Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Patronazhistët i kemi në super formë”- Thirrja e Ramës: Mos i ngacmoni, sepse janë të fokusuar te puna! Ata janë qeliza e PS!

“Mos i ngacmoni patronazhistët, sepse janë të fokusuar te puna”, kjo ishte thirrja e kryeministrit Edi Rama për të gjithë ata që shajnë patronazhistët e PS.

Gjatë fjalës së tij në “Sy m’ Sy”, Rama tha se patronazhistët këtë vit janë në super formë dhe se PS e ka ngritur këtë vit patronazhimin në një tjetër nivel.

Kryeministri tha se patronazhistët janë qelizat e PS.

Teksa vlerësoi punën e tyre, Rama theksoi se ndryshimi mes PS dhe opozitës është se opozitarët sipas tij nuk janë parti.

Edi Rama: Sot PS ka skuadrën më të re, kush do të reja dhe të rinj i ka në skuadrën tonë me shumicë në listën e mbyllur. Ky është ndryshim i madhe me tjerët. Të shkosh të votosh ato moçalishtet e reja që janë hapur me rastin më të mirë çon në parlament një person. Të rinjtë e të rejat janë baza e gjeneratës tjetër të lidershipit të PS. Tani një tjetër gjeneratë po rritet happas hap pa hapi në akademinë politike. Kemi bërë transformim radikal të skuadrës që kishim…Patronazhistët i kemi në super formë këtë vit. Patronazhimin e kemi ngritr në një nivel tjetër, i kam thënë atyre që i shajnë mos i ngacmoni, mos i cysni sepse janë shumë të fokusuar te puna dhe janë vërtetë qeliza të PS dhe kush nuk është në PS nuk e kupton se për çfarë po flas. Një ndryshim shumë themelor mes nesh dhe të tjerët janë se ata nuk janë parti.

 

The post “Patronazhistët i kemi në super formë”- Thirrja e Ramës: Mos i ngacmoni, sepse janë të fokusuar te puna! Ata janë qeliza e PS! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Shqipëria 16 vite në NATO! Bajram Begaj: Kemi dëshmuar se jemi anëtarë të denjë të aleancës!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16 – vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

“16 vjet në NATO. Shqipëria feston sot me krenari 16 vjetorin e anëtarësimit në aleancën më të sukseshme të mbrojtjes kolektive, NATO.

Në këto 16 vite Shqipëria ka dëshmuar se është anëtare e denjë e aleancës me kontribute dhe pjesëmarrje aktive në misione dhe operacione të NATO-s.

Shqipëria do vijojë të jetë e përkushtuar ndaj aleancës euro-atlantike për të patur një NATO të fortë, të bashkuar dhe solidare” – u shpreh Kreu i Shtetit në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale.

The post Shqipëria 16 vite në NATO! Bajram Begaj: Kemi dëshmuar se jemi anëtarë të denjë të aleancës! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Trafikonin pistoleta me qëllim shitjen në Tiranë, arrestohet 2 shtetas nga Kosova!

DVP Tiranë/Finalizohet pas hetimeve disamujore, operacioni policor i koduar “Suspend”.

Goditet një rast i trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova, me qëllim shitjen. Sekuestrohen 2 pistoleta dhe municion luftarak.

Vihen në pranga 2 shtetas kosovarë të cilët dyshohet se i kanë trafikuar 2 pistoletat, me qëllim shitjen në Tiranë, me vlerë afro 10 000 euro.

Si rezultat i hetimeve disamujore të kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së armëve të zjarrit, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Suspend”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:

A. P., 23 vjeç dhe K. P., 53 vjeç, të dy banues në Kosovë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në autostradën “Lezhë – Fushë Krujë”, automjetin me të cilin qarkullonin shtetasit A. P. dhe K. P., në të cilin, gjatë kontrollit, kanë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas i kanë trafikuar pistoletat nga Kosova, me qëllim shitjen në Tiranë.

Vijojnë hetimet në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

lajm ne perditesim…

The post Trafikonin pistoleta me qëllim shitjen në Tiranë, arrestohet 2 shtetas nga Kosova! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Mbase në televizor dukem i zymtë”- Rama batuta me qytetarët në Facebook: Kam një martesë të lumtur, nuk jam këtu për t’u dukur i bukur!

Kryeministri Edi Rama foli sot në rubrikën “Sy m’ Sy” në Facebook për zgjedhjet e 11 Majit.

Teksa kërkoi votën e qytetarëve, Rama nuk kurseu batutat me ndjekësit e Facebook.

Ai tha se mbase ekrani e tregon më të zymtë, ndërsa theksoi se ai nuk është për t’u dukur bukur, e as ëmbël por për të bërë detyrën e tij si kryeministër i vendit.

“Jam po ai që jam, po mbase në televizor dukem içik si më i zymtë. Unë nuk jam kandidat për ndonjë martesë, sepse kam një martesë të lumtur kështu që nuk jam për t’u dukur bukur, i ëmbël apo i thatë jam këtu për të bërë punën. Kështu që kjo është gjëja më e rëndësishme”, tha Rama.

The post “Mbase në televizor dukem i zymtë”- Rama batuta me qytetarët në Facebook: Kam një martesë të lumtur, nuk jam këtu për t’u dukur i bukur! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Paga minimale 500 euro, e kemi thënë, por s’e ka pasur njeri mendjen”- Akuzat e Berishës për kopjim, Rama: Minimumi jetik do të bëhet 200 euro, por gradualisht, i kemi bërë llogaritë

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar akuzat e Sali Berishës për kopjim të programit elektoral të PD-së, duke u shprehur se premtimin për pagën minimale 500 euro e ka thënë me kohë, por sipas tij, s’e ka pasur njeri mendjen.

Edi Rama: Janë shumë paka ata që do të votojnë bufin e kënetës. kur them që paga mesatare do të shkojë në 1200 euro në Shqipëri në 2030, kjo gjë është e besueshme sepse paga është rritur. Ashtu sikundër mesatarja e përgjithshme, edhe në sektorin privat janë rritur.

Minimalja? Edhe më e bukura është që këtë të pagës minimale e kemi thënë me kohë, nuk e kemi thënë sot por se ka pasur njeri mendjen.

E kemi thënë me kohë që në 2026, që mbas zgjedhjeve do e përcaktojmë që do të jetë 500 euro. Madje kemi thënë edhe mekanizmin se si do të bëhet 500 euro, duke mos iu kërkuar kompanive për 18 muaj që të mos paguajnë asnjë detyrim tjetër përveçse tu japin 100 euro plus punonjësve të tyre në muaj.

Dhe as nuk më shkon mendja të them na e kopjuan, është muhabet kot. Ato që thotë këneta, programi i madhështisë përveçse është farsë e madhe, ka një falsitet total brenda tij sepse thotë do i bëjmë realitet pas zgjedhje të 11 Majit. Ne themi brenda 2030, nuk themi më 12 maj që minimumi jetik do të bëhet 200 euro sepse nuk do të ndodhë, do të ndodhë brenda mandatit. Do të ndodhë gradualisht, i kemi bërë qarë llogaritë duke pasur parasysh edhe BE. Si mund të besojnë njerëzit në kënetë, kjo nuk ndodh.

The post “Paga minimale 500 euro, e kemi thënë, por s’e ka pasur njeri mendjen”- Akuzat e Berishës për kopjim, Rama: Minimumi jetik do të bëhet 200 euro, por gradualisht, i kemi bërë llogaritë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Kredi me zero interes për administratën, edhe 10 ditë afat për të aplikuar! Kriteret e përzgjedhjes së 530 fituesve

Kanë mbetur edhe dhjetë ditë afat për të aplikuar në blerjen e banese me kredi zero nga punonjësit e administratës.

Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja, rikujtoi afatin e mbylljes së aplikimeve teksa sjell në vëmendje se deri më tani në “e-Albania” kanë ardhur mbi 1,000 aplikime që nga hapja e thirrjes më 11 mars 2025. “Mbi 1,000 aplikime për kredi me 0% interes për blerjen e një banese për punonjës të administratës publike! Nëse nuk keni aplikuar ende, afati i fundit është data 10 prill, ora 10:00 në ‘e-Albania’”.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit hapi thirrjen më 11 mars për aplikim për kredi me 0% interes për blerjen e një banese për 530 punonjës të administratës publike. Ky është viti i dytë që qeveria mbështet punonjësit e administratës me kredi për strehim me zero interes.

PERFITUESIT

Ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit nuk do të jenë vetëm 300 përfitues nga programi i subvencionimit të kredive për shtëpi, por 530 të tillë të shpërndarë në 12 ministri, përfshirë edhe Kryeministrinë. Është ky vendimi që qeveria ka ndërmarrë që në muajin e parë të vitit. Me zgjerimin e gamës së përfituesve janë shtuar edhe disa ministri të tjera, ndërkohë që në disa prej atyre të vitit të kaluar vihet re shtesë kuotash.

Shanset për kredi për shtëpi me zero interes i kanë punonjësit në 2/3 e ministrive dhe drejtorive e agjencive të linjës, numri i të cilave është ndarë jo proporcionalisht (sipas tabelës përbri shkrimit).

