❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Robotët luajnë futboll/ Kina përgatitet për lojërat e para botërore të humanoideve

Nëse futbolli me yjet më të njohur nuk ju emocionon mjaftueshëm, teknologjia më e fundit ka bërë që ky sport të luhet edhe mes robotëve.

Ekipet e robotëve nga Kina dhe vende të tjera po stërviten për Lojërat e para Botërore të Robotëve Humanoide, të cilat janë planifikuar të zhvillohen midis 14 dhe 17 gushtit në Pekin.

Tridhjetë ekipe robotësh nga vende si Shtetet e Bashkuara, Brazili, Gjermania dhe Portugalia janë regjistruar për të luajtur në garën e futbollit.

Të pajisur me sensorë vizualë të përparuar, robotët janë në gjendje të identifikojnë topin dhe të vrapojnë në fushë me shkathtësi.

Ata janĂ« gjithashtu tĂ« projektuar pĂ«r t’u ngritur vetĂ« pasi rrĂ«zohen.

Kina po rrit përpjekjet për të zhvilluar robotë humanoide të mundësuar nga inteligjenca artificiale, duke përdorur garat sportive si maratona, boksi dhe futbolli si një fushë prove në botën reale./abcnews.al

Trump: Do të rris ndjeshëm tarifat për Indinë për shkak të blerjes së naftës ruse

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të hënën se do të rrisë ndjeshëm tarifat për mallrat nga India për shkak të blerjeve të naftës ruse.

“India jo vetĂ«m qĂ« po blen sasi tĂ« mĂ«dha tĂ« naftĂ«s ruse, por mĂ« pas, pĂ«r pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« naftĂ«s sĂ« blerĂ«, e shet atĂ« nĂ« tregun e hapur pĂ«r fitime tĂ« mĂ«dha. Nuk u intereson se sa njerĂ«z nĂ« UkrainĂ« po vriten nga Makineria Ruse e LuftĂ«s”, tha Trump nĂ« njĂ« postim nĂ« Truth Social.

“PĂ«r shkak tĂ« kĂ«saj, unĂ« do ta rris ndjeshĂ«m tarifĂ«n qĂ« India i paguan SHBA-sĂ«.”

Ai nuk dha detaje se cila do të jetë tarifa.

Ministria e Tregtisë e Indisë nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Trump javën e kaluar tha se do të vendoste një tarifë prej 25% për mallrat e importuara nga India dhe shtoi se ekonomia e pestë më e madhe në botë do të përballet gjithashtu me një dënim të paspecifikuar, por nuk dha detaje./abcnews.al

BE shtyn tarifat për SHBA/ Vendimi pezullohet për 6 muaj, hynin në fuqi në 7 gusht

Bashkimi Europian do të pezullojë për 6 muaj kundërmasat që kishte planifikuar për tarifat e Shteteve të Bashkuara, që pritej të hynin në fuqi më 7 gusht.

Një zëdhënës I Komisionit Europian tha se unioni është duke punuar me me Shtëpinë e Bardhë për të finalizuar një deklaratë të përbashkët, sicc u ra dakord mes Ursula von der Leyen dhe Donald Trump më 27 korrik.

Edhe pse në takimin mes shefes së Komisionit Europian dhe presidentit amerikan u ra dakord që tarifat e SHBA të jenë 15%, marrëveshja lë shumë pyetje të hapura.

Në të nuk përfshihen përjashtime të tilla si për makinat dhe pjesët e makinave e as për produktet farmaceutike, që zënë një pjesë të mirë të eksporteve në SHBA.

Tarifat e Bashkimit Europian janë të ndara në dy pjesë: njëra në përgjigje të detyrimeve të çelikut dhe aluminit të SHBA-së, dhe tjetra në përgjigje të tarifave bazë dhe të makinave.

Në bazë të marrëveshjes mes dy partnerëve tregtarë, blloku 27 anëtarësh ra dakord të blinte energji amerikane me vlerë 750 miliardë dollarë dhe investime shtesë prej 600 miliardë dollarësh në SHBA

MegjithatĂ« marrĂ«veshja nuk e saktëëson se kush apo si specifikisht do t’I bĂ«jĂ« kĂ«to investime, teksa unioni nuk ka autoritetin pĂ«r tĂ« detyruar kompanitĂ« private tĂ« blejnĂ« naftĂ« amerikane ose drithĂ«ra amerikane.

Bahskimi Europian në deklaratën për marrëveshjen e korrikut theksoi gjithashtu se bëhet fjalë për një marrëveshje politike, jo ligjërisht e detyrueshme.

NĂ« pritje tĂ« ndonjĂ« tjetĂ«r urdhri ekzekutiv tĂ« Trump, qĂ« do t’I lehtĂ«sonte mĂ« shumĂ« tarifat, BE shpreson qĂ« tĂ« marrĂ« disa lĂ«shime sidomos pĂ«r automjetet dhe pjesĂ«t e tyre dhe produktet farmaceutike, teksa pjesa mĂ« e madhe e mallrave I nĂ«nshtrohen tarifĂ«s 15%./abcnews.al

Kamioni përplas ambulancën/ Itali, aksident masiv në Firence, tre viktima e disa të plagosur

Një aksident tragjik ndodhi në Itali në autostradën mes Arezzos dhe Firences, ku një kamion u përplas me një ambulancë dhe automjete të tjera.

