Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 August 2025Main stream

Dështoi transferimi i Dani Ceballos te Marseille

27 August 2025 at 19:32

Transferimi i Dani Ceballos nga Real Madridi te Olimpique Marseille është anuluar, pavarësisht bisedimeve të avancuara mes palëve.

Sipas raportimit të gazetarit të njohur të merkatos, Fabrizio Romano, marrëveshja nuk u konkretizua me nënshkrim final dhe klubi francez vendosi të tërhiqet nga negociatat.

Madje, vetëm një ditë më parë Ceballos kishte publikuar një postim lamtumirës në rrjetet sociale, duke lënë të kuptohet se largimi i tij nga “Los Blancos” ishte i sigurt.

Megjithatë, me zhvillimet e fundit, mesfushori spanjoll pritet të mbetet ende pjesë e Real Madridit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dështoi transferimi i Dani Ceballos te Marseille appeared first on Sinjali.

Probleme te Marseille, por Rabiot ftohet nga Franca për ndeshjet e shtatorit

27 August 2025 at 16:06

Kombëtarja e Francës ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet që do të zhvillohen gjatë muajit shtator.

Mes emrave të ftuar nga trajneri Didier Deschamps është edhe mesfushori Adrien Rabiot, i cili aktualisht po përballet me disa mosmarrëveshje me klubin e tij, Marseille.

Pavarësisht situatës në nivel klubi, Deschamps ka vendosur t’i besojë Rabiot për dy sfidat e radhës në kuadër të kualifikueseve.

“Gjelat” do të përballen fillimisht me Ukrainën, dhe më pas me Islandën, në dy ndeshje që pritet të jenë vendimtare për pozicionimin e tyre në grup.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Probleme te Marseille, por Rabiot ftohet nga Franca për ndeshjet e shtatorit appeared first on Sinjali.

Nga Tirana te ADO Den Haag

27 August 2025 at 14:16

Nga Gazeta Si – Ky është udhëtimi i Erbim Fagu-t në rrugën e trajningut. Ish lojtari i Tiranës, Teutës, Elbasanit, Besës dhe Skënderbeut punon prej pothuajse një dekade si trainer.

Mes të tjerash në sezonin 2023-2024 ai drejtoi edhe blutë ku militoi si lojtar më herët.

Pas largimit të dytë nga kryeqyteti, ai u kthye në Holandë ku jeton prej disa vitesh duke punuar në Akademinë e ADO den Haag.

Një ditë më parë atij i është besuar drejtimi i skuadrës U19 në klubin tulipan.

The post Nga Tirana te ADO Den Haag appeared first on Gazeta Si.

Suedia shpall listën për ndeshjet me Slloveninë dhe Kosovën – mungon Zeneli

27 August 2025 at 12:30

Suedia ka shpallur listën për ndeshjet me Slloveninë dhe Kosovën, të vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2026.

Pjesë e listës janë edhe yje si Alexander Isak, Viktor Gyokeres.

Mungon Besfort Zeneli që kishte lënë Kosovën për Suedinë.

U21-truppen till EM-kvalets två första matcher 🙌

🇸🇪-🇦🇲 | 5 sep
🇲🇪-🇸🇪 | 9 sep pic.twitter.com/nPI1c90Tm3

— Svensk Fotboll (@svenskfotboll) August 27, 2025

Nu inleds resan mot VM 2026 🔥

🇸🇮-🇸🇪 | 5 sep
🇽🇰-🇸🇪 | 8 sep pic.twitter.com/0JFVHwUyMi

— Svensk Fotboll (@svenskfotboll) August 27, 2025

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Suedia shpall listën për ndeshjet me Slloveninë dhe Kosovën – mungon Zeneli appeared first on Sinjali.

Alessandro Florenzi pensionohet nga futbolli në moshën 34 vjeçare

27 August 2025 at 11:47

Mbrojtësi italian, Alessandro Florenzi, ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli profesionist në moshën 34-vjeçare, duke i dhënë fund një karriere të shquar që zgjati më shumë se një dekadë.

