e kishte ndaluar bisedën dhe nuk kishte ndërhyrë, pavarësisht se Adam kishte shprehur qartë qëllimet e tij.

Familja Raine ka ngritur një padi në Gjykatën e Lartë të San Franciskos ndaj OpenAI dhe drejtorit të saj, Sam Altman. Në dokumentet ligjore, ata pretendojnë se kompania ka dështuar të vendosë masa mbrojtëse efektive për përdoruesit e mitur dhe se platforma kishte ofruar informacion potencialisht të rrezikshëm që ndikoi drejtpërdrejt në vendimin fatal të djalit të tyre.

Babai i Adamit, Matt Raine, u shpreh “ai do të ishte ende me ne po të mos ishte për ChatGPT-në. Jam 100 për qind i bindur për këtë”.

Sipas tij, platforma nuk i kishte ofruar asnjë ndihmë reale psikologjike dhe nuk kishte orientuar djalin drejt ndihmës profesionale, përkundrazi, kishte lehtësuar procesin.

Në një deklaratë për mediat, OpenAI tha se është thellësisht i tronditur nga ngjarja dhe shpreh keqardhje për humbjen tragjike.

Kompania shton se ChatGPT përmban disa mekanizma sigurie, si sugjerimi për të kontaktuar linjat e ndihmës, por pranon se ato mund të mos jenë gjithmonë të mjaftueshme në raste të rënda emocionale. /Telegrafi/

The post Adoleshenti 16-vjeçar vetëvritet në SHBA, prindërit akuzojnë ChatGPT appeared first on Telegrafi.

Mbështetja që jep forcë – piloti ukrainas dhe dhuratat për çiftin nga Donetsku

26 August 2025 at 23:24

Piloti ukrainas falënderojnë një çift të moshuar për mbështetjen e tyre të palëkundur gjatë misioneve luftarake.

Një çift i moshuar nga rajoni i Donetskut është bërë një simbol i dashurisë dhe solidaritetit për pilotët ukrainas që luftojnë në linjat e frontit.

Ata me besnikëri dhe zemërgjerësi përshëndesnin dhe ndiqnin me sytë plot krenari pilotët, duke mbajtur në dorë flamurin ukrainas. Ky veprim i tyre i thjeshtë, por i fuqishëm i jepte pilotëve një ndjenjë shprese dhe forcë përballë sfidave të mëdha.

🇺🇦 Ukrainian pilots thank elderly couple for their support during combat missions

An elderly couple from Donetsk region regularly greeted and saw off pilots with Ukrainian flag. In return, the defenders brought them gifts.

“It was more than just a gesture. It was the feeling of… pic.twitter.com/4ezZKAoNn9

— Visegrád 24 (@visegrad24) August 26, 2025

Në shenjë mirënjohjeje, mbrojtësit e vendit nuk i harronin kurrë ata. Pas çdo misioni, pilotët i sillnin çiftit dhurata të vogla, si një shenjë falënderimi dhe vlerësimi për mbështetjen e tyre të palodhur.

Këto dhurata nuk ishin vetëm objekte, por simbolizonin lidhjen njerëzore dhe shpirtërore mes tyre, përtej luftës dhe vështirësive.

“Ky nuk ishte vetëm një gjest i thjeshtë,” tha një prej pilotëve në video, “ishte ndjenja e shtëpisë, e ngrohtësisë dhe e mbështetjes që na jepte çiftin. Ishte një rreze e vogël, por shumë e çmuar mirësie, që na jepte forcë për të shkuar drejt të panjohurës dhe për të përballuar çdo rrezik”.

Kjo histori e bukur përçon një mesazh të fuqishëm për të gjithë: edhe në kohëra të vështira, ndihma dhe mbështetja njerëzore mund të bëjnë mrekulli dhe të ndezin shpresën kur ajo duket e zhdukur. /Telegrafi/

The post Mbështetja që jep forcë – piloti ukrainas dhe dhuratat për çiftin nga Donetsku appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Rheinmetall i Gjermanisë dëshiron të prodhojë barut dhe predha artilerie në Bullgari

26 August 2025 at 22:35

Kompania gjermane, Rheinmetall planifikon të prodhojë barut dhe predha artilerie 155-milimetërshe në Bullgari, bazuar në dy marrëveshje për investim të përbashkët me vlerë mbi një miliard euro, ka njoftuar sot ky gjigant evropian i mbrojtjes.