Si pasojë e përplasjes, 3 persona humbën jetën dhe të paktën 15 të tjerë u plagosën.

Sipas mediave italiane automjetet kishin ndaluar në momentin e aksidentit, për shkak të bllokimit të trafikut.Sipas informacioneve fillestare, kamioni nuk pati kohë të frenonte dhe goditi automjete të tjera njëra pas tjetrës, duke përfshirë një kamion tjetër, një rulotë, një autobus turistik dhe një ambulancë.

Ambulanca po transportonte një pacient 75-vjeçar dhe përplasja vrau tre personat që ndodheshin në të: pacientin, si dhe dy ndihmës mjekët që ishin në pjesën e pasme të automjetit.

Nga 15 të plagosurit njëri është dërguar në gjendje kritike në spital, katër kanë pësuar lëndime serioze, ndërsa pjesa tjetër kanë pësuar lëndime të lehta.

Sipas dëshmitareve që ndodheshin në vendngjarje, ambulanca u shtyp nga përplasja më pas shpërthyen flakët. Disa shoferë arritën ta shuanin zjarrin para se të përhapej, teksa autostrada mbeti e mbyllur për disa orë./abcnews.al

Të paktën 33 palestinezë të vrarë nga forcat izraelite ndërsa kërkonin ndihma ushqimore

Të paktën 33 palestinezë janë vrarë nga zjarri izraelit ndërsa përpiqeshin të siguronin ndihma ushqimore në Gaza, sipas spitaleve të zonës.

Dëshmitarë raportuan se u përballën me breshëri plumbash teksa turma të uritura po i afroheshin pikave të ndarjes së ndihmave.

Shoqata Palestineze e Gjysmëhënës së Kuqe tha se një punonjës i saj u vra kur forcat izraelite granatuan zyrën e tyre.

Dy spitale në jug dhe qendër të Gazës raportuan se kanë pranuar trupa të vrarësh përgjatë rrugëve që çojnë drejt pikave të ndihmës të mbështetura nga Izraeli, përfshirë 11 të vrarë në zonën Teina, teksa po përpiqeshin të arrinin një pikë shpërndarjeje në Khan Younis.

Tre dëshmitarë palestinezë thanë për Associated Press se panë ushtarë që hapnin zjarr përgjatë këtyre rrugëve, të cilat ndodhen në zona ushtarake.

Njëri prej tyre, Yousef Abed, përshkroi se ishte vënë nën zjarr të pakontrolluar dhe pa të paktën tre persona të plagosur rëndë në tokë.

“Nuk munda t’i ndihmoja nga tĂ« shtĂ«nat”, ka thĂ«nĂ« ai.

Aksident në Fier-Levan/ Makina përplaset me shtyllën elektrike, plagoset drejtuesi

NjĂ« aksident ka ndodhur nĂ« aksin Fier- Levan, nĂ« afĂ«rsi tĂ« “ KthesĂ«s sĂ« Zhupanit”.

Drejtuesi i nje automjeti ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me shtyllën elektrike.

Nga përplasja e fortë, ai ka marrë lëndime të lehta dhe është dërguar me autoambulancë drejt Spitalit të Fierit.

Ndërkohë, në vendngjarje ndodhet policia dhe ekspertët e Policisë Rrugore për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Punonjësit e OSHEE, ndërkohë po punojnë për riparimin e kabujve të tensionit të lartë, të cilët ranë përtokë duke penguar edhe qarkullimin e automjeteve në këtë aks veçanërisht të frekuentuar gjatë muajve të verës./abcnews.al

Ish kandidati i PD merret i pandehur/ Korrupsion në zgjedhjet e Rrogozhinës në 2023, pesë persona në gjyq

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq ish kandidatin e PD për Bashkinë e Rrogozhinës, Shkëlqim Hoxha dhe katër persona të tjerë.

Të katër personat, Limon Shala, Fatmir Thaçi, Florant Saraçi dhe Engjell Cara kanë siguruar dhe ofruar bileta udhëtimi të parapaguara për persona të ndryshëm, të dokumentuara në 64 raste, me qëllim që të votonin në favor të kandidatit, Shkëlqim Hoxha, në zgjedhjet vendore të vitit 2023 në Bashkinë Rrogozhinë.

Shkëlqim Hoxha ishte në dijeni të kësaj veprimtarie të paligjshme, më konkretisht se shtetasit Fatmir Thaçi dhe Limon Shala ishin të angazhuar në sigurimin dhe ofrimin e biletave të udhëtimit për persona të ndryshëm, me qëllim pjesëmarrjen në votime si dhe dhënien e votës në favor të tij, për shkak të cilësisë së tij si kandidat i Partisë Demokratike për Bashkinë Rrogozhinë.

Ai nuk e ka kallëzuar në organet kompetente./abcnews.al

Përmbytje në Brezovicë dhe Ferizaj/ Ndërpritet qarkullimi për automjetet

Një stuhi e fuqishme shiu e shoqëruar me breshër ka goditur sot pasdite zonën e Brezovicës, duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme në rrugën që të çon drejt njërës prej destinacioneve më të njohura turistike malore në Kosovë.

Siç shihet në disa video të publikuara nga media lokale në Shtërpcë, reshjet e kanë mbushur rrugën me ujë.

Si pasojë, segmenti kryesor rrugor është bërë i pakalueshëm për automjetet dhe qarkullimi është ndërprerë aktualisht.

Moti i keq ka goditur edhe komunen e Ferizaj./abcnews.al

“Thirrjet antishqiptare rikthejnĂ« tĂ« shkuarĂ«n”/ Selimi: Qevera e Mickoski nuk duhet t’i japĂ« inkurajim thirrjeve shoviniste

Gazetari nga Shkupi, Sefer Selimi thotë se thirrjet antishqiptare që u dëgjuan gjatë një ndeshjeje basketbolli në Kumanovë, janë një kthim pas në të shkuarën.

NĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r “Ballkan Update” nĂ« ABC News, Selimi e cilĂ«soi cinike dhe ofenduese reagimin e kryeministrit maqedonas, i cili tha se nuk i dĂ«gjoi thirrjet nĂ« sallĂ«.

“Nuk Ă«shtĂ« diçka as e papritur as befasuese. KĂ«to janĂ« thirrje nga e kaluara, jo edhe aq e largĂ«t. KĂ«to thirrje stimulohen, nĂ« rastin mĂ« tĂ« keq dhe nĂ« rastin mĂ« tĂ« mirĂ« nuk ndĂ«shkohen . KĂ«to thirrje shoviniste kanĂ« burimet qĂ« nga vitet 1990. ËshtĂ« cinike dhe ofenduese. Kjo do t’i ngjasojĂ«, do ketĂ« fatin ky hetim dhe ky reagim institucional, do ketĂ« fatin e ndĂ«shkimit tĂ« policit qĂ« mĂ« 28 nĂ«ntor, pĂ«rdhosi flamurin kombĂ«tar. U paralajmĂ«ruan sanksione pĂ«r policin, ai pas disa muajsh u avancua nĂ« karrierĂ«n e tij. Do ketĂ« reagim nga ana e shqiptarĂ«ve. Se cilat do jenĂ« pĂ«rmasat, kjo Ă«shtĂ« e vĂ«shtirĂ« pĂ«r t’u parashikuar. GjĂ«rat do tĂ« intensifikohen.”, theksoi ai./abcnews.al

Fillon gjyqi ndaj të dyshuarve për sulmin në Moskë që ka lënë 149 të vdekur

Një gjykatë në Moskë të hënën ka nisur procesin gjyqësor ndaj të akuzuar për përfshirje në sulmin e vitit të kaluar në sallën e koncerteve të Moskës, në të cilin kanë vdekur 149 persona.

Sulmi nĂ« sallĂ«n “Crocus” tĂ« MoskĂ«s mĂ« 22 mars 2024 ishte mĂ« i keqi nĂ« Rusi prej vitesh. Mbi 600 u plagosĂ«n, raporton AP.

Një fraksion i grupit të Shtetit Islamik ka marrë përgjegjësinë për masakrën në të cilën persona të armatosur qëlluan njerëzit që po prisnin një shfaqje nga një grup i njohur roku dhe më pas i vunë flakën ndërtesës.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe zyrtarët e tij kanë pohuar vazhdimisht, pa paraqitur prova, se Ukraina kishte një rol në sulm. Kievi ka mohuar fuqimisht çdo përfshirje.

Të hënën, një gjykatë ushtarake në Moskë ka nisur gjyqin e 19 të dyshuarve të akuzuar për përfshirje.

Ata përfshinin katër të dyshuar për të shtëna, të gjithë të identifikuar si qytetarë të Taxhikistanit, të cilët u arrestuan disa orë pas sulmit. Menjëherë pas arrestimit të tyre, ata u paraqitën në një gjykatë të Moskës me shenja të rrahjeve të rënda.

Komiteti Hetues ka njoftuar mĂ« parĂ« kĂ«tĂ« vit se gjashtĂ« tĂ« dyshuar tĂ« tjerĂ« ishin akuzuar nĂ« mungesĂ« dhe ishin vendosur nĂ« listĂ«n e tĂ« kĂ«rkuarve tĂ« RusisĂ« pĂ«r rekrutimin dhe organizimin e trajnimit tĂ« katĂ«r prej autorĂ«ve tĂ« dyshuar. Komiteti ka thĂ«nĂ« se qĂ«llimi i sulmit ishte “destabilizimi i situatĂ«s nĂ« Rusi”./REL

SHBA dhe Arabia Saudite zhvillojnë takim të nivelit të lartë të mbrojtjes në Pentagon

Zyrtarët amerikanë dhe sauditë u mblodhën në Pentagon javën e kaluar për një forum të nivelit të lartë për të forcuar lidhjet e mbrojtjes midis Uashingtonit dhe Riadit.

Takimi dy-ditor shënoi sesionin e 9-të të Komitetit të Planifikimit të Përbashkët Strategjik (SJPC), të udhëhequr nga shefi i politikës së Pentagonit Elbridge Colby në anën amerikane dhe Ndihmësministri i Mbrojtjes Dr. Khalid Biyari që përfaqësonte delegacionin saudit.

“MbretĂ«ria e ArabisĂ« Saudite Ă«shtĂ« njĂ« partner kritik dhe i hershĂ«m i mbrojtjes pĂ«r Shtetet e Bashkuara qĂ« kĂ«rkon tĂ« bĂ«het mĂ« e aftĂ« dhe e pavarur nĂ« mbrojtjen e saj. Ne po punojmĂ« shumĂ« pĂ«r partneritet me ArabinĂ« Saudite pĂ«r ta mundĂ«suar atĂ« ta bĂ«jĂ« kĂ«tĂ«â€, tha Colby nĂ« njĂ« postim nĂ« X.

Zëdhënësi kryesor i Pentagonit Sean Parnell tha se të dyja palët shkëmbyen pikëpamje mbi prioritetet kryesore të mbrojtjes dhe sfidat rajonale të sigurisë.

Ai vuri në dukje se delegacionet riafirmuan mbështetjen e tyre për marrëdhënien e qëndrueshme dypalëshe.

Colby pĂ«rshĂ«ndeti pĂ«rpjekjet saudite pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar kapacitetet e saj tĂ« vetĂ«mbrojtjes dhe “pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« kontribute mĂ« tĂ« mĂ«dha drejt arritjes sĂ« objektivave tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta rajonale”, shtoi Parnell.

Takimi erdhi mes një serie shitjesh të fundit të armëve nga SHBA-të në Mbretëri.

Më herët këtë vit, administrata Trump miratoi një marrëveshje armësh prej 3.5 miliardë dollarësh që përfshinte 1,000 raketa të avancuara ajër-ajër me rreze të mesme veprimi (AMRAAM) dhe 50 seksione udhëzimi AIM-120C-8.

Uashingtoni gjithashtu miratoi shitjen e municioneve të drejtuara me precizion në Arabinë Saudite në mars.

Miliarderi Ong Beng Seng pranon fajësinë në skandalin më të madh të korrupsionit në Singapor

Miliarderi i pasurive të paluajtshme në Singapor, Ong Beng Seng, ka pranuar fajësinë për përfshirjen e tij në një nga skandalet më të mëdha të korrupsionit që ka tronditur vendin në dekadat e fundit. Skandali çoi vitin e kaluar në burgosjen e ish-ministrit të Transportit, S. Iswaran.

Ong, 79 vjeç, pranoi të hënën se kishte ofruar dhurata, përfshirë një udhëtim me avion privat, për Iswaran gjatë kohës kur ky i fundit ishte në detyrë si ministër.

Ngjarja ka goditur rëndë imazhin e Singaporit, një shtet i njohur globalisht për qeverisjen e pastër dhe një administratë pa korrupsion. Në përpjekje për të frenuar ryshfetin, ministrat në Singapor janë ndër më të paguarit në botë, me një pagë vjetore rreth 1 milion dollarë singaporianë (rreth 777 mijë dollarë amerikanë).

Ong u arrestua para dy vitesh dhe u akuzua zyrtarisht në tetor për ndihmë në marrjen e dhuratave nga Iswaran dhe për pengim të drejtësisë. Ai përballet me deri në shtatë vjet burg dhe gjobë, por mund të shmangë dënimin me burg për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Vendimi pritet të jepet që këtë të hënë.

Iswaran, ndërkohë, u dënua vitin e kaluar me një vit burg për marrje të dhuratave si zyrtar publik dhe pengim të drejtësisë, duke u bërë ministri i parë në Singapor që dënohet me burg në gati 50 vjet.

Ong është një nga njerëzit më të pasur të Singaporit, i njohur për investimet e tij në hotele dhe zhvillime të pasurive të paluajtshme. Ai ka qenë gjithashtu figura kyçe në sjelljen e garës së Formula 1 në Singapor, ngjarje që ende organizohet nga kompania e tij.

Rasti u përqendrua në rolin e Iswaran në komitetin drejtues të garës së F1 në Singapor. Ong akuzohet se ka ndihmuar në sigurimin e një udhëtimi luksoz për ministrin në Doha me vlerë 20 mijë e 850 dollarë singaporianë, si dhe se ka ndihmuar në fshehjen e transaksioneve përmes kompanisë së tij të Formula 1. Iswaran kishte pranuar më shumë se 400 mijë dollarë singaporianë në dhurata përfshirë fluturime, akomodime, bileta për ndeshje futbolli në Premier League, gara të F1 dhe shfaqje teatrore si Harry Potter and the Cursed Child, Hamilton dhe Kinky Boots.

