Seanca e radhës e Kuvendit, e cila ishte ndërprerë për shkak të bllokadës trejavore, do të vazhdojë nesër. Ky hap vjen pas aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit Kuvendi duhet të konstituohet brenda një afati prej 30 ditësh.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen më 20 gusht, për të vazhduar seancën konstituive të legjislaturës së dalë nga zgjedhjet e shkurtit.
Sipas njoftimit të Kuvendit, seanca do të mbahet në orën 11:00 dhe ka në rend të ditës dy pika të papërfunduara:
Vazhdimi i seancës vjen pasi më 18 gusht ka nisur rrjedhja e afatit 30-ditor për konstituimin e organit ligjvënës.
Kjo, pasi Gjykata Kushtetuese publikoi aktgjykimin e plotë, përmes së cilit ka urdhëruar Kuvendin që brenda 30 ditësh të zgjedhë kryeparlamentarin e ri përmes votimit të hapur, duke e hedhur në votim të njëjtin kandidat jo më shumë se tri herë.
Seanca konstituive ka nisur më 15 prill, por ajo deri më tani nuk është përmbyllur për shkak të mospajtimeve mes partive politike lidhur me formën e votimit të kryeparlamentarit.
Pasi kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, dështoi të zgjidhej në krye të organit ligjvënës në gjashtë votime të hapura, Dehari më 1 maj ndryshoi rendin e ditës.
Ai më pas kërkoi nga Partia Demokratike, Lidhja Demokratike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe që të propozonin nga një anëtar për një komision që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë për kryeparlamentarin.
Kjo u kundërshtua nga partitë që në mandatin e kaluar ishin në opozitë, të cilat refuzuan të propozonin anëtar për këtë Komision.
Fillimisht, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës iu drejtua Kushtetueses për çështjen e ngërçit. Gjykata u përgjigj më 26 qershor, duke thënë se votimi duhej të bëhej sipas praktikave të deritanishme. Ajo u dha deputetëve 30 ditë afat ta përmbyllnin procesin e konstituimit, por ky afat u shpëfill.
Në ndërkohë, PDK-ja dhe LDK-ja dorëzuan lëndë të ndara për çështjen e votimit të kryeparlamentarit.
Kushtetuesja vendosi masë të përkohshme nga 27 qershori deri më 8 gusht, duke ua ndaluar deputetëve që të ndërmerrnin vendime dhe veprime për konstituimin e Kuvendit.
MĂ« 8 gusht, Kushtetuesja njoftoi pĂ«r vendimin pĂ«r dy lĂ«ndĂ«t e paraqitura â aktgjykimin e plotĂ« tĂ« tĂ« cilit e publikoi mĂ« 18 gusht â pĂ«rmes sĂ« cilit tha se ndryshimi i rendit tĂ« ditĂ«s ishte shkelje, duke e obliguar Kuvendin qĂ« tâi kthehet votimit tĂ« hapur.
Asnjëra nga subjektet nuk ka fituar vota të mjaftueshme për të krijuar shumicën dhe po ashtu nuk është arritur një marrëveshje politike.
LVV-ja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, fitoi 48 ulëse gjatë zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe partitë e tjera parlamentare nuk kanë pranuar ta votojnë kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, për emërimin e së cilës nevojiten të paktën 61 vota.
Derisa LVV-ja ngul kĂ«mbĂ« se Albulena Haxhiu Ă«shtĂ« kandidate meritore, disa prej partive mĂ« tĂ« mĂ«dha parlamentare, si PDK, LDK dhe AAK, e pĂ«rjashtojnĂ« atĂ« si âpĂ«rçarĂ«seâ.
PDK-ja doli e dyta me 24 ulĂ«se, LDK-ja e treta me 20, pasuar nga Lista Serbe â partia mĂ« e madhe e serbĂ«ve nĂ« KosovĂ« me 9 â dhe koalicioni mes AAK-sĂ« dhe NismĂ«s Socialdemokrate, me 8 tĂ« tilla.
Edhe 11 ulëse të tjera i takojnë pakicave.
The post Pas dështimeve dhe vendimit të Gjykatës, Kuvendi i Kosovës mblidhet të mërkurën për konstituim appeared first on Revista Monitor.