❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Presidenti Begaj pret Këshillat Ndërfetarë të Europës: Diktatura shembi objektet e kultit, por nuk zhbëri besimin e shqiptarëve në Zot

✇Albeu
By: V K

KĂ«tĂ« tĂ« hĂ«nĂ«, Presidenti i RepublikĂ«s, Bajram Begaj, priti pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« KĂ«shillave NdĂ«rfetarĂ« tĂ« EvropĂ«s, tĂ« cilĂ«t ndodhen nĂ« TiranĂ« nĂ« kuadĂ«r tĂ« Forumit Evropian “Shared Sacred Flourishing”.

Kreu i shtetit, gjatë takimit, vlerësoi rëndësinë e forumit për forcimin e dialogut ndërfetar dhe promovimin e paqes, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit mes komuniteteve fetare në Evropë.

Begaj deklaroi se Shqipëria përbën një model të harmonisë, bashkëjetesës ndërfetare dhe mikpritjes, duke i cilësuar këto si pjesë të identitetit kombëtar.

“ShqipĂ«ria pĂ«rbĂ«n njĂ« model tĂ« harmonisĂ«, bashkĂ«jetesĂ«s ndĂ«rfetare si dhe mikpritjes. KĂ«to vlera janĂ« pjesĂ« e identitetit tonĂ« dhe uroj qĂ«, gjatĂ« qĂ«ndrimit tuaj, t’i prekni nga afĂ«r”, u shpreh Presidenti gjatĂ« bashkĂ«bisedimit me pĂ«rfaqĂ«suesit e KĂ«shillave NdĂ«rfetarĂ«.

Gjithashtu, Begaj u ndal edhe te periudha e diktaturës komuniste, gjatë së cilës Shqipëria u shpall vend ateist dhe objektet e kultit u shembën ose iu ndryshua funksioni.

“MegjithĂ«se regjimi diktatorial e shpalli ShqipĂ«rinĂ« vendin e parĂ« ateist nĂ« botĂ«, shembi objektet e kultit apo ndryshoi destinacionin e tyre, ai nuk arriti dot tĂ« zhbĂ«nte besimin e shqiptarĂ«ve nĂ« Zot”, deklaroi Begaj.

Presidenti vlerësoi rolin e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, në promovimin e dialogut dhe bashkëpunimit mes komuniteteve fetare.

Sipas tij, në një kohë kur bota përballet me polarizim, konflikte dhe sfida të shumta, dialogu ndërfetar mbetet një mjet i rëndësishëm për ndërtimin e besimit, solidaritetit dhe paqes.

Begaj theksoi se Shqipëria do të vijojë të japë kontributin e saj, duke promovuar modelin e harmonisë fetare dhe bashkëjetesës paqësore.

The post Presidenti Begaj pret Këshillat Ndërfetarë të Europës: Diktatura shembi objektet e kultit, por nuk zhbëri besimin e shqiptarëve në Zot appeared first on Albeu.com.

Aksident në aksin Milot-Rrëshen/ Automjeti përplaset me kamionin, raportohet për katër të plagosur

✇Albeu
By: V K

Paraditen e sotme, një tjetër aksident është regjistruar në segmentin Milot-Rrëshen, pranë Rubikut.

Një automjet është përplasur me një kamion, ndërsa si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur katër persona.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

 

 

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

 

The post Aksident në aksin Milot-Rrëshen/ Automjeti përplaset me kamionin, raportohet për katër të plagosur appeared first on Albeu.com.

Protestuesit “armatosen” me vezĂ«, shkruajnĂ« nĂ« to emrin e kryeministrit Rama dhe tĂ« zyrtarĂ«ve tĂ« tjerĂ« (FOTOT)

✇Albeu
By: V K

QytetarĂ«t janĂ« mbledhur pĂ«rpara Kuvendit, ndĂ«rsa pritet qĂ« tĂ« nisĂ« seanca plenare e parashikuar nĂ« orĂ«n 12:00. Ata janĂ« “armatosur” me vezĂ« pĂ«r tĂ« shĂ«njestruar deputetĂ«t qĂ« do tĂ« hyjnĂ« brenda institucionit.

Në to kanë shënuar edhe emrat e tyre.

Në disa foto, shihet se është shkruar emri i kryeministrit Edi Rama, i Anila Denajt dhe zyrtarëve të tjerë.

 

The post Protestuesit “armatosen” me vezĂ«, shkruajnĂ« nĂ« to emrin e kryeministrit Rama dhe tĂ« zyrtarĂ«ve tĂ« tjerĂ« (FOTOT) appeared first on Albeu.com.

“Do tĂ« spastroja etnikisht KosovĂ«n”/ Opozita propozon dĂ«nimin e thirrjeve tĂ« ministres serbe, socialistĂ«t nĂ« Komisionin e JashtĂ«m votojnĂ« kundĂ«r

✇Albeu
By: V K

Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë mbajtur një qëndrim të fortë kundër deklaratave të ministres serbe, e cila deklaroi se Kosova do të duhej të ishte spastruar etnikisht.

Albana Vokshi, teksa akuzoi mazhorancën për mungesën e një qëndrimi të qartë kundër këtyre deklaratave, e ftoi atë të rishikojë qëndrimin dhe të miratojë rezolutën që e mban pezull prej disa vitesh, ku dënohen krimet serbe.

“Patriotizmi nuk Ă«shtĂ« retorikĂ« politike, por qĂ«ndrime dhe akte dinjitoze nĂ« mbrojtje tĂ« qytetarĂ«ve”, tha Vokshi.

Në këtë frymë opozita i propozoi Komisionit edhe daljen me një deklaratë kundër ministres serbe dhe nisjen e procedurave për dënimin ndërkombëtar të saj për shkak të evokimit të gjenocidit të Millosheviçit, propozim ky që u rrezua nga ana e mazhorances.

