Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ndërron jetë në moshën 64-vjeçare gazetari i njohur, Artur Zheji

Gazetari i njohur shqiptar, Artur Zheji, është ndarë nga jeta në moshën 64-vjeçare.

Sipas burimeve, Zheji ka pësuar një arrest kardiak teksa ndodhej në një restorant në rrugën “Butrinti” në Sarandë, ku po drekonte me bashkëshorten dhe djalin.

Ai u transportua me urgjencë me autoambulancë drejt spitalit “Petro Nako” në Sarandë, por fatkeqësisht mbërriti atje pa shenja jete.

Artur Zheji ishte një nga figurat më të spikatura të medias dhe opinionit publik në Shqipëri, me një karrierë të gjatë si gazetar dhe analist./panorama/KultPlus.com

Shpallen 3 projektet fitues për filma me metrazh të gjatë në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë

Në një aktivitet të zhvilluar pranë Qendrës Kombëtare të Kinematografisë (QKK), janë shpallur tre projektet fituese që do të realizohen si filma artistikë me metrazh të gjatë, në kuadër të mbështetjes së QKK-së për kinematografinë kombëtare dhe bashkëprodhimet ndërkombëtare.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, tha se “këto projekte të reja përfaqësojnë zëra të ndryshëm krijues dhe sjellin histori me potencial të lartë artistik dhe kulturor për ekranin shqiptar dhe ndërkombëtar”. Filmat fitues janë: “Diell i Ftohtë”, Produksioni: Artalb Film Productions, Regji & Skenar: Gentian Koçi, Producent: Blerina Hankollari. Filmi i dytë “E Bardhë… E Kuqe” me produksion ARTFILM P&D, Regji & Skenar: Pluton Vasi, Producent: Vjollca Dedei. Filmi i tretë fiturs u shpall, “Revoltë në Ferr” me produksion Mediavision, Regji: Namik Ajazi dhe skenar Visar Zhiti dhe producent Namik Ajazi.

Ministri Gonxhja, përgëzoi ekipet fituese dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes së talenteve vendase, duke nxitur zhvillimin e industrisë së filmit dhe promovimin e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare të kinemasë.

Projektet pritet të marrin jetë së shpejti dhe të sjellin në jetë histori që pasqyrojnë realitete, emocione dhe sfida të reja./atsh/KultPlus.com

Nga Gucci tek Diori i rremë: Shqipëria u thotë stop produkteve fallco

Për vite me radhë, konsumatorët shqiptarë janë mashtruar nga produkte të prezantuara si “luksoze”, por që në realitet ishin thjesht imitime. Çanta, këpucë e rroba me logot e Gucci-t, Louis Vuitton-it apo Dior-it, janë shitur me çmime “të leverdishme”, por pa garanci dhe pa asnjë vlerë të vërtetë. Kjo ka kthyer tregun shqiptar, sidomos atë online, në një hapësirë të mbushur me reklama dhe produkte të falsifikuara.

Më 16 gusht hyn në fuqi ligji i ri për markat tregtare, i cili synon t’i japë fund këtij fenomeni. Sipas tij, çdo produkt që shkel të drejtat e pronësisë intelektuale do të ndalohet në dogana, duke parandaluar importin dhe eksportin e mallrave të falsifikuara.

Rregullat e reja prekin edhe udhëtarët: produktet e blera jashtë vendit që rezultojnë imitime të markave të njohura do të konfiskohen në pikat doganore. Në këtë mënyrë, synohet të garantohet që vetëm mallrat origjinale dhe brenda kufijve ligjorë të futen në Shqipëri.

Një tjetër risi ka të bëjë me mbrojtjen e markave ndërkombëtare. Pronari i një marke jo vetëm që mund të ngrejë padi kundër atyre që shesin imitime, por edhe të kërkojë dëmshpërblim. Neni 87 i ligjit parashikon qartë sanksione për përdorim të paautorizuar të markave dhe mundësi që pronarët të kërkojnë nisjen e hetimeve zyrtare nga Drejtoria e Pronësisë Industriale.

Vetëm në vitin 2024, Dogana shqiptare bllokoi mbi 40 mijë produkte të falsifikuara, shifër që tregon vetëm “majën e ajsbergut”. Pasojat e këtij tregu janë të mëdha: biznese të ndershme pësojnë humbje, ndërsa konsumatorët përballen me produkte të rrezikshme për shëndetin, veçanërisht në fushën e kozmetikës dhe këpucëve me materiale toksike.

Një Shqipëri pa mallra “fake” do të thotë një treg më transparent, më i sigurt dhe më i drejtë për konsumatorët. Por sfida kryesore mbetet zbatimi i ligjit: pa një kontroll të rreptë nga doganat, policia dhe Drejtoria e Pronësisë Industriale, rrugët alternative të kontrabandës nuk përjashtohen.

Megjithatë, hyrja në fuqi e këtij ligji përbën një goditje të fortë ndaj atyre që kanë përfituar për vite nga mashtrimi me logot e markave të njohura dhe një hap të rëndësishëm drejt pastrimit të tregut shqiptar./KultPlus.com

Dua Lipa feston 30-vjetorin: “20-at ishin magji, mezi pres çfarë sjell e ardhmja”

Superylli me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, ka festuar ditëlindjen e saj të 30-të duke ndarë një mesazh falënderues për fansat dhe të dashurit e saj. Në një postim emocionues, ajo tha se dekada e kaluar ka qenë plot magji, dashuri, sfida e mësime të vlefshme.

“Ky vit i fundit ka qenë më i miri deri tani. Jam pafundësisht mirënjohëse për familjen time, miqtë, partnerin dhe për çdo hap të këtij udhëtimi. Njerëzit që mbaj afër janë arritja ime më e madhe,” shkroi Dua.

Ajo falënderoi gjithashtu fansat për mbështetjen që nga koncertet e para në klube të vogla deri te stadiumet e mëdha si Wembley. “Muzika ka qenë ura që na ka lidhur, dhe çdo moment e mbaj me vete,” shtoi ajo.

Dua Lipa konfirmoi se pas pak ditësh rikthehet në turin e saj ndërkombëtar “Radical Optimism”, me koncertet që do të zhvillohen në Kanada, SHBA dhe Amerikën Latine deri në fund të vitit.

“E dua këtë jetë, këtë udhëtim, dhe nuk marr asnjë moment të mirë si të mirëqenë. Ja për 30 vitet e ardhshme e më shumë – gjithçka bëhet edhe më e bukur,” përfundoi ajo./KultPlus.com

10 fakte të lashta për Ramsesin e Madh

Nga arritjet ushtarake deri te jeta e tij personale, zbuloni 10 fakte për Ramsesin e Madh, një nga faraonët më të famshëm të Egjiptit.

