Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Si ta bëni vizitën te dentisti një përvojë pa frikë për fëmijët

9 August 2025 at 23:31

Këshilla praktike për ta bërë kontrollin dentar pa stres

Shumë fëmijë përjetojnë ankth kur dëgjojnë fjalën “dentist”. Kjo është krejt e kuptueshme për ta, kontrolli dentar është një situatë e panjohur, që shpesh lidhet me frikën nga dhimbja ose tingujt e pajisjeve.

Por lajmi i mirë është se, me qasje të duhur dhe përgatitje të hershme, kjo frikë mund të mos zhvillohet fare. Prindërit kanë një rol kyç për ta kthyer vizitën te dentisti në një eksperiencë të zakonshme, madje edhe pozitive.

Nëse fëmija ka pasur përvoja të këqija më parë, mos e detyroni menjëherë në një kontroll të plotë. Filloni me vizita të shkurtra “njohjeje” në klinikë, vetëm për t’u ulur në karrige dhe për të parë pajisjet, pa ndërhyrje mjekësore. Kjo metodë graduale ndihmon që frika të shuhet me kohë, transmeton Telegrafi.

Më poshtë gjeni disa strategji të thjeshta dhe praktike që funksionojnë në çdo moshë:

1. Filloni herët

Specialistët e shëndetit oral sugjerojnë që fëmijët të bëjnë kontrollin e parë dentar rreth moshës 1-vjeçare. Vizitat e hershme ndihmojnë fëmijën të ambientohen me mjedisin e klinikës dhe ta shohin si një gjë të zakonshme, jo si diçka për t’u frikësuar.

2. Zgjidhni një dentist pediatrik

Një dentist i specializuar për fëmijë ka jo vetëm njohuritë mjekësore, por edhe mjetet e duhura për të krijuar atmosferë miqësore: dhoma me ngjyra të gjalla, lodra, dekor argëtues dhe komunikim të përshtatur për moshën e fëmijës. Kjo bën diferencë të madhe në mënyrën si ata e përjetojnë vizitën.

3. Jini shembull pozitiv

Fëmijët vëzhgojnë dhe imitojnë. Nëse ju shfaqni frikë ose tregoni histori negative për vizitat tuaja, ka gjasa që ata ta marrin këtë si një sjellje normale. Flisni me tone pozitive dhe tregoni se kujdesi dentar është pjesë e zakonshme e jetës.

4. Inkurajoni pyetjet

Kur fëmija ka mundësi të pyesë dhe të marrë përgjigje, ndjenja e pasigurisë zvogëlohet. Nëse është kureshtar për instrumentet, kërkoni që dentisti t’ia tregojë dhe t’i shpjegojë me fjalë të thjeshta funksionin e tyre. Librat me ilustrime dhe videot edukative janë gjithashtu mjet i shkëlqyer për t’i përgatitur.

5. Shpjegoni rëndësinë e kujdesit oral

Kur fëmija kupton pse duhet të kujdeset për dhëmbët, për shembull, për të pasur një buzëqeshje të bukur, për të ngrënë ushqimet që pëlqen pa dhimbje, ai bëhet më bashkëpunues gjatë kontrollit.

6. Krijoni imazh pozitiv për dentistin

Përdorni fjali motivuese si: “Dentisti do të gëzohet shumë kur të shohë sa bukur po i pastron dhëmbët”. Kjo e ndihmon fëmijën ta shohë dentistin si mik dhe jo si kërcënim.

7. Shpërbleni guximin

Pas një vizite të suksesshme, lavdërojeni fëmijën për guximin dhe sjelljen e mirë. Një shpërblim i vogël, si një libër me ngjyrosje ose një aktivitet i preferuar, mund të përforcojë ndjenjën pozitive ndaj kontrolleve të ardhshme. /Telegrafi/

The post Si ta bëni vizitën te dentisti një përvojë pa frikë për fëmijët appeared first on Telegrafi.

Milioneri u përpoq të vriste një buall në Afrikë – por bualli e mbyti atë

7 August 2025 at 15:48

Një milioner amerikan u godit për vdekje nga brirët e një bualli që u përpoq ta vriste gjatë një udhëtimi në Afrikën e Jugut.