Më shumë prioritet iu është dhënë Ministrisë së Brendshme, asaj të Arsimit dhe Sportit dhe Ministrisë së Shëndetësisë, pasi thuajse gjysma e kuotave shkojnë në favor të tyre. Më tej, secila ministri me përjashtim të Ministrisë së Shtetit për Fëmijët, Ministrisë për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Ministrisë për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ministrisë për Administratën Publike dhe asaj për pushtetin vendor do të kenë përkatësisht nga 30 kuota. Pra, siç vihet re, punonjësit e ministrive pa portofol nuk do të kenë kurrfarë përfitimi nga ky vendim.

APLIKIMET

Me vendimin që daton në 9 janar është përcaktuar numri i kuotave, i ndryshëm nga ai i një viti më parë bashkë me kriteret e përzgjedhjes (jepen në tri tabelat shoqëruese të shkrimit), të ndryshme për administratën dhe Ministritë e Brendshme dhe Mbrojtjes. Në secilin rast, mospasja e një banese në pronësi, një banesë nën normën minimale të strehimit apo humbja e saj për shkaqe natyrore ose jo përbën prioritet, bashkë me kushtet ekonomike dhe familjare ku synohet përzgjedhja e atyre që kanë kohë të gjatë pune në administratë si dhe iu përkasin kategorive sociale që duhen ndihmuar. Prioritet gjithashtu përbëjnë dhe punonjësit që i përkasin kategorisë “familje e re” referuar përcaktimeve të ligjit nr.22/2018, të ndryshuar dhe gjithashtu janë në një moshë jo më të madhe se 40 vjeç, pa lënë mënjanë familjet një prindërore.

Bazuar në këto tregues që paraqiten në tabelat referuese hartohet një sistem pikëzimi, ku përzgjidhen ata që janë më në nevojë dhe grumbullojnë më tepër pikë. Për çdo aplikant grumbullohet një sasi pikësh dhe renditen në listën e përfituese deri në zerimin e kuotave. Vendimi përcakton se në rast se rezultojnë më shumë kandidatë me pikë të barabarta se sa kuotat e përcaktuara në vendim, përzgjedhja e tyre realizohet sipas sistemit të pikëzimit të përcaktuar nga institucioni përkatës për të realizuar numrin e kuotave të përcaktuara.

The post Kredi me zero interes për administratën, edhe 10 ditë afat për të aplikuar! Kriteret e përzgjedhjes së 530 fituesve appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Emigrantëve u shkon fleta e votimit me postë te dera e shtëpisë, përzgjidhet kompania që do të bëjë transportin dhe kostoja për çdo fletë! Shqiptarët që s’gjejnë emrin në lista të drejtë ankimi, ja afati

KQZ vendosi dje që një kompani ndërkombëtare postare, DHL, të bëjë transportin e fletëve të votimit në diasporë për zgjedhjet e 11 majit, që do të kushtojë 10 milionë euro.

Mësohet se brenda datës 10 prill do të nisë shpërndarja e fletëve të votimit në 85 shtete të botës ku jetojnë shqiptarë, të cilët kanë fituar të drejtën e votës për këto zgjedhje. Tashmë është përcaktuar edhe kompania që do të merret me të gjithë procedurën e transportit, më pas në bashkëpunim me postat ndërkombëtare do të bëhet shpërndarja e fletëve të votimit në banesat e shqiptarëve. Është përzgjedhur DHL-ja, një kompani shumëkombëshe. Do të jenë 10 milionë euro në dispozicion për të gjithë transportin dhe mbërritjen në të gjitha këto shtete të botës ku janë shqiptarët dhe kanë të drejtën e votës.

Ndërsa mesatarisht llogaritet që 40 euro për fletë votimit të jetë kostoja e transporti. Ndërkohë partitë politike shqiptare kanë shprehur shqetësimin e tyre pasi postat kanë vendosur që fleta e votimit të merret dhe të dorëzohet vetën nga personi që ka të shënuar emrin në zarf. Ata pretendojnë se kjo do të ndikojë në numrin e shqiptarëve që do të ushtrojnë të drejtën e votës. PS ka tentuar që të bëjë një marrëveshje për heqjen e këtij kushti, të cilët propozojnë që në rast se personi nuk është në banesë, familjarët e tyre të lejohen për dorëzimin e fletës së votimit. Ndërkohë 10 milionë euro do të kushtojë vetëm transporti i fletëve të votimit të emigrantëve. Shpërndarja e 245,808 zarfeve do të bëhet në 85 shtete të botës, nga kompania e huaj shumëkombëshe DHL, e themeluar në SHBA. Kostoja për një fletë votimi shkon mesatarisht 40 euro. Numrin e emigrantëve shqiptarë që e kanë fituar të drejtën e votës e kryesojnë Greqia dhe Italia, të ndjekura nga shtetet e tjera.

Fletët e votimit pritet të dërgohen në diasporë në 10 prill, ndërsa mbërritja e tyre duhet të bëhet deri në orën 19:00 të datës 11 maj. Fleta e votimit do t’u shkojë emigrantëve e vulosur në një zarf, i cili mban një barkod me informacionet për zgjedhësin, shtetin ku banon dhe qarkun për të cilin voton. Zarfi duhet të hapet me kujdes, pa u dëmtuar ku brenda do të ketë fletën e votimit. Zgjedhësi do duhet të bëjë shënimin brenda një kolone, të palosë fletën e votimit dhe ta vendosë brenda zarfit. Mbi zarf, apo edhe te fleta e votimit, nuk duhet të ketë asnjë shënim. Votuesi nga jashtë nuk do të ketë asnjë kosto financiare për këtë proces. Brenda fletës së votimit do të jetë edhe një udhëzues në mënyrë që emigrantët të ushtrojnë të drejtën e votës në mënyrë korrekte dhe të shmanget sa më shumë pavlefshmëria e tyre.

VENDIMI

Emigrantët, të cilët kanë bërë një kërkesë për t’u regjistruar në zgjedhjet e 11 majit, por nuk e gjejnë emrin e tyre në listën e zgjedhësve nga jashtë, do të mund të ankohen deri më 11 prill (30 ditë para zgjedhjeve), në portalin e dedikuar enkas për ta në KLGJ. Sipas detyrimeve të Kodit Zgjedhor, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka ngritur me një vendim të 6 marsit një platformë elektronike për të gjithë zgjedhësit nga diaspora, që nuk gjejnë emrin në listat e votimit. Këshilli i Lartë Gjyqësorë miratoi dje platformën “Microsoft Exchange Server”. Një platformë që do t’u vijë në ndihmë të gjithë votuesve nga diaspora. Në dispozicion nga KLGJ është vënë një link “diaspora@gjykata.gov.al”, ku të gjithë qytetarët që votojnë nga diaspora nëse nuk kanë gjetur emrat e tyre apo kanë probleme me karakter ligjor, mund të ankohen.

Më pas Gjykata e Tiranës do të duhet që brenda një afati prej 48 orësh të dalë me një vendim. Gjykata do të kthejë përgjigje nëpërmjet sistemit Microsoft Teams. “Këshilli i Lartë Gjyqësor, bazuar në nenin 147 dhe 147/a, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në nenin 25 pika 8 të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, në nenin 10 të Kodit të Procedurave Administrative, në nenin 61 pika “ë”, të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, në nenin 36, të ligjit nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe në vendimin nr. 23, datë 24.01.2024 “Për krijimin e “EMail Server” për postën elektronike zyrtare të sistemit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, dhe vendimit nr. 354, datë 11.07.2024 “Për miratimin e rregullores “Për përdorimin e postës elektronike zyrtare në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Sistemin Gjyqësor” me propozim të Komisionit të Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit, vendosi:

1. Miratimin e platformës elektronike “Microsoft Exchange Server” për paraqitjen e kërkesave edhe online për zgjedhësit që votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

2. Kërkesat e zgjedhësve që votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, do të dërgohen në adresën zyrtare diaspora@gjykata.gov.al.

3. Gjykata shqyrton dhe vendos për kërkesat e zgjedhësve që votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, edhe nëpërmjet platformës elektronike “Microsoft Teams”, brenda 48 orëve nga data e regjistrimit të kërkesës në sistemin elektronik të menaxhimit të çështjeve.

4. Ngarkohet Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim publikohet në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe hyn në fuqi në datën e botimit në Fletoren Zyrtare”, – thuhet në njoftimin e KLGJ.

Ky vendim ka hyrë në fuqi pasi është publikuar në faqen e këshillit të lartë gjyqësor. Për zbatimin e këtij vendimi është ngarkuar Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Vendimi është publikuar në faqen zyrtare të KLGJ-së dhe hyn në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare.

/Gazeta Panorama

The post Emigrantëve u shkon fleta e votimit me postë te dera e shtëpisë, përzgjidhet kompania që do të bëjë transportin dhe kostoja për çdo fletë! Shqiptarët që s’gjejnë emrin në lista të drejtë ankimi, ja afati appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Avioni doli jashtë pistës duke u përmbysur buzë lumit Gjadër”- Historia e panjohur e pilotit Luto Sadiku dhe fati i tij tragjik: Dy fshatarë shkuan për ta ndihmuar, por pas 29 sekondash ‘Mig’-21 shpërtheu

-Fati, atë mëngjes, nuk ishte me komisarin! – 

Luto Refat Sadikaj futet në aradhën e pilotëve “elitë” të aviacionit shqiptar të të gjitha kohëve. Ai ishte njëri nga pilotët e grupit të parë që u përgatit, që nga fillimi, në shkollën tonë të aviacionit, në Vlorë. Pra, Luto Sadikaj është “prodhim vendi”, njëqind për qind. Jo vetëm kaq. Luto Sadikaj, “u gatua” e u perfeksionua deri në avionët e sofistikuar të kohës, Mig-21, në aerodromet shqiptarë, me instruktorë vendas, sipas kursit të përgatitjes luftarake dhe rregulloreve shqiptare të aviacionit, në kushtet kur limitet pakësoheshin vazhdimisht dhe pa patur avionë dyvendësh. Ndoshta kemi të bëjmë me një rast unikal, në historinë botërore të aviacionit luftarak.              

