Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Toka nuk duhet punuar pa plan”, Denaj: Vaditja, informaliteti dhe infrastruktura, sfidat kryesore të bujqësisë

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, gjatë një interviste në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, theksoi nevojën për një qasje më strategjike në sektorin bujqësor, duke u fokusuar në prodhime që kërkohen nga tregu vendas dhe ai ndërkombëtar.

Ajo u shpreh se është koha që fermerët të mos punojnë tokën pa një plan të qartë tregu, pasi kjo sjell vetëm humbje dhe zhgënjim. Denaj njoftoi gjithashtu se Ministria ka përfshirë këtë çështje në prioritetet afatmesme dhe ka hartuar një plan konkret për zhvillimin e blegtorisë, me fokus te rritja e numrit të bagëtive të imta dhe përmirësimi i infrastrukturës, veçanërisht në sistemin e vaditjes.

Ministrja nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit mes pushtetit vendor dhe atij qendror për të përballuar sfidat, si dhe paralajmëroi investime të konsiderueshme në këtë sektor, përfshirë një fond prej rreth 700 milionë euro.

“Ne duhet të punojmë me mend se çfarë të mbjellin, ne nuk mund të punojmë tokën për një produkt që nuk e kërkon tregun. Pra nëse e gjithë puna shkon për një produkt që nuk e kërkon tregu ka frustim, prandaj dhe ne në ministri, unë e kam vendosur në një nga prioritet afatmesme të kërkuara nga kryeministri që ne të mendojmë se si të këshillojmë bizneset e angazhuara në fushën e bujqësisë të mbjellin produkte që edhe tregu i brendshëm, por edhe tregu i jashtëm i kërkon dhe i ka ardhur koha. Në raport me blegtorinë kemi një plan konkret që doli nga tryeza e përbashkët për bagëtitë e imta.

Kemi menduar që të bëjmë një plan të mirëfilltë të rritjes së bagëtive të imta dhe të rritjes së infrastrukturës në mënyrë që të shikojmë jo vetëm atë që i takon pushtetit qendror, por edhe atij vendor. Shpesh ka një ndarje të detyrave mes dy pushteteve. Vendet ku furnizohet me ujë bagëtia janë vende të amortizuara dhe absolutisht sot ka nevojë për ndërhyrje. Pushteti lokal duhet që ta përqendrojë ndërhyrje atje ku duhet, jo atje kur nuk duhet. Vaditja dhe ujitja janë aq shumë të rëndësishme, të cilat edhe për shkak të kushteve klimatike kanë një presion të burimeve ujore.

Pra mund të kesh infrastrukturë, mund edhe të investosh, por nëse të mungon burimi e ke pothuajse të pamundur. Unë aktualisht ndjej presionin e gjithë fushën e Maliqit në raport me vaditjen, ndjej presionin edhe të Myzeqesë, sidomos për zona të caktuara, apo edhe për cilësinë e vaditjes. Ne kemi një shpërndarje jo të njëtrajtshme të ujit, diku me shumicë e diku me pakicë, por kudo ndërhyrjet e infrastrukturës duhet që të bashrendojnë pushtet vendor, pushtet qendror dhe fondet janë të konsiderueshme. Përllogaritet një fond për Ministrinë e Bujqësisë që do të jetë rreth 700 milionë euro, por nga an tjetër kemi dhe mënyra alternative”, tha ministrja Anila Denaj./abcnews.al

Asnjë produkt blegtoral pa faturë/ Denaj: Blerja pa faturë, jo vetëm dëm fiskal, por edhe dëm për sigurinë ushqimore

Ministrja Anila Denaj theksoi domosdoshmërinë për faturën në çdo blerje. Në një intervistë në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Denaj u shpreh se është shumë e rëndësishme marrja e faturës në çdo blerje. Gjithashtu shtoi se tashmë ka ardhur koha që të kuptohet se të blesh pa faturë nuk është vetëm një dëm fiskal, por edhe një dëm për sigurinë ushqimore.

“Unë dhe ministri kemi qenë në terren dhe evidentuar nga afër nevojë për të këshilluar marrjen e faturës në çdo blerje. Ka ardhur koha që të të gjithë duhet të kuptojnë se të blesh pa faturë nuk është vetëm një dëm fiskal, por është edhe një dëm për sigurinë ushqimore. Pra ne duhet të kuptojmë që në të gjithë zinxhirin e kalimit të një produkti nga fara në tryezë nëse ka faturë, ne ndihmojmë gjurmueshmërinë, ndihmojmë sigurinë ushqimore dhe ndihmojmë në shëndetin tonë publik dhe të kërkosh këtë faturë është detyrim. Ministria e Financave ka marrë përsipër të rishikojë procesin për rimbursimin e fermerit”, tha ajo.

