Reading view

Shurupi i rigonit kundër kollës dhe acarimeve të fytit, ja si ta përgatisni

Rigoni njihet si “Mrekullia e Malit” dhe është një bimë mjekësore shumë e rëndësishme për shëndetin e organizmit. Studimet kanë treguar se rigoni ka fuqi antioksiduese më të mëdha se vitamina E, frutat, perimet apo frutat e thata.

Specifikisht tek rigoni aktiviteti antioksidues është 42 herë më i lartë se ai i mollëve, 30 herë më i lartë se ai i patateve, 12 herë më shumë se portokallet dhe 4 herë më i lartë se boronicat.

Rigoni njihet për fuqinë anti-bakteriale dhe rekomandohet të përdoret për trajtimin dhe kurimin e shumë sëmundjeve apo problemeve shëndetësore përfshirë kollën.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni se si të përdorni rigonin për përgatitjen e një shurupi krejt natyral kundër kollës.

Për përgatitjen e shurupit natyral për kollën ju nevojiten përbërësit e mëposhtëm:

  • Gjysëm filxhan çaji me mjaltë,
  • 2 thelbinj hudhër
  • 2 degë rigoni të freskët.

Sipas dëshirës mund të shtoni edhe gjysëm filxhani me qepë të grira dhe lëngun e një limoni.

Përgatitja:

Vendosni një tenxhere të vogël në zjarr, hidhni gjysëm filxhan çaji me ujë e më pas kur të marrë valë hidhni thelbinjtë e hudhrës dhe rigonin.

Ziejini për 5 minuta dhe më pas hiqeni tenxheren nga zjarri.

Lëreni të ftohet për disa minuta e më pas shtoni mjaltin.

Lëngun mund ta pini menjëherë.

Një alternativë tjetër e përgatitjes së shurupit është që t’i fusni të gjithë përbërësit në një kavanoz dhe t’i mbani gjatë natës.

Në fillim fusni rigonin, më pas hudhrën, limonin e prerë në feta dhe qepët. Shtoni mjaltin dhe ujin, mbylleni kapakun dhe lëreni të mbyllur deri në mëngjes.

Të nesërmen mund të përdorni shurupin dhe pjesën e mbetur ta mbani në frigorifer.

Shurupi i përgatitur në këtë mënyrë është më i fortë sepse vlerat e qepës dhe hudhrës mbeten të pandryshuara.

Shurupi i rigonit mund të merret jo vetëm kundër kollës por edhe acarimit të fytit.

Ju mund të konsumoni nga një lugë gjelle shurup sa herë të keni nevojë.

Ky shurup nuk është i përshtatshëm për fëmijët nën dy vjeç për shkak të mjaltit./AgroWeb.orgbriken

The post Shurupi i rigonit kundër kollës dhe acarimeve të fytit, ja si ta përgatisni appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

Misteri i vrasjes së 36-vjeçarit/ Viktima u qëllua me çifte nga kushëriri i tij, detajet nga ngjarja e rëndë

Detaje të reja janë bërë të njohura nga ngjarja e rëndë në Bulqizë, ku 36-vjeçari Vasil Kamberi u qëllua për vdekje me çifte.

Raportohet se autori i krimit është kushëriri i tij, Flamur Kamberi. Mësohet se viktima dhe 34-vjeçari jam djem xhaxhallarësh.

36-vjeçari, i cili u qëllua me armë zjarri në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë, ishte kryetar fshati.

Si pasojë e plagëve të marra, Vasil Kamberi ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital.

Autori i dyshuar është kushëriri i tij, 34 vjeçari Flamur Kamberi, i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Mbeten ende mister rrethanat e vrasjes, nëse ka qenë e qëllimtë apo aksidentale.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë/Informacion paraprak

Me datë 16.01.2025, rreth orës 12.00, është marrë njofim se në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë,  është plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasi 36 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra,  ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital.

Nga veprimet e para hetimore,  ka rezultuar se autori i dyshuar i  ngjarjes është shtetasi F.K., 34 vjeç (i afërm me shtetasin V.K.), i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

The post Misteri i vrasjes së 36-vjeçarit/ Viktima u qëllua me çifte nga kushëriri i tij, detajet nga ngjarja e rëndë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

Riktheu masën “detyrim paraqitje” për Sali Berishën, Apeli i GJKKO-së zbardh vendimin: Jemi në periudhë zgjedhore dhe ai është lideri i opozitës

Apeli i GJKKO-së ka zbardhur vendimin për rikthimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për kreu e Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili qëndroi për rreth në vit në arrest shtëpie.

Sipas vendimit, zëvendësimi i masës së sigurimit personal nga ajo e “Arrest në shtëpi” në “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”,  u ndërmor duke pasur ndër të tjera në konsideratë, faktin që jemi në periudhën para fushatës zgjedhore dhe kërkuesi është konsideruar edhe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese si lideri i opozitës, ose kryetar i partisë kryesore opozitare.

Arsyet e zëvendësimit të masës:

-faktin se kërkuesi kishte një vit me masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”,

– faktin se moszbatimi i detyrimeve që lidheshin me masës e sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” bazoheshin mbi një alibi për antikushtetuetshmërinë e kësaj mase, të rrezuar tashme nga Gjykata Kushtetuese,

– moshën dhe rrethana e tjera që kanë qenë në konsideratë të gjyqtarit të hetimeve paraprake, por të vlerësuara tashmë në raport me këto rrethana të tjera,

– si dhe duke mbajtur në konsideratë faktin që jemi në periudhën para fushatës zgjedhore dhe kërkuesi është konsideruar edhe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese si lideri i opozitës, ose kryetar i partisë kryesore opozitare,

-u arrit në përfundimin që masa e sigurimit “Arrest në shtëpi” nuk ishte më e nevojshme.

Po ashtu, Apeli i GJKKO-së thekson se në rast se Berisha nuk do të zbatojë detyrimet që lidhen me masën e sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, atëherë organi i akuzës do të ketë të drejtën të kërkojë serish zëvendësimin e kësaj mase sigurimi, me një masë sigurimi më të rëndë.

Njoftimi

  1. Lidhur me kushtet e veçanta për caktimin e masës së sigurimit personal, nga vendimmarrja e gjyqtarit të hetimeve paraprake nuk ka ndryshuar asgjë, dhe gjyqtari i seancës paraprake nuk ka sjellë ndonjë element të ri që tregon mungesën e kushteve të veçanta si rreziku i ikjes dhe rreziku i dëmtimit të provave.

Vendimi i gjyqtarit të hetimeve paraprake (lidhur me caktimin masës së sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”), i ka kaluar të tre shkallët e gjykimit madje dhe Gjykatën Kushtetuese dhe është konfirmuar.

Ndërkohë, masa e sigurimit “Arrest në shtëpi” është vendosur jo për shkak të shtimit të nevojave të sigurimit por për shkak të thyerjes së detyrimeve të masës së mëparshme të sigurimit, ajo e “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.

Kërkuesi z. S.B. e ka tentuar duke paraqitur edhe më parë pranë gjyqtarit të hetimeve paraprake, kërkesën për shuarjen e masës së sigurimit personal, ku e tillë kërkesë është rrezuar me vendim të konfirmuar në të tre shkallët e gjykimit.

Si rezultat, nuk ka vend për shuarjen e masës së sigurimit personal.

