Nga inflamacioni tek ndryshimet degjenerative: Diagnostikimi, grupet e rrezikuara dhe qasjet terapeutike
Â
Dr. Nexhmedin Duriqi, Specialist i OrtopedisĂ« â Kirurg spinal
383 44 233 485; Nex68@yahoo.com; Dr.duriqi@gmail.com
Dr. Adnan Duriqi, Specializant i Ortopedisë
Adnanduriqi0@gmail.com
Shtylla kurrizore është struktura qendrore që mban trupin në ekuilibër dhe lejon lëvizje të lira në përditshmëri. Rajoni cervical dhe torakolumbal është një zonë kyçe për shpërndarjen e forcave biomekanike gjatë çdo aktiviteti fizik. Në këtë rajon, pikat ku tendinat, ligamentet dhe kapsulat artikulare fiksohen në kockë, luajnë një rol kritik në stabilitetin e shtyllës kurrizore.
Enthesopathia thoracolumbalis Ă«shtĂ« njĂ« gjendje patologjike ku pĂ«sojnĂ« ndryshime inflamatore ose degjenerative, shpesh si pasojĂ« e mbingarkesĂ«s mekanike, mikrotraumave tĂ« pĂ«rsĂ«ritura ose sĂ«mundjeve sistemike si spondiloartropatitĂ«. NdĂ«rkohĂ« qĂ« nĂ« dukje mund tĂ« duket si njĂ« problem âlokalâ, pasojat e saj ndikojnĂ« drejtpĂ«rdrejt nĂ« cilĂ«sinĂ« e jetĂ«s sĂ« pacientit, duke e kufizuar nĂ« aktivitetet e punĂ«s, sportit dhe madje edhe nĂ« lĂ«vizjet mĂ« tĂ« thjeshta tĂ« pĂ«rditshme.
Enthesopathia cervicalis përbënë një nga arsyet më të zakonshme të konsultimeve mjekësore dhe është një problem i shpeshtë që ndikon në cilësinë e jetës së shumë pacientëve. Ato mund të jenë pasojë e ndryshimeve inflamatore, degjenerative ose mekanike, të cilat ngjajnë dhe ndërlidhen shpesh me proceset patologjike që ndodhin edhe në rajonin torakolumbal.

Entezat janĂ« struktura tĂ« pĂ«rbĂ«ra nga fibra kolagjeni qĂ« kalojnĂ« gradualisht nĂ« kockĂ«, duke vepruar si âamortizatorĂ«â ndaj forcave tĂ« tĂ«rheqjes dhe kompresionit. NĂ« enthesopatinĂ« cervicale apo torakolumbale:
Mikrotraumat e përsëritura çojnë në inflamacion lokal (enthesitis).
Inflamacioni i vazhdueshëm mund të shkaktojë kalcifikim ose formim osteofitesh.
Në sëmundjet inflamatore (p.sh., spondiloartropatitë), ky proces shoqërohet me reaksione autoimune që përshpejtojnë dëmtimin.
Ndryshimet degjenerative lidhen me moshën, humbjen e elasticitetit dhe ngarkesën kronike mbi strukturat.
Ankesat e pacientëve
PacientĂ«t me enthesopati torakolumbale shpesh paraqiten me njĂ« dhembje tĂ« thellĂ« dhe tĂ« bezdisshme nĂ« rajonin torakolumbal, e cila rritet gjatĂ« aktivitetit fizik dhe mund tĂ« bĂ«het aq e mprehtĂ« sa tĂ« ndĂ«rpresĂ« punĂ«n apo aktivitetet e pĂ«rditshme. Ata e pĂ«rshkruajnĂ« ndjesinĂ« si njĂ« ângurtĂ«siâ qĂ« i shoqĂ«ron sidomos nĂ« mĂ«ngjes, duke e bĂ«rĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« ngritjen nga shtrati ose pĂ«rkuljen pĂ«r tĂ« kryer detyra tĂ« thjeshta. LĂ«vizjet si pĂ«rkulja pĂ«rpara, kthimi i trupit nĂ« anĂ« apo ngritja e peshave shpesh shkaktojnĂ« njĂ« pĂ«rkeqĂ«sim tĂ« menjĂ«hershĂ«m tĂ« dhembjes, ndĂ«rsa qĂ«ndrimi pĂ«r kohĂ« tĂ« gjatĂ« nĂ« njĂ« pozicion, qoftĂ« ulur apo nĂ« kĂ«mbĂ«, e intensifikon ndjesinĂ« e parehatshme. Shpesh ata shfaqin lodhje tĂ« muskujve paravertebralĂ« dhe ndjeshmĂ«ri tĂ« theksuar nĂ« prekje, gjĂ« qĂ« i bĂ«n tĂ« shmangin lĂ«vizjet spontane.