I lindur në Malajzi në vitin 1946, Ong u zhvendos në Singapor dhe ndërtoi një biznes familjar që sot menaxhon hotele luksoze në mbarë botën, përfshirë markat Four Seasons dhe InterContinental. Ai ka bashkëpunuar gjithashtu në disa projekte me Temasek, fondi shtetëror i investimeve të Singaporit./abcnews.al

Afati i Trump për marrëveshje, drejt përfundimit/ Kremlini: Putin, i gatshëm të takohet me Zelenskyn

Kremlini ka njoftuar se Vladimir Putin është gati të takohet me Volodymyr Zelenskyn.

ZĂ«dhĂ«nĂ«si i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se shefi i tij do tĂ« takohet me udhĂ«heqĂ«sin ukrainas “pasi tĂ« bĂ«het puna pĂ«rgatitore nĂ« nivel ekspertĂ«sh”.

Putini mĂ« parĂ« ka refuzuar njĂ« mori propozimesh nga Zelensky pĂ«r t’u takuar pĂ«r negociata, shkruan The Sun.

Por ndryshimi i qëndrimit të tij vjen mes presionit nga Donald Trump mbi Rusinë që të bjerë dakord urgjentisht për një armëpushim me Ukrainën.

Afati i fundit i Trump pĂ«r njĂ« paqe nĂ« UkrainĂ« pritet tĂ« skadojĂ« vetĂ«m pak ditĂ« pasi presidenti e uli periudhĂ«n e pritjes prej 50 ditĂ«sh nĂ« vetĂ«m “10-12 ditĂ«â€.

Kjo do tĂ« thotĂ« qĂ« rusĂ«t kanĂ« kohĂ« deri mĂ« 8 gusht pĂ«r tĂ« arritur njĂ« marrĂ«veshje paqeje me UkrainĂ«n, pĂ«rndryshe do tĂ« pĂ«rballen me “tarifa dytĂ«sore” shkatĂ«rruese.

Trump më parë ka kërcënuar se masat e reja mund të nënkuptojnë sanksione, të cilat do ta pengonin më tej Rusinë.

Pavarësisht presionit nga Uashingtoni, Rusia ka vazhduar sulmin e saj kundër fqinjit të saj pro-perëndimor.

Trump ka shprehur zhgënjim me Putinin, duke vënë në pikëpyetje nëse udhëheqësi rus dëshiron vërtet paqe me Ukrainën.

Në fillim të korrikut, Trump përshkroi një bisedë të mirë me Putinin në telefon, vetëm për të mësuar të nesërmen se Rusia kishte nisur një sulm tjetër në qytetet ukrainase./abcnews.al

Pakistani rifillon dëbimin e 1.4 milion afganëve, pavarësisht shqetësimeve nga OKB-ja

Autoritetet në Pakistan e kanë rifilluar dëbimin me forcë të refugjatëve afganë, pasi qeveria federale nuk pranoi ta zgjasë afatin e qëndrimit të tyre në vend, thanë zyrtarët të hënën.

Kjo vendim prek rreth 1.4 milionë afganë që mbajnë kartela të Dëshmisë së Regjistrimit (PoR), të cilëve u ka skaduar statusi ligjor në fund të qershorit.

Shumë prej tyre kishin shpresuar për një zgjatje njëvjeçare për të zgjidhur çështje personale, siç janë shitja e pronës apo përfundimi i bizneseve, para se të ktheheshin në Afganistan.

Përveç mbajtësve të kartelave PoR, rreth 800 mijë afganë të tjerë posedojnë Kartela të Shtetasit Afgan (ACC).

Policia thotë se edhe ata po jetojnë në mënyrë të paligjshme në vend dhe po arrestohet para dëbimit në provincat Punjab lindor, Baloçistan jugperëndimor dhe Sindh jugor.

Vendimi i së hënës nxiti kritika nga Komisionari i Lartë për Refugjatët i Kombeve të Bashkuara, UNHCR.

Sipas një raporti të UNHCR-së nga qershori, të paktën 1.2 milionë afganë janë detyruar të kthehen nga Irani dhe Pakistani këtë vit.

Dëbimet në një shkallë kaq të gjerë mund ta përshkallëzojnë gjendjen tashmë të brishtë në Afganistan, ku Qeveria talibane mori pushtetin në vitin 2021.

Një njoftim i Qeverisë pakistaneze i datës 31 korrik, i parë nga Associated Press, konfirmon vendimin e Pakistanit për të riatdhesuar të gjithë shtetasit afganë me kartela të skaduara PoR.

Në njoftim thuhet se afganët pa pasaporta të vlefshme dhe pa viza pakistaneze po qëndrojnë në vend në mënyrë të paligjshme dhe duhet të kthehen në atdhe sipas ligjeve të Pakistanit për emigracionin.

Policia nĂ« mbarĂ« Pakistanin po ndalon afganĂ«t pĂ«r t’i transportuar drejt pikave kufitare, sipas dy zyrtarĂ«ve tĂ« QeverisĂ« dhe tĂ« sigurisĂ« qĂ« folĂ«n nĂ« kushte anonimiteti.

Ata thanë se nuk po kryhen arrestime masive, por policisë i është dhënë urdhri të shkojë derë më derë dhe të kryejë kontrolle të rastësishme për të ndaluar të huajt që banojnë në mënyrë të paligjshme.