Ramses II sundoi Egjiptin me stil, fuqi dhe një talent të jashtëzakonshëm. Ai ishte sundimtari i tretë i Dinastisë së Nëntëmbëdhjetë dhe mbretëroi për plot 66 vite, duke fituar pseudonimin “Ramsesi i Madh” dhe duke u bërë faraoni më i njohur në historinë e Egjiptit.

1. Luftëtari që udhëhiqte nga fronti

Ramsesi nuk ishte tipi që fshihej pas mureve të pallatit. Ai luftonte në vijat e para të frontit nëpër beteja, duke udhëhequr ushtrinë e tij në Betejën e madhe të Kadeshit kundër Hititëve. Mijëra qerre u përleshën në këtë betejë historike. Edhe pse beteja përfundoi pa një fitues të qartë, Ramsesi siguroi që versioni i tij i historisë të mbizotëronte, duke skalitur heroizmat e tij si luftëtar në muret e tempujve.

2. Diplomati i parë

Pas Kadeshit, Ramsesi dhe Hititët zgjodhën paqen. Marrëveshja e tyre, e firmosur nga Ramsesi II dhe mbreti Ḫattušili III në vitin 1269 p.e.s., u gdhend në pllaka balte. Ajo është traktati më i hershëm i paqes i njohur në botë. Origjinali ruhet në Muzeun Arkeologjik të Stambollit, ndërsa Kombet e Bashkuara zotërojnë një kopje prej bakri me shkëlqim.

3. Arkitekti i madhështisë

Ramsesi nuk ndërtoi thjesht tempuj; ai krijoi kryevepra. Ramseseum-i, një tempull i madh mortor i ndërtuar në bregun perëndimor të lumit Nil, është kryevepra e tij. Ai e filloi ndërtimin e këtij tempulli për veten që para vdekjes.

Tempulli iu kushtua mbretit të ndjerë dhe perëndisë egjiptiane të luftës, Amonit. Një statujë 17 metra e gjatë e Ramsesit II qëndronte dikur në krye të tempullit, por sot kanë mbetur vetëm fragmente.

Abu Simbel është një tjetër shembull mahnitës i ambicies së tij. Tempulli i lashtë është gdhendur në faqen e një mali dhe është ndërtuar në mënyrë të tillë që rrezet e diellit të ndriçojnë dhomat e brendshme në ditë të caktuara. Në hyrje të tempullit ndodhen skulptura të mëdha të Ramsesit II, bashkë me imazhe të gruas së tij, Nefertari, dhe fëmijëve. Brenda tempullit ndodhen skulptura që lartësojnë udhëheqjen e tij heroike në Betejën e Kadeshit. 

4. Njeri i familjes (në ekstrem)

Me rreth 100 fëmijë, Ramsesi siguroi dominimin e gjakut të tij. Djemtë dhe vajzat e tij ndihmuan në forcimin e aleancave dhe administrimin e perandorisë së gjerë. Të organizoje mbledhje familjare me kaq shumë njerëz duhet të ishte një sfidë e vërtetë.

5. Faraoni me mbretërimin më të gjatë

Pak sundimtarë në histori mund të krahasoheshin me sundimin 66-vjeçar të Ramsesit. Ai u mbijetoi dallgëve, zgjeroi ndikimin e Egjiptit dhe siguroi reputacionin e tij si një perëndi e gjallë. Në kohën e vdekjes së tij, populli e shihte si të përjetshëm.

6. Një varr me histori të trazuar

Varri i Ramsesit nuk u shpëtoi grabitësve të varreve, por mumia e tij mbijetoi dhe u zbulua më vonë në një strehë sekrete. Sot, eshtrat e tij prehen në Muzeun Kombëtar të Qytetërimit Egjiptian në Kajro, një kujtesë fizike e sundimit të tij.

7. Mjeshtër i propagandës

Ramsesi ishte një mjeshtër i PR-it të lashtë. Përshkrimet e tij e portretizonin si një luftëtar të pamposhtur, shkatërrues të armiqve dhe të preferuar të perëndive. Me pak fjalë, ai e dinte si të kontrollonte narrativën e tij.

8. Nefertari: mbretëresha dhe e barabarta e tij

Ramsesi nuk glorifikoi vetëm veten; ai nderoi në një mënyrë të veçantë mbretëreshën e tij, Nefertari. Tempulli i saj në Abu Simbel e portretizon si të barabartë me faraonin. Një mbishkrim e quan atë “ajo për të cilën shkëlqen dielli”, një shfaqje e rrallë publike e dashurisë në kohët e lashta.

9. Jetë më e gjatë se trashëgimtarët

Jetëgjatësia e Ramsesit nuk ishte pa sfida. Shumë nga fëmijët dhe gratë e tij vdiqën para tij. Mosha e tij e thyer e la Egjiptin në një gjendje të qëndrueshme, megjithëse gjetja e një pasardhësi pas një mbretërimi kaq të gjatë ishte e vështirë.

10. Një emër që jeton ende

Ramsesi mbeti një simbol madhështie edhe shumë kohë pas vdekjes. Trashëgimia e tij pati ndikim mbi faraonët pasardhës dhe vazhdon të mahnitë historianët modernë. Edhe në kulturën popullore, emri i tij evokon imazhe fuqie dhe lavdie.

Gjatë një periudhe prej rreth 3,000 vitesh, Egjipti u sundua nga rreth 170 faraonë. Jo të gjithë magjepsin egjiptologët si Ramsesi i Madh. Ai nuk ishte vetëm një sundimtar; ishte ambasadori i fundit i markës së Egjiptit. / bota.al/ KultPlus.com

‘Hëna në rrjetë’, NASA publikon foton e ditës

Hëna e plotë në rrjetë.

Ky është titulli i fotos sugjestive që NASA e ka zgjedhur si ‘foto astronomike e ditës’ dhe e ka publikuar në faqen zyrtare të internetit të agjencisë hapësinore amerikane.

Pamja tregon rrjetën e peshkimit të Trabocco në Punta Tufano, në provincën e Chieti-t, duke kapur hënën vjollcë që ngrihet mbi det.

Imazhi, i bërë më 9 gusht dhe i publikuar sot nga NASA, është nga Marco Bellelli, një mjek nga Lanciano me pasion për fotografinë dhe astronominë.

