❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

BSH vendos kufi për transfertat SEPA, jo më shumë se 3 euro për hyrjet

TIRANË, 4 gusht /ATSH/ Banka e ShqipĂ«risĂ« ka pĂ«rgatitur projektrregulloren qĂ« vendos bazat pĂ«r nivelin e tarifave qĂ« bankat dhe institucionet e pagesave do tĂ« aplikojnĂ«, pas anĂ«tarĂ«simit nĂ« ZonĂ«n Unike tĂ« Pagesave nĂ« Euro (SEPA).

Projektrregullorja “Mbi tarifat e pagesave ndĂ«rkufitare nĂ« zonĂ«n SEPA dhe kushtet e transparencĂ«s” parashikon qĂ« tarifat e aplikuara nga OperatorĂ«t e ShĂ«rbimeve tĂ« Pagesave (banka ose institucione financiare jobanka tĂ« pagesave dhe parasĂ« elektronike) pĂ«r pagesat SEPA dalĂ«se nuk mund tĂ« tejkalojnĂ« kufijtĂ« e pĂ«rcaktuar nga Banka e ShqipĂ«risĂ« pĂ«r vlerat korresponduese tĂ« pagesave vendase nĂ« Euro qĂ« procesohen pĂ«rmes sistemeve tĂ« saj dhe pĂ«rcaktohen nĂ« kuadrin rregullator tĂ« kĂ«tyre sistemeve.

Sipas ndryshimeve tĂ« propozuara, “PĂ«r funksionimin e sistemit AIPS EURO pĂ«r shlyerjen e transfertave vendase pĂ«r klientĂ« nĂ« Euro”, komisioni minimal qĂ« bankat mund tĂ« aplikojnĂ« pĂ«r transfertat nĂ« sistemin euro do tĂ« ulet nga 6 euro nĂ« 4 euro.

Ndërkohë, totali i komisioneve për çdo transfertë me vlerë deri në 150 mijë euro nuk mund të jetë më i lartë se 0,02% e vlerës së transferuar. Ashtu siç ndodh me transfertat në Lekë, edhe rregullorja për transfertat në Euro do të stimulojë përdorimin e kanaleve elektronike për kryerjen e transfertave, duke parashikuar komisione të përgjysmuara për veprimet që kryhen nëpërmjet këtyre kanaleve.

Komisioni minimal që bankat mund të aplikojnë për transfertat kombëtare në monedhën europiane, të kryera nëpërmjet e-banking, nuk mund të jetë më i lartë se 2 euro. Ndërsa totali i komisioneve për çdo transfertë me vlerë deri në 150 mijë euro nuk mund të jetë më i lartë se 0,01% e vlerës së transferuar.

Ndërkohë, komisionet maksimale që bankat mund të aplikojnë, pavarësisht shumës së transfertës, propozohen të jenë të njëjta si në rregulloren aktuale: përkatësisht 50 euro për transfertat e kryera në degë dhe 25 euro për ato të nisura nëpërmjet kanaleve elektronike.

Këto nivele tavan do të aplikohen edhe për transfertat në nisje në zonën SEPA. Ndërsa, për tarifat e pagesave SEPA hyrëse, nëse aplikohen nga institucioni i përfituesit të pagesës, ato duhet të reflektojnë kostot përkatëse të ofruesit të shërbimeve të pagesave. Këto tarifa, në asnjë rast, nuk mund të kalojnë vlerën 3 euro për transaksion.

/r.e//a.f/

The post BSH vendos kufi për transfertat SEPA, jo më shumë se 3 euro për hyrjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Takim pune me arkitektë për standardizimin e objekteve bujqësore sipas normave të BE-së

iTIRANË, 4 gusht /ATSH / EkspertĂ« tĂ« MinistrisĂ« sĂ« BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, bashkĂ« me ekspertĂ« tĂ« huaj dhe arkitektĂ« dhe studio arkitekturore, diskutuan nĂ« TiranĂ« rreth identifikimit tĂ« sfidave dhe pĂ«rcaktimin e hapave tĂ« mĂ«tejshĂ«m nĂ« drejtim tĂ« hartimit tĂ« stallave blegtorale dhe objekteve bujqĂ«sore sipas standardeve tĂ« Bashkimit Europian pĂ«r fermat blegtorale.

Ky takim shënoi një hap konkret drejt modernizimit të infrastrukturës bujqësore dhe blegtorale në vend, duke theksuar rëndësinë që ka arkitektura në zhvillimin rural, mirëqenien e kafshëve dhe përgatitjen për sfidat mjedisore dhe ekonomike të së ardhmes.

Gjatë takimit u trajtuan çështje që kanë të bëjnë me: Boshllëqet aktuale në projektimin e objekteve bujqësore; Sfidat praktike dhe ato rregullatore që hasin arkitektët dhe fermerët dhe nevoja për krijimin e një strukture përfaqësuese të aktorëve të përfshirë në këtë fushë.

MBZHR dhe Giz Albania vijon të fuqizojë dialogun ndërmjet sektorit publik dhe atij privat, duke nxitur shkëmbimin e ideve dhe zgjidhjeve të përbashkëta në fushën e zhvillimit rural dhe bujqësisë së qëndrueshme.

1 nga 5

/r.e//a.f/

The post Takim pune me arkitektë për standardizimin e objekteve bujqësore sipas normave të BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MAS hap konsultimin publik pĂ«r Planin e Veprimit tĂ« Arsimit Digjital 2025–2030

TIRANË, 4 gusht /ATSH/ Ministria e Arsimit dhe Sportit ka hapur procesin e konsultimit publik pĂ«r projektvendimin “PĂ«r miratimin e Planit tĂ« Veprimit tĂ« Arsimit Digjital 2025–2030, duke pĂ«rfshirĂ« standardet pĂ«r arritjen e kompetencĂ«s digjitale”, njĂ« dokument strategjik qĂ« synon tĂ« transformojĂ« sistemin arsimor shqiptar pĂ«rmes digjitalizimit tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s.

Dokumenti përcakton një vizion të qartë për arsimin digjital në Shqipëri deri në vitin 2030, të mbështetur në dokumente strategjike kombëtare si Strategjia Kombëtare e Arsimit dhe Agjenda Digjitale.

Plani synon: Zhvillimin e kompetencave digjitale për nxënësit dhe mësuesit; Zgjerimin e rrjetit të SMARTlab-eve në shkollat bazë dhe të mesme; Furnizimin me 5500 laptopë për shkollat publike, me mbështetjen e Bankës Botërore, CEB dhe IPA III; Zgjerimin e lidhjes broadband dhe Wi-Fi me shpejtësi të lartë në të gjitha institucionet arsimore; Krijimin e mekanizmave monitorues për të ndjekur progresin e digjitalizimit në arsim; Rritjen e përfshirjes sociale dhe zhvillimin e qëndrueshëm dhe të gjelbër në sistemin arsimor.

