Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 August 2025Main stream

Nga janari 2026, pasagjerët obezë do paguajnë për dy ulëse në avion, vendimi nxit debate

By: V K
28 August 2025 at 13:56

Southwest Airlines, një nga linjat më të mëdha amerikane të fluturimit, po ndryshon rregullat e saj për pasagjerët obezë, duke i detyruar që të blejnë dy ulëse kur zgjedhin avionët e tyre për udhëtime.

Deri më tani, udhëtarët që nuk mund të futeshin midis mbështetëseve të krahëve të vendeve të tyre kishin dy mundësi: ose të blinin një vend të dytë paraprakisht dhe të kërkonin rimbursim më vonë, ose të kërkonin një vend të dytë falas direkt në aeroport.

Megjithatë, nga 27 janari 2026, kjo politikë do të ndryshojë rrënjësisht pasi pasagjerët do të duhet të rezervojnë dhe të paguajnë për një vend shtesë paraprakisht.

Rimbursimet nuk do të garantohen më, por do të varen nga fakti nëse ka pasur të paktën një vend bosh në fluturim dhe nëse rezervimi është bërë në të njëjtën klasë.

Në të njëjtën kohë, kërkesa për rimbursim duhet të dorëzohet brenda 90 ditëve.

“Klientët që nuk kanë hapësirën e nevojshme në vend do të duhet të blejnë një vend shtesë dhe të paguajnë tarifat përkatëse”, tha kompania në një deklaratë.

Vendimi i gjigantit amerikan ka shkaktuar reagime të forta nga komuniteti i udhëtarëve mbipeshë. Jason Vaughn, një agjent udhëtimesh dhe krijues i faqes së internetit Fat Travel Tested, tha se politika aktuale e Southwest kishte kontribuar në një përvojë më të rehatshme për ta, duke siguruar hapësirë për të gjithë pasagjerët.

“Mendoj se ky ndryshim do ta bëjë përvojën e fluturimit më të keqe për të gjithë”, tha ai.

Me këtë vendim, Southwest bëhet linja ajrore e parë e madhe amerikane që e bën të detyrueshme blerjen e një vendi të dytë për ata që nuk mund të futen në një të tillë, duke aplikuar një rregull të ri dhe të diskutueshëm, për të cilin pritet të debatohet ashpër në muajt në vijim.

The post Nga janari 2026, pasagjerët obezë do paguajnë për dy ulëse në avion, vendimi nxit debate appeared first on Albeu.com.

Berisha komenton akuzat e Trump ndaj Sorosit: Një Akt historik, ai dhe i biri ndihmuan Ramën për të ngritur narkoshtetin monist në Shqipëri

By: V K
28 August 2025 at 13:30

Ditën e sotme, në konferencën për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e konsideron si një akt historik, vendimin e presidentit të SHBA, Donald Trump, i cili akuzoi George Soros.

Ai theksoi se këto akuza kanë akt historik, ndërsa sulmon dhe kryeministrin Edi Rama se bashkë me Soros dhe djalin e këtij të fundit, ngritën narkoshtetin monist në Shqipëri.

Berisha: Në një akt historik presidenti i SHBA, shpalli dje, akuzoi George Soros dhe djalin e tij ekstremist të majtë Alex Soros, si organizatë kriminale që kanë ushtruar veprimtari intenisve kundër rendit dhe sigurisë në SHBA. George Soros dhe i biri i tij janë sot mbështetje kryesore të ideologjisë marksiste leniniste dhe pas marksiste leniniste në SHBA dhe botë.

Unë ju rikujtoj se 8 vite më parë, kam shpallur George Soros një monstër të njerëzimit. I kam kërkuar senatit dhe kongresit të SHBA që të ndalojnë me ligj veprimtarin e tyre jashtë SHBA. Të njëjtën kërkesë i kam paraqitur edhe PE. Për Shqipërinë e kam konsideruar atë një armik të egër të demokracisë shqiptare. Unë kam kërkuar edhe shpalljen e tij non grata. Gjatë këtyre viteve ai ka përdoro politikën e tij monetare kundër demokracisë në Shqipëri, në mbështetje të një organizate kriminale që kryesohet nga Rama.

Soros dhe i biri pas Nju Jorkut, kryeqytetin e dytë më të rëndësishëm në botë kanë pasur Tiranën. Në Tiranë ata me investimet e tyre të pakufijshme financiare, me lobimet e tyre kriminale arritën të transformojnë rendin demokratik dhe kushtetutën e vendit.

 

The post Berisha komenton akuzat e Trump ndaj Sorosit: Një Akt historik, ai dhe i biri ndihmuan Ramën për të ngritur narkoshtetin monist në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Komisioni Rregullator shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit

By: V K
28 August 2025 at 12:51

Këtë të enjte 28 gusht 2025, Komisioni Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka miratuar sot me tre vota pro dhe dy kundër projektvendimin, për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Në vendimin e miratuar pasqyrohet numri i votave të marra nga çdo subjekt zgjedhor në çdo qark, numri i mandateve të fituara si dhe lista emërore e deputetëve në nivel qarku dhe kombëtar.

Ky akt, shënon mbylljen zyrtare të procesit zgjedhor dhe hap rrugën për konstituimin e Kuvendit të ri.

Pas shpalljes së rezultatit, hapi i radhës do të jetë mbledhja e parë e Kuvendit, ku pritet të zhvillohet seanca e konstituimit.

Sipas shpërndarjes së mandateve:

Partia Socialiste, ka siguruar 83 deputetë

Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 50 deputetë

Partia Socialdemokrate tre mandate

Partia Mundësia dy mandate,

Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet nga një mandat secila.

The post Komisioni Rregullator shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit appeared first on Albeu.com.

U nda nga jeta pas betejës me sëmundjen e rëndë, kush ishte Naun Shundi dhe rolet e jetës së tij në filma dhe teatër

By: V K
28 August 2025 at 12:32

Këtë të enjte 28 gusht, ka ndërruar jetë në moshë 66-vjeçare aktori dhe regjisori i njohur Naun Shundi.

Naun Shundi, ishte regjisor, dramaturg, aktor i më shumë se 100 roleve në teatër dhe 20 në film, ndërsa ka kaluar më shumë se 46 vite në Teatrin Kombëtar.