Florenzi e filloi udhëtimin e tij profesional te Roma, ku regjistroi mbi 200 paraqitje dhe madje shërbeu si kapiten i ekipit. I njohur për shkathtësinë e tij, ai luajti si mbrojtës i djathtë dhe mesfushor, duke fituar reputacionin si një lojtar dinamik dhe i besueshëm.

Karriera e tij përfshinte gjithashtu periudha huazimi te Crotone, Valencia, Paris Saint-Germain dhe AC Milan.

Në nivel ndërkombëtar, Florenzi arriti të fitojë UEFA Euro 2020 me Italinë dhe titullin e Serie A me AC Milan në vitin 2022.

Në një mesazh të përzemërt në Instagram, ai falënderoi familjen, shokët e ekipit, trajnerët dhe tifozët për mbështetjen gjatë gjithë karrierës së tij: “Sot themi lamtumirë, por ju gjithmonë do të jeni pjesë e imja.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Alessandro Florenzi pensionohet nga futbolli në moshën 34 vjeçare appeared first on Sinjali.

Klubi italian merr vendimin për sulmuesin kosovar

27 August 2025 at 10:43

Sulmuesi kosovar, Mirlind Daku, nuk është më në planet e Fiorentinës, raporton të mërkurën mediumi rus “Euro-Football”.

Klubi italian kishte shfaqur më parë interesim për Dakun, sulmuesin e Rubin Kazanit, me raportime që flisnin për një transferim prej 20 milionë eurosh. Por tashmë, interesimi i Fiorentinës ka zbehur, dhe nuk ka oferta konkrete për futbollistin.

Megjithatë, trajneri i Rubin Kazanit, Rashid Rakhimov, nuk e ka përjashtuar largimin e Dakut. Ai është pyetur nëse skuadra mund të mbetet pa sulmuesin kosovar:

“Nuk jemi gati. Ne kemi vetëm dy sulmues. Kjo nuk do të duhej të ndodhte në një klub me synime. Por nëse ka një ofertë specifike, nuk do të jemi në gjendje të bëjmë asgjë,” ka thënë Rakhimov.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Klubi italian merr vendimin për sulmuesin kosovar appeared first on Sinjali.

Shkëndija do të provojë deri në fund për Europa League

27 August 2025 at 10:31

Nga Gazeta Si – Pavarësisht avantazhit të shpejtë një javë më parë në Shkup, Ludogorets nuk e ruajti momentumin dhe Shkëndija barazoi përpara pushimit me Latifin ndërsa Ibraimi shënoi golin e fitore në pjesën e dytë.

Ishte humbja e dytë për “Eagles” që bënë një start pothuajse perfekt në mbrojtjen e titullit me 4 fitore dhe 1 barazim në kampionat.

Ndërsa humbjen e parë ia shkaktoi Ferencvaros që e nxori nga Champions League.

Për tu kthyer në fazën Finale për të 8 sezon në histori, skuadra që drejtohet nga Rui Mota, ka nevojë për një përmbysje në shtëpi.

Për këtë i favorizon edhe seria e 18 ndeshjeve rradhazi pa humbje në Razgrad. Ludogorets nuk luajti në kampionat në fundjavë por Shkëndija barazoi 0-0 ndaj Arsimi-t.

Edhe kampionët e Maqedonisë së Veriut nuk kanë asnjë humbje në sezonin e ri me 7 nga 9 pikët e mundshme në kampionat.

Nëse arrin të kualifikohet në Europa League, skuadra tetovare do të përballet me emra si Real Betis, Aston Villa dhe Roma.

Por edhe nëse eleminohen, të besuarit e Jeton Beqirit mund të ngushëllohen me fazën e Ligës që i pret në “Conference League”.

Formacionet e mundshme janë këto:
Ludogorets Razgrad:
Padt; Son, Almeida, Kurtulus, Nedyalkov; Pedrinho, Duarte, Chochev; Marcus, Bille, Caio

Shkëndija: Gaye; Trumci, Fetai, Cake, Webster; Ramadani, Alhassan; Krasniqi, Zejnullai, Tamba; Ibraimi

The post Shkëndija do të provojë deri në fund për Europa League appeared first on Gazeta Si.