Gjyqtari i seancës paraprake në marrjen e vendimit të tij, thjesht ka bërë një rivlerësim të elementëve që janë marrë një herë në konsideratë nga gjyqtari i hetimeve paraprake, pa shtuar ndonjë element të ri, gjë e cila nuk i lejohet pasi përbën gjë të gjykuar.

  1. Lidhur me zëvendësimin e masës së sigurimit personal nga ajo e “Arrest në shtëpi” në “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, duke marrë parasysh:

– faktin se kërkuesi kishte një vit me masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”,

– faktin se moszbatimi i detyrimeve që lidheshin me masës e sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” bazoheshin mbi një alibi për antikushtetuetshmërinë e kësaj mase, të rrezuar tashme nga Gjykata Kushtetuese,

– moshën dhe rrethana e tjera që kanë qenë në konsideratë të gjyqtarit të hetimeve paraprake, por të vlerësuara tashmë në raport me këto rrethana të tjera,

– si dhe duke mbajtur në konsideratë faktin që jemi në periudhën para fushatës zgjedhore dhe kërkuesi është konsideruar edhe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese si lideri i opozitës, ose kryetar i partisë kryesore opozitare,

u arrit në përfundimin që masa e sigurimit “Arrest në shtëpi” nuk ishte më e nevojshme.

Me anë të kësaj mase (“Arrest në shtëpi”) kërkuesi e ka shlyer në një farë mënyre pasojën e dhënë nga dispozitat ligjore për moszbatimin e masës së mëparshme të sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, dhe për rrjedhojë kjo masë sigurimi duhej zëvendësuar, duke i’u dhënë edhe një herë mundësia kërkuesit që të respektojë detyrimet qe lidhet me masën e re të sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.

Ne rast se kërkuesi nuk do të zbatojë detyrimet që lidhen me masën e sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, atëherë organi i akuzës do të ketë të drejtën të kërkojë serish zëvendësimin e kësaj mase sigurimi, me një masë sigurimi më të rëndë.

The post Riktheu masën “detyrim paraqitje” për Sali Berishën, Apeli i GJKKO-së zbardh vendimin: Jemi në periudhë zgjedhore dhe ai është lideri i opozitës appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

I dehur në timon, shoferi dhe 3 të tjerë dhunojnë efektivët! Të ndaluarit dëmtojnë makinën e policisë dhe derën e komisariatit

Katër persona janë arrestuar pasi kanë kundërshtuar dhe dhunuar për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë, si dhe dëmtuan mjetin e efektivëve dhe ambientet e komisariatit.

Policia bën e dije se në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale  A. Sh, 37 vjeç, A. Xh, 32 vjeç, B. Xh, 30 vjeç, të tre banues në Kukës, dhe B. Xh, 25 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë

Kundërshtuan dhe goditën për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë, si dhe dëmtuan mjetin e Policisë, vihen në pranga 4 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Qarkullimit Rrugor gjatë patrullimit në sektor, në rrugën “Mikel Maruli”, kanë konstatuar një automjet, në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, (drejtuesi i automjetit vijoi lëvizjen me automjet edhe pse semafori kishte ndezur dritën e ndalim qarkullimit).

Punonjësit e Policisë Rrugore kanë ndjekur automjetin të cilin drejtuesi porsa ka parë Policinë e ka parkuar dhe vetë ka vijuar lëvizjen në këmbë, por është ndaluar nga shërbimet e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme administrative për shkeljen e konstatuar.

Gjatë komunikimit të shkeljes së konstatuar, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Sh., së bashku me 3 shtetas të tjerë, kanë kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit Nr.6, për të penguar shoqërimin e tyre në Komisariat.

Në vijim të verifikimeve ka rezultuar se shtetasi A.Sh, drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Gjatë shoqërimit në Komisariat këta shtetas kanë dëmtuar mjetin e policisë si dhe kanë dëmtuar derën e ambienteve të shoqërimit.

Në vijim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.6, arrestuan në flagrancë shtetasit: A. Sh, 37 vjeç, A. Xh, 32 vjeç, B. Xh, 30 vjeç, të tre banues në Kukës, dhe B. Xh, 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik“, “Kanosja për shkak të detyrës“, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës“ e kryer në bashkëpunim, dhe “ Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

The post I dehur në timon, shoferi dhe 3 të tjerë dhunojnë efektivët! Të ndaluarit dëmtojnë makinën e policisë dhe derën e komisariatit appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

FOTO/ U qëllua me armë gjahu në pyll nga i afërmi i tij, ky është 36-vjeçari që humbi jetën

Personi në foto është 36-vjeçari Vasil Kamberi, i cili u qëllua me armë gjahu nga i afërmi i tij në pyllin e Tërnovës së Vogël, në Bulqizë.

Vasil Kamberi

36-vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital si pasojë e plagëve të marra.

Autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar si 34-vjeçari me iniciale F. K., i afërm me viktimën, i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Nuk dihen ende rrethanat e vrasjes së Vasil Kamberit, nëse ka qenë aksidentale apo e qëllimtë.

Njoftimi i policisë:

Me datë 16.01.2025, rreth orës 12.00, është marrë njofim se në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë, është plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasi 36 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra,  ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital.

Nga veprimet e para hetimore,  ka rezultuar se autori i dyshuar i  ngjarjes është shtetasi F.K., 34 vjeç (i afërm me shtetasin V.K.), i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

The post FOTO/ U qëllua me armë gjahu në pyll nga i afërmi i tij, ky është 36-vjeçari që humbi jetën appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

FOTO/ Çahet diga e hidrocentralit të Bunecit në Lukovë, policia: Rrezik për përmbytje!

Është çarë ditën e sotme, 16 janar, diga e hidrocentralittë Bunecit në Lukovë, duke krijuar rrezik për përmbytje.

Policia bën me dije se në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe emergjencave civile, të cilat po punojnë për të siguruar evakuimin e çdo personi që mund të jetë në rrezik.

Mësohet se deri tani janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa situata po monitorohet nga afër për të shmangur pasoja të tjera.

Po ashtu, blutë i kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet në zonën e rrezikuar dhe të raportojnë menjëherë për çdo rast emergjence.

Himarë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:38, në Bunec, Lukovë, dyshohet se është çarë diga e hidrocentralit, duke krijuar rrezik për përmbytje.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe emergjencave civile, të cilat po punojnë për të siguruar evakuimin e çdo personi që mund të jetë në rrezik.

Deri tani janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa situata po monitorohet nga afër për të shmangur pasoja të tjera.

Policia fton qytetarët që të shmangin lëvizjet në zonën e rrezikuar dhe të raportojnë menjëherë për çdo rast emergjence.

The post FOTO/ Çahet diga e hidrocentralit të Bunecit në Lukovë, policia: Rrezik për përmbytje! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

Ndahet nga jeta Sabah Bizi, legjenda e futbollit shqiptar shuhet në moshën 79-vjeçare

Ndërron jetë legjenda e futbollit shqiptar, Sabah Bizi. Nderi i kombit ndërroi jetë në moshën 79 vjeçare. Ai ka lindur në Shkodër më 26 janar 1948. 