Në mënyrë të ngjashme, pacientët me enthesopati në rajonin e qafës përjetojnë dhembje të vazhdueshme dhe ngurtësi që kufizon lëvizshmërinë e kokës dhe shpinës së sipërme. Këto dhembje shpesh intensifikohen gjatë aktiviteteve të përditshme si kthimi i kokës, qëndrimi në pozicione të tensionuara në punë me kompjuter, apo gjatë ngritjes së objekteve. Ngurtësia e mëngjesit është gjithashtu e zakonshme, duke e bërë fillimin e ditës sfidues. Në raste më të rënda, dhembja mund të përhapet drejt shpatullave dhe krahëve, duke sjellë ndjesi shpimi ose mpirje. Kjo gjendje ndikon dukshëm në cilësinë e jetës, duke vështirësuar kryerjen e detyrave të thjeshta dhe duke shkaktuar lodhje të përgjithshme. Në raste më të avancuara, dhembja nuk kufizohet vetëm në kohën e aktivitetit, por vazhdon edhe gjatë pushimit, duke ndikuar në cilësinë e gjumit dhe duke sjellë një ndjenjë ankthi e pasigurie për përkeqësimin e mëtejshëm të gjendjes.

Cilët persona janë më të atakuar nga enthesopathia cervicale dhe torakolumbale?
Enthesopathia cervicale dhe torakolumbale zakonisht prekin persona që ushtrojnë aktivitete me ngarkesa fizike të përsëritura, mbajnë pozicione të zgjatura statike, ose kanë lëvizje të përsëritura që stresojnë zonën e qafës dhe shpinës së mesme e të poshtme. Profesionet më të rrezikuara përfshijnë punonjësit e ndërtimit, stafin e kujdesit shëndetësor, shoferët që qëndrojnë shumë orë në pozicion ulur, punonjësit në sektorin e teknologjisë që përdorin kompjuter për periudha të gjata, si dhe sportistët që ushtrojnë aktivitete me lëvizje të përsëritura ose ngarkesa të mëdha në këto rajone. Gjithashtu, personat me obezitet, ata që kanë posture të dobët, dhe ata që kanë patologji të tjera muskulore ose kockore janë më të predispozuar për zhvillimin e enthesopathisë në zonat torakolumbale dhe cervicale.
Ekzaminimi fizik
GjatĂ« ekzaminimit shpesh vĂ«rehet qĂ«ndrimi i kujdesshĂ«m tĂ« pacientit, i cili pĂ«rpiqet tĂ« shmangĂ« çdo lĂ«vizje tĂ« papritur qĂ« mund tâi shkaktojĂ« dhembje. Palpacioni mbi zonĂ«n cervicale apo torakolumbale zbulon pikĂ« tĂ« ndjeshme, sidomos mbi vendet e fiksimit tĂ« ligamentit supraspinal dhe interspinal, ku pacienti shpesh reagon me njĂ« kontraksion tĂ« lehtĂ« refleks pĂ«r shkak tĂ« dhembjes. LĂ«vizjet e shtyllĂ«s janĂ« shpesh tĂ« kufizuara, pĂ«rkulja pĂ«rpara, ekstensioni dhe rotacioni kryhen me ngadalĂ« dhe shpesh me ndihmĂ«n e muskujve tĂ« tjerĂ« pĂ«r tĂ« kompensuar segmentin e prekur. NĂ« disa raste, tensioni i muskujve paravertebralĂ« Ă«shtĂ« i dukshĂ«m, si njĂ« mur mbrojtĂ«s qĂ« trupi ngre pĂ«r tĂ« kufizuar lĂ«vizjen e dhembshme. VĂ«rehet gjithashtu se pacienti ruan njĂ« posturĂ« tĂ« ndryshuar, herĂ« me lehtĂ«sim tĂ« lordozĂ«s lumbale dhe herĂ« me njĂ« tendencĂ« pĂ«r tĂ« mbajtur shpinĂ«n mĂ« tĂ« drejtĂ« se normalisht, pĂ«r tĂ« minimizuar shtrirjen e strukturave tĂ« dhembshme.

Diagnostika
Diagnoza e enthesopatisë cervicale dhe torakolumbale kërkon një vlerësim të kujdesshëm, ku përfshihen të dhënat e historisë klinike me gjetjet objektive dhe imazherike. Mjeku nis duke ndërtuar një tablo të plotë nga rrëfimi i pacientit, duke vlerësuar natyrën e dhembjes, kohëzgjatjen e saj, faktorët që e përkeqësojnë ose lehtësojnë, si dhe ndikimin që ka në jetën e përditshme. Më pas, ekzaminimi fizik konfirmon dyshimet klinike dhe orientohet drejt analizave të mëtejshme.