/abcnews.al/

“Skema për të ndërtuar shtëpizat e prodhimit, përpunimit dhe magazinimit”/ Denaj: Synojmë 1000 hektarë sera deri në vitin 2030

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj foli për bujqësinë, agroturizmin dhe sfidat me të cilët përballen këto sektorë, por edhe mbështetjen e madhe të dhënë nga qeveria.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit”, në ABC News, Denaj nënvizoi se janë ndërtuar vitet e fundit 122 agroturizma dhe se janë mbështetur 400 pika grumbullimi, megjithatë ka ende nevojë për mbështetje.

Një tjetër sektor që mori vëmendje gjatë intervistës ishte edhe sektori i bujqësisë.

“A jemi në gati sot të jemi dhe të aplikojmë për 150 mijë fermerë, mendoj që jo, por shumë shpejt do të jemi gati Në 2030 do jemi me të njëjtën skemë subvencionesh si ne BE. Janë fonde të përllogaritura për Shqipërinë, janë gati 300 milion euro që presin. Kërkesa për fonde nga fermerët është legjitime. Ne flasim për gati 70 milion euro në vit për subvencione. Kryeministri ka vendosur në fokus skemën kombëtare për mbështetje të bujqësisë. IPARD2 mbylli ciklin e tij në 2023. Unë jam shumë besimplotë që në fund të vitit tjetër ka shanse të larta që hapet. Dhe në këtë kohë qeveria ka vënë fonde. Vitin e kaluar patëm 400 kërkesa. Unë i bëj thirrje të gjithë fermerëve që të aplikojnë për të gjitha nevojat e tyre në thirrje që do të hapen në fund të korrikut. Kanë mundësi të marrin 50 % grant. Ne do të jemi gjithë kohën në terren, skema është për të ndërtuar shtëpizat e prodhimit, përpunimit dhe magazinimit. Nëse ne nuk ndërtojmë më shumë stabilimente të mbarështimit të kafshëve ne atë që na kërkon tregu nuk do e realizojmë dot. Ky proces në katër vitet e ardhshme ka shumë për të arritur”, tha ajo.

/abcnews.al/

Kredi me interesa te ulëta për bujqësinë, Denaj: Fermerët duhet të formalizohen për të përfituar

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, gjatë një interviste në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, ka theksuar rëndësinë e formalizimit të sektorit bujqësor dhe domosdoshmërinë për ta mbështetur atë jo vetëm përmes subvencioneve, por edhe përmes kredive të buta.

Ajo u bëri thirrje fermerëve të kalojnë nga statusi individual në formën e ndërmarrjeve bujqësore, për të përfituar më shumë nga instrumentet financiare dhe për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm të zinxhirit prodhim–përpunim–shitje.

Denaj theksoi se formalizimi është kusht për të pasur qasje në kredi bankare dhe vuri në dukje se përqindja e subvencioneve në buxhetin e Ministrisë është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit.

“Nëse ne nuk mbjellim prodhime siç e kërkojnë standardet e tregut. Ne këtë gjë nuk e bëjmë vetëm me skemën e subvencioneve, ne duhet ta bëjmë edhe me një kredi të butë. Do të flas jo vetëm në pozicionin e ekspertëve, por edhe të bujqërve. Nxitja mes prodhimit përpunimit dhe shitjes në zinxhir, kjo kërkon ndërtimin e shtëpive për të prodhuar, kërkon edhe mjetet që ka nevojë edhe hallka e fundit në zinxhir. Çështja mbetet e hap dot banka derën për sektorin e bujqërisë kur ai është infomral, jo.

Në asnjë rast banka nuk mund të kreditojë pa pasur një formalizmi dhe është e padiskutueshme sot është koha që të gjitha bizneset të heqin dorë nga NIPT-i i fermerit dhe të shkojnë drejt ndërmarrjeve bujqësore edhe me një 1-2 apo 3 hektarë. Por, letrat, dokumentacioni në raport me pjesën fiskale është absolute, kjo është një thirrje për fermerët për të mos u ndjerë të vegjël, por të mëdhenj ashtu siç janë, për punën që ata bëjnë, por ta formalizojnë atë punë. E dyta është mbështetje që ne japim me grantet që ne i quajmë subvencione, por këto janë shumë më të rëndësishme për infrastrukturën derisa të vijë procesi për prodhim.

