Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Barcelona siguron 75 milionë euro nga shitjet dhe kursimet, në garë me kohën për regjistrimin e lojtarëve

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka arritur të mbledhë rreth 75 milionë euro përmes shitjeve të lojtarëve, huazimeve dhe uljes së kostove të pagave. Ky është një hap vendimtar për t’iu përmbajtur rregulloreve të Fair Play Financiar të La Ligas.

Sipas mediave spanjolle, ky injektim financiar është jetik për rikthimin e klubit në rregullin e limitit të pagave 1:1, që do t’i lejonte Barcelonës të regjistrojë pesë lojtarë të rinj: Joan Garcia, Wojciech Szczesny, Marcus Rashford, Gerard Martin dhe Roony Bardghji.

Një pjesë e madhe e kursimeve erdhi nga largimi i Inigo Martinez drejt Al-Nassr, i cili uli faturën vjetore të pagave me 14 milionë euro, përfshirë pagat dhe komisionet e muajit korrik. Gjithashtu, huazimi i Ansu Fati te Monaco dhe transferimi i lirë i Clement Lenglet te Atletico Madrid kursyen nga 12 milionë euro secili.

Në anën tjetër, të ardhurat nga transferimet u udhëhoqën nga shitja e Pau Víctor te Braga për 12 milionë euro plus 3 milionë në bonuse.

Pasuan transferimi i Alex Valle te Como për 6 milionë euro dhe ai i Pablo Torre te Mallorca për 5 milionë euro. Ekipi rezervë gjithashtu kontribuoi me shitjet e Sergi Dominguez (1.5 milionë euro), Noah Darvich (1 milion euro) dhe kalimin e Eman Kospo te Fiorentina për 400 mijë euro.

Barcelona përfitoi edhe nga klauzolat e shitjes së disa ish-lojtarëve: Jean-Clair Todibo (8 milionë euro), Ludovit Reis (1.75 milionë), Ilaix Moriba (0.6 milionë), Ferran Jutgla (0.05 milionë) dhe Alex Collado (0.5 milionë), duke e çuar totalin në 74.8 milionë euro.

Klubi është ende në pritje të një vendimi nga Komisioni Mjekësor i La Ligas për dëmtimin e portierit Marc-Andre ter Stegen.

Nëse dëmtimi i tij do ta mbajë jashtë fushave për katër ose pesë muaj, Barcelona mund të përdorë 50% ose 80% të pagës së tij prej 16.67 milionë eurosh për të regjistruar Joan Garcian në ndeshjen hapëse të kampionatit këtë të shtunë kundër Mallorcas. /Telegrafi/ 

The post Barcelona siguron 75 milionë euro nga shitjet dhe kursimet, në garë me kohën për regjistrimin e lojtarëve appeared first on Telegrafi.

Rumunët llogaritin humbjet e milionave euro që mund t’ua shkaktojë Drita

Në Rumani po frikësohen, pasi Drita mund ta eliminojë FCSB nga rrethi i tretë i Ligës së Evropës dhe t’i shkaktojë humbje të madhe financiare.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Bukuresht i takoi vendasve me rezultat të ngushtë 3-2, por Drita tregoi se mund të përballet edhe me kësi kundërshtarë të mëdhenj.

Gazeta e madhe rumune ‘Fanatik‘ ka shkruar për mundësinë se si Drita mund t’i humbas miliona euro FCSB-së dhe presidentit të tyre Gigi Becali.

“FCSB mund të përballet me një rënie të ndjeshme të të ardhurave nëse eliminohet nga Drita në raundin e tretë paraprak të Ligës së Evropës, duke kaluar në play-off-et e Ligës së Konferencës. Kjo do të ndikonte direkt në bonuset nga UEFA dhe fitimet nga shitja e biletave”.

“Në rast se kampioni rumun e kalon Dritën, atëherë do të përballet me Aberdeen në play-off të Ligës së Evropës. Një sukses në këtë fazë do t’i siguronte FCSB-së një total minimal të garantuar prej rreth 4.66 milionë eurosh, plus bonuse të tjera nga rezultatet në grup dhe koeficienti UEFA, që mund të arrijnë deri në 8 milionë euro”.

“Nëse skuadra eliminohet nga Liga e Evropës por arrin fazën kryesore të Ligës së Konferencës, bonusi minimal do të ishte 3.52 milionë euro, duke humbur mbi një milion euro krahasuar me pjesëmarrjen në Ligën e Evropës. Shumat për fitoret dhe barazimet janë gjithashtu më të ulëta, dhe numri i tifozëve tërheq më pak të ardhura nga shitja e biletave”.

“Skenari më i keq për FCSB është eliminimi nga Drita dhe humbja ndaj fituesit midis Levadia Tallinn dhe Differdange. Në këtë rast, klubi do të sigurojë vetëm 1.36 milionë euro, përfshirë bonusin për eliminim dhe bonusin solidariteti nga UEFA”.

“Sezoni i kaluar ishte shumë më fitimprurës: FCSB arriti në raundin e 16-tave të Ligës së Evropës dhe mblodhi rreth 20 milionë euro, duke kombinuar çmimet nga UEFA dhe të ardhurat nga shitja e biletave. Një sukses i ngjashëm këtë sezon duket i vështirë për t’u arritur”.

