Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 August 2025Main stream

Ndryshohet Ligji për qëndrimin e të huajve në vend, do të lehtësohet procedura e leje qëndrimit

27 August 2025 at 16:11

Mungesa e fuqisë punëtore dhe nevoja për punë cilësore janë disa nga arsyet të cilat çojnë pushtetin drejt ndryshimit të ligjit për të huajt që duan të punojnë në vend.

Në Kuvend kaluan leximin e parë propozim-ndryshimet që parashikojnë lehtësimin e procedurave të marrjes së lejes së qëndrimit për punëtorët që janë pjesë e kompanive që realizojnë projekte strategjike e veçanërisht ata që lidhen me realizimin e Korridorit 8 dhe 10.

Për momentin, për punëtorët e huaj, kërkesa për leje qëndrimi bëhet në Ministrinë e Brendshme megjithatë Agjencia e punësimit duhet të japë mendim varësisht nevojave të tregut të punës, procedurë kjo e komplikuar dhe që merr kohë.

“Gjithsesi, të huajt që angazhohen në projektet strategjike, do të bëjnë përjashtim sipas propozim-ligjit. Leje qëndrimi do të sigurohet pa mendim nga Agjencia e punësimit, pavarësisht kuotave dhe nevojave të momentit të tregut të punës. Kusht i vetëm plotësues është që të kenë vërtetim nga Ministria e Ekonomisë se i punësuari i huaj është i angazhuar te një subjekt juridik me statusin e partnerit strategjik”, tha Pançe Toshkovski, Ministër i Brendshëm.

Procedura për lëshimin e lejeve të qëndrimit të përkohshëm do të përshpejtohet, dhe qëndrimi i punëtorëve të huaj do të zgjatet deri në një vit me një garanci nga punëdhënësi./Alsat/

The post Ndryshohet Ligji për qëndrimin e të huajve në vend, do të lehtësohet procedura e leje qëndrimit appeared first on Telegrafi.

MASH: Tekste shkollore për të gjithë nxënësit në fillim të vitit të ri shkollor

27 August 2025 at 14:42

Ministria e Arsimit dhe Shkencës thekson se të gjithë nxënësit do të kenë tekste shkollore në fillim të vitit të ri shkollor edhe atë për të gjitha lëndët, sipas planeve mësimore në klasat përkatëse. Nga MASH thonë se “për të dytin vit radhazi, shtypja dhe shpërndarja e teksteve shkollore realizohet me kohë, dhe çdo shkollë do ta marrë tirazhin që e ka kërkuar përmes aplikacionit të veçantë elektronik të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës”.

“Janë siguruar edhe tekste shkollore për gjuhët e huaja, për herë të parë pas shtatë vitesh gjatë të cilave mungonin, ndërsa mësimdhënësit dhe nxënësit janë detyruar të gjejnë vetë literaturë. Tekste të reja shkollore me përmbajtje të avancuar janë gjithashtu në dispozicion për klasën e shtatë të arsimit fillor dhe për vitin e parë në arsimin e mesëm gjimnaz, ku fillon zbatimi i programeve të reja mësimore. Mbi 100 tituj të rinj do të jenë të disponueshëm edhe për nxënësit e shkollave të mesme profesionale”.

“Përgatitja, botimi dhe shpërndarja e teksteve shkollore ishte sfidë e madhe në të kaluarën. Kjo çështje është zgjidhur në mënyrë sistematike, me Ligjin e ri për Tekstet Shkollore, në përpilimin e të cilit kanë marrë pjesë të gjithë palët e përfshira – përfshirë edhe autorët, recensentët, por edhe të gjitha shtëpitë botuese në vend”, thonë nga MASH.

Në fund thonë se të gjitha institucionet kompetente, organet dhe trupat që marrin pjesë në procedurën për sigurimin e teksteve shkollore i kanë përmbushur detyrimet e tyre në mënyrë të përpiktë dhe me kohë, për të cilën Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpreh mirënjohje dhe bën thirrje që veprimi i përbashkët për të siguruar vazhdimin e arsimimin më të mirë edhe më tej.

The post MASH: Tekste shkollore për të gjithë nxënësit në fillim të vitit të ri shkollor appeared first on Telegrafi.

