Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Shfaqja e teatrit të Mitrovicës do të merr pjesë në festivalin ndërkombëtar të teatrit në Rumani

Shfaqja “Kontesha Arduini” e teatrit të Mitrovicës “Muharrem Qena” është përzgjedhur për të marrë pjesë në festivalin ndërkombëtar të teatrit, “Festivalul Babel Târgoviște” në Rumani.

Në këtë festival do të marrin pjesë 34 shtete nga të gjitha kontinentet, shkruan Telegrafi.

Në njoftimin e teatrit thuhet se ky është “një mision artistik”.

“Ekipi i Teatrit ‘Muharrem Qena’ nuk po merr vetëm një shfaqje me vete – por gjithë shpirtin e Mitrovicës, historinë tonë, dhe ëndrrat kolektive të një populli që jeton me artin!”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se Rumania po hap dyert për artin dhe krijimtarinë tonë skenike.

“Ju jeni ambasadorët tanë më të mirë – pa pasaporta diplomatike, por me pasaportën më të fortë: ARTIN!”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/

The post Shfaqja e teatrit të Mitrovicës do të merr pjesë në festivalin ndërkombëtar të teatrit në Rumani appeared first on Telegrafi.

Policia në Skenderaj arreston një person të kërkuar me urdhëresë të Gjykatës

Sot në orët e mëngjesit, një person i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës është arrestuar nga policia në Skenderaj.

Përmes njoftimit të Policisë, bëhet e ditur se personi i kërkuar ishte i dënuar nga Gjykata me burgim prej shtatë muajsh për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, shkruan Telegrafi.

“Arrestimi i të kërkuarit është realizuar pasi ndaj tij kishte urdhëresë aktive i cili ishte i dënuar nga Gjykata me burgim në kohëzgjatje prej shtatë (7) muajsh për veprën penale ‘Sulm ndaj personit zyrtar’”, thuhet në njoftim.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i kërkuari është dërguar në vuajtje të dënimit. /Telegrafi/

The post Policia në Skenderaj arreston një person të kërkuar me urdhëresë të Gjykatës appeared first on Telegrafi.

“Faturat e fryera të rrymës” në veri, kompania “Elektroserver” thuhet se nuk është transparente

Çështja e faturave të rrymës në veri të Mitrovicës vazhdon të jetë ende aktuale.

Tashmë ato që po cilësohen “fatura të fryera” po paraqesin mjaft shqetësim për qytetarët e asaj zonë sepse të njëjtat sipas tyre, janë të larta dhe nuk janë financiarisht të përballueshme për ta, shkruan Telegrafi.

Kjo temë u diskutua dje gjatë seancës së 41-të të rregullt të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut.

Asamblistët e këtij kuvendi komunal kanë vlerësuar që institucionet qendrore të interesohen më shumë për këtë çështje dhe t’iu sigurojnë qytetarëve energji elektrike me një kosto më të ulët.

Asamblisti, Betim Osmani u shpreh se nuk është normale çmimi i energjisë elektrike në veri.

“Nuk është normale, nuk është në rregull, një qytetari i kishte ardhur faktura dy mijë e 500 euro. Edhe nëse e ka një pagë, si do t’i paguash dy mijë e 500 euro. Ka shumë probleme që vetëm institucionet qendrore do të kishin mundur të marrin masa”, ka thënë Osmani.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore, Nexhat Ugljanin u shpreh se kompania “Elektroserver” nuk është “transparente” sepse sipas tij, asnjë përfaqësues i tyre nuk tregon nëse po paguhet më shtrenjtë energjia elektrike në veri.

“Askush s’po del me i tregu popullit  a u shtrenjtu rryma edhe në pjesën veriore me atë 15-përqindëshin apo jo. Kjo është jotransparencë nga kompania ‘Elektrosever’”, ka thënë Ugljanin.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore, Nexhat Ugljanin dhe zëvendëskryesuesi, Skender Sadiku

Ugljanin është shprehur se  marrëveshjes që qytetarët si fillim të paguajnë 21 euro paushall nuk I’u ka përmbajtur kompania në fjalë.

“Ne marrëveshjen që e kemi pasë me ‘Elektrosever’ atëherë s’na kanë thënë as sa harxhoni, as 1 mijë euro e as 2 mijë euro, veç ka qenë që katër-pesë muaj do të jetë 21 euro. Këta nuk iu kanë përmbajtë asaj marrëveshjeje hiç. Ata kurrgjë nuk kanë kry, kurrfarë transparence s’ka pasë, veç janë dëmtu qytetarët e ende dëmtohen”, ka shtuar ai

Zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicë të Veriut, Skender Sadiku ka kërkuar bashkëpunim me Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE), me kompaninë “Elektrosever” dhe me institucionet qendrore në mënyrë që qytetarët të informohen për këto paqartësi.