Sunderlandi eliminohet nga Kupa e Ligës angleze

26 August 2025 at 23:28

Sunderlandi është eliminuar nga Kupa e Ligës angleze të martën mbrëma. Sunderlandi, që garon në Premier League të Anglisë, humbi nga Huddersfieldi i Kategorisë së Tretë angleze.

U eliminua pas ekzekutimit të penalltive. Humbi 6:5. Koha e rregullt përfundoi baras, 1:1.

Xhaka nuk ishte pjesë e ekipit. Ai u pushua për këtë ndeshje nga trajneri i Sunderlandit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sunderlandi eliminohet nga Kupa e Ligës angleze appeared first on Sinjali.

Yesterday — 26 August 2025Main stream

Avdullahu zgjodhi Kosovën para Zvicrës, Xherdan Shaqiri: Kemi folur shpesh për këtë

26 August 2025 at 19:31

Selektori i Zvicrës, Murat Yakin, pritet të publikojë të enjten listën e lojtarëve për dy ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026, kundër Kosovës dhe Sllovenisë.

Gazeta zvicerane Luzerner Zeitung raportoi se mesfushori Leon Avdullahu do të ishte pjesë e listës së Yakin-it, nëse nuk do të vendoste të luante për Kosovën.

Avdullahu, i cili këtë verë u transferua nga Baseli te Hoffenheimi për 8 milionë franga zvicerane, ka shkëlqyer me paraqitjet e para në Bundesliga dhe Kupën e Gjermanisë, ku ka luajtur si titullar. Megjithatë, ai vendosi që karrierën ndërkombëtare ta vazhdojë me Kosovën.

Vendimi i tij ka nxitur reagime në Zvicër, përfshirë edhe kapitenin e Baselit, Xherdan Shaqiri, i cili ka folur për këtë temë.

“Leonit me siguri iu shfaqën perspektiva më të mira në Kosovë, përndryshe nuk do ta kishte bërë këtë ndërrim”, deklaroi Shaqiri, i cili deri në vitin 2024 ishte ylli kryesor i përfaqësueses zvicerane.

Shaqiri dhe Avdullahu ishin dy prej lojtarëve më të rëndësishëm të Baselit në sezonin e kaluar, me Shaqirin si lider të sulmit dhe Avdullahun si “trurin” e mesfushës. Ylli i Zvicrës thekson se vendimi i Avdullahut ishte personal.

“Sigurisht që folëm për këtë herë pas here në Basel. Por Leoni e mori vendimin vetëm me familjen e tij. Nuk mendoj se pata ndonjë ndikim. Dhe në fund të fundit, tani ai ka kohë që është në Hoffenheim”, ka shtuar Shaqiri.

Kosova u pranua në FIFA dhe UEFA në maj të vitit 2016, periudhë kur FFK bëri përpjekje për ta bindur edhe vetë Shaqirin që t’i bashkohej. Megjithatë, ai zgjodhi të mbetej me Zvicrën, për të cilën deri në pensionimin e tij zhvilloi 125 ndeshje dhe shënoi 32 gola.

Avdullahu tani pritet të debutojë për Kosovën më 5 shtator, pikërisht në Basel, qytetin ku u zhvillua si futbollist. Ndeshja ndaj Zvicrës do të jetë sfida hapëse e “Dardanëve” në kualifikimet për Kupën e Botës 2026.

Edhe mesfushori i Zurichut, Bledian Krasniqi, ka përshëndetur zgjedhjen e Avdullahut.

“Avdullahu është lojtar i shkëlqyer që do të na ndihmojë shumë. Është plus për ne”, tha ai për Bluewin.

Krasniqi debutoi për Kosovën në qershor, në ndeshjen kundër Komoreve, pasi më herët kishte luajtur për grupmoshat e Zvicrës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Avdullahu zgjodhi Kosovën para Zvicrës, Xherdan Shaqiri: Kemi folur shpesh për këtë appeared first on Sinjali.