Ky plan kontribuon gjithashtu në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit në Bashkimin Europian, në veçanti në fushën e arsimit dhe shoqërisë digjitale.

Konsultimi do të zgjasë 20 ditë pune, nga data 5 gusht deri më 1 shtator 2025, dhe do të zhvillohet përmes portalit zyrtar të Regjistrit Elektronik për Konsultime Publike:
www.konsultimipublik.gov.al

MAS fton të gjithë qytetarët, ekspertët e fushës, organizatat jofitimprurëse, institucionet publike dhe të gjitha palët e interesuara të japin komentet dhe sugjerimet e tyre, me qëllim përmirësimin e përmbajtjes së këtij dokumenti të rëndësishëm që synon ndërtimin e një sistemi arsimor modern, të aksesueshëm dhe të përshtatur me nevojat e epokës digjitale.

/r.e//a.f/

The post MAS hap konsultimin publik pĂ«r Planin e Veprimit tĂ« Arsimit Digjital 2025–2030 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bizneset shqiptare mĂ« afĂ«r mundĂ«sive financiare pĂ«rmes platformĂ«s “Akses nĂ« FinancĂ«â€

TIRANË, 4 gusht /ATSH/ Bizneset shqiptare, veçanĂ«risht ndĂ«rmarrjet e vogla dhe tĂ« mesme (NVM), tashmĂ« kanĂ« nĂ« dispozicion njĂ« burim tĂ« ri informacioni dhe orientimi pĂ«r skemat financiare: platformĂ«n “Akses nĂ« FinancĂ«â€, tĂ« menaxhuar nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit tĂ« Investimeve (AIDA).

AIDA njofton se, platforma, e aksesueshme në www.aida-smefinance.gov.al, ofron një pasqyrë të plotë të granteve, kredive, garancive dhe nismave të tjera financiare që ofrohen nga institucione publike, organizata ndërkombëtare, banka dhe donatorë vendas e të huaj.

Synimi kryesor i kësaj platforme është të shërbejë si një portë unike për informimin dhe aksesin në financë, duke lehtësuar qasjen e bizneseve në fondet e nevojshme për zhvillim, zgjerim apo rikuperim pas vështirësive ekonomike.

AIDA bën të ditur se iniciativa u mundësua nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në mbështetje të qeverisë shqiptare, me fokus në zbutjen e ndikimeve negative të krizës së COVID-19 ndaj sektorit privat.

AIDA fton të gjithë donatorët, institucionet financiare dhe bankat që operojnë në Shqipëri të dërgojnë informacion mbi skemat e tyre financiare në adresën: info@aida.gov.al, në mënyrë që ato të publikohen dhe të jenë lehtësisht të aksesueshme për komunitetin e biznesit.

/r.e//a.f/

The post Bizneset shqiptare mĂ« afĂ«r mundĂ«sive financiare pĂ«rmes platformĂ«s “Akses nĂ« FinancĂ«â€ appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skulptura “KalorĂ«si i BabunjĂ«s” rikthehet nĂ« ShqipĂ«ri pas ekspozitĂ«s nĂ« VjenĂ«

TIRANË, 4 gusht /ATSH/ Akademia e Shkencave njoftoi se, skulptura unike prej bronzi, “KalorĂ«si i BabunjĂ«s”, Ă«shtĂ« rikthyer sot nĂ« ShqipĂ«ri pas dy muajsh ekspozimi nĂ« njĂ« nga institucionet muzeale mĂ« prestigjioze tĂ« EuropĂ«s,  Muzeun e HistorisĂ« Natyrore nĂ« VjenĂ«.

Vepra 2600-vjeçare, e zbuluar nĂ« vitin 2018 pranĂ« ApolonisĂ« (BabunjĂ«, LushnjĂ«), qĂ«ndroi e ekspozuar nĂ« “SallĂ«n e ArtĂ«â€ tĂ« muzeut nga data 13 maj deri mĂ« 31 korrik 2025, ku u vlerĂ«sua gjerĂ«sisht nga publiku dhe ekspertĂ«t ndĂ«rkombĂ«tarĂ«.

Sipas ASH-së, ekspozita u organizua nga Ambasada e Shqipërisë në Vjenë, në bashkëpunim me Institutin e Arkeologjisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe vetë muzeun austriak.

Ajo u çel me një konferencë shkencore ndërkombëtare, ku morën pjesë mbi 120 studiues nga mbarë bota. Shqipëria u përfaqësua nga akad. Adem Bunguri, prof. Neritan Ceka, prof. Bashkim Lahi dhe prof. asoc. Eduard Shehi.

Pas suksesit tĂ« ekspozitĂ«s, “KalorĂ«si i BabunjĂ«s” Ă«shtĂ« rikthyer nĂ« TiranĂ« dhe do tĂ« vendoset pĂ«r ekspozim tĂ« pĂ«rhershĂ«m nĂ« Muzeun Arkeologjik, pjesĂ« e Institutit tĂ« ArkeologjisĂ« pranĂ« ASHSH.

1 nga 3

/r.e//a.f/

The post Skulptura “KalorĂ«si i BabunjĂ«s” rikthehet nĂ« ShqipĂ«ri pas ekspozitĂ«s nĂ« VjenĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Paketa e Maleve, Musabelliu: Mbi tre mijë aplikime për shprehje interesi 

TIRANË, 4 gusht /ATSH/ Nga zonat mĂ« malore tĂ« veriut tĂ« ShqipĂ«risĂ« e deri nĂ« skajin mĂ« jugor tĂ« saj, interesi i qytetarĂ«ve pĂ«r tĂ« pĂ«rfituar nga “Paketa e Maleve” Ă«shtĂ« i lartĂ«.

Prej tri javësh qytetarët po shprehin interes për të marrë në pronësi tokën në mënyrë që më pas të zhvillojnë në projekt biznesi.

Enkelejd Musabelliu, zĂ«vendĂ«sministĂ«r i EkonomisĂ«, KulturĂ«s dhe Inovacionit, u shpreh se, “janĂ« 3175 shprehje interesi qĂ« kanĂ« ardhur nĂ« kĂ«tĂ« platformĂ«. JanĂ« tĂ« shpĂ«rndara nĂ« tĂ« gjithĂ« territorin e ShqipĂ«risĂ« por zonat me kĂ«rkesĂ« mĂ« tĂ« madhe janĂ« ato zona ku edhe ka pasur mungesĂ« tĂ« titujve tĂ« pronĂ«sisĂ«. PĂ«rgjithĂ«sisht nĂ« veri dhe nĂ« juglindje tĂ« vendit”.

Gjatë një interviste televizive, ai bëri të ditur hapat që po ndiqen për zbatimin e Paketës së Maleve.