Radiografia e shtyllës cervicale apo torakolumbale shpesh është hapi i parë në hetim, duke zbuluar prani të osteofiteve, kalcifikime në zonat e entezave apo shenja të hershme të spondilozës. Nëse dyshohet për proces inflamator aktiv ose dëmtime të indeve, përdorimi i rezonancës magnetike (MRI) ofron një pamje të detajuar, ku mund të dallohet edemë, inflamacion ose ndryshime të hershme që radiografia nuk i kap. Në disa raste, ekografia muskuloskeletale shërben si një mjet i shpejtë dhe praktik, sidomos për të vlerësuar sipërfaqet e prekura ose për të udhëhequr injeksionet terapeutike.
Nëse ekziston dyshimi për një sëmundje inflamatore sistemike, kërkohen analiza laboratorike si ESR, CRP dhe testi HLA-B27, të cilat ndihmojnë në identifikimin e patologjive si spondiloartropatitë. Në këtë mënyrë, diagnostika nuk kufizohet vetëm në konstatimin e një lezioni lokal, por shikon të gjithë pacientin, duke u përpjekur të zbulojë jo vetëm pasojën, por edhe shkakun e saj.

Trajtimi
Menaxhimi i enthesopatisë cervicale dhe torakolumbale kërkon një qasje të kujdesshme dhe të individualizuar, sepse çdo pacient ka një histori, stil jete dhe pritshmëri të ndryshme. Qëllimi kryesor është lehtësimi i dhembjes, rikthimi i funksionit normal dhe parandalimi i përsëritjes së problemit.
Në shumicën e rasteve, trajtimi nis me masa konservative. Mjeku këshillon pushim relativ, duke shmangur ngarkesat e rënda dhe lëvizjet që provokojnë dhembjen, por pa e imobilizuar plotësisht pacientin. Përdorimi i medikamenteve antiinflamatore jo-steroidalë (NSAIDs) është një nga mjetet kryesore për të ulur inflamacionin dhe për të përmirësuar lëvizshmërinë. Nëse tensioni muskulor është i madh, mund të rekomandohen edhe relaksues muskulorë për një periudhë të shkurtër.
Kur masat e thjeshta nuk japin rezultat, mund të rekomandohet ndërhyrje më të avancuara, si injeksionet lokale me kortikosteroide për të qetësuar inflamacionin, ose përdorimin e PRP (plasma e pasur me trombocite) për të stimuluar rigjenerimin e indeve të dëmtuara. Në rastet kur shkaku është një sëmundje inflamatore sistemike, përfshihet trajtimi specifik me medikamente antireumatike ose biologjike.
Një pjesë thelbësore e trajtimit është edukimi i pacientit. Tregohen teknikat e duhura të qëndrimit, mënyrën korrekte të ngritjes së peshave, rëndësinë e mbajtjes së peshës trupore në kufijtë normalë dhe rolin e aktivitetit fizik të moderuar në parandalimin e dëmtimeve të reja. Trajtimi nuk përfundon me largimin e dhembjes akute, ai vazhdon me ndryshimin e zakoneve të përditshme, duke siguruar që shëndeti i shtyllës kurrizore të ruhet afatgjatë.
Përfundimi
Enthesopathia cervicalis dhe thoracolumbalis nuk është vetëm një term mjekësor, por një realitet i dhembshëm për shumë pacientë që e ndjejnë çdo ditë në trupin e tyre. Dhembjet në qafë dhe në zonën torakolumbale nuk janë thjesht dhembje muskulore; ato mund të jenë shenjë e patologjive të ndryshme që kërkojnë vëmendje të veçantë. Prandaj, një ekzaminim i saktë dhe i plotë, duke filluar nga kontrolli klinik deri te ekzaminimet radiologjike, është thelbësor për të identifikuar natyrën e dhembjes dhe për të vendosur trajtimin më të përshtatshëm. Kujdesi ndaj kësaj patologjie duhet të jetë gjithëpërfshirës, duke kombinuar njohuritë shkencore me ndjeshmërinë njerëzore, sepse mjekësia nuk ka të bëjë vetëm me shërimin e trupit, por edhe me rikthimin e jetës që dhembja ia ka marrë pacientit. /Telegrafi/
The post Dhimbjet e qafës dhe shpinës nga Enthesopathia: Shkaqet, simptomat dhe trajtimi appeared first on Telegrafi.