Rritje natyrore negative edhe në tremujorin e dytë

27 August 2025 at 12:52

Rritja natyrore edhe në tremujorin e dytë të vitit 2025 është negativ dhe paraqet 1.135 persona, që do të thotë se për aq persona është më i vogël numri i fëmijëve të lindur të gjallë nga numri i personave të vdekur.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistika, numri i fëmijëve të lindur të gjallë në tremujorin e dytë është 3 741 dhe në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar është ulur për 4.2%.

Numri i personave të vdekur, ndërkaq, në tremujorin e dytë të vitit 2025 shënon rritje prej 1.2% në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2024 dhe është 4 876 persona, ndërsa prej tyre 13 janë foshnja të vdekura.

Në këtë tremujor të vitit janë bërë 2 792 martesa dhe numri i tyre është rritur për 8.1% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2024, ndërsa janë regjistruar 545 divorcime, që paraqet rritje prej 0.4% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2024.

The post Rritje natyrore negative edhe në tremujorin e dytë appeared first on Telegrafi.

Filipçe: Politikat ekonomike të Qeverisë së OBRM-PDUKM-së janë më të këqijat në histori

27 August 2025 at 12:32

“Pas 15 muajve OBRM-PDUKM në pushtet, mund të vlerësojmë se politika ekonomike e kësaj qeverie është më e keqja në histori”, tha kryetari i LSDM-së Venko Filipçe.

Në konferencën e sotme për shtyp, Filipçe theksoi se qeveria, në vend të masave për qytetarët, përdor paratë e buxhetit për interesat e veta personale.

“Dhjetëra milionë euro janë vjedhur nga qytetarët duke mos marrë masa për çmimet, duke mos rritur pagat, duke rritur pabarazinë dhe varfërinë, që është një politikë e vetëdijshme dhe e qëllimshme e kësaj qeverie”, tha Filipçe.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi se ndryshe nga OBRM-PDUKM, LSDM kishte dhe ka politika më të mira ekonomike në interes të qytetarëve.

“Nëse mund të them një gjë me siguri, është se LSDM kishte dhe ka politika shumë më të mira ekonomike të synuara për qytetarët, me shqetësim për standardin e jetesës dhe me një qëllim të qartë – një ekonomi që u shërben qytetarëve”, tha Filipçe.

Në konferencën për shtyp, Filipçe theksoi se LSDM nuk do të tërhiqet nga zgjidhjet që ka propozuar tashmë, por që shumica qeverisëse nuk i ka pranuar, për t’u përballur me inflacionin dhe për të mbrojtur standardin e jetesës së qytetarëve.

“Ne nuk do të tërhiqemi nga lufta dhe propozimet tona. Rritja e pagave në të gjithë sektorët, rritja e pagës minimale në të paktën 500 euro, ulja e çmimeve duke hequr TVSH-në për produktet bazë ushqimore – këto janë masa që ne i kemi propozuar tashmë në Kuvend. Fatkeqësisht, shumica qeverisëse nuk i mbështeti ato. Ne do të vazhdojmë, do t’i paraqesim ato edhe një herë dhe më tej. Dhe ne nuk do të tërhiqemi në këtë betejë për një jetë dinjitoze, për një standard më të mirë jetese të qytetarëve”, tha kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.

The post Filipçe: Politikat ekonomike të Qeverisë së OBRM-PDUKM-së janë më të këqijat në histori appeared first on Telegrafi.

Trendafilov: Rritja e fundit e pagës minimale ka qenë në vitin 2022, mos na detyroni të dalim në rrugë

27 August 2025 at 10:45

“Lufta për rritjen e pagës minimale nuk është luftë kundër qeverisë apo për mbylljen e kompanive, por luftë për ekzistencën e punëtorëve”, thotë kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Slobodan Trendafilov.

Sipas Trendafilov, është shqetësuese që nuk ka marrëveshje për rritjen e pagës minimale, dhe nuk duhet të ketë një të tillë deri në përfundimin e zgjedhjeve lokale. Në një intervistë për Kanal 5, ai paralajmëroi se çdo vit gjithnjë e më shumë qytetarë po largohen dhe numri i punonjësve po zvogëlohet dhe se nuk duhet ta vendosim veten në një situatë ku, siç thotë ai, “për shkak të lakmisë ose vetëdrejtësisë së njërës prej partive ose dy prej partive kundër të tretës” punëtorët vuajnë dhe largohen nga vendi.