“Hapi i radhĂ«s Ă«shtĂ« pĂ«rcaktimi i zonave me pĂ«rparĂ«si zhvillimi, gjĂ« qĂ« do tĂ« bĂ«het nga ana e bashkive, pra secila bashki do tĂ« shpallĂ« zonat me pĂ«rparĂ«si zhvillimi nĂ« territorin e vet. BashkitĂ« po punojnĂ« pĂ«r shpalljen e kĂ«tyre zonave. Kur tĂ« shpallen zonat, qytetarĂ«t qĂ« kanĂ« shprehur interes do tĂ« duhet tĂ« dorĂ«zojnĂ« kĂ«rkesat e tyre pranĂ« bashkive”, tha ai.

Pasi tĂ« jenĂ« miratuar “zonat pĂ«r zhvillim”, do tĂ« nisĂ« aplikimi real i qytetarĂ«ve, ku duhet tĂ« dorĂ«zojnĂ« edhe njĂ« sĂ«rĂ« dokumentesh pĂ«r tĂ« pĂ«rfituar pronĂ«n.

Aplikimi real i qytetarĂ«ve me dokumentacionin pĂ«rkatĂ«s qĂ« do tĂ« nisĂ« pas shpalljes sĂ« zonave me pĂ«rparĂ«si zhvillimi nuk do tĂ« ketĂ« afat, tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t qĂ« mund tĂ« pĂ«rfitojnĂ« nga ky ligj do tĂ« mund tĂ« aplikojnĂ« dhe pĂ«rfitojnĂ« pĂ«r sa kohĂ« ligji tĂ« jetĂ« nĂ« fuqi dhe s’do ketĂ« afat kufizues.

“Do tĂ« dorĂ«zojnĂ« njĂ« genplan tĂ« sipĂ«rfaqes qĂ« ata duan tĂ« zhvillojnĂ« sĂ« bashku me planin e biznesit se si duan ta zhvillojnĂ« dhe dokumentacionin qĂ« mbĂ«shtetet faktin qĂ« janĂ« zotĂ«rues tĂ« asaj prone. Pastaj bashkia bĂ«n verifikimin nĂ«se prona plotĂ«son kriteret pĂ«r t’u dhĂ«nĂ« nĂ« pĂ«rdorim, mĂ« pas miratohet lista e zotĂ«ruesve faktikĂ«â€, thotĂ« Musabelliu.

Ai bĂ«ri tĂ« ditur se, “qĂ«llimi Ă«shtĂ« dhĂ«nia e tokĂ«s nĂ« pronĂ«si pĂ«r ta zhvilluar pĂ«r ekonominĂ« malore dhe do ta kenĂ« tĂ« gjithĂ« ata qĂ« do tĂ« plotĂ«sojnĂ« kriteret pĂ«r tĂ« marrĂ« pronĂ«n. Por lehtĂ«sitĂ« i pĂ«rfitojnĂ« vetĂ«m 500 tĂ« parĂ«t”.

Për 500 të parët për 10 vite nuk do të ketë taksë të ndikimit në infrastrukturë, taksë të pasurisë së paluajtshme, TVSH dhe tatimi mbi fitimin.

Fokusi i “PaketĂ«s sĂ« Maleve” do tĂ« jetĂ« nĂ« veri, njĂ« hap qĂ« vlerĂ«sohet pĂ«r tĂ« frenuar shpopullimin dhe pĂ«r tĂ« nxitur punĂ«simin.

/r.e//a.f/

The post Paketa e Maleve, Musabelliu: Mbi tre mijë aplikime për shprehje interesi  appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Keqtrajtimi i kafshëve futet në Kodin Penal, dënime deri në 3 vite burg për dhunë apo braktisje të tyre

TIRANË, 2 gusht /ATSH/ PĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« ShqipĂ«ri keqtrajtimi dhe braktisja e kafshĂ«ve parashikohet tĂ« jetĂ« vepĂ«r penale, me ndĂ«shkime qĂ« shkojnĂ« deri nĂ« 3 vite burgim.

Drafti i ri i Kodit Penal, i cili është hedhur për konsultim publik, përfshin një kapitull të posaçëm për mbrojtjen e kafshëve, duke adresuar raste të braktisjes, dhunës dhe trajtimeve çnjerëzore ndaj tyre.

Sipas nenit 944, braktisja e një kafshe nga pronari, në rrethana që rrezikojnë jetën ose shëndetin e saj, do të konsiderohet vepër penale dhe do të dënohet me gjobë ose burgim deri në 3 vite.

Ndërkohë, neni 943 parashikon dënime për dëmtimin e përhershëm ose të përkohshëm të kafshëve shtëpiake që jetojnë nën kontrollin e njeriut, përfshirë edhe akte me natyrë seksuale ndaj tyre. Edhe kjo vepër dënohet me gjobë ose deri në 3 vite burg. Nëse nga keqtrajtimi vjen ngordhja e kafshës, dënimi rritet me 50%.

Për herë të parë, vendoset përgjegjësi penale edhe për mungesën e kontrollit ndaj kafshëve në hapësira publike. Sipas nenit 945, nëse një kafshë (si p.sh. qen) shkakton dëmtime fizike ndaj një personi për shkak të mosvendosjes së maskës mbrojtëse ose mungesës së kontrollit nga pronari, ky i fundit mund të dënohet me gjobë ose deri në 6 muaj burg. Dënimi rritet nëse pasojat janë më të rënda.

Neni 946 ndalon dhe ndëshkon me gjobë ose deri në 3 muaj burg çdo person që promovon, organizon apo drejton ndeshje ndërmjet kafshëve që u shkaktojnë atyre vuajtje apo torturë. Për trajnimin ose dhënien e kafshëve për këto qëllime, parashikohet burgim deri në 6 muaj, ndërsa vendosja e basteve dënohet me deri në 2 muaj burg.

Sipas nenit 947, kur veprat penale ndaj kafshëve kryhen me mizori, egërsi, për qëllime fitimi, në prani të fëmijëve, me armë apo mjete të rrezikshme, ose nëse shpërndahen pamjet në rrjete sociale apo media, dënimi rritet me deri në 50%.

Ky draft përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt mbrojtjes së të drejtave të kafshëve dhe përmirësimit të standardit ligjor dhe moral të shoqërisë shqiptare në raport me trajtimin e tyre.

/r.e/

The post Keqtrajtimi i kafshëve futet në Kodin Penal, dënime deri në 3 vite burg për dhunë apo braktisje të tyre appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ligji i ri për bashkëpronësinë, standarde në administrimin e hapësirave të përbashkëta

TIRANË, 2 gusht /ATSH/ ShqipĂ«ria ka hyrĂ« nĂ« njĂ« epokĂ« tĂ« re tĂ« administrimit tĂ« banesave kolektive me hyrjen nĂ« fuqi tĂ« Ligjit “PĂ«r administrimin e bashkĂ«pronĂ«sisĂ« nĂ« ndĂ«rtesa”, i miratuar mĂ« 3 korrik dhe i publikuar nĂ« Fletoren Zyrtare.

Ky ligj zëvendëson rregulloren e vitit 2009, e cila shpesh kishte mbetur vetëm në letër.