“Forca ajrore e vendit ishte fuqizuar me aeroplanët luftarakë më të sofistikuar të kohës. Shpresat e atyre që nuk na donin të mirën, ishin bërë pluhur e hi. Viti pasardhës 1972, shënoi përgatitje intensive për kualifikimin e pilotëve që kaluan në avionët ‘Mig’-21, në Kinë dhe, paralelisht u punua, me një grup pilotësh me perspektivë, për të kaluar në këtë tip avioni, këtu, në vendin tonë, në aerodromin e Rinasit. Kjo ishte një punë, e cila kryhej për herë të parë. U përzgjodhën pilotë të rinj, me moshë 22-23 vjeç, të cilët dalloheshin për teknikë pilotimi të lartë dhe që ishin me perspektivë të qartë.

Aso kohe piloti Luto Refat Sadikaj, fluturonte në aeroplanët mbi zanorë gjuajtës-bombardues ‘Mig’-19 S, ditën, në kushte të thjeshta të motit. Synohej të merrte klasin e dytë të pilotit ushtarak. Me vullnetin dhe këmbënguljen karakteristike të tij, Luto Sadikaj u përfshi në grupin e pilotëve të kalimit në avionët ‘Mig’-21, së bashku me shokët e tij: Dhimitër Robo (‘Dëshmor i Atdheut’); Klement Aliko, Musa Kame dhe Kujtim Kryekurti. Instruktor i tyre ishte njëri nga pilotët më në zë të vendit, Gëzdar Veipi. Luto Sadikaj, edhe në këtë rast shkëlqeu e u bë shembull për kolegët, si në teori dhe në fluturim. Spikatën, e shkëlqyen me forcë, talenti dhe aftësitë e tij, të rralla.

Luto Sadikaj ishte një pilot me teknikë pilotimi të lartë e, të qëndrueshme. Ai ishte i tillë, jo vetëm kur çdo gjë, në ajër shkonte për mbarë por dhe kur gjendej përpara të papriturave e prapësive. Madje, në raste të tillë, vihej në provë seriozisht personaliteti dhe vlerat e vërteta të pilotit. Ngjarjet e veçanta në ajër, në jetën e një piloti vërtet ndodhin rrallë, por kur ato duken në jetën e pilotit, venë në provë talentin dhe vlerat e tij. Për fat të keq, në jetën fluturuese të Luto Sadikaj, të papriturat kanë pasuar njëra-tjetrën.

Në një fluturim me avionin ‘Mig’-21, kur ai ishte ngritur, nga aerodromi i Rinasit, natën, në kushte të thjeshta meteorologjike, kur kishte arritur lartësinë 100 m. dhe i kishte mbledhur rrotat e flatrat, normalisht, Luto dëgjoi se zhurma që depërtonte ë kabinën ku ndodhej, papritur ndryshoi. Fanari i kabinës së avionit, po çohej përpjetë. Me fizikun e tij të kalitur e me krahët tërë muskuj, ai u mundua ta ulte fanarin dhe t’i fuste kunjat ne fole, që, më pas të fiksonte ganxhën e fanarit, por, me një dorë kjo ishte praktikisht e pamundur. Avioni, me dorën tjetër duhej drejtuar.

Avioni, në regjimin e marrjes së lartësisë, po shtonte shpejtësinë dhe forca ngritëse u rrit, deri në atë shkallë sa rrymat e fuqishme të ajrit e shkëputën fanarin nga avioni. Pilotimi i mëtejshëm i aeroplanit, u bë tejet i vështirë. Thuajse i pamundur. Në avionin ‘Mig’-21, për shkak të konstruksionit, avioni, pas shkëputjes së fanarit, nuk e mbron pilotin, nga rrymat e fuqishme të ajrit. Lutos i mbetej vetëm të mbronte kokën, me anë të xhamit të blinduar, mbi kokë, i cili e mbron pilotin nga predhat. Por, edhe ky xham, është i vendosur 30 cm., më larg fytyrës së pilotit, krahasuar me avionët paraardhës. Zhurma e rrymave të ajrit, mbyste atë të motorit dhe krijonin përpara syve një perde, të bardhë.

Forcat që veprojnë në aeroplan, tentonin ta nxirrnin Luton nga kabina e avionit. Shpejtësia e fluturimit lëkundej, nga 300 km./orë, që është shpejtësi minimale, deri në 1000 km./orë. Zhurmat kishin bllokuar radio-këmbimin mes pilotit në ajër dhe udhëheqësit të fluturimeve, në tokë. Piloti u mundua të vendoste shpejtësinë progresive të avionit. 500-600 km./orë, por e gjeti të vështirë. Lëshoi rrotat. Avioni nisi të fluturonte qëndrueshëm. Falë vlerave të rralla, si njeri e si pilot, Luto Sadikaj, ia doli ta ulte aeroplanin, pa fanar, në aerodromin e ngritjes, në parametra normalë.

Duke iu referuar tipareve të Lutos, mund të them se atë e favorizuan: aftësitë e larta tekniko-profesionale, guximi dhe trimëria, qëndrueshmëria përballë të papriturave dhe burrëria, të cilat i dhanë mundësinë për të dalë faqebardhë. Pas uljes, kur ai tentoi të lëshonte parashutën e frenimit, rrymat e ajrit ia përplasën dorën prapa. Mbasi ndaloi avionin, fiku motorin, zgjidhi rripat e doli nga kabina. Nuk zbriti nga shkalla, por u hodh nga ajo lartësi, pa pritur t’i afronin shkallën. E pamë të shpërfytyruar; sytë i mbante të mbyllur. “Më duket sikur kam rërë, në sy”, – më tha, kur e pritëm dhe e uruam që u kthye shëndoshë e mirë.

Mes përqafimeve të shokëve, dikush e pyeti: “Çfarë të shkoi në mendje, në ata çaste”? Në atë çast fatlum, për të e për ne shokët e tij, na tha: “M’u kujtua vetëm Gresa, vajza e madhe; në vend të aviohorizontit (instrumenti qendror e më kryesori, në dërrasën e instrumenteve), më shfaqej fytyra e saj”. Raste të ngjashëm me këtë të Lutos, janë të rrallë, e zakonisht përfundojnë me katastrofë ajrore. Luto Sadikaj i mbijetoi situatës e doli fitimtar mbi të; e solli avionin shumëmilionësh në tokë dhe ruajti gjënë më të shtrenjtë – jetën e tij. Akti që kreu Luto Sadikaj, ishte heroik, por jo i vetmi.

Në një rast tjetër, kur fluturonte me avionin Mig-21, në aerodromin e Gjadrit, Luto Sadikaj, përballoi një situatë mjaft të rëndë ajrore. Fluturonte ditën, në kushte të thjeshta të motit. Detyrën e kishte të arrinte shpejtësinë e fluturimit, sa dy herë atë të zërit, në lartësinë 13.000 m. Manovra, për marrjen e lartësisë dhe për kapjen e shpejtësisë të caktuar, ndërtohej sipas një skeme, e cila kalonte larg qendrave të banuara. Për të shmangur efektet shkatërruese që shkakton goditja, pas kalimit të barrierës së zërit. Kur shpejtësia e avionit që drejtonte Luto, arriti 1920 km./orë (M=1. 8), motori i aeroplanit ndryshoi zhurmën. Ai nisi të punonte në mënyrë të paqëndrueshme.

Sipas rregullit, piloti Luto Sadikaj, i raportoi nëpërmjet radios, udhëheqësit të fluturimeve, në tokë. Ai e udhëzoi, të zvogëlonte shpejtësinë e fluturimit, nëpërmjet stakimit të forsazhit, i cili çliron fuqi motorikë shtesë. Luto veproi menjëherë, por avioni, në pak sekonda, nisi të lëkundej rreth boshtit horizontal. Koka e Lutos u godit fort, pas fanarit, në pjesën e sipërme e, piloti u trullos. Edhe pse në kokë kishte skafandër, në fanar mbeti shenjë e dukshme. Shpejtësia e aeroplanit rritej, vazhdimisht; ajo kaloi 2150 km./orë. Forsazhi nuk u stakua dhe avioni shkonte drejt shkatërrimit. Ishim në aerodrom dhe ndiqnim situatën ajrore, nëpërmjet radio-këmbimit të piloti në ajër. me udhëheqësin e fluturimeve dhe vrojtonim vijën e inversit. U krijua një situatë e frikshme dhe ne u shqetësuam mjaft. Qetësia na u rikthye, vetëm kur pamë që shoku ynë e “bëri zap”, atë “bishë të tërbuar”.

Pas zbritjes normale, në tokë, disa ditë radhazi, aeroplanit që paraqiti defektin e mësipërm, iu bënë kontrolle të imëta, në të gjithë sistemet dhe agregatët. Tekniku i aeroplanëve, mendjendrituri e duararti, Gani Villa, vuri re që konusi ishte vendosur mbrapsht. Gabimin e kishin lejuar specialistët e uzinës të origjinës të avionit, të cilët bënë riparimin e mesëm të këtij tipi, në kushtet e ofiçinës dhe nuk lejuan provën në ajër të avionit të riparuar.