Bojko Borisov, kreu i partisë qeverisëse bullgare të qendrës së djathtë GERB, njoftoi në Facebook se ishte takuar me drejtorin ekzekutiv të Rheinmetallit, Armin Papperger, në selinë e kompanisë në Dyseldorf për të diskutuar rreth dy fabrikave të përbashkëta.

Borisov kujtoi se për herë të parë kishte filluar të fliste me Papperger në mars për një mundësi bashkëprodhimi, dhe se tani Bullgaria dhe Rheinmetall po përgatisin planet për prodhimin e barutit dhe mbushjeve, si dhe të predhave 155-milimetërshe, në përputhje me standardet e NATO-s. Pritet që marrëveshjet të finalizohen brenda tre javëve të ardhshme.

Rheinmetall është një nga “ndihmësit” më të mëdhenj të Bashkimit Evropian në forcimin e kapaciteteve të tij mbrojtëse pas pushtimit rus të Ukrainës.

Kompania, në bashkëpunim me aktorë të tjerë, vepron në të gjithë kontinentin me synimin për të ndërtuar kapacitete prodhuese.

Ajo gjithashtu po investon në disa vende evropiane për të krijuar kapacitete të reja dhe po mban aleanca me kompani të tjera të mbrojtjes, përfshirë Leonardon italian dhe Lockheed Martin-in amerikan, për të përmbushur kërkesën në tregjet e saj kryesore evropiane, Gjermani dhe Ukrainë.

“Jemi të entuziazmuar për besimin që Bullgaria na ka treguar dhe do të jemi një partner i besueshëm dhe efikas për ta. Detaje të mëtejshme do t’i ofrojmë pas nënshkrimit të marrëveshjes”, thuhet në deklaratën e Rheinmetallit. /Telegrafi/

The post Rheinmetall i Gjermanisë dëshiron të prodhojë barut dhe predha artilerie në Bullgari appeared first on Telegrafi.

Republikania djeg Kuranin, zotohet t’i japë fund Islamit në Teksas

26 August 2025 at 22:01

Kandidatja republikane për Kongresin amerikan, Valentina Gomez, ka shkaktuar zemërim pasi publikoi një video në rrjetet sociale, ku shihet duke djegur një kopje të librit të shenjtë të myslimanëve, Kuranin.

Në video, ajo kishte bashkëngjitur përshkrimin “do ta përfundoj islamin në Teksas, kështu më ndihmoftë Zoti”.

Videoja është dënuar gjerësisht nga grupet për mbrojtjen e myslimanëve, liderë politikë dhe përdorues të internetit.

Valentina Gomez, who is running for Congress in Texas, declares war on Islam and Muslims by burning the Quran and says Islam must be stopped “once and for all.” pic.twitter.com/wqI65qriD3

— Shadow of Ezra (@ShadowofEzra) August 25, 2025

Kjo nuk është hera e parë që Gomez kritikohet për sjelljen e saj. Në maj të vitit 2025, ajo hyri në skenën e një tubimi qytetar të myslimanëve, ua mori mikrofonin dhe filloi të ofendonte islamin.

Në dhjetor të vitit 2024, ajo publikoi një video ku paraqitej një ekzekutim i rremë i një emigranti dhe bëri thirrje për “ekzekutime publike” të emigrantëve pa dokumente që kanë kryer krime të dhunshme.

Përndryshe, Gomez ka lindur në Medelin, Kolumbi, dhe u shpërngul në SHBA në vitin 2009.

Ajo kandidoi vitin e kaluar për postin e sekretarit të shtetit në Missouri dhe përfundoi e gjashta nga kandidatët republikanë, duke marrë vetëm 7.4 për qind të votave. /Telegrafi/

The post Republikania djeg Kuranin, zotohet t’i japë fund Islamit në Teksas appeared first on Telegrafi.

Përshkallëzohet protesta në Novi Sad – studentët e Juridikut hyjnë në Fakultetin e Filozofisë

26 August 2025 at 20:41

Studentët e Fakultetit Juridik në Novi Sad kanë hyrë në ndërtesën e Fakultetit të Filozofisë, ku mëngjesit të sotëm dekani Milivoj Alanoviq kishte përzënë studentët.