Ligji i ri sjell një qasje të detyrueshme dhe të organizuar për administrimin e pallateve, duke i dhënë fund situatës ku shumë ndërtesa ishin të pambuluara nga ndonjë formë menaxhimi. Risia kryesore është se çdo ndërtesë me më shumë se një pronar duhet të ketë një administrator, individ ose shoqëri e certifikuar nga bashkia dhe një strukturë funksionale të bashkëpronësisë.

Sipas ligjit, tashmë çdo hapësirë e përbashkët si shkallët, ashensorët, bodrumet, fasadat apo tarracat, do të regjistrohen si pasuri në bashkëpronësi në dokumentacionin kadastral, duke i dhënë fund abuzimeve dhe interpretimeve të ndryshme mbi pronësinë.

Ligji parashtron përgjegjësitë e administratorit që do të ketë rol të qartë dhe detyrime ligjore, duke përfshirë:
‱ MirĂ«mbajtjen dhe riparimet;
‱ Pastrimin dhe kontratat me furnitorĂ«;
‱ Mbledhjen e kuotave mujore tĂ« banorĂ«ve;
‱ PĂ«rfaqĂ«simin ligjor tĂ« pallatit dhe raportimin vjetor tĂ« shpenzimeve.

Kontrata me administratorin do të ketë afat minimal prej tre vitesh, për të siguruar stabilitet dhe shmangur rotacionet e shpeshta për motive personale.

Ligji përcakton gjithashtu krijimin e asamblesë së bashkëpronarëve, me kompetenca për të vendosur me shumicë votash për çështje të rëndësishme si buxheti, punimet e mëdha, apo edhe shkarkimi i administratorit në rast mosfunksionimi.

Po ashtu, për herë të parë, shoqëritë ndërtuese janë të detyruara ligjërisht të administrojnë ndërtesën deri në momentin e dorëzimit përfundimtar të pronës dhe dhënies së certifikatës së shfrytëzimit. Ato duhet të përfshijnë në kontratat e shitjes edhe aktin e bashkëpronësisë dhe rregulloren e administrimit, dokumente që regjistrohen në Kadastër.

Një tjetër element i rëndësishëm i ligjit është roli i bashkive, të cilat do të:
‱ CertifikojnĂ« administratorĂ«t;
‱ MbikĂ«qyrin procesin e administrimit;
‱ MbajnĂ« dhe pĂ«rditĂ«sojnĂ« “librin e bashkĂ«pronĂ«sisĂ«â€;
‱ Vendosin gjoba nĂ« rast shkeljesh qĂ« dĂ«mtojnĂ« jetesĂ«n kolektive.

Të gjitha të dhënat e bashkëpronësisë do të jenë të aksesueshme përmes platformës e-Albania, duke rritur transparencën dhe ulur burokracinë.

Ky ligj i ri synon të forcojë bashkëjetesën urbane, të mbrojë vlerën e pronës së përbashkët dhe të sigurojë cilësi më të mirë jetese për qytetarët. Ai shënon një hap të rëndësishëm drejt normalizimit të jetës në komunitet dhe krijimit të një kulture të re qytetarie në ndërtesat kolektive.

/r.e/

The post Ligji i ri për bashkëpronësinë, standarde në administrimin e hapësirave të përbashkëta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nisin regjistrimet në arsimin profesional, Denaj: Drejtimi bujqësor siguron punësim të sigurt

TIRANË, 2 gusht /ATSH/ TĂ« rinjtĂ« qĂ« mbarojnĂ« klasĂ«n e 9-tĂ« kanĂ« tani njĂ« mundĂ«si tĂ« artĂ« pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar njĂ« karrierĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme dhe tĂ« suksesshme nĂ« sektorin bujqĂ«sor, pĂ«rmes arsimit profesional nĂ« njĂ« nga tre drejtimet mĂ« tĂ« kĂ«rkuara nĂ« treg: bujqĂ«si, veterinari dhe teknologji ushqimore.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri me dije se tashmë kanë nisur regjistrimet në arsimin profesional, teksa i ftoi nxënësit të zgjedhin arsimin profesional bujqësor për punësim të sigurt.

“NxĂ«nĂ«sit mund tĂ« regjistrohen nĂ« njĂ« nga shkollat profesionale bujqĂ«sore qĂ« janĂ« nĂ« 5 qarqe tĂ« vendit: Shkolla profesionale “Rakip Kryeziu”, Fier; Shkolla profesionale “Mihal Shahini”, CĂ«rrik; Shkolla e mesme profesionale KamĂ«z; Shkolla Profesionale ShĂ«rbime, Korçë; Shkolla profesionale “Ndre Mjeda”, Bushat dhe shkolla profesionale “Charles Telford Erickson”, Golem”, tha Denaj.

Ministrja i ftoi tĂ« rinjtĂ« tĂ« investojnĂ« nĂ« dije pĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e zhvillimit tĂ« bujqĂ«sisĂ« sĂ« qĂ«ndrueshme nĂ« ShqipĂ«ri, teksa njoftoi se, regjistrimi bĂ«het lehtĂ«sisht pĂ«rmes portalit e-Albania, nĂ« shĂ«rbimin “Regjistrohu nĂ« klasĂ«n e dhjetĂ«â€.

/r.e/

The post Nisin regjistrimet në arsimin profesional, Denaj: Drejtimi bujqësor siguron punësim të sigurt appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dollari forcohet, euroja humb pikë në këmbim me lekun

TIRANË, 1 gusht /ATSH/ Dollari amerikan ka shĂ«nuar tĂ« premten njĂ« rritje tĂ« lehtĂ« nĂ« kursin e kĂ«mbimit kundrejt lekut, ndĂ«rsa euroja ka humbur pikĂ« nĂ« tregun valutor vendas, krahasuar me njĂ« ditĂ« mĂ« parĂ«.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan (USD) u forcua me 0,24 lekë, duke u këmbyer sot me 85,45 lekë. Në të kundërt, euroja (EUR) ka pësuar një rënie prej 0,03 lekësh, duke u këmbyer me 97,44 lekë.

Rënie më të theksuar ka pësuar poundi britanik (GBP), i cili humbi 0,39 lekë dhe u këmbye me 112,34 lekë. Edhe franga zvicerane (CHF) dhe jeni japonez (JPY) shënuan ulje të lehta në vlerë, respektivisht me 0,04  lekë dhe 0,06 lekë, krahasuar me ditën e enjte.