‘Gjëja e mirë nuk na pëlqen, nëse nuk jemi në lartësinë e saj’

Thënie nga Friedrich Nietzsche:

Jeto çdo ditë të jetës sate sikur të ishte e para, sikur të ishte e fundit.
Çfarë s’më vret, më bën më të fortë.
Një femër e bukur ka diçka të ngjashme me të vërtetën: të dyja japin më shumë kënaqësi kur i dëshiron sesa kur i zotëron.
Çdo gjëje ia dimë çmimin, asgjëje vlerën.
Gjëja e mirë nuk na pëlqen, nëse nuk jemi në lartësinë e saj.
Te femra gjithçka është enigmë, por gjithçka ka zgjidhje: kjo quhet shtatzëni.
Koha ime nuk ka ardhur akoma: disa lindin para kohe.
Për femrën, mashkulli është një mjet, qëllimi i të cilës është përherë një fëmijë.
Nëse bashkëshortët nuk do të jetonin bashkë, martesat e mira do të ishin shumë më tepër.
Meshkujt hiqen si të pashpirt, por në fakt, femrat janë të tilla. Femrat hiqen si të ndjeshme, por në fakt, meshkujt janë të tillë.
Jeta përbëhet nga çaste të rralla me intensitet të madh e intervale të panumërta. Por, pjesa më e madhe e njerëzve, duke mos njohur çastet magjike, jeton vetëm intervalet.
Të mos flasësh aspak për veten është hipokrizi e sofistikuar.
Nëse të gjitha lëmoshat do të jepeshin vetëm për mëshirë, të gjithë lypësit do të vdisnin urie.
Gjumi nuk është art i vogël: duhet kaluar e gjithë dita zgjuar për ta arritur.
Kështu arsyetojnë të gjithë peshqit: “gjësë që ata s’ia prekin fundin, është pa fund”.
Femra qe gabimi i dytë i Zotit.
Në dashurinë e vërtetë, shpirti përqafon trupin.
Nëse shikon gjatë brenda errësirës, edhe errësira do të shikojë brenda teje.
Në hakmarrje e në dashuri femra është më e egër sesa mashkulli.
Pak janë femrat e ndershme që nuk janë lodhur së luajturi këtë rol.
E duam jetën, jo ngaqë jemi të prirë të jetojmë, por ngaqë jemi të prirë të duam.
Të gjithë duan fronin, sikur lumturia të gjendej në fron! Shpesh në fron rri llumi, e shpesh edhe froni është mbi llum.
Ka gjithmonë një grimcë çmendurie në dashuri, ashtu siç ka gjithmonë një grimcë logjike në çmenduri.
Zoti ka vdekur. Zoti mbetet i vdekur. Ne e kemi vrarë.
Poetët nuk kanë skrupuj kundrejt përvojave intime të tyre: i shfrytëzojnë.
Nuk është forca, por aftësia e një ndijimi të gjatë që i bën njerëzit superior.
Suksesi ka qenë gjithmonë gënjeshtari më i madh.
Asnjë fitues nuk i beson rastësisë.
Të qeshësh do të thotë të kënaqesh me vuajtjen e tjetrit, por me ndërgjegje të qetë.
Shpesh, një nënë, më shumë se të birin, do veten e saj në të.
Disa nëna kanë nevojë për fëmijë të palumtur, që të mund të shfaqin mirësinë e tyre prej nëne.
Armiqtë duhet t’i urreni, jo t’i përçmoni: duhet të jeni krenarë për armiqtë që keni.
Parapëlqej njerëzit që janë të tejdukshëm si ujërat, që lejojnë të shohim papastërtitë në fund.
Njeriu është vetëm një gabim i Zotit apo Zoti është vetëm një gabim i njeriut?
Fati ynë ushtron ndikimin e tij mbi ne edhe kur ne nuk e kemi kuptuar natyrën e tij: e ardhmja jonë përcakton ligjet e të sotmes sonë.
Nuk mund të ketë një Zot, pasi po të kishte, nuk mund të mos isha unë.
Pa muzikë, jeta do të ishte një gabim.
Kush ka një “sepse”, kalon çdo “si?”.
Nuk ekzistojnë fenomene morale, ekzistojnë vetëm interpretime morale të fenomeneve.
Edhe hyjnitë, më kot luftojnë kundër mërzisë.
Më mirë të biesh në duart e vrasësit se në ëndrrat e femrës epshore.
Pas një njeriu që ka rënë në ujë hidhemi pa ngurrim, nëse përreth nesh ka njerëz që nuk guxojnë ta bëjnë.
A duhet mallkuar patjetër atje ku nuk mund të dashurohet?
Femra mëson të urrejë gradualisht me humbjen e aftësisë së magjepsjes.
Është shenjë dalluese e madhështisë, lumturimi i të tjerëve me dhurata të vogla.
Meshkujt duan dy gjëra: rrezikun dhe lojën. Për këtë arsye ata duan femrën, si lojën më të rrezikshme.
Avantazhi i një kujtese të keqe është se mund t’i shijosh disa herë gjërat për herë të parë.
Insektet nuk pickojnë se janë shpirtligj, por sepse duan të jetojnë; po kështu edhe kritikët: duan gjakun tonë, jo dhimbjen tonë.
Kujtesa më thotë se unë e kam bërë këtë gjë, krenaria më thotë se nuk e kam bërë: më në fund kujtesa lëshon pe.
Duhet të kemi një kaos përbrenda për të ngjizur një yll vallëzues.
E vërteta është një prej shumë joshjeve letrare.
Sa më lart të ngjitesh, aq më i vogël do t’u dukesh syve ziliqarë.
Kush nuk ka krahë, të mos qëndrojë mbi greminë.
Jo çdo fjalë i përshtatet çdo goje.
Edhe Zoti ka ferrin e tij: është dashuria që ai ka për njerëzit.
Femrat edhe mund të lidhin miqësi me një mashkull, por që ta mbajnë atë, nevojitet ndonjë antipati e vogël fizike.
Femrat e shoqërisë së lartë mendojnë se diçka nuk ekziston, nëse nuk mund të flitet haptas për të.
Femra nuk është e aftë për miqësi, ajo njeh vetëm dashurinë.
Duhet më shumë kurajë për të ndaluar apo për t’u kthyer pas, sesa për të bërë përpara.
E vërteta është se e vërteta ndryshon.
E ardhmja e ndikon të tashmen aq sa e shkuara.
Nëse ke shumë për të dhënë, një ditë ka mijëra xhepa.
Diell, po të mos ishin njerëzit që i ngroh e u jep jetë, ç’kuptim do të kishte lindja jote?
Në fakt, dashuria e ka shpagimin e saj ashtu si në qiell edhe mbi tokë.
Dashuria është ajo gjendje në të cilën njeriu i sheh gjërat ndryshe nga ç’janë.
Çfarë bëhet për dashuri është gjithmonë përtej të mirës dhe të keqes.
Çdo ditë çuditem: unë nuk e njoh veten.
Kemi artin që të mos vdesim prej se vërtetës.
E kam të vështirë të mbaj mend qëndrimet e mia, pa kujtuar arsyet për këto qëndrime.
Kush shkruan aforizma dhe i shkruan ato me gjak, nuk dëshiron ta lexojnë, por ta mësojnë përmendësh./ KultPlus.com