I njihnim mirë vlerat e Luto Sadikaj, si njeri e si pilot, ndaj na u përforcua bindja, se atë defekt, me natyrë mjaft të rrezikshme, vetëm ai mund ta përballonte. Ajo që i ndodhi Lutos, nuk favorizonte as braktisjen e aeroplanit nëpërmjet katapultimit, për arsye se shpejtësia e fluturimit dhe lartësia në të cilën ndodhej avioni, ishin tej të rekomanduarave. Luto Sadikaj ishte i çiltër, në marrëdhënie me kolegët dhe me vartësit. Pas çdo fluturimi, ai ulej mes tyre dhe analizonte në detaje çdo ndodhi apo shmangie nga parametrat.

Duke shpërfaqur çiltërisht mangësitë e lejuara, ai bëhej shembull i mirë e burim frymëzimi, për  efektivat e regjimentit e më gjerë. Ai e jepte shembullin vetjak edhe duke fluturuar, në avionët ‘Mig 21’, së bashku me kolegët e tij të skuadriljes së tretë, duke qenë në detyrën e komisarit të regjimentit. Luto merrte pjesë në të gjitha detyrat, sipas programit e, nuk kishte rast që t’i shmangej fluturimeve, por i kërkonte ato. Në këtë tip avioni, prej vitit 1974, kur ra në krye të detyrës, Dhimitraq Robo (Dëshmor i Atdheut), nuk kishte ndodhur asnjë premise, për ngjarje të jashtëzakonshme.

Teknikët e aeroplanëve dhe specialistët e aviacionit, ishin me nivel e aftësi të lakmueshme profesionale. Ata freskoheshin, herë pas here, me më të rinj, nga prurjet e Akademisë të Aviacionit. Mosha e teknikëve dhe pilotëve të skuadriljes së tretë, ishte e re dhe mes tyre ishin vendosur marrëdhënie vëllazërore, të besimit të ndër sjelltë. Ata ishin miq të mirë me njëri-tjetrin, jo vetëm brendapërbrenda repartit.

Më 29 mars të vitit 1982, në ditën kur regjimenti i Gjadrit kishte dalë për të fluturuar ditën, në kushte të thjeshta të motit, me detyrë praktikimin e pilotëve për të kapur e sulmuar shenjat ajrore, Luto erdhi në start (vendi ku qëndrojnë, përcillen e priten aeroplanët), pak kohë para se të nisnin fluturimet. Detyra e Komisarit të Regjimentit, përveç fluturimeve, si të gjithë pilotët, e obligonte Luton me detyra të tjera, nga më të ndryshmet, të natyrës jo fluturuese. Isha vartës i tij por e kisha dhe shok e mik, për kokë.

Jo kur u bashkuam në Regjimentin e Gjadrit, por qysh prej vitit 1959, kur shkuam në Shkollën Ushtarake “Skënderbej”. Flisja hapët me të e, me dashamirësinë e mikut të mirë. Para se të ngjitej në avion, i thashë, shoqërisht e me të qeshur: ”Herë tjetër, nuk  do të të lejoj të fluturosh, po nuk respektove regjimin ditor të pilotit”! Ai m’u përgjigj, po me ton dashamirës: ”Po, do të bëj siç bën ti, që le çdo gjë para fluturimit dhe përgatitesh sikur të jesh pilot i thjeshtë. Se për të fluturuar kemi ardhur, që prej vitit 1959; jo për pozita”!

Para se të futej në kabinën e aeroplanit ‘Mig’-21, me numër anësor 108, tekniku i avionit, i raportoi sipas rregullit, mbi gatishmërinë e mjetit ajror dhe e ndihmoi të sistemohej në kabinë dhe të lidhej. Nuk m’u durua. U ngjita mbi shkallë dhe ndoqa veprimet e të dyve. Çdo veprim i tyre ishte i saktë e, sipas radhës. Piloti Luto Sadikaj, lëshoi motorin e aeroplanit dhe provoi me ngarkesë, sistemet e tij. Mbasi u bind mbi rregullsinë e tyre, ai firmosi në fletën e kontrollit, të cilën ia zgjati teknikut.

I rashë lehtë sipër kaskës e i urova, me fjalë e me zemër: “Fluturim të mbarë”! Pashë që u mbyll fanari i kabinës dhe zbrita nga shkallët. Atëherë Luto i mori leje udhëheqësit të fluturimeve dhe lëshoi frenat e avioni i tij lëvizi përpara, për të dalë në brezin e ngritjes. Tekniku i aeroplanit, unë dhe gjithësi u ndodhën në start, nderuam, siç veprohet zakonisht në këtë çast solemn. Objekti ajror, të cilin do të kapte e sulmonte Luto, ishte i të njëjtit tip dhe ishte ngritur në ajër 5 minuta më parë.

Në brezin e ngritjes, piloti Luto Sadikaj, vendosi aeroplanin drejt, në qendër të pistës, e ndali atë dhe bëri kontrollin përfundimtar që motori të jepte fuqinë 100% dhe komandat e avionit, të cilat lëviznin lirshëm. Lëshoi frenat e nisi të shtojë fuqinë motorike, deri në maksimum. E shoqëruam, me sy, ngritjen dhe dëgjuam punën e rregullt të motorit, sipas zhurmës, të cilën e njihnim. Aeroplani u shkëput nga toka, në vendin e caktuar e me kënd normal. Ajo që ngjau më pas, ishte fatale dhe pa rrugëdalje.

Kur aeroplani 108 ishte në lartësinë 4-5 m., dëgjuam një shpërthim të fuqishëm në motorin e avionit dhe avioni nuk po largohej nga toka. Piloti tentoi të merrte lartësi, por fuqia motorike ishte e pamjaftueshme dhe avioni nuk u bindej veprimeve të pilotit. E merrnim me mend domethënien e asaj zhurme të pazakontë, prandaj u shqetësuam tepër dhe dhamë alarmin. U nisën, me shpejtësi, për në skajin verior të aerodromit, makina zjarrfikëse; autoambulanca dhe makina e gatshme, e cila vihet në lëvizje, në rastet avari. Luto Sadikaj ishte përballë një defekti të rëndë e në situatë kritike, ku rrugëdalja ishte e kufizuar.

Ai, me reflekse të shpejtë vendosi të ulte avionin drejt-përdrejt, përpara, në brezin e ngritjes. Shpejtësia e aeroplanit, në atë çast ishte 380-400 km./orë dhe avioni preku tokën 150 m., mbasi kishte lënë prapa pistën. Avioni kaloi brezin jeshil, i cili është i gjatë 500 m. i gjatë, kaloi dhe brezin me rërë që është brez sigurimi dhe shërben për frenimin e avionit, doli jashtë përmasave të aerodromit të Gjadrit dhe ndaloi pranë ledhit të lumit Gjadër, në pozicion gjysmë të përmbysur.

Në vendin ku ndaloi avioni, shkuan, për ndihmë, të parët, dy fshatarë gjadras. Luto, i ngujuar në kabinën e avionit, u bëri shenjë fshatarëve, që të thyenin fanarin e bllokuar, por ata nuk mundën ta bënin këtë gjë, me veglat që u ndodhën në duar, rastësisht. Duke e ditur rrezikun, në atë situatë të rëndë për jetën e tij, Luto Sadikaj, si njeri me shpirt e zemër të madhe, u bëri shenjë dy gjadrasve të largoheshin, shpejt, dhe……pas 29 sekondash, ose pas 60 sekondave nga fillimi i lëvizjes për t’u ngritur, aeroplani ‘Mig’-21, me pilotin në kabinë, shpërtheu.

Kështu ra, në krye të detyrës komisari i Regjimentit të Gjadrit, piloti i talentuar, Luto Refat Sadikaj; një prind e bashkëshort i përkushtuar, tepër korrekt; një njeri i thjeshtë; nga më të thjeshtët që kam njohur në jetë. Ai nuk iu nda pasionit të tij, për fluturimin por ngrihej, në çdo rast e për çdo detyrë, sikur të ishte djalë i ri dhe kryente të gjitha detyrat e programit te fluturimeve, me avionët ‘Mig’-21”. Memorie.al

The post “Avioni doli jashtë pistës duke u përmbysur buzë lumit Gjadër”- Historia e panjohur e pilotit Luto Sadiku dhe fati i tij tragjik: Dy fshatarë shkuan për ta ndihmuar, por pas 29 sekondash ‘Mig’-21 shpërtheu appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Dita e Gënjeshtrave, ja çfarë duhet të dini për 1 Prillin!

Nuk e dimë nëse ju kanë gënjyer apo keni gënjyer sot, por e dini si lindi 1 Prilli-Dita e Gënjeshtrave?

Ata që gënjejnë dhe gënjehen në 1 Prill, quhen sipas traditës “Budallenjtë e Prillit” dhe nëpër botë njihet si “Dita e Budallenjve” (April Fool’s Day).

Sipas shpjegimit të profesor Joseph Boskin një shakaxhi i quajtur Kugel i tha perandorit se ai mund ta drejtonte më mirë perandorinë. Perandori e mori me të qeshur këtë gjë dhe e lejoi Kugel-in të bëhej perandor për një ditë, në datën 1 prill, të cilën Kugeli e shpalli ditën e gënjeshtrave.