Ne kemi ofertuar këtë vit, subvencionet e drejtpërdrejta që ulin kostot e prodhimit, ndërkohë që këto subvencionet e investimeve japin mundësinë e zgjerimit, pra janë të dyja të ndryshme dhe të dyja duhet. Politika e Ministrisë së Bujqësisë ndër vite, jo vetëm tani ka qenë që të dyja duhen. Nëse më përpara kjo politikë ka qenë me shifra më të ulëta, nëse në vitin 2013 vetëm 10% e buxhetit të Ministrisë së Bujqësisë kanë qenë subvencione, sot janë 45%. Kemi një rritje shumë cilësore në një peshë specifike”, tha ministrja Denaj./abcnews.al

Investimet në bujqësi/ Ministrja Denaj: Garancia sovrane, 70% e riskut mbulohet nga shteti

TIRANË- Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, theksoi se 70% të riskut për garancinë sovrane e merr përsipër shtetit dhe kjo ndihmë ka ndikuar që bankat e nivelit të dytë  të hapin dyert për bizneset e vogla dhe të mesëm, që operojnë në sektorin e bujqësisë.

Ai theksoi në “Sheshi i Dollarit” se bujqësia nuk ka qenë asnjëherë kaq shumë në vëmendje saç është tani.

Sipas saj, në pesë vitet e fundit janë mbështetur me kredi dhe subvencione 400 pika grumbullim.

“Garancia sovrane me 70% e riskut të mbuluar nga shteti e ul normën e interesit në 2%, ne kemi sot një ofertë për të gjithë Bizneset e angazhuara në sektorin e bujqësisë në prodhimin e produkteve bujqësore; në mbjellje të reja, në ndërtimin e sera, në linjat e përpunimit, me një ofertë që shkon në 2% normë interesi.

Bujqësia nuk ka qenë asnjëherë më në foks se këto vitet e fundit. Në vitet e fundit, po i referohemi pesë viteve të fundit janë mbështetur 400 pika grumbullimi me dhoma frigoriferike me kredi të butë dhe me subvencione. Janë 122 agroturizma të ndërtuar vitet e fundit.”, theksoi ajo/abcnews.al

Garancia sovrane/ Ministrja e Bujqësisë: U krijon qasje në financa bizneseve të vogla dhe të mesme, me normë interesi të ulët

TIRANË- Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, në një intervistë për “Sheshi i Dollarit” analizoi paketën e garancisë sovrane, që ka ofruar qeveria shqiptare për të ndihmuar  sektorin e bujqësisë.

Sipas saj, kjo paketë ndihme u krijon bizneseve të vogla dhe të mesme të kenë akses në financime, me norma interesi që shkon nga 2-3.5 %.

Ajo theksoi se kjo normë interesi është shumë e ulët në krahasim me normën mesatare që ka tregu i kredive në vend.

“Kemi prezantuar kredinë e butë, një kredi që për herë të parë në Shqipëri mundësohet nga bankat e nivelit të dytë në një shumë 250 mln euro dhe që i kontribuon aksesit në financë të gjithë bizneset e vogla dhe të mesme në Shqipëri, që në fakt kanë nevojë për një kreditim me një normë më të ulët interesi dhe kjo normë interesi nga BSH dhe bankat e nivelit të dytë u mundësua në 15 janar të këtij viti.

Ka një diapazon nga 2-3.5%, por gjithsesi është një normë interesi shumë më e reduktuar se sa normat mesatar të tregut.

Vetëm për bujqësinë, me mbështetjen të qeverisë shqiptare dhe posaçërisht të kryeministrit Rama, që ka vendosur në foks aksesin në financë, por jo vetëm për të ndihmuar me kredi të butë, sepse fermerët jo gjithmonë kanë gjetur mundësinë për të pasur akses në fanancime për të pasur një financim me norma të reduktuara interesi”, tha ajo./abcnews.al

Sweida në flakë: Përleshje të përgjakshme midis fiseve beduine dhe pakicës druze, mbi 300 të vrarë

Provinca jugore siriane e Sweidës është përfshirë nga një valë e re dhune, ndërsa përleshjet e armatosura midis fiseve beduine dhe grupeve të pakicës druze kanë dalë jashtë kontrollit. Sipas të dhënave të publikuara nga Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut, numri i viktimave ka arritur të paktën 321 persona.