Zyrtare: Ardit Tahiri nga Llapi te Helsinki

26 August 2025 at 18:30

Karriera e sulmuesit Ardit Tahiri do të vazhdojë në Finlandë, pasi ai ka kompletuar transferimin te klubi më i madh i këtij vendi, HJK Helsinki, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmi është zyrtarizuar të martën, me Tahirin që largohet nga Llapi në formë huazimi deri në fund të këtij viti kalendarik.

“KF Llapi ka vendosur të mos e pengojë futbollistin për të bërë hap para në karrierë, duke përfituar edhe financiarisht nga huazimi dhe eventualisht nga transferimi i përhershëm, duke mbajtur poashtu një përqindje në kartonin e tij. Tahiri u bashkua me Llapin nga Dinamo City gjatë sezonit të kaluar dhe dha një kontribut të jashtëzakonshëm: 19 gola dhe 4 asistime në 44 paraqitje zyrtare. KF Llapi e falënderon përzemërsisht Arditin për përkushtimin dhe kontributin e dhënë si bardhekaltër dhe i uron shumë suksese në sfidat e reja te klubi i ri.”, ka njoftuar Llapi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zyrtare: Ardit Tahiri nga Llapi te Helsinki appeared first on Sinjali.

Nis gara për Shënuesin më të mirë në Bundesliga

26 August 2025 at 10:32

Nga Gazeta Si – Sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane kryesoi listën e shënuesve më të mirë në dy sezonet e fundit në Bundesliga. Serhou Guirassy dhe Patrik Schick kanë një detyrë të vështirë për ta ndjekur pas asaj çka anglezi bëri në javën e parë… Kandidatët për Shënuesin më të mirë janë si më poshtë:

1) Harry Kane
Klubi: Bayern
Gola: 3
Ndeshje: 1
Vdekja, taksat dhe golat e Harry Kane janë të sigurta. Numri 9 te Bayern shënoi 26 herë sezonin e kaluar pas atyre 36 në sezonin e parë në Mynih. Tani ai rregjistron 65 gola në 64 ndeshje në Bundesliga – ose ndryshe 1 gol për 88.61 minuta!
= 2) Ilyas Ansah
Klubi: Union Berlin
Gola: 2
Ndeshje: 1

= 2) Jean-Mattéo Bahoya
Klubi: Eintracht Frankfurt
Gola: 2
Ndeshje: 1

= 2) Michael Olise
Klubi: Bayern
Gola: 2
Ndeshje: 1

= 3) Serhou Guirassy
Klubi: Borussia Dortmund
Gola: 1
Ndeshje: 1

Patrik Schick (Bayer Leverkusen), Jonathan Burkardt (Eintracht Frankfurt), Tim Kleindienst (Borussia Mönchengladbach) dhe Nick Woltemade (VfB Stuttgart), nuk shënuan asnjë gol në javën e parë, por janë pretendentë për skeptrin e Harry Kane.

The post Nis gara për Shënuesin më të mirë në Bundesliga appeared first on Gazeta Si.

Before yesterdayMain stream

Tre dardanë te Hoffenheim

25 August 2025 at 21:37

Nga Gazeta Si – Pas Fisnik Asllanit që e nisi sezonin me gol ndaj Leverkusen dhe Leon Avdullahut, Hoffenheim prezantoi mbrëmjen e sotme, dardanin e tretë në skuadër.

Albian Hajdari transferohet nga Lugano në Bundesliga. 22 vjeçari kaloi 3 sezone i huazuar nga Juventus te Basel dhe Lugano që bleu kartonin e tij në vitin 2023.

64 ndeshje dhe 4 gola në dy sezone mjaftuan që kartoni i tij të vlerësohej 5 milionë euro që u shpenzuan nga gjermanët e Hoffenheim për një kontratë disavjeçare.

The post Tre dardanë te Hoffenheim appeared first on Gazeta Si.

Mirësevjen Asllani – por nuk mund të luash… (Video)

25 August 2025 at 18:05

Nga Gazeta Si – Firmos dhe prezantohet, por Inter nuk e lejon Asllanin të zbresë në fushë si kundërshtar.