Kush ishte Naun Shundi

1977 diplomohet regjisor në shkollën e Mesme të Kulturës. Në 1983 diplomohet aktor në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve). Emërohet aktor në Teatrin Kombëtar. Në 1985 transferohet si regjisor në Pallatin e Kulturës “Dardania” në Bajram Curri. Në 1986 rikthehet në Teatrin Kombëtar.
Në 1989 vlerësohet si Aktori më i mirë në Olimpiadën Teatrore për rolin më të Mirë, Jovan Bregu në “Pallati 176”.

1993-2000 emërohet Pedagog i mjeshtërisë së aktorit, regjisurës dhe fjalës artistike në degën e regjisë, Akademia e Arteve.

1995 – Specializim për regji pranë Teatrit Kombëtar Bukuresht dhe Katedrës së Regjisë në Akademinë e Teatrit e të Filmit në Bukuresht.

Aktualisht aktor në Teatrin Kombëtar të Shqipërisë.

Rolet :

Ka kryer rreth 60 role prej të cilave mund të përmendim:

1983 – “Përballë vetes” (Ruzhdi Pulaha, Dhimitër Pecani)

1989 – Linke – “Kryqi i Bardhë “ (Breht, Kumbaro)

1990 – Çezari – “Natë me hënë” (Budina)

1991 – Luixhi – “Zgjimi” (Marko, Budina)

1991 – Ezopi – “Ezopi” (Figereida, Pecani)

1992 – Aldo – “Kush vjedh një këmbë, ka fat në dashuri” (Fo, Kutali)

1992 – Shtefan – “Loja e Pushimeve” (Sebastian, Kutali)

1993 – Fando – “Fando e Lis” (Arrabal, Qiriaqi

1993 – Urani – “Zoti godet me putër” (Bezhani, Kame – Teatri Bylis-Fier)

1994 – Martin – “Këngëtarja tullace” (Jonesko, Qiriaqi)

1995 – Bepe, Damian – “Oportunesku” (Mushatesku, Manolesku)

1995 – Skulptori – “Tiranozauri” (Trebeshina, Kame)

1996 – Aktori – “Në katin e dytë është parajsa” (Bezhani)

1998 – “Kopshti me dallendyshe” (Babis Cilkiropulos, Kiço Londo – Teatri Kombëtar)

1999 – Doktori Arshambo – “Darka e të marrëve” (Kame)

“Frike dhe mjerim në rajhun e tretë” (Breht)

“Si e mposhta Musolinin” (Haqif Mulliqi)

“Jo të gjithë hajdutët vijnë për të vjedhur” (Breht, Publimedia)

“Shtrigat e Salemit” (Spiro Duni, Teatri Kombëtar)

2006 – “Drejt perendimit”

2007 – “Kontrata” (Mrozhek)

2008 – “Fishkëllime në errësirë” (Spiro Duni)

Film i Fatmir Koçi-t, “Berberi”

“Darka e gabuar” (Fatos Haxhiraj)

“Zoopark” (Milto Kutali)

“Mysafiri i mallkuar” (Ilir Bezhani)

2010 –“Një tablo absurde” (Hysi, Milto Kutali)

2012 “Ëndrra e Ismail Qemalit” në rolin e Faik Konicës (Spiro Duni, Teatri Kombëtar)

2012 – “Henry IV (Globe to Globe, World Shakespeare Festival 2012)

2014 – “Liri në Bremen” (Fassbinder – Teatri Kombëtar)

2016 – “Tri Motrat“ (Teatri Kombëtar)

The post U nda nga jeta pas betejës me sëmundjen e rëndë, kush ishte Naun Shundi dhe rolet e jetës së tij në filma dhe teatër appeared first on Albeu.com.

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta aktori dhe regjisori Naun Shundi

By: V K
28 August 2025 at 12:14

Ditën e sotme, aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Naun Shundi, ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë.

Aktori nuk e mundi dot betejën me sëmundjen e rëndë nga e cila vuante prej pak kohësh, e cila e shkëputi nga puna në teatër.

Aktori u dërgua për trajtim të specializuar në një spital në Francë, por kostot e larta financiare detyruan familjarët të kërkonin ndihmë.

Më pas ai u rikthye në Shqipëri, ku vijoi trajtimin mjekësor në QSUT, shpenzimet e së cilës u mbuluan nga ministria e Shëndetësisë, siç edhe njoftoi më herët.

Naun Shundi, është një nga figurat më të vlerësuara të skenës shqiptare, me kontribute të shumta në teatër dhe dramaturgji, si dhe themelues i një hapësire të veçantë kulturore përmes teatrit të tij.

Aktori Naun Shundi, ka themeluar Teatrin e parë privat në Shqipëri, “Zonja e Bujtinës”, një platformë për shfaqje eksperimentale dhe promovim të talenteve të rinj.

Në vitin 2021 nisi projektin “Il commissario daltonico a teatro”, një shfaqje që kombinonte humor, mister dhe absurditet, por projekti u pezullua për shkak të problemeve shëndetësore.

 

The post Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta aktori dhe regjisori Naun Shundi appeared first on Albeu.com.

Prokuroria e Tiranës i sekuestron llogari bankare, makina luksoze të dënuarit me 5 emra, përdorte dhe nënën pensioniste për të fshehur pasuritë

By: V K
28 August 2025 at 12:01

Prokuroria e Tiranës, ka sekuestruar 18 pasuri të paluajtshme, llogari bankare e automjete luksoze të një shtetasi të dënuar për trafik droge.

Bëhet fjalë për shtetasin Kristian Koni (alias O. M, K. M, Z. R, K.Z.). Prokuroria sqaron se disa prej pasurive, ky shtetas i kishte kaluar dhe në emër të nënës së tij pensioniste.