“Kjo situatë tregon qartë rëndësinë e rezultateve në garat evropiane për stabilitetin financiar të klubeve si FCSB, ku diferenca midis pjesëmarrjes në Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës mund të jetë 2–4 milionë euro ose më shumë”, ka shkruar Fanatik.ro.

Drita dhe FCSB do të takohen të enjten me fillim nga ora 20:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Gjilanasit do të mundohen të kalojnë tutje ku për Dritën do të ishte hera e parë që arrin në Play-Off të Ligës së Evropës. /Telegrafi/ 

The post Rumunët llogaritin humbjet e milionave euro që mund t’ua shkaktojë Drita appeared first on Telegrafi.

Fillon grumbullimi dyditor i Kombëtares së Kosovës U17

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U17, Arbnor Morina, ka mbledhur 28 futbollistë në një grumbullim dyditor, që po mbahet sot dhe nesër, si pjesë e përgatitjeve për ndeshjet kualifikuese që do të zhvillohen në muajin tetor.

Në ditën e parë të këtij grumbullimi, futbollistët zhvilluan një ndeshje kontrolluese me qëllim që stafi të ketë një pasqyrë më të qartë mbi potencialin individual dhe kolektiv të tyre. Nesër, futbollistët do ta kenë edhe një ditë në dispozicion për të treguar më të mirën.

Nga 28 futbollistët e ftuar, një pjesë janë lojtarë vendorë, ndërsa pjesa tjetër janë nga diaspora. Morina theksoi se ky grumbullim është vazhdimësi e planit vjetor të punës, i cili ka për qëllim përgatitjen sa më të mirë për kualifikimet e tetorit.

“Ky grumbullim është vazhdimësi e planit vjetor, i cili duhet të përmbushet në kualifikimet që i kemi në muajin tetor. Kemi një grup futbollistësh nga jashtë, që për arsye të ndryshme nuk kanë qenë në grumbullimet e mëhershme, dhe për të qenë korrekt me ta dhe me të gjithë të tjerët, i kemi ftuar për t’u dhënë rastin të tregojnë çfarë mund të bëjnë. Pjesa tjetër janë futbollistë vendorë, për të plotësuar ato pozita ku kemi mungesa me lojtarët nga jashtë,” shtoi përzgjedhësi Morina.

Ndër të tjera, ai tha se deri më tani paraqitjet kanë qenë solide, por jo mjaftueshëm të mira për të pasur aspirata të mëdha.

Pas përfundimit të këtij grumbullimi, do të publikohet lista zyrtare me 20 deri në 24 futbollistë që do të vazhdojnë përgatitjet dhe do të jenë në dispozicion për ndeshjet kualifikuese.

The post Fillon grumbullimi dyditor i Kombëtares së Kosovës U17 appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Aro Muric transferohet në Serie A te Sassuolo

Arijanet Muric edhe zyrtarisht është larguar nga Ipswich Town dhe karrierën do ta vazhdoj në Serie A.

Portieri i Kombëtares së Kosoëvës është bashkuar me skuadrën e rikthyer në Serie A, Sassuolo.

27-vjeçari është bashkuar me Sassuolon si huazim nga Ipswich Town me klubin italian që ka të drejtën e blerjes.

Për reprezentuesin kosovar kjo është hera e parë që do të mbrojë në Itali, pasi ai më parë këtë e ka bërë në Angli, Turqi, Spanjë dhe Holandë.

Sassuolo do ta ketë të drejtën e blerjes së portierit kosovar pas një viti për 10 milionë euro.

Muric tanimë është prezantuar te Sassuolo dhe pritet të debutoj më 23 gusht në Serie A kundër kampionit në fuqi, Napolit. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Aro Muric transferohet në Serie A te Sassuolo appeared first on Telegrafi.

Arteta bëhet me punë të re, por kjo nuk do ta pengojë atë të jetë në krye të Arsenalit

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, mori një rol të ri në botën e sportit, më saktësisht pjesën që ka të bëjë me krijimin dhe përmirësimin e pajisjeve sportive, por edhe lidhjen e atletëve me markën që ai  do të përfaqësojë në të ardhmen.

Arteta do t’i bashkohet Under Armour si drejtor i performancës, me spanjollin e përfshirë në zhvillimin e produkteve, identifikimin e talenteve dhe lidershipin për të provuar të rrisë praninë e Under Armour në futboll.

Përveç kësaj, Arteta do të ketë rolin e mentorit dhe udhëheqësit të valës së atletëve që kanë nënshkruar një kontratë me këtë kompani.

Arteta lands new job alongside Arsenal role and vows to ‘disrupt the game’ https://t.co/5iZhYkCGTT

— The Sun Football ⚽ (@TheSunFootball) August 13, 2025

Partneriteti midis Under Armor dhe trajnerit të Arsenalit do t’i lejojë gjithashtu Artetës të ndikojë në komunitetet lokale në të gjithë Londrën dhe të sjellë ndryshime pozitive në mjedisin përreth tij.

Megjithatë, roli i ri nuk do t’i prishë planet e tij për t’u përqendruar plotësisht në rolin e tij te Arsenali dhe për t’u përgatitur për sezonin e ardhshëm, të cilin “Topçinjtë” do ta hapin me një ndeshje kundër Manchester United. /Telegrafi/

The post Arteta bëhet me punë të re, por kjo nuk do ta pengojë atë të jetë në krye të Arsenalit appeared first on Telegrafi.