“Që nga fillimi i vitit, kemi mbajtur 14 protesta dhe dy greva për paga, nuk jemi imunë ndaj organizimit të të rejave dhe ua kemi thënë të gjitha autoriteteve deri më tani, por shpresojmë se do të gjejmë mirëkuptim dhe përmes dialogut do të arrijmë paga më të larta”, thotë kreu i LSM-së.

Sipas tij, nëse deputetët vërtet interesohen për punëtorët, atëherë ata mund të miratojnë menjëherë ndryshime dhe plotësime në ligjin për pagën minimale dhe ta zbatojnë atë pas zgjedhjeve lokale.

“Rritja e fundit e pagës minimale në vitin 2022 u fitua në rrugë dhe si LSM themi mos na shtyni në rrugë, le të ulemi dhe të biem dakord për rritjen e pagave. Por kur nuk keni absolutisht asnjë mirëkuptim nga pala tjetër, kur disa thonë “ju arrini një marrëveshje me punëdhënësit”, dhe punëdhënësit ju thonë “si mund të arrijmë një marrëveshje me ju” dhe ky është një rreth që është në dëm të 167 mijë punonjësve në vend”, thotë Trendafilov.

Sipas tij, fajtorët më të mëdhenj janë politikëbërësit, punëdhënësit dhe Kuvendi dhe ata duhet t’u shpjegojnë punëtorëve pse e lejojnë këtë të ndodhë./Telegrafi/

The post Trendafilov: Rritja e fundit e pagës minimale ka qenë në vitin 2022, mos na detyroni të dalim në rrugë appeared first on Telegrafi.

QMK: Nuk ka zjarre aktive, nën kontroll janë zjarret në Dollnen dhe në Kozhuf

27 August 2025 at 08:52

Nuk ka zjarre aktive në ambiente të hapura në territorin e shtetit, sipas të dhënave deri në orën 7 të mëngjesit, kumtuan sot nga Qendra për menaxhim me kriza.

Janë vënë nën kontroll zjarret në komunat Makedonski Brod, Gjevgjeli dhe Dollnen.

Në “Jasen” është djegur pyll i përzier. Në malin Kozhuf ka zjarr tokësor. Në territorin e fshatrave Dollgaec dhe Strovi, gjithashtu është djegur pyll i përzier.

The post QMK: Nuk ka zjarre aktive, nën kontroll janë zjarret në Dollnen dhe në Kozhuf appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 26 August 2025Main stream

Deri më 15 shtator targat e veturave zyrtare duhet të jenë të kuqe ose me afishe përkatëse

26 August 2025 at 14:46

Vijon afati për zëvendësimin e targave të makinave zyrtare me targa me ngjyrë me qëllim që të parandalohet keqpërdorimi i tyre për arsye personale apo partiake, sidomos gjatë periudhës së fushatës zgjedhore. Nga Qeveria, theksojnë se deri më 15 shtator, të gjitha institucionet duhet të veprojnë në pajtueshmëri me vendimin qeveritar të korrikut.

“Duke filluar nga 15 gushti dhe deri në fund të afatit 15 shtator të këtij viti, të gjitha institucionet shtetërore, komunat, ndërmarrjet publike, Qyteti i Shkupit, institucionet me pronësi dominuese të shtetit kanë obligim sipas vendimit të Qeverisë që t’i zëvendësojnë targat, në drejtim që të mos ketë keqpërdorim të veturave zyrtare për qëllime jozyrtare. Presim institucionet që të veprojnë sipas udhëzimit të Qeverisë”, thonë Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Targat e reja do të jenë me ngjyrë tjetër dhe numra identifikues për ta bërë më të kuptueshme se i përkasin Qeverisë. Procedura dhe tenderi për ndryshimin e tyre u hap në fund të qershorit. Qeveria që atëherë kishte informuar se deri në fund të shtatorit do të kryhen të gjitha procedurat e ndryshimit të targave. Drejtori i Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë, Ivica Tomovski në një intervistë për Alsat theksoi se në rast se dështon tenderi për targat, automjetet zyrtare do të shënjohen me afishe përkatëse që të vërehen se janë zyrtare