Ky shpjegim u publikua në vitin 1983 nga Associated Press, por kishte një problem, Boskin e kishte trilluar këtë gjë për të bërë një shaka për 1 prillin. Associated Press iu desh disa kohë që ta kuptonte që kjo ishte gënjeshtër dhe t`i kërkonte falje lexuesve.

Më pas, kjo datë u kthye në një traditë argëtuese nga britanikët, të cilët në vitet 1800 filluan t’i bënin njëri-tjetrit rrengje më 1 prill. Aq seriozisht u morën këto shaka, sa filluan të praktikoheshin edhe nga institucionet prestigjioze, si për shembull BBC e cila në 1957-ën, botoi një artikull ku thuhej se “të korrat e makaronave në Zvicër po kapnin rekorde, ndërsa jufkat po çelnin nëpër pemë.”

Shakaja më e çmendur konsiderohet ajo e një gruaje amerikane që u arrestua nga policia, pasi deklaroi se kishte vrarë burrin e saj.

The post Dita e Gënjeshtrave, ja çfarë duhet të dini për 1 Prillin! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Shqiptarët duhet t’i japin një mesazh të fortë Brukselit”- Rama rendit arsyet se pse PS duhet të sigurojë shumicë votash në zgjedhjet e 11 Majit!

Kryeministri Edi Rama kërkon që PS të sigurojë shumicë votash në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Gjatë fjalës së tij në rubrikën “Sy m’ Sy” në Facebook, Rama tha se në këto zgjedhje përmes mbështetjes për PS, shqiptarët do t’i japin mesazhin e qartë Brukselit se ata duan të bëhen qytetarë të Bashkimit Evropian.

Edi Rama:Nga ana tjetër  arsyeja se pse unë them se duhet një shumicë domethënëse, është po ashtu e thjesht, nuk është rastësi fare, përkundrazi dhe nuk është thjesht për këtu, por edhe për ata në Bruksel.  Imazhi i fushatës tonë, ndërthurja e ngjyrave dhe e flamujve se kartëvizitë e fushatës sonë, sepse ne po bëjmë një rrugë e dy punë. Po japim një mesazh të qartë shqiptarëve dhe po përpiqemi ti japim një mesazh të qartë Brukselit duke shpresuar dhe besuar se shqiptarët do ta mbështesin këtë mesazh.  Dhe në 11 Maj Brukseli do të marrë nje mesazh shumë të qartë që një shumicë përtej shumicës se thjeshtë aritmetike partiake kërkon anëtarësimin tani. Është një mesazh që shqiptarët mund ta japin… Me këtë mandat me këtë mesazh unë dhe dhe qeveria do të shkojmë dhe do të kemi një argument më të fort për të nxitur procesin, e gjitha një luftë politike diplomatike nga katër anët.

The post “Shqiptarët duhet t’i japin një mesazh të fortë Brukselit”- Rama rendit arsyet se pse PS duhet të sigurojë shumicë votash në zgjedhjet e 11 Majit! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Vdekja e Anastasit la një boshllëk të madh në Kishën tonë”- Kryepeshkopi Joan flet për gazetën greke: Ai insistonte të merrja këtë përgjegjësi! Ja si u njoha me besimin dhe pse u riktheva nga Amerika

Në një kishë të mbushur plot me besimtarë, në atë të Ngjalljes së Krishtit në Tiranë, u zhvillua të shtunën, më 29 mars, ngjitja në fronin e Kryepeshkopit të Ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Kryepshkopit i ri, Joani.

Pasardhësi i Kryepeshkopit Anastas, thotë se duhet të mbajë timonin e Kishës së Shqipërisë në ujërat e qeta që e çoi parardhësi i tij.

“Ne do të vazhdojmë atë që na thoshte gjithmonë Kryepeshkopi Anastas: Ne do të bëjmë vetëm atë që është e mirë për Kishën, dhe kur ai fliste për Kishën, kishte parasysh atë që është e mirë për të gjithë anëtarët e saj,” thekson Kryepeshkopi Joani në një intervistë për “To Vima”.

Ai ka folur për rrugën e tij deri më tani dhe të ardhmen e Kishës së Shqipërisë, me qëllime të dukshme për ruajtjen e unitetit të saj dhe forcimin e bashkëjetesës fetare.

Kryepeshkopi Joan, ka rrëfyer dhe episode të rëndësishme nga jeta e tij, si kontakti i parë me besimin, takimi me Kryepashkopin e ndjerë Anastas, studimet e tij në Boston dhe arsyen e fortë pse u rikthe në atdhe.

“Mendova që në Amerikë një prift më shumë apo më pak do të ishte e njëjta gjë, ndërsa në Shqipëri kishte shumë nevojë për klerikë. Për më tepër, ishte vendi im, vendi ku u lindëm dhe u rrita, dhe ndihesha i obliguar. Këto ishin arsyet pse u ktheva”, tregon Kryepeshkopi Joan.

Ai ka treguar se Kryepeshkopi Anastas ka insistuar që ai të kandidonte për Kryepeshkop në të ardhmen.

“Kryepeshkopi Anastas insistonte, duke më thënë shpesh se duhet ta merrja këtë përgjegjësi, por unë hezitova për shumë arsye. Pas një insistimi të gjatë nga ana e tij, rreth dy vite më parë, i thashë se, nëse është vullneti i Zotit dhe nëse Kisha më zgjedh, nuk do ta refuzoj”, tha Kryepeshkopi Joan.

Intervista e plotë

Vdekja e Kryepeshkopi të nderuar të Shqipërisë, Anastas, la një trashëgimi të rëndë. Mund të përshkruani ndjenjat tuaja si pasardhës i tij dhe cilat janë mendimet tuaja për të ardhmen e Kishës së Shqipërisë?

Kryepeshkopi: Ikja e Kryepeshkopit të nderuar Anastas, la një boshllëk të madh në Kishën tonë. E ndihmonim të ishim të sigurt, sepse çdo problem që lindte ai e zgjidhte. Por tani e kuptojmë që nuk mund ta kishim fizikisht për gjithmonë. Pavarësisht se jemi të trishtuar për humbjen e një babai dhe një bariu të jashtëzakonshëm, kemi ngushëllim të madh, sepse ai do të ketë një zë të fuqishëm pranë Zotit, duke u lutur për Kishën që e deshi kaq shumë.

Sa i përket të ardhmes, mendoj se do të përpiqemi të vazhdojmë sa të mundemi, punën e Kryepeshkopit Anastas dhe frymën që ai përçoi brenda Kishës, duke u fokusuar në disa drejtime: në ruajtjen e mësimit të Zotit, që është transmetuar nga Apostujt deri në ditët tona; në unitetin e Kishës; në forcimin e bashkëjetesës fetare; në kujdesin për të gjithë, veçanërisht për ata që janë të varfër, të sëmurë, jetojnë në vetmi dhe në promovimin e dialogut, si ai ortodoks dhe dialogu me të gjitha fetë e tjera.

Jeni lindur në një mjedis bektashian. Anëtarë të familjes suaj janë burgosur nga regjimi ateist. Kur e morët thirrjen për Krishtianizmin dhe cilat vështirësi keni kaluar që nga ajo kohë?

Kryepeshkopi: Mjedisi në të cilin u rrita ishte shumë ndryshe nga sa mund të kuptohet nga jashtë. Nuk mund të kuptohet pa njohjen e kushteve historike, kulturore dhe politike të vendit tonë. Paraardhësit e mi ishin të krishterë, por gjatë sundimit osman u shndërruan në Bektashinj. Një shpërndarje e madhe e bektashizmit ndodhi në kohën e Ali Pashë Tepelenës, i cili vetë ishte Bektashinj, veçanërisht në Jug të Shqipërisë, ku ndodhej dhe zona e prindërve të mi. Por, ky konvertim nuk ndodhi menjëherë dhe nuk kishte arsye fetare.

Arsyet kryesore ishin diskriminimet, sistemi i rëndë i taksave, si dhe dëshira për dobi të ndryshme. Nuk përjashtohen edhe arsye të tjera, personale ose kolektive. Krishterët, ndoshta ndiheshin më afër duke pranuar bektashizmin, sepse ashtu nuk dilnin në kundërshtim me Islamin zyrtar dhe mund të ruanin shumë nga praktikat e tyre. Por, në kohën dhe mjedisin ku u rrita unë, nuk praktikohej asnjë besim. Nuk ishte që unë praktikoja një besim dhe pastaj u konvertova.

Kontakti i parë me besimin ndodhi në vitin 1974, kur isha në vitin e katërt të Gjimnazit. Rastësisht më ra në dorë Dhiata e Re, diçka e rrallë në atë kohë. Kur e lexova, diçka ndryshoi thellë në shpirtin tim. Mënyra si ishte shkruar, fjalët e thjeshta, por shumë të thella të Zotit, më bindën për të vërtetën e saj. Këto janë të vërteta psikologjike. Edhe kur dikush të thotë diçka, shpeshherë mënyra se si ta thotë të bind se është e vërtetë. Kështu, Ungjilli ishte besimi im i parë. Atëherë vendosa të pagëzohem, gjithçka që ndodhi pak më vonë.

Kandidatura juaj për fronin e Kryepeshkopit u prit me reagime, me mendimin se elementi grek i vendit tuaj do të përjashtohej. Cili është përgjigjja juaj ndaj këtyre shqetësimeve?