NJOFTIMI I PROKURORISË

Prokuroria Tiranë sekuestron 18 pasuri të paluajtshme, llogari bankare e automjete luksoze të shtetasit K.K., i arrestuar për trafik droge në Itali dhe nënës së tij pensioniste

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, sekuestroi pasuritë e shtetasit K.K. (alias O. M, K. M, Z. R, K.Z.) dhe personave të lidhur me të, që dyshohet të jenë përfituar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet veprimtarisë kriminale.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin pasuror nr.10, të datës 31.07.2025, rezultoi se ky shtetas dhe nëna e tij në pension, kanë veprimtari me origjinë kriminale që lidhet me shtetasin K.K. dhe historikun e tij të mëparshëm kriminal. Ai rezulton i përfshirë në një rrjet të strukturuar kriminal të trafikut të narkotikëve në Itali gjatë periudhës 2007–2012. Po ashtu, u dokumentua përdorimi i disa identiteteve të ndryshme, si dhe transaksione financiare të pajustifikuara në raport me të ardhurat e ligjshme të deklaruara të personave përkatës.

Sipas të dhënave të administruara nga sistemet zyrtare dhe burime të tjera ligjore, u evidentuan pasuri të shumta të paluajtshme, automjete luksoze dhe llogari bankare në emër të:

Shtetasit K. K.

Shtetases F.M., dhe

Subjektit juridik “Kriol.AL” sh.p.k., me përfaqësues ligjor të njëjtin shtetas.

Në total janë vendosur masa sekuestroje preventive mbi 18 pasuri të paluajtshme, dy automjete luksoze të llojit Range Rover dhe Smart, të regjistruara me targa karakteristike, si dhe llogaritë bankare të personave fizikë dhe juridikë të përfshirë në këtë hetim. Pasuritë përfshijnë prona në zonat e Tiranës, Bathores, Farkës, Marikajt etj.

Sekuestrot janë vendosur me qëllim:

Parandalimin e tjetërsimit ose përdorimit të këtyre pasurive për qëllime kriminale;

Garantimin e ekzekutimit të vendimeve të mundshme gjyqësore mbi konfiskimin e tyre;
Prokuroria e Tiranes siguron opinionin publik se çdo veprim po zhvillohet në përputhje të plotë me legjislacionin procedural penal dhe masat kundër pastrimit të parave, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet vendase dhe ndërkombëtare.

Hetimet vijojnë dhe pritet që në vijim të identifikohen edhe pasuri të tjera të lidhura me veprimtarinë kriminale.

The post Prokuroria e Tiranës i sekuestron llogari bankare, makina luksoze të dënuarit me 5 emra, përdorte dhe nënën pensioniste për të fshehur pasuritë appeared first on Albeu.com.

Kujdes kujt ia ‘besoni’ zemrën! Këto janë 4 shenjat më tradhtare të horoskopit

By: V K
28 August 2025 at 11:57

A është e shkruar në yje besnikëria… apo mungesa e saj? Sipas astrologëve, disa shenja të zodiakut priren më shumë drejt tradhtisë, jo gjithmonë nga ligësia, por shpesh nga nevoja për emocion, adrenalinë apo mungesë stabiliteti emocional.

Binjakët (21 maj – 20 qershor)

Të shoqërueshëm, kuriozë dhe gjithmonë në kërkim të stimujve të rinj, binjakët shpesh mërziten shpejt. Nëse ndihen të kufizuar ose emocionalisht të papërmbushur, mund të kërkojnë përjetime të reja jashtë lidhjes.

Shigjetari (22 nëntor – 21 dhjetor)

I dashuruar me lirinë dhe aventurën, shigjetari ka vështirësi të qëndrojë i lidhur për kohë të gjatë. Ai mund të tradhtojë jo nga qëllimi i keq, por sepse nuk dëshiron të ndihet i kufizuar.

Peshqit (19 shkurt – 20 mars)

Edhe pse janë të ndjeshëm dhe romantikë, peshqit mund të përfshihen lehtësisht në lidhje paralele nëse ndihen të papërfillur emocionalisht. Ata e jetojnë botën e tyre të brendshme thellësisht dhe mund të kërkojnë ngushëllim diku tjetër.

Dashi (21 mars – 19 prill)

Impulsiv dhe pasionant, dashi mund të tradhtojë në çastet kur ndjen mungesë vëmendjeje apo emocion. Ai është i dhënë pas sfidave dhe rreziqeve – edhe në dashuri.

Kujdes: Këto karakteristika janë të përgjithshme dhe nuk përfaqësojnë çdo individ të shenjës. Astrologjia ofron një pasqyrë interesante, por sjellja në marrëdhënie varet nga shumë faktorë personalë dhe emocionalë.

The post Kujdes kujt ia ‘besoni’ zemrën! Këto janë 4 shenjat më tradhtare të horoskopit appeared first on Albeu.com.

Pas dështimit me inceneratorët, Rama krijon institucionin e ri për menaxhimin e mbetjeve: Bashkitë do jenë kliente

By: V K
28 August 2025 at 11:46

Pas dështimit me inceneratorët, këtë të enjte, kryeministri Edi Rama, ka njoftuar një iniciativë të re për menaxhimin e integruar të mbetjeve në Shqipëri, duke shpallur krijimin e një Operatori Kombëtar që do të marrë përsipër grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve në të gjithë vendin.

Kryeministri Rama, bëri me dije se qeveria po përgatit një paketë të re reformash dhe masash, ku theksi vihet te projektligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve.

“Një ndërmarrje e re që do të jetë në dispozicion, në dispozicion të pushtetit vendor, duke përqendruar të gjithë procesin e trajtimit të mbetjeve, grumbullim dhe trajtim, në një strukturë të vetme”, tha Rama.

Sipas tij, ky ndryshim do të zhvendosë përgjegjësinë nga bashkitë drejt këtij Operatori të ri Kombëtar, ndërsa bashkitë, tha Rama, do të funksionojnë si klientë.

Rama: E them me keqardhje që ndërkohë që kemi vënë re një përmirësim të mëtejshëm te proceseve të pastrimit, nuk vëmë re as ndonjë vetëdijesimi të qytetarëve dhe nuk vëmë re përmirësime as në trajtimin e mbetjeve.