Në tregun e metaleve të çmuara, ari ka humbur 333,11 lekë për ons, duke u këmbyer me 281.434,21 lekë, ndërsa argjendi ka zbritur me 22,91 lekë, në vlerën 3116,20 lekë për ons.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari amerikan USD 85.45 +0.24
Euroja EUR 97.44 -0.03
Poundi Britanik GBP 112.34 -0.39
Franga Zvicerane CHF 104.74 -0.04
Jeni Japonez (100) JPY 56.80 -0.06
Dollari Australian AUD 54.85 -0.09
Dollari Kanadez CAD 61.59 +0.05
Korona Suedeze SEK 8.70 -0.03
Korona Norvegjeze NOK 8.25 -0.01
Korona Daneze DKK 13.06 0.00
SDR SDR 115.78 -0.22
Ari (OZ 1) XAU 281434.21 -333.11
Argjendi (OZ 1) XAG 3116.20 -22.91
Juani Kinez (onshore) CNY 11.85 +0.01
Juani Kinez (offshore) CNH 11.84 +0.02
Lira Turke TRY 2.11 +0.01

/r.e//a.f/

The post Dollari forcohet, euroja humb pikë në këmbim me lekun appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Raporti i UNDP, ShqipĂ«ria ngjitet nĂ« kategorinĂ« e “Zhvillimit NjerĂ«zor ShumĂ« tĂ« LartĂ«â€

TIRANË, 1 gusht /ATSH/ ShqipĂ«ria ka shĂ«nuar njĂ« arritje tĂ« rĂ«ndĂ«sishme nĂ« Indeksin e Zhvillimit NjerĂ«zor (HDI), duke u ngjitur pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« kategorinĂ« e “Zhvillimit NjerĂ«zor ShumĂ« tĂ« LartĂ«â€, sipas raportit tĂ« fundit tĂ« Programit tĂ« Kombeve tĂ« Bashkuara pĂ«r Zhvillim (UNDP).

Vlera e HDI-së për Shqipërinë në vitin 2023 është 0.810, një përmirësim i dukshëm që e rendit vendin në pozicionin e 71-të nga 193 vende, duke reflektuar përparim në fushat e shëndetësisë, arsimit dhe të ardhurave kombëtare.

Ky rezultat vjen në një kohë kur globalisht, ritmi i përmirësimit të zhvillimit njerëzor po ngadalësohet, duke arritur nivelet më të ulëta në 35 vitet e fundit.

UNDP bën të ditur se, pavarësisht kësaj tendence, Shqipëria tregon rezistencë dhe progres të qëndrueshëm, sidomos në krahasim me mesataren rajonale të Evropës dhe Azisë Qendrore (HDI: 0.818).

Raporti i UNDP për vitin 2023 thekson gjithashtu rolin në rritje të Inteligjencës Artificiale (IA) në zhvillimin global.

Sipas të dhënave të raportit: 60% e njerëzve besojnë se IA do të ndikojë pozitivisht në punësim, duke krijuar role të reja; Vetëm 13% shprehin frikë nga humbja e vendeve të punës dhe në vendet me zhvillim të ulët dhe mesatar, 70% presin që IA të rrisë produktivitetin dhe 2/3 e popullsisë synojnë ta përdorin në sektorët kyç, si arsim dhe shëndetësi.

UNDP nënvizon se përfitimet e teknologjisë vijnë kur IA zhvillohet me një qasje njerëzore, duke u fokusuar në: Bashkëpunim mes njeriut dhe IA-së, jo konkurrencë; Përfshirje aktive të njerëzve në zhvillimin e teknologjive dhe modernizim të sistemeve arsimore dhe shëndetësore për epokën digjitale.

Përballë këtij realiteti të ri global, sfida për Shqipërinë është të orientojë politikat e zhvillimit drejt epokës digjitale, duke ruajtur ritmin e përmirësimit të jetesës dhe duke integruar IA-në në mënyrë të zgjuar në shërbim të qytetarëve.

/e.xh//r.e//a.f/

The post Raporti i UNDP, ShqipĂ«ria ngjitet nĂ« kategorinĂ« e “Zhvillimit NjerĂ«zor ShumĂ« tĂ« LartĂ«â€ appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Integrimi nĂ« BE, Denaj drejton takimin e dytĂ« tĂ« Komitetit Drejtues tĂ« projektit “EU GoAL”

TIRANË, 1 gusht /ATSH/ Ministrja e BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj drejtoi sot takimin e dytĂ« tĂ« Komitetit Drejtues tĂ« projektit “EU GoAL”, njĂ« iniciativĂ« qĂ« mbĂ«shtet pĂ«rmbushjen e angazhimeve tĂ« ShqipĂ«risĂ« nĂ« kuadĂ«r tĂ« kapitujve 11 (BujqĂ«sia dhe Zhvillimi Rural) dhe 13 (Peshkimi), si pjesĂ« e procesit tĂ« integrimit nĂ« Bashkimin Evropian.

Në takim morën pjesë zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Roland Kristo, drejtori i Politikave të Zhvillimit në MBZHR, Irfan Tarelli, zëvendësdrejtoresha e Agjencisë Italiane për bashkëpunim dhe Zhvillim, AICSTirana, Letizia Fischioni, si dhe përfaqësuesi i CIHEAM Bari, Fabrizio Contento.

Ministrja Denaj vlerësoi progresin e deritanishëm të projektit dhe theksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi teknik dhe institucional për të përmbushur kriteret që lidhen me fushat kyçe të bujqësisë dhe zhvillimit rural.

“Diskutuam prioritetet pĂ«r orientimin e mĂ«tejshĂ«m tĂ« asistencĂ«s teknike qĂ« ofron ‘EU GoAL’, nĂ« pĂ«rputhje me vizionin tonĂ« pĂ«r “BujqĂ«sinĂ« 2030”, u shpreh ministrja Denaj.

Projekti “EU GoAL” luan njĂ« rol tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« forcimin e kapaciteteve tĂ« MinistrisĂ« sĂ« BujqĂ«sisĂ« dhe strukturave tĂ« saj vartĂ«se, duke ndihmuar harmonizimin e politikave bujqĂ«sore dhe peshkimit me acquis communautaire tĂ« BE-sĂ«.

e.xh//r.e//a.f/

The post Integrimi nĂ« BE, Denaj drejton takimin e dytĂ« tĂ« Komitetit Drejtues tĂ« projektit “EU GoAL” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

10 produkte tĂ« regjistruara “Specialitet tradicional i garantuar”

TIRANË, 1 gusht /ATSH/ DhjetĂ« produktet e para autoktone janĂ« regjistruar si marka tĂ« mbrojtura pasi kanĂ« kaluar procesin e verifikimit tĂ« pĂ«rputhshmĂ«risĂ« pĂ«r treguesit gjeografikĂ«, emĂ«rtimin e origjinĂ«s dhe traditĂ«s, duke marrĂ« kĂ«shtu logon kombĂ«tare dhe prezantimin e tyre nĂ« treg si “Specialitet Tradicional i Garantuar”.

Këto produkte janë tashmë të regjistruara në markën e cilësisë dhe dallohen përmes logove zyrtare të cilësinë në ambalazhin e tyre.

Ministria e BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural nĂ« bashkĂ«punim me programin gjerman pĂ«r zhvillimin e qendrueshĂ«m rural nĂ« ShqipĂ«ri, po punojnĂ« pĂ«r certifikimin e produkteve shqiptare “Specialitet Tradicional i Garantuar”.

Ekspertët shprehen se, jo çdo produkt është thjesht ushqim. Disa mbartin kujtesën e vendit prej nga vijnë, traditën e prodhimit dhe lidhjen me tokën që i dha jetë.

Sipas tyre, për këtë arsye ekzistojnë skemat evropiane të cilësisë: Specialitet Tradicional i Garantuar (STG); Emërtim i Mbrojtur i Origjinës (EOM); Tregues Gjeografik i Mbrojtur (TGJM)

Skemat e cilësisë janë mekanizma që garantojnë dhe promovojnë produktet bujqësore dhe ushqimore me cilësi të veçantë, origjinë të qartë gjeografike dhe metoda tradicionale prodhimi.

Këto cilësi janë më shumë se një logo. Janë dëshmi e autenticitetit, përkujdesjes dhe krenarisë që qëndron pas çdo produkti të regjistruar.

KĂ«shtu pĂ«rshembull Parmigiano Reggiano; Aceto Balcamico di Modena, janĂ« dy shembujt mĂ« tĂ« njohur nĂ« botĂ« tĂ« produkteve qĂ« dallojnĂ« pĂ«r cilĂ«sinĂ«, traditĂ«n dhe shijen e tyre unike. NdĂ«rsa logo “Specialitet Tradicional i Garantuar” tashmĂ« gjendet nĂ« etiketĂ«n e mjaltit tĂ« BedunicĂ«s, djathit tĂ« ziem, djathit tĂ« dhisĂ« nga BjeshkĂ«t e RunjĂ«s, FlisĂ« sĂ« KukĂ«sit, etj.

/a.f//r.e/

The post 10 produkte tĂ« regjistruara “Specialitet tradicional i garantuar” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bujqësia Digjitale dhe Transformimi Rural, miratohen prioritetet

TIRANË, 1 gusht /ATSH/ ZyrtarĂ« tĂ« lartĂ« nga Qeveria e ShqipĂ«risĂ«, Kombet e Bashkuara dhe partnerĂ«t e zhvillimit u mblodhĂ«n sot nĂ« MinistrinĂ« e BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural pĂ«r takimin e dytĂ« tĂ« Komitetit Drejtues tĂ« programit tĂ« BujqĂ«sisĂ« Digjitale dhe Transformimit Rural (DART). Takimi shqyrtoi progresin e programit deri mĂ« sot dhe miratoi prioritetet pĂ«r fazĂ«n e tij tĂ« ardhshme.

E bashkëkryesuar nga Anila Denaj, ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, dhe Randi Davis, koordinatore rezidente në detyrë e OKB-së dhe përfaqësuese rezidente e UNDP-së, seanca riafirmoi një angazhim të përbashkët për të sjellë inovacion digjital në sektorin bujqësor të Shqipërisë dhe për të zvogëluar pabarazitë midis zonave rurale dhe urbane.

“Ky program po transformon mĂ«nyrĂ«n se si mendojmĂ« pĂ«r bujqĂ«sinĂ« dhe zhvillimin rural. Ne nuk po investojmĂ« vetĂ«m nĂ« teknologji, por edhe nĂ« njerĂ«z, fermerĂ«, tĂ« rinj dhe nĂ«punĂ«s publikĂ« tĂ« cilĂ«t do tĂ« udhĂ«heqin tranzicionin digjital tĂ« ShqipĂ«risĂ« nĂ« pĂ«rputhje me vizionin e BujqĂ«sisĂ« 2030”, tha Denaj.

I zbatuar bashkërisht nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO), Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) dhe Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU), në partneritet me Ministrinë e Bujqësisë, programi DART mbështet zhvillimin e mjeteve, shërbimeve dhe aftësive digjitale për të përmirësuar produktivitetin bujqësor, ofrimin e shërbimeve dhe mundësitë e punësimit rural veçanërisht në përputhje me objektivat e integrimit në BE.

Përfundimet kryesore të takimit ishin disa.

Sa i takon progresit në Strategjinë e Bujqësisë Digjitale, Komiteti Drejtues shqyrtoi përparimet në Strategjinë e re të Bujqësisë Digjitale të Shqipërisë, duke përfshirë aktivizimin e grupeve të punës të përbëra nga qeveria, akademia, sektori privat dhe ekspertë të shoqërisë civile. Një anketë kombëtare që mbulon mbi 800 fermerë në 9 rajone dhe një analizë e thelluar e politikave po formësojnë një strategji të përafruar me standardet e planifikimit të Shqipërisë dhe kërkesat e BE-së.

Përmirësimi i Portalit të Fermerëve: Pjesëmarrësit diskutuan ridizajnimin e Portalit kombëtar të Fermerëve, bazuar në hulumtimin dhe reagimet e përdoruesve. Karakteristikat e reja do të përfshijnë qasje në çmimet e tregut, module të mësimit elektronik dhe shërbime këshillimore të përshtatura sipas nevojave të fermerëve. Ndërtimi i Aftësive Digjitale: U ndanë plane për bashkëpunim me shkollat e TVET-së dhe qendrat e formimit profesional për të përmirësuar shkrim-leximin digjital dhe rrugët e karrierës për të rinjtë në bujqësi, pavarësisht boshllëqeve në infrastrukturë dhe kapacitete në mjediset e arsimit rural.

Plani i PunĂ«s dhe Integrimi i Buxhetit: Komiteti miratoi planin e punĂ«s DART 2025, dhe Ministria e BujqĂ«sisĂ« shprehu angazhimin e saj pĂ«r integrimin e prioriteteve tĂ« bujqĂ«sisĂ« digjitale nĂ« Programin Buxhetor AfatmesĂ«m 2026–2029.

Pronësia Institucionale: Komiteti miratoi Termat e Referencës për grupet e punës të DART, të cilat do të hartojnë së bashku Strategjinë dhe Portalin e Fermerëve. Ministria u zotua për formalizimin dhe angazhimin proaktiv të këtyre grupeve.

“PĂ«r tĂ« pasur sukses, ne kemi nevojĂ« pĂ«r zgjidhje tĂ« hartuara sĂ« bashku qĂ« janĂ« tĂ« bazuara nĂ« prova tĂ« arritshme”, shtoi Lorena Pullumbi, ndihmĂ«spĂ«rfaqĂ«suese e FAO-s nĂ« ShqipĂ«ri. “Ne mirĂ«presim njĂ« angazhim mĂ« tĂ« fortĂ« nga institucione tĂ« tilla si Universiteti BujqĂ«sor i TiranĂ«s, bashkitĂ« dhe shĂ«rbimet kĂ«shillimore lokale dhe presim me padurim pĂ«rforcimin e dialogut me Delegacionin e BE-sĂ«, roli i tĂ« cilit Ă«shtĂ« kyç nĂ« ankorimin e kĂ«saj pune brenda kornizĂ«s sĂ« pranimit tĂ« ShqipĂ«risĂ« nĂ« BE”, tha ajo.

