Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Hotel VOLA në Sarandë kërkon të punësojë Sanitare

Hotel VOLA në Sarandë kërkon të punësojë Punonjës/e pastrimi (Sanitar/e). 📞 Për kushtet e punës dhe aplikime kontaktoni në: 069 241 8676       ℹ️ Ky është një postim informues nga Saranda Web. Përgjegjës për përmbajtjen është punëdhënësi.   Website Saranda Web Facebook Saranda Web Instagram saranda.web Youtube sarandaweb Tiktok saranda.web Pinterest sarandaweb in sarandaweb

The post Hotel VOLA në Sarandë kërkon të punësojë Sanitare appeared first on Saranda Web.

Restorant ARI në Shëtitore kërkon të punësojë Pjatalarës/e

Restorant ARI në Shëtitoren e Sarandës kërkon të punësojë Pjatalarës/e   Për pagën dhe kushtet e punës, kontaktoni në 069 271 9975 ose 069 365 6403        Ky është një postim informues nga Saranda Web. Përgjegjës për përmbajtjen është punëdhënësi.   Website Saranda Web Facebook Saranda Web Instagram saranda.web Youtube sarandaweb Tiktok saranda.web Pinterest sarandaweb in sarandaweb

The post Restorant ARI në Shëtitore kërkon të punësojë Pjatalarës/e appeared first on Saranda Web.

Rama: Super energjia e Solar Fest në Sarandë

TIRANË, 18 gusht /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga festivali “Solar Fest” i zhvilluar në qytetin e Sarandës.

“Super energjia e Solar Fest në Sarandë”, shkroi kryeministri Rama në një postim në rrjetet sociale.

“Solar Music Festival”, i cili mbahet prej disa vitesh, sjell në qytetin e bukur të Sarandës DJ të nivelit botëror, artistë dhe muzikantë të njohur e jo vetëm.

Ky festival është kombinimi i muzikës së mirë, festave të jashtëzakonshme në anije, si edhe të pushuarit në plazh përgjatë ditës.

Festivali ka një program argëtues të jetës së natës ndryshe nga festivalet e tjerë.

/gj.m//a.f/

 

The post Rama: Super energjia e Solar Fest në Sarandë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Plagosën rëndë një 26-vjeçar dhe prindërit e tij në Sarandë, vihen në pranga 2 vëllezërit

Policia e Sarandës ka vënë në pranga dy vëllezër, të akuzuar si autorë të plagosjes së një 26-vjeçari dhe prindërve të tij  pasditen e djeshme në lagjen nr. 4 të Sarandës.   Ngjarja ndodhi pas një konflikti për parkimin, kur vëllezërit Romeo dhe Fabion Laze, goditën me sende të forta  N. A , E. A […]

The post Plagosën rëndë një 26-vjeçar dhe prindërit e tij në Sarandë, vihen në pranga 2 vëllezërit appeared first on Saranda Web.

Automjeti merr flakë pas goditjes nga kamioni, humbin jetën 3 shqiptarë – VIDEO

Automjeti merr flakë pas goditjes nga kamioni, humbin jetën 3 shqiptarë   Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 13:00, në autostradën Egnatia, pranë Komotinisë, afër pikës së pagesës së Iasmos në Greqi, ku tre shtetas shqiptarë kanë humbur jetën.     Ngjarja ndodhi pasi një kamion u përplas me dy automjete, të cilat […]

The post Automjeti merr flakë pas goditjes nga kamioni, humbin jetën 3 shqiptarë – VIDEO appeared first on Saranda Web.

Nënë e bir u dhunuan për parkimin, arrestohen dy vëllezër me të shkuar kriminale në Sarandë

Dy vëllezër, Romeo Laze, 45 vjeç, dhe Fabion Laze, 39 vjeç, janë arrestuar në Sarandë, të dyshuar për plagosjen e një nëne dhe birit pasditen e së dielës në lagjen nr. 4 të qytetit. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:45, pas një konflikti për parkimin. Në këtë përleshje u përfshinë të paktën 6 persona, ndërsa viktimat, […]

The post Nënë e bir u dhunuan për parkimin, arrestohen dy vëllezër me të shkuar kriminale në Sarandë appeared first on BoldNews.al.

Fluks në Portin e Sarandës, numri i udhëtarëve gjatë gushtit arrin 7.300 në ditë

TIRANË, 18 gusht/ATSH/- Porti detar i Sarandës është një nga pikat më të rëndësishme hyrëse për turistët në jug të vendit.

Sipas përgjegjësve të përpunimit të anijeve, ky shtatëmujor ka shënuar rritje me 20% më shumë, me një numër rekord pasagjerësh prej 345.476.

“Vitin e kaluar ishin 295 mijë” , thotë Hatixhe Ismaili, përgjegjëse e përpunimit të anijeve në Portin e Sarandës.

Gjatë gushtit numri i udhëtarëve shkon në 7.300 në ditë, por ky fluks i lartë udhëtarësh e vë portin përballë sfidave të mëdha këtë sezon veror.

Gjatë këtyre muajve janë 9 tragete që punojnë dhe në dispozicion janë vendosur 16 orare nisje-mbërritjeje.

“Zakonisht grumbullohen të gjithë për t’u larguar nga Porti i Sarandës paradite. Ora 10:00 është fluksi maksimal i njerëzve të cilët përpunohen në terminal. Mund të arrijnë deri në 1 mijë veta, që nisen dhe mbërrijnë nga Korfuzi”, shprehet Ismaili.

Saranda po kthehet çdo vit e më shumë në një nga destinacionet më të kërkuara për pushime verore, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për mijëra turistë të huaj. /rtsh/

The post Fluks në Portin e Sarandës, numri i udhëtarëve gjatë gushtit arrin 7.300 në ditë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bujar Leskaj: Rama dështoi në mënyrë skandaloze me emergjencën e zjarreve

Bujar Leskaj: Rama dështoi në mënyrë skandaloze me emergjencën e zjarreve   Deputeti i qarkut Vlorë, Bujar Leskaj, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si qeveria menaxhoi emergjencën e zjarreve gjatë muajve korrik dhe gusht, duke e cilësuar si një “dështim skandaloz” dhe “papërgjegjshmëri kriminale” nga ana e kryeministrit Edi Rama.     Sipas tij, […]

The post Bujar Leskaj: Rama dështoi në mënyrë skandaloze me emergjencën e zjarreve appeared first on Saranda Web.

Hotel Saranda kërkon Sanitare (me kohë të plotë ose part-time)

Hotel Saranda kërkon të punësojë Punonjëse pastrimi (Sanitare) me kohë të plotë ose part-time.   ✅ Ofrohet pagë e kënaqshme dhe kushte të mira pune.   Për më shumë informacion ose aplikime, kontaktoni: +355 69 566 3141     ℹ️ Ky është një postim informues nga Saranda Web. Përgjegjës për përmbajtjen është punëdhënësi.   Website Saranda […]

The post Hotel Saranda kërkon Sanitare (me kohë të plotë ose part-time) appeared first on Saranda Web.

Njoftim punësimi në Laboratorin Mjekësor INTERMEDICA në Sarandë

Intermedica Center Laborator në Sarandë kërkon staf:    – Infermier/e me diplomë Bachelor/Master  – Laborant / Biolog Molekular / Bio-teknolog me diplomë Bachelor/Master   👉 Punesim i përhershëm, kushte shumë të mira pune.   Kontakt: 069 691 4776 ose  Dorëzoni CV pranë ambienteve të Intermedica Center në Sarandë      Ky është një postim informues […]

The post Njoftim punësimi në Laboratorin Mjekësor INTERMEDICA në Sarandë appeared first on Saranda Web.

Rama ndan pamje nga Shpella e Pëllumbave dhe Plazhi i Pasqyrave në Sarandë

TIRANË, 16 gusht/ATSH/ Plazhi i Pasqyrave midis Sarandës dhe Ksamilit, i renditur si plazhi me ujin me të kaltër në botë vijon të mahnisë me bukurinë e tij pushuesit vendas e të huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky plazh dhe nga Shpella e Pëllumbave, destinacione mjaft të preferuara për turistët që zgjedhin bregdetin e jugut.