Çështja e keqpërdorimit të resurseve shtetërore për nevoja partiake, është temë që riaktualizohet gjatë çdo cikli zgjedhor. Nga Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit, paraprakisht njoftuan se në Regjistrin e Makinave të institucioneve shtetërore, ato të vetëqeverisjes lokale, ndërmarrjeve publike apo subjekteve të tjera juridike që posedojnë kapital, kanë paraqitur të dhëna vetëm për 1.916 makina nga gjithsej 6.500.

Pavarësisht denoncimeve për keqpërdorim të automjeteve zyrtare, deri më tani nuk është gjobitur ose dënuar asnjë funksionarë. Anti-korrupsioni kishte paralajmëruar disa nisma, por asgjë konkrete. /Alsat/

The post Deri më 15 shtator targat e veturave zyrtare duhet të jenë të kuqe ose me afishe përkatëse appeared first on Telegrafi.

Afrim Gashi uron Dimal Bashën: Marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe institucioneve tona janë të mbështetura në themele të forta miqësie dhe vëllazërie

26 August 2025 at 12:55

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi, e ka uruar Dimal Bashën për përzgjedhjen e tij si kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Gashi në një postim në rrjetet sociale thotë se nën udhëheqjen e Dimal Bashës do të vazhdojnë marrëdhëniet e mira në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

“Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, kam kënaqësinë të përcjell urimet më të përzemërta z. Dimal Bashës për zgjedhjen si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe institucioneve tona, janë të mbështetura në themele të forta miqësie, vëllazërie dhe bashkëpunimi të ndërsjellë”.

“Këto lidhje, që burojnë nga populli, afërsia dhe vlerat tona të përbashkëta, paraqesin një pasuri të përbashkët për qytetarët e të dy vendeve tona. Jam i bindur se në udhëheqjen tuaj do të vazhdojmë t’i thellojmë më tej këto marrëdhënie përmes dialogut të hapur parlamentar, bashkëpunimit rajonal dhe mbështetjes së përbashkët në proceset euroatlantike. Ju uroj suksese të shumta në detyrën fisnike dhe shpreh gatishmërinë time të plotë për bashkëpunim të afërt dhe konstruktiv”, ka shkruar Gashi.

Ndryshe, Dimal Basha sot u votua kryetar i Kuvendit të Kosovës me 73 vota “për” pas plot gjashtë muajve bllokadë në institucionin ligjvënës në Kosovë./Telegrafi/

The post Afrim Gashi uron Dimal Bashën: Marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe institucioneve tona janë të mbështetura në themele të forta miqësie dhe vëllazërie appeared first on Telegrafi.

DPHM: Deri të premten mot me diell dhe i nxehtë

26 August 2025 at 12:42

Deri të premten moti do të mbajë kryesisht me diell dhe i nxehtë me rritje graduale të temperaturave të ditës. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor, kumtoi DPHM.

Të shtunën pasdite dhe gjatë natës së diel moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar jugperëndimore, ndërsa të dielën era do ta ndryshojë drejtimin në verior.

Pastaj vijon periudha e motit të qëndrueshëm dhe më i ngrohtë.

The post DPHM: Deri të premten mot me diell dhe i nxehtë appeared first on Telegrafi.

BDI: Gabimet e OBRM-PDUKM-së po minojnë perspektivën e shtetit, BDI ofron veting me monitorim ndërkombëtar

26 August 2025 at 10:35

Nga BDI në një kumtesë për media thonë se OBRM-PDUKM është është partia më pak e thirrur për të mbajtur leksione për luftën kundër korrupsionit, kriminalitetit dhe ndërhyrjes politike.

Nga BDI thonë se nën drejtimin e OBRM-PDUKM-së, politika po ndërhyn hapur në Prokurori, Këshillin Gjyqësor Republikan dhe në Këshillin e Prokurorëve, sipas tyre, me skenarë klasikë politikë për ta vënë drejtësinë nën kontroll.

“BDI nuk i frikësohet drejtësisë së pavarur dhe as transparencës. Përkundrazi, ne ofrojmë zgjidhje konkrete: vetting me monitorim ndërkombëtar, që të pastrohet skena politike dhe publike nga çdo ndikim korruptiv. Le të hetohet pasuria e çdo politikani dhe çdo partie politike. Le të hetohet procesi më i madh korruptiv në vend – privatizimi – i cili krijoi oligarkë të paprekshëm me monopole në sektorë kyç të ekonomisë, që sot bëjnë gjithçka për ta penguar integrimin europian, nga frika e konkurrencës së ndershme”.

“BDI kërkon që hetimi të shtrihet edhe mbi institucionet e sigurimit shtetëror dhe punonjësit e tyre që nga viti 1945 e deri më sot, sepse vetëm kështu mund të mbyllet një kapitull i errët i së kaluarës dhe të ndërtohet një shtet ku askush nuk është mbi ligjin. Ata që nuk kanë çfarë të fshehin, e pranojnë vetingun. Ka kaluar koha e projekteve monoetnike dhe e supremacisë etnike. Maqedonia e Veriut ndërtohet vetëm së bashku, në frymën e multietnicitetit dhe barazisë, jo duke përdorur petkun e “luftës kundër korrupsionit” për të realizuar agjenda që e minojnë shtetin dhe kapin atë për të realizuar agjenda monoetnike”, thonë nga BDI.

The post BDI: Gabimet e OBRM-PDUKM-së po minojnë perspektivën e shtetit, BDI ofron veting me monitorim ndërkombëtar appeared first on Telegrafi.

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

26 August 2025 at 08:39

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur, megjithatë në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Për shkak të zjarrit në Parkun Kombëtar Jasen, rruga rajonale R1106 Makedonski Brod – Shkup është e mbyllur për të gjitha llojet e automjeteve.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Nga 1 korriku deri më 31 gusht, në rrugët shtetërore në Maqedoni u vendos regjim i përkohshëm veror i trafikut, i cili ndalon lëvizjen e automjeteve të rënda transportuese me një masë totale mbi 15 ton, gjatë fundjavave dhe në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta.

The post LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare appeared first on Telegrafi.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

26 August 2025 at 08:14

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira të vogla lokale. Pasdite në pjesët jugore të vendit do të ketë kushte për reshje të shkurtra shiu. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare, kryesisht5 nga drejtimi jugor.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 27 deri në 34 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugperëndimorë. Temperatura minimale do të ulet në 14, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 32 gradë Celsiusë.

The post Moti sot në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Gashi: Deklarata për zgjedhje demokratike do të ketë më shumë peshë nëse miratohet në Kuvend

25 August 2025 at 16:20

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi se do të miratohet një Deklaratë për zgjedhje të lira dhe demokratike, e cila ndoshta do të ndodhë më 12 shtator, pasi partitë ta nënshkruajnë më parë atë. Përveç faktit që me miratimin e saj në Kuvend, mesazhi do të jetë më i fortë dhe vetë Deklarata do të ketë më shumë “peshë”, ajo është e nevojshme duke pasur parasysh dyshimet e kryeministrit Mickoski se BDI dhe LSDM, sipas tij, po përgatisnin një plan të fshehtë për zgjedhjet, tha Gashi në një briefing për gazetarët.

“Problemi është se ne çdo zgjedhje e bëjmë sikur është e fundit dhe sikur po vendoset për jetë ose vdekje. Nevoja për diçka të tillë lind edhe nga vetë deklarata e kryeministrit Mickoski, i cili dyshon se BDI dhe LSDM kanë një plan të fshehtë për zgjedhjet. Deklarata iu është dorëzuar deputetëve dhe pritet të miratohet më 12 shtator. Deri më tani, partitë zakonisht e nënshkruanin këtë Deklaratë në KSHZ, por unë mendoj se mesazhi do të jetë më i fortë dhe do të ketë më shumë “peshë” nëse miratohet në seancë plenare në Kuvend”, tha Gashi.

Gashi gjithashtu foli edhe për Kodin zgjedhor, duke thënë se deri tani nuk ka iniciativa të reja apo përpjekje të reja për miratimin e ndryshimeve.