Në fakultet më pas, me thirrjen e dekanit, kanë arritur pjesëtarë të Njësisë Ndërhyrëse dhe tre automjete policore (të njohura si “marica”).

Menjëherë pas kësaj ka ardhur edhe Xhandarmëria e Serbisë, raporton N1.

Pa izvedi i tenkove na nas kukAVice❗
Niko te se ne boji!
Odbranićemo Univerzitet! pic.twitter.com/BK6EH56c0w

— FTN SE BUDI (@ftn_se_budi) August 26, 2025

Studentëve dhe profesorëve gjatë ditës iu bashkuan edhe bujq dhe grupe qytetarësh, për t’u dhënë mbështetje.

Në një moment është dëgjuar zhurmë para Fakultetit, sepse studentët nga Fakulteti Juridik kishin arritur të hynin në ndërtesën e Fakultetit të Filozofisë nga një hyrje anësore.

Ndryshe, dekani Alanoviq që nga mëngjesi kishte qëndruar i mbyllur brenda, ndërsa para ndërtesës ishin mbledhur studentë si dhe grupe qytetarësh. /Telegrafi/

Deo studenata uspeo je da uđe na Filozofski fakultet u Novom Sadu kroz zgradu Pravnog fakulteta. pic.twitter.com/L3JD9bjtji

— Razglas news (@razglasnews) August 26, 2025

The post Përshkallëzohet protesta në Novi Sad – studentët e Juridikut hyjnë në Fakultetin e Filozofisë appeared first on Telegrafi.

Reuters zbuloi se çka i ka ofruar Amerika, Rusisë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

26 August 2025 at 18:41

Zyrtarë amerikanë dhe rusë të qeverisë diskutuan disa marrëveshje energjetike në margjinat e bisedimeve për paqen në Ukrainë që u mbajtën në muajin gusht, konfirmuan për reuters pesë burime të njohura me këto bisedime.

Marrëveshjet e propozuara do të shërbenin si një nxitje për Kremlinin që të pranojë paqen, ndërsa Uashingtoni do të lehtësonte sanksionet e vendosura ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës në shkurt 2022, të cilat kanë izoluar vendin nga shumica e investimeve ndërkombëtare në sektorin energjetik.

Çfarë konkretisht amerikanët i ofruan rusëve?

Sipas tre burimeve, zyrtarët diskutuan mundësinë e rikthimit të Exxon Mobil në projektin rus të naftës dhe gazit Sahalin-1. Gjithashtu, katër burime thanë se u diskutua edhe mundësia që Rusia të blejë pajisje amerikane për projektet e saj të LNG-së, siç është impianti Arctic LNG 2, i cili është nën sanksione perëndimore. Në fillim të muajit gusht, Reuters raportoi gjithashtu për idenë që SHBA-të të blejnë nga Rusia thyerës akulli bërthamorë.

Bisedimet u zhvilluan gjatë vizitës së përfaqësuesit amerikan Steve Witkoff në Moskë, ku ai u takua me presidentin rus, Vladimir Putin dhe përfaqësuesin e tij për investime, Kirill Dmitriev.

“Shtëpia e Bardhë dëshironte të njoftonte një lajm të bujshëm menjëherë pas Alaskës”

Dy burime thanë se gjithçka u diskutua edhe brenda Shtëpisë së Bardhë me presidentin amerikan, Donald Trump, dhe marrëveshjet u përmendën shkurtimisht në samitin e Alaskës më 15 gusht.

“Shtëpia e Bardhë donte të nxirrte një lajm të bujshëm pas samitit në Alaskë, duke njoftuar një marrëveshje të madhe investimi. Kështu Trump do të kishte ndjesinë që ka arritur diçka”, tha një nga burimet.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se Trump vazhdon të bashkëpunojë me zyrtarë rusë dhe ukrainas për arritjen e paqes, duke shtuar se “nuk është në interesin kombëtar të negociojë publikisht për këto çështje”.

Presion dhe lojë gjeopolitike

Në të njëjtën kohë, Trump kërcënoi me vendosjen e sanksioneve shtesë ndaj Rusisë nëse bisedimet për paqen nuk përparojnë, si dhe me tarifa të larta ndaj Indisë, një blerës kyç të naftës ruse. Bisedimet e fundit u fokusuan në marrëveshje bilaterale midis SHBA-së dhe Rusisë, duke anashkaluar Bashkimin Evropian, i cili ka mbetur i fortë në mbështetjen e Ukrainës.