Në përditësim…

PANORAMASPORT.AL

The post Ndahet nga jeta Sabah Bizi, legjenda e futbollit shqiptar shuhet në moshën 79-vjeçare appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

“Shqipëria nuk ka meshkuj”- Moderatorja sportive e zhgënjyer nga burrat: Po bëhen g*y

Gazetarja sportive Sabina Mete ka bërë një deklaratë të fortë së fundmi, ku ka thënë se nuk ka meshkuj sot,pasi këta të fundit tërhiqen nga gjinia e njëjtë.

E shqetësuar për këtë fenomen gazetarja ka theksuar se: “Unë mendoj që nuk ka meshkuj Shqipëria, meshkuj, meshkuj që të kenë një raport, të krijojnë një raport”

Ndër të tjera Sabina ka shtuar se situata është përkeqësuar aq shumë saqë kur tenton të dalësh me një djalë në një kafe kupton që ai pëlqen një tjetër djalë.

Shumë e keqe është situata. Sepse ti ulesh në një kafe në një lokal e pëlqen një çun dhe ai pëlqen një çun tjetër. Çfarë të bëj unë,” u shpreh gazetarja në Opinion.

     

The post “Shqipëria nuk ka meshkuj”- Moderatorja sportive e zhgënjyer nga burrat: Po bëhen g*y appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

A do ta pranoni ftesën e Ramës në Podcast? Përgjigjet Berisha: Jam i gatshëm…

Ish kryeministri Sali Berisha thotë se është i gatshëm të përballet me kryeministrin Edi Rama në debat televiziv, ku të jenë përballë njëri-tjetrit dhe në mes të kenë qytetarin.

I pyetur nga një qytetar në rrjetet sociale nëse do të pranonte ftesën e kryeministrit Edi Rama për të qenë në Podcast-in e tij, Berisha tha: “Unë kam ftuar Ramën në TV, monologet e Ramës janë një neveri e vërtetë në podcast.

Unë nuk kam asnjë dëshirë të takohem me të, por për hir të qytetarëve unë jam i gatshëm që edhe në studiot televizive që thërrasin lavdi Ramës

Pyetje: Nëse Rama ju fton në Podcastin e tij, a do të shkonit?

Berisha: Unë kam ftuar Ramën në TV, monologet e Ramës janë një neveri e vërtetë në podcast. Unë nuk kam asnjë dëshirë të takohem me të, por për hir të qytetarëve unë jam i gatshëm që edhe në studiot televizive që thërrasin lavdi Ramës. Dua ta kem ballë për ballë, të vendosim qytetarin në mes dhe problematikat e tij. Por ai nuk e pranon. Ai nuk del, por po erdhi unë e ftoj atë. Pastaj le ti bëjë dyfish ato podcastet, edhe në makinë flet me vetë, edhe ato le ti shtojë, recito edhe lubinë ditë për ditë, por le të dalim njëherë ta shohim drejtpërdrejt njëri tjetrin dhe të na shohin qytetarët, cfarë qëndron në ato që them unë dhe cfarë qëndron në ato që thotë ai.

The post A do ta pranoni ftesën e Ramës në Podcast? Përgjigjet Berisha: Jam i gatshëm… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

U qëllua me armë gjahu nga një i afërm, 36-vjeçari ndërron jetë rrugës për në spital

Një 36-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël, në Bulqizë, pasi është plagosur me armë gjahu nga një i afërm i tij.

Policia bën me dije se shtetasi me iniciale V.K., ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital, për shkak të plagëve të marra.

Ndërkohë, autori i dyshuar i  ngjarjes është shtetasi me iniciale F.K., 34 vjeç, i afërm i viktimës, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Bulqizë/Informacion paraprak

Me datë 16.01.2025, rreth orës 12.00, është marrë njofim se në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë,  është plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasi 36 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra,  ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital.

Nga veprimet e para hetimore,  ka rezultuar se autori i dyshuar i  ngjarjes është shtetasi F.K., 34 vjeç (i afërm me shtetasin V.K.), i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

The post U qëllua me armë gjahu nga një i afërm, 36-vjeçari ndërron jetë rrugës për në spital appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

“Babai i mbante paratë lidhur në qafë”- Vrasja e 81-vjeçarit, djali i viktimës rrëfen bisedën me autorin ditën e krimit: E morëm në telefon, na tha…

Djali i Xhemal Metës ka rrëfyer bisedën me Isuf Hasën, autorin e dyshuar të vrasjes së 81-vjeçarit ditën kur ndodhi krimi (13 Janar).

Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, djali i viktimës deklaroi se kishte telefonuar 64-vjeçarin për ta pyetur nëse ishte takuar me babain e tij, por ai i kishte thënë që “Jo”.

Ai shtoi se i ati i mbante paratë në një qese lidhur në qafë, ndërsa autori i dyshuar ishte në dijeni të këtij fakti.

Ndërsa rrëfeu se Xhemal Meta kishte zgjedhur të jetonte vetë në fshat, së bashku me bashkëshorten, e cila ka ndërruar jetë.

“Autorin e morëm atë ditë në telefon. E pyetëm a e kishte takuar babanë më tha jo. Familja e autorit nuk ka tentuar të më kontaktojë, i ka fëmijët e martuar.

E dinim që babai kishte paratë dhe i mbante të lidhur në qafë me një qese. Edhe autori e dinte që ai kishte para, takoheshin çdo ditë.

Ai kishte zgjedhur të jetonte vetë në fshat, ishin së bashku me nënën por ajo ndërroi jetë më pas”, tha djali.

Zbardhja e vrasjes

Më datë 13.01.2025, shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.4, kanë marrë njoftim nga një shtetas se komshiu i tij shtetasi Xhemal Meta është konstatuar i pa jetë në oborrin e banesës së tij.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor kanë shkuar menjeherë në vendin e ngjarjes dhe nga veprimet e para hetimore ka lindur dyshimi se ky shtetas mund të ishte vrarë me sende të forta.

Për hetimin dhe zbardhjen e rastit u krijua një grup i posacëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijoi punën intensivisht për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Grupi i posacëm hetimor i përbërë nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, dhe Specialistët e Departamentit te Policisë Kriminale nën drejtimin profesional të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Pergjithshme Tiranë, kanë kryer një sërë veprimet profesionale hetimore nëpërmjet aplikimit të metodave speciale të hetimit.

Falë punës hetimore intensive, brenda 48 orësh është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar.

Nga tërësia e veprimeve të thelluara hetimore ka rezultuar se më datë 13.01.2025, rreth ores 09:00, shtetasi Isuf Hasa, 64 vjec, ka shkuar në banesën e fqinjit të tij Xhemal Meta dhe për motive të dobëta e ka qëlluar atë me një mjet të fortë (çekiç) në pjesën e pasme të kokës duke i shkaktuar vdekjen.

Nga veprimet hetimore dyshohet se autori i dyshuar Isuf Hasa, pasi e ka goditur viktimen i ka marrë dhe një sasi vlerash monetare që ai mbante në xhep, dhe më pas është larguar.

Nga kontrollet e shumta të kryera në disa banesa të autorit dhe familjarëve të tij, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 200.000 lekë të rinj.

Po nga kontrollet e ushtruara në banesën e shtetases L.H,(vajza e autorit të dyshuar) në fshatin Gjokaj, Vorë, Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendin e dyshuar (çekiç) më të cilin autori ka kryer vrasjen .

Në fazë operacionale janë përfshirë Specialistet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, Komisariatit të Policisë nr.7, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë ndalimi i shtetasit Isuf Hasa për veprën penale “Vrasja me paramendim ”.

The post “Babai i mbante paratë lidhur në qafë”- Vrasja e 81-vjeçarit, djali i viktimës rrëfen bisedën me autorin ditën e krimit: E morëm në telefon, na tha… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

Acarohet nga pyetjet e shumta për humbjen me Barçën, Ançeloti: Nuk jam budalla!

Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti, ka qenë shumë serioz në konferencën për shtyp para ndeshjes së Kupës së Mbretit kundër Selta Vigos.

Ai ka folur për ndeshjen, por natyrisht që për gazetarët fokusi ka qenë diku tjetër, te humbja në finalen e Superkupës së Spanjës përballë Barcelonës 2-5.

“Më duhet të sqaroj një gjë, kjo është një konferencë shtypi dhe jo një debat”, sqaroi ai kur pyetje pas pyetje, gazetarët kërkonin të gjenin zgjidhjet e mundshme që ai stafi i Karletos kanë në mendje.

Ançeloti ka folur dhe për merkaton, duke shmangur diskutimin mbi emra konkretë. Italiani e di fare mirë se nëse ai do të publikojë ndonjë emër, kërkesat financiare do të ndryshonin.

SULMUESIT DHE MBROJTJA – “Nuk dua të merrem me diskutime individuale. Mungesa e angazhimit është kolektive, jo individuale. Ndaj Barcelonës bëmë një paraqitje të dobët në fazën mbrojtëse në të gjitha linjat. Nuk ka asgjë më shumë për të shtuar”.

HUMBJA E THELLË – “Për ne ishte një hap prapa, por duhet të shohim përpara. Jemi të pozicionuar mirë në të gjitha kompeticionet ku garojmë. E theksoj, se kundër Barcelonës bëmë një paraqitje të dobët, me shumë gabime, por e kemi vlerësuar dhe po kërkojmë zgjidhje. Duhet të ecim përpara, duke filluar nga ndeshja e Kupës së Mbretit kundër Selta Vigos”.

NDESHJA E PARË NË SHTËPI NË 2025-ën – “Është një mundësi e rëndësishme për të bërë kthesë pas ndeshjes së fundit të keqe, e cila na lëndoi shumë, por nuk jemi të zhytur. Ne duam të reagojmë ndaj një kundërshtari që luan mirë dhe kjo ndeshja e duhur që të kemi një reagim të fortë”.

ZGJIDHJET – “Mungesa e angazhimit është kolektiv, nuk është angazhim individual. Vlerësimi i ndeshjes ka qenë një plan i keq mbrojtës”.

QASJA, APO SKEMA? – “Më duhet të sqaroj një gjë, kjo është një konferencë për shtyp dhe jo një debat. Ne e kemi bërë tashmë këtë me lojtarët tanë dhe stafin stërvitor. Ta bëj këtu nuk më duket gjëja më e përshtatshme”.

SITUATA NGA BRENDA – “E mira e futbollit është se pas një ndeshje të dobët, me një humbje si ajo, ka një mundësi për të bërë mirë dhe për fat ka ardhur shumë shpejt dhe të jep mundësinë të fokusohesh shumë në atë që duhet të bësh dhe jo në gjëra të këqija që ke bërë”. MBAPE – “Unë mendoj se ai ka pasur nevojë për më shumë kohë për t’u përshtatur me ekipin dhe për t’u rikthyer në versionin e tij më të mirë fizik. Tani ai është në një moment shumë të mirë dhe skuadra duhet të përfitojë nga kjo”.

PËRKUSHTIMI KOLEKTIV – “Fjala përkushtim përdoret shumë herë, sepse është një aspekt shumë i rëndësishëm i lojës, që i shtuar edhe cilësisë, është ajo që të bën të suksesshëm. Të kesh të gjitha bashkë është ajo që na ka munguar”.

KRITIKAT – “Unë nuk e ndjek valën e kritikave, se një ditë je më i miri në botë dhe një ditë më budallai. Unë kam ekuilibrin e nevojshëm që më ka dhënë përvoja, të di se kush jam dhe të mos futem në një valle nga ku nuk do të dal. Unë mendoj se nuk jam më i miri, por nuk mendoj se jam as më budallai”.

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

The post Acarohet nga pyetjet e shumta për humbjen me Barçën, Ançeloti: Nuk jam budalla! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

“U habitëm që nuk erdhi në varrim”- Fqinji i vrau të atin me çekiç, djali i Xhemal Metës: Autorin e kishim mik, e dinte që babai kishte para

Djali i Xhemal Metës, 81-vjeçarit që u vra me çekiç nga fqinji i tij Isuf Hasa, ka rrëfyer se viktima dhe autori takoheshin çdo ditë bashkë.

Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, ai rrëfeu se nisën dyshimet tek 64-vjeçari pasi nuk mori pjesë në ceremoninë mortore të viktimës.

Djali i Xhemal Metës theksoi se Isuf Hasa e dinte që babai i tij kishte para dhe se i kishte marrë një shumë prej 200 mijë lekë.

“Autori e dinte që babai kishte para, takoheshin çdo ditë të dy. Isuf Hasa i ka marrë mbi 200 mijë lekë, e kishim mik.

Ai nuk mori pjesë në ceremoninë mortore. Dyshuam tek ai, kur nuk erdhi në mort u habitëm. Familjarët e autorit nuk kanë kontaktuar me ne”, tha djali i viktimës.

Xhemal Meta u vra me çekiç mëngjesin e 13 Janarit, por ngjarja u zbardh dy ditë më vonë ku u vendos në pranga edhe autori i dyshuar.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.01.2025, shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.4, kanë marrë njoftim nga një shtetas se komshiu i tij shtetasi Xhemal Meta është konstatuar i pa jetë në oborrin e banesës së tij.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor kanë shkuar menjeherë në vendin e ngjarjes dhe nga veprimet e para hetimore ka lindur dyshimi se ky shtetas mund të ishte vrarë me sende të forta.

Për hetimin dhe zbardhjen e rastit u krijua një grup i posacëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijoi punën intensivisht për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Grupi i posacëm hetimor i përbërë nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, dhe Specialistët e Departamentit te Policisë Kriminale nën drejtimin profesional të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Pergjithshme Tiranë, kanë kryer një sërë veprimet profesionale hetimore nëpërmjet aplikimit të metodave speciale të hetimit.

Falë punës hetimore intensive, brenda 48 orësh është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar.

Nga tërësia e veprimeve të thelluara hetimore ka rezultuar se më datë 13.01.2025, rreth ores 09:00, shtetasi Isuf Hasa, 64 vjec, ka shkuar në banesën e fqinjit të tij Xhemal Meta dhe për motive të dobëta e ka qëlluar atë me një mjet të fortë (çekiç) në pjesën e pasme të kokës duke i shkaktuar vdekjen.
Nga veprimet hetimore dyshohet se autori i dyshuar Isuf Hasa, pasi e ka goditur viktimen i ka marrë dhe një sasi vlerash monetare që ai mbante në xhep, dhe më pas është larguar.

Nga kontrollet e shumta të kryera në disa banesa të autorit dhe familjarëve të tij, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 200.000 lekë të rinj.

Po nga kontrollet e ushtruara në banesën e shtetases L.H,(vajza e autorit të dyshuar) në fshatin Gjokaj, Vorë, Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendin e dyshuar (çekiç) më të cilin autori ka kryer vrasjen .

Në fazë operacionale janë përfshirë Specialistet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, Komisariatit të Policisë nr.7, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë ndalim

The post “U habitëm që nuk erdhi në varrim”- Fqinji i vrau të atin me çekiç, djali i Xhemal Metës: Autorin e kishim mik, e dinte që babai kishte para appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

“Shpenzimet për fëmijën e tretë deri në moshën 23-vjeçare do t’i marrë shteti”- Berisha: Do ndërtojmë banesa sociale, çmimet e tyre do jenë të ulëta

Kreu i PD-së, Sali Berisha shpalosi programin e PD  që sipas tij do ti vijë në ndihmë familjeve. Gjatë një bashkëbisedime me qytetarët në rrjetet sociale, ish kryeministri deklaroi se do të jepen bonuese për dy fëmijët e parë të një familje, ndërsa për fëmijën e tretë shpenzimet do ti marrë përsipër qeveria deri në moshën 23-vjeçare.

Sa i takon strehimit, Sali Berisha deklaroi se qeveria do të marrë përsipër të ndërtojë banesa sociale, çmimet e të cilave do të jenë të përafërta me kostot.

Po ashtu, ai deklaroi se qeveria e Partise Demokratike do bëjë çdo gjë për punësimin e të rinjve.

“Mbështetja e çifteve të reja dhe e familjeve të reja do të jetë një detyrim ligjor për qeverinë e ardhshme. Ky detyrim ligjor do të përfshijë kushtet të favorshme për strehimin e tyre. Qeveria për ti dhënë një përgjigje serioze strehimit dhe në një betejë kundër çmimeve stratosferike do të ndërmarrë ndërtimin e banesave sociale që do të zbresin çmimin e ndërtimit në vlerat e përafërta me kostot dhe fitimin e parashikuar. Qeveria do bëjë çdo gjë për punësimin e të rinjve.

Mbështetje për fëmijët është një kusht i rëndësishëm për një familje të re që të mund të përballojë jetën. Do vendoset bonus për çdo fëmijë dhe për fëmijën e tretë qeveria do marrë shpenzimet e tij nga lindja deri në moshën 23 vjecare. Për dy fëmijë do ketë bonus që do përcaktohet shpejt sa do jetë, ndërsa për fëmijën e tretë shpenzimet e plota do ti marrë përsipër shteti”, tha nder te tjera Berisha.

The post “Shpenzimet për fëmijën e tretë deri në moshën 23-vjeçare do t’i marrë shteti”- Berisha: Do ndërtojmë banesa sociale, çmimet e tyre do jenë të ulëta appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

“Para se të vdiste nga torturat thërriste nënën, i mjeri…”, fundi tragjik i Qemal Draçinit në 1947: E masakruan për 12 muaj me radhë

NGA ENVER KUSHI

Qemal Draçini është prologu i krijuesit shqiptar në vitet e diktaturës komuniste dhe shpirti i lirë i vrarë pabesisht, ose thënë ndryshe zhgënjimi i atyre që besuan në një botë të re. Ai lindi në qytetin e Shkodrës në vitin 1922. Në këtë qytet të kulturës dhe artit kreu studimet e para në shkollë dhe në vitet 1941–1943, ndoqi studimet universitare për drejtësi në Firence. Më 1945 punoi si mësues i letërsisë në Tiranë e Shkodër dhe më vonë në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës, për tekstet e reja shkollore. Që i ri, pra në fillim të viteve ’40 u shqua në fushën e krijimtarisë dhe të mendimit letrar. Ai shquhet për studimet mbi Naim Frashërin, Gjergj Fishtën, Ndre Mjedën, Migjenin, Gaspër Palin, Kol Mirditën, Veli Stafën, Sterjo Spassen. Qemal Draçini edhe në shkrimet për disa autorë të huaj bie në sy për origjinalitetin, erudicionin, mprehtësinë e gjykimit dhe të analizës.

Ai u arrestua në vitin 1946 dhe vdiq në qeli nga torturat e tmerrshme më 1947.

Kam pasur fatin të marr pjesë në promovimin e përmbledhjes së veprës së tij ‘Era”, që është botuar në Shkodër, në vitin 1995. Mbaj mend, që në këtë promovim kam shkuar bashkë me profesor Ramadan Sokolin, që ka qenë nga miqtë e rinisë së Draçinit.

Zëri i kohës në këtë libër vjen pak i ngjirur dhe herë – herë i qartë dhe kumbues… Ndjehet kjo kur shfleton edhe revistën “Fryma”, e përmuajshme letrare dhe kulturore, numri i parë i të cilës ka dalë në Shkodër në janar të vitit 1944. Drejtues i revistës ishte Myzafer Pipa dhe kryeredaktor dhe redaktor Qemal Draçini.

Në një atmosferë të rëndë pushtimi nazist, llogoresh dhe gjaku që kishte përfshirë jo vetëm Shkodrën dhe Shqipërinë, por tërë Evropën dhe botën. Qemal Draçini me botimin e revistës sfidonte pushtimin, duke u përpjekur të sillte frymën e ngrohtë të kulturës dhe artit. Dhe Draçini 22 vjeçar, në kryeartikullin e numrit të parë, do të shkruante: “Ishte nevoja e një tribune si kjo jona, për me çelë sytë kah horizonte të reja. U pa e dobishme kjo lidhje mendimesh e gjykimesh për shprehjen e ndjesive në botën e letrave”.

“Fryma” është ndoshta revista e fundit e shtypit të lirë shqiptar në prag të vendosjes së diktaturës komuniste.

Nuk është aspak e rastit që Qemali, po në të njëjtën numër, në artikullin “Një grishje”, do të ftonte shoqet tona intelektuale, që të bashkëpunojnë me ne pa dallim për me rrahë së bashku mendje të reja -problemet e ndryshme kulturore në dritën e nën prizmin e pamjes së qytetnisë moderne perëndimore” Në tetë numrat e revistës “Fryma”, Draçini shpalos kulturë të gjerë, thellësi gjykimi, përgjithësime të sakta për probleme të ndryshme të procesit letrar apo krijues: Vlen të përmendim shkrimin e botuar në numrin 2 “Për një sistem të përkthimeve”, ku ai parashtron disa kërkesa dhe kritere në përkthimin e veprave të letërsisë dhe kulturës botërore, studimin “Vepra poetike e Migjenit” (në numrin 3 dhe 4), që do ta kishte zili edhe sot çdo studiues serioz për poetin tonë të madh, apo shkrimi “Romani i një mësueseje”, për “Afërditën” e Sterjo Spasses.

Me botimin e revistës “Fryma”, Draçini shpalos kredon e tij artistike, thënë në një letër, që i dërgon shokut të fëminisë të shkollës Ramadan Sokoli, në dhjetor të vitit 1940: “Ti e din ma mirë se unë se një artist i vërtetë duhet të krijojë, të krijojë o të shkallmojë. Amull nuk rrihet”.