Deklarata e propozuar:

Komisioni pĂ«r EvropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme, shqyrtoi me shqetĂ«sim dhe revoltĂ« tĂ« thellĂ« deklaratat e bĂ«ra publikisht nga ministrja e QeverisĂ« sĂ« SerbisĂ«, Snezhana Paunoviç, e cila u shpreh se, “po tĂ« ishte nĂ« vendin e Sllobodan Millosheviçit nĂ« vitin 1998, do tĂ« kishte kryer spastrim etnik nĂ« KosovĂ«â€.

Si Komisioni përgjegjës për politikën e jashtme në Kuvend, shpreh qëndrimin e mëposhtëm dhe deklaron qëllimin e tij për të ndjekur këto drejtime veprimi:

1. Komisioni dënon në mënyrë të prerë dhe ashpërsisht këto deklarata, të cilat përbëjnë lavdërim të hapur të një prej krimeve më të rënda kundër njerëzimit, spastrimit etnik në Kosovë, dhe shpërfaqin nostalgji të neveritshme për politikat e regjimit të Millosheviçit, të dënuar nga Tribunali Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

2. Komisioni rikujton dhe dĂ«non vendosmĂ«risht krimet e kryera nga regjimi i Millosheviçit dhe forcat paramilitare serbe kundĂ«r popullsisĂ« civile shqiptare tĂ« KosovĂ«s gjatĂ« viteve 1998–1999, masakrat, dĂ«bimet masive tĂ« mbi 800 mijĂ« shqiptarĂ«ve, dhunimet sistematike, djegien e fshatrave, krime tĂ« dokumentuara nga Tribunali i HagĂ«s dhe tĂ« regjistruara pĂ«rgjithmonĂ« nga historia dhe drejtĂ«sia ndĂ«rkombĂ«tare si pjesĂ« e njĂ« fushate kriminale spastrimi etnik ndaj popullit shqiptar.

3. Komisioni përkulet me nderimin më të thellë përpara kujtimit të martirëve dhe dëshmorëve të Kosovës, civilë, gra, fëmijë e pleq, si dhe luftëtarë të rënë në mbrojtje të lirisë e mbijetesës së kombit, dhe shpreh mirënjohje ndaj heronjve të gjallë, ish-luftëtarëve, të mbijetuarve dhe familjeve të viktimave, që me sakrificën e tyre kanë ruajtur të vërtetën historike dhe kanë kontribuar pakthyeshmërisht në ndërtimin e Republikës së Kosovës si shtet i lirë e sovran.

4. Komisioni vlerëson se çdo deklaratë që lavdëron, minimizon apo relativizon këto krime përbën fyerje të rëndë ndaj kujtimit të viktimave dhe nxitje të rrezikshme ringjallëse të ideologjive gjenocidale në rajon, dhe shpreh solidaritet të plotë me Republikën e Kosovës, duke përshëndetur vendimin e autoriteteve kosovare për të shpallur ministren Paunoviç persona non grata, si dhe qëndrimet e ShBA, Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian ndaj deklaratës së saj.

4/1 Komisioni vlerëson se deklarata e ministres Paunoviç minojnë frymën e bashkëpunimit dhe të mirëkuptimit ndërmjet popujve të rajonit, duke rihapur plagë historike dhe duke dëmtuar besimin e ndërtuar përmes proceseve të dialogut rajonal.

4/2 Gjithashtu kjo retorike minon rrugën e integrimit evropian të Serbisë, pasi bie ndesh me vlerat themelore mbi të cilat ngrihet Bashkimi Evropian dhe me kriteret politike të kërkuara për vendet kandidate, përfshirë respektimin e të drejtave të njeriut dhe të kaluarës historike

4/3 Komisioni i kërkon Kuvendit miratimin e projektrezolutës së propozuar nga Partia Demokratike për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë, si shprehje e unitetit përtej ndarjeve politike në mbrojtje të kujtesës kombëtare.

5. Komisioni i kërkon Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të shpallë ministren Snezhana Paunoviç persona non grata, duke i ndaluar hyrjen dhe tranzitimin në territorin shqiptar.

6. Komisioni nxit qeverinë shqiptare për të eksploruar rrugët ligjore ndaj Ministres Paunoviç, dhe referimin e saj për nxitje publike të spastrimit etnik/gjenocidit, parashikuar në nenin III, pika c, të Konventës së OKB-së për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit (1948).

7. Komisioni i bën thirrje Qeverisë së Serbisë të distancohet publikisht dhe pa mëdyshje nga këto deklarata, të marrë masa të menjëhershme institucionale ndaj çdo zyrtari që promovon ideologji të tilla, dhe të përballet sinqerisht me të kaluarën, si kusht themelor për besueshmërinë e proceseve të normalizimit rajonal dhe integrimit evropian.

8.Komisioni për Punët e Jashtme rithekson se e vërteta historike dhe kujtesa e viktimave janë të panegociueshme, se nderimi ndaj martirëve e heronjve të Kosovës mbetet detyrim moral e kombëtar i përhershëm për gjithë shqiptarët, dhe se paqja rajonale mund të ndërtohet vetëm mbi ndarjen e vërtetë e të pakthyeshme nga politikat konfliktuale e gjenocidale të së kaluarës.

9. Komisioni deklaron gatishmërinë e tij në mbrojtje të parimeve të fqinjësisë së mirë, dialogut konstruktiv dhe reciprocitetit mbi të cilat bazohet paqja, stabiliteti dhe bashkëjetesa në Ballkanin Perëndimor.

The post “Do tĂ« spastroja etnikisht KosovĂ«n”/ Opozita propozon dĂ«nimin e thirrjeve tĂ« ministres serbe, socialistĂ«t nĂ« Komisionin e JashtĂ«m votojnĂ« kundĂ«r appeared first on Albeu.com.

Spanja shpĂ«rblehet pas triumfit nĂ« BotĂ«ror/ Çdo lojtar pritet tĂ« pĂ«rfitojĂ« kĂ«tĂ« bonus marramendĂ«s

✇Albeu
By: V K

Triumfi i Spanjës në Botëror nuk sjell vetëm trofeun e dytë në histori për kombëtaren, por edhe një shpërblim të konsiderueshëm financiar për lojtarët.

Pas fitores ndaj Argjentinës në finale, futbollistët e La Roja pritet të përfitojnë një bonus rekord nga suksesi në turne.

FIFA do t’i akordojĂ« FederatĂ«s MbretĂ«rore Spanjolle tĂ« Futbollit (RFEF) 50 milionĂ« dollarĂ«, shumĂ« e lidhur me pjesĂ«marrjen dhe fitimin e KupĂ«s sĂ« BotĂ«s.

Sipas marrëveshjes mes kapitenëve të ekipit dhe Federatës, 45% e kësaj shume do të shkojë për bonuset e lojtarëve. Kjo përqindje përllogaritet në rreth 19.67 milionë euro.

Shuma do të ndahet mes 26 futbollistëve të grumbulluar në kombëtare, duke sjellë një përfitim prej afërsisht 756 mijë euro bruto për secilin lojtar.

Ky sukses pĂ«rfaqĂ«son njĂ« moment tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r SpanjĂ«n, e cila fitoi titullin e dytĂ« botĂ«ror pas atij tĂ« vitit 2010. PĂ«rveç arritjes sportive, triumfi sjell edhe tĂ« ardhura tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r FederatĂ«n, e cila do t’i pĂ«rdorĂ« fondet edhe pĂ«r mbulimin e shpenzimeve tĂ« pjesĂ«marrjes nĂ« turne.

The post Spanja shpĂ«rblehet pas triumfit nĂ« BotĂ«ror/ Çdo lojtar pritet tĂ« pĂ«rfitojĂ« kĂ«tĂ« bonus marramendĂ«s appeared first on Albeu.com.

Kontroll, kërcënime dhe abuzime, rrëfimi tronditës i ish-asistentes së Jeffrey Epstein

✇Albeu
By: V K

Një grua që pretendon se ka punuar si asistente e financierit amerikan Jeffrey Epstein ka rrëfyer për BBC detaje nga vitet që, sipas saj, ka kaluar nën ndikimin e tij, duke e përshkruar marrëdhënien me të si një sistem të ndërtuar mbi kontrollin psikologjik, emocional dhe financiar.

Gruaja, e identifikuar me pseudonimin Anya për të ruajtur identitetin e saj, thotë se jetoi për disa vite në një nga apartamentet e Epstein në Manhattan, ku qëndronin edhe gra të tjera që punonin pranë tij.

Sipas dëshmisë së saj, pak ditë pas vdekjes së Epstein në vitin 2019, vëllai i tij Mark Epstein i kërkoi të largohej nga apartamenti. Mark Epstein ka mohuar më herët se kishte pasur dijeni për aktivitetet kriminale të të vëllait.

Anya thotë se ende po përpiqet të kuptojë atë që ka përjetuar gjatë viteve nën ndikimin e financierit. Ajo e përshkruan kontrollin e tij si një formë abuzimi që nuk ishte gjithmonë e dukshme.

“Ende po pĂ«rpiqem tĂ« pajtohem me faktin se jam abuzuar pĂ«r vite me radhĂ«. ZinxhirĂ«t nuk ishin tĂ« dukshĂ«m, por ishin aty”, ka rrĂ«fyer ajo.

Sipas saj, Epstein kishte krijuar një rreth të ngushtë grash që vareshin prej tij në shumë aspekte të jetës dhe vendimet e tyre kontrolloheshin prej tij.

“Ai ishte si udhĂ«heqĂ«si i njĂ« sekti. Gjithçka sillej rreth tij”, Ă«shtĂ« shprehur Anya.

Ajo tregon se gjithçka nisi kur ishte modele në Evropë. E lindur në Rusi dhe e rritur në një familje që i jepte rëndësi arsimit, ajo kishte ndërtuar një karrierë në industrinë e modës dhe kishte punuar për marka të njohura si Fendi dhe Chanel.

Sipas saj, njohja me Epstein erdhi përmes skautit të modeleve Daniel Siad, i cili i kishte premtuar mundësi të reja në botën e modës. Në atë kohë, Anya mendonte se po përballej me një mundësi të rëndësishme profesionale.

“MĂ« parĂ« pyesja veten çfarĂ« do tĂ« kishte ndodhur nĂ«se nuk do tĂ« kisha hyrĂ« atĂ« ditĂ« nĂ« agjenci. Sot besoj se ishte njĂ« kurth i planifikuar”, ka deklaruar ajo.

Avokati i Daniel Siad ka mohuar më herët se klienti i tij kishte dijeni për aktivitetet kriminale të Epstein.

Takimi i parë mes tyre u zhvillua në apartamentin e Epstein në Paris. Anya thotë se nuk u ndje e kërcënuar, pasi aty ndodheshin edhe gra të tjera. Sipas saj, Epstein u interesua për jetën personale, familjen dhe ambiciet e saj, duke krijuar përshtypjen se e kuptonte dhe e mbështeste.

Ajo rrëfen se për muaj me radhë ai e mbajti të lidhur përmes premtimeve për mundësi në industrinë e modës, ndërsa njëkohësisht kontrollonte mënyrën e paraqitjes së saj dhe i bënte komente për pamjen fizike.