“Për tani nuk ka lajm nga askush për një përpjekje të re për ndryshimet e Ligjit për Zgjedhje. Para rreth dhjetë ditësh, në seancën e 16-të të këtij muaji, kishte një iniciativë që ta miratojmë së bashku, por kjo nuk ndodhi. Nëse nuk do ta thërrisnim seancën, do të dukej sikur nuk e kemi provuar të miratojmë ligjin dhe njëkohësisht të shihet kush është për dhe kush kundër”, tha Gashi.

Kur u pyet rreth njoftimit të kryeministrit Mickoski këtë fundjavë se pas zgjedhjeve planifikon ristrukturim të Qeverisë, Gashi nuk deshi të tregojë se kush nga VLEN do të përfshihet dhe nëse kjo i referohet vetëm ministrave që janë kandidatë për kryetarë komunash dhe që eventualisht mund të fitojnë funksionin lokal. “Sapo të dorëzohet propozimi për ristrukturim, unë menjëherë do të thërras seancën, dhe për atë se kush do të përfshihet nuk kam informacion,” tha Gashi./TV21/

The post Gashi: Deklarata për zgjedhje demokratike do të ketë më shumë peshë nëse miratohet në Kuvend appeared first on Telegrafi.

Vijon afati për shqyrtimin e Listës zgjedhore, qytetarët inkurajohen të kontrollojnë të dhënat e tyre

25 August 2025 at 14:36

Vijojnë afatet për shqyrtimin e listës zgjedhore nga ana e qytetarëve, që do të zgjasë deri më 11 shtator. Qytetarët për çdo plotësim, regjistrim apo ndryshim të të dhënave, mund ta dorëzojnë me shkrim në zyrat rajonale dhe në postën elektronike të KSHZ-së. Shqyrtimi i listës bëhet online përmes uebfaqes së KSHZ-së, SEC.mk. Aty tregohet saktë se kush në cilin vendvotim dhe në cilën shkollë duhet të votojë.

Përpos online, qytetarët listën mund ta shqyrtojnë edhe nëpër pikat rajonale të KSHZ-së. Banorët e Çairit, Butelit, Shuto Orizares dhe Çuçer Sandevës, këtë mund ta bëjnë në pikën që gjendet afër stacionit policor në Butel.

Listat zgjedhore gjithnjë kanë qenë problematike, më së shumti për shkak ndryshimit të adresave të qytetarëve, apo migrimit nga një qytet në tjetrin. Por, listat zgjedhore kanë qenë kryetemë në zgjedhjet e 2016-tës, kur atëkohë VMRO-DPMNE pati regjistruar votues fantom në adresa ku kryesisht nuk banonte askush. Një nga shembujt ishte kjo rrugë, Maksim Gorki.

“Kjo është një nga adresat në të cilat “banonin” votuesit fantom nga zgjedhjet e vitit 2016, e të cilët shfrytëzoheshin për të mbushur listat e votimit. Votuesit fantom u patën vendosur në adresa ku banojnë qytetarë, në adresa të pa banueshme, në banesa dhe hyrje inekzistente, në institucione shtetërore, hapësira afariste e të tjera”, raporton Zekirija Haxhiu, gazetar.

Në fakt, votuesi fantomë kanë ekzistuar edhe në ciklet e mëhershme zgjedhore. Disa prej tyre ishin me prejardhje nga Pusteci i Shqipërisë, e disa prej tyre nga Dragashi i Kosovës. Mijëra votues fantomë ishin në komunën Qendër të shpërndarë në disa adresa. Ky përpilim politik i listës zgjedhore, ishte kryetemë edhe në bombat që publikonte atëkohë ish kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

“Ka një gjë të rrezikshme, por këtë e dimë ne dhe për këtë shkak insistuam që komitetet të japin më tepër adresa. Siç e di, kemi nga 50 njerëz në një banesë prej 40m2. E tani, kjo është. Mirë, kjo është. Ata mund ta shohin këtë si adresë? Mundet, shkruan në listën zgjedhore”, thuhet në një bisedë telefonike nga përgjimet mes Gordana Jankullovskës dhe Kirill Bozhinovskit.