Duke parë edhe vendet e tjera, ne do të çojmë përpara një paketë të re reformash dhe masash. Së pari është projektligji i ri për menaxhimin e integruar të mbetjeve, ku kemi parashikuar krijimin e Operatorit Kombëtar të trajtimit të mbetjeve. Një ndërmarrje e re që do të jetë në dispozicion të të gjithë republikës, do të jetë në dispozicion të pushtetit vendor, duke përqndruar të gjithë procesin e trajtimit të mbetjeve. Pra e grumbullimit dhe trajtimit të mbetjeve. Që nuk do jetë më i administruar nga bashkitë, por do të jetë një proces i administruar nga ky Operator Kombëtar, në bashkëpunim me hallkat e tjera të qeverisjes, ku bashkitë do të jenë klientë, si për shërbime të tjera.

The post Pas dështimit me inceneratorët, Rama krijon institucionin e ri për menaxhimin e mbetjeve: Bashkitë do jenë kliente appeared first on Albeu.com.

U arrestua mbrëmë në Durrës/ Kush anëtari i grupit të “Rrumit të Shijakut” (FOTO)

By: V K
28 August 2025 at 11:20

Mbrëmjen e djeshme, uniformat blu ne Durrës, zhvilluan një aksion të koordinuar, ku në pranga ranë dy persona, Erald Mustafa dhe Arbi Haxhiu.

Mustafa nuk është një personazh i panjohur për policinë.

37-vjeçari është anëtar i njohur i grupit të ‘Rrumit të Shijakut’ dhe në prill 2023 i shpëtoi një atentati me tritol.

Autorët shpërthyen makinën e tij me telekomandë, por Mustafa doli i pa lënduar, pasi pak minuta më parë kishte lënë në banesë gruan dhe fëmijën. Zona e ngjarjes ishte e mbuluar nga kamera sigurie.

Ai ka qenë i arrestuar edhe më parë: në shtator 2023 për armëmbajtje pa leje, dhe më 30 gusht 2021 së bashku me dy persona të tjerë, pasi po planifikonin një vrasje.

Mustafa rezulton gjithashtu i dënuar me 10 vite burg në Gjermani për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sipas policisë, Mustafa ka pasur lidhje të kohëve të fundit me Aleksandër Lahon, i njohur si ‘Rrumi’, një figurë e përfolur në ngjarje kriminale, përfshirë atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.

 

The post U arrestua mbrëmë në Durrës/ Kush anëtari i grupit të “Rrumit të Shijakut” (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Aksident në Përmet/ Makina përplas për vdekje këmbësorin

By: V K
28 August 2025 at 11:11

Mëngjesin e sotëm rreth orës 09:10, një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori, është regjistruar në aksin rrugor Përmet–Çarçovë.

Si pasojë e plagëve të marra, i moshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Njoftimi:

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 09:10, shtetasi A. M., 52-vjeç, banues në Përmet, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur këmbësorin S. P., 90-vjeç, gjithashtu banues në Përmet.

Për fat të keq, i moshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

The post Aksident në Përmet/ Makina përplas për vdekje këmbësorin appeared first on Albeu.com.

Bashkimi Europian përballet me sezonin më të keq të zjarreve në histori

By: V K
28 August 2025 at 10:58

Spanja dhe Portugalia, janë goditur veçanërisht rëndë, me afërsisht 1% të të gjithë Gadishullit Iberik të djegur, sipas shkencëtarëve të BE-së.

Sezoni i përkeqësuar i zjarreve në Mesdhe, është lidhur drejtpërdrejt me ndryshimet klimatike në një studim të veçantë nga grupi World Weather Atribution në Imperial College London.

Një rekord prej një milion hektarësh, ekuivalent me rreth gjysmën e sipërfaqes tokësore të Uellsit, janë djegur në të gjithë Bashkimin Europian deri më tani këtë vit, duke e bërë atë sezonin më të keq të zjarreve që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 2006.

Spanja dhe Portugalia janë goditur veçanërisht rëndë, me afërsisht 1% të të gjithë Gadishullit Iberik të djegur, sipas shkencëtarëve të BE-së.

Sezoni i përkeqësuar i zjarreve në Mesdhe është lidhur drejtpërdrejt me ndryshimet klimatike në një studim të veçantë nga grupi World Weather Atribution në Imperial College London.

Ekspertët paralajmërojnë se zjarret më të shpeshta dhe më të rënda në të gjithë Evropën ka të ngjarë të vazhdojnë në të ardhmen.

Më shumë se dy të tretat e sipërfaqes së djegur në BE ndodhen vetëm në Spanjë dhe Portugali. Në Spanjë, më shumë se 400,000 hektarë janë djegur që nga fillimi i këtij viti deri më 26 gusht, sipas Sistemit Europian të Informacionit për Zjarret në Pyje Copernicus (EFFIS).

Ky rekord është më shumë se gjashtë herë më i lartë se mesatarja spanjolle, për këtë periudhë kohore midis viteve 2006 dhe 2024.

Portugalia fqinje ka pësuar gjithashtu, një sipërfaqe rekord djegieje prej 270,000 hektarësh deri më tani – pothuajse pesë herë më shumë se mesatarja për të njëjtën periudhë.

Sipërfaqja e kombinuar e djegur në të gjithë gadishullin Iberik këtë vit është 684,000 hektarë – katër herë më e madhe se sipërfaqja e Londrës së Madhe, dhe pjesa më e madhe e saj u dogj vetëm në dy javë.

Zjarret janë përqendruar në zonat pyjore të Portugalisë veriore dhe në rajonet veriperëndimore të Spanjës, Galicia, Asturias dhe Castile e León.

Zonat e mbrojtura si Parku Kombëtar Picos de Europa janë prekur, si dhe rrugët kryesore në rrjetin e pelegrinazhit Camino de Santiago, i cili zakonisht tërheq më shumë se 100,000 vizitorë gjatë muajve të verës.

Ngjarjet kanë shkaktuar vendosjen më të madhe të njohur të forcës zjarrfikëse të mekanizmit të mbrojtjes civile të BE-së.

Tymi nga zjarret ka ulur ndjeshëm cilësinë e ajrit në zonë, me erën jugore që e ka dërguar tymin deri në Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Ndryshimi i klimës i bën kushtet që çojnë në zjarre më të mundshme, por në një cikël vicioz, zjarret lëshojnë gjithashtu më shumë dioksid karboni (CO2) që ngroh planetin në atmosferën tonë. CO2 i emetuar nga zjarret në Spanjë këtë vit ka arritur një rekord prej 17.68 milionë tonësh, sipas BE-së.