Ndërsa dr. Francelino Rodrigues i FAO-s dhe koordinatorja kombëtare e projektit, Arsita Mati, ndanë përditësime teknike dhe pranuan rolin e institucioneve kombëtare si SASPAC, ARDA dhe Agjencisë për Ekselencë dhe Inovacion në nxitjen e zbatimit në nivel kombëtar dhe lokal.

Takimi u mbajt në format hibrid, me pjesëmarrjen e disa ministrive duke përfshirë Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MECI) dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE)  si dhe zyrat rajonale të OKB-së dhe ekipet në terren. Delegacioni i Bashkimit Evropian ishte gjithashtu i përfaqësuar, duke theksuar rëndësinë e sinergjive më të ngushta midis zbatimit të programit dhe proceseve të përafrimit me BE-në.

Në muajt në vijim, programi do të përqendrohet në ngritjen e grupeve të punës ndërinstitucionale për të udhëhequr zhvillimin e strategjisë; Avancimi i Portalit të Fermerëve përmes finalizimit të planit rrugor, seancave të bashkëdizajnimit dhe rekrutimit të ekipit të zhvillimit; Përmirësimi i programeve të trajnimit në bujqësinë digjitale për të rinjtë dhe profesionistët; Forcimi i koordinimit me qeveritë lokale dhe bashkitë, të cilat luajnë një rol jetësor në afrimin e mjeteve digjitale me komunitetet rurale.

Programi “BujqĂ«sia Digjitale dhe Transformimi Rural” (DART) Ă«shtĂ« njĂ« program trevjeçar (2024–2027) i financuar nga Dritarja e Transformimit Digjital e Fondit tĂ« PĂ«rbashkĂ«t tĂ« Zhvillimit tĂ« QĂ«ndrueshĂ«m (SDG) pĂ«rmes kontributeve nga Bashkimi Evropian, Suedia dhe Spanja. Ky program udhĂ«hiqet nga FAO me ILO-n, ITU dhe ministritĂ« e BujqĂ«sisĂ« dhe Financave tĂ« ShqipĂ«risĂ«.

/e.xh//a.f//r.e/

The post Bujqësia Digjitale dhe Transformimi Rural, miratohen prioritetet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kroacia kujton Ditën e Fitores dhe të Veteranëve, FA në paradën Zagrebit

TIRANË, 1 gusht /ATSH/ Me rastin e 30-vjetorit tĂ« DitĂ«s sĂ« Fitores dhe tĂ« VeteranĂ«ve, ShqipĂ«ria ishte mes tĂ« ftuarve tĂ« nderit nĂ« paradĂ«n ushtarake tĂ« organizuar nĂ« kryeqytetin kroat, Zagreb.
Me ftesë të homologut të tij kroat, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral-lejtnant Arben Kingji, mori pjesë në këtë ceremoni të rëndësishme, ku vendi ynë u përfaqësua denjësisht.
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, ndau në rrjete sociale aspekte nga kjo ceremoni, teksa vlerësoi pjesëmarrjen e Shqipërisë krah Forcave të Armatosura Kroate dhe aleate.
“FlamurtarĂ«t tanĂ« marshuan krah pĂ«r krah Forcave tĂ« Armatosura Kroate dhe aleate. NjĂ« simbol partneriteti tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m, miqĂ«sie dhe bashkĂ«punimi gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« ngushtĂ« mes ShqipĂ«risĂ« dhe KroacisĂ«â€, u shpreh Vengu.

/e.xh//a.f/

The post Kroacia kujton Ditën e Fitores dhe të Veteranëve, FA në paradën Zagrebit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Makineritë bujqësore pa TVSH, hapat për të përfituar agrobiznesi

TIRANË, 1 gusht /ATSH/ Agrobiznesi Ă«shtĂ« i pĂ«rjashtuar nga TVSH-ja pĂ«r importin e makinerive dhe pajisje nĂ« funksion tĂ« realizimit tĂ« kontratave tĂ« investimit tĂ« tyre, pavarĂ«sisht nga vlera e investimit.

Për të përfituar përjashtim nga TVSH-ja në importin e makinerive dhe pajisjeve, subjektet agropërpunuese duhet të aplikojnë përmes e-Albanias.

Portali i qeverisĂ« e-Albania ndau nĂ« rrjete sociale hapat qĂ« ndiqen duke aplikuar në  zgjedhjen e shĂ«rbimit “Makineri dhe pajisje nĂ« funksion tĂ« realizimit tĂ« kontratave tĂ« investimit nĂ« sektorin e agrobiznesit, pavarĂ«sisht nga vlera e investimit”.

Më pas duhet të plotësohet formulari dhe të ngarkohen dokumentet e kërkuara.Kopje e planit të investimit dhe preventivi. 

Nëse aplikimi i plotëson kushtet mundësohet hedhja e autorizimit në sistem.

Autorizimi “Makineri dhe pajisje nĂ« funksion tĂ« realizimit tĂ« kontratave tĂ« investimit nĂ« sektorin e agrobiznesit, pavarĂ«sisht nga vlera e investimit” Ă«shtĂ« njĂ« autorizim qĂ« i jepet operatorit ekonomik i cili vepron nĂ« fushĂ«n e agrobiznesit. Me anĂ« tĂ« kĂ«tij autorizimi operatori pĂ«rfiton nga pĂ«rjashtimi i pagesĂ«s sĂ« TVSH-sĂ« nĂ« momentin e importimit. MakineritĂ« dhe pajisjet qĂ« pĂ«rfitojnĂ« nga ky pĂ«rjashtim janĂ« tĂ« listuara nĂ« Aneksin e bazĂ«s ligjore tĂ« mĂ«poshtme.

E- Albania publikoi linkun ku aplikohet teksa njoftoi se, koha pĂ«r marrjen e shĂ«rbimit Ă«shtĂ« 15 ditĂ« dhe dokumenti mbĂ«rrin elektronikisht tek rubrika “Dokumentet e mia” dhe nĂ« email.

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx


 

/e.xh//a.f/

The post Makineritë bujqësore pa TVSH, hapat për të përfituar agrobiznesi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skema Kombëtare, mbështetje 203 aplikimeve për ferma organike

TIRANË, 31 korrik /ATSH/ BujqĂ«sia organike nĂ« ShqipĂ«ri po zhvillohet gjithmonĂ« e mĂ« tepĂ«r, duke sjellĂ« jo vetĂ«m produkte cilĂ«sore nĂ« treg, por edhe fitime mĂ« tĂ« larta pĂ«r fermerĂ«t.

Fermat me prodhim organik kanë mundësi të drejtpërdrejtë për rritjen e eksporteve në tregjet e BE dhe më gjerë, duke mundësuar rritjen e konkurrueshmërisë dhe modernizimin e sektorit.

Sipas të dhënave nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, në Skemën Kombëtare të mbështetjes për Bujqësinë 2025 janë shpallur përfitues me subvencione 203 fermerë për zhvillimin e fermave organike.