Së fundmi në një intervistë për Alsat, nënkryetari i KSHZ-së, Abdush Demiri, njoftoi se bashkëpunimi me institucionet tjera për shkrirjen e të dhënave të qytetarëve është shumë i mirë dhe të gjitha institucionet i plotësojnë detyrimet e tyre në afatet e duhura. Ndryshimet e fundit të KSHZ-së në listën zgjedhore janë bërë më 1 maj 2025, ku të regjistruar janë 1,818,963 votues.

The post Vijon afati për shqyrtimin e Listës zgjedhore, qytetarët inkurajohen të kontrollojnë të dhënat e tyre appeared first on Telegrafi.

Ndalohen pesë shoferë brenda 24 orëve, tejkaluan shpejtësinë dhe vozitën në gjendje të dehur

25 August 2025 at 12:47

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë privuar nga liria pesë persona për shkak të “drejtimit të papërgjegjshëm të automjetit” sipas nenit 297-a të Kodit Penal.

Siç njoftojnë nga MPB, dy nga personat e ndaluar kanë vozitur në autostradën Shkup – Tetovë.

“Në autostradën Shkup–Tetovë (Studena Voda) – A.J. (31) nga Leshnica e Poshtme drejtonte “Audi” me 184 km/h në zonë ku kufiri është 80 km/h. Gjithashtu në autostradën Shkup–Tetovë – B.A. (25) nga Studeniçani me “BMW” u kap duke ngarë me 192 km/h, në vend ku shpejtësia e lejuar është 100 km/h”.

“Në rrugën Mavrovë-Rostushë (Rostushko Ançe) – V.D. (48) nga Shkupi, në “Škoda”, u ndalua nën ndikimin e 2,90 promilë alkool. Në Veles – D.V. (27) nga Velesi drejtonte “BMW” me 2,28 promilë alkool në gjak. Ndërsa n/ rrugën Manastir – Mexhitlia (fsh. Kravari) – S.S. (22) nga Egri drejtonte “Volkswagen Polo” me 107 km/h në zonë të banuar, ku kufiri është 50 km/h”, thonë nga MPB.

Sipas MPB-së, të gjithë shoferët janë përjashtuar menjëherë nga komunikacioni. Për ngjarjet janë informuar prokurorët kompetentë dhe pas dokumentimit të plotë, ndaj tyre do të ngriten kallëzime penale.

The post Ndalohen pesë shoferë brenda 24 orëve, tejkaluan shpejtësinë dhe vozitën në gjendje të dehur appeared first on Telegrafi.

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

25 August 2025 at 12:22

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 0,64% në raport me vendimin e datës 18.08.2025.

Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98 rritet për 1,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të EURODIZEL (D-E-V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) rritet për 0,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut М-1 SU ulet për 0,378 den/kg dhe tani do të jetë 38,265 den/kg.

Nga data 26.08.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 75,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 77,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-Е V) 68,00 (denarë/litër)
Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) 67,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 38,265 (denarë/kilogram).

 

The post Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Maqedonia i bashkohet iniciativës për avancimin e tregjeve të kapitalit në Evropën Qendrore dhe Juglindore

25 August 2025 at 10:29

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të Memorandumit të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit për zhvillimin e tregut të kapitalit, që do të mbahet ditën e sotme më 25 gusht 2025 (e hënë) në Zagreb, Republika e Kroacisë.

Eventi organizohet nga Ministria e Financave e Republikës së Kroacisë dhe është iniciativë rajonale në të cilën marrin pjesë: Kroacia, Bullgaria, Hungaria, Maqedonia e Veriut, Polonia, Rumania, Sllovakia dhe Sllovenia.

“Nënshkrimi i memorandumit do ta konfirmojë angazhimin e përbashkët për avancimin e bashkëpunimit në fushën e tregjeve të kapitalit, përmes përmirësimit të legjislacionit dhe rregullativës, integrimit të infrastrukturës, digjitalizimit dhe harmonizimit”.

“Kjo iniciativë ka për qëllim të dërgojë sinjal të fuqishëm ndaj investitorëve, tregjeve dhe partnerëve ndërkombëtarë, se vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore janë të përkushtuara ndaj reformave të koordinuara dhe të harmonizuara, si dhe ndaj krijimit të kushteve për rritje ekonomike afatgjate dhe të qëndrueshme. Në kuadër të këtij eventi, ministrja do të marrë pjesë gjithashtu në një panel ministror, ku do të shkëmbejë përvoja dhe praktika më të mira me kolegët e saj nga rajoni”.