Asher Watkins, 52 vjeç, po gjurmonte një dem mbi 1 tonësh të racës Cape Buffalo, në Bambisana, kur kafsha papritmas iu sul me shpejtësi drejt tij.

Bualli u përplas mbi 52-vjeçarin pasi u bë gjithnjë e më i shqetësuar dhe e vrau pothuajse menjëherë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ish-gruaja e Asher, Courtney, ka thënë se vajza e tyre adoleshente “është në gjendje shoku”.

Ajo tha: “Është një realitet që është ende e vështirë të shprehet me fjalë. Zemrat tona janë të rënda ndërsa përballemi me ditët që vijnë, veçanërisht për Savannah ndërsa ajo mban zi për babanë e saj”.

Asher, nga Teksasi, tha se besonte se gjuetia ishte një pjesë jetësore e ruajtjes së jetës së egër dhe i ka mbushur mediat e tij sociale me foto të tij pranë luanëve të malit të ngordhur dhe shpendëve të egër.

Ndërsa ishte në Argjentinë, ai u mburr se kishte vrarë mijëra pëllumba në vetëm tre ditë me miqtë. /Telegrafi/

The post Milioneri u përpoq të vriste një buall në Afrikë – por bualli e mbyti atë appeared first on Telegrafi.

Rrëzohet helikopteri në Ganë, ndër gjashtë të vdekurit edhe dy ministra

7 August 2025 at 07:47

Një helikopter ushtarak u rrëzua në Ganë vonë të mërkurën, duke vrarë të gjithë pasagjerët në bord, përfshirë ministrin e Mbrojtjes të vendit Edward Omane Boamah, ministrin e Mjedisit Ibrahim Murtala Muhammed dhe dy zyrtarë të tjerë të lartë.

Nga ky aksident thuhet se gjetën vdekjen gjithashtu edhe katër anëtarë të tjerë të ekuipazhit.

Rrëzimi ishte një nga katastrofat më të këqija ajrore në Ganë në më shumë se një dekadë.

Ushtria e vendit tha se helikopteri u ngrit nga kryeqyteti, Accra, dhe po shkonte në veriperëndim drejt zonës së minierave të arit të Obuasi, përcjell Telegrafi.

Footage from Ghana’s Ashanti region shows the smouldering wreckage of a helicopter crash that killed the country’s defence and environment ministers, along with three officials and three air force crew. pic.twitter.com/LVyAY2ET0t

— Al Jazeera English (@AJEnglish) August 7, 2025

Menjëherë pasi hyri në zonë në rajonin Ashtani, fluturakja u zhduk nga radari dhe rrënojat e saj u gjetën më vonë.

Eyewitness describes the moment he saw the tragic Ghana Armed Forces helicopter crash#UTVGhana pic.twitter.com/WEdCHa2sRA

— UTV Ghana (@utvghana) August 6, 2025

Ushtria thotë se shkaku i rrëzimit nuk dihet ende dhe është nisur një hetim për të hetuar incidentin.

Mediat shtetërore raportuan se ministrat ishin në bordin e një helikopteri Z-9, i cili përdoret shpesh për transport dhe evakuime mjekësore, dhe në përgjithësi konsiderohet i sigurt. /Telegrafi/

The post Rrëzohet helikopteri në Ganë, ndër gjashtë të vdekurit edhe dy ministra appeared first on Telegrafi.

OKB-ja thotë se 68 migrantë afrikanë gjetën vdekjen pasi varka e tyre u përmbys në brigjet e Jemenit

4 August 2025 at 09:58

OKB-ja thotë se 68 persona gjetën vdekjen dhe më shumë se 70 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një varkë që mbante migrantë u përmbys pranë brigjeve të Jemenit të dielën.

Kjo është e fundit në një seri përmbytjesh anijesh pranë Jemenit që kanë vrarë qindra migrantë afrikanë që largoheshin nga varfëria dhe zonat e konfliktit me shpresën për të arritur në vendet e pasura arabe të Gjirit.

