Puna në fabrikë nuk është më rruga drejt mirëqenies. Punët e së ardhmes janë diku tjetër, shkruan The Economist
Â
Të gjithë njerëzit e afërt me Trump janë në një mendje: Amerikës i duhen fabrika.
Presidenti flet sesi punĂ«torĂ«t âkanĂ« parĂ« me dhimbje teksa udhĂ«heqĂ«s tĂ« huaj na kanĂ« vjedhur vendet e punĂ«s, mashtrues tĂ« huaj kanĂ« plaçkitur fabrikat tona dhe grabitqarĂ« tĂ« huaj kanĂ« thyer Ă«ndrrĂ«n tonĂ« amerikane dikur tĂ« mrekullueshmeâ.
KĂ«shilltari i tij pĂ«r TregtinĂ«, Peter Navarro, thotĂ« se tarifat doganore do tĂ« âmbushin tĂ« gjitha fabrikat qĂ« tani janĂ« gjysmĂ« boshâ. Sekretari i TregtisĂ«, Howard Lutnick, ofron shembullin mĂ« ekstrem: miliona njerĂ«z qĂ« shtrĂ«ngojnĂ« vida pĂ«r tĂ« prodhuar iPhone nĂ« SHBA.
Prej vitesh, politikanët dhe disa ekonomistë e kanë lidhur rënien afatgjatë të prodhimit me pagat e pandryshuara, boshatisjen e qyteteve dhe madje edhe me krizën e opioideve. Vetëm në vitet 2000, SHBA humbi gati 6 milionë vende pune në industri. Kjo punë shpesh u ofronte maturantëve një rrugë drejt një jete të qëndrueshme dhe të qetë, me mirëqenie modeste.
Ajo mbante gjallĂ« qytete tĂ« tĂ«ra, duke i dhĂ«nĂ« Pittsburgut nofkĂ«n âQyteti i Ăelikutâ dhe Akronit titullin âKryeqyteti i GomĂ«sâ. Nuk Ă«shtĂ« pĂ«r tâu habitur, qĂ« politikanĂ«t nĂ« tĂ« dy krahĂ«t e spektrit politik kĂ«rkojnĂ« rikthimin e kĂ«tyre vendeve tĂ« punĂ«s.
NĂ« fakt, edhe Presidenti Joe Biden ndan tĂ« njĂ«jtin vizion me paraardhĂ«sin e tij, edhe pse synon ta arrijĂ« nĂ«pĂ«rmjet mĂ«nyrave tĂ« ndryshme. âKu Ă«shtĂ« e shkruar, â pyet ai, â qĂ« nuk do tĂ« jemi mĂ« kryeqyteti botĂ«ror i prodhimit?â

Megjithatë, ka një problem: edhe nëse industria rikthehet, vendet e vjetra të punës nuk do të kthehen me të.
Prodhimi industrial sot arrin nivele më të larta se në të kaluarën, por me më pak punëtorë, një transformim i ngjashëm me atë që ka ndodhur në bujqësi.
Vendet e dikurshme të punës, të arritshme për shtresat pa arsim të lartë dhe që dikur tërhiqnin turma njerëzish në portat e fabrikave gjatë periudhës së lulëzimit industrial të Amerikës në shekullin XX, janë zhdukur pothuajse tërësisht.
Puna mĂ« e krahasueshme me atĂ« tĂ« fabrikave tĂ« viteve â70 nuk ndodhet mĂ« brenda fabrikave, tĂ« cilat sot janĂ« tĂ« automatizuara, por nĂ« profesionet si elektricist, mekanik ose oficer policie. TĂ« gjitha kĂ«to ofrojnĂ« paga tĂ« qĂ«ndrueshme pĂ«r punonjĂ«sit pa diplomĂ« universitare.
NdĂ«rsa nĂ« vitet â70-tĂ«, gati njĂ« e katĂ«rta e punĂ«torĂ«ve amerikanĂ« ishin tĂ« punĂ«suar nĂ« prodhim, sot kjo shifĂ«r Ă«shtĂ« mĂ« pak se njĂ« nĂ« dhjetĂ«.
Për më tepër, gjysma e vendeve të punës në sektorin e prodhimit janë në role mbështetëse si burimet njerëzore dhe marketingu, ose në role profesionale si dizajni dhe inxhinieria. Më pak se 4% e punëtorëve amerikanë punojnë në linjën e prodhimit. Amerika nuk është rast i veçantë.
Edhe Gjermania, Japonia dhe Koreja e Jugut, vende që kanë suficit tregtar të lartë në mallra të prodhuara, kanë parë rënie të qëndrueshme të pjesës së popullsisë së punësuar në industri.
Kina, ndërmjet viteve 2013 dhe 2023, ka humbur mbi 20 milionë vende pune në fabrika, më shumë se gjithë fuqia punëtore industriale e SHBA.