Sipas dëshmisë së saj, për afro një vit ajo u përpoq të arrinte standardet që Epstein kërkonte për trupin e saj, duke besuar se kjo do ta ndihmonte në karrierë.

Më vonë, ajo zbuloi se disa prej premtimeve për kontrata modelingu nuk kishin qenë reale dhe se ishte mbajtur me shpresa të rreme.

“E kuptova se gjithçka kishte qenĂ« njĂ« manipulim shumĂ« i sofistikuar”, Ă«shtĂ« shprehur ajo.

Anya rrëfen gjithashtu se pas një takimi me Epstein në Palm Beach, ku ai po vuante një dënim të mëparshëm, ajo përjetoi një situatë që e përshkruan si abuzim seksual. Sipas saj, reagimet e njerëzve përreth e bënë të dyshonte edhe te përjetimi i saj.

Ajo thotë se pikërisht kjo pasiguri dhe manipulimi emocional ishin ndër faktorët që e mbajtën të lidhur me Epstein për një kohë të gjatë.

The post Kontroll, kërcënime dhe abuzime, rrëfimi tronditës i ish-asistentes së Jeffrey Epstein appeared first on Albeu.com.

Aksident në aksin Rrëshen-Skuraj/ Policia jep detaje: 7 persona të plagosur, mes tyre dy të mitur

✇Albeu
By: V K

Policia ka dhĂ«nĂ« informacion zyrtar lidhur me aksidentin e regjistruar paraditen e kĂ«saj tĂ« diele nĂ« aksin RrĂ«shen–Skuraj, nĂ« vendin e quajtur Fang, ku dy automjete u pĂ«rplasĂ«n me njĂ«ri-tjetrin.

Sipas njoftimit paraprak të uniformave blu, nga përplasja kanë mbetur të dëmtuar drejtuesit e mjeteve dhe pesë pasagjerë, mes tyre edhe dy të mitur të moshave 12 dhe 9 vjeç.

Të gjithë të lënduarit janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe, sipas bluzave të bardha, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Milot/Informacion paraprak

MĂ« datĂ« 19.07.2026, rreth orĂ«s 11:00, nĂ« aksit rrugor RrĂ«shen–Skuraj, nĂ« vendin e quajtur Fang, automjeti me drejtues shtetasin D. L. Ă«shtĂ« pĂ«rplasur me automjetin tjetĂ«r me drejtues shtetasin A. L.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët Y. L., K. L. dhe A. L., si dhe dy të mitur, 12-vjeç dhe 9-vjeç.

Të dëmtuarit janë transportuar për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

The post Aksident në aksin Rrëshen-Skuraj/ Policia jep detaje: 7 persona të plagosur, mes tyre dy të mitur appeared first on Albeu.com.

I nxehti ekstrem, temperaturat deri në 43°C! Ja kur merr fund vala përvëluese

✇Albeu
By: V K

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Ballkanin Perëndimor do të vijojë edhe në ditët e para të javës, duke sjellë temperatura ekstremisht të larta që në disa zona pritet të arrijnë deri në 43 gradë Celsius.

Sipas parashikimeve meteorologjike, e hëna do të shënojë temperatura maksimale prej 40-41°C, ndërsa të martën termometri mund të ngjitet në 41-42°C, me vlera lokale që mund të prekin edhe 43°C. Edhe e mërkura do të mbetet nën ndikimin e të nxehtit intensiv.

Megjithatë, nga e enjtja, më 23 korrik, sinoptikanët parashikojnë një ndryshim të situatës atmosferike. Depërtimi i masave më të freskëta të ajrit pritet të sjellë ulje të temperaturave, ndërsa në disa zona të Ballkanit jugperëndimor mund të ketë reshje shiu dhe stuhi të izoluara.

Evropa po përjeton një nga verat më të nxehta të viteve të fundit. Temperaturat rekord kanë goditur veçanërisht vendet e rajonit, ndërsa që nga muaji qershor raportohet se mbi 12 mijë persona kanë humbur jetën në kontinent si pasojë e valëve ekstreme të të nxehtit.

The post I nxehti ekstrem, temperaturat deri në 43°C! Ja kur merr fund vala përvëluese appeared first on Albeu.com.

U nda nga jeta në moshën 40-vjeçare, përcillet mes lotëve për në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

✇Albeu
By: V K

Përcillet për në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti, i cili u nda në mënyrë të parakohshme nga jeta ditën e djeshme, pas një aksidenti tragjik rrugor në Vlorë.

Pas homazheve nĂ« teatrin “Petro Marko” tĂ« qytetit, ku nuk munguan mijĂ«ra qytetarĂ«, miq, kolegĂ«, tĂ« afĂ«rm dhe deri kryeministri Edi Rama, rreth oprĂ«s 14:00, gazetarit kurajoz tĂ« News24 iu dha lamtumira e fundit, duke e pĂ«rcjellĂ« pĂ«r nĂ« banesĂ«n e fundit.

Gazetari Enrik Mehmeti, humbi jetën pasditen e së shtunës, në moshën 40-vjeçare, pas një aksideti me motor në plazhin e Porto Novës, në Zvërnec.

Gazetari Enrik Mehmeti ka raportuar ngjarjet nga qarku i Vlorës. Për vite me radhë, Mehmeti ishte fytyra dhe zëri që solli në ekranin e News24 ngjarjet më të rëndësishme të jugut të vendit, nga kronika e zezë te operacionet policore, zhvillimet sociale, politike dhe turistike.

Ai njihej për praninë e menjëhershme në vendngjarje, raportimet ekskluzive dhe këmbënguljen për të sjellë informacionin e verifikuar, edhe në situata të vështira.