“Ka ardhur koha kur Asambleja Komunale duhet të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme me qytetarë, me përfaqësues të ‘Elektrosever’, me përfaqësues të Policisë së Kosovës por edhe me përfaqësues të nivelit më lartë sikur ZRRE, komplet ata që jemi të involvuar për pjesën e rrymës”, ka thënë Sadiku.

Kujtojmë që faturimi në këtë pjesë ka filluar në shkurt të vitit 2024, por pjesa më e madhe e qytetarëve vazhdojnë të mos e paguajnë. /Telegrafi/

The post “Faturat e fryera të rrymës” në veri, kompania “Elektroserver” thuhet se nuk është transparente appeared first on Telegrafi.

Bëhet pastrimi dhe zgjerimi i shtratit të lumit Lumadh në Vushtrri

Tani është duke u bërë pastrimi dhe zgjerimi i shtratit të lumit Lumadh.

Ky lum gjendet në qytetin e Vushtrrisë, shkruan Telegrafi.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi.

Idrizi është shprehur se kjo është pjesë e “angazhimit” të tyre për të investuar në infrastrukturën mjedisore.

“Foto nga Lumadhi ku momentalisht po bëhet pastrimi dhe zgjerimi i shtratit të lumit, si pjesë e angazhimit tonë për të investuar në infrastrukturën mjedisore”, ka thënë Idrizi. /Telegrafi/

The post Bëhet pastrimi dhe zgjerimi i shtratit të lumit Lumadh në Vushtrri appeared first on Telegrafi.

Mbahet punëtoria për Diversitetin Kulturor për Dialog dhe Zhvillim në Vushtrri

Komuna e Vushtrrisë, përkatësisht Zyra për Komunitete në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka organizuar sot një punëtori për Diversitetin Kulturor për Dialog dhe Zhvillim.

Thuhet se qëllimi i kësaj punëtorie ishte të bashkonte përfaqësuesit e komuniteteve jo-shumicë që jetojnë dhe veprojnë në Komunën e Vushtrrisë, shkruan Telegrafi.

Sipas njoftimit, në këtë mënyrë të diskutohet lidhur me gjendjen aktuale të komuniteteve, në tema të tilla si kultura, përdorimi i gjuhëve, dialogu dhe zhvillimi.

“Pjesë e punëtorisë ishte edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, përfaqësues nga Zyra e Presidencës së Kosovës, përfaqësues nga Zyra e BE-së në Kosovë, përfaqësues të komuniteteve dhe zyrtarë komunalë”, thuhet nӕ njoftim.

Kjo punëtori u ofroi mundësi përfaqësuesve të komuniteteve jo-shumicë dhe zyrtarëve komunalë që të paraqesin komentet e tyre përfundimtare lidhur me temat e diskutuara. /Telegrafi/

The post Mbahet punëtoria për Diversitetin Kulturor për Dialog dhe Zhvillim në Vushtrri appeared first on Telegrafi.

Policia në Mitrovicë arreston një person të kërkuar me urdhëresë të Gjykatës

Sot rreth orës 06:30, Policia në Mitrovicë ka arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë të Gjykatës.

Sipas njoftimit, i dyshuari ishte i dënuar me 12 muaj burgim për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, shkruan Telegrafi.

“Arrestimi i të dyshuarit është realizuar pasi ndaj tij kishte urdhëresë aktive i cili ishte i dënuar nga Gjykata me burgim në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) muajsh për veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit. /Telegrafi/

The post Policia në Mitrovicë arreston një person të kërkuar me urdhëresë të Gjykatës appeared first on Telegrafi.

Policia në Mitrovicë zhvillon fushatë vetëdijësuese për drejtuesit e motoçikletave

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut është duke zhvilluar fushatë vetëdijësuese për drejtuesit e motoçikletave.

Me qëllim të sensibilizimit të drejtueseve të motoçikletave, në kuadër të kësaj fushate janë duke u shpërndarë fletushka me moton “Mos bartja e helmetës rrezikon jetën”, shkruan Telegrafi.

“Krahas shpërndarjes së fletushkave, policia në vazhdimësi po informon drejtuesit e motoçikletave, për rëndësinë e vendosjes së helmetës dhe rrezikun e mos bartjes së saj gjatë drejtimit të motoçikletës”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu drejtuesit e motoçikletave po njoftohen për masat ndëshkimore që parashihen me dispozitat e ligjit në rast të mos përmbajtjes së rregullave në trafik. /Telegrafi/

The post Policia në Mitrovicë zhvillon fushatë vetëdijësuese për drejtuesit e motoçikletave appeared first on Telegrafi.