KUJTIMI I MUZGJEVE TË KALUEME…

Nuk kam jetuar në Shkodër, por jam i bindur se në atë qytet muzgjet, veçanërisht ato të vjeshtës, duhet të jenë një mrekulli. Atje edhe shiu, edhe erërat, edhe aroma e pranverës apo vetëtimat dhe bubullimat, duhet të jenë të veçanta. Sepse ky qytet, ndoshta si askush tjetër në Shqipëri e më gjerë, ka pranë edhe malet, edhe kodrat e buta, edhe fushën, edhe lumenjtë, edhe liqenin, edhe detin… Në prozën e shkurtër të Draçinit, Shkodra me natyrën e saj të çuditshme, zë vend kryesor. Natyra shihet nga shkrimtari nga e njëjta pamje: nga dritarja. Dritarja e shtëpisë e lidh atë me botën përreth, me “kopshtijet e jeshilta të Shkodrës sime rrahin në mallime stinësh të dekuna”. Qemal Draçini është mjeshtër i përshkrimit të natyrës dhe detajit. Vëzhgues i mprehtë, me një ndjeshmëri të hollë, stil të rrjedhshëm, frazë elegante, ai fikson tablo të ndryshme të natyrës, shiun dhe erën, fillimin e pranverës, gjëmimet e bubullimave. I pajisur me dhuntitë e artistit, i ndjeshëm dhe herë-herë melankolik. Draçini parapëlqen veçanërisht vjeshtën. “Muget vjeshte”, “Lotvjeshte”, “Kopshtije të Shkodrës s’ime” etj., të shkruara në shtator – tetor 1939, pra në moshën 17 -vjeçare, fiksojnë me mjeshtëri tablo të veçanta të natyrës shkodrane. Ato të rrëmbejnë me vërtetësinë e tyre, të bëjnë të ndjesh të rrahurat e zemrës djaloshare të Draçinit, shpirtin melankolik të tij. Në këtë funksion është edhe leksiku i zgjedhur, fjalët me ngarkesë të veçantë emocionale si mugeti, mugëti ugur-zeza, mugëti të zeza, mugëti orëzezë, mugëti vjeshte, zhvarrime, gjamët e bubullimave, rropama e bubullimave, parafolje ugur-zezë, stinët e dekuna prandvera të vyshkuna, kohë të mbarueme, silueta të çmenduna, gjamë e ulërima të shkyeme…

Rilexoj prozën e shkurtër të Qemalit dhe ngadalë, fare ngadalë zhytem përmes gërmadhave të kohës dhe një dorë e padukshme më hap një dritare nga ku vështroj “muzgjet e kalueme” të Shkodrës dhe ndjej “gjamën e bubullimave që vjen tue u langue”…

VARRET E VETMUAR

Në krijimtarinë e Draçinit mbizotëron grija e kohës, grija e mbyllur dhe hapësirat e gjëra të jetës shqiptare, tragjizmi karakteristik shqiptar dhe ai ballkanik. Le të ndalemi vetëm në njërin prej tregimeve, shkruar në gusht të vitit 1939. Titullohet “Ligjet e malit” dhe nuk është më shumë se një faqe. Mund të ishte edhe më i gjatë. Sepse tregimi ka shtratin e një novele apo drama…

Që në fillim, me një frazë ku ndjehet ftohtësia, vetmia e një peizazhi të gurtë, shfaqet varri. Është një vend ku fryjnë erëra dhe netëve me siguri edhe gurët nisin e tregojnë historinë e varrit të vetmuar… Draçini 17 vjeçar na fut në një atmosferë të rëndë. Personazhet lëvizin në peizazhin e thatë e të gurtë, që shtrihet mes dy katundeve pa emër. Edhe ata janë pa emër: një vajzë e re, e bukur si dielli, e hijshme si nata e pranverës, me dy sy të thellë si vetë thellësia e dritës, së parë të agimit e dy vetulla të holla si vijat e gjurmës së gjarprit dhe një djalë i pashëm. Ata e duan njëri-tjetrin dhe takohen netëve në kufirin midis dy fshatrave, ndoshta në vendin me gurë e të zhveshur. Janë të vetmet krijesa të gjalla, gjatë gjithë tregimit, që mbushin me dritë dhe ngrohin natyrën e egër dhe të gurtë… Por atë, vajzën e bukur si dielli, e vrasin.

Ndoshta e mbysin vëllezërit natën ose ia shtypin kokën me gurët e kodrës së zhveshur. Sepse nuk dëgjohej asnjë krisme arme. Vrasësit, shkruan autori i dhanë me kuptue së ndër malet tona, nuk ka vend butësia fisnike e dashunisë, pse, vetë të ashpra, ato male, nuk durojnë me rritë në gjiun e tyne bustin e paraqitun në rrahje zemrat e kreatyrave të reja. Pastaj vjen varrimi. Edhe ai i fshehtë, ndoshta natën dhe larg varrezave të katundit, sa më larg, duke mbyllur turpin. Dhe … vetëm kaq. Fundi i tregimit është tronditës: varret e vetmuar shtohen. Ata shfaqen mbi kodra të zhveshura e të thata. Përfytyroni një peisazh të thatë me varre të vetmuara që shtohen e shtohen vazhdimisht. Djaloshi 17 vjeçar që quhet Qemal Draçini, në gusht të vitit 1939, kur ka shkruar frazën e fundit të tregimit: “Pushofshi në paq viktima të pafajë të ligjeve të shkrepave! …Pushofshi në paqë, heroina fat-zeza të dashurisë bujare…”, me siguri ka rënë përmbys në dhomën e tij, duke qarë në heshtje, në vetminë e një adoleshenti.

PËRTEJ REVE…

“Përtej reve” është poezia e Lame Kodrës (Sejfulla Malëshovës), shkruar në vitin 1942. Nuk e di ku është botuar poezia dhe si është njohur me të Qemal Draçini.

Gjithashtu, nuk kam lexuar ndonjë fakt për njohje personale të tij me Lame Kodrën. E them këtë, sepse në shkrimin kritik ose më saktë në analizën që Draçini bën për poezinë “Përtej reve” të Lame Kodrës, nuk jepet asnjë fakt për takim ose njohje me të. Në këtë analizë Draçini duket se ka lexuar krijimtarinë poetike të Lame Kodrës të botuar në mërgim, në organe të ndryshme të kolonive shqiptare nëpër botë si në “Dielli”, “Bashkimi”, “Shqipëria e lirë”, etj. Kjo del që në fillim të analizës për poezinë ”Përtej reve” ku ai shkruan: “Përgjithësisht poezitë e Lame Kodrës janë vargje të vrullta, në të cilat pasqyrohet vullneti heroik i turmës shqiptare për liri”. Pra, Draçini është njohës i mirë i krijimtarisë së Lame Kodrës. Mendoj se nuk është rastësi analiza që autori i bën poezisë së Lame Kodrës. Jemi në vitet e luftës botërore, në vitet e përgjakjes së madhe të botës, të mijëra e mijëra varreve, të kampeve të përqendrimit, të egërsisë shtazarake nazi-fashiste. Edhe Shqipëria ishte përfshirë në këtë lufte. Draçini nuk është jashtë këtij realiteti. Përkundrazi, Ramadan Sokoli, në kujtimet e tij shkruan se në verën e vitit 1944 Qemalin dhe mua me disa bashkëmoshatarë, na patën lajmëruar se ishim përfshirë në listën e kampit nazist të Prishtinës, prandaj përkohësisht u fshehëm diku sa për t’i shpëtuar atij rreziku.