Anija – e cila mbante 154 migrantë etiopianë – u mbyt në Gjirin e Adenit, pranë provincës jugore jemenase të Abyanit.

Vetëm 12 migrantë në bordin e anijes mbijetuan aksidentin, sipas kreut të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) të OKB-së në Jemen, Abdusattor Esoev.

Esoev shtoi se trupat e 54 migrantëve dolën në breg në distriktin e Khanfarit. 14 të tjerë u gjetën të vdekur dhe u dërguan në një morg spitali në Zinjibar, kryeqytetin e provincës në bregdetin jugor të Jemenit.

Drejtoria e sigurisë së Abyanit thotë se një operacion masiv kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar duke pasur parasysh numrin e madh të migrantëve të vdekur dhe të zhdukur.

Ai vuri në dukje se një sasi e madhe trupash të vdekur janë gjetur tashmë pasi u gjetën të shpërndarë në një zonë të gjerë të bregdetit. /Telegrafi/

The post OKB-ja thotë se 68 migrantë afrikanë gjetën vdekjen pasi varka e tyre u përmbys në brigjet e Jemenit appeared first on Telegrafi.

Shqiptarët u larguan/ Paga 500 euro dhe strehim! Skema që po sjell afrikanët në Shqipëri

By: Ardit
20 July 2025 at 10:57

Nga Gana në Tiranë, gjatë këtij sezoni turistik është shtuar ndjeshëm numri i punonjësve të pastrimit dhe shërbimit në bare e restorante. Ekspertët e burimeve njerëzore parashikojnë që numri i punonjësve të huaj do të vazhdojë të rritet, për shkak të zhvillimit të turizmit. Edhe pse Shqipëria vijon të shihet si një vend tranzit për […]

The post Shqiptarët u larguan/ Paga 500 euro dhe strehim! Skema që po sjell afrikanët në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Çfarë është bota myslimane?

30 June 2025 at 13:55

Nga: Cemil Aydin, profesor i Historisë në Universitetin e Karolinës së Veriut / aeon.co
Përktheu: Agron Shala / Telegrafi.com

Më 17 maj 1919, në Paris, tre udhëheqës indianë myslimanë u takuan me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Woodrow Wilson, për të mbrojtur çështjen e ruajtjes së Kalifatit osman në Stamboll dhe për vetëvendosjen kombëtare të Anadollit si atdhe për turqit myslimanë. Indianët kërkuan pavarësinë e asaj që e quajtën “fuqia e fundit myslimane që mbeti në botë.” Udhëheqësit myslimanë indianë që flisnin në emër të një Kalifati osman mund të duken si përfaqësues të një uniteti global mysliman, por një përfundim i tillë do të ishte i gabuar.

Në fakt, detajet, argumentet dhe idealet e atij takimi tregojnë se sa i paqëndrueshëm dhe mashtrues është supozimi i zakonshëm se ekziston një ndarje e qartë midis “botës myslimane” dhe “Perëndimit.” Myslimanët indianë e mbrojtën çështjen e pavarësisë turke duke iu referuar 14 pikave për paqe të Wilsonit. Suksesi i tyre në sigurimin e këtij takimi me Wilsonin lidhej ngushtë me sakrificën e tyre si ushtarë në ushtrinë britanike, duke luftuar dhe mundur aleancën gjermano-osmane. Edwin Montagu, sekretari i Shtetit për Indinë nën sundimin britanik, e organizoi takimin sepse besonte se Perandoria Britanike – si perandoria më e madhe myslimane në botë – kishte një përgjegjësi morale për të dëgjuar çështjen e myslimanëve indianë në mbrojtje të Kalifatit osman. Të tre liderët myslimanë që theksonin lidhjet e tyre shpirtërore me Kalifatin osman – Aga Khan, Abdullah Yusuf Ali dhe Sahibzada Aftab Ahmad Khan – ishin në fakt nënshtetas besnikë të Kurorës Britanike. Në takim morën pjesë edhe disa liderë hindu të Indisë, duke shprehur solidaritetin e tyre me bashkatdhetarët myslimanë dhe mbështetjen për Kalifatin osman.