Sipas kritereve që ka miratuar qeveria për subvencionet në bujqësinë organike bizneset e kësaj linje përfitojnë mbështetje për ngritjen ose rikonstruksionin e ambienteve të prodhimit të produkteve tradicionale të zonës.

Fermat organike, pĂ«r vitin e parĂ«, pĂ«rfitojnĂ« financim nĂ« vlerĂ«n 100 000 lekĂ«, nĂ« vitin e dytĂ«, 150 000 lekĂ« dhe 200 000 lekë pĂ«r fermë të certifikuar.

/r.e/

The post Skema Kombëtare, mbështetje 203 aplikimeve për ferma organike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dëmet nga zjarret, Denaj: Mbështetje ushqimore për blegtorinë, rivitalizim i të mbjellave

TIRANË, 31 korrik /ATSH/ Qeveria adreson njĂ« paketĂ« mbĂ«shtetĂ«se pĂ«r fermerĂ«t, pĂ«r dĂ«met e shkaktuara nga zjarret nĂ« fushĂ«n e bujqĂ«sisĂ« dhe blegtorisĂ«.

NĂ« konferencĂ«n e pĂ«rbashkĂ«t me ministrat e Mbrojtjes Pirro Vengu, atĂ« tĂ« BrendshĂ«m Ervin Hoxha dhe drejtorin e pĂ«rgjithshĂ«m tĂ« Emergjencave Civile, Haki Çako, ministrja e BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj vlerĂ«soi ndĂ«rhyrjen e menjĂ«hershme tĂ« qeverisĂ« pĂ«r marrjen e masave ndaj dĂ«meve tĂ« shkaktuara nga zjarret.

Denaj tha se, “zjarret kanĂ« shkatuar dĂ«me kryesisht nĂ« zonĂ«n e jugut tĂ« vendit, nĂ« DelvinĂ«, nĂ« blegtori, bletari por dhe nĂ« kullota. JanĂ« 230 koshere me bletĂ« tĂ« dĂ«mtuara, 8 stane, ndĂ«rsa jemi duke vlerĂ«suar nevojĂ«n pĂ«r ushqim pĂ«r blegtorinĂ« nĂ« tĂ« gjithĂ« zonat e prekura nga zjarret”.

Ministrja bëri të ditur se, furnizimi me bazë ushqimore për blegtorinë, në zonën e prekur nga zjarret është mundësuar në kohë rekord.

“QĂ« prej ditĂ«s sĂ« martĂ« janĂ« shpĂ«rndarĂ« nĂ« DelvinĂ« 20 tonĂ« ushqime dhe kemi njĂ« kapacitet prej 100 tonĂ« ushqime rezervĂ« pĂ«r t’u shpĂ«rndarĂ« nĂ« zonat e tjera tĂ« vendit, ku paraqitet nevoja”, tha ajo, teksa u bĂ«ri apel institucioneve nĂ« terren tĂ« bĂ«jnĂ« pĂ«rllogaritjet pĂ«r nevojat e tjera qĂ« paraqiten.

Ajo shtoi se qeveria do të vijë me një paketë mbështetëse për rivitalizimin e një sipërfaqeje toke prej 29 mijë hektarësh me të mbjella.

“ËshtĂ« njĂ« sipĂ«rfaqje toke prej 29 mijĂ« hektarĂ«, po mendojmĂ« njĂ« paketĂ« mbĂ«shtetĂ«se pĂ«r tĂ« rivitalizuar kĂ«tĂ« pjesĂ« me tĂ« mbjella”, tha Denaj.

/r.e/

The post Dëmet nga zjarret, Denaj: Mbështetje ushqimore për blegtorinë, rivitalizim i të mbjellave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dollari amerikan vijon të forcojë pozitat ndaj lekut, euroja dobësohet

TIRANË, 31 korrik /ATSH/ Dollari amerikan vijon tĂ« fitojĂ« pikĂ« nĂ« kursin e kĂ«mbimit me lekun, ndĂ«rsa euroja dhe monedhat e tjera tĂ« huaja u dobĂ«suan.
Sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, të enjten një euro u këmbye me 97,48  lekë, duke humbur 0,06 pikë krahasuar me të mërkurën, ndërsa një dollar u këmbye me 95,21 lekë, duke fituar 0,78 pikë.
Paundi britanik u këmbye me 112,73 lekë, ose 0,14 lekë më pak se dje, ndërsa franga zvicerane zbriti me 0,18 lekë dhe këmbehet me 104,78 lekë.

Edhe këtë vit sezoni i mbarë turistik me fluks të shtuar të vizitorëve dhe emigrantëve ka sjellë rritje të ofertës valutore në treg, duke reflektuar nënçmim të monedhave kryesore të huaja, në raport me lekun.

BSH-ja vlerëson se situata në tregun valutor vijon e qetë, e karakterizuar nga luhatshmëri e ulët e kursit brenda intervaleve normal.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari amerikan USD 85.21 +0.78
Euroja EUR 97.47 -0.06
Poundi Britanik GBP 112.73 -0.14
Franga Zvicerane CHF 104.78 -0.18
Jeni Japonez (100) JPY 56.86 -0.18
Dollari Australian AUD 54.94 +0.10
Dollari Kanadez CAD 61.54 +0.27
Korona Suedeze SEK 8.73 -0.02
Korona Norvegjeze NOK 8.26 -0.02
Korona Daneze DKK 13.06 -0.01
SDR SDR 116.00 +0.97
Ari (OZ 1) XAU 281767.32 +665.19
Argjendi (OZ 1) XAG 3139.11 -75.31
Juani Kinez (onshore) CNY 11.84 +0.08
Juani Kinez (offshore) CNH 11.82 +0.07
Lira Turke TRY 2.10 +0.02

/r.e/

The post Dollari amerikan vijon të forcojë pozitat ndaj lekut, euroja dobësohet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria merr pjesë në samitin e OKB-së për sistemet ushqimore

TIRANË, 31 korrik /ATSH/ ShqipĂ«ria ishte pjesĂ« e Samitit tĂ« OKB-sĂ« pĂ«r Sistemet Ushqimore qĂ« kishte nĂ« fokus angazhimin dhe veprimet globale pĂ«r sigurimin e njĂ« zinxhiri vlere konkurrues nĂ« sistemet ushqimore.

Delegacioni i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, i kryesuar nga sekretari i përgjithshëm Dritan Palnikaj, përfaqësoi Shqipërinë në këtë samit, që u mbajt në kryeqytetin e Etiopisë, Adis-Abeba.

Samiti, i organizuar nga qeveria e Etiopisë dhe ajo e Italisë, solli në fokus diskutimet për forcimin e zinxhirit të vlerës, fuqizimin e tregjeve dhe garantimin e sigurisë ushqimore, si rrugë për një prodhim më të qëndrueshëm dhe ushqim më të sigurt në nivel global.

1 nga 3

/r.e/

The post Shqipëria merr pjesë në samitin e OKB-së për sistemet ushqimore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