Analiza e thellë, depërtimi në nënshtresat kuptimore të poezisë, përqasjet në kohë duke shpalosur dramën e madhe njerëzore, e bëjnë këtë studim nga më seriozet të Draçinit. Konkluzioni në mbyllje të analizës se e bamë në një natë të qetë pushimi të 1942-ës, ndërsa mbi Atdheun tonë vinte tue u ndezë përherë ma e fuqishme e tue marrë gjithmonë përpjesëtime ma të gjana lufta çlirimtare e popullit shqiptar kundër hordhive zaptuese të fashizmit italian. “Përtej reve” asht pa dyshim poezia ma sugjestive e letërsisë sonë të re, tregon simpatinë e Draçinit për luftën çlirimtare dhe respektin për Lame Kodrën, që vite më vonë do të pësonte nga diktatura komuniste burgun dhe internimin…

Qemal Draçini vështronte përtej reve. I rritur në idealet e humanizmit, me një formim kulturor perëndimor, idealist i kulluar, shpejt parandjeu se bota e re e premtuar dhe nuk u thye, duke u bërë simbol i antikonformizmit. Në qelitë e errëta, atë e rrahën, e masakruan barbarisht për 12 muaj me radhë…

Duke lexuar kujtimet e prof. Sami Repishtit, më kanë rrëqethur përshkrimet e çasteve të fundit të Qemal Draçinit: “Nga dhoma e studentit vinin tashti të qarta gjamët e dhimbjes e zhurma që bante shtrati nga lëvizjet e tij pa pushim. Thirrte nanën i mjeri, dukej se i kërkonte të falun… Më vonë nisi të përpiqej në shtrat, të kolleje randë e të villte me aq fuqi që u lëkundte shtrati…”

Kriminelët, në një natë të errët, do të nxirrnin nga qelia trupin pa jetë të Qemalit. Dhe po atë natë ata do ta zhduknin atë duke menduar se në këtë mënyrë mund të zhduknin emrin dhe veprën e tij. Por harruan se kishte një qytet legjendë që quhej Shkodër dhe një kujtesë që nuk vdiste e që quhej popull, harruan se kishte një nënë, që me mallin e pashuar të saj sa jetoi, linte hapur derën dhe dritaren e shtëpisë për të hyrë shpirti i Qemalit. Dhe shpirti i Qemalit vërtetë vinte i lirë, pa pranga. Sepse shpirti nuk mund ta bëjë këtë. Qemal Draçini vjen në ditët tona me shpirtin e tij të madh. Krijimtaria, ku ai derdhi botën e tij të trazuar, është tregues i pavdekësisë./Gazeta Panorama

The post “Para se të vdiste nga torturat thërriste nënën, i mjeri…”, fundi tragjik i Qemal Draçinit në 1947: E masakruan për 12 muaj me radhë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

Kandidatët për deputetë, Berisha: Primaret do jenë të hapura për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se primaret për kandidat për deputet do të jenë të hapura për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit.

Në përgjigje të pyetjeve të ndjekësve në rrjetet sociale, ish kryeministri tha se po bëhet gjithçka që vota e diasporës të jetë një proces transparent.

Berisha po ashtu i bëri thirrje diasporës që të regjistrohen për të votuar, pasi vota e tyre mund te  firmosë rotacionin.

“Ne po bëjmë gjithçka për një proces transparent për votën e diasporës. Janë vendosur mekanizmat e kontrollit të dyanshëm në të gjitha etapat e numërimit të votave, por me këtë rast unë ftoj cdo qytetar që të ushtrojë të drejtën e votës dhe të ndihet krenar se me votën e tyre kësaj radhe ka të gjithë mundësinë të firmosë rotacionin. Primaret do jenë të hapura për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit”, tha Berisha.

Berisha foli edhe për programin e PD për zgjedhjet e ardhshme, për të cilën tha se do jetë shumë e suksesshme dhe në interes të shqiptarëve.

“Gjatë këtyre javëve, ne kemi shpalosur programin e 100 ditëve të para, me të cilin ne synojmë të arrijmë një ndryshim shumë të rëndësishëm të gjendjes ekonomike të shtresave në nevojë si vendosja e minimumit jetik 200 euro për çdo shqiptar, për çdo pensionist që merr nën 200 euro, për çdo të papunë, për çdo qytetar në ndihmë ekonomike.

Të vendosim rrogën minimale 500 euro, rrogën mesatare 1200 euro. Të vendosim kartën e konsumatorit për të gjithë shtresat në nevojë, pensionistët, rrogëulëtit, kartë e cila është e barabartë me tre pensione, duke rimbursuar kështu TVSH-në e të gjitha gjërave bazë që blejnë pensionistët.

Do të rishqyrtohet në themel çmimi i naftës, jo për të kontrolluar çmimin, ne nuk kontrollojmë çmimin, por ju e dini se Edi Rama u merr qytetarëve shqiptarë 1.1 euro për çdo litër naftë dhe kjo është një nga taksat më të larta në botë.

Taksa ndër më të lartat në botë dhe kontrabanda e rreth 40 përqind të naftës që konsumohet në Shqipëri, bën që ju të paguani një nga çmimet më të larta në botë.

Kjo situatë do marrë fund, çmimi i naftës nuk do luhatet kurrë më shumë se 10 përqind më pak ose më shumë se çmimi në Kosovë dhe Maqedoni, që në mënyrë konstante është 30-50 përqind më i ulët.

Energjia elektrike do njohë edhe ajo ndryshime thelbësore në çmimin e saj. Fashoja 300 kilovatë do rikthehet jo në 7.7 lekë, por në 7 lekë. Për biznesin, do rikthehet nga 18 në 6 lekë. Mbi fashon 300 kilovatë do vendoset një tarifë mbi 10 lekë. Pra, do ketë ndryshime të mëdha në çmimin e energjisë. Ndryshime do njohë edhe çmimi i ujit. Këto janë paketa e emergjencës“, tha Berisha.

The post Kandidatët për deputetë, Berisha: Primaret do jenë të hapura për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

EMRI/ I dënuar me 13 vite burg në Turqi, 34-vjeçari i akuzuar për trafik droge arrestohet në Muriqan

Një shtetas turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia në pikën kufitare të Muriqanit.

Policia thotë se 34-vjeçari Azet Oncel është i dënuar nga autoritetet turke me 13 vjet, 2 muaj e 10 ditë burg.

Por, koha e mbetur për tu kryer nga ky dënim është 10 vjet e 20 ditë, për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”

“Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan, shërbimet e Policisë Kufitare si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar: A.O., 34 vjeç, banues në Turqi”, thotë policia.

Njoftimi

Kontrolle intensive nga Policia Kufitare për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Falë kontrolleve të shtuara, Policia kufitare ka kapur dhe ndaluar një shtetas turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar

I akuzuar nga autoritetet turke, për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në hyrje në PKK Muriqan dhe vihet në pranga, 34-vjeçari nga Turqia.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan, shërbimet e Policisë Kufitare si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar: A.O., 34 vjeç, banues në Turqi.

Gjykata e Krimeve të Rënda e Sakarya/Turqi e ka dënuar me 13 vjet, 2 muaj e 10 ditë, koha e mbetur për tu kryer nga ky dënim është 10 vjet e 20 ditë, për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”.

The post EMRI/ I dënuar me 13 vite burg në Turqi, 34-vjeçari i akuzuar për trafik droge arrestohet në Muriqan appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

“Partiçka politike që po bëhen copë e çikë”- Veliaj thumbon opozitën: Sikur na mallkon njeri! I vendosin stërkëmbësh të mirës për 5 vota të qelbëta

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në ceremoninë e shpërndarjes së 75 apartamenteve në Kombinat, ka thumbuar opozitën, duke i quajtur “partiçka politike që po bëhen copë e çikë”.

