Doganat, strategji të re për sistemet dixhitale doganore sipas standarteve të BE-së
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në bashkëpunim me AKSHI-n dhe UNCTAD dhe me asistencën e DG Taxud ka filluar prej kohësh draftimin e Strategjisë për Zhvillimin e Sistemeve të Teknologjisë së Informacionit në kuadër të aderimit në Bashkimin Evropian.
Grupi i Përhershëm i Punës zhvilloi sot mbledhjen e radhës duke u fokusuar në tre kolonat kryesore të sistemeve:
I. Sistemet qendrore Transevropiane të zhvilluara nga Komisioni që mund të kërkojnë dhe zhvillime nga vendet kandidate, ku përfshihen 18 sisteme IT si: për shkëmbimin e certifikatave të Dritares së Vetme Doganore të BE-së; kontrolli importit; menaxhimi i riskut doganor; eksportuesit të regjistruar; informacioni i detyrueshëm tarifor evropian; regjistrimi dhe identifikimi i operatorit ekonomik- EORI2; AEO; menaxhimi i garancisë; sistemi IPR; tarifa e integruar etj.
II. Sistemet e decentralizuara Transevropiane të zhvilluara nga Komisioni dhe që kanë një komponent kombëtar që do të zhvillohet nga vendet kandidate për në BE, si NCTS (sistemi tranzitit), Sistemi Autorizuar i Eksportit dhe sistemi i zhdoganimit të centralizuar për import;
III. Kërkesat e BE-së për sistemet kombëtare që duhet të zhvillohen eksluzivisht nga vendet kandidate që synojnë zbatimin e proceseve të përcaktuara në legjislacionin e UCC dhe Dritares së vetme (SW) të BE-së, ku përfshihen Njoftimi i mbërritjes, prezantimit dhe magazinimit të përkohshëm dhe Sistemi kombëtar i importit.
Drejtoria e PĂ«rgjithshme e Doganave Ă«shtĂ« e angazhuar nĂ« procesin e integrimit evropian kryesisht nĂ« kapitullin 29 â Bashkimi Doganor dhe ka si prioritet kryesor pĂ«rafrimin e legjislacionit doganor dhe sidomos tĂ« sistemeve tĂ« IT me standartet e BE-sĂ« pasi doganat nĂ« momentin e aderimit marrin rĂ«ndĂ«si parĂ«sore si porta e parĂ« e hyrjes dhe porta e fundit e daljes nĂ« tregun e pĂ«rbashkĂ«t evropian.
The post Doganat, strategji të re për sistemet dixhitale doganore sipas standarteve të BE-së appeared first on Revista Monitor.