Ai iu bashkua News24 që në ditët e para të themelimit të televizionit, duke raportuar me përkushtim dhe profesionalizëm për ngjarjet e ndodhura në qytetin e Vlorës, nga kronika e zezë, operacionet e bujshme policore, problematikat sociale, turizmi etj.,

Më herët edhe kreu i PD, Sali Berisha dhe Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Blushi dhanë mesazhet e ngushëllimit në rrjetet sociale.

 

The post U nda nga jeta në moshën 40-vjeçare, përcillet mes lotëve për në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti appeared first on Albeu.com.

I quajti “qenie tĂ« pĂ«shtira”, Lutfi Dervishi: Patronazhisti fut hundĂ«t nĂ« jetĂ«n private tĂ« shqiptarĂ«ve, ua studion hallet dhe frikĂ«rat dhe i shndĂ«rron nĂ« monedhĂ« shkĂ«mbimi pĂ«r njĂ« votĂ«!

✇Albeu
By: V K

Me anĂ« tĂ« njĂ« shkrimi tĂ« publikuar nĂ« rrjetet sociale, analisti i njohur Lutfi Dervishi, ka reaguar pas debatit tĂ« krijuar nga deklarata e tij pĂ«r patronazhistĂ«t, tĂ« cilĂ«t i cilĂ«soi si “qenie tĂ« pĂ«shtira”, duke sqaruar arsyet e kĂ«tij qĂ«ndrimi.

Dervishi bëri një krahasim mes personit që hap varre dhe patronazhistit, duke argumentuar se ndërsa i pari kryen një punë të vështirë dhe të dhimbshme, i dyti, sipas tij, ndërhyn në jetën private të qytetarëve dhe i përdor nevojat e tyre për interesa politike.

“Patronazhisti fut hundĂ«t nĂ« jetĂ«n private tĂ« njerĂ«zve, mbledh tĂ« dhĂ«nat e tyre personale, ua studion hallet, frikĂ«rat dhe varĂ«sitĂ«, pastaj i shndĂ«rron tĂ« gjitha nĂ« monedhĂ« shkĂ«mbimi pĂ«r njĂ« votĂ«. U kĂ«rkon punonjĂ«sve tĂ« administratĂ«s lista me familjarĂ« e tĂ« afĂ«rm, duke ua matur besnikĂ«rinĂ« politike me numra dhe jo me dinjitet”, shkroi Dervishi.

POSTIMI I PLOTË:

Sqarim pĂ«r “qenien e pĂ«shtirĂ«â€

Kanuni i LekĂ« Dukagjinit thotĂ« se ka punĂ« pĂ«r tĂ« cilat nuk thuhet kurrĂ« “puna e mbarĂ«â€. NjĂ«ra prej tyre, e njohur prej shekujsh, Ă«shtĂ« hapja e varreve.

PikĂ«risht kjo traditĂ« mĂ« erdhi nĂ« mendje kur dikush mĂ« pyeti sot pse i kam quajtur patronazhistĂ«t “qenie tĂ« pĂ«shtira”. PĂ«r mua, nĂ« fakt, ekzistojnĂ« vetĂ«m dy kategori njerĂ«zish qĂ« nuk e meritojnĂ« kĂ«tĂ« urim: ai qĂ« hap varre dhe patronazhisti.

Dikush mund tĂ« thotĂ« se krahasimi Ă«shtĂ« i padrejtĂ«. VarrmihĂ«si kryen njĂ« punĂ« tĂ« nevojshme, ndĂ«rsa patronazhisti thjesht bĂ«n fushatĂ«, si gjithkush tjetĂ«r nĂ« politikĂ«. Por dallimi Ă«shtĂ« i madh: varri hapet pĂ«r atĂ« qĂ« s’mund ta shmangĂ«sh, vdekjen; patronazhisti tĂ« hap derĂ«n e poshtĂ«rimit. I pari kryen njĂ« rit tĂ« dhimbshĂ«m mbi tĂ« vdekurit. I dyti kryen njĂ« proces degradues mbi tĂ« gjallĂ«t, duke i trajtuar sikur tĂ« ishin numra, jo njerĂ«z.

Patronazhisti fut hundët në jetën private të njerëzve, mbledh të dhënat e tyre personale, ua studion hallet, frikërat dhe varësitë, pastaj i shndërron të gjitha në monedhë shkëmbimi për një votë. U kërkon punonjësve të administratës lista me familjarë e të afërm, duke ua matur besnikërinë politike me numra e jo me dinjitet.

Dhe nuk e bën këtë për bindje ideologjike apo për të përhapur një filozofi politike. Nuk e bën nga idealizmi, por nga interesi i ngushtë person. E bën për të siguruar një vend pune në shtet, një ngritje në karrierë, një tender, një emërim, një favor për veten ose për të afërmit. Pikërisht ky është degradimi më i madh: kur dinjiteti i tjetrit shitet për përfitimin tënd.

Ka profesione të rënda e të rëndomta që i shërbejnë shoqërisë dhe meritojnë respekt maksimal. Varrmihësi e ka fituar këtë respekt. Varrmihësi është njeri. Patronazhisti është qenie e pështirë.

The post I quajti “qenie tĂ« pĂ«shtira”, Lutfi Dervishi: Patronazhisti fut hundĂ«t nĂ« jetĂ«n private tĂ« shqiptarĂ«ve, ua studion hallet dhe frikĂ«rat dhe i shndĂ«rron nĂ« monedhĂ« shkĂ«mbimi pĂ«r njĂ« votĂ«! appeared first on Albeu.com.