Ky diskutim në Konferencën e Paqes në Paris, në vitin 1919, nuk zbulon një përplasje midis një bote islame dhe një bote perëndimore. Përkundrazi, zbulon një botë komplekse dhe të ndërlidhur. E, megjithatë, merreni parasysh esenë me ndikim të Bernard Lewisit në revistën The Atlantic, Rrënjët e zemërimit mysliman (1990): “Në këndvështrimin klasik islamik, drejt të cilit shumë myslimanë po kthehen, bota dhe mbarë njerëzimi ndahen në dy pjesë: Shtëpia e Islamit, ku mbizotërojnë ligji dhe besimi islam dhe, pjesa tjetër, e njohur si Shtëpia e Mosbesimit ose Shtëpia e Luftës, të cilën myslimanët kanë detyrim përfundimtar ta sjellin në Islam.” Lewis e bënte të qartë se ky “detyrim” i supozuar nënkuptonte mjete të dhunshme: “Detyrimi i luftës së shenjtë … fillon në shtëpi dhe vazhdon jashtë saj, kundër të njëjtit armik jobesimtar.” Si në frymë ashtu edhe në përmbajtje, udhëheqësit indianë që u takuan me Wilsonin në vitin 1919, kundërshtojnë çdo pretendim të Lewisit. Myslimanët ishin mbështetës besnikë të një perandorie shumë-fetare, si ajo britanike, bashkëpunonin me hindutë dhe kishin luftuar kundër ushtarëve myslimanë të Perandorisë Osmane gjatë Luftës së Parë Botërore. Ata nuk i shihnin perëndimorët si armiq dhe e mbrojtën kauzën e Kalifatit osman në përputhje me normat ndërkombëtare mbi vetëvendosjen kombëtare dhe paqen perandorake.

Edhe pse ka pasur ndikim në qarqet e politikës amerikane, Bernard Lewis nuk ishte ai që shpiku idenë e një “bote myslimane” që është ndryshe nga ajo perëndimore. Që prej Revolucionit Iranian të vitit 1979, gazetarët perëndimorë dhe islamistët radikalë e kanë popullarizuar këtë ide. Sipas pikëpamjes së tyre, panislamizmi bashkëkohor buron nga idealet e lashta myslimane dhe synon rikthimin e një pastërtie të paprishur fetare. Në këtë këndvështrim, panislamizmi paraqitet si një lëvizje reaksionare, e kapluar nga traditat e vjetra dhe nga ligji klasik islam. Ajo që zakonisht pretendohet është se veçantitë e Islamit e detyrojnë përkatësinë fetare të myslimanëve të tejkalojë çdo përkatësi tjetër politike. Ky panislamizëm jo vetëm që mbijeton, por lulëzon edhe në botën moderne, dhe paraqitet si artefakt civilizues që bie thellësisht ndesh me kohën moderne.

Lewis mund të mos ketë qenë ai që shpiku idenë e botës myslimane, por ia dha një lustër intelektuale dhe frymëzoi veprën edhe më të njohur të Samuel Huntingtonit, Përplasja e qytetërimeve dhe rindërtimi i rendit botëror (1996). “Lufta midis këtyre sistemeve rivale [të botës islame dhe të krishterimit],” shkroi Lewis, “ka zgjatur për rreth 14 shekuj. Ajo filloi me shfaqjen e Islamit, në shekullin VII, dhe ka vazhduar praktikisht deri në ditët e sotme. Ka qenë një seri e gjatë sulmesh dhe kundërsulmesh, xhihadesh dhe kryqëzatash, pushtimesh dhe ripushtimesh.”

Kjo mbetet ende pikëpamja dominuese perëndimore mbi panislamizmin, e shprehur shpesh përmes frazës së zakonshme në media dhe në analiza – “bota myslimane.” Por, në kundërshtim me këtë pikëpamje mbizotëruese për një përplasje të përjetshme me Perëndimin e krishterë, panislamizmi është në fakt një fenