âSkenari mĂ« i keq i urisĂ« po ndodh aktualisht nĂ« Rripin e GazĂ«sâ, tha autoriteti kryesor ndĂ«rkombĂ«tar pĂ«r kriza ushqimore mĂ« 29 korrik, duke parashikuar âvdekje tĂ« shumtaâ nĂ«se nuk merren masa tĂ« menjĂ«hershme.
Ky paralajmërim, që ende nuk përbën shpallje zyrtare të urisë, vjen pas reagimeve të shumta pas publikimit të imazheve të fëmijëve të kequshqyer dhe raportimeve për dhjetëra vdekje të lidhura me urinë pas gati 22 muajsh luftë.
Presioni ndërkombëtar e shtyu Izraelin që gjatë fundjavës të shpallë disa masa, përfshirë ndalesa të përditshme në luftime për shkaqe humanitare në disa pjesë të Gazës dhe hedhjen nga ajri të pakove me ndihma.
Megjithatë, Kombet e Bashkuara dhe palestinezët në Gazë thonë se situata ka ndryshuar pak, teksa turmat e dëshpëruara të palestinezëve vazhdojnë të dynden drejt kamionëve me ndihma para se ato të arrijnë në destinacionet e parapara.
Klasifikimi i Integruar i SigurisĂ« Ushqimore (IPC) paralajmĂ«roi se Gaza qĂ« dy vjet Ă«shtĂ« buzĂ« urisĂ«, por zhvillimet e fundit kanĂ« âpĂ«rshkallĂ«zuar nĂ« mĂ«nyrĂ« dramatikeâ situatĂ«n.
Shpallja zyrtare e urisë, që është e rrallë, kërkon të dhëna që nuk mund të merren në Gazë për shkak të pengimit të qasjes në këtë territor.
Porm ekspertët e pavarur thonë se nuk kanë nevojë për një shpallje formale për të kuptuar atë që po shohin në Gaza.
âAshtu si njĂ« mjek familjar mund ta diagnostikojĂ« shpesh njĂ« pacient me tĂ« cilin Ă«shtĂ« i njohur bazuar nĂ« simptomat e dukshme, pa pasur nevojĂ« tĂ« dĂ«rgojĂ« mostra nĂ« laborator dhe tĂ« presĂ« rezultatet, po ashtu mund tâi interpretojmĂ« simptomat e GazĂ«s. Kjo Ă«shtĂ« uri e vĂ«rtetĂ«â, tha pĂ«r Associated Press Alex de Waal, autor i librit âUria Masive: Historia dhe e Ardhmja e Sajâ dhe drejtor ekzekutiv i Fondacionit pĂ«r Paqe BotĂ«rore.
Teksa situata humanitare në Gazë është rënduar, Ministria e Shëndetësisë në territorin palestinez njoftoi më 29 korrik se numri i viktimave që nga nisja e luftës më 2023 ka shkuar në mbi 60.000.
Lufta në Gazë ka nisur më 7 tetor 2023, kur radikalët e Hamasit grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian sulmuan jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Afër 50 persona besohet se ende mbahen në Gazë, ndërsa të tjerët janë liruar në marrëveshjet paraprake të armëpushimit./REL