 Grace Yee: Bora

Poezia është përfshirë në Muajin australian të poezisë, gjatë të cilit organizohen festivale, evente dhe punëtori. The Guardian ka botuar këtë poezi me këtë rast, të bashkëngjitur me komentin e autorës

BORA

Nga Grace Yee

në këtë lagje të hirshme, dikush prore humbet ndonjë këpucë (një snikër, një me lëkurë krokodili, një sandale gladiatori)

në ditën e fundit të verës ti më prite para derës 

së gjelbër. Unë mbërrita me biçikletën time (tiktake spicash 

e ankthesh) e ti u gajase vesh me vesh – ne jemi dhëmbë 

ne jemi djathë ne jemi kafshë shtëpiake në qytet!

      iu ramë kryq e tërthorë fushave paksa të pjerrëta 

pa harta as navigatorë. ti u shtrive gjer e gjatë 

mbi bari, krahët e mi në gjoksin tënd, pasdita rrotull nesh 

nonshalante. 

      brenda dritaret janë të qelibarta, të kaltra dhe të gjelbra, unë 

nuk i shoh kuajt të kullosin në ara, nuk i dëgjoj gjinkallat 

të çiftohen. korridori është një limuzinë e heshtur, dera jote krijon 

shtalka braili dhe dhoma jote është një jorgan me pupla me shirita 

të trëndafiltë – 

      ekonomi premium, the ti – unë qesha dhe ti 

më shtyve dhe unë piskata dhe ramë në krevat dhe

jorgani me pupla na hodhi poshtë dhe shkapërdau puplat ngado rreth nesh

snow 

by Grace Yee

in this charming quarter, someone always loses a shoe (a sneaker, a croc, a gladiator sandal)

on the last day of summer you waited for me by the green/ gates. I rode up on my bicycle (ticking spokes and/ trepidations) and you grinned from ear to ear – we are teeth/ we are cheese we are pets in the city!// we stroll around the grounds weakly perpendicular/ without maps or navigations. you lie spreadeagled on the/ grass, my wings at your chest, the afternoon around us
nonchalant.//inside the windows are amber, blue and green, I/ don’t see horses grazing in the fields, I don’t hear cicadas/ mating. the corridor’s a hushed limousine, your door yields/ shelves of braille, and your room is a pink-striped/ eiderdown –// premium economy, you said – I laughed and you/
pushed me and I shrieked and we fell onto the bed and the/ eiderdown kicked us off and shook its feathers all around us

SHËNIM I AUTORES:

‘bora’ filloi me një ëndërr që e kisha parë para më shumë njëyet vjetësh. Në ëndërr kishte dyer të gjelbra, një biçikletë dhe një jorgan me pupula me vija të trëndafilta. Asokohe, fëmijët e mi ishin shumë të vegjël dhe marrëdhënia ime martesore po shkërmoqej. Ëndrra qe një lehtësim i përkohshëm, një dëshirë e pjekur dhe jo e pakëndshme. 

Pjesa më e rëndësishme e javës sime atëbotë ishte një dy orësh i orës së poezisë. Pikërisht aty e kam bërë skicën e parë të poezisë ‘bora’, me nevoja e saj të pakëta të fshehta dhe frikërat: “miqtë”, një “kapellë me tulla të kuqe”, “këmbët e lagura” në “linoleumin e ftohtë”. E kam lexuar një version të hershëm të poezisë në leximin tim të parë publik, një ngjarje e hapur me zërim. Kishte poetë shumë të njohur aty, shumica e tyre burra. Kur e paralajmërova titullin, njëri prej tyre u kukuris. E mora këtë si shenjë që ta mbaja këtë titull.

Kur e rishikova ‘borën’ këtë vit, fillova me shënimet e vjetra rreth ëndrrës dhe ditarin që e kisha mbajtur vitin e kaluar gjatë një udhëtimi për në fshatin e të parëve të mi në Guangdong, Kinë. Po kërkoja gjëra tokësore që të qartësonin peizazhin e ëndrrës. 

“Kafshët në qytet” janë kotelet për shitje në një qoshk rruge afër Sheshit të Mjekësisë Qingping në Guangzhou; “qelibar, kaltër dhe gjelbër” vjen nga dritaret me xhama me ngjyra “katër stinët” që zbukurojnë shtëpitë e shekullit të hershëm XX në provincën afër Taishanit; dhe “shtalka braili” është marrë nga dhoma e leximit për persona me shikim të dëmtuar në Bibliotekën Baiyun. 

Në kuptimin e peshës, ‘bora’ është shumë më e lehtë se shumica e poezive që kam shkruar gjatë viteve të fundit. Është diçka e përhanur. Rëndom unë nuk sillem si e përhanur. 

Stanca e fundit ka mbetur po ajo që nga skicimi i parë – përveç frazës “ekonomi premium”. Më pëlqen se si fillon kjo stancë me fluturimin dhe përfundon me rrëzimin. 

/redroompoetry.org

/Përkthimi: Gazeta Express/ KultPlus.com

Cirku Kombëtar performancë mbresëlënëse në ‘Farbifestival’ në Zvicër

Artistët e Cirkut Kombëtar kanë performuar për herë të parë në Wetzikon të Zyrihu-t një performancë mbresëlënëse në kuadër të Festivalit “Farbifestival” duke dhuruar emocione, pasuri kulturore dhe argëtim për të gjitha moshat.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau në rrjetet sociale foto nga ky event duke theksuar se “trupa jonë magjike pushtoi për tre netë skenën e Faerbi Festival në Wetzikon–Zyrih, duke sjellë ngjyra, energji dhe diversitet kulturor që mahniti publikun”.

“Mbrëmjet u moderuan me shumë stil nga Shqipe Sylejmani dhe Marguerite Meyer, ndërsa në sallë kishim kënaqësinë të kishim pranë përfaqësues të Ambasadës së Shqipërisë dhe Konsullatës së Kosovës”, shprehet Gonxhja.

Ministria Gonxhja nënvizoi se, ky është vetëm fillimi, pasi “kalendari ynë do të pasurohet edhe me më shumë evente ndërkombëtare, krahas turneve në qytetet e Shqipërisë”.

‘Zbardhje’ dhe ‘Dua të shkoj sërish në det’ shpallen fitues të Koproduksioneve Minore nga QKK

Në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë (Shqipëri) dje janë shpallur dy fitues në kategorinë Minority Co-production, të cilët pritet të sjellin në jetë dy bashkëprodhime ndërkombëtare.