Shpella e Pëllumbave është po ashtu një nga atraksionet më të bukura natyrore të jugut të Shqipërisë. Ajo ndodhet afër Ksamilit, në bregun e Jonit. Një vend i shkëlqyer për ata që duan të eksplorojnë natyrën dhe të shijojnë pamje mahnitëse. Shpella ofron një atmosferë magjike, ku natyra dhe historia bashkohen për të krijuar një përvojë të paharrueshme për vizitorët.

Ndërsa Plazhi i Pasqyrave e ka marrë këtë emër, nga iluzioni që krijohet duke parë reflektimin e diellit mbi ujin e pastër të detit, duke i dhënë atij një efekt magjik, njësoj si të ishte një pasqyrë.

Ai ka një peizazh të mrekullueshëm, i formuar si një gji i izoluar nga formacione shkëmbore të rrethuara me gjelbërim. Bregu është me guralecë të bardhë, ujin bruz të pastër.

Plazhi i Pasqyrave është vendi ideal për të shijuar qetësinë dhe detin në relaks të plotë.

Çdo sezon vere ky plazh mbetet një ndër më të frekuentuarit, nga turistë vendas e të huaj.

“National Geographic” e ka renditur plazhin e “Pasqyrave” ndër gjashtë plazhet më të mira sekrete të Evropës për të vizituar .

1 nga 3

/m.m/

The post Rama ndan pamje nga Shpella e Pëllumbave dhe Plazhi i Pasqyrave në Sarandë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parku Natyror “Syri i Kaltër” i hapur dhe i sigurt për vizitorët

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) njoftoi sot se Parku Natyror “Syri i Kaltër” në Sarandë tashmë është i hapur për vizita dhe i sigurt për turistët. AKZM apelon që vizitorët të tregojnë kujdes, të jenë vigjilentë dhe të njoftojnë strukturat shtetërore për çdo situatë të pazakontë.

Një ditë më parë, punonjës të AKZM kryen një inspektim në terren, ku në vlerësimin paraprak u evidentua se 30.66 hektarë të sipërfaqes së parkut janë përshkruar ose dëmtuar nga zjarri. Struktura e AKZM, në bashkëpunim me AdZM Vlorë dhe institucionet e tjera shtetërore, janë angazhuar për rikthimin e plotë të sigurisë për komunitetin, bizneset në zonë dhe vizitorët.

“Analiza e dëmeve dhe humbjeve nga zjarret në pyje dhe kullota është pjesë e masave për fazën e rimëkëmbjes. Solidariteti, bashkimi i përpjekjeve dhe rikuperimi psikologjik e emocional janë parimet që na udhëheqin”, thekson AKZM.

Zjarri që nisi në fshatin Krane, njësia administrative Mesopotam, kaloi në fshatin Pecë, shumë pranë Syrit të Kaltër. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të forcave zjarrfikëse dhe strukturave shtetërore, flakët u shuan duke parandaluar dëmtimin e monumentit natyror. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në lartësitë e Malit të Sopotit vijoi puna për shuarjen e zjarrit me 67 forca zjarrfikëse, 30 forca bashkiake, 80 efektivë të Forcave të Armatosura, 6 autoambulanca, 30 forca mbështetëse dhe 11 automjete zjarrfikëse. Në ndihmë u angazhua edhe avioni italian “Canadair”.

The post Parku Natyror “Syri i Kaltër” i hapur dhe i sigurt për vizitorët appeared first on Telegrafi.

Defekt teknik në ujësjellës, ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në disa zona të Sarandës

Defekt teknik në ujësjellës, ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në disa zona të Sarandës   Ujësjellësi Sarandë ka njoftuar sot banorët e qytetit se një defekt teknik është shfaqur në saraqineskën kryesore të depos së ujit që furnizon Sarandën.   Si pasojë, disa zona të qytetit do të përballen me ndërprerje të përkohshme […]

The post Defekt teknik në ujësjellës, ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në disa zona të Sarandës appeared first on Saranda Web.