Mesfushori shqiptar që u kthye në një hall për zikaltërit, nga sot është “granata” me efekt të plotë dhe do të jetë në dispozicion të skuadrës duke nisur nga java e ardhshme.

Kur Torino do të presë Fiorentinën (një tjetër skuadër që e deshi Asllanin) në shtëpi.

The post Mirësevjen Asllani – por nuk mund të luash… (Video) appeared first on Gazeta Si.

Ylli shqiptar tek Tractor (Video)

25 August 2025 at 17:48

Nga Gazeta Si – Mesfushori ofensiv Regi Lushkja firmosi një kontratë me klubin Tractor në Iran që drejtohet nga Dragan Scotic.

Lushkja e nis aventurën e re pas paraqitjeve të shkëlqyera me fanellën e Egnatia-s për të cilën, një sezon më parë shënoi 16 gola dhe shërbeu 4 asists.

29 vjecari që në vitet e fundit ka qënë forcë kryesore kudo që ka luajtur bëri një start pozitiv në “Champions League” dhe “Conference League” me kampionët e Shqipërisë.

Ai demonstroi sërish aftësitë e tij me 3 gola dhe 1 asist në 5 ndeshje.

Pas prezantimit ai u bë lojtari i dytë shqiptar në rradhët e Tractor dhe i 7 që ka luajtur ose luan aktualisht në Gjirin Persik. 

Lojtarët shqiptarë në Iran
Regi Lushkja – Tractor
Jasir Asani – Esteghlal
Sokol Cikalleshi – Tractor
Sebastian Spahiu – Mes Rafsanjan
Edon Hasani – Sepahan
Xhevahir Sukaj – Sepahan
Ervin Bulku – Sepahan

The post Ylli shqiptar tek Tractor (Video) appeared first on Gazeta Si.

Shqipëri – Letoni, dalin në shitje biletat fizike pranë stadiumit “Air Albania”

25 August 2025 at 10:14
TIRANË, 25 gusht /ATSH/ Federata e Futbollit njofton se nga sot të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares kanë mundësi të blejnë biletat edhe fizikisht për ndeshjen e 9 shtatorit, Shqipëri – Letoni, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se biletat mund të sigurohen pranë pikës së shitjes që ndodhet tek hyrja e tribunës kryesore të stadiumit “Air Albania”. Pika fizike do të jetë e hapur çdo ditë nga ora 10:00 deri në 18:00.
Ky vendim vjen për shkak të kërkesave të vazhdueshme të tifozëve për bileta fizike, ndërkohë, vazhdon edhe shitja online e biletave në ebileta.al në këtë link.
/gj.m/j.p/

The post Shqipëri – Letoni, dalin në shitje biletat fizike pranë stadiumit “Air Albania” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Superiorja kryeson në Kategorinë e parë

24 August 2025 at 11:17

Nga Gazeta Si – Kjo fundjavë shënoi edhe fillimin e sezonit të ri në Kategorinë e parë në futboll. Pesë ndeshje u zhvilluan të shtunën (4 në orën 17:00 dhe 1 në orën 20:00) që prodhuan 11 gola, 3 fitore dhe 2 barazime.

Ajo çka bien ë sy është shkëputja e menjëhershme e skuadrave që zbritën nga Kategoria Superiore. Bashkë me to edhe Kukësi që ka historinë e tij në nivelin më të lartë të futbollit në vend.

3 gola shënuan të besuarit e Ernest Gjokës në Korçë ndaj Burrelit, Nasr në 12′ (penallti), Abiodun në 64′ dhe Çuçka në 64′ mjaftuan për fitoren e parë të “ujqërve” në pritje të dëborës.

Në shtëpi fitoi edhe Kukësi, minimalisht 2-1 ndaj Apolonisë. Rezultat që e përsëriti Laçi në transfertën e Fushës Krujës ndaj Ilirisë.

Pas këtyre fitoreve dhe golevarazhit +3, Skënderbeu ngjitet në krye të klasifikimit me pikë të barabarta me Laëin dhe Kukësin.

Dy barazime plotësuan kuadrin e të shtunës. Shifra të njëjta në Gjirokastër dhe Lushnjë, respektivisht në Luftëtari-Korabi dhe Besa-Kastrioti.

Ndeshja që mbyll raundin e parë në Kategorinë e parë, vë përballë Pogradecin dhe Lushnjën.

The post Superiorja kryeson në Kategorinë e parë appeared first on Gazeta Si.

Thomas Frank shkruan historinë

24 August 2025 at 11:01

Nga Gazeta Si – Dy javë, 6 pikë dhe një rekord për trainerin Thomas Frank që futet në një klub special. Ai u bë traineri i 3 që fiton në transfertë ndaj Pep Guardiola me dy skuadra të ndryshme.

Pas suksesit në drejtimin e Brentford, Frank përsëriti të njëjtin rezultat edhe në drejtimin e Tottenham Hotspur.

Më herët këtë e kishte bërë Antonio Conte kur drejtonte Chelsea-n dhe Tottenham. Si dhe Jose Mourinho kur drejtonte Real Madrid dhe më pas Manchester United.

Pas fitores së të dielës, Spurs u konfirmuan si skuadra që ka fituar më shumë ndeshje (8) në Premier League vs. Manchester City-t. Pas tyre vijnë Manchester United dhe Liverpool (6).

The post Thomas Frank shkruan historinë appeared first on Gazeta Si.

Boom Boom Vllaznia – Egnatia zbret me këmbë në Tokë

22 August 2025 at 22:30

Nga Gazeta Si – Gol për çdo pjesë dhe leksion për kampionët në fuqi. Vllaznia kthen Egnatian me këmbë në tokë.

Gurishta (19′) dhe Bajrami (49′) në distancë prej 30 minutash nga njëri-tjetri mjaftuan që vendasit të merrnin 3 pikët e para.

Një humbje jo e lehtë për Egnatian që vjen vetëm pak orë pas largimit të Regi Lushkjas.

Mbrëmja në “Loro Boriçi” ishte një “remake” i Finales së “Final4” në sezonin e kaluar.

Vllaznia mori një revansh të ëmbël për humbjen që pësoi në “Arenën Kombëtare”.

Ndërsa pas ndeshjesh traineri mik Tetova akuzoi arbitrin për favorizim të vendasve dhe pyeti – “A do të arbitrojë më ky në vazhdim”?

The post Boom Boom Vllaznia – Egnatia zbret me këmbë në Tokë appeared first on Gazeta Si.

Duka mesazh për nisjen e kampionatit: Mbështetje për rritjen e klubeve në çdo aspekt

22 August 2025 at 15:54

TIRANË, 22 gusht /ATSH/ Edicioni i 87-të i kampionatit shqiptar të futbollit, ngre sot, më 22 gusht, siparin e sezonit të ri, 2025-2026, me duelin mes Egnatias dhe Vllaznisë.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, i uroi suksese dhjetë klubeve pjesëmarrëse, duke e cilësuar sezonin e ri si një kapitull të mbushur me sfida dhe emocione.

Duka nënvizoi rëndësinë e profesionalizmit dhe respektit në fushë. Gjithashtu, ai theksoi se FSHF do të vijojë t’u japë mbështetje maksimale klubeve për zhvillimin e talenteve dhe përmirësimin e infrastrukturës.

Presidenti Duka pati edhe një mesazh të veçantë për tifozët, të cilët i ftoi të jenë forca kryesore e atmosferës në stadiume, gjithmonë në frymën e Fair-Play.

“Sot hapet një kapitull i ri i futbollit shqiptar me nisjen e edicionit të 87-të të Kategorisë “Abissnet Superiore 2025-2026”. Çdo fillim sezoni është një moment shprese dhe ambicieje, ku ekipet, trajnerët, lojtarët dhe tifozët hyjnë në një udhëtim të ri, të mbushur me plot sfida dhe emocione.

Së pari, dëshiroj t’u uroj të gjitha skuadrave pjesëmarrëse një sezon të suksesshëm, të mbushur me rivalitet sportiv, profesionalizëm dhe respekt në fushën e lojës. Jam i bindur se çdo klub do të japë maksimumin për të arritur objektivat e tij dhe për të kontribuar në rritjen e futbollit tonë.

FSHF mbetet e vendosur të mbështesë rritjen e klubeve në çdo aspekt, duke i inkurajuar ato të investojnë në zhvillimin e talenteve, në përmirësimin e infrastrukturës dhe në rritjen e profesionalizmit. Jam krenar për përparimin që ka bërë futbolli ynë në vitet e fundit, por jam po aq i bindur se rruga përpara kërkon edhe më shumë punë, bashkëpunim dhe vizion.

Gjithashtu, dua të shpreh mirënjohje për çdo futbollist, trajner, arbitër dhe punonjës që kontribuon në organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij kampionati. Secili prej jush është pjesë e mozaikut të futbollit shqiptar dhe çdo përpjekje individuale shndërrohet në një arritje kolektive.

Një mesazh i veçantë shkon për tifozët, që janë zemra e futbollit. Ju ftoj të vazhdoni ta bëni të jashtëzakonshme atmosferën në stadiume, por gjithmonë duke respektuar vlerat dhe frymën e Fair-Play. Është përgjegjësi e përbashkët të tregojmë se futbolli shqiptar di të promovojë kulturë sporti dhe krenari kombëtare.

Përpara kemi një sezon të ri që premton rivalitet, emocione dhe histori të reja. Jam i bindur se, me përkushtim dhe pasion, do të përjetojmë së bashku një kampionat të denjë për traditën dhe të ardhmen e futbollit shqiptar.

Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit, ju uroj një sezon të mbushur me suksese dhe momente të paharrueshme. Le të nisë spektakli i futbollit shqiptar”, ka shkruar Duka.

/gj.m//a.f/

The post Duka mesazh për nisjen e kampionatit: Mbështetje për rritjen e klubeve në çdo aspekt appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Egnatia e nis nga ‘Loro Boriçi’, djepi i futbollit

22 August 2025 at 14:16

Nga Gazeta Si – Kategoria Superiore ngre siparin e edicionit të 87 në stadiumin “Loro Boriçi”. Sfida Vllaznia – Egnatia në orën 20:00 do të paraprihet nga ceremonia zyrtare e hapjes së kampionatit.

Themeluesit e futbollit në vend do të presin dy herë kampionët rradhazi në fuqi pas një starti në Kupat e Evropës ku kuqeblu dhe të gjelbër nuk arritën në raundin e playoff-it.

Vendas dhe miq kanë objektiv titullin dhe këtë e deklarojnë hapur. Raundi i parë në sezonin e ri vazhdon të shtunën me dy ndeshjet e rradhës. Bylis – Tirana në orën 17:00, në stadiumin “Adush Muça” në Ballsh.

Atje ku bardheblutë janë në provën “Josa”. Legjenda kryeqytetase do të drejtojë mallakstriotët këtë sezon.

Në orën 20:00, AF Elbasani dhe Flamurtari zbresin në stadiumin “Elbasan Arena”.

Në stolin e kuqezinjve do të debutojë spanjolli Carlos Garcia dhe vlonjatët pretendojnë se kanë ardhur për gjëra të mëdha mes më të mirëve.

Partizani – Vora, që do të luhet në orën 20:00 të së dielës në stadiumin “Arena e Demave” do të mbyllë pjesërisht javën e parë.

Të kuqtë kryeqytetas vijnë pas një vere turbulente të cilën shpresojnë ta lënë pas sa më shpejt nën drejtimin e Milinkovic.

Impenjimi i Dinamo City-t në UEFA Conference League shtyu ndeshjen ndaj Teutës më 5 Shtator.

Sfida mes tyre do të luhet në orën 17:00, në stadiumin “Niko Dovana”

The post Egnatia e nis nga ‘Loro Boriçi’, djepi i futbollit appeared first on Gazeta Si.

❌
❌