Kreu i Bashkisë Tiranë u shpreh se shpërndarja e banesave është vonuar për shkak të proceseve gjyqësore të hapura nga opozita “vetëm që të mos ecte puna këtu”.

“Sikur na mallkon njeri që shqiptari bllokon shqiptarin, i vendos stërkëmbësh të mirës, i thotë punës plaç, pse për 5 vota të qelbëta”, u shpreh Veliaj.

Megjithatë, Erion Veliaj theksoi se e sotmja është një ditë ku fitoi e drejta, duke shtuar se “ai që ka marrë përsipër të drejtojë do të thotë se ka marrë risk më shumë se sa të tjerët, të ekspozohet më shumë se ata, të hajë edhe të sharat e të tjerëve, mllefin e të tjerëve atyre që nuk punojnë

Erion Veliaj: Ndonjëherë na do më shumë bota se sa ne duam njëri tjetrin. Se unë nuk kam asnjë shpjegim sot mbas 5 vitesh pse jemi vonuar kaq shumë, pse duhet të kishte Bashkia e Tiranës 28 procese gjyqësore jo nga njerëzit, por nga partiçkat politike që sot po shohim se si po bëhen copë e çikë siç u munduan të bënin copë e çikë njerëzit. Ajo që ndodh padi në gjykatë, SPAK, merr masë bllokimi, gjej një gjyqtar, një matrapaz që të jep një masë sigurie pa dije, vetëm që të mos ecte puna këtu.

Si ka mundësi që në 5 Maj i kemi futur të gjithë njerëzit, ndërsa këtu pas 5 vitesh. Sot është një ditë e lumtur, por e rëndësishme të kuptojmë pse u vonuam.

Sikur na mallkon njeri që shqiptari bllokon shqiptarin, i vendos stërkëmbësh të mirës, i thotë punës plaç, pse për 5 vota të qelbëta. Më vjen keq që kemi pasur këto vonesa, uroj që të na bëhet mësim. Ti të mirën mund ta pengosh, denoncosh, por nuk e mund dot dhe në finale fiton, Sot është një ditë ku ka fituar e drejta, zgjedhjet më 11 Maj, nuk na intereson fare secili të votojë çfarë ti dojë qejfi, por në momentin që dikush drejton ta lëmë të punoj, është e pamundur. Keni parë ndonjë atlet të vrapojë me thes me patate, nuk e bën fort. Nëse dikush ka marrë përsipër të vrapojë, duhet ta lëmë të vrapojë. Ne rregullat e bashkëjetesës na bëjnë më të fortë, më të mirë.

Ai që ka marrë përsipër të drejtojë do të thotë se ka marrë risk më shumë se sa të tjerët, të ekspozohet më shumë se ata, të hajë edhe të sharat e të tjerëve, mllefin e të tjerëve atyre që nuk punojnë.

 

The post “Partiçka politike që po bëhen copë e çikë”- Veliaj thumbon opozitën: Sikur na mallkon njeri! I vendosin stërkëmbësh të mirës për 5 vota të qelbëta appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

Shpërndahen 75 apartamente në Kombinat, ministri Gonxhja: Do ndërtojmë banesa sociale për familjet në nevojë, do shiten me këste dhe me çmim të ulët

Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, mori pjesë në ceremoninë e dhënies së 75 apartamenteve për 75 familje në lagjen e re në Kombinat.

Në fjalën e tij, ai u shpreh se në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës janë duke hartuar paketa të reja që kanë në fokus familjen.

Ministri Gonxhja tha se nga kreditë e buta përfitojnë 1200 familje, ndërkohë që ka pasur mbi 3 mije aplikime.

“Vetëm një muaj më parë financuam për bashkinë Tiranë një paketë me interesa për 1200 kuota për kredi për familje dhe të rinjtë. Janë familje në nevojë, që mund të jenë në një situatë me të ardhura të ulëta, kemi nëna kryefamiljare, kemi gra të divorcuara që kanë nevojë për këto kredi. Janë 1200 kuota dhe sot nga aplikimet shohim rëndësinë sepse janë mbi 3 mijë aplikime. Ne do adresojmë edhe një pjesë të dytë për këtë nevojë”, u shpreh ministri.

Ai deklaroi se prej mbi 3 vite mbështesim bonusin e qirasë për familjet e prekura nga tërmeti, por që një pjesë e tyre do të ndërpresin sot qiranë për shkak se do të marrin banesat e reja.

Ministri tha se në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës do të ndërtojnë banesa për t’ia shitur ato familjeve në nevojë me çmim më të ulët dhe me këste.

“Me entin e banesave, në bashkëpunim me bashkinë Tiranë kemi marrë troje që i ofron bashkia Tiranë që me entin e banesave ti investojmë për ndërtesa, me banesa sociale që do të shiten me çmim të ulët, me këste dhe me një skemë të leverdishme për familjet që janë në nevojë.

E mbyll me një paketë tjetër që bëhemi gati për ta lancuar këtë vit që do të jetë paketa që do të lidhë familjen, fëmijën, të punësuarin me strehimin. Çatia si një mundësi për të na bashkuar me këto tre elemente.

Që të kemi edhe një incentive dhe të nisim  lindjet duke bërë që ne të propozojmë shumë shpejt që për çdo fëmije që lind të kemi një zbritje të menjëhershme  kjo ose përmes buxhetit ose përmes donatorëve, direkt nga çmimi i kontraktuar nga kjo familje për këtë banesë”, theksoi ministri Gonxhja.

The post Shpërndahen 75 apartamente në Kombinat, ministri Gonxhja: Do ndërtojmë banesa sociale për familjet në nevojë, do shiten me këste dhe me çmim të ulët appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

Vdekja e 21-vjeçarit, reagon policia: U gjet i pajetë në tualetet e konviktit të një shkolle! Ja çfarë dyshohet

Një 21-vjeçar është gjetur i pajetë në tualetet e konviktit të një shkolle private pranë katedrales ortodokse “Lindja e Krishtit”, në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër.

I riu, banues në Durrës është gjetur rreth orës 09:55, sipas policisë pa shenja jete dhe pa shenja dhune.

Nga hetimet e para dyshohet se Simon Sholla ka humbur jetën si pasojë e mbidozës së ilaçeve që 21 vjeçari merrte për shkak të depresionit.

“Më datë 16.01.2025, rreth orës 09:55, në tualetet e konviktit të një shkolle private, në lagjen “11 Janari”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi S. Sh., 21 vjeç, banues në Durrës. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbidozës së ilaçeve që 21 vjeçari merrte për shkak të depresionit”, njofton policia.

Mësohet se i ndjeri nga Myzeqeja, ishte jetim dhe ishte rritur në Qendrën e Kujdesit në Shën Vlash, Durrës.

Ai ishte student i Fakultetit të Teologjisë në Akademinë “Logos” në Durrës dhe kishte shkuar në Gjirokastër për një vizitë në vendin ku kishte përfunduar shkollën e mesme për t’u takuar me shokët e tij.

The post Vdekja e 21-vjeçarit, reagon policia: U gjet i pajetë në tualetet e konviktit të një shkolle! Ja çfarë dyshohet appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  
❌