Plazhet pa vrojtues/ Pushuesit të shqetësuar në Durrës, apel prindërve: Mos i lini fëmijët vetëm

✇Albeu
By: V K

Në kulmin e sezonit turistik, një nga problematikat më shqetësuese në vijën bregdetare të Vlorës mbetet mungesa e vrojtuesve të plazhit.

Si nĂ« plazhet publike ashtu edhe nĂ« ato private, kullat e vrojtimit janĂ« bosh. NĂ« shumĂ« raste, ato pĂ«rdoren nga pushuesit thjesht si vende pĂ«r t’u ulur ose pĂ«r tĂ« gjetur pak hije, ndĂ«rsa personeli qĂ« duhet tĂ« garantojĂ« sigurinĂ« nĂ« det mungon.

Të moshuarit, të cilët frekuentojnë çdo ditë këtë plazh publik, kërkojnë që siguria të mos mbetet vetëm në tabela paralajmëruese, por të garantohet me praninë e vrojtuesve të trajnuar.

Kjo situatë përsëritet prej vitesh në vijën bregdetare të Vlorës, ndonëse legjislacioni parashikon që stacionet e plazhit të jenë të pajisura me vrojtues të certifikuar.

The post Plazhet pa vrojtues/ Pushuesit të shqetësuar në Durrës, apel prindërve: Mos i lini fëmijët vetëm appeared first on Albeu.com.

U nda nga jeta nĂ« moshĂ«n 40-vjeçare/ Nisin homazhet nĂ« teatrin “Petro Marko” nĂ« VlorĂ«, nĂ« nder tĂ« gazetarit Enrik Mehmeti

✇Albeu
By: V K

Homazhet pĂ«r gazetarin Enrik Mehmeti, i cili humbi jetĂ«n tragjikisht mbrĂ«mjen e djeshme si pasojĂ« e njĂ« aksidenti rrugor, po zhvillohen nĂ« teatrin “Petro Marko”, nĂ« VlorĂ«. Mehmeti u shuan nĂ« moshĂ«n 40-vjeçare, ndĂ«rsa la pas njĂ« karrierĂ« tĂ« gjatĂ« nĂ« media dhe televizion. Homazhet nĂ« nderim tĂ« gazetarit do tĂ« mbahen nga ora 12:00-14:00, ndĂ«rsa pĂ«rcjellja pĂ«r nĂ« banesĂ«n e fundit do tĂ« bĂ«het nĂ« orĂ«n 14:00.

Në homazhe kanë marrë pjesë miq, të afërm, kolegë dhe kryeministri i vendit, Edi Rama. Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe Policia e Vlorës, e cila përmes një njoftimi zyrtar bëri me dije se aksidenti ka ndodhur në zonën e Dajlanit, në bregdet dhe jashtë zonës rrugore.

Dyshohet se gazetari ka humbur kontrollin e një motomjeti me katër rrota, i cili më pas është përmbysur. Si pasojë e përmbysjes, ai ka pësuar dëmtime të rënda trupore. Në motomjet ndodhej si pasagjer edhe një 18-vjeçar, i cili ka pësuar dëmtime të lehta pa probleme për jetën. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen të gjitha veprimet procedurale në vendngjarje për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të kësaj ngjarjeje aksidentale.

The post U nda nga jeta nĂ« moshĂ«n 40-vjeçare/ Nisin homazhet nĂ« teatrin “Petro Marko” nĂ« VlorĂ«, nĂ« nder tĂ« gazetarit Enrik Mehmeti appeared first on Albeu.com.

FIFA jep dritën jeshile për Argjentinën? Ndizet finalja me propozimin e fundit që thyen rregullat

✇Albeu
By: V K

Lojtarët e Argjentinës, mund të hapin mesazhe ku pretendojnë se Ishujt Falkland i përkasin atyre, nëse fitojnë Botërorin.

Ky raportim vjen nga “Sky Sport”.

Grupi i posaçëm i punës për FIFA-n në Shtëpinë e Bardhë e dha dritën jeshile. Drejtuesit i grupit, Andrju Xhuliani, beson se lojtarët argjentinas gëzojnë të drejtën të shprehin mendimin e tyre.

“Malvinas janĂ« argjentinase”, ishte mesazhi i hapur pas eliminimit tĂ« AnglisĂ«. Ky veprim u pa si politik dhe madje kishte mendime se FIFA do tĂ« marrĂ« masa.

FIFA ndërkohë ka vendosur që ta gjykojë si episod pas këtij Botërori. Më parë ndërkohë janë parë edhe pezullime me raste të ngjashme.

The post FIFA jep dritën jeshile për Argjentinën? Ndizet finalja me propozimin e fundit që thyen rregullat appeared first on Albeu.com.

Treg i huaj për vajin e ullirit/ Fermerët ankohen se nuk kanë shitur ende atë të vitit të kaluar, detyrohen ta shesin jashtë

✇Albeu
By: V K

Edhe pse kanë mbetur rreth dy muaj nga nisja e sezonit të ri të vjeljes së ullirit, shumë fermerë në qarkun e Fierit ende nuk kanë arritur të shesin vajin e ullirit të prodhuar vitin e kaluar.

Hasan Hasani, fermer 82-vjeçar nga Frakulla, prej shtatë vitesh kultivon rreth 600 rrënjë ullinj të certifikuar për prodhim bio. Pavarësisht cilësisë së lartë të produktit, ai thotë se nuk gjen treg për vajin që prodhon.

Në mungesë të pikave të grumbullimit në zonë, fermerët detyrohen ta shesin vajin jashtë vendit, duke paguar rreth 1 euro për litër vetëm për transportin. Sipas tyre, në këtë mënyrë tregtimi nuk pajisen as me faturë tatimore.