Arrestohet i dyshuari për vjedhje të automjetit në veri të Mitrovicës

Është arrestuar i dyshuari për vjedhje të automjetit në veri të Mitrovicës, rast i cili është paraqitur gjatë ditës së djeshme në stacionin policor të këtij qyteti.

Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës ka njoftuar se automjeti i vjedhur është lokalizuar dhe gjetur i braktisur në fshatin Frashër, shkruan Telegrafi.

Sipas policisë, i dyshuari ka inicialet Xh.N, është 45 vjeçar dhe i njëjti është arrestuar në rrugën “Filip Vishnjiq” në Mitrovicën veriore.

“Pas arrestimit dhe sjelljes në stacionin policor, te njëjtit i është bere matja e alkoolit dhe ka rezultuar se ndodhej nen ndikimin e alkoolit me një vlere prej 1.21 ‰”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, është iniciuar rasti “Vjedhje” dhe i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/

 

The post Arrestohet i dyshuari për vjedhje të automjetit në veri të Mitrovicës appeared first on Telegrafi.

“Janë pasioni ynë”, Hamza dhe Tahiri presin në takim përfaqësuesit e klubit basketbollistik “Trepça”

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza dhe nënkryetari Arian Tahiri kanë pritur sot në takim përfaqësuesit e klubit basketbollistik “Trepça”.

Pas shpalljes së “Trepçës” kampion i ri i Kosovës në basketboll për sezonin 2024/25 në Superligës, Hamza ka thënë se kupat janë më shumë se trofe, shkruan Telegrafi.

“Në zyrën time, bashkë me nënkryetarin Arian Tahiri, sot i prita kampionët,ata që Mitrovicës i japin shumë krenari. Këto janë më shumë se trofe. Janë pasioni ynë, përkushtimi dhe puna e pandalshme për t’i sjellë fitore e tituj qytetit tonë”, ka thënë Hamza.

Hamza është shprehur se atyre i’u ka premtuar mbështetje.

“Faleminderit për angazhimin tuaj Vullnet, Lindrit, Anes dhe të gjithë lojtarëve të klubit ‘Trepça’. Faleminderit edhe tifozëve të Torcidës për përkrahjen e zjarrtë!”, ka thënë Hamza.

Para gjashtë ditësh, Trepça është shpallur kampioni i ri i Kosovës në basketboll për sezonin 2024/25 në Superligë.

Në ndeshjen e gjashtë finale me Bashkimin, Trepça triumfoi me rezultat të thellë 82:67 dhe me rezultat të përgjithshëm 4-2 fituan titullin e kampionit. /Telegrafi/

The post “Janë pasioni ynë”, Hamza dhe Tahiri presin në takim përfaqësuesit e klubit basketbollistik “Trepça” appeared first on Telegrafi.

KRU “Mitrovica” thirrje konsumatorëve t’i riprogramojnë borxhet dhe t’i vendosin ujëmatësit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” i’u ka bërë thirrje konsumatorëve t’i riprogramojnë borxhet dhe t’i vendosin ujëmatësit e t’i shmangin gjobat.

Përmes një njoftimi, KRU “Mitrovica” ka njoftuar se i’u ofron mundësinë konsumatorëve t’i shlyejnë borxhet me këste deri në 24 muaj, shkruan Telegrafi.

“Mos lejoni që borxhet të rëndojnë buxhetin tuaj – kontaktoni sportelet tona ose vizitoni Njësitë zyrtare për të bërë kërkesën për riprogramim në Mitrovicë | Vushtrri | Skenderaj|”, thuhet në njoftim.

Bëhet thirrje edhe për vendosjen e ujëmattësve duke thënë se instalimi i tyre është i detyrueshëm dhe ndihmon në kontrollimin e konsumit të ujit.

“KRU ‘Mitrovica’ po kryen kontrolle të rrepta për kyçjet ilegale dhe keqpërdorimin e ujit. Të gjithë borxhlinjtë dhe ata që shkelin rregullat do të përballen me masa ligjore”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post KRU “Mitrovica” thirrje konsumatorëve t’i riprogramojnë borxhet dhe t’i vendosin ujëmatësit appeared first on Telegrafi.

Mbjellën 100 drunj të rinj në Mitrovicë

Sot janë mbjellur 100 drunj të rinj në Mitrovicë.