Fituesit në kategorinë Minority Co-production janë filmat nga Kosova:

«ZBARDHJE»
Papadhimitri Film Production (Shqipëri)
Producent: Dionis Papadhimitri
Regji: Kaltrina Krasniqi
Skenar: Doruntina Basha
Vera Films (Kosovë)

«DUA TË SHKOJ SËRISH NË DET»
Artalb Film Productions (Shqipëri)
Producent: Blerina Hankollari
Plan Bee Films (Kosovë)
Regji & Skenar: Leart Rama

Profesionistët nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë janë shprehur entuziastë që t’i shohim këto projekte të marrin jetë në ekranin e madh. Projekte të tilla premtojnë jo vetëm bashkëpunime të frytshme mes Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe histori të fuqishme që do të pasurojnë kinemanë shqiptare në arenën ndërkombëtare./ KultPlus.com

‘Valë dhe fjalë’, panairi i parë veror i librit në Shëngjin

 “Valë dhe fjalë”, panairi i parë veror i librit që e shndërron Shëngjinin në kryeqendrën e letërsisë shqiptare u çel mbrëmë në një aktivitet që mblodhi shkrimtarë e botues nga gjithë trevat shqiptare.

Aktiviteti u organizua nën ideimin e shkrimtarit te talentuar Liridon Mulaj dhe me mbështetjen e bashkisë Lezhë.

Kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu vlerësoi organizmin e këtij panairi ku merrnin pjesë 20 shtëpi botuese, shkrimtarë, kritikë, zyrtarë e pushues nga gjithë trevat e vendit.

“Lezha ngelet qytet i dashur për librin. I quajtur qyteti i muzës, aktivitete të tilla i japin më shumë energji jetës së përditshme. Nder dhe privilegj që kishim mes nesh, deputeten e Kuvendit të Kosovës Shqipe Selimi, si dhe Kryetaren e Komunës së Presheves Ardita Sinani”, u shpreh Ndreu.

Shtëpitë botuese më të njohura në vend prezantuan në këtë panair botimet e tyre më të fundit. Po ashtu, 6 panele me emra të njohur të letrave shqipe diskutuan mbi tema që prekin historinë, të tashmen dhe të ardhmen e letërsisë./atsh/ KultPlus.com

Marigo Pozio, vajza që qëndisi flamurin e Pavarësisë

Si sot, 93 vjet më parë, u nda nga jeta Marigo Pozio, gruaja simbol e Pavarësisë së Shqipërisë dhe e flamurit shqiptar. Ajo lindi në Hoçisht të Korçës, më 2 shkurt të vitit 1878. Punoi për përhapjen e shkollave shqipe, si edhe për zhvillimin e ndërgjegjes kombëtare.

Në vitin 1908, u bë anëtare e klubit “Labëria” (klub i cili kishte për qëllim ngritjen e shkollave shqipe dhe nxitjen e ndjenjës atdhetare). Mori pjesë në organizimin e orkestrës së klubit, ku u aktivizuan edhe dy vajzat e saj. U dallua për fjalimet me frymë patriotike përpara popullit dhe për artikujt e botuar në organet e shtypit shqiptar të mërgimit.

Marigo Pozio qëndisi flamurin që u ngrit ditën e Shpalljes së Pavarësisë. Ishte veprimtare e palodhur dhe luftëtare për emancipimin e grave. Bashkë me një nga vajzat e saj, organizuan shoqërinë e parë të grave (1914) në qytetin e Vlorës. U vu në krye të komisionit për mbledhjen e ndihmave për luftëtarët dhe për të shpërngulurit e krahinave jugore, të pushtuara nga trupat greke më 1914.

Më 1921, riorganizoi shoqërinë e grave “Shpresa Kombëtare” në Vlorë dhe drejtoi gazetën e saj me të njëjtin emër, në të cilën botoi artikuj për zhvillimin dhe emancipimin e femrës.

U nda nga jeta në Tiranë, më 23 gusht 1932.

Burimi nga: Llambi Durolli, Fatmira Musaj, Fjalor Enciklopedik Shqiptar, Nr. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2009, faqe 2077.

Koncert solemn nderimi për 115 vjetorin e lindjes së Shën Nënë Terezës

Me rastin e 115-vjetorit të lindjes së Shën Nënë Terezës dhe 20-vjetorit të bekimit të gurthemelit të Katedrales “Nëna Terezë” do të organizohet një koncert solemn në nderim të jetës dhe veprës së shenjtëreshës Shën Nënë Terezës.

Përmes kësaj mbrëmjeje që vjen si ndërthurje e artit, kujtesës dhe mirënjohjes shënohet zyrtarisht edhe fillimi i “DITËVE TË NËNË TEREZËS” 2025.

“Kjo mbrëmje do të sjellë një ndërthurje arti, kujtese dhe mirënjohjeje, në përulësi ndaj një figure që i përket mbarë njerëzimit dhe tempullit të saj në zemër të Prishtinës” thuhet në njoftim.

Koncerti mbahet  më 26 gusht 2025, në orën 19:30, në Katedralen “Shën Nënë Tereza”. Pas koncertit organizohet edhe koktej në Qendrën “Bogdanipolis”./ KultPlus.com

Shiu

Poezi nga: William Carlos Williams
Përktheu: Maksim Rakipaj

Ashtu sikur bie shi
bën edhe ti
me dashurinë tënde
gjithçka të zbuluar
lag kudo

Në shtëpitë
krejt të terura
dhomat
e dashurisë së paligjshme
ku jetojmë
dëgjohet rrebeshi
i shiut

Atje
pikturat
metalet e çmuar,
stofrat e shtrenjtë
harbimi ynë
i kënaqur
kundron
nga dritaret
rrebeshin pranveror
të dashurisë tënde
rënien
e shiut

Pemët
bëhen
si kafshë të lagura
nga ujët e detit
çurg
u kullon
gjithë trupi

Kështu më shkoi jeta
të mbaj larg dashurinë
me të cilën
si shi bie
mbi botën e pranverës,
çurgon
dhe kështu fjalët ndan
derisa gjen një shteg
për dashurinë e saj.

Përmes rrjedhin
pikat.