Kjo është më shumë se çdo emetim total vjetor i CO2 që nga viti 2003 nga zjarret në atë vend, kur të dhënat u regjistruan për herë të parë nga satelitët.

Për krahasim, është më shumë se totali vjetor i CO2 i emetuar nga e gjithë Kroacia në vitin 2023. Zjarrfikësit kanë luftuar me flakët në të gjithë Evropën këtë verë.

Ndryshimi i klimës i shkaktuar nga njerëzit i bëri kushtet e prirura ndaj zjarreve në Turqi, Greqi dhe Qipro rreth 10 herë më të mundshme, sipas një studimi të shpejtë të atribuimit nga grupi World Weather Attribution në Imperial College London. Kjo ishte përgjegjëse për një rritje prej 22% të kushteve ekstreme të motit që fshihen pas zjarreve, tha WWA. Po shkakton nxehtësi më ekstreme, e cila than bimësinë, duke rritur ndezshmërinë, tha Theodore Keeping, shkencëtar i zjarreve në qendrën për Politikat Mjedisore, Imperial College London. Djegia e vazhdueshme e lëndëve djegëse fosile do të çojë në më shumë nga këto zjarre ekstreme, paralajmëruan studiuesit.

Shkencëtarët kanë filluar një analizë të shpejtë mbi zjarret në Spanjë dhe Portugali dhe presin gjetje të ngjashme në lidhje me ndryshimet klimatike.

Në rajone si Spanja dhe Portugalia, një numër në rritje i të rinjve po zhvendosen në qytete në kërkim të një punësimi më fitimprurës.

Toka bujqësore, dikur e menaxhuar, po braktiset dhe po bëhet e mbipopulluar, duke eliminuar zonat e zjarrit dhe duke rritur sasinë e bimësisë së ndezshme të ndjeshme ndaj flakëve intensive.

Ekosisteme rezistente ndaj zjarrit që përpiqen të përballojnë

Zjarret kanë qenë gjithmonë një komponent i rëndësishëm i ekosistemeve mesdhetare dhe shumë nga jeta e egër natyrore ka bashkë-evoluar për të ekzistuar së bashku me zjarrin.

Në fakt, specie si lepuri iberik përfitojnë nga habitati i sapohapur dhe lisat vendas të tapës mund të kolonizojnë shpejt tokën e djegur.

Teknikat e menaxhimit, të tilla si djegia e përcaktuar dhe heqja e bimësisë, i kanë mbajtur nën kontroll prej kohësh zjarret vjetore. Dhe rigjallërimi i bimësisë së djegur zakonisht ka kompensuar emetimet e karbonit nga zjarret në pyje, pasi karboni u ruajt përsëri në bimë dhe tokë.

Megjithatë, zjarret moderne janë më të mëdha, më të shpeshta dhe më të rënda. Kur rajonet pyjore kanë vështirësi të rigjenerohen para zjarrit të radhës, ato mund të bëhen pjesë e një cikli reagimesh ndaj klimës, sipas Dr. Thomas Smith, Profesor i Asociuar në Gjeografinë Mjedisore në Shkollën e Ekonomisë në Londër.

Rreziku në rritje nga një klimë më e nxehtë dhe më e thatë e bën menaxhimin e zjarreve më të vështirë dhe përbën një kërcënim për stabilitetin afatgjatë të ekosistemit.

Ekzistojnë gjithashtu rreziqe të erozionit të përshpejtuar të tokës dhe ndotjes së ujit nga hiri i derdhur në lumenj dhe rezervuarë, sipas Profesor Stefan Doerr, Drejtor i Qendrës për Kërkime të Jetës së Egër në Universitetin e Swansea-s.

Përpjekjet për të menaxhuar bimësinë e tepërt në zonat me rrezik zjarri, si dhe përparimet në parandalimin e ndezjeve, zbulimin dhe shuarjen e zjarreve mund të ndihmojnë në uljen e numrit dhe ashpërsisë së zjarreve në të ardhmen.

The post Bashkimi Europian përballet me sezonin më të keq të zjarreve në histori appeared first on Albeu.com.

Situata me zjarret në vend: Në 24 orët e fundit, 14 vatra ende aktive

By: V K
28 August 2025 at 10:34

Në 24 orët e fundit, janë raportuar 14 vatra zjarri në vend. Tre prej tyre vijojnë të jenë aktive, dy janë nën monitorim ndërsa pjesa tjetër është izoluar dhe shuar

Vatrat aktive janë në Delisuf, Vlorë ku zjarri i nisur më 25 gusht në pyllin e Pishë-Poros, vazhdon të digjet me intensitet të ulët dhe duke përfshirë kryesisht trungje dhe në Miras, Devoll ku zjarri në një sipërfaqe pyjore vijon ende

Vatrat nën monitorim janë në Skrapar, Bogovë ku zjarri në pyllin me pisha është vënë nën kontroll dhe po mbahet nën vëzhgim në Pezë Helmës, ku vatrat e izoluara në zonën e Kodrave të Caushit vijojnë të monitorohen dhe në Korçë, Parku Natyror Gërmenj ku vatra e riaktivizuar në zonën e piramidave 14–15 është izoluar dhe po mbahet nën kontroll.

The post Situata me zjarret në vend: Në 24 orët e fundit, 14 vatra ende aktive appeared first on Albeu.com.

Operacioni policor në Durrës/ Kush janë dy “personat e rrezikshëm” që u arrestuan mbrëmë

By: V K
28 August 2025 at 10:12

Janë zbardhur emrat e dy prej të arrestuarve mbrëmjen e djeshme në Durrës, ku mësohet se bëhet fjalë për Erald Mustafën dhe Arbi Haxhiun, të njohur për policinë si pjesë e grupeve kriminale që veprojnë në qytetin bregdetar.

Operacioni është zhvilluar në zonën e Shkozetit, ku forcat e Policisë së Shtetit ndërmorën një aksion të gjerë, duke shoqëruar disa persona me rrezikshmëri të lartë.