Kryepeshkopi: Nuk e di që ka pasur reagime, është hera e parë që e dëgjoj këtë. Kështu që kjo pyetje më duket e çuditshme, sepse brenda Kishës nuk ka pasur reagime, madje është pritur me shumë entuziazëm. Kur them brenda Kishës, përfshij të gjithë anëtarët e saj: anëtarët e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë janë të gjithë të pagëzuar në Kishën Ortodokse dhe janë banorë të Shqipërisë, pa dallim prejardhjeje.

Besoj se askush në Kishën tonë nuk ndjehet i përjashtuar dhe nuk ka arsye për shqetësim, sepse asgjë nuk ka ndryshuar brenda Kishës. Nëse keni informacion për shqetësime, kushdo qofshin ata, me gjithë respektin që kemi për çdo njeri apo grup njerëzish, mendoj se kjo nuk është një çështje brenda Kishës. Do të vazhdojmë atë që na thoshte gjithmonë Kryepeshkopi Anastas: Ne do të bëjmë vetëm atë që është e mirë për Kishën, dhe kur ai fliste për Kishën, kishte parasysh atë që është e mirë për të gjithë anëtarët e saj.

Marrëdhëniet midis Patriarkanës Ekumenike dhe Patriarkanës së Moskës janë aktualisht në një pikë të thyerje, duke bërë që shumë të flasin për ndarje. Si mendoni se mund të zgjidhet kjo situatë dhe cila është qëndrimi juaj në lidhje me këto çështje?

Kryepeshkopi: Besoj se, nëse ka vullnet të mirë, gjithçka mund të arrihet. Nga ndarjet dhe mosmarrëveshjet, ne të gjithë humbasim, askush nuk fiton. Sa i përket qëndrimit tonë, kemi një vendim të njohur të Sinodit dhe nuk kemi asgjë tjetër për të shtuar. Megjithatë, Kisha jonë do të jetë gjithmonë e gatshme të japë mbështetje dhe kontributin e saj të vogël në zgjidhjen e këtij çështje të ndërlikuar, për lavdinë e Zotit dhe për mirëqenien e gjithë Kishës Ortodokse.

Shoqëria jonë vazhdon të përjetojë forma të ndryshme të trazirave që kërcënojnë paqen dhe prosperitetin e shoqërive përkatëse. Cili është qëndrimi i Kishës Ortodokse të Shqipërisë ndaj këtij rreziku dhe cilat janë nismat dhe përpjekjet e përbashkëta, nëse ka, që po planifikoni në bashkëpunim me komunitetet e tjera fetare të vendit tuaj?

Kryepeshkopi: Kisha Ortodokse e Shqipërisë ka bërë përpjekje për ruajtjen e paqes dhe bashkëjetesës paqësore midis popujve të ndryshëm, veçanërisht me fqinjët tanë. Nuk kemi qëndruar vetëm me fjalë, por kemi bërë përpjekje të rëndësishme dhe të vazhdueshme për të shmangur konfliktet, në masën që kemi mundur. Për këtë arsye është krijuar Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, ku marrin pjesë udhëheqësit e komuniteteve fetare të vendit tonë.

Kisha jonë, nën udhëheqjen e Kryepeshkopit Anastas, ka qenë aktive në të gjitha nismat për dialog dhe mirëkuptim me të gjithë. Do të përpiqemi të zhvillojmë më tej bashkëpunimin me komunitetet fetare, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Po ashtu, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë do të vazhdojë të jetë miqësore dhe dëshiron të jetojë në paqe me të gjithë, duke ndjekur këshillën e Shën Pali: “Nëse është e mundur, me atë që vjen nga ju, bëni paqe me të gjithë njerëzit”.

Kur ishit i ri dhe vendosët të ktheheshit në vendin tuaj nga Bostoni, ku studiuat Teologji, a ju kaloi ndonjëherë mendja që një ditë do të ishit në pozitat që jeni sot?

Kryepeshkopi: Kontakti i parë me Kryepeshkopin Anastas ishte në vitin 1992. Një nga mësuesit e mi, Mitropoliti i Vreshthës dhe më pas Kryepshkopi i Amerikës, Dimitrios, pasi ishte mik i ngushtë i Kryepeshkopit Anastas nga vitet e rinisë, më foli për aktivitetin e tij në Greqi dhe për misionin e tij në Afrikë. Përmes tij lidha kontakte me Kryepeshkopin, të cilit i thashë që, kur të mbaroj studimet, do të kthehem në Shqipëri. Ai u gëzua dhe më dha urime.

Në atë kohë situata në Shqipëri ishte e vështirë, por mendova që në Amerikë një prift më shumë apo më pak do të ishte e njëjta gjë, ndërsa në Shqipëri kishte shumë nevojë për klerikë. Për më tepër, ishte vendi im, vendi ku u lindëm dhe u rrita, dhe ndihesha i obliguar. Këto ishin arsyet pse u ktheva.

Sa i përket pyetjes së dytë, është e vështirë të përgjigjem, sepse tani shumë përgjigje, edhe pse janë të sinqerta, janë bërë të standardizuara dhe jo besuese. Dy dekadat e para pas kthimit tim, asnjëherë nuk më kaloi mendja, sepse nuk doja një barrë të tillë. Por, Kryepeshkopi Anastas insistonte, duke më thënë shpesh se duhet ta merrja këtë përgjegjësi, por unë hezitova për shumë arsye. Pas një insistimi të gjatë nga ana e tij, rreth dy vite më parë, i thashë se, nëse është vullneti i Zotit dhe nëse Kisha më zgjedh, nuk do ta refuzoj.

Cilat ishin ngjarjet vendimtare që shënuan jetën tuaj?

Kryepeshkopi: Ngjarja e parë vendimtare ishte takimi me Ungjillin, që ndryshoi të gjithë rrjedhën e jetës time dhe falënderoj vazhdimisht Zotin për këtë dhuratë të çmuar. Më pas, takimi dhe miqësia ime me një besimtar dhe dijetar të madh, z. Petro Zei, i cili u bë mbështetësi im. Me të udhëhoqëm përmes viteve të vështira të ndjekjes komuniste si anëtarë të një kishe të vogël nëntokësore. Lutem gjithmonë për shpirtin e tij të nderuar.

Ngjarje të rëndësishme në jetën time, ishin gjithashtu mundësia që më u dha të largohesha nga Shqipëria dhe të studioja në Boston, si dhe takimi me Kryepeshkopin Anastas, i cili u bë një shembull për mua dhe për klerikët në Shqipëri për mënyrën si duhet të jetë një prift ortodoks. Falënderoj vazhdimisht Zotin që kam njohur dhe jetuar me këta njerëz të rrallë.

The post “Vdekja e Anastasit la një boshllëk të madh në Kishën tonë”- Kryepeshkopi Joan flet për gazetën greke: Ai insistonte të merrja këtë përgjegjësi! Ja si u njoha me besimin dhe pse u riktheva nga Amerika appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Klubi që synon Champions në Itali nuk heq dorë nga Asllani, gati për transferimin e mesfushorit në verë

Vera e këtij viti do të jetë shumë e veçantë për Kristjan Asllanin. Mesfushori shqiptar qartësisht nuk shihet si titullar te Interi dhe tashmë hipoteza e largimit në fund të sezonit për të luajtur rregullisht, shihet si një opsion mëse i mundshëm për të.
Një nga klubet që po sheh më me interesim Asllanin është Bolonja, e cila kërkon përforcime në mesfushë duke menduar Serinë A, por edhe praninë mëse të mundshme në kompeticionet ndërkombëtare. Ajo aktualisht është ndër ekipet favoritë për të siguruar një vend në Ligën e Kampioneve për të dytin edicion radhazi.

Asllani vlerësohet si një lojtar që mund të bëjë të dy fazat e lojës në mesfushë dhe mediat italiane raportojnë se klubi është gati të hyjë në bisedime me Interin për të. Ai mund të përfshihet si pjesë e paketës për të çuar Kastro në radhët e zikaltërve gjatë verës. Por nëse Interi do të dëshirojë të mbajnë kartonin e Asllanit, te Bolonja mendojnë se mund të bindin palët e përfshira me një huazim të thjeshtë njëvjeçar të lojtarit, për ta bërë më pas përfundimtar në verën e vitit 2026.

PANORAMASPORT.AL

The post Klubi që synon Champions në Itali nuk heq dorë nga Asllani, gati për transferimin e mesfushorit në verë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Mos bëj zhurmuesin”- Debate për integrimin/ Teliti: Mazhoranca bën propagandë! Çoçoli: Opozita, asnjë veprim konkret

Dorian Teliti dhe Fatos Çoçoli janë përfshirë në një debat për mbështetjen që i jepet vendit për integrimin në BE.

Teliti thotë se mazhoranca bën propagandë, ndërsa tha se opozita flet me fakte.

Në emisionin Open në News24 gjatë debatit Çoçoli u shpreh se nga ana e opozitës nuk ka asnjë veprim konkret.

Pjesë nga debati:

Teliti: Opozita flet me fakte, mazhoranca jote flet me konferenca, ju jeni propaganda. Ne jemi të fakteve.

Çoçoli: Më thuaj një veprim konkrete të opozitës tënde

Teliti: E ka miratuar, ka dhënë mbështetjen

Çoçoli: Lërë ngritjen e kartonit, një konferencë, një rezolutë

Teliti: A i ke ndjekur fjalimet në Kuvendin e Shqipërisë

Çoçoli: Humbet pikë zgjedhore ti se je pro integrimit. Prandaj meqë po flasim për ofertën integruese të dy partive kryesore

Teliti: Mos bëj zhurmuesin

Çoçoli: Nuk po bëj zhurmuesin, më tha fjalën dhe po flas

Teliti: Opozita duhet të flasë me fakte. Në komisionet parlamentare dhe në seanca kemi dhënë mbështetje.