Shiu
si mjek dashamirës
shiu i mendimeve të saj
mbi oqean
e ngado
ku kalojnë
me këmbët e shpejta, të padukshme
mbi dallgët e pambrojtura

Dashuri jo e kësaj bote
ku shpresa për botën s’ka
dhe pas dëshirës
s’mund ta ndryshojë

Bie shiu përmbi dhé
mbi bar e mbi lule

Përsosmërisht vjen
në trajtë të lëngët
kthjelltësie

Por dashuria s’është
e kësaj bote
dhe prej saj
asgjë nuk vjen
pos dashuri
që pafundësisht
vazhdon të bjerë
nga mendimet e saj./ KultPlus.com

Forcat Detare të Shqipërisë kryejnë stërvitje me Forcën e Sigurisë së Kosovës

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se efektivët e Qendrës së Zhytjes së Forcës Detare së Shqipërisë, zhvilluan në Pashaliman stërvitjen e përbashkët me kolegët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ministri Vengu këtë stërvitje e quan si një traditë të qëndrueshme që garanton operacionalitet, ndërveprim dhe rritje të kapaciteteve për misionet nënujore.

“Efektivët e Qendrës së Zhytjes së Forcës Detare zhvilluan në Pashaliman stërvitjen e përbashkët me kolegët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Një traditë e qëndrueshme që garanton operacionalitet, ndërveprim dhe rritje të kapaciteteve për misionet nënujore”, ka shkruar Vengu.

18 vite nga vdekja e të papërsëritshmit, Faruk Begollit

Sot janë mbushur 18 vite nga vdekja e një ndër figurave më të rëndësishme të teatrit dhe kinematografisë kosovare, Faruk Begolli.

Si një ndër aktorët më të famshëm shqiptar nga Kosova në Jugosllavi, Begolli studioi në Akademinë e Filmit dhe Teatrit në Beograd ku diplomoi në vitin 1966.

Ai është bashkëthemelues i degës së Aktrimi të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës. Në vitet e 90-ta ka bashkëthemeluar Teatrin “Dodona” në Prishtinë.

Faruk Begolli ka luajtur në më shumë se 60 filma, duke filluar me ‘Pogled u Zenicu Sunca’ (1966), për të bashkëpunuar pastaj me regjisorin Purisa Dordevic në filmat e tij ‘Podne’ (Mesditë), ‘Jutro’ (Mëngjesi) dhe ‘San’ (Ëndrra).

Rolet e tij të spikatura përfshijnë ‘Bitka na Neretvi’, ‘Cuvar plaze u zimskom periodu’ dhe Dervis i Smrt (Dervishi dhe Vdekja), si dhe rrolet në filmat e njohur Kosovar të viteve të 70ta dhe 80ta si ‘Kur pranvera vonohet’ (1980), ‘Era dhe Lisi’ (1979), ‘Të Ngujuarit’ (1972), ‘Si të vdiset’ (1972), ‘Proka’ (1984) etj./ KultPlus.com

41 thënie nga Paulo Coelho për dashurinë, jetën e miqësinë

Shkrimtari brazilian Paulo Coelho, autor i veprës së famshme Alkimisti, është një ndër autorët më të lexuar në botë. Veprat e tij janë përkthyer në dhjetëra gjuhë dhe kanë frymëzuar miliona njerëz me mesazhet e thella për dashurinë, jetën dhe miqësinë.

Më poshtë gjeni një përzgjedhje me 41 thënie frymëzuese nga Paulo Coelho:

“Ka vetëm një gjë që e bën të pamundur një ëndërr që të arrihet: frika nga dështimi”.

“Gjithkush duket se ka një ide të qartë se si njerëzit e tjerë duhet të udhëheqin jetën e tyre, por nuk kanëasnjë në lidhje me atëtë tij ose të saj”.

“Mos e humbni kohën tuaj me shpjegime: njerëzit dëgjojnë vetëm ato që duan të dëgjojnë”.

“Miqtë tanë të vërtetë janë ata që janë me ne kur ndodhin gjërat e mira. Ata na brohorasin dhe janë të kënaqur nga triumfet tona. Shokët e rremë shfaqen vetëm në periudha të vështira, me fytyrat e tyre të trishtueshme, mbështetëse, kur, në të vërtetë, vuajtja jonë po shërben për t’i ngushëlluar ata për jetën e tyre të mjerueshme”.

“Dhe, kur ju doni diçka, i gjithë universi komploton ndaj jush për ta arritur atë”.

“Sekreti i jetës, sidoqoftë, është të rrëzoheni shtatë herë dhe të ngriheni tetë herë.”

“Mos harroni se kudo që të jetë zemra juaj, atje do të gjeni thesarin tuaj”.

“Askush nuk humbet asnjërin, sepse askush nuk zotëron asnjërin. Kjo është përvoja e vërtetë e lirisë: të kesh gjënë më të rëndësishme në botë pa e zotëruar atë”.

“Cila është gënjeshtra më e madhe në botë? … Ështëkjo: që në një moment të caktuar të jetës sonë, ne e humbim kontrollin e asaj që po ndodh me ne, dhe jeta jonë kontrollohet nga fati”.

“Dy testet më të vështira në rrugën shpirtërore janë durimi për të pritur momentin e duhur dhe guximi për të mos u zhgënjyer me ato që hasim”.

    ”Ju keni dy zgjedhje: për të kontrolluar mendjen tuaj ose për të lënë mendjen tuaj t’iu kontrollojë ju”.

    “Gjithçka që ndodh një herë nuk mund të ndodhë më. Por gjithçka që ndodh dy here, me siguri do të ndodh edhe për herë të tretë”.

    “Ji i çmendur! Por mësoni si të jeni të çmendur pa qenë në qendër të vëmendjes. Jini të guximshëm për të jetuar ndryshe”.

    “Pasioni e bën një person të ndalojë së ngrëni, të flejë, të punojë, të ndjehet në paqe. Shumë njerëz janë të frikësuar sepse, kur ai shfaqet, ai shkatërron të gjitha gjërat e vjetra që gjen në rrugën e vet”.

    “Nëse e doni dikë, duhet të jeni të gatshëm për t’i lënë ato të lirë”.

    “Pra, unë ju dua sepse i gjithë universi komplotoi të më ndihmojë që t’ju gjej.”

    “Një fëmijë mund t’i mësojë një të rrituri tre gjëra: të jetë i lumtur pa asnjë arsye, të jetë gjithmonë i zënë me diçka dhe të dijë të kërkojë me gjithë fuqinë e tij atë që ai dëshiron”.

    “Pranoni atë që ju ofron jeta dhe përpiquni të pini nga çdo kupë. Të gjitha verërat duhet të shijohen; disa duhet të pihen vetëm pak, por me të tjerët, pini të tërë shishen”.

    “Të presësh është e dhimbshme. Harrimi është i dhimbshëm. Por të mos dish se çfarë të bësh është lloji më i keq i vuajtjeve”.

    “Kjo është ajo që ne e quajmë dashuri. Kur ju duan, ju mund të bëni cdo do gjë në krijim. Kur ju duan, nuk ka nevojë aspak të kuptoni se çfarë po ndodh, sepse gjithçka ndodh brenda jush”.