Edhe përpunuesit e vajit të ullirit konfirmojnë vështirësitë që po kalon sektori. Sipas Viktor Pajës, shumë fermerë në zonën e Mallakastrës kanë lënë ullishtet pa kujdesin e duhur dhe rrezikojnë të mos e vjelin prodhimin këtë vit, pasi ende nuk kanë shitur vajin e sezonit të kaluar.

Një nga arsyet kryesore është konkurrenca e vajit të importit, i cili, megjithëse shpesh me cilësi më të ulët, shitet me çmime që e bëjnë të vështirë konkurrimin e prodhimit vendas.

Fermerët kërkojnë që shteti të ndërhyjë si rregullator i tregut, duke mbështetur prodhimin vendas dhe duke krijuar mekanizma më efektivë për shitjen e vajit të ullirit.

Sipas të dhënave të databazës së Kombeve të Bashkuara për tregtinë ndërkombëtare, Shqipëria importoi gjatë vitit 2024 rreth 721.5 ton vaj ulliri, një sasi që, sipas prodhuesve vendas, ka ndikuar drejtpërdrejt në vështirësitë e tyre për të gjetur treg.

The post Treg i huaj për vajin e ullirit/ Fermerët ankohen se nuk kanë shitur ende atë të vitit të kaluar, detyrohen ta shesin jashtë appeared first on Albeu.com.

Ndeshja e fundit, Lionel Mesi prek me fjalët për Argjentinën para finales: Askush nuk mund ta fshijë!

✇Albeu
By: V K

Ylli i futbollit Lionel Mesi, pritet tĂ« luajĂ« sot ndeshjen e fundit me ArgjentinĂ«n nĂ« njĂ« BotĂ«ror. Ëndrra Ă«shtĂ« pĂ«r tĂ« fituar pĂ«r herĂ« tĂ« dytĂ«, pikĂ«risht trofeun mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m tĂ« futbollit.

Disa orë para ndeshjes me Spanjën, Mesi ka shkruar një letër motivuese. Argjentinasi duket mjaft i karikuar duke larguar edhe presionin nga skuadra.

“Pjesa mĂ« e bukur e gjithĂ« kĂ«tyre viteve nuk kanĂ« qenĂ« vetĂ«m trofetĂ«, por i gjithĂ« rrugĂ«timi. TĂ« ndaja çdo ditĂ« me kĂ«tĂ« grup, tĂ« konkurronim sĂ« bashku, tĂ« ngriheshim nĂ« momentet e vĂ«shtira dhe tĂ« shijonim çdo hap tĂ« kĂ«tij rrugĂ«timi.

Faleminderit secilit prej shokëve të mi të skuadrës, stafit teknik dhe të gjithë njerëzve që punojnë çdo ditë që kjo lombëtare të vazhdojë të jetë një familje.

ÇfarĂ«do qĂ« tĂ« ndodhĂ« nesĂ«r(sot), ky grup tashmĂ« ka shkruar njĂ« histori qĂ« nuk do ta harrojmĂ« kurrĂ« dhe qĂ« askush nuk do tĂ« mund ta fshijĂ«. Forca Argjentina”, shkruan Mesi. /Panorama Sport

The post Ndeshja e fundit, Lionel Mesi prek me fjalët për Argjentinën para finales: Askush nuk mund ta fshijë! appeared first on Albeu.com.

Bulqizë/ E ngatërroi me kafshë të egër, të shtënat me çifte lënë të plagosur një banor

✇Albeu
By: V K

Një person ka mbetur i plagosur aksidentalisht me armë gjahu në fshatin Vajkal të Bulqizës, pas një incidenti të ndodhur gjatë orëve të natës.

Ngjarja Ă«shtĂ« regjistruar rreth orĂ«s 23:00 nĂ« njĂ« zonĂ« bujqĂ«sore tĂ« fshatit. Sipas tĂ« dhĂ«nave paraprake, personi qĂ« kishte dalĂ« me armĂ« gjahu tip “çifte” ka menduar se nĂ« tokĂ«n e mbjellĂ« ndodheshin kafshĂ« tĂ« egra qĂ« po dĂ«mtonin prodhimet bujqĂ«sore.

Gjatë të shtënave, ai ka kuptuar se nuk kishte pasur përballë një kafshë, por një person, i cili kishte mbetur i plagosur si pasojë e goditjes.

I dëmtuari është dërguar menjëherë në Spitalin e Bulqizës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se gjendja e tij është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.

The post Bulqizë/ E ngatërroi me kafshë të egër, të shtënat me çifte lënë të plagosur një banor appeared first on Albeu.com.

Një javë pas vr*sjes së Edmond Sulës në Bërxullë/ Policia verifikon pista të reja: Sula, bashkëaksioner në një kompani në Maqedoninë e Veriut

✇Albeu
By: V K

Një javë pas vrasjes së Edmond Sulës në Bërxullë, autori i dyshuar i atentatit vijon të mbetet i paidentifikuar. Mënyra e ekzekutimit dhe kujdesi i treguar gjatë ngjarjes e kanë bërë më të vështirë identifikimin e personit që qëlloi ndaj 50-vjeçarit.

Hetuesit e Policisë së Tiranës po vijojnë verifikimin e disa pistave, ndërsa deri tani asnjëra prej tyre nuk ka sjellë një rezultat konkret për zbardhjen e ngjarjes.

E shkuara e Edmond Sulës, i njohur edhe si Ali Sula, dhe konfliktet e mëparshme e kanë zgjeruar rrethin e hetimit. Autoritetet po analizojnë marrëdhëniet e tij personale, aktivitetet ekonomike dhe përplasjet e mundshme që mund të kenë çuar në atentat.

PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, autoritetet shqiptare pritet t’u drejtohen zyrtarisht homologĂ«ve nĂ« MaqedoninĂ« e Veriut, pĂ«r tĂ« marrĂ« mĂ« shumĂ« informacion mbi aktivitetin dhe marrĂ«dhĂ«niet e SulĂ«s nĂ« kĂ«tĂ« kompani.

Paralelisht, hetuesit po shqyrtojnë edhe pista të tjera që lidhen me konfliktet në komunitet, dyshimet për dhënie parash me fajde, si dhe përplasjet e mundshme nga aktiviteti në fushën e pronave.

Puna për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e motivit të vrasjes vijon, ndërsa grupi hetimor po mbledh dhe analizon çdo element që mund të çojë në zbardhjen e atentatit në Bërxullë.

The post Një javë pas vr*sjes së Edmond Sulës në Bërxullë/ Policia verifikon pista të reja: Sula, bashkëaksioner në një kompani në Maqedoninë e Veriut appeared first on Albeu.com.

Rubio kërkon që Kuba të lirojë 700 të burgosur që ai i quan politikë: Regjimi kubanez po shkel të drejtat e njeriut!

✇Albeu
By: V K

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, u bëri thirrje të shtunën autoriteteve kubane të lirojnë 700 të burgosur që ai i përshkroi si politikë, pas mbërritjes në Shtetet e Bashkuara të artistit disident kubanez Luis Manuel Otero Alcantara.

Mediat shkruajnë se ai vuajti një dënim me pesë vjet burg në vend nën regjimin e qeverisë komuniste.

“Ne bĂ«jmĂ« thirrje pĂ«r lirimin e menjĂ«hershĂ«m tĂ« mĂ« shumĂ« se 700 tĂ« burgosurve politikĂ« tĂ« burgosur padrejtĂ«sisht nga regjimi. BashkĂ«sia ndĂ«rkombĂ«tare duhet tĂ« ndalojĂ« sĂ« mbylluri sytĂ« ndaj shkeljeve tĂ« tĂ« drejtave tĂ« njeriut tĂ« kryera nga regjimi kubanez dhe tĂ« bashkohet me ne nĂ« kĂ«rkimin e fundit tĂ« represionit kundĂ«r tyre”, tha shefi i Departamentit tĂ« Shtetit nĂ« njĂ« njoftim pĂ«r shtyp tĂ« lĂ«shuar nga shĂ«rbimet e tij.

The post Rubio kërkon që Kuba të lirojë 700 të burgosur që ai i quan politikë: Regjimi kubanez po shkel të drejtat e njeriut! appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Bie zjarr në një park kombëtar në Gjermani, përfshihen rreth 400 hektarë tokë

✇Albeu
By: V K

Një zjarr i madh pyjor ka rënë në Parkun Kombëtar Muritz, në verilindje të Gjermanisë dhe është përhapur në rreth 400 hektarë tokë. Ai ka vazhduar të djegë një ish-polin stërvitjeje ushtarake, ndërsa qindra personel emergjence janë vendosur për të luftuar flakët, me helikopterë të Bundeswehr që ofrojnë mbështetje ajrore.

Situata është komplikuar nga municionet e pashpërthyera dhe mbetjet e tjera të municioneve në ish-polingun e stërvitjes.

Zyrtarët thanë se municione të kalibrit të madh mbeten në zonë, ndërsa granata antitank janë gjetur edhe më parë në vend.

 

đŸ‡©đŸ‡Ș Im MĂŒritz-Nationalpark in Mecklenburg-Vorpommern brennt ein ehemaliges TruppenĂŒbungsgelĂ€nde auf einer FlĂ€che von 269 Hektar. Rund 375 EinsatzkrĂ€fte versuchen das Feuer von außen einzudĂ€mmen. Wegen alter Munition im Boden können die BrandbekĂ€mpfer nicht direkt an die Flammen
 pic.twitter.com/TNnaodabDB

— Nachrichten (@NewsFokus) July 16, 2026

 

Mediat shkruajnë se nxehtësia nga zjarri ka shkaktuar shpërthime, duke i penguar zjarrfikësit të afrohen te burimi i flakëve. Ekipet po punojnë nga një distancë e sigurt duke përdorur sisteme të specializuara spërkatësish dhe barriera mbrojtëse.

Till Bachhaus, ministri i mjedisit i Mecklenburg-Pomeranisë Perëndimore, tha se shërbimi i zjarrfikësve ishte i bindur se mund ta kontrollonte situatën, që do të thotë se nuk ishte shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Shkaku i zjarrit mbetet i panjohur, ndërsa operacionet e shuarjes së zjarrit pritet të vazhdojnë për disa ditë të tjera. Banorët dhe turistët janë këshilluar të qëndrojnë larg zonës së rrezikshme dhe të shmangin shtigjet e afërta për çiklizëm dhe ecje në natyrë.

The post VIDEO/ Bie zjarr në një park kombëtar në Gjermani, përfshihen rreth 400 hektarë tokë appeared first on Albeu.com.

Mbape dhe Bellingham shkruajnë historinë në Botërorin 2026

✇Albeu
By: V K

Kylian Mbape, zhvilloi një Botëror të jashtëzakonshëm, duke shënuar plot 10 gola, rekordi më i mirë në një edicion të Kupës së Botës në shekullin XXI.

Vetëm legjenda gjermane Gerd Myler, ka realizuar 10 gola në një Botëror të vetëm, në vitin 1970.

Ndërkohë, Xhud Bellingham, ka hyrë në historinë e futbollit anglez me shtatë gola, duke vendosur rekordin absolut për më shumë gola nga një futbollist i Anglisë në një edicion të Kupës së Botës ose Kampionatit Evropian.

The post Mbape dhe Bellingham shkruajnë historinë në Botërorin 2026 appeared first on Albeu.com.

❌