“Po, refugjatĂ«t afganĂ« qĂ« po jetojnĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« paligjshme nĂ« Pakistan po kthehen nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« dinjitetshme”, tha Shakeel Khan, komisionar pĂ«r refugjatĂ«t afganĂ« nĂ« provincĂ«n veriperĂ«ndimore Khyber Pakhtunkhwa.

Ai tha se kjo është masa më e madhe deri më tani që po zbatohet me urdhër të qeverisë federale në Islamabad.

Miliona afganĂ« janĂ« larguar drejt Pakistanit gjatĂ« katĂ«r dekadave tĂ« fundit pĂ«r t’i shpĂ«tuar luftĂ«s, trazirave politike dhe vĂ«shtirĂ«sive ekonomike.

Fushata e re e dëbimeve vjen pas një operacioni të gjerë të filluar në vitin 2023 kundër të huajve që jetojnë në mënyrë të paligjshme në Pakistan.

Qaiser Khan Afridi, zëdhënës i agjencisë së OKB-së për refugjatët, shprehu shqetësim të thellë lidhur me veprimet e fundit të Qeverisë pakistaneze.

“DĂ«rgimi i njerĂ«zve nĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ« pĂ«rbĂ«n riatdhesim tĂ« detyruar dhe Ă«shtĂ« shkelje e detyrimeve ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« njĂ« shteti”, tha Afridi nĂ« njĂ« deklaratĂ«, duke i bĂ«rĂ« thirrje Pakistanit qĂ« tĂ« ndjekĂ« njĂ« qasje “njerĂ«zore pĂ«r tĂ« siguruar kthimin vullnetar, gradual dhe me dinjitet” tĂ« afganĂ«ve, dhe vlerĂ«soi vendin pĂ«r strehimin e miliona refugjatĂ«ve afganĂ« pĂ«r mĂ« shumĂ« se 40 vjet./REL

Hamas, kushte për paqen: Të ndalen sulmet në Gaza, që të ushqejmë pengjet izraelite

Në një deklaratë të fundit, grupi militant palestinez Hamas është shprehur se ata janë të gatshëm të bashkëpunojnë me Kryqin e Kuq Ndërkombëtar për të ofruar ushqim për pengjet Izraelite që mbahen në gaza duke I vën kusht Tel Avivit hapjen e Korridoreve Humanitare dhe ndalimin e sulmeve ajrore përgjatë shpërndarjes së ndihmave.

Presioni I grupit militant vjen pas publikimit të një videoje tronditëse të pengut Evyatar David i cili shfaqet i dërrmuar nga Uria the thoshte se po gërmonte varrin e tij.

Videoja ngjalli reagime të ashpra nga fuqitë perëndimore si Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, ndërsa Ministria e Jashtme izraelite njoftoi se Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të zhvillojë një seancë të posaçme për çështjen e pengjeve këtë të martë.

Sipas autoriteteve izraelite, në Gaza ndodhen ende 50 pengje, nga të cilët besohet se vetëm 20 janë ende gjallë. Deri më tani, Hamas ka ndaluar organizatat humanitare të kenë qasje tek pengjet, ndërsa familjarët kanë pak ose aspak informacion për gjendjen e tyre.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të dielën se i ka kërkuar Kryqit të Kuq që të ofrojë ndihmë humanitare për pengjet, në një bisedë me drejtuesin e delegacionit lokal të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC). Mediat Izraelite thonë se Netanyahu është zotuar përballë koalicionit të tij se kjo luftë do të përfundojë me shkatërrimin e Hamas, grupi militant I cili qeveris Rripin e Gazës dhe është konsideruar organizatë terroriste nga dhjetëra vende perëndimore përfshirë SHBA.

Forumi i Familjeve tĂ« Pengjeve e quajti deklaratĂ«n e Hamasit njĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« fshehur faktin se “ka mbajtur njerĂ«z tĂ« pafajshĂ«m nĂ« kushte tĂ« pamundura pĂ«r mĂ« shumĂ« se 660 ditĂ«â€ dhe kĂ«rkoi lirimin e menjĂ«hershĂ«m tĂ« tyre. “Derisa tĂ« lirohen,” thuhet nĂ« deklaratĂ«, “Hamas ka detyrimin t’u sigurojĂ« gjithçka qĂ« u nevojitet. Çdo peng qĂ« vdes Ă«shtĂ« pĂ«rgjegjĂ«si e Hamasit.”
Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se gjashtë persona të tjerë kanë vdekur nga uria apo kequshqyerja në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të viktimave nga uria në 175 që nga fillimi i luftës, përfshirë 93 fëmijë.

Përballë presionit ndërkombëtar në rritje, Izraeli ka premtuar rritje të ndihmave dhe pezullime të përkohshme të luftimeve në zona të caktuara për të lehtësuar shpërndarjen e tyre. Sidoqoftë, OKB-ja thekson se dërgesat ajrore janë të pamjaftueshme dhe se duhet lejuar ndihma tokësore në shkallë të gjerë për të shmangur urinë masive në mesin e 2.2 milionë banorëve të Gazës, shumica e të cilëve janë të zhvendosur.

