Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Horoskopi për ditën e sotme, 15 gusht 2025

Dashi Nëse ndiheni te lumtur pranë partnerit sot do kaloni çaste edhe me te këndshme. Do bashkëpunoni për gjithçka dhe do argëtoheni pa fund. Beqaret do hezitojnë t hedhin çdo lloj hapi për te filluar një lidhje dhe do mbeten me te njëjtin status. Financat fatmirësisht do jene te mira. Gjithsesi rekomandohet qe çdo lloj shpenzimi te kryhet me maturi. Demi Pasioni do shtohet mjaft ne jetën…

Source

14 vjeçari vrasës mbante foto me armë në rrjetet sociale! Ai shkruante: “Shfaqem kur ty s’ta pret mendja”

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme fshatin Pirg të Maliqit, ku një 14-vjeçar është vrarë nga bashkëmoshatari i tij gjatë një sherri në ambientet e jashtme të një lokali. Viktima, me iniciale E. XH., nuk i ka mbijetuar plagëve të marra nga goditjet me thikë dhe ndërroi jetë në spital. Autori i dyshuar, me iniciale E. G., i cili mbeti gjithashtu i dëmtuar por jo nga thika…

Source

DW: Si e sheh Trumpi takimin sot me Putinin?

-Botuar në radion shtetrore gjermane DW- Presidenti Trump nuk e përjashton mundësinë që takimi me kreun e Kremlinit, Vladimir Putin, të mbyllet pa ndonjë përfundim. Sipas tij ky takim është kryesisht përgatitje për një takim të dytë me Putinin dhe Zelenskin. Në prag të takimit të planifikuar me Presidentin rus Vladimir Putin në Alaskë Presidenti i SHBA-së, Donald Trump…

Source

Egnatia ndalet në turin e tretë, mbyll rrugëtimin në Conference League

Egnatia nuk ia doli të kalojë në Play Off të Conference League, pasi u mposht 2-4 nga Olimpija Ljubljana në “Demrozi Arena” të Rrogozhinës. Pas barazimit 0-0 në takimin e parë në Slloveni, kampionët e Shqipërisë shpresonin për një kualifikim historik, por u ndalën në shtesë. Ndeshja nisi mirë për vendësit me golin e Lushkjës, por Jelenkovic barazoi shpejt. Marin përmbysi rezultatin në favor të…

Source

Dinamo kualifikim historik në Play Off e Conference League, mposht Hajdukun e Splitit

Dinamo City ka arritur një sukses historik, duke mposhtur 3-1 Hajdukun e Splitit dhe siguruar biletën për në Play Off të Conference League. Pas humbjes 2-1 në ndeshjen e parë në Kroaci, skuadra e Ilir Dajës përmbysi gjithçka para tifozëve të saj në “Air Albania”. Takimi nisi mbarë për blutë, me Zabërgjën që shënoi në minutën e 14-të, duke ndezur entuziazmin në stadium. Hajduku u hodh në sulm për…

Source

Pavol Szalai, drejtues i redaksisë së BE-Ballkan tek “Reporterët pa Kufij”: Pronarët mediatikë dhe politikanët kanë lidhje shumë të ngushta, çka është diçka jo e mirë

“Situata në Shqipëri, kur vjen puna tek marrëdhëniet mes pronarëve të medias dhe qeverisë është shumë e veçantë. Kjo marrëdhënie ose është shumë e keqe, ose krejt e kundërta: pronarët mediatikë dhe politikanët kanë lidhje shumë të ngushta, çka është diçka jo e mirë gjithashtu. Dhe kjo situatë kaq e veçantë, dëmton”– deklaron Pavol Szalai. Pavol Szalai, drejtues i redaksisë së BE-Ballkan tek…

Source

Protesta, në Novi Sad thyhen zyrat e partisë së Vuçiçit

Një numër i madh protestuesish janë mbledhur sonte në Beograd dhe para turmës është vendosur një kordon policie që bllokon kalimin drejt objektit të partisë së Aleksandar Vuçiç. Qytetarët u mblodhën para ambienteve të SNS-së në rrugën Knez Milosh, jo shumë larg Shtabit të Përgjithshëm, ku u pritën nga një kordon i policisë. Aktivistët e SNS-së së Vuçiç janë gjithashtu në vendngjarje…

Source

Foto sa 1000 fjalë, zjarrëfikësit dhe qytetarët në mes të flakëve

Shqipëria ditët e fundit ka qenë në alarm, kjo për shkak të zjarreve apokaliptike që u përhapën furishëm. Zjarrfikësit kanë qenë në krye të detyrës që në momentin e ndezjes së disa vatrave të zjarrit, e më pas u vendos evakuimi i menjëhershëm i banorëve në disa fshatra. Në fotot e siguruara dhe publikuara nga MIA (Agjencia për Media dhe Informim), shihen disa nga momentet më të vështira që kanë…

Source

Shiu ndez shpresat për të zbutur situatën e zjarreve në vend

Mbrëmja e sotme ka sjellë ulje të ndjeshme temperaturash në disa qarqe të vendit dhe deri reshje shiu, si në Tiranë, ku zgjati për disa minuta. Së fundmi raportohet se reshje të lehta ka pasur edhe në Fier. Reshjet pritet të zbusin sadopak situatën e zjarreve në veri dhe jug të vendit, ku janë zonat më problematike dhe ku po shkrumbohen qindra hektarë dhe shkaktohen dëme të mëdha.

Source

OKB thirrje për presion ndaj talibanëve, shkak shkollimi i vajzave

Kombet e Bashkuara bën thirrje që shtetet të ushtrojnë presion diplomatik ndaj sundimtarëve talibanë në Afganistan, duke thënë se ndalesa që ata kanë vendosur ndaj shkollimit të vajzave, ka lënë miliona fëmijë jashtë klasave shkollore që kur grupi u rikthye në pushtet katër vjet më parë. “Në një kohë kur disa po përpiqen të normalizojnë marrëdhëniet me talibanët, unë bëj thirrje që komuniteti…

Source

Vrasja e 14-vjeçarit. Dy të miturit ishin konfliktuar më parë! Policia po merr në pyetje autorin

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Maliq ku një 14-vjeçar u vra me thikë nga një bashkëmoshatar. Sipas policisë, autori dhe viktima kanë pasur konflikt më herët mes tyre, por ende mbetet e paqartë arsyeja. Përleshja fatale ka ndodhur në ambientet e jashtme të lokalit në fshatin Pirg. Dy adoleshentët janë takuar për t’u sqaruar, por kanë debatuar mes tyre dhe më pas janë konfrontuar…

Source

Pas dhunës, studentët njoftojnë sërish protesta në mbrëmje

Studentët në Serbi do të vijojnë me tubimet protestuese edhe në mbrëmjen e sotme, pas ngjarjeve të tensionuara që ndodhën gjatë natës së 13 dhe 14 gushtit. Në Beograd, protestat pritet të fillojnë në orën 19:30. Një ditë më parë, tubime u mbajtën në rreth 30 qytete të ndryshme nën moton “Serbi, zgjohu”, ku përplasjet më të ashpra mes protestuesve dhe forcave të rendit u regjistruan në Beograd…

Source

Fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, përlotet avokati Vishaj: Besoj shtatori do të më gjejë në gjykatë

Avokati i njohur Saimir Vishaj fitoi “gjyqin” më të rëndësishëm të jetës, atë kundër sëmundjes së rëndë me të cilën luftoi për disa javë. Pasi mposhti sëmundjen dhe doli nga gjendja e komës, profesori i njohur i juridikut tregon se ligji më i rëndësishëm i kujtdo duhet të jetë të mos dorëzohesh, sado e rëndë të jetë situata. ”Aktualisht jam në rikuperim e sipër, gjendja është e kënaqshme…

Source

Putin kërkon marrëveshje me Trump, por ka 25% mundësi që takimi të dështojë

Presidenti amerikan Donald Trump zbeh shpresat për një arritje të rëndësishme gjatë takimit të së premtes me Vladimir Putin, duke thënë se nuk ka shumë besim për arritjen e një armëpushimi të menjëhershëm. ”Megjithatë, herët a vonë do t’ia arrijmë”, pohon ai në një intervistë për radion Fox News. Trump riktheksoi se takimi në Alaskë mund t’i hapë rrugën një takimi tjetër trepalësh me Zelenskyn…

Source

Capital T publikon këngën “One and Only” në bashkëpunim interesant

Reperi Capital T ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, duke sjellë një bashkëpunim që pritet të zgjojë interes të madh te publiku. Ai është bashkuar me Ukay, DJ dhe producent shqiptar i njohur për sukseset e tij në skenën ndërkombëtare. Kënga mban titullin “One and Only”, me produksion të realizuar nga Ukay dhe tekst të shkruar nga vetë Capital T. Ky projekt shënon një ndërthurje të…

Source

Zhuliana Jorganxhi, mbretëresha e vargut të dashurisë, shpirtja krijuese që e shndërroi poezinë në këngë

Nga Albert Vataj Ka gra që ecin mbi tokë si mbi një pentagram të padukshëm; çdo hap i tyre është një notë, çdo frymëmarrje është një varg, dhe çdo fjalë është një këngë që koha nuk mund ta shlyejë. Njëra prej tyre është Zhuliana Jorganxhi. Në oborret e ndritshme të kujtesës kombëtare, aty ku fjala bëhet lutje dhe melodia bëhet fluturim, ngrihet e bukur dhe solemne figura e një zonje që i ka…

Source

Shkrumbohet banesa, familja mbetet në qiell të hapur

Flakët e zjarrit kanë përfshirë një banesë në fshatin Çinar në njësinë administrative Fier Shegan në bashkinë Lushnje. Zjarri ra kur në banesë nuk ka pasur asnjë pjesëtar të familjes sepse ishin në punë bujqësore. Kanë qenë komshinjtë të cilët pasi kanë parë zjarrin kanë njoftuar sektorin zjarrfikës dhe të zotin e shtëpisë. Banorët e lagjes janë përpjekur me mjete rrethanore, por edhe ardhja e…

Source

Përsëritet historia, një 14-vjeçar vritet me thikë. Autori ndodhet në spital

Përsëritet krimi mes të miturëve. Një 14-vjeçar ka goditur me thikë bashkëmoshatarin pas një sherri në lokal në fshatin Pirg të Maliqit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 të pasdites së sotme. I mituri E.XH ka ndërruar jetë në spital pas plagëve të marra, ndërsa tjetri është duke marrë mjekim, nën mbikëqyrjen e Policisë. Viktima është nga fshati Zvirinë, kurse autori nga fshati Leminot…

Source

Mungoi në konferencën me gazetarët, Berisha filmohet me Haradinajn në ditëlindjen e biznesmenit në Kosovë

Këtë të enjte, kreu i PD-së, Sali Berisha mungoi në konferencën për shtyp, si rrallëherë këto javët e fundit që pas humbjes në 11 maj. Në rrjetet sociale janë publikuar pamje ku kreu i demokratëve merr pjesë në një ditëlindjen e 60-të të biznesmenit të njohur në Kosovë, Gani Dreshaj. Berisha ishte ulur në tavolinën kryesore me Dreshajn dhe ish-kryeministrin Ramush Haradinaj…

Source

❌