“Pjesëmarrja e ministres Dimitrieska-Koçoska në këtë event të rëndësishëm paraqet konfirmimin e angazhimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për ta thelluar bashkëpunimin ekonomik rajonal dhe për t’u angazhuar në mënyrë aktive në iniciativa që kontribuojnë në zhvillimin e tregjeve dhe përforcimin e besimit të investitorëve”, thonë nga Ministria e Financave.

 

The post Maqedonia i bashkohet iniciativës për avancimin e tregjeve të kapitalit në Evropën Qendrore dhe Juglindore appeared first on Telegrafi.

QMK: Një zjarr aktiv në 24 orët e fundit, dy nën kontroll

25 August 2025 at 08:39

Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e Maqedonisë së Veriut ka pasur gjithsej 27 zjarre në hapësirë të hapur, nga të cilat një është aktiv, 2 janë nën kontroll dhe 24 zjarre janë shuar.

Zjarret janë aktive në Komunën e Dollnenit, fshatin Dolgaec (pyll i përzier), dy janë nën kontroll në Komunën e Makedonski Brod në zonën e Jasenit (pyll i përzier); dhe në Komunën e Gjevgjelisë në malin Kozuf (pyll i lartë).

Siç raportohet nga Departamenti Qendror i Zjarrfikësve, janë shuar 24 zjarre.

The post QMK: Një zjarr aktiv në 24 orët e fundit, dy nën kontroll appeared first on Telegrafi.

Digjet një autobus i NTP-së në Shkup

8 August 2025 at 21:47

Një autobus i Ndërmarrjes Transportuese Publike (NTP) u përfshi nga flakët sonte në Qendrën e Transportit nën Stacionin Hekurudhor në Shkup, ndërsa pamjet u publikuan nga mediat online.

Videoja e shkurtër tregon tym që del nga disa vende në pjesën e pasme të autobusit.

Ndryshe, disa javë më parë, një autobus i NTP-së u përfshi gjithashtu nga flakët, kurse shoferja u shtrua në spital për shkak të thithjes së tymit.

The post Digjet një autobus i NTP-së në Shkup appeared first on Telegrafi.

Hapet çerdhe e re në Çair, do të pranojë 350 fëmijë

8 August 2025 at 19:49

2.058 m2 është sipërfaqja e çerdhes së re “Bambi” që sot u lëshua në përdorim. Sipas drejtuesve të këtij institucioni, 350 fëmijë do të kenë mundësi të edukohen dhe zhvilllohen në këtë objekt që tashmë plotëson kushtet më moderne për mësim.

“Ky objekt I ri i kopshtit “Fidani” ka një kapacitet prej 350 fëmijësh me 21 klasa të ndërtuara dhe të pajisura sipas standardeve modern, europiane ku çdo detaj është menduar për të ofruar kushte sa më të sigurta, edukative dhe të ngrohta për fëmijët tanë”, tha Gzime Bakiu, drejtoreshë e Kopshtit “Fidani”.

Në objektin “Bambi” do të sistemohen fëmijë nga mosha nëntë muajshe e deri në gjashtë vjet. Krahas gjuhës shqipe do të funksionojnë edhe grupet në gjuhën turke dhe boshnjake.

“Fëmijët që do të edukohen në këtë haspsirë do të kenë mundësi të zhvillohen në kushte bashkëkohore, të sigurta dhe në përputhje me standardet më të larta të edukimit parashkollor. Ky investim është një përgjigje konkrete ndaj nevojave reale të një territori me rritje të shpejtë urbane dhe sociale siç është Çairi”, u shpreh Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit.

Ndërtimi I objektit ka kushtuar 2 milionë euro. Zëvendës kryeministri Izet Mexhiti paralajmëroi se mbi 3.5 milionë euro janë ndarë për ndërtimin edhe të dy çerdheve të reja në Çair, objekti Vesëza dhe Borëbardha./Alsat/

The post Hapet çerdhe e re në Çair, do të pranojë 350 fëmijë appeared first on Telegrafi.

❌
❌