Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Palaço e regjimit”, PL vijon akuzat për mashtrim ndaj Braimllarit. Publikon dokumentin e SPAK

Zëdhënësja e Partisë së Lirisë Jasmira Memelli ka reaguar ndaj Endrit dhe Eriol Braimllarit dhe i ka cilësuar si “palaço të regjimit”. Ajo i ka akuzuar për mashtrime dhe shkelje të ligjit në lidhje me çështjen e lobimeve të LSI-së gjatë viteve 2018–2019. Në reagimin e saj në Facebook, Memelli thotë se Endrit Braimllari ka […]

The post “Palaço e regjimit”, PL vijon akuzat për mashtrim ndaj Braimllarit. Publikon dokumentin e SPAK appeared first on BoldNews.al.

Braimllari: S’kam firmosur asnjë kontratë! LSI ka pasur lobime në kohën kur Ilir Meta ka qenë kryetar

Endrit Braimllari ka reaguar pas deklaratës së Ilir Metës i cila deklaroi se po mbahet në qeli për shkak të firmave të Braimllarit për çështjen e lobimit. Braimllari e cilëson sulmin e Metës si një tentativë për të hequr vëmendjen nga problemi i tij i vërtetë me drejtësinë. Ai shkruan se nuk ka firmosur asnjë kontratë […]

The post Braimllari: S’kam firmosur asnjë kontratë! LSI ka pasur lobime në kohën kur Ilir Meta ka qenë kryetar appeared first on BoldNews.al.

Braimllari: LSI ka pasur lobime në kohën kur Meta ka qenë kryetar partie, s’kam firmosur asnjë kontratë

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili mbahet në izolim për shkak të firmave të Endrit Braimllarit për çështjen e lobimit, ka ardhur një reagim nga ky i fundit. Braimllari e ka konsideruar këtë deklaratë si një përpjekje për të intimiduar dhe goditur imazhin e tij. Ai e cilëson sulmin e Metës si një tentativë për të hequr vëmendjen nga problemi i tij i vërtetë me drejtësinë.

Source

Lobimet e LSI/ Meta ia “faturon” Endrit Braimllarit: E vërteta nuk fshihet më!

Nga burgu Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar një dokument, sipas tij të SPAK, ku tregohet se ish-anëtari i kësaj force politike, Endrit Braimllari ishte personi përgjegjës për firmosjen e lobimeve në emër të LSI-së gjatë periudhës 2018-2019. Në atë kohë, Braimllari ishte Sekretar i Përgjithshëm i PL, ish-LSI, ndërsa Meta mbrohet […]

The post Lobimet e LSI/ Meta ia “faturon” Endrit Braimllarit: E vërteta nuk fshihet më! appeared first on BoldNews.al.

Tashmë nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Braimllari: Opozita të bashkohet

Pak ditë më parë, Endrit Braimllari i cili ishte në listën e PS-së për deputet më 11 Maj, u zgjodh si nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës. ”Ajo çfarë kam kërkuar personalisht si anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës ka qenë që këshilli të ngrihet në një nivel të lartë përfaqësimi për qytetarët. Unë besoj se kjo është gjëja më e rëndësishme për vendimmarrjen në Këshillin Bashkiak të…

Source

Veliaj në burg, Megi Fino zgjidhet kryetar e Këshillit Bashkiak Tiranë

Megi Fino zgjidhet kryetare e Këshillit Bashkiak. Me propozim të Kryetarit të Grupit të këshilltarëve socialist, Eridian Salianji, Fino u propozua në krye të këshillit bashkiak, ndërsa Endrit Braimllari në postin e nënkryetarit. Megi Fino do të zëvendësojë në këtë detyrë Romina Kukon. Kujtojmë që Braimllari në zgjedhjet e fundit kandidoi për deputet me PS-në pas largimit nga LSI-ja e Ilir Metës.

The post Veliaj në burg, Megi Fino zgjidhet kryetar e Këshillit Bashkiak Tiranë appeared first on Lapsi.al.

“Qesharakë”, Braimllari i bindur në “divorcin” me PL: Sa herë kanë ndonjë siklet përmendin emrin tim, jam i detyruar..

Endrit Braimllari, ish-kandidat për deputet i Partisë Socialiste, i ftuar në një studio televziive deklaroi se sa herë që Partia e Lirisë ka probleme, përmend emrin e tij.

“Është kthyer në situatë qesharake. Kam një vit e gjysmë që jam larguar nga ajo parti dhe sa herë që kanë ndonjë siklet ata, përmendin emrin tim. Është një përpjekje për të goditur imazhin tim, për të më intimiduar në qëndrimet e mia politike dhe për të hequr vëmendjen nga thelbi i çështjes. Unë nuk kam lidhje me lobimin dhe jam i papërfshirë”, tha Braimllari.

“Kur dëgjoj disa deklarata, bindem që kam marrë vendimin e duhur dhe në kohën e duhur për të nisur një angazhim të ri politik. Ndihem shumë mirë në Partinë Socialiste. Nuk kam më lidhje me të shkuarën time, por jam i detyruar të përgjigjem”, shtoi Braimllari

The post “Qesharakë”, Braimllari i bindur në “divorcin” me PL: Sa herë kanë ndonjë siklet përmendin emrin tim, jam i detyruar.. appeared first on Sot News | Lajme.

Akuzat nga Partia e Lirisë dhe Meta, reagon Braimllari: Sa herë që kanë siklet, përmendin emrin tim

Dikur pjesë e rëndësishme e Partisë së Lirisë, sot Endrit Braimllari si ish-kandidat për deputet i Partisë Socialiste, thotë se sa herë që PL ka probleme, përmendin emrin e tij. “Është kthyer në situatë qesharake. Kam një vit e gjysmë që jam larguar nga ajo parti dhe sa herë që kanë ndonjë siklet ata, përmendin emrin tim. Është një përpjekje për të goditur imazhin tim, për të më intimiduar në…

Source

“‘Non grata”, maskara, tradhtar”, Meta “shpërthen”, s’i del e keqja me Braimllarin: Shiti shokët se donte t’i zinte…

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka falënderuar 8 mijë shqiptarët që votuan për të në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Gjatë një bisede telefonike me gazetarët, Meta ‘thumboi’ Endrit Braimllarin pa e përmendur me emër, për të cilin tha se tradhëtoi miqtë dhe shokët e tij.

Ai tha gjithashtu se Braimllari dorëzoi te patronazhistët një listë me 12 mijë emra personash që do të votonin për kandidatin Ilir Meta në zgjedhjet e 11 majit.
Meta shtoi se ai e bëri këtë pasi priste që të bëhej sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë.
“Falenderoj 8 mijë heronjtë që votuan për Ilir Metën që u rrëmbye në mënyrë terroriste me firmën e Altin Dumanit. Falënderoj të gjithë ata shokë e miq që punuan dhe u tradhtuan nga një maskara, i cili me porosinë time është i shpallur non grata në Partinë e Lirisë.

Ai dorëzoi listën me 12 mijë emrash që kishin bërë shokët, miqtë, dashamirësit e Ilir Metës, për të votuar për Ilir Metën, te patronazhistët. E bëri sepse priste që të bëhej sekretari i përgjithshëm i PL-së në vend të Tedi Blushit…”, tha Meta.

The post “‘Non grata”, maskara, tradhtar”, Meta “shpërthen”, s’i del e keqja me Braimllarin: Shiti shokët se donte t’i zinte… appeared first on Sot News | Lajme.

Braimllari: Opozita do destabilitet, PS punon për integrimin në BE! Rama rigjeneroi partinë

Endrit Braimllari, ish-drejtues i strukturave të Partisë së Lirisë (ish-LSI), kandidoi për PS në listën e hapur të Tiranës dhe mori 1900 vota preferenciale. Ai thotë se qëllimi gjatë fushatës që zhvilloi ishte maksimalizimi i votës për PS-në dhe numrin 5 dhe më pas fushata për votat preferenciale. Ai shpjegoi se jo vetëm u ndje mirë brenda PS-së ku u punua në grup, por nuk pati është luftë të…

Source

Alimehmeti nuk fitoi mandatin, Braimllari: Më vjen keq për opozitën, ai është një figurë e rëndësishme

Endrit Braimllari iku nga Partia e Lirisë, shtëpia e tij për shumë vite dhe në zgjedhjet e 11 Majit u rendit në listën e hapur të PS-së në qarkun Tiranë, edhe pse nuk arriti që të marrë vota për të qenë në Kuvend. Braimllari tha se e kishte paralajmëruar rezultatin, që kur ka qenë pjesë e Partisë së Lirisë, nëse partitë opozitare nuk ndryshojnë qasje. Ndër të tjera ai tha se i vjen keq për Ilir…

Source

U largua nga PL dhe shkoi tek PS, por s’fitoi si deputet/ Flet Braimllari: Ekipi i Partisë Socialiste i organizuar dhe i disiplinuar

✇Albeu
By: V K

Kandidati i Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit nga listat e hapura, Endrit Braimllari, ndonëse nuk arriti të sigurojë një mandat deputeti, ka komentuar me tone pozitive garën elektorale dhe angazhimin e tij në këtë proces.

Braimllari shprehu mirënjohjen për përfshirjen në listat e PS-së, vlerësoi organizimin dhe disiplinën e strukturave socialiste dhe theksoi rëndësinë e komunikimit me qytetarët gjatë fushatës.

Ai theksoi se pavarësisht rezultatit personal, ka qenë i përkushtuar në kontributin për fitoren e PS-së, ndërsa nuk kurseu as kritikat për gjendjen e opozitës, të cilën e cilësoi si të paralajmëruar prej vitesh.

“Doja të jepja kontribut në fitoren e PS-së. Gara në listën e hapur të Partisë Socialiste ishte e fortë. PS ishte një ekip i organizuar dhe i disiplinuar, atë që kisha përshtypje, e preka dhe në terren. Është ekip që punon fort në terren dhe gara është pozitive në vetvete. Gara i shërbeu rritjes së PS-së dhe fitores në fund të zgjedhjeve. Vetë rezultati tregon sesa të organizuara janë partitë politike. Logoja e Partisë Socialiste është e fortë. Unë punova se vota nuk vjen rastësisht, por logo të ndihmon që të kapësh objektivat më shpejt. Jam ndjerë në borxh, që më përfshinë në listat e hapura.

Nëse garon me partitë kryesore, logoja të ndihmon goxha. PS e ka këtë rezultat se punon përditë, duhet të interesohesh për njerëzit. Komunikimi më i rëndësishëm është ai i drejtpërdrejtë me qytetarin. Nuk kisha dhe shumë kohë të bëja fushatë, pasi nëse do kisha kohë e të punoja më fort, e mund të kisha rezultat më të mirë. Do zbatohet rruga europiane e Shqipërisë dhe çdo qytetar do të ketë pasaportën e BE-së. Pasioni im është politika dhe ndihem mirë që jam ende në politikë. Më vjen shumë keq për opozitën. Është për të ardhur keq që Ilir Alimehmeti është jashtë parlamentit. Këtë situatë me opozitën e kam parashikuar që më 2013, kam thënë se nëse vijojnë njësoj do jenë aty ku janë sot. Nuk mund të thuash “do na vjedhin” në mënyrë të përsëritur, duke bërë njerëzit pesimistë”, tha ai.

The post U largua nga PL dhe shkoi tek PS, por s’fitoi si deputet/ Flet Braimllari: Ekipi i Partisë Socialiste i organizuar dhe i disiplinuar appeared first on Albeu.com.