Për shkak të profilit të lartë të të ndaluarve, në terren u angazhua një numër i madh efektivësh.

Sipas raportimeve, Mustafa dhe Haxhiu janë të evidentuar më herët për lidhje me veprimtari kriminale dhe kanë qenë nën vëzhgim të organeve të rendit.

Mustafa rezulton i ndaluar edhe më parë nga policia konkretisht në vitin 2023 ku u kap me armë.

Dyshohet se ai ishte nisur të kryente një vrasje për hakmarrje pasi i ishte vendos tritol në automjet. Ai gjithashtu mësohet se është pjesë e grupit të “Rrumit të Shijakut”.

Ai është arrestuar edhe në tentativë për të kryer një vrasje më 2021. Mustafa ka qenë i dënuar më parë për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, dënuar me 10 vite burg në Gjermani.

Derimë tani nuk ka një njoftim zyrtar mbi numrin e saktë të të ndaluarve dhe akuzat që rëndojnë mbi ta, ndërsa pritet që policia të dalë me një deklaratë zyrtare.

The post Operacioni policor në Durrës/ Kush janë dy “personat e rrezikshëm” që u arrestuan mbrëmë appeared first on Albeu.com.

Ylli i “Home Alone” shokon me rrëfimin e tij: Babai më keqtrajtonte sistematikisht, nuk dua të jem kurrë si ai

By: V K
28 August 2025 at 09:50

Ylli i famshëm i filmave të Krishtlindjes “Home Alone”, Macaulay Culkin, ka treguar detaje tronditëse nga fëmijëria e tij, duke zbuluar se marrëdhënia me të atin, Kit Culkin, është ndërprerë plotësisht prej më shumë se tre dekadash.

Në një intervistë të fundit, aktori 43-vjeçar tregoi se babai i tij, i cili dikur menaxhonte karrierën e tij në Hollywood, ushtronte dhunë sistematike fizike dhe mendore ndaj tij.

Ai tha se që në moshë të vogël ndjente se ishte shfrytëzuar profesionalisht nga i ati, i cili e shtynte në një orar të lodhshëm xhirimesh, ndërsa përfitimet financiare shkonin kryesisht për familjen.

“Të shtatë fëmijët dhe katër nipërit e tij nuk kanë më asnjë kontakt me të. Ai ka qenë një njeri abuziv dhe i ashpër”, rrëfeu Culkin.

Sipas aktorit, xhelozia për suksesin e tij të hershëm në kinematografi e përkeqësoi më shumë sjelljen e të atit, i cili, siç e përshkruan ai, kishte një natyrë narciste dhe kontrolluese.

“Ai nuk e përballonte dot që një fëmijë të tërhiqte vëmendjen që ai vetë kurrë nuk e mori si aktor”.

Për pasojë, në fund të viteve ’90, Culkin ndërmori një hap të rrallë për moshën e tij: emancipimin ligjor nga prindërit, duke marrë kontrollin mbi jetën dhe financat e veta.

Sot, Macaulay Culkin, është baba i dy fëmijëve me partneren e tij, aktoren Brenda Song, dhe thotë se përpiqet çdo ditë të jetë “i dashur, i pranishëm dhe i kujdesshëm”, – krejt ndryshe nga përvoja që pati vetë në fëmijëri.

The post Ylli i “Home Alone” shokon me rrëfimin e tij: Babai më keqtrajtonte sistematikisht, nuk dua të jem kurrë si ai appeared first on Albeu.com.

Fundoset banda shqiptare e narkotrafikut në Britani, dënohen me 28 vite burg 6 anëtarët (EMRAT)

By: V K
28 August 2025 at 09:48

Gjykata britanike ka dënuar me 28 vite burg, 6 shtetas shqiptarë të cilët ishin pjesë e një grupi të organizuar kriminal në Ballkanin Perëndimor.

Sipas mediave britanike, 6 shqiptarët u arrestuan pas disa muajsh hetime nga policia e Wiltshire, e cila arriti të faktone me prova të gjithë lëvizjet e krimit të organizuar dhe narkotrafikut nga ana e bandës shqiptare.

Si funksiononte rrjeti

“Koka” e grupit ishte 32-vjeçari Saimir Neziraj, i cili drejtonte të gjithë rrjetin e shpërndarjes së drogës në zonën e Swindon. Neziraj ishte ai i cili organizonte shpërndarjen, blerjen e kokainës dhe furnizimin me drogë.

Ndërkohë që Edmir Beqiraj ishte në rolin e ruajtësit të “mallit”, ndërsa Ardian Gjeta dhe Jorgo Brachousai kujdeseshin për shpërndarjen e përditshme në rrugë.

Hetimi përfshiu gjurmimin e takimeve në Londër dhe Midlands, ku Neziraj u pa duke marrë drogë nga Ergys Abdyli, 26-vjeç, në Barnet. Në Derbyshire, Nertil Halili, 29-vjeç, menaxhonte telefonin “Denzel”, i përdorur për porositë dhe shpërndarjen e drogës.

Kreu i bandës së krimit të organizuar Saimir Neziraj, së bashku me anëtarët Nertil Halili, Edmir Beqiri, Ergys Abdyli, Ardian Gjeta dhe Jorgo Brachousai janë dënuar.

Gabimi i Madh

“Gabimi i madh”, ndodhi në mars 2024, kur policia vëzhgoi një takim mes Halilit dhe Nezirajt në West Bromwich.

Më pas u organizuan bastisje të koordinuara në Swindon, Derby dhe Londrën veriore, ku u sekuestruan sasi të mëdha kokaine dhe para të gatshme, dhe të dyshuarit u arrestuan.