Çoçoli: Bëni cdo ditë konferenca, lodheni juve të dilni me një konferencë për integrimin

Teliti: Gjatë qeverisjes 12 vjeçare me thuaj 5 akte që janë bërë për integrimin?

Çoçoli: Në tre vitet e fundit ke 4 samite

Teliti: Samiti është takim, ca prekim ne shqiptarët. Më thuaj 5 gjera të vërteta. Samiti është arritje?!

Çoçoli: Jam entuziast për 657 mln euro kredi të buta

Teliti: Janë borxhe…me thuaj 5 arritje

The post “Mos bëj zhurmuesin”- Debate për integrimin/ Teliti: Mazhoranca bën propagandë! Çoçoli: Opozita, asnjë veprim konkret appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Varfëria dhe mjerimi janë ‘ulur këmbëkryq’ në familjen Hidri, fëmijët nuk kanë as kushtet minimale! “TakFak” siguron ndihmat emergjente

Familja Hidri është nga fshati Rodokal Sipër, në Pogradec. Bashkëshortët Ismet dhe Etleva Hidri kanë katër fëmijë, tre djem dhe një vajzë.

Ata jetojnë në kushte të vështira ekonomike dhe merren me punë fshati, bujqësi dhe blegtori. Aktualisht, familja mbështetet kryesisht nga katër dhi, të cilat sigurojnë bazën ushqimore.

Për fëmijët është e pamundur të plotësohen edhe kushtet minimale, si rrobat apo librat, pasi kryefamiljari, Ismet Hidri, merr vetëm 140 mijë lekë asistencë nga shteti, një shumë që nuk mjafton as për të siguruar ushqimin e përditshëm.

Në këtë situatë, emisioni Tak Fak siguroi ndihma emergjente për familjen Hidri, duke ofruar ushqime për shportën e tyre për një periudhë dy mujore, në bashkëpunim me fondacionin Firdeus, me në krye Zotin Elvis Naçi.

The post Varfëria dhe mjerimi janë ‘ulur këmbëkryq’ në familjen Hidri, fëmijët nuk kanë as kushtet minimale! “TakFak” siguron ndihmat emergjente appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“TakFak”/ “Turp të kesh”… – Pavli Palit nuk i ofrohet shërbimi i ujë në lokalin e tij, përgjegjësi i Ujësjellësit në Korçë i shmanget përgjigjes

“Tak Fak”/ Pavli Pali jeton në fshatin Lajthizë, në Bashkinë Pustec, dhe ka ndërtuar një objekt shërbimi prej gati 20 vitesh, i cili ndodhet në proces legalizimi.

Pas një pritjeje prej dy dekadash, kur fshati u furnizua me ujë falë një projekti të realizuar nga Ujësjellës Kanalizime Korçë, Pavlit nuk iu dha ujë në objektin e tij biznes-lokal.

Arsyeja është se objekti i tij ndodhet 600 metra larg depozitës dhe, sipas UKT-së, mbulimi me tuba është i mundur vetëm deri në 12 metra nga linja kryesore. Kështu, Pavli ka mbetur pa ujë, pavarësisht se fshati tashmë ka akses në këtë shërbim.

Gazetarja nuk e la me kaq. Ajo mori Pavlin dhe Dragicën dhe shkoi në Korçë, ku u përball me Aleksandër Nikollën, përgjegjësin e Ujësjellës Kanalizime Korçë. Nikolla pranoi se Pavli kishte një kontratë, por theksoi se nuk kishte mundësi të ndihmonte, pasi objekti i tij ndodhej shumë larg depozitës.

Gazetarja, e vendosur për të marrë një përgjigje, e pyeti Sandrin nëse do të merrej ndonjë masë për zgjidhjen e situatës së Pavlit. Sandri përpiqej të shmangte bisedën, duke ikur herë në këmbë e herë me makinë. Megjithatë, pasi u largua nga UKT, ai ndaloi me makinë pranë Pavlit dhe Dragicës, që po e prisnin jashtë derës së Ndërmarrjes. Pavli tha se Sandri i kishte thënë: “Turp të kesh që më kërkon llogari.”

The post “TakFak”/ “Turp të kesh”… – Pavli Palit nuk i ofrohet shërbimi i ujë në lokalin e tij, përgjegjësi i Ujësjellësit në Korçë i shmanget përgjigjes appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Korrupsioni dhe krimi i organizuar, kërcënim për demokracinë”- Fatmir Mediu zbardh takimet me senatorët amerikanë: Shqipëria, të plotësojë detyrimet e saj për zgjedhje të lira

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim me dy senatorë amerikane, Mike Lee dhe John Cornyn.

Me anë të një postimi në Instagram, Mediu shkruan se senatori Mike Lee theksoi se problemet që vijnë nga korruspsioni, krimi i organizuar dhe mosrespektimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme janë kërcënimi më i madh për çdo demokraci dhe për Shqipërinë.

“Respektimi i Kushtetutës është detyrim për çdo politikan dhe qytetar dhe drejtësia nuk mund të përdoret si armë kundër opozitës për qëllime politike.

Administrata Amerikane do jetë në krah të Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s dhe si e tillë Shqipëria duhet të plotësojë detyrimet e saj për zgjedhje të lira dhe të ndershme në 11 Maj duke mos lejuar që krimi dhe korrupsioni të blejnë votat dhe intimidojnë votuesit”, shkruan Mediu.

Ndërsa me Senatorin John Cornyn, Mediu thotë se kanë diskutuar për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, por edhe për çështjet e sigurisë në rajon.

“Asambleja do të ketë grupin e vet të vëzhguesve për zgjedhjet e 11 Majit në Tiranë për të ndjekur nga afër cdo problem të zgjedhjeve në bashkëpunim me misionin vëzhgues të ODHIR.  Me senatorin Conyn anëtar i Komitetit për Mardhenjet me Jashtë, Komitetit të Drejtësisë dhe Komitetit të veçantë të Inteligjencës, diskutuam për situatën në Shqipëri pamundësinë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, influencën e krimit të organizuar dhe korrupsionit Shqipëri, largimin masiv të shqiptarëve, për shkak të munesës së shpresës dhe pasigurisë juridike dhe mungesës së funksionimit të ligjeve, kontrollit të jetës dhe cdo institucioni nga qeveria duke shkelur kushtetutën dhe liritë e të drejtat e qytetarëve shqiptarë”, shkruan kreu i PR.

The post “Korrupsioni dhe krimi i organizuar, kërcënim për demokracinë”- Fatmir Mediu zbardh takimet me senatorët amerikanë: Shqipëria, të plotësojë detyrimet e saj për zgjedhje të lira appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

FOTO/ Tri ditë pas lirimit të Dani Alvesh nga burgu, bashkëshortja e tij njofton se është shtatzënë! Modelja: Kam pësuar tri aborte më parë

Vetëm tri ditë pasi Dani Alves u shpall i pafajshëm për një rast përdhunimi dhe u lirua nga paraburgimi ky qëndroi të paktën 14 muaj, partnerja e tij, Joana Sanz, ka dhënë lajmin se është shtatzënë për herë të parë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, modelja spanjolle, bashkëshortja e futbollistit brazilian, ka ndarë një tekst dhe video prekëse me ndjekësit e saj, duke treguar rrugën e vështirë që kaloi me dy fekondime in vitro dhe tre aborte, para se t’ia dilte mbanë të mbeste shtatzënë.

“Nuk doja të ndaja asgjë derisa u bë plotësisht e qartë, por vendosa ta bëj për të gjitha ato që po luftojnë për fëmijë”, ka shkruar Sanz në positmin e saj.

Joana Sanz alvez (1)

Ajo e përshkroi presionin shoqëror që ka përjetuar që në moshën 22-vjeçare me pyetjen “kur do të bësh fëmijë?”, duke theksuar se sa e frikshme mund të jetë kjo për një grua.

“Me kalimin e viteve, kam parë shoqet e mia të bëhen nëna dhe rrjetet sociale të mbushen me bebe. Nuk është shaka kut thoni ‘koha juaj po mbaron’. Ka kaq shumë injorancë për moshën riprodhuese dhe sa e vështirë është të mbetesh shtatzënë,” shtoi ajo.

Gruaja e Dani Alves zbuloi se në moshën 27-vjeçare, megjithëse ishte në gjendje të mirë shëndetësore, pësoi tre aborte.

Joana Sanz alvez (2)

“Kam bërë teste për gjithçka, por nuk munda të gjej ‘pse’. Po më mundonte zhgënjimi”, ka rrëfyer ajo.

Sipas saj, humbja e nënës dy vite më parë ia intensifikoi ndjenjat e vetmisë, derisa mësoi lajmin e mirë për shtatzëninë. “E di që mamaja ime ma ka dërguar që të mos jem më vetëm, që të gjej forcë dhe ta kem atë pas kaq ngjarjesh”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se gjykata ka liruar Dani Alveshin nga akuzat për sulm seksual, pasi ai u dënua pak më shumë se një vit më parë.