Këta drunj janë mbjellur në rrugën “Bislim Bajgora”, shkruan Telegrafi.

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, ka thënë se mbjellja e drunjve është bërë pas punëve nëntokësore, asfaltimit, trotuarëve e ndriçimit.

“Kemi mbjellë mbi 100 drunj, të cilët jo vetëm që zbukurojnë një prej rrugëve kryesore, por edhe shtojnë hapësirat e gjelbra në qytet”, ka thënë Tahiri.

Ai ka kërkuar nga qytetarët të mos i dëmtojnë dhe të mos i parkojnë veturat dhe automjetet e tyre në trotuare. /Telegrafi/

The post Mbjellën 100 drunj të rinj në Mitrovicë appeared first on Telegrafi.

Qytetari në Leposaviq godet qenin, si pasojë mbetet i palëvizshëm

Një qytetar në Leposaviq ka goditur një qen dhe si pasojë ai ka mbetur i palëvizshëm.

Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, pas intervistimit të palëve rasti do të hetohet në procedurë të rregullt, shkruan Telegrafi.

Sipas raportit, rasti ka ndodhur në fshatin Dobrav, gjatë ditës së djeshme në orën 16:30.

Fsh. Dobrav, Leposaviq / 22.05.2025 – 16:30.  Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte goditur një qen dhe si pasojë qeni kishte mbetur i palëvizshëm. Lidhur me rastin njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, pas intervistimit të palëve në konsultim me prokurorin rasti do të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/

The post Qytetari në Leposaviq godet qenin, si pasojë mbetet i palëvizshëm appeared first on Telegrafi.

Prej 20 vitesh ishte e pa asfaltuar, nis asfaltimi i rrugës “Ali Zeneli” në Mitrovicë

Ka filluar asfaltimi i rrugës “Ali Zeneli” në Mitrovicë, gjatë ditës së djeshme.

Sipas kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, me asfaltimin e kësaj rruge Mitrovica po bëhet edhe me funksionale, shkruan Telegrafi.

Hamza këtë e cilësoi si “premtim të mbajtur”.

“Rruga ‘Ali Zeneli’, një tjetër premtim i mbajtur. Me përfundimin e punimeve në këtë rrugë tejet të rëndësishme për qytetin tonë, ku tashmë ka mbetur vetëm edhe ndriçimi e sinjalizimi, Mitrovica është duke u bërë edhe më funksionale dhe më modern”, ka thënë Hamza.

Ai u shpreh se kjo rrugë ishte e shumëpritur prej vitesh dhe se tashmë është realitet.

“I falënderoj të gjithë mitrovicasit për durimin, mirëkuptimin dhe bashkëpunimin në hapjen e kësaj arterie të re për Mitrovicën tonë!”, ka thënë ai.

Kjo rrugë, më shumë se dy dekada, ishte e pa-asfaltuar dhe paraqiste problem për familjet që jetojnë në atë zonë.

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës në Komunën e Mitrovicës, Granit Tmava pati bërë të ditur për Telegrafin se buxheti i ndarë për këtë projekt është një milion euro.

“Buxheti për ndërtimin dhe rregullimin e rrugës ‘Ali Zeneli’ ka shumën një milion euro. Është një projekt që ka zgjatur tre vite, është drejt përfundimit brenda këtij viti”, kishte thënë Tmava. /Telegrafi/

 

The post Prej 20 vitesh ishte e pa asfaltuar, nis asfaltimi i rrugës “Ali Zeneli” në Mitrovicë appeared first on Telegrafi.

Një e mitur në Leposaviq raporton se është ngacmuar seksualisht, Policia po e heton rastin

Një e mitur në Leposaviq ka raportuar se është ngacmuar seksualisht.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur me datë 08 maj në orën 08:44, shkruan Telegrafi.

Thuhet se njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.

 “Leposaviq 08.05.2025 – 08:44. Ankuesja femër kosovare e mitur, ka informuar se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

The post Një e mitur në Leposaviq raporton se është ngacmuar seksualisht, Policia po e heton rastin appeared first on Telegrafi.

Një grua në Mitrovicë gjendet pa shenja jete në banesën e saj

Është gjetur pa shenja jete një grua në banesën e saj në Mitrovicë.

Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se rasti ka ndodhur këtë të mërkurë, me datë 07 maj në rrugën “Fan Noli”, shkruan Telegrafi.

Sipas raportit, me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

 Rr. Fan Noli, Mitrovicë Jug 07.05.2025 – NN. Raportohet se është gjetur pa shenja jete në banesën e saj viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

The post Një grua në Mitrovicë gjendet pa shenja jete në banesën e saj appeared first on Telegrafi.