    “Dashuria është një forcë e pazbutshme. Kur përpiqemi ta kontrollojmë, ajo na shkatërron. Kur përpiqemi ta burgosim, ajo na skllavëron. Kur përpiqemi ta kuptojmë, ajo na lë të ndjehemi të humbur dhe konfuz”.

    “Asgjë në botë nuk është kurrë plotësisht e gabuar. Edhe një orë e ngecur është e saktë dy herë në ditë. ”

    “Në jetën reale, dashuria duhet të jetë e mundur. Edhe nëse nuk kthehet menjëherë, dashuria mund të mbijetojë vetëm kur ekziston shpresa se do të jeni në gjendje të fitoni mbi personin që dëshironi”.

    “Në çdo moment të jetës sonë, të gjithë kemi një këmbë në një përrallë dhe tjetrën në humnerë”.

    “Gjërat e thjeshta janë gjithashtu gjërat më të jashtëzakonshme, dhe vetëm të mençurit mund t’i shohin ato”.

    “Mos dëgjoni komentet e këqija të atyre miqve, të cilët, duke mos marrë asnjë rrezik vetë, mund të shohin vetëm dështimet e njerëzve të tjerë.”

    “Unë nuk jetoj as në të kaluarën time, as në të ardhmen time. Unë jam i interesuar vetëm për të tashmen. Nëse mund të përqendroheni gjithmonë në të tashmen, do të jeni një burrë i lumtur. Jeta do të jetë një festë për ju, një festival i shkëlqyeshëm, sepse jeta është momenti kur po jetojmë tani”.

    “Askush prej nesh nuk e di se çfarë mund të ndodhë edhe në minutën tjetër, megjithatë, ne përsëri vazhdojmë përpara. Sepse ne besojmë. Sepse kemi Besim”.

    “Kur duam, gjithmonë përpiqemi të bëhemi më të mirë se sa jemi. Kur përpiqemi të bëhemi më mirë seç jemi, gjithçka rreth nesh bëhet edhe më e mirë”.

    “Fal, por mos harro, ose do të lëndohesh përsëri. Falja ndryshon perspektivat. Të harruarit humbet mësimin”.

    “Disa gjëra në jetë thjesht duhet të përjetohen- dhe kurrë nuk shpjegohen. Dashuria është një gjë e tillë”.

    “Mos u shqetësoni duke u munduar për të shpjeguar emocionet e tua. Jetoni gjithçka aq intensivisht sa mundeni dhe mbani gjithçka që ndjeni si dhuratë nga Zoti. Mënyra më e mirë për të shkatërruar urën midis të dukshmes dhe të padukshmes është duke provuar të shpjegoni emocionet tuaja”.

    “Një njeri dashurohet sepse e dashuroni. Asnjë arsye nuk është e nevojshme për të dashuruar”.

    “Kur çdo ditë është e njëjtë me ditën tjetër, kjo është për shkak se njerëzit nuk arrijnë të njohin gjërat e mira që ndodhin në jetën e tyre çdo ditë që dielli lind”.

    “Kur e presim më së paku, jeta na bën një sfidë të provojmë guximin dhe gatishmërinë tonë për të ndryshuar; në një moment të tillë, nuk ka asnjë kuptim të pretendosh se asgjë nuk ka ndodhur ose të themi se ne nuk jemi akoma të gatshëm. Sfida nuk do të presë. Jeta nuk shikon prapa”.

    “Është mundësia për të realizuar një ëndërr ajo që e bën jetën interesante”.

    “Unë mund të zgjedh ose të jem viktimë e botës ose një aventurier në kërkim të thesarit. Është e gjitha një pyetje se si e shoh jetën time”.

    “Ndonjëherë, ne jemi aq të lidhur me mënyrën tonë të të jetuarit, saqë ne hedhim poshtë mundësi të mrekullueshme thjesht sepse nuk dimë se çfarë të bëjmë me të”.

    “Nëse filloni të premtoni ato që nuk keni ende, do të humbni dëshirën për të punuar drejt arritjes së saj”.

    “Mos u frikësoni nga mendimet e njerëzve të tjerë. Vetëm mediokriteti është i sigurt në vetvete, prandaj merrni rreziqe dhe bëni atë që dëshironi të bëni”.

    “Kurdo që të doni të arrini diçka, mbajini sytë hapur, përqendrohuni dhe sigurohuni që e dini saktësisht se çfarë dëshironi. Askush nuk mund të arrijë objektivin me sy të mbyllur”./KultPlus.com

      Alban Muja, mes fituesve të Festivalit të Sarajevës me ‘I Believe the Portrait Saved Me’

      ‘Wind, Talk to Me’ dhe ‘Our Time Will Come’ fitojnë çmimet kryesore në Festivalin e Filmit në Sarajevë 2025. Fitues të tjerë në edicionin e 31-të të festivalit në Bosnje dhe Hercegovinë përfshijnë kastin e plotë të filmit ‘Fantasy’, yllin e filmit ‘Yugo Florida’, si dhe regjisorin e ‘Sorella di Clausura’.

      Edicioni i 31-të i Festivalit të Filmit në Sarajevë është përmbyllur të premten, pas shpalljes së fituesve të këtij viti. “The heart of Sarajevo” për filmin më të mirë artistik iu dha filmit “Wind, Talk to Me”, me regji nga Stefan Đorđević, ndërsa Our Time Will Come” i Ivette Löcker fitoi çmimin për dokumentarin më të mirë të gjatë.

      Duke përzier trillimin me dokumentarin, “Wind, Talk to Me” ka në rolin kryesor vetë regjisorin serb dhe familjen e tij. “Në film, Stefani ribashkohet me familjen për të festuar ditëlindjen e gjyshes për herë të parë pas vdekjes së nënës së tij,” thuhet në përmbledhje.

      “Kjo rikthim në shtëpi, i shtyrë nga dëshira e Stefanit për të përfunduar një film për nënën e tij dhe përpjekja për të bërë paqe me të kaluarën duke shpëtuar një qen endacak, do të ndezë një udhëtim introspektiv.”

      Në fjalimin e tij të pranimit, Đorđević përmendi trazirat e fundit dhe përplasjet e dhunshme mes protestuesve antiqeveritarë dhe policisë në Serbi, kundër presidentit pro-Moskës Aleksandar Vučić dhe qeverisë së tij, që ndodhen nën presion të madh. Protestat paqësore filluan në nëntor, pasi shembja e një stacioni hekurudhor shkaktoi vdekjen e 16 personave, ndërsa kritikët fajësuan korrupsionin dhe shkurtimet e buxhetit. Ditët e fundit, situata u përshkallëzua në dhunë, ndërsa mbështetësit e presidentit dhe të qeverisë organizuan kundër-protesta dhe policia speciale u vendos në terren.