Zjarri në Delvinë dogji 40 km2 dhe një perimetër prej 50 km

Zjarri në Delvinë dogji 40 km2 dhe një perimetër prej 50 km   Zjarri i nisur nga zona e Dhivrit, në ditën e shtatë të tij hyri edhe në Parkun Natyror të Syrit të Kaltër. Më pas zjarri përshkoi një rrugë shkatërrimi përmes fshatrave Pecë, Kardhikaq e Sirakat, për të hyrë më pas në Delvinë […]

The post Zjarri në Delvinë dogji 40 km2 dhe një perimetër prej 50 km appeared first on Saranda Web.

Zjarri në Lukovë zbuloi plantacionin me 150 bimë, 2 në pranga – VIDEO

Zjarri në Lukovë zbuloi plantacionin me 150 bimë   Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses një tjetër rast të goditjes së veprimtarisë kriminale të kultivimit të lëndëve narkotike, në kuadër të planit operacional antikanabis “Koordinata”. Gjatë kontrolleve të kryera nga shërbimet e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë […]

The post Zjarri në Lukovë zbuloi plantacionin me 150 bimë, 2 në pranga – VIDEO appeared first on Saranda Web.

Delvina u dogj pasi zjarrfikëset e ushtrisë mbetën pa ujë, banorët kërkojnë dëmshpërblim

Delvina u dogj pasi zjarrfikëset e ushtrisë mbetën pa ujë, banorët kërkojnë dëmshpërblim   Një ditë pas zjarrit apokaliptik që përfshiu Delvinën dhe rrethinat e saj, banorët shikojnë me trishtim atë që ka mbetur. Në fytyrat e tyre lexohet dhimbja e humbjes, ndërsa kujtimet e gjelbërimit të dikurshëm duket sikur janë shuar bashkë me flakët. […]

The post Delvina u dogj pasi zjarrfikëset e ushtrisë mbetën pa ujë, banorët kërkojnë dëmshpërblim appeared first on Saranda Web.

VIDEO/ Denoncimi: Privatizohet plazhi publik në Sarandë, dy persona i marrin para pushuesve

Një qytetare nga Saranda ka denoncuar në redaksinë e JOQ një rast të përsëritur të marrjes së parave në mënyrë të padrejtë në një plazh publik pranë portit të qytetit. Sipas saj, bashkia ka vendosur çadra falas për qytetarët, ndërsa dyshekët me ajër që ndodhen në ujë janë me pagesë. Megjithatë, dy persona, një grua […]

The post VIDEO/ Denoncimi: Privatizohet plazhi publik në Sarandë, dy persona i marrin para pushuesve appeared first on BoldNews.al.

Delvinë – Zjarri djeg edhe shtëpinë e një polaku – VIDEO

Delvinë – Zjarri masiv shkrumbon edhe shtëpinë e një shtetasi polak në lagjen Llak   Nata e kaluar ka qenë e rëndë për qytetin e Delvinës, ku zjarri i madh, për të cilin kemi raportuar më herët, ka shkrumbuar pyjet në periferi të qytetit dhe ka rrezikuar djegien e qytetit. Mes disa shtëpive, flakët kanë […]

The post Delvinë – Zjarri djeg edhe shtëpinë e një polaku – VIDEO appeared first on Saranda Web.

Delvina në flakë: Natë ferri dhe përballje me zjarrin – VIDEO

Delvina në flakë: Natë ferri dhe përballje me zjarrin   Delvinë, 13 gusht 2025 – Qyteti i Delvinës përjetoi një natë dramatike, pasi zjarri që kishte nisur një ditë më parë vijoi me intensitet të lartë edhe gjatë orëve të natës. Flakët përparuan me shpejtësi drejt lagjeve periferike Llakë dhe Xhermëhallë dhe zonave të banuara, […]

The post Delvina në flakë: Natë ferri dhe përballje me zjarrin – VIDEO appeared first on Saranda Web.

❌