Sipas gazetës Sport, tre gjyqtarët që ishin në këtë çështje gjetën një seri boshllëqesh, pasaktësish, mospërputhjesh dhe kontradiktash në fakte dhe vlerësimi gjyqësor.

Joana Sanz alvez (3)

Fillimisht, Alvesh u dënua për përdhunim dhe u dënua me 4.5 vjet burg, pas një gjyqi që zgjati disa javë për të përfunduar.

U desh më shumë se një vit që çështja të arrinte në gjyq, me brazilianin që kaloi 14 muaj në paraburgim.

Pas dënimit, Alvesh vendosi një garanci me kusht që thuhet se kapte vlerën e rreth 1 milion euro dhe që atëherë jeton në Katalonjë, megjithëse atij i është mohuar leja për t’u larguar nga vendi ndërsa apeli i tij ishte në proces.

Joana Sanz alvez (2)

joana sanz zJ’aimerai être en été toute l’année ! Campagne @hateia_official Photographe @laure.stefanini Mannequin @joanasanz Make up & hair @leamarin__ @mklhagencysanz joana

The post FOTO/ Tri ditë pas lirimit të Dani Alvesh nga burgu, bashkëshortja e tij njofton se është shtatzënë! Modelja: Kam pësuar tri aborte më parë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Denoncimi në ‘Tak Fak’/ Banori në fshat mbetet pa ujë, pasi investoi në objekt shërbimi. Nëna e tij: Uji ka shkuar në Moravë, këta nuk e sjellim dot këtu

Emisioni ‘Tak Fak’/ Në fshatin Lajthizë, Pavli Pali, një banor që ka ndërtuar një objekt shërbimi prej rreth 20 vitesh, ka mbetur pa ujë në godinën e tij, edhe pas realizimit të një projekti për furnizimin me ujë të fshatit.

Ky problem ka lindur për shkak të një pengese teknike: objekti i Pavlit ndodhet 600 metra larg nga depoja e ujësjellësit, ndërsa Ujësjellës Kanalizime Korçë thotë se mbulon vetëm deri në 12 metra nga linja kryesore.

Në një intervistë të zhvilluar me gazetaren e “Tak Fak”, nëna e Pavlit, Dragica Pali, shpjegon hallin që po kalon familja.

Ajo thotë: “Po uji ka shkuar në Moravë, këta na thonë që s’ua sjellim dot këtu në fshat.”

Kjo situatë ka lënë Pavlin dhe shumë të tjerë të mërzitur, pasi, pas pritjes 20-vjeçare për t’u furnizuar me ujë, ai tani është i privuar nga ky burim thelbësor.

The post Denoncimi në ‘Tak Fak’/ Banori në fshat mbetet pa ujë, pasi investoi në objekt shërbimi. Nëna e tij: Uji ka shkuar në Moravë, këta nuk e sjellim dot këtu appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Tre ushtarë amerikane u gjetën të vdekur në Lituani, reagon Rama: Lajm tragjik, Shqipëria qëndron në krah të SHBA-ve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vdekjen e tre ushtarëve amerikanë në Lituani, duke e konsideruar këtë si një lajm tragjik.

Me anë të një postimi në X, kreu i qeverisë shqiptare thotë se “Kjo është një kujtesë e dhimbshme e rreziqeve që mbartin ata që shërbejnë”.

Rama shkruan se Shqipëria është në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe komandantit të saj Përgjithshëm.

“Lajme tragjike nga Lituania. Humbja e ushtarëve amerikanë gjatë stërvitjeve të fundit ushtarake është një kujtesë e dhimbshme e rreziqeve që përballen ata që shërbejnë. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e tyre. Si gjithmonë, Shqipëria qëndron pranë Shteteve të Bashkuara dhe Komandantit të saj të Përgjithshëm”, shkruan Rama.

Tre prej katër ushtarëve amerikanë që ishin zhdukur në Lituani prej javës së kaluar, janë gjetur të vdekur të hënën, ka thënë ushtria amerikane, pasi ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin automjetin e blinduar prej një moçali.

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë punuar me pajisje të rënda dhe ekskavatorë për të hequr llumin prej makinës së mbushur me ujë, dhe më pas kanë arritur ta nxjerrin ata nga gropa.

“Tre ushtarë amerikanë janë gjetur të vdekur sot në Lituani”, ka thënë Zyra e ushtrisë amerikane për Evropën dhe Afrikën, përmes një komunikate.

The post Tre ushtarë amerikane u gjetën të vdekur në Lituani, reagon Rama: Lajm tragjik, Shqipëria qëndron në krah të SHBA-ve appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Do më ekzekutojnë!”- Ushtari i Aldo Bares refuzon dëbimin nga Anglia, i frikësohet hakmarrjes! Kush është Maksim Çela

Maksim Çela, anëtar i bandës së Aldo Bares në Lushnjë, ka apeluar vendimin e autoriteteve britanike për dëbimin e tij në Shqipëri, me pretendimin se në atdhe i rrezikohet jeta.

59-vjeçari Maksim Çela, i cili jeton lirisht në rrugët e Britanisë pasi kreu 23 vjet burg për vrasjen e policit Klenti Bano dhe tentoi të hidhte në erë me bombë një stadium futbolli 12,000 vendesh në vitin 2000 në Lushnje, ka dalë para gjykatës për të dhënë argumentet e tij.

Sipas mediave britanike, Çela pretendon se nuk mund të kthehet në Shqipëri sepse bandat do të komplotojnë hakmarrje kundër tij.

Ai pretendon se ishte dënuar gabimisht për krimet e tij dhe se ndjekja e tij kishte qenë e motivuar politikisht.

Por, avokatët e Home Office thonë se 59-vjeçari është një ‘terrorist i dhunshëm’ i cili duhet të deportohet. Avokatët gjithashtu besojnë se Çela e shpiku historinë e tij, pasi mësoi se nuk do të ishte në gjendje të kërkonte azil.

Në dëshminë e tij, Maksim Çela, i cili ka lindur në Lushnje, argumenton se ai ka qenë biznesmen dhe drejtonte një dyqan shitjesh makinash në Gjermani, dhe se ka punuar gjithashtu në një klinikë dentare dhe një spital.

Maksim Çela
Maksim Çela

Ai fillimisht u burgos me pesë vjet nga një gjykatë shqiptare, pasi komploti i tij për të shpërthyer një bombë në një stadium doli në dritë në vitin 2001.

Gjykata dëgjoi se Çela u dënua me 25 vjet burg në shtator 2006 për ‘pjesëmarrje në organizata kriminale’, vrasjen e një oficeri policie dhe prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve.

Ai u lirua në dhjetor 2022, pasi kishte kryer më shumë se 23 vjet nga dënimi i tij 25-vjeçar.

Në dhjetor 2022 ai u largua nga Shqipëria për në Spanjë, udhëtoi për në Itali dhe më pas fluturoi për në Mbretërinë e Bashkuar me atë që ai pranoi se ishte një pasaportë false, duke mbërritur në Heathroë në janar 2023.

Kur u intervistua fillimisht nga Zyra e Brendshme, Çela pretendoi se tre grupe të tmerrshme bandash i ishin vënë pas atij dhe familjes së tij sepse ishte anëtar i bandës së Lushnjes’.

Një letër drejtuar Zyrës së Brendshme të shkruar në emër të tij, ai thoshte se anëtarët e bandës rivale do ta ‘ekzekutonin për hakmarrje’ nëse ai kthehej.

Çela që atëherë ka ndryshuar historinë e tij, thonë avokatët e Home Office, duke pretenduar se ai kurrë nuk ishte me të vërtetë një anëtar i bandës, por ishte krijuar.

“Ishte i motivuar politikisht,” tha Cela në seancë, përmes një përkthyesi.

“Unë isha thjesht një biznesmen,” shtoi ai.

Shqiptari i tha gjykatës se kishte katër tentativa për ta vrarë gjatë kohës që ishte në burg. Zyra e Brendshme thotë se ai e ka ekzagjeruar kërcënimin nga bandat rivale dhe mund të marrë mbrojtje nga autoritetet shqiptare ose të zhvendoset në një zonë tjetër të vendit nëse deportohet.

Përfaqësuesi i Home Office, Paul Skinner, iu drejtua Çelës: “Është e vërtetë që je një person që bën dhe thotë gjithçka që do për të arritur atë që do, apo jo? Në të vërtetë, dëshiron të jesh në Mbretërinë e Bashkuar për të qenë me gruan dhe vajzën tënde, dhe je i gatshëm të bësh çfarëdo që është e nevojshme për të qëndruar. Shteti shqiptar po merr masa për të hequr rreziqet që mund të hasë zoti Çela.”

Kërkesa për azil e Çelës u refuzua nga një gjykatës në gjykatën e parë për çështjet e emigracionit, por një kërkesë e veçantë që jetën e tij e kanosnin bandat rivale u pranua.

Kërkesa e tij u bazua në Nenin Tre të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, i cili ndalon “torturën, trajtimin ose dënimin çnjerëzor ose poshtërues”.

Pas një apelimi nga Home Office, një panel gjykatësish e anuluan vendimin, duke gjetur se kishte pasur një “gabim ligjor”.

Tani, pritet që Gjykata e Nivelit të Lartë të marrë një vendim nëse Çela mund të qëndrojë apo jo në Mbretërinë e Bashkuar.

The post “Do më ekzekutojnë!”- Ushtari i Aldo Bares refuzon dëbimin nga Anglia, i frikësohet hakmarrjes! Kush është Maksim Çela appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

❌