      Ia dedikoj këtë çmim nënës sime, por edhe të gjitha nënave në Serbi që rrinë zgjuar gjithë natën duke u shqetësuar për fëmijët e tyre në rrugë, të cilët po rrihen brutalisht dhe po arrestohen,” tha regjisori në lidhje me çmimin që mori në Sarajevë për filmin më të mirë artistik.

      Filmi Our Time Will Come, për të cilin regjisorja foli për The Hollywood Reporter më herët gjatë javës, ndjek një çift ndërracial për një vit.
      “Siaka nga Gambia dhe gruaja e tij Victoria janë kthyer në ‘atdheun’ e tyre të adoptuar, Austri, për të ndërtuar një jetë të qëndrueshme dhe për të krijuar një familje,” thuhet në përmbledhjen e filmit.
      “Të dy investojnë shumë energji për të arritur një utopi të përbashkët, por dallimet kulturore mbeten të mëdha, strukturat shoqërore të pandryshueshme, dhe e kaluara dhe traditat e tyre janë po aq të vështira për t’u lënë pas.”

      Ivana Mladenović u nderua me çmimin për regjinë më të mirë për filmin Sorella di Clausura.
      Gjithashtu, çmimi për aktoren dhe aktorin më të mirë iu dha:

      Kastit të aktoreve të filmit Fantasy, me regji nga Kukla – Sarah Al Saleh, Aline Juhart, Mina Milovanović dhe Mia Skrbinac

      dhe Andrija Kuzmanović për rolin e tij në Yugo Florida.

      Katër seksionet garuese të festivalit – për filma artistikë, dokumentarë, të shkurtër dhe studentorë – shfaqën gjithsej 15 premiera botërore, 6 ndërkombëtare, 28 rajonale dhe 2 kombëtare.
      Në total, 50 filma garuan për çmimet Zemra e Sarajevës.

      Drejtori i Festivalit të Filmit të Sarajevës, Jovan Marjanović, dhe ekipi i tij sollën sërish yjet në kryeqytetin e Bosnjë dhe Hercegovinës. Willem Dafoe, Stellan Skarsgård dhe Ray Winstone morën çmimin nderues Zemra e Nderit e Sarajevës, ashtu si edhe mjeshtri italian Paolo Sorrentino.
      Punët e regjisorëve Ilya Khrzhanovsky (i lindur në Rusi) dhe Paolo Sorrentino u përfshinë gjithashtu në retrospektiva të kuruara gjatë festivalit.

      Të gjithë fituesit e edicionit të 31-të të Festivalit të Filmit në Sarajevë:

      HONORARY HEART OF SARAJEVO
      Willem Dafoe
      Ray Winstone
      Stellan Skarsgård
      Paolo Sorrentino

      HEART OF SARAJEVO FOR BEST FEATURE FILM

      Wind Talk to Me, directed by Stefan Đorđević

      HEART OF SARAJEVO FOR BEST DIRECTOR
      Ivana Mladenović, Sorella di Clausura

      HEART OF SARAJEVO FOR BEST ACTRESS
      Sarah Al Saleh, Aline Juhart, Mina Milovanović, Mia Skrbinac, Fantasy

      HEART OF SARAJEVO FOR BEST ACTOR
      Andrija Kuzmanović, Yugo Florida

      HEART OF SARAJEVO FOR BEST DOCUMENTARY FILM
      Our Time Will Come, directed by Ivette Löcker

      Special Jury Award
      In Hell With Ivo, directed by Kristina Nikolova

      Special Mention
      I Believe the Portrait Saved Me, directed by Alban Muja

      HEART OF SARAJEVO FOR BEST SHORT DOCUMENTARY FILM
      The Men’s Land, directed by Mariam Bakacho Khatchvani

      HEART OF SARAJEVO FOR BEST SHORT FILM
      Winter in March, directed by Natalia Mirzoyan

      Special Mention
      Eraserhead in a Knitted Shopping Bag, directed by Lili Koss

      HEART OF SARAJEVO FOR BEST STUDENT FILM
      Tarik, directed by Adem Tutić

      BEST YOUTH PERSPECTIVES AWARD
      DJ Ahmet, directed by Georgi M. Unkovski

      SPECIAL AWARD FOR PROMOTING GENDER EQUALITY
      God Will Not Help, directed by Hana Jušić

      Projekte të reja të ‘The Beatles Anthology’ do të publikohen këtë vjeshtë

      Fansat e “The Beatles” do të kenë arsye për t’u gëzuar; këtë vjeshtë vijnë përmbajtje të reja nga grupi legjendar, në ekran, në muzikë dhe në botime, sipas AP.

      Sipas një njoftimi zyrtar, “The Beatles Anthology” do të rikthehet “në formën e tij përfundimtare”.

      Dokumentari muzikor i vitit 1995, që tregon udhëtimin e grupit nga ditët në Liverpool deri te fama botërore, është restauruar e remasterizuar dhe do të ketë edhe një episod të nëntë.

      Ky do të publikohet në “Disney” më 26 nëntor.

      Episodi i ri përfshin pamje prapaskenash të Paul McCartney, George Harrison dhe Ringo Starr gjatë viteve 1994-1995, ndërsa punonin për serinë dhe reflektonin mbi jetën e tyre si ” The Beatles”.

      Giles Martin, djali i producentit legjendar George Martin, ka krijuar përzierje të reja audio për shumicën e këngëve të përfshira.

      Më 21 nëntor do të dalë edhe muzika e re, albumi “Anthology 4”,  së bashku me versionet e remasterizuara të tre albumeve të para.

      Albumi i katërt do të përfshijë 13 demo të papublikuara më parë, regjistrime sesioni dhe materiale të rralla.

      Ai do të ketë gjithashtu  versione të reja të hiteve “Free As A Bird” dhe “Real Love”, ndërsa klipi origjinal i “Free As A Bird” është restauruar.

      Më 14 tetor publikohet edhe botimi i 25-vjetorit të librit “The Beatles Anthology”, ku katër anëtarët dhe bashkëpunëtorë të tyre si Neil Aspinall, George Martin dhe Derek Taylor tregojnë historitë e tyre.

      Ndërkohë, fansat përgatiten edhe për katër filma artistikë të drejtuar nga Sam Mendes, ku secili do të fokusohet te një anëtar i  “The Beatles”, Paul Mescal si McCartney, Joseph Quinn si Harrison, Barry Keoghan si Starr dhe Harris Dickinson si Lennon. /atsh/ KultPlus.com

      ❌