NjĂ« kĂ«rkim nga Fondi Monetar NdĂ«rkombĂ«tar (FMN) e cilĂ«son kĂ«tĂ« prirje si ârezultat i natyrshĂ«m i zhvillimit ekonomik tĂ« suksesshĂ«mâ.

Ndërsa vendet bëhen më të pasura, automatizimi rrit prodhimin për punonjës dhe konsumi zhvendoset nga mallrat drejt shërbimeve, ndërkohë që prodhimi me intensitet të lartë pune zhvendoset jashtë.
Por kjo nuk do tĂ« thotĂ« se prodhimi bie. NĂ« terma realĂ«, prodhimi industrial i SHBA-sĂ« Ă«shtĂ« mĂ« shumĂ« se dyfish krahasuar me fillimin e viteve â80-tĂ«; vendi prodhon mĂ« shumĂ« mallra sesa Japonia, Gjermania dhe Koreja e Jugut sĂ« bashku.
Siç thekson Instituti Cato, fabrikat e Amerikës, nëse do të përbënin një ekonomi më vete, do të renditeshin të tetat në botë për nga madhësia.
Edhe një përpjekje heroike për rikthimin e prodhimit në vend, duke eliminuar deficitin tregtar prej 1.2 trilionë dollarësh, do të bënte pak për punësimin.
Për prodhimin e kësaj sasie mallrash, rreth 630 miliardë dollarë në vlerë të shtuar do të vinin nga industria (pjesa tjetër nga lëndët e para, transporti, etj.).
Robert Lawrence, profesor në Harvard, llogarit se, me çdo punonjës të industrisë që gjeneron afërsisht 230,000 dollarë në vlerë të shtuar, rikthimi i prodhimit për të mbyllur këtë deficit do të krijonte rreth 3 milionë vende pune, gjysma në linjat e prodhimit.
Kjo do të rriste pjesën e fuqisë punëtore në prodhim me vetëm rreth një pikë përqindjeje.
NĂ«se kjo do tĂ« arrihej nĂ«pĂ«rmjet tarifave efektive mesatare prej 20% mbi 3 trilionĂ« dollarĂ« importe, kostoja shtesĂ« do tĂ« ishte 600 miliardĂ« dollarĂ«, ose 200,000 dollarĂ« pĂ«r çdo vend pune âtĂ« shpĂ«tuarâ nĂ« industri.
Kjo është një kosto e lartë për vende pune që nuk janë më aq tërheqëse sa dikur. Shtatë dekada më parë, puna në fabrika ofronte një paketë përfitimesh të kënaqshme: pagë të mirë, siguri në punë, mbrojtje nga sindikatat, punësim të qëndrueshëm dhe mungesë kërkese për diplomë.
Edhe nĂ« vitet â80, punĂ«torĂ«t e industrisĂ« fitonin 10% mĂ« shumĂ« sesa kolegĂ«t nĂ« sektorĂ« tĂ« tjerĂ« tĂ« krahasueshĂ«m, ndĂ«rsa produktiviteti i tyre rritej mĂ« shpejt.

Sot, puna në linjën e prodhimit renditet prapa roleve jodrejtuese në sektorin e shërbimeve për sa i përket pagës për orë. Edhe kur merren në konsideratë faktorë si mosha, gjinia, përkatësia etnike e të tjera, përparësia në pagë që kishte industria është zhdukur.
Duke pĂ«rdorur metoda tĂ« ngjashme me ato tĂ« Departamentit tĂ« TregtisĂ« dhe Institutit tĂ« PolitikĂ«s Ekonomike, vlerĂ«sohet se deri nĂ« vitin 2024, diferenca pozitive nĂ« pagĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rgjysmuar krahasuar me vitet â80.
Për ata pa diplomë universitare, ajo është zhdukur plotësisht, edhe pse në sektorë si ndërtimi apo transporti vazhdon të ekzistojë.
Rritja e produktivitetit ka rĂ«nĂ« gjithashtu: prodhimi pĂ«r punonjĂ«s nĂ« industri po rritet mĂ« ngadalĂ« sesa nĂ« sektorin e shĂ«rbimeve, çka sugjeron se edhe rritja e pagave do tĂ« jetĂ« e dobĂ«t. NjĂ« element kyç i argumentit âpuna nĂ« industri Ă«shtĂ« punĂ« e mirĂ«â nuk qĂ«ndron mĂ«.
NjĂ« vend pune nĂ« industri Ă«shtĂ« gjithashtu mĂ« i vĂ«shtirĂ« pĂ«r tâu arritur. Fabrikat moderne operojnĂ« nĂ«pĂ«rmjet proceseve tĂ« automatizuara dhe tĂ« kompjuterizuara, tĂ« menaxhuara nga inxhinierĂ« dhe teknikĂ«.
NĂ« fillim tĂ« viteve â80-tĂ«, punĂ«torĂ«t me kualifikim tĂ« ulĂ«t, si montues, operatorĂ« makinash dhe riparues, pĂ«rbĂ«nin mĂ« shumĂ« se gjysmĂ«n e fuqisĂ« punĂ«tore nĂ« industri.
Sot ata përfaqësojnë më pak se një të tretën. Profesionistët me kualifikime të larta i tejkalojnë me një diferencë të madhe punonjësit e linjës së prodhimit.
Edhe kur sigurohet njĂ« vend pune nĂ« fabrikĂ«, ai Ă«shtĂ« shumĂ« mĂ« pak i mbrojtur nga sindikatat sesa dekada mĂ« parĂ«, anĂ«tarĂ«simi ka rĂ«nĂ« nga njĂ« nĂ« katĂ«r punonjĂ«s nĂ« vitet â80, nĂ« mĂ« pak se njĂ« nĂ« dhjetĂ« sot.

Për të gjetur ekuivalentin modern të këtyre vendeve të punës, janë analizuar sektorët që ofrojnë të njëjtat karakteristika: pagë të mirë, mundësi për anëtarësim në sindikata, pa kërkesë për diplomë dhe me aftësi për të punësuar një numër të madh burrash.
Rezultati: mekanikë, teknikë riparimi, punonjës sigurie dhe profesione të tjera teknike.
Më shumë se 7 milionë amerikanë punojnë si marangozë, elektricistë, instalues të paneleve diellore dhe në profesione të ngjashme; pothuajse të gjithë janë meshkuj pa diplomë universitare.
Paga mesatare është e qëndrueshme, 25 dollarë në orë, anëtarësimi në sindikata është mbi mesataren dhe kërkesa për këto profesione pritet të rritet, ndërsa Amerika modernizon infrastrukturën.
Rreth 5 milionë të tjerë punojnë si teknikë mirëmbajtjeje, për shembull, në sistemet e kondicionimit apo instalimin e rrjeteve telefonike dhe si mekanikë, me paga më të larta se mesatarja e sektorit industrial.
Edhe punonjësit e shërbimeve të urgjencës dhe sigurisë kanë karakteristika të ngjashme; më shumë se një e treta janë anëtarë të sindikatave.
Â
Ekonomia moderne nuk ka më qendra industriale
MegjithatĂ«, kĂ«to vende pune ndryshojnĂ« nga puna tradicionale nĂ« industri nĂ« njĂ« aspekt tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m: nuk ekziston njĂ« âqytet i sistemeve tĂ« ajrit tĂ« kondicionuarâ.
Fabrikat dikur mbështesnin qytete të tëra, duke gjeneruar kërkesë për furnitorë, logjistikë dhe shërbime të shumta.
Vendet e reja të punës janë më të shpërndara dhe, për këtë arsye, më pak të afta për të mbajtur gjallë ekonomitë lokale. Megjithatë, edhe pse përfitimet janë më të shpërndara, ato mbeten pothuajse po aq të mëdha.
Gati po aq njerĂ«z janĂ« tĂ« punĂ«suar sot nĂ« kĂ«to kategori sa ishin nĂ« industri nĂ« vitet â90-tĂ«.
Me paga më të mira, më pak kërkesa për kualifikime formale dhe mbështetje më të fortë nga sindikatat, këto profesione mund të jenë më tërheqëse për punëtorët amerikanë sesa vendet moderne të punës në fabrika.
E ardhmja po largohet gjithnjë e më shumë nga fabrikat. Profesionet teknike dhe mirëmbajtjes pritet të rriten me 5% në dekadën e ardhshme, sipas parashikimeve zyrtare; ndërsa numri i vendeve të punës në prodhim pritet të bjerë.
Kategoritë me rritjen më të shpejtë për punonjës pa diplomë janë në sektorin e kujdesit shëndetësor dhe kujdesit personal, me parashikime për rritje përkatësisht 15% dhe 6%.
Këto përfshijnë role si ndihmës infermierë dhe kujdestarë fëmijësh, që nuk ngjajnë aspak me punët e dikurshme në industri, për shkak të pagave të ulëta.
Sipas Dani Rodrik nga Harvard, sfida është të rritet produktiviteti në vendet e punës që realisht po zgjerohen.
Kjo mund të përfshijë edhe zbatimin e Inteligjencës Artificiale, për shembull në administrimin e ilaçeve apo diagnostikim.
Në fund të shekullit XVIII, Thomas Jefferson e shihte bujqësinë si themelin e një republike të vetëqëndrueshme. I ndikuar nga fiziokratët francezë, që e konsideronin bujqësinë si burimin më të lartë të pasurisë kombëtare, ai besonte se ishte rruga drejt lirisë dhe begatisë.
Në shekullin XX, këtë rol simbolik e trashëgoi puna në industri. Por, si bujqësia dikur, edhe punësimi industrial zbehet me rritjen e zhvillimit dhe produktivitetit. Sot, zemra e klasës punëtore amerikane rreh në tjetër vend.
Â
Â
Â
The post Amerika vazhdon e kapur pas ëndrrës industriale appeared first on Revista Monitor.