Qeveria e Hamasit në Gaza tha se që nga fundi i korrikut kanë hyrë rreth 1,600 kamionë me ndihma, por dëshmitarët dhe burime nga Hamasi raportojnë se shumë prej tyre janë plaçkitur nga njerëz të dëshpëruar dhe banda të armatosura.

Lufta në Gaza nisi më 7 tetor 2023, kur Hamasi vrau mbi 1,200 njerëz dhe mori 251 pengje gjatë një sulmi në Izraelin jugor. Që atëherë, ofensiva izraelite ka shkaktuar mbi 60,000 viktima palestineze, sipas autoriteteve shëndetësore në territorin e rrethuar./abcnews.al

Protesta pro Palestinës/ Australi, mijëra persona marshim në urën në Sydney

Dhjetëra mijëra njerëz dolën në Marshimin për Njerëzimin të dielën në Sydney të Australisë, në mbështetje të Palestinës, pavarësisht shiut të rrëmbyeshëm.

PĂ«r shkak tĂ« protestĂ«s, Ura e Portit tĂ« Sydney-t u mbyll, pasi u autorizua nga Gjykata Supreme vetĂ«m njĂ« ditĂ« mĂ« parĂ«, nĂ« atĂ« qĂ« organizatorĂ«t e quajtĂ«n njĂ« vendim “historik”.

Australia ka qenë nën presion në rritje për të njohur shtetin palestinez, pasi Franca, Kanadaja dhe Mbretëria e Bashkuar treguan se do ta bënin këtë, me kushte.

“E di qĂ« Ă«shtĂ« ana tjetĂ«r e botĂ«s, por na prek edhe ne kĂ«tu masivisht”, tha njĂ« pjesĂ«marrĂ«s.

Policia ka vlerësuar se në marshimin e së dielës morën pjesë 90,000 njerëz.

Ura e Portit të Sydney-t u mbyll për herë të fundit për një tubim publik në vitin 2023, kur rreth 50,000 njerëz marshuan mbi rrugën ikonike për Paradën Botërore të Krenarisë./abcnews.al

Bursat zvicerane bien pas vendosjes së tarifave nga Trump

Tregu i aksioneve në Zvicër pësoi rënie të hënën, pasi investitorët reaguan ndaj vendimit befasues të presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e një tarife prej 39 për qind ndaj produkteve zvicerane në fundjavën e kaluar.

Indeksi kryesor i bursës zvicerane, Swiss Market Index (SMI), ra deri në 1.9 për qind në orët e para të tregtimit, për të rikuperuar më vonë një pjesë të humbjeve dhe të tregtohej me 1.5 për qind më pak.

Tarifat e reja u shpallën nga presidenti amerikan të enjten mbrëma, ndërkohë që tregjet financiare në Zvicër ishin të mbyllura të premten për shkak të Ditës Kombëtare, duke e bërë të hënën ditën e parë të reagimit nga tregjet.

Aksionet e prodhuesit të orëve Rolex ranë me 1.2 për qind, ndërsa banka zvicerane UBS humbi 2.6 për qind të vlerës.

Zvicra Ă«shtĂ« seli e disa prej kompanive mĂ« tĂ« mĂ«dha farmaceutike nĂ« botĂ«, tĂ« cilat mbĂ«shteten ndjeshĂ«m te eksportet drejt Shteteve tĂ« Bashkuara. Po ashtu tĂ« enjten, presidenti Trump kĂ«rkoi “angazhime tĂ« detyrueshme” nga kompanitĂ« farmaceutike globale pĂ«r tĂ« ulur çmimet pĂ«r konsumatorĂ«t amerikanĂ«, duke shkaktuar rĂ«nie tĂ« aksioneve nĂ« gjithĂ« sektorin.

Aksionet e gjigandëve farmaceutikë zviceranë Novartis dhe Roche ranë përkatësisht me 1.2 për qind dhe 2.2 për qind të hënën në mëngjes.

Franga zvicerane vazhdoi rënien kundrejt euros, duke humbur edhe 0.3 për qind, pas një rënieje prej 0.5 për qind të premten.

“NĂ«se kĂ«to tarifa mbeten nĂ« fuqi, ato do t’i shtohen forcave disinflacioniste nĂ« ZvicĂ«r, tĂ« cilat po e mbajnĂ« inflacionin pranĂ« zeros nĂ« baza vjetore,” deklaroi Chris Turner, drejtues global i kĂ«rkimeve tĂ« tregut nĂ« ING.

Franga ka fituar ndjeshëm terren këtë vit, si rezultat i pasigurisë së krijuar nga politikat e paparashikueshme të Trump, teksa investitorët kanë kërkuar alternativa ndaj aktiveve amerikane. Kjo ka detyruar Bankën Qendrore Zvicerane të ulë normat e interesit në zero, për të frenuar forcimin e valutës dhe inflacionin e dobët.