Është domethënëse që në të njëjtën ditë kur u mbajt samiti në Alaskë, Putin nënshkroi një dekret që mund t’u mundësojë investitorëve të huaj, përfshirë Exxon Mobil, rikthimin e pjesëmarrjes në projektin Sahalin-1.

“SHBA nxit Rusinë të blejë teknologji amerikane, jo kineze”

Kushti është që aksionarët e huaj të ndërmarrin hapa për të mbështetur heqjen e sanksioneve perëndimore. Për kujtesë, Exxon në 2022 la biznesin në Rusi duke shënuar një humbje prej 4.6 miliardë dollarësh, dhe Kremlini konfiskoi pjesëmarrjen e tij prej 30% në projekt.

Një nga burimet thotë se Uashingtoni përpiqet të inkurajojë Rusinë të blejë teknologji amerikane në vend të asaj kineze, si pjesë e një strategjie më të gjerë për dobësimin e marrëdhënieve midis Pekinit dhe Moskës, të cilët pak ditë para pushtimit shpallën partneritetin e tyre “strategjik pa kufij”. /Telegrafi/

The post Reuters zbuloi se çka i ka ofruar Amerika, Rusisë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë appeared first on Telegrafi.

Shumë biznese të birrarisë po përballen me falimentim në Gjermani

26 August 2025 at 18:28

Industria tradicionale e birrës në Gjermani, një nga shtyllat kulturore dhe ekonomike të vendit, po kalon një nga periudhat më të vështira në dekada. Stefan Blaschak, drejtori ekzekutiv i birrarisë së njohur Oettinger, ka ngritur alarmin për një valë të falimentimeve që po përfshin sektorin, duke paralajmëruar se situata është më serioze se kurrë më parë.

“Kjo është një krizë që nuk ka të krahasuar. Bota e birrës po shembet”, tha Blaschak në një deklaratë për mediat dhe shtoi se “po shohim biznese të vogla që po falimentojnë pothuajse çdo ditë. Nëse kjo prirje vazhdon, edhe birraritë e mëdha nuk do të shpëtojnë nga pasojat”.

Sipas të dhënave të fundit, konsumi i birrës në Gjermani ka pësuar një rënie të ndjeshme gjatë vitit 2025, me një ulje prej 7–7.5 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Kjo rënie vjen si vazhdim i një tendence disavjeçare, por shifrat e këtij viti janë veçanërisht alarmante për industrinë.

Në dy vitet e fundit, janë mbyllur plot 52 birrari në të gjithë vendin — shifër kjo që përbën numrin më të lartë të mbylljeve brenda një periudhe kaq të shkurtër në më shumë se 30 vjet. Kjo tregon jo vetëm për vështirësitë ekonomike me të cilat po përballen prodhuesit, por edhe për një ndryshim të thellë në zakonet e konsumatorëve gjermanë.

Faktorët që kanë çuar në këtë situatë janë të shumtë: ndryshimet në stilin e jetesës, rritja e ndërgjegjësimit për shëndetin, konkurrenca nga pije të tjera si vera dhe pijet e gazuara, si dhe rritja e kostove të prodhimit për shkak të inflacionit dhe krizave të furnizimit pas pandemisë dhe konflikteve ndërkombëtare.

Blaschak thekson se nëse nuk merren masa të menjëhershme për të mbështetur industrinë, një pjesë e madhe e trashëgimisë kulturore dhe kulinare të Gjermanisë është në rrezik të zhduket.

“Birra nuk është thjesht një produkt – ajo është pjesë e identitetit tonë kombëtar. Nëse e lejojmë këtë industri të shkatërrohet, humbasim më shumë sesa thjesht disa marka birre – humbasim një pjesë të historisë sonë,” përfundoi ai. /Telegrafi/

The post Shumë biznese të birrarisë po përballen me falimentim në Gjermani appeared first on Telegrafi.

Trump kërcënon Kinën: Dogana 200 për qind nëse nuk dërgojnë magnete në SHBA

26 August 2025 at 16:50

Presidenti amerikan, Donald Trump kërcënoi të hënën se do të vendosë tarifa doganore prej 200 për qind mbi importet e mallrave kineze nëse Pekini nuk siguron furnizime të besueshme të magneteve nga elementët e rrallë tokësorë për SHBA-të.