La PL-në për PS-në, por s’fitoi si deputet, ja çfarë thotë Braimllari për ekipin e Partisë Socialiste

Endrit Braimllari, kandidati i Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit nga listat e hapura, ndonëse nuk arriti të sigurojë një mandat deputeti, ka komentuar me tone pozitive garën elektorale dhe angazhimin e tij në këtë proces.

Braimllari shprehu mirënjohjen për përfshirjen në listat e PS-së, vlerësoi organizimin dhe disiplinën e strukturave socialiste dhe theksoi rëndësinë e komunikimit me qytetarët gjatë fushatës. Ai theksoi se pavarësisht rezultatit personal, ka qenë i përkushtuar në kontributin për fitoren e PS-së, ndërsa nuk kurseu as kritikat për gjendjen e opozitës, të cilën e cilësoi si të paralajmëruar prej vitesh.

“Doja të jepja kontribut në fitoren e PS-së. Gara në listën e hapur të Partisë Socialiste ishte e fortë. PS ishte një ekip i organizuar dhe i disiplinuar, atë që kisha përshtypje, e preka dhe në terren. Është ekip që punon fort në terren dhe gara është pozitive në vetvete. Gara i shërbeu rritjes së PS-së dhe fitores në fund të zgjedhjeve. Vetë rezultati tregon sesa të organizuara janë partitë politike. Logoja e Partisë Socialiste është e fortë. Unë punova se vota nuk vjen rastësisht, por logo të ndihmon që të kapësh objektivat më shpejt. Jam ndjerë në borxh, që më përfshinë në listat e hapura.

Nëse garon me partitë kryesore, logoja të ndihmon goxha. PS e ka këtë rezultat se punon përditë, duhet të interesohesh për njerëzit. Komunikimi më i rëndësishëm është ai i drejtpërdrejtë me qytetarin. Nuk kisha dhe shumë kohë të bëja fushatë, pasi nëse do kisha kohë e të punoja më fort, e mund të kisha rezultat më të mirë. Do zbatohet rruga europiane e Shqipërisë dhe çdo qytetar do të ketë pasaportën e BE-së. Pasioni im është politika dhe ndihem mirë që jam ende në politikë. Më vjen shumë keq për opozitën. Është për të ardhur keq që Ilir Alimehmeti është jashtë parlamentit. Këtë situatë me opozitën e kam parashikuar që më 2013, kam thënë se nëse vijojnë njësoj do jenë aty ku janë sot. Nuk mund të thuash “do na vjedhin” në mënyrë të përsëritur, duke bërë njerëzit pesimistë.”, tha ai.

The post La PL-në për PS-në, por s’fitoi si deputet, ja çfarë thotë Braimllari për ekipin e Partisë Socialiste appeared first on Sot News | Lajme.

Kandidati i PS, Bramillari ironizon Metën: Të lemë mënjanë çdo personazh qesharak, rruga europiane vetëm me…

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Qarkun Tiranë, Endrit Braimllari, nuk ka kursyer ironitë për Kreun e PL-së Ilir Meta. Në një video të publikuar në rrjetin social facebook, “besniku i tij” e konsideron personazh qesharak me qëllim për të marrë mandatet qyl. Braimllari shton se rruga e vetme është vota për nr.5 dhe Partinë Socialiste në rrugën europiane.

“Edhe pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 11 majit ndaj është koha të bashkojmë çdo energji, çdo votë për numrin 5, për Partinë Socialiste, me qëllim që rruga europiane e vendit të bëhet realitet. Le të lemë mënjanë çdo personazh qesharak që qëllimin e tij të vetëm ka të marrë ndonjë mandat qyl nga Partia Demokratike dhe më pas t’u bëjë karshillëk demokratëve. Ndaj është koha që të bashkojmë çdo energji për rrugën europiane të fëmijëve tanë. Është koha që të bashkojmë çdo votë me Partinë Socialiste sepse vetëm me Partinë Socialiste rruga europiane e vendit bëhet realitet”,– thotë Braimllari.

The post Kandidati i PS, Bramillari ironizon Metën: Të lemë mënjanë çdo personazh qesharak, rruga europiane vetëm me… appeared first on Sot News | Lajme.

Braimllari: Meta shpifës, me të do të merrem pas 11 majit

Kandidati për deputet i PS, Endrit Braimllari iu përgjigj akuzave të përsëritura të ngritura nga Ilir Meta në drejtim të tij. Edhe pse nuk e përmendi me emër, Meta akuzoi Braimllarin se u konvertua nga anëtar i Partisë së Lirisë në socialist, pasi doli nga dyert e SPAK. Nga ana e tij, Braimllari thotë se Meta është shpifës, dhe se me të do të merret pas 11 majit. ”Nëse ajo më adresohet mua…

Source

Iku nga PL, Braimllari: Ndihem i vlerësuar që jam pjesë e garës së PS-së

Endrit Braimllari i cili për vite ishte pjesë e ish-LSI dhe PL, sot është kandidati i Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit. Ai tregon për fushatën elektorale, ambiciet e tij dhe këndvështrimin që ai ka për zgjedhjet parlamentare. Për vendimin që u largua nga Partia e Lirisë, ai tha se ndihet i vlerësuar që është pjesë e garës së PS për Tiranën. Sipas tij nuk ka rëndësi emri apo qenia në…

Source

Dikur dilte në protesta kundër Ramës, sot Braimllari kandidat për deputet i PS

Indrit Braimllari që akuzonte Ramën dhe dilte në protesta kundër tij, sot është mes kandidaturave për deputetë të Partisë Socialiste për Tiranës. Ish-nënkryetari i Partisë së Lirisë u përjashtua pas një krisje të marrëdhënies mes çiftit Meta-Kryemadhi në lidhje me dosjet e SPAK dhe mosmarrëveshjet për balancat në parti. Prej disa muajsh, Braimllari endej në korridoret e Këshillit Bashkiak si…

Source

“Po filloj një epokë të re në politikë”, Braimllari shpjegon largimin nga Partia e Lirisë drejt PS

Endrit Braimllari komentoi deklaratat e tij lidhur me largimin nga Partia e Lirisë.

Gjatë një intervistë televizive, ai u shpreh se është akuzuar për tradhti, por e hodhi poshtë këtë akuzë, duke theksuar se nuk ka asnjë lidhje me tradhtinë, pasi ai ka qenë gjithmonë në vijën e frontit për 19 vjet dhe ka kontribuar ashpër për detyrën e tij në PL.

Braimllari sqaroi se nuk është një njeri që bën pazare për interesa personale dhe shprehu pasionin e tij të fortë për politikën, duke theksuar se ai po nis një epokë të re. Ai shtoi se sulmet nuk janë bërë nga ish-kolegët e tij, por nga ata që kanë ardhur në politikë pa përvojë dhe pa provuar terrenin. Ai shprehu shqetësimin që disa politikanë mendojnë vetëm për interesat brenda opozitës, dhe jo për të mbajtur lidhje me votuesit.

“Në atë qëndrim nuk ka asgjë të vërtetë, nuk është një tradhti. Tradhtohet kur je në front në betejë. Unë kam qenë i pari në vijën e frontit 19 vite. E dinë shumë mirë ish-kolegët e mi. Unë kam qenë i pari në vijën e frontit, madje shpesh për të bërë detyrën time në front kam qenë edhe i ashpër. Kjo s’ka lidhje fare më tradhtinë. Kë po tradhtoj un? Interesat e kujt? Unë jam një njeri që dua të merrem me aktivitet politik. Unë po filloj një epokë të re, pra po them do t’ja nis nga fillimi. Unë e kam pasion, këta mendojnë që gjithmonë ka pazar. Sulmin nuk po e bëjnë ish-kolegë të mi, por këta që erdhën nga zyrat e shtetit që erdhën pa provuar terrenin. Si mund t’i thuash një themeluesi një term të tillë. Çfarë mund të mendojë një i ri, këta nuk mendojnë si të shkojnë tek votuesi, por të mbarojnë punët që kanë brenda opozitës”, tha Braimllari.