Të hënën, franga ra me 0.7 për qind kundrejt dollarit amerikan. Edhe pse kishte rënë gjatë tregtimit të premten, ajo u mbyll në nivel më të lartë ndaj dollarit pas publikimit të të dhënave të dobëta për punësimin në SHBA, që dobësuan ndjeshëm dollarin. Dobësimi i dollarit vijoi edhe të hënën, me një rënie prej 0.2 për qind kundrejt një shporte valutash kryesore./abcnews.al

 

ArmĂ«pushimi, “tik tak” pĂ«r Putin/ Afrohet afati i fundit i lĂ«nĂ« nga Trump. Wittkof shkon nĂ« MoskĂ«

Kremlini zyrtar reagoi këtë të hënë për here të parë pas vendimit të Presidentit Amerikan Donlad Trump për të zhvendosur dy nëndetëse bërthamore pranë Rusisë. Moska zyrtare minimizoi rëndësinë e deklaratave dhe veprimeve të Presidentit Amerikan duke thënë se nuk dëshironin të përfshiheshin në polemika.

ZĂ«dhĂ«nĂ«si i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se nĂ«ndetĂ«set amerikane janĂ« gjithsesi nĂ« gadishmĂ«ri luftarake dhe hodhi poshtĂ« idenĂ« e njĂ« pĂ«rshkallĂ«zimi tĂ« situatĂ«s. â€œĂ‡Ă«shtje shumĂ« komplekse dhe tĂ« ndjeshme po diskutohen, tĂ« cilat shumĂ« njerĂ«z i pĂ«rjetojnĂ« me emocione. MegjithatĂ«, duhet tĂ« jemi shumĂ« tĂ« kujdesshĂ«m me retorikĂ«n bĂ«rthamore,” tha Peskov.

Trump, javĂ«n e kaluar, urdhĂ«roi vendosjen e dy nĂ«ndetĂ«seve nĂ« “rajonet e duhura”, si pĂ«rgjigje ndaj komenteve qĂ« i cilĂ«soi si “shumĂ« provokuese” nga ish-presidenti rus Dmitry Medvedev.

Medvedev, i njohur pĂ«r retorikĂ«n e tij gjithnjĂ« e mĂ« ekstreme nĂ« rrjetet sociale, e akuzoi Trump pĂ«r “lojĂ« ultimatumesh” ndaj RusisĂ«, pasi ky i fundit caktoi njĂ« afat tĂ« ri pĂ«r pĂ«rfundimin e luftĂ«s nĂ« UkrainĂ«.

Pa e pĂ«rmendur drejtpĂ«rdrejt ish presidentin Medvedev, zĂ«dhĂ«nĂ«si I Kremlinidt Dimitry Peskov deklaroi se “nĂ« çdo vend, anĂ«tarĂ«t e lidershipit mund tĂ« kenĂ« qĂ«ndrime tĂ« ndryshme, por politika e jashtme ruse pĂ«rcaktohet vetĂ«m nga presidenti Putin.”

Ndërkohë, i dërguari i SHBA-së për çështjet në rajon, Steve Witkoff, pritet të vizitojë Moskën përgjatë të mërkurës dhe të enjtes, vetëm një ditë përpara përfundimit të ultimatumit që Donald Trump i ka vënë Moskës për ti dhënë fund luftës ose në të kundert do të ketë sanksione ekonomike ndaj Ruisë. Zëdhënësi I Kremlinit tha se vlerësojnë këtë vizitë duke e quajtur atë të rëndësishme dhe të dobishme.

Trump ka kërcënuar se nëse deri më 8 gusht nuk arrihet një armëpushim, ai do të vendosë tarifa ndëshkuese ndaj eksporteve ruse të naftës dhe mallrave të tjera, si dhe sanksione dytësore për shtetet që kane bashkëpunim tregtar me Moskën.

MegjithatĂ«, ai pranoi se Rusia â€œĂ«shtĂ« mjaft e aftĂ« nĂ« shmangien e sanksioneve”.

Në një deklaratë të fundit për Gazetarët ku konfirmoi vizitëne  Wittkof Trump tha se Rusia është shumë e aftë ti shmanget sanksioneve.

Tre raunde bisedimesh mes RusisĂ« dhe UkrainĂ«s qĂ« nga pranvera nuk kanĂ« sjellĂ« pĂ«rparim tĂ« dukshĂ«m drejt paqes. Presidenti Putin ka pĂ«rsĂ«ritur javĂ«n e kaluar se qĂ«llimi i RusisĂ« Ă«shtĂ« “eliminimi i shkaqeve tĂ« krizĂ«s nĂ« UkrainĂ« dhe garantimi i sigurisĂ« sĂ« saj.”

Kushtet politike dhe ushtarake tĂ« vendosura nga Moska pĂ«r paqen – pĂ«rfshirĂ« neutralitetin e UkrainĂ«s, uljen drastike tĂ« kapaciteteve tĂ« saj ushtarake dhe braktisjen e aspiratave pĂ«r anĂ«tarĂ«sim nĂ« NATO – mbeten tĂ« papranueshme pĂ«r Kievin dhe aleatĂ«t perĂ«ndimorĂ«./abcnews.al

❌