Të arrestuarit pranuan fajësinë dhe u dënuan me burg si më poshtë:

 

 

Saimir Neziraj – 8 vite burg

Nertil Halili – 7 vite e 10 muaj burg

Edmir Beqiri – 3 vite e 8 muaj burg

Ergys Abdyli – 5 vite e 11 muaj burg

Ardian Gjeta – 2 vite e 1 muaj burg

Jorgo Brachousai – 16 muaj burg me kusht për dy vite

/ Syri.net

The post Fundoset banda shqiptare e narkotrafikut në Britani, dënohen me 28 vite burg 6 anëtarët (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Kievi nën sulm masiv rus/ Humbin jetën 4 persona, mes tyre dy fëmijë, plagosen dhjetëra të tjerë

By: V K
28 August 2025 at 09:22

Gjatë natës, Kievi është përballur me bombardime të rënda ruse. Autoritetet ukrainase, raportojnë se katër persona kanë humbur jetën, mes tyre 4 fëmijë.

Kryebashkiaku Vitali Klitschko, tha se sulmi me dronë dhe raketa në kryeqytetin e Ukrainës ishte “masiv”, me zyrtarë ushtarakë që konfirmuan në Telegram se të paktën 24 persona ishin plagosur.

Një ndërtesë pesëkatëshe u shemb në distriktin Darnytski dhe një zjarr u raportua gjithashtu në një ndërtesë banimi shumëkatëshe në distriktin fqinj Dnipro.

Vala e raketave vjen pasi më shumë se 100,000 shtëpi ukrainase mbetën pa energji elektrike nga sulmet e fundit me dronë rusë ndaj infrastrukturës energjetike, tha të mërkurën Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Në një postim në Telegram, Tymur Tkachenko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, tha se një nga fëmijët që u vra ishte një vajzë 14-vjeçare. Të paktën pesë fëmijë ishin plagosur në sulmet e fundit me dronë.

Ai vuri në dukje se më shumë se 20 lagje ishin shënjestruar, me shumë ndërtesa, përfshirë një çerdhe që u përfshi nga flakët.

Tre vjet e gjysmë pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, luftimet në terren nuk tregojnë shenja qetësimi.

The post Kievi nën sulm masiv rus/ Humbin jetën 4 persona, mes tyre dy fëmijë, plagosen dhjetëra të tjerë appeared first on Albeu.com.

Tragjike/ Donte të impresiononte fansat, rrjedha e ujëvarës përpin 22-vjeçarin (VIDEO)

By: V K
28 August 2025 at 08:51

Një tragjedi ka ndodhur në Indi, ku një YouTuber 22-vjeçar humbi jetën, pasi u rrëmbye nga ujërat e një ujëvare gjatë xhirimeve.

Sipas Daily Mail, Sagar Tudu, kishte shkuar të shtunën në ujëvarën Duduma, në distriktin Koraput, për të realizuar një video me dron për kanalin e tij.

Teksa pozonte pranë ujit, ai u tërhoq nga rryma dhe, pavarësisht përpjekjeve për t’u kapur pas një shkëmbi, nuk arriti të shpëtonte.

Pamjet dramatike, të cilat janë bërë virale, tregojnë kalimtarët që përpiqen t’i hedhin një litar dhe t’i japin udhëzime, në një përpjekje të dëshpëruar për ta shpëtuar, por pa rezultat.

Deri të dielën në mbrëmje, ekipet e shpëtimit kishin mundur të gjenin vetëm çantën e tij me pajisje.

Videoja e fundit e Tudu-t ka ngjallur reagime të ndryshme: disa theksojnë dimensionin tragjik të ngjarjes, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar për zgjedhjen e pamatur për të hyrë në një vend aq të rrezikshëm.

Mediat lokale raportojnë se rryma e fuqishme u shkaktua nga reshjet e dendura të shiut, të cilat rritën nivelin e lumit dhe shkaktuan përmbytjen e digës McHood.

22-year-old Indian YouTuber, Sagar Tudu, will never be seen on Youtube again, he was swept away by raging currents at the Duduma Waterfall in Odisha, while attempting to impress his fans for likes. pic.twitter.com/9tCC2Jk8QP

— Dane (@UltraDane) August 26, 2025

The post Tragjike/ Donte të impresiononte fansat, rrjedha e ujëvarës përpin 22-vjeçarin (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Në vetëm 4 profesione, gratë paguhen më shumë se burrat, por ua kalojnë në drejtim

By: V K
28 August 2025 at 08:35

Në vitin 2024, një mashkull në vend paguhej mesatarisht me 79.3 mijë lekë në muaj bruto, me një rritje prej 9.1% në krahasim me një vit më parë.

Një grua merrte 75.4 mijë lekë/muaj, ose 10.6% më shumë se në 2023-n. Të dhënat janë bërë të ditura nga INSTAT.

Teksa pagat mesatare të grave janë rritur me ritme më të shpejta se të burrave, hendeku është ngushtuar në 4.9%, nga 6.2% një vit më parë.

Kjo do të thotë se burrat paguhen mesatarisht rreth 5% më shumë sesa gratë. Hendeku mbetet gjithsesi më i lartë se në vitin 2021 kur diferenca e pagave mes dy gjinive arriti në nivelin më të ulët historik prej 4.5%.

Ndonëse hendeku është ngushtuar, janë vetëm 4 grup profesione, ku gratë u paguan më shumë se burrat në vitin 2024, nga 5 një vit më parë. Profesionet ku gratë paguhen më shumë janë:

Drejtues administrativë dhe komercialë; Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë; Punonjës në profesionet e elektro-teknologjisë; Punëtorë shërbimi dhe ndihmës.

Gratë drejtuese paguhen më shumë

Ndonëse në pjesën më të madhe të profesioneve, gratë marrin më pak sesa burrat, ka një kategori ku ato gjithmonë dominojnë, atë të drejtuesve, duke qenë madje më të paguarat nga të gjithë.

Sipas INSTAT, në grup-profesionin “Drejtues administrativë dhe komercialë”, gratë u paguan mesatarisht me 214 mijë lekë në muaj në 2024-n, me rritje prej 6% në raport me vitin e mëparshëm. Ky është grup-profesioni më i paguar në vend. Në krahasim me burrat që punojnë në të njëjtin profesion (200.7 mijë lekë), femra drejtuese paguhen 6.5% më shumë.

Edhe në shtet, gratë paguhen më shumë. Në grup-profesionin “Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë”, paga mesatare mujore e femrave ishte 118 mijë lekë, ose 7.9% më shumë sesa e meshkujve në të njëjtën kategori.