Aksident mes dy automjeteve në Kçiq të Mitrovicës, lëndohet një person

Sot rreth orës 11:00 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë saktësisht në segmentin rrugor në fshatin Kçiq, nga i cili një person është lënduar.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, shkruan Telegrafi.

Zahiti ka thënë se në këtë aksident janë përfshirë dy automjete.

“Rreth orës 11:00, është raportuar për aksident trafiku i shkaktuar në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor në fshatin Kçiq. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Përveq dëmeve materiale, lëndime ka pësuar nje person”, ka thënë ai. /Telegrafi/

The post Aksident mes dy automjeteve në Kçiq të Mitrovicës, lëndohet një person appeared first on Telegrafi.

Arrestohen dy persona në Leposaviq, dyshohen për armëmbajtje pa leje

 

Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar dy pushkë, një pushkë dy tytëshe me 21 fishekë dhe një pushkë ajrore, shkruan Telegrafi.

Bëhet e ditur se janë gjetur edhe pajisje për prodhimin e kriptovalutave.

Të dyshuarit, pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Leposaviq  07.05.2025 – 12:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar dy pushkë, një pushkë dy tytëshe me 21 fishekë dhe një pushkë ajrore. Po ashtu janë gjetur edhe pajisje elektronike për prodhimin e kriptovalutave. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/

The post Arrestohen dy persona në Leposaviq, dyshohen për armëmbajtje pa leje appeared first on Telegrafi.

Suspendohet përkohësisht nga detyra një punëtor i “Trepçës”, shkeli rëndë detyrat e punës

Sot është suspenduar përkohësisht nga detyra punëtori i ndërmarrjes publike “Trepça”, inicialet e të cilit janë V.A.

Sipas njoftimit, punëtori në fjalë ka shkelur rëndë detyrat e punës, shkruan Telegrafi.

“Ky vendim është marrë për shkak të shkeljeve të rënda të detyrave të punës, përfshirë mosrespektimin e udhëzimeve dhe urdhrave të Kryeshefit Ekzekutiv”, thuhet në njoftim.

“Trepça” ka njoftuar se shkeljet janë të specifikuara në nenin 10, paragrafi 1, nën paragrafi 1.5 dhe 1.24 të Rregullores për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale, nr. prot:2906, të datës 30.07.2020.

“’Trepça’ Sh.A shpreh përkushtimin e saj ndaj respektimit të rregullave të brendshme, transparencës dhe përgjegjësisë institucionale në të gjitha nivelet”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/

The post Suspendohet përkohësisht nga detyra një punëtor i “Trepçës”, shkeli rëndë detyrat e punës appeared first on Telegrafi.

Komuna e Zveçanit ndan bursa për 16 nxënës të shkollës së mesme

Komuna e Zveçanit ka ndarë bursa për 16 nxënës të shkollës së mesme.

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka thënë se kjo është si shenjë vlerësimi për përkushtimin e tyre, shkruan Telegrafi.

Kryetari Peci është shprehur se ky është një “investim i drejtpërdrejtë” në rininë tone.

“Ky është një investim i drejtpërdrejtë në rininë tonë dhe një dëshmi se arsimi mbetet një ndër prioritetet kryesore të komunës sonë”, ka thënë ai.

Ai i ka përgëzuar përfituesit e bursave dhe siç është shprehur kryetari, “i ka siguruar” se Komuna e Zveçanit do të vazhdoj mbështetjen ndaj tyre. /Telegrafi/

The post Komuna e Zveçanit ndan bursa për 16 nxënës të shkollës së mesme appeared first on Telegrafi.

Shënohet Dita e Dëshmorëve të Kombit në Vushtrri

Sot është shënuar Dita e Dëshmorëve të Kombit në Vushtrri.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka kujtuar me mirënjohje të thellë dëshmorët që luftuan për lirinë e vendit, shkruan Telegrafi.

“Në këtë ditë të shenjtë për historinë e kombit tonë, kujtojmë me respekt dhe mirënjohje të thellë bijtë dhe bijat që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës”, ka thënë Idrizi.

Idrizi ka thënë se sakrifica e dëshmorëve është udhërrëfyes për çdo brez që vjen.

“Ata na mësojnë se liria nuk është dhuratë, por amanet i shenjtë që duhet ruajtur me përgjegjësi e përkushtim. Lavdi përjetë Dëshmorëve të Kombit!”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

The post Shënohet Dita e Dëshmorëve të Kombit në Vushtrri appeared first on Telegrafi.

❌