 

The post “Po filloj një epokë të re në politikë”, Braimllari shpjegon largimin nga Partia e Lirisë drejt PS appeared first on Sot News | Lajme.

“U akuzova për tradhti”, Braimllari në “Real Story”: Sulmi nga persona që s’kanë provuar terrenin, unë po nis një epokë të re

Endrit Braimllari në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, komentoi deklaratat e tij lidhur me largimin nga PL, por duke theksuar se nuk e mohon kontributin e tij tek PS.

Gjatë intervistës, ai u shpreh se është sulmuar dhe akuzuar për tradhti, por theksoi se këto akuza janë të pavërteta dhe se nuk është aspak rasti i tij. Braimllari u shpreh se pasioni i tij për politikën nuk ka vend për pazare,

“Në atë qëndrim nuk ka asgjë të vërtetë, nuk është një tradhti. Tradhtohet kur je në front në betejë. Unë kam qenë i pari në vijën e frontit 19 vite. E dinë shumë mirë ish-kolegët e mi. Unë kam qenë i pari në vijën e frontit, madje shpesh për të bërë detyrën time në front kam qenë edhe i ashpër. Kjo s’ka lidhje fare më tradhtinë. Kë po tradhtoj un? Interesat e kujt? Unë jam një njeri që dua të merrem me aktivitet politik. Unë po filloj një epokë të re, pra po them do t’ja nis nga fillimi. Unë e kam pasion, këta mendojnë që gjithmonë ka pazar. Sulmin nuk po e bëjnë ish-kolegë të mi, por këta që erdhën nga zyrat e shtetit që erdhën pa provuar terrenin. Si mund t’i thuash një themeluesi një term të tillë. Çfarë mund të mendojë një i ri, këta nuk mendojnë si të shkojnë tek votuesi, por të mbarojnë punët që kanë brenda opozitës”, tha më tej ai.

/abcnews.al/

Braimllari: Jam i majtë, dua të angazhohem me PS; PL: Është marrë peng nga SPAK

TIRANË, 13 janar /ATSH/ Ish-nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, ka deklaruar sot se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 11 majit, nëse i krijohen hapësirat, do të angazhohet me Partinë Socialiste.

“Nuk kam kontakte me PS. Po them dëshirën time. Unë jam i majtë, angazhimi im patjetër do të jetë PS, por nëse krijohen hapësirat. Nuk e kam problem ta nis nga fillimi. Nuk ka rëndësi ku është emri Endrit Braimllarit për të dhënë kontributin tim. Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të doja të jepja angazhimin tim në PS”, tha Braimllari në një intervistë televizive.

Pas deklaratës së tij, ka ardhur edhe reagimi nga radhët e Partisë së Lirisë. Zëdhënësja e Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale e cilëson Braimllarin si “sufllaqexhi”.

Ajo shprehet se prej 1 viti e gjysmë Braimllari nuk është më pjesë e asnjë strukture politike të PL dhe as anëtar i Partisë së Lirisë në këshillin bashkiak të Tiranës, për shkak të “firmave të tij të paligjshme dhe të pamoralshme, si dhe marrja peng nga SPAK, bashkë me të disa të afërm të tij”.

Memelli shton me të tej se Braimllari “ka për detyrim të paraqitet sa më parë pranë Partisë së Lirisë dhe të japë sqarime për parregullsitë me financat që na la trashëgim, si dhe të dorëzojë mandatin e këshilltarit, që nuk i përket atij”.

/r.e//a.f/

The post Braimllari: Jam i majtë, dua të angazhohem me PS; PL: Është marrë peng nga SPAK appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