Profesionet me diferencat më të mëdha të pagave

Profesioni që i paguan më pak gratë se burrat është industria, me një diferencë prej 29%, për shkak të vështirësive fizike që ka ky aktivitet, ku nga vetë natyra preferohen meshkujt.

Burrat në industri paguhen 71 mijë lekë në muaj, përkundrejt 50 mijë lekë gratë, me këto të fundit që janë të punësuara kryesisht në industrinë e tekstileve e këpucëve.

Aftësitë në mësimdhënie në lëndët shkencore vlerësohen më pak tek femrat. Diferenca në grup profesionin “Specialistë të shkencave të fizikës, matematikës dhe inxhinierisë” është 17%, me burrat që paguhen 107 mijë lekë dhe gratë rreth 88 mijë lekë në muaj.

Edhe në arsim në përgjithësi, mësueset femra paguhen 13% më pak sesa ata meshkuj. Diferencë të lartë ka dhe në shëndetësi, me gratë që paguhen 94 mijë lekë, ose 15.6% më pak sesa burrat. Barazia më e madhe në paga është në Punonjës të shërbimeve personale dhe të mbrojtjes (rreth 48 mijë lekë secili).

The post Në vetëm 4 profesione, gratë paguhen më shumë se burrat, por ua kalojnë në drejtim appeared first on Albeu.com.

Shqipëria me nivelin më të lartë të planeve për emigrim në CESEE, 10 % ikin brenda vitit

By: V K
28 August 2025 at 07:56

Rreth 33% e shqiptarëve e konsiderojnë emigrimin përkohësisht ose përgjithmonë brenda dhjetë viteve të ardhshme, ndërsa 10 për qind e tyre synojnë largimin brenda vitit.

Këto ishin rezultatet e anketës që zhvilloi në nëntor të vitit 2024 Banka Qendrore e Austrisë në vendet e Europës, Qendrore, Juglindore dhe Lindore CESEE (Bullgari, Çeki, Hungari, Poloni, Rumani, Shqipëri, Bosnjë, Maqedonia e Veriut dhe Serbi).

Anketa që kishte si qëllim përdorimin e euros në këto vende, përfshiu edhe pyetjet për emigracionin.

Rezultatet treguan se Shqipëria, mbetet vendi me përqindjen më të lartë të qytetarëve me synime për emigrim në rajon.

Anketa “Euro e OeNB 2024” tregon se, megjithëse dëshira për të emigruar është në rënie në shumicën e vendeve të rajonit, Shqipëria vazhdon të qëndrojë ndër vendet me përqindjen më të lartë të popullsisë që synon largimin.

Rreth 10% e shqiptarëve shprehin synimin për të emigruar brenda 12 muajve të ardhshëm, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet me shkallën më të lartë të migrimit të mundshëm, së bashku me Maqedoninë e Veriut (11%).

Pas tyre renditen Serbia, Rumania, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria dhe Polonia, ku shifrat luhaten mes 2% dhe 5%. Hungaria dhe Çekia kanë përqindjet më të ulëta, nën 2%.

Në përgjithësi, dëshira për emigrim ka ardhur duke rënë në rajon, por Shqipëria mbetet një përjashtim.

Në vitin 2019, para pandemisë COVID-19, 7% e qytetarëve të vendeve të anketuara deklaronin se kishin ndërmend të largoheshin brenda një viti.

Në vitin 2021, gjatë pandemisë, kjo shifër ra në 5%, ndërsa në 2024 zbriti më tej në 4.5%. Ky trend shihet si pozitiv për shumicën e vendeve të CESEE, pasi emigracioni masiv ka thelluar problemet demografike dhe ka sjellë vështirësi në tregun e punës.

Në Shqipëri trendi nuk ka ndryshuar shumë. Përveç synimeve për emigrim në periudhën afatshkurtër, të dhënat e anketës tregojnë se 33% e shqiptarëve e konsiderojnë të mundshme emigrimin përkohësisht ose përgjithmonë brenda dhjetë viteve të ardhshme.

Ky është niveli më i lartë në rajon, ndërkohë që në Çeki dhe Hungari kjo shifër është vetëm 7%.

Shumica e njerëzve deklarojnë se duan të emigrojnë për arsye të lidhura me punësimin, rreth 46% mesatarisht në të gjitha vendet e anketuara.

Arsyeja e dytë më e rëndësishme është kërkimi i kushteve më të mira të jetesës jashtë vendit.

Të dhënat e vitit 2024 tregojnë gjithashtu se Shqipëria, ka një përqindje shumë të lartë të qytetarëve që kanë jetuar më parë jashtë vendit.

Sipas raportit, 28% e popullsisë shqiptare deklaron se ka pasur një periudhë emigrimi, duke e renditur vendin tonë ndër më të prekurit në rajon.

Mesatarja për vendet e CESEE është 14%, ndërsa Hungaria ka përqindjen më të ulët me vetëm 7%. Në shumicën e vendeve të tjera, përqindja e personave që kanë jetuar jashtë varion nga 11% deri në 16%.

Studimi tregon se qëndrimet afatshkurtra, pra më pak se një vit, janë më të zakonshmet dhe përbëjnë rreth 35% të të gjitha rasteve.

Megjithatë, Shqipëria shfaqet më afër vendeve me qëndrime më të gjata. Në Bosnjë dhe Hercegovinë, rreth 50% e emigrantëve të rikthyer kanë qëndruar më shumë se tre vjet jashtë vendit. Pas Bosnjës, renditen Bullgaria, Shqipëria dhe Serbia, ku rreth 40% e emigrantëve të rikthyer kanë pasur një emigracion afatgjatë./ Monitor

The post Shqipëria me nivelin më të lartë të planeve për emigrim në CESEE, 10 % ikin brenda vitit appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: V K
28 August 2025 at 07:40

Sot, më 28 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 83 lekë dhe shitet me 84.5 lekë.

Euro, blihet me 96.9 lekë dhe shitet 97.9 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 103 lekë, ndërsa në shitje me 104.5 lekë.

Paundi britanik, blihet me 111.8 lekë dhe shitet me 113.4 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 60 lekë, ndërsa në shitje me 61.5 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

❌
❌