Të plagosurit janë dërguar për trajtim në një spital fushor në fshatin Deraa, ndërsa përplasjet e armatosura vijuan edhe të premten në disa zona të provincës, sipas raportimeve nga banorët vendas.

Në një deklaratë për agjencinë shtetërore siriane të lajmeve, një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme deklaroi se forcat qeveritare aktualisht nuk po planifikojnë të rikthehen në Sweida. Kjo deklaratë erdhi si reagim ndaj lajmeve të publikuara nga disa media rajonale, të cilat raportuan se qeveria siriane po përgatitej të ndërhynte sërish në provincë për të shuar dhunën mes grupeve të armatosura druze dhe fiseve beduine.

Trupat e ushtrisë siriane ishin tërhequr nga Sweida pas njoftimit për një armëpushim të arritur të mërkurën. Megjithatë, dhuna shpërtheu sërish mbrëmjen e së enjtes, duke përfshirë grupet e armatosura të dy palëve ndërluftuese.

Në një përpjekje për të rivendosur rendin, qeveria në Damask vendosi sërish forca ushtarake në zonë gjatë kësaj jave. Provinca Sweida ndodhet pranë kufirit me territoret e kontrolluara nga Izraeli, dhe situata është përshkallëzuar edhe më tej pas përfshirjes së Tel Avivit në luftime.

Izraeli, i cili ka shprehur kundërshtinë ndaj vendosjes së forcave të regjimit sirian në jug të vendit, reagoi me sulme ndaj pozicioneve siriane. Të mërkurën, forcat izraelite goditën trupat siriane, duke shënjestruar edhe Ministrinë e Mbrojtjes së Sirisë dhe një zonë pranë pallatit presidencial në Damask./abcnews.al

 

Tragjike në ujërat e Shkumbinit, u futën për t’u larë, mbyten dy fëmijë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë Labinot, Elbasan. Dy të mitur janë mbytur pasi janë futur në lumin Shkumbin për t’u larë.

Sipas informacioneve paraprake, fëmijët ndërsa ruanin bagëtitë së bashku me një familjare të tyre kishin hyrë në ujë për t’u larë, por rrjedha e fortë dhe mungesa e sigurisë bënë që ata të mos arrinin të dilnin më në breg.

Banorë të zonës dhe forcat e emergjencës që mbërritën aty u përpoqën t’i ndihmonin, por fatkeqësisht, trupat e pajetë të të miturve u gjetën pak më vonë në një kanal të lumit më poshtë. Paraprakisht raportohet se viktimat janë vëllezër, 7 dhe 9 vjeç.

Sipas policisë, trupat e pajetë po transportohen për ekspertizë mjeko-ligjore.

Sakaq grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave.

/abcnews.al/

Regjistrohen tre vatra zjarri në Çerravë të Pogradecit

Zjarret në vend vijonë dhe sot flakët ranë edhe në fshatin Çerravë të Pogradecit, duke shkaktuar shqetësim për banorët dhe rrezik për zonën përreth. Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) Pogradec, punonjës të shërbimeve të Bashkisë dhe vullnetarë u angazhuan në terren për përballimin e situatës. Falë organizimit dhe ndërhyrjes së koordinuar, u arrit të izolohen dhe më pas të…

Source

Ministri Balla përgëzon Muharrem Salihun për zgjedhjen si president i Confimprese Venezia: Shumë krenar për diasporën tonë

Emërimi i dr. Muharrem Salihut si president i Confimprese Venezia përfaqëson një arritje të rëndësishme për diasporën shqiptare në fushën e sipërmarrjes ndërkombëtare. Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, përgëzoi arritjen e tij si dëshmi e kontributit të pazëvendësueshëm të shqiptarëve jashtë vendit. “Urime sipërmarrësit shqiptar dhe mikut tim të shkëlqyer Muharrem…

Source

Debate në Këshillin Bashkiak të Durrësit, anëtarët e opozitës braktisin mbledhjen

Me debate u mbajt mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak të Durrësit, ku u ndërpre pa nisur. Këshilltarët e opozitës ikën nga salla në shenjë proteste ndaj mosrespektimit të procedurës dhe afatit ligjor për dërgimin në kohë të materialeve nga ana e bashkisë. Braktisja e mbledhjes nga këshilltarët e opozitës, në shenjë kundërshtimi ndaj përfshirjes në momentet e fundit të dy pikave shtesë në…