Mevlan Zeka vjen me një reagim publik për largimin nga klubi rumun: Gjendja e vështirë e gruas më bëri të kthehem në Kosovë

Mevlan Zeka është transferuar në qershor te skuadra rumune UTA Arad duke bërë hapin e madh në karrierë.

Megjithatë vetëm pas disa javësh të kaluar te kjo skuadër, sulmuesi gjakovar është larguar për arsyeje familjare.

Në Rumani është shkruar se UTA Arad do ta dërgojë çështjen në FIFA, megjithatë tani Zeka ka dërguar në redaksi një reagim publik të gjatë duke shpjeguar të gjithë situatën.

31-vjeçari ka treguar arsyen se është rikthyer në Kosovë për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij, derisa si baba dhe kryefamiljar ka qenë mëse e nevojshme për t’i qëndruar pranë bashkëshortes, nënës dhe djalit të tij.

Reagim publik i Mevlan Zekës:

Së fundmi, në media kanë qarkulluar lajme dhe komente të shumta lidhur me situatën time me klubin UTA Arad. E ndjej të nevojshme të flas vetë, sepse çdo informacion që nuk vjen nga kjo llogari nuk duhet të merret si i vërtetë.

Më 23 qershor 2025 iu bashkova klubit në fazën përgatitore në Slloveni, ku qëndrova për 10 ditë. Dua të falënderoj nga zemra trajnerin, stafin dhe bashkëlojtarët për mikpritjen dhe respektin që më dhanë që nga dita e parë.

Gjatë kësaj periudhe, bashkëshortja ime kishte shfaqur shqetësime shëndetësore. Ndërsa unë isha ende në Slloveni, ajo iu nënshtrua disa testeve mjekësore dhe, fatkeqësisht, situata doli të jetë serioze jo e lehtë. Pas përfundimit të fazës përgatitore, klubi na dha dy ditë pushim për t’u kthyer tek familjet tona. Pikërisht në ato ditë mora lajmin për gjendjen dhe situaten serioze me te cilën po kalon bashkëshortja.

Pavarësisht se kam analizuar çdo mundësi për t’u rikthyer në Arad, përgjegjësia ime si kryefamiljar, bashkëshort dhe baba ishte më e madhe se çdo detyrim si futbollist. Sugjerimi i mjekut që bashkëshortja ime kishte nevojë për kujdes të vazhdueshëm bëri që vendimi im të ishte i qartë, pasi terapitë që ajo duhej të ndiqte ishin të pamundura të përballoheshin pa praninë time.

Unë nuk kam baba, vëllai im nuk jeton në Kosovë, dhe jam i vetmi mashkull në familje, pranë nënës, bashkëshortes dhe djalit tim. Në atë moment, ishte e pamundur të largohesha prej tyre dhe të udhëtoja për në Rumani. Situata ishte e rëndë, dhe si çdo njeri, vendosa ta vë familjen në vend të parë.

Nuk është e vërtetë që jam stërvitur apo kam nënshkruar me ndonjë skuadër tjetër, apo që jam larguar pa komunikim. Që nga dita që jam kthyer në Kosovë, nuk kam bërë asnjë seancë stërvitore. Kam shpjeguar situatën në klub dhe kam dorëzuar të gjitha raportet mjekësore që dëshmojnë gjendjen e bashkëshortes sime. Kam bashkëpunuar ngushtë me menaxherin tim për të gjetur një zgjidhje të drejtë për të gjitha palët.

Nëse rasti shkon në FIFA, unë do të përballem me çdo situatë dhe do të kërkoj të drejtat e mia si çdo futbollist që është gjendur në situata të tilla. Nuk jam i pari që përballem me këtë sfidë, por shpresoj të jem i fundit, sepse nuk dua të shoh asnjë futbollist tjetër të kalojë atë që po kaloj unë. Kjo është puna jonë, dhe me të mbajmë familjet tona.

Gjithashtu, kam hequr dorë nga çdo e drejtë financiare për të mos e dëmtuar klubin, sepse e respektoj UTA Arad dhe tifozët e saj. Për mua, ky transferim ishte një ëndërr dhe një hap i madh në karrierë. Është e dhimbshme të mos jem sot në Arad për të luftuar për fanellën e klubit, por ka momente në jetë kur futbolli duhet të ndalet përpara përgjegjësisë ndaj familjes.

Shpresoj që të gjithë ta kuptojnë se, mbi të gjitha, jemi njerëz. Kam besuar dhe ende besoj se çdo marrëdhënie profesionale duhet të mbështetet mbi respekt dhe humanitet.

Me respekt Mevlan Zeka. /Telegrafi/

The post Mevlan Zeka vjen me një reagim publik për largimin nga klubi rumun: Gjendja e vështirë e gruas më bëri të kthehem në Kosovë appeared first on Telegrafi.

Liverpooli përgatitë ofertën e dytë zyrtare për Isak, tani besohet se Newcastle do të bindet

E ardhmja e Alexander Isak duket larg Newcastle United, me sulmuesin suedez që mbetet i vendosur të transferohet te Liverpooli.

Raportimet e fundit nga Anglia thonë se “The Reds” kanë rënë dakord për kushtet personale me 25-vjeçarin, duke i ofruar kontratë deri në vitin 2030, me mundësi zgjatjeje deri në 2031.

Tani, Liverpooli po përgatit një ofertë të dytë zyrtare për Newcastle United, pasi tentativa e parë u refuzua.

#Liverpool are set to submit to #Newcastle a second bid as revealed last week. The striker still pushing to leave #NUFC and wants to join #LFC, which have already agreed personal terms for a contract until 2030 with the option for 2031. Talks in progress. #transfers https://t.co/ppiID9Bz24

— Nicolò Schira (@NicoSchira) August 12, 2025

Oferta e mëhershme kishte vlerë rreth 120 milionë funte (afërsisht 139 milionë euro), shifër që “Magpies” e konsideruan të pamjaftueshme.

Isak iu bashkua Newcastle-s nga Real Sociedad në verën e vitit 2022 për 70 milionë euro.

Tani Nicola Schira ka raportuar se The Reds do të përgatitin një ofertë të dytë e cila prite të tejkalojë shumën e 150 milionë eurove.

Sezonin e kaluar, ai shkëlqeu me 27 gola dhe 6 asiste në 42 paraqitje në të gjitha garat.

Negociatat mes dy klubeve vazhdojnë, ndërsa Liverpooli shpreson ta kompletojë transferimin para përfundimit të afatit kalimtar. /Telegrafi/

The post Liverpooli përgatitë ofertën e dytë zyrtare për Isak, tani besohet se Newcastle do të bindet appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: PSG kompleton transferimin e një qendërmbrojtësi për 63 milionë euro

PSG ka konfirmuar mbërritjen e mbrojtësit ukrainas Ilia Zabarnyi, i cili largohet nga Bournemouth për t’u bashkuar me klubin parieien.

Ky transferim, që ishte në proces prej ditësh, pritet të përmirësojë ndjeshëm repartin defensivë të kampionëve të Evropës.

Pas afrimit të portierit Lucas Chevalier, Zabarnyi është përforcimi tjetër i madh i verës për PSG-në. Mbrojtësi 22-vjeçar ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2030.

Te Bournemouth, ai ishte një lojtar kyç në skuadrën e trajnerit Andoni Iraola, duke ndarë vijën e mbrojtjes me Dean Huijsen dhe duke bërë paraqitje mbresëlënëse në Ligën Premier.

Paris Saint-Germain are delighted to welcome Illia Zabarnyi to the Club.

The 22-year-old central defender, who will wear the number six shirt, is the Club’s first-ever Ukrainian player.

🔗 https://t.co/mRwNZS3uXI pic.twitter.com/NojPN9mhgO

— Paris Saint-Germain (@PSG_English) August 12, 2025

Klubi anglez ka përfituar 63 milionë euro fikse nga shitja e tij, plus 3 milionë euro të tjera në formë bonusesh.

Luis Enrique tani ka në dispozicion një qendërmbrojtës të ri për të forcuar skuadrën në mbrojtjen e Kurorës së Trefishtë të fituar sezonin e kaluar.

Ky është një nga transferimet më të shtrenjta të verës, duke treguar ambicien e PSG-së për të mbetur në majën e futbollit evropian. /Telegrafi/ 

The post Zyrtare: PSG kompleton transferimin e një qendërmbrojtësi për 63 milionë euro appeared first on Telegrafi.

Reali mund të mbetet pa Konaten, gjiganti anglez ofron 50 milionë euro për të

Chelsea ka paraqitur një ofertë për të nënshkruar me qendërmbrojtësin e Liverpoolit, Ibrahima Konate, pas dëmtimit të rëndë që pësoi Levi Colwill, sipas raportimeve.

Konate, i cili po hyn në vitin e fundit të kontratës së tij me Liverpoolin, ka qenë në qendër të spekulimeve gjatë gjithë verës. E ardhmja e tij mbetet e paqartë mes interesimit të disa klubeve të mëdha.

Real Madridi është lidhur gjithashtu me francezin, me raportime se mund të presin deri në skadimin e kontratës për ta marrë falas, siç ndodhi me Trent Alexander-Arnold më herët këtë vit.

Liverpooli, ndërkohë, po shqyrton opsione për mbrojtës të rinj, si Marc Guehi i Crystal Palace dhe Giovanni Leoni i Parmës, pas largimit të Jarell Quansah drejt Bayer Leverkusenit.

Sipas Defensa Central, Chelsea ka bërë një ofertë prej 50 milionë eurosh (43 milionë funte) për Konate, me mungesën afatgjatë të Colwill të përmendur si arsye kryesore për këtë lëvizje.

Ky hap shihet si një “ndërlikim i papritur” për Real Madridin, pasi shuma e ofruar nga Chelsea përkon me kërkesën e Liverpoolit, megjithëse “The Reds” nuk dëshirojnë të forcojnë një rival direkt të Ligës Premier .

Raportohet se Konate priret më shumë drejt një transferimi te Real Madridi, por nëse Chelsea rrit ofertën, mund të rrisë shanset për ta siguruar para mbylljes së afatit kalimtar. /Telegrafi/ 

The post Reali mund të mbetet pa Konaten, gjiganti anglez ofron 50 milionë euro për të appeared first on Telegrafi.

Do të ndodhë për herë të parë në histori, Barcelona do të luaj një ndeshje të La Ligas në SHBA

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka dhënë dritën jeshile për kërkesën e Villarrealit dhe Barcelonës.

Dy klubet kanë rënë dakord që ndeshja e kampionatit të këtij viti të mos luhet në stadiumin “La Cerámica”, por në Miami.

Ky vendim është një hap i madh për futbollin spanjoll, pasi synohet të zgjerohet audienca e La Ligas në tregun amerikan.

Pas miratimit të RFEF-së, dosja do t’i kalojë UEFA-s për shqyrtim.

🚨 𝐁𝐑𝐄𝐀𝐊𝐈𝐍𝐆: The Spanish FA has approved Villarreal 🆚 Barcelona to be played in Miami at the Hard Rock Stadium 😮

Only UEFA/FIFA approval is still needed before the game in December can take place in Miami 🌴 pic.twitter.com/ta19IUSqNQ

— 433 (@433) August 11, 2025

Më pas, UEFA duhet të nisë procedurat me FIFA-n për të marrë lejen zyrtare për zhvendosjen e takimit.

Për të realizuar këtë projekt, pëlqimi duhet të vijë edhe nga Federata Amerikane e Futbollit dhe konfederata CONCACAF.

Takimi mes Villarrealit dhe Barcelonës është planifikuar për 20 dhjetor dhe, nëse ndodh, do të jetë ndeshja e parë e La Ligas që luhet jashtë Spanjës në histori. /Telegrafi/

The post Do të ndodhë për herë të parë në histori, Barcelona do të luaj një ndeshje të La Ligas në SHBA appeared first on Telegrafi.

Manchester City futet në garë për Xavi Simons, sfidon ofertën e Chelseat

Manchester City ka kontaktuar me përfaqësuesit e Xavi Simons, duke tentuar t’i rrëmbejë Chelseas objektivin kryesor për mesfushën e RB Leipzig.

Chelsea ka qenë në bisedime me klubin gjerman për një marrëveshje rreth 60 milionë funtesh, ndërsa lojtari holandez ka dhënë miratimin për transferim te “Blutë”. Por tani, londinezët përballen me konkurrencën e fortë nga City.

Sipas gazetarit Sacha Tavolieri, City e sheh 22-vjeçarin si zëvendësuesin ideal për Savinhon, i cili është në shënjestrën e Tottenham Hotspur. Klubi londinez ka paraqitur një ofertë prej 50 milionë eurosh për brazilianin.

Simons raportohet se është i gatshëm të largohet nga Leipzig pas mungesës së skuadrës gjermane në garat evropiane. Sezonin e kaluar, ai regjistroi 10 gola dhe 7 asistime në 25 paraqitje në Bundesligë.

🚨🔵⚪🇳🇱 EXCLUSIVE: Manchester City enters the race for Xavi Simons!

💰 With the likely departure of Savinho, the Citizens have reestablished contact with super agent Ali Barat in an attempt to lure Xavi away from Chelsea.

🔵 On #CFC side, talks are still 🔛
Nothing changes.… pic.twitter.com/klprBkND9Y

— Sacha Tavolieri (@sachatavolieri) August 11, 2025

Megjithatë, interesi i Cityt komplikohen nga kuota e lojtarëve jo vendas. Guardiola tashmë ka mbushur limitin prej 17 lojtarësh të tillë, ndërsa përjashtim bëjnë vetëm ata nën 21 vjeç.

Trajneri spanjoll ka shprehur dëshirën për të ulur numrin e lojtarëve në skuadër para fillimit të sezonit të ri. Largimi i pritshëm i portierit Stefan Ortega mund të hapë një vend në listën e lojtarëve jo vendas.

Ndërkohë, Jack Grealish dhe James McAtee janë gjithashtu pranë një largimi nga “Etihad”, lëvizje që mund të lehtësojë afrimin e Xavi Simons në Manchester. /Telegrafi/ 

The post Manchester City futet në garë për Xavi Simons, sfidon ofertën e Chelseat appeared first on Telegrafi.

Slot flet pas humbjes nga Crystal Palace në finale: Ishim me fat që shkuam deri në penallti

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka komentuar hapur pas disfatës së skuadrës së tij ndaj Crystal Palace në finalen e Community Shield.

Trajneri holandez tha se nuk i shfrytëzuan gabimet e kundërshtarit për ta fituar trofeun e parë sezonal.

“Çështja kryesore, nuk mendoj se kishte një problem kryesor, përveç nëse skuadra tjetër humbet dy penallti dhe ti prapë humbet brenda pesë penalltive, kjo sigurisht që nuk ndihmon”, tha Slot.

Slot theksoi se Liverpooli kaloi dy herë në avantazh dhe e kontrolloi lojën deri në momentin që rezultati shkoi 2-2.

“Pas barazimit, megjithëse kishim një mundësi të madhe me Mo Salah, në fund mund të kishim humbur edhe gjatë lojës,” shtoi trajneri.

Ai pranoi se deri në rezultatin 2-1 ishte i bindur se Liverpooli do ta fitonte ndeshjen.

Megjithatë, pas golit të barazimit, skuadra e tij humbi sigurinë dhe energjinë për të mbyllur takimin në kohën e rregullt.

“Ndoshta ishim me fat që arritëm të shkonim te penalltitë,” përfundoi Slot. /Telegrafi/

The post Slot flet pas humbjes nga Crystal Palace në finale: Ishim me fat që shkuam deri në penallti appeared first on Telegrafi.

Tare qëndron në Angli për të finalizuar sulmuesin e ri të Milanit, e marta dita vendimtare

Te Milani, kërkimi për një sulmues që do t’i bashkohet Santiago Gimenez në formacionin e Max Allegrit është në fazën vendimtare.

Prej disa ditësh, përveç emrit të Dusan Vlahovic, në krye të listës së dëshirave ka kaluar Rasmus Hojlund, sulmuesi i Manchester United.

Largimet e Tammy Abraham, Luka Jovic dhe së fundmi i talentit Francesco Camarda kanë lënë boshllëqe në repartin ofensivë. Për këtë arsye, kuqezinjtë kërkojnë me ngulm një lojtar që mund të konkurrojë për një vend titullari përkrah ish-sulmuesit të Feyenoord, ndërsa drejtori sportiv Igli Tare po punon intensivisht për të mbyllur marrëveshjen.

Edhe pse kandidatura e Vlahovic mbetet e fortë, Hojlund shihet si një alternativë më e përballueshme nga ana ekonomike. Danezi fiton rreth 4 milionë euro neto në sezon, shumë më pak se paga prej 12 milionësh që kërkonte Vlahovic te Juventusi. Kjo e ka bërë 21-vjeçarin të ngjitet në krye të listës së Tares.

Manchester United është i hapur për ta lënë ish-sulmuesin e Atalantës në formë huazimi, sidomos pas afrimit të Benjamin Sesko nga Leipzig. Palët kanë arritur një draft-marrëveshje për një huazim me vlerë 6 milionë euro dhe opsion blerjeje mes 40 dhe 45 milionë eurosh.

Megjithatë, marrëveshja me klubin anglez nuk mjafton. Pengesa kryesore mbetet vetë lojtari, i cili preferon të qëndrojë në Ligën Premier për të provuar vlerën e tij dhe për të konkurruar me Sesko e Zirkzee për një vend në formacionin e United.

Sipas La Gazzetta dello Sport, pas dy miqësoreve të United kundër Leeds dhe Chelsea, Tare vendosi të mos kthehet menjëherë në Itali, por të qëndrojë në Angli për të ndjekur nga afër bisedimet dhe për të bindur personalisht lojtarin.

Afati kohor është i qartë: brenda një jave Milani synon të ketë përgjigjen përfundimtare nga Hojlund. E marta shihet si dita vendimtare që mund të përcaktojë nëse danezi do të vishet kuqezi për sezonin e ri. /Telegrafi/

The post Tare qëndron në Angli për të finalizuar sulmuesin e ri të Milanit, e marta dita vendimtare appeared first on Telegrafi.

Barcola refuzon dy gjigantët evropianë për t’i qëndruar besnik PSG-së

Ndërsa sezoni i ri po afrohet, Paris Saint-Germain ka marrë një konfirmim të rëndësishëm, pasi Bradley Barcola do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës.

Sulmuesi francez 22-vjeçar ka vendosur të mos pranojë ofertat e ardhura nga disa prej klubeve më të mëdha të Evropës, përfshirë Liverpoolin dhe Bayern Munichun.

Le10sport ka bërë të ditur se Barcelona është i përkushtuar për të vazhduar rrugëtimin e tij në Parc des Princes.

Drejtuesit e PSG-së kanë konfirmuar gjithashtu se gjatë këtij afati kalimtar veror kanë refuzuar disa oferta konkrete për ish-lojtarin e Olympique Lyon. Vendosmëria e Barcolës për të mbetur pjesë e projektit sportiv të klubit ka bërë që edhe klubet e tjera të tërhiqen nga gara për shërbimet e tij.

Barcola nuk ka shfaqur asnjë shenjë zhgënjimi, pavarësisht se sezonin e kaluar u aktivizua shpesh si zëvendësues. Përkundrazi, ai ka treguar gatishmëri të plotë për të luftuar për një vend titullari në formacionin e Luis Enriques.

Statistikat e tij janë mbresëlënëse pasi në 64 paraqitje gjatë sezonit të kaluar, ai realizoi 21 gola dhe dhuroi 20 asistime.

Ky kontribut i konsiderueshëm ka bindur drejtuesit e PSG-së se lojtari është një aset i rëndësishëm për të ardhmen e klubit.

Duke u mbështetur në formën dhe potencialin e tij, PSG e sheh Barcolën si një element kyç për objektivat e sezonit të ri, si në Ligue 1 ashtu edhe në Ligën e Kampionëve./Telegrafi/

The post Barcola refuzon dy gjigantët evropianë për t’i qëndruar besnik PSG-së appeared first on Telegrafi.

Ekskluzive: Mirlind Daku drejt transferimit në Serie A, skuadra e madhe italiane në bisedime me Rubin Kazanin

Mirlind Daku e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në Superligën e Rusisë me fanellën e Rubin Kazanit.

Në pesë ndeshjet e para mes kampionatit dhe Kupës së Rusisë, Daku ka qenë i papërmbajtshëm, duke shënuar pesë gola dhe duke dhuruar një asistim.

Përkundër faktit se sapo ka vazhduar kontratën me Rubin Kazanin deri në vitin 2029, sulmuesi kosovar mund të largohet gjatë kësaj vere nga klubi rus për të bërë një hap gjigant në karrierë, duke u transferuar në Serie A.

Telegrafi mëson ekskluzivisht se skuadra e madhe italiane, Fiorentina, ka nisur kontaktet me Rubin Kazanin për transferimin e Dakut.

Moise Kean është pranë largimit për t’u transferuar në Arabinë Saudite, ndërsa klubi “Vjollcë” e sheh Dakun si zëvendësuesin ideal të italianit.

Tashmë janë zhvilluar kontaktet e para mes klubeve, ndërkohë që drejtori sportiv i Fiorentinës, Daniele Pradè, ka kontaktuar edhe me agjentin e Dakut, Shkumbin Qorrmemeti.

Përkundër që Daku është lojtari kryesor i Rubin Kazanit, besohet se një ofertë rreth 20 milionë euro mund ta bindë klubin rus të heqë dorë nga ylli i tyre, pasi gjithnjë sipas asaj që ka mësuar Telegrafi, klubi rus do të lejonte largimin e reprezentuesit shqiptar vetëm për një shumë të tillë.

Nga ana tjetër, Daku ka shprehur interesim për një transferim të mundshëm në Serie A, megjithëse është shumë i lumtur në Rubin, ku me kontratën e re fiton dy milionë euro në sezon dhe është lojtari më i paguar në klub.

Tri javët e fundit të afatit kalimtar pritet të vendosin të ardhmen e tij, ndërsa pista Fiorentina mbetet shumë e hapur.

Kujtojmë se Dakun e kërkoi edhe gjiganti rus Zenit St. Petersburg, por në fund transferimi dështoi. Ai kishte gjithashtu oferta të shumta nga Turqia, megjithatë vendosi t’i japë përparësi Rubinit. /Telegrafi/ 

The post Ekskluzive: Mirlind Daku drejt transferimit në Serie A, skuadra e madhe italiane në bisedime me Rubin Kazanin appeared first on Telegrafi.

Arteta i lumtur me golin e parë të Gyokeres, ka fjalë të mëdha për suedezin

Viktor Gyokeres ka gjetur rrugën e rrjetës për herë të parë me fanellën e Arsenalit, duke shënuar në fitoren ndaj Athletic Bilba.

Arsenali tregoi dominim ndaj skuadrës spanjolle, derisa shkëlqyen Gyokeres e Bukayo Saka në fitoren 3-0.

Pas ndeshjes, trajneri Mikel Arteta e vlerësoi lart rëndësinë e këtij goli për sulmuesin suedez.

“Sigurisht që jam i lumtur. Goli i parë është gjithmonë shumë i rëndësishëm,” deklaroi Arteta në konferencën për shtyp.

“Mënyra se si e realizoi ishte fantastike dhe besoj se do të kemi disa paraqitje të shkëlqyera nga ai”.

Tekniku spanjoll shtoi se Gyokeres po përshtatet mirë me shokët e skuadrës dhe po krijon lidhje të mira në repartin ofensivë.

“Po zhvillojmë bashkëpunim të mirë mes lojtarëve të rinj dhe atyre me përvojë, si Kai Havertz, dhe goli që shënoi ishte gjithashtu shumë i bukur,” tha ai.

Arteta theksoi se rritja e nivelit të secilit lojtar është çelësi i suksesit për sezonin e ardhshëm. “Në këtë nivel, na duhet më e mira nga të gjithë. Ky gol është vetëm fillimi për të,” përfundoi trajneri i Arsenalit. /Telegrafi/ 

The post Arteta i lumtur me golin e parë të Gyokeres, ka fjalë të mëdha për suedezin appeared first on Telegrafi.

Kërkohet nga skuadrat angleze, Fermin Lopez merr vendimin për të ardhmen

Mesfushori spanjoll, Fermin Lopez, ka marrë vendimin për të mos u larguar nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës, raporton Sport.

23-vjeçari është i vendosur të arrijë sukses me skuadrën katalanase, pavarësisht interesimit të disa klubeve të mëdha si Aston Villa, Chelsea dhe Manchester United.

Fillimisht, Barcelona ishte e hapur për shitjen e tij, por situata ndryshoi pas largimit të Inigo Martinez, duke e bërë të panevojshme një transferim të mundshëm të Lopezit.

Së fundmi, futbollisti ka blerë një shtëpi pranë qendrës stërvitore të klubit dhe është ambientuar plotësisht me jetën në Barcelonë.

Si motivim, ai ka përmendur shembujt e Xavit dhe Andres Iniestës, të cilët u deshën vite për t’u afirmuar si lojtarë kyç në skuadër.

Në sezonin e kaluar, Fermin Lopez zhvilloi 46 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar tetë gola dhe dhënë dhjetë asiste, duke dëshmuar rëndësinë e tij për ekipin e Hansi Flick. /Telegrafi/

The post Kërkohet nga skuadrat angleze, Fermin Lopez merr vendimin për të ardhmen appeared first on Telegrafi.

Hansi Flick i kërkon drejtuesve të Barcelonës transferimin e pasardhësit të Lewandowskit

Barcelona ka vënë në shënjestër sulmuesin gjerman Nick Woltemade të Stuttgartit, si pasardhësin e polakut Robert Lewandowskit.

Hansi Flick e pëlqen shumë lojtarin dhe e sheh si goditjen e madhe të afatit kalimtar veror për repartin ofensivë.

Megjithati problemi kryesor mbetet çmimi, pasi Stuttgarti kërkon 65 milionë euro për ta lejuar largimin e reprezentuesit gjerman.

Bayerni e ka pasur objektiv kryesor këtë verë, por deri më tani nuk ka arritur marrëveshje me klubin gjerman duke iu refuzuar dy oferta nga Stuttgarti.

Woltemade shkëlqeu sezonin e kaluar me 17 gola e 3 asistime në Bundesligë dhe Kupën e Gjermanisë duke zgjuar interesimin e klubeve më të mëdha evropiane.

Nick Woltemade

El Barça sigue muy de cerca al delantero de cara a la temporada que viene

Flick lleva tiempo siguiéndole y cree que es el sucesor perfecto para Lewandowski

Si no lo ficha el Bayern, Woltemade tiene muchas probabilidades de ser jugador culé la temporada que viene pic.twitter.com/inUUpqcHOl

— Lucía Font (@luciiaafoont) August 8, 2025

Trajneri gjerman, Hansi Flick i ka kërkuar drejtuesve të klubit të bëjnë përpjekje për transferimin e Woltemade në mënyrë që gjermani të mësoj nga Lewandowski këtë edicion dhe nga sezoni i ardhshëm të marrë fanellën e titullarit.

Barcelona pritet të bëjë përpjekje për të siguruar shërbimet e Woltemade në 20 ditët e mbetura të afatit kalimtar, megjithatë nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi te Sttugarti po insistojnë për ta mbajtur yllin e tyre. /Telegrafi/

The post Hansi Flick i kërkon drejtuesve të Barcelonës transferimin e pasardhësit të Lewandowskit appeared first on Telegrafi.

Xabi Alonso merr vendim se cili lojtar do t’i ekzekutojë penalltitë në sezonin e ri

Real Madridi ka marrë një vendim të rëndësishëm për sezonin e ardhshëm, duke zgjedhur sulmuesin Kylian Mbappe si ekzekutuesin e rregullt të penalltive.

Trajneri Xabi Alonso ka vendosur që 26-vjeçari francez të jetë futbollisti kryesor për ekzekutimin e penalltive në skuadër.

Ky vendim tregon besimin e madh që klubi ka tek Mbappe si udhëheqës i sulmit në sezonin 2025/26.

Sezonin e kaluar, Mbappe realizoi 44 gola dhe dha 5 asistime në 59 ndeshje për Real Madridin, duke treguar formë të lartë dhe ndikim të madh në ekip.

Përzgjedhja e tij si ekzekutues kryesor i penalltive është një përgjegjësi e madhe, por gjithashtu pasqyrë e aftësisë dhe qetësisë që sulmuesi tregon në momente kyçe.

Klubi pritet që të mbështesë Mbappen në këtë rol, duke i dhënë mundësinë të tregojë përsëri vlerën e tij në situata vendimtare.

Kjo zgjedhje është pjesë e planit të Xabi Alonsos për ta ndërtuar ekipin rreth sulmuesit të tij kryesor dhe për të siguruar një sezon konkurrues në të gjitha garat. /Telegrafi/ 

The post Xabi Alonso merr vendim se cili lojtar do t’i ekzekutojë penalltitë në sezonin e ri appeared first on Telegrafi.

Van Dijk ia bën të qartë shokëve të skuadrës: Duhet të luftojmë për të gjithë trofetë

Virgil van Dijk ka folur hapur për objektivat e Liverpoolit në sezonin e ri, duke theksuar se klubi duhet të synojë gjithmonë majën.

Mbrojtësi holandez tha për faqen zyrtare të klubit se një skuadër si Liverpooli nuk mund të hyjë në garë pa ambicie maksimale.

Kapiteni i The Reds i ka bërë thirrje bashkëlojtarëve se duhet tëluftojnë për të gjitha trofetë.

“Duhet të luftojmë për çdo trofe ku marrim pjesë. Ky është minimumi për një klub si Liverpooli,” u shpreh ai.

Van Dijk e pranon se rruga drejt suksesit nuk do të jetë e lehtë, por beson se ekipi është gati për sfidat që e presin.

“Do të jetë shumë e vështirë, por kemi kaluar edhe kohë më të rënda dhe mezi pres të nisë gjithçka,” shtoi kapiteni i Liverpoolit.

Ai theksoi rëndësinë e unitetit brenda skuadrës, duke përfshirë lojtarët, stafin dhe tifozët.

“Të gjithë duhet të jemi bashkë, në ditët e mira dhe në ato më pak të mira, duke mbështetur njëri-tjetrin deri në fund,” përfundoi Van Dijk. /Telegrafi/ 

The post Van Dijk ia bën të qartë shokëve të skuadrës: Duhet të luftojmë për të gjithë trofetë appeared first on Telegrafi.

❌