“Duhet të na japin magnetet. Nëse nuk na japin magnetet, do të jemi të detyruar t’u vendosim taksë doganore prej 200 për qind, ose diçka të tillë”, deklaroi në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti amerikan pranoi se masa të tilla ekstreme në praktikë do të ndalonin tregtinë me Kinën, duke shtuar se ky skenar, nëse bëhet i domosdoshëm, do të ishte i pranueshëm për SHBA-të.

Elementët e rrallë tokësorë janë lëndë të para thelbësore për teknologjinë moderne dhe përdoren në prodhimin e telefonave mobil, turbinave me erë, automjeteve elektrike dhe pajisjeve ushtarake.

Magnetet nga këto metale luajnë një rol veçanërisht të rëndësishëm.

Kina është lider botëror në prodhimin dhe përpunimin e elementëve të rrallë tokësorë, ndërsa SHBA-të varen nga importi.

Në kulmin e luftës tregtare, Pekini kishte kufizuar eksportin e metaleve të rrallë dhe magneteve. /Telegrafi/

The post Trump kërcënon Kinën: Dogana 200 për qind nëse nuk dërgojnë magnete në SHBA appeared first on Telegrafi.

“Veshi” i Rusisë në kufi me NATO-n – spiunazh në shkallë të gjerë për Putinin

23 August 2025 at 15:29

Rusia po ndërton një antenë gjigante në formë “veshi” në rajonin strategjik të Kaliningradit – një enklavë ruse e vendosur mes vendeve anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian – vetëm 25 kilometra larg kufirit me Poloninë. Kjo strukturë e pazakontë dhe e sofistikuar ka ngritur shqetësime serioze mes vendeve perëndimore, të cilat po e monitorojnë nga afër zhvillimin e saj.

Sipas imazheve të fundit satelitore, të analizuara nga studiues dhe ekspertë të sigurisë, antena përbëhet nga shtatë unaza simetrike të mëdha, të vendosura në mënyrë të koordinuar dhe të rrethuara me një gardh të lartë sigurie, raporton newsweek.

Ky ndërtim masiv shtrihet në një sipërfaqe të konsiderueshme, me një diametër që arrin deri në 1.6 kilometra, duke e bërë atë një nga strukturat më të mëdha të këtij lloji në Evropë.

Ekspertët e inteligjencës dhe të teknologjisë së mbrojtjes besojnë se kjo antenë nuk është ndërtuar për qëllime të zakonshme komunikimi. Në fakt, ajo mund të përfaqësojë një sistem të avancuar përgjimi elektronik, të aftë të kapë dhe analizojë sinjale komunikimi, transmetime ushtarake dhe radio nga thellësia e territorit evropian – ndoshta deri në disa qindra kilometra larg. Një strukturë e tillë do t’i jepte Rusisë një avantazh të madh në fushën e luftës elektronike, duke e rritur ndjeshëm aftësinë e saj për të monitoruar aktivitetet e NATO-s në kohë reale.

Në sfondin e luftës në vazhdim në Ukrainë dhe tensioneve gjithnjë e më të larta mes Rusisë dhe Perëndimit, ky zhvillim tregon qartë se Moska nuk po mbështetet më vetëm te fuqia e saj ushtarake konvencionale, si raketat dhe armët, por edhe te teknologjitë e avancuara të përgjimit dhe zbulimit.

Antena në Kaliningrad duket të jetë pjesë e një strategjie më të gjerë të Kremlinit për të forcuar kapacitetet e inteligjencës dhe për të ruajtur ndikimin e tij në rajon – në një kohë kur balanca e fuqisë në Evropë është më e brishtë se kurrë.

Ndërkohë, autoritetet perëndimore janë duke analizuar me vëmendje këtë strukturë, ndërsa zyrtarë të mbrojtjes në Poloni dhe shtetet baltike kanë paralajmëruar për rritjen e rrezikut nga operacionet ruse të spiunazhit dhe përgjimit. Kjo antenë mund të përbëjë një kërcënim real për sigurinë kombëtare të vendeve fqinje dhe të gjithë aleancës së NATO-s. /Telegrafi/

The post “Veshi” i Rusisë në kufi me NATO-n – spiunazh në shkallë të gjerë për Putinin appeared first on Telegrafi.

❌
❌