Source

Tragjedi, vëllezërit 8 dhe 10 vjeç mbyten në lumin Shkumbin. Ishin duke ruajtur bagëtitë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy të mitur kanë humbur jetën pasi u mbytën në rrjedhën e lumit Shkumbin. Fëmijët ndërsa ruanin bagëtitë së bashku me një familjare të tyre kishin hyrë në ujë për t’u larë, por rrjedha e fortë dhe mungesa e sigurisë bënë që ata të mos arrinin të dilnin më në breg. Banorë të zonës dhe forcat e emergjencës që…

Source

Bledi Çuçi me deputetët e rinj të PS: Tregova për reformat kyçe që kemi përpara për Shqipërinë 2030 në BE

Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, deputeti i PS-së Bledi Çuçi ka ndarë foto nga Akademia Politike e PS-së, aty ku këtë të premte u shfaq si lektor. Po ashtu Çuçi ka treguar edhe temat që trajtoi me deputetët e rinj të PS-së, që nga shtatori do ti shohim në Kuvend. ”Kënaqësi të ndaja sot eksperiencën time parlamentare e politike me kolegët e rinj deputetë të Partisë Socialiste e të diskutonim…

Source

Tabaku: S’ka turizëm të qendrueshëm nëse sillemi me detin njësoj si me tokën dhe duke e mbushur me mbetje

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka postuar një video nga vija bregdetare e Shqipërisë, ku e shoqëron me një mesazh. Për të puna për turizmin nis duke mbrojtur natyrën dhe duke e ruajtur atë. ”Nuk ka turizëm të qendrueshëm nëse sillemi me detin njësoj si me tokën dhe duke e mbushur me mbetje! Puna për turizmin nis duke mbrojtur natyrën dhe duke e ruajtur atë”.

Source

💾

Isa Rexhepaj i vdekur prej ditësh, pingpong për një autopsi. I vëllai: Dua t’i bëj adetet, këta thonë ta çojnë në…

Mes dhimbjes për humbjen e familjarit, familja Rexhepaj në Sarandë po merr një tjetër goditje. Institucionet vendore kanë hyrë në një “ping-pong” përgjegjësish për transportin e trupit të pajetë të Isa Rexhepajt drejt Tiranës për autopsi. 65-vjeçari Isa Rexhepaj u gjet i vdekur në një kolibe peskimi pesë ditë pasi kishte humbur kontaktet me familjen. Trupi i tij u zbulua mëngjesin e së premtes…

Source

Qeveria rinis betejën ndaj informalitetit, ministri Malaj: Tregtarët të sigurojnë faturat për çdo mall

Qeveria ka rinisur betejën me bindjen për ta fituar më në fund luftën. Këtë herë jo vetëm për të arkëtuar çdo lek të padeklaruar, por edhe në emër të sigurisë ushqimore. ”Duhet të kuptohet që nëpërmjet faturës ne jemi në gjendje të bëjmë një gjurmueshmëri të produktit nga ferma, te tregtari e deri te tryeza e konsumatorëve. Ju bëj thirrje të gjithë tregtarëve me pakicë që të fillojnë dhe të…

Source

Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Nisma Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku i ka thënë të premten Radios Evropa e Lirë se takimi mes kryetarit të kësaj partie, Fatmir Limaj dhe kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, do të zhvillohet në pasditen e së shtunës, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje për konstituim të Kuvendit të Kosovës.

Source

Elbasan / U futën për t’u larë, mbyten 2 vëllezër të mitur në lumin Shkumbin

Gazeta Si – Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy të mitur kanë humbur jetën pasi u mbytën në rrjedhën e lumit Shkumbin.

Sipas informacioneve paraprake, fëmijët ndërsa ruanin bagëtitë së bashku me një familjare të tyre kishin hyrë në ujë për t’u larë, por rrjedha e fortë dhe mungesa e sigurisë bënë që ata të mos arrinin të dilnin më në breg.

Banorë të zonës dhe forcat e emergjencës që mbërritën aty u përpoqën t’i ndihmonin, por fatkeqësisht, trupat e pajetë të të miturve u gjetën pak më vonë në një kanal të lumit më poshtë.

Ngjarja ka tronditur gjithë zonën, ndërsa familjarët ndodhen në gjendje të rënduar psikologjike të afërm e bashkëfshatarë të viktomave .

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie. Praprakisht raportohet se viktimat ja vëllezër 8 dhe 10 vjeç.

The post Elbasan / U futën për t’u larë, mbyten 2 vëllezër të mitur në lumin Shkumbin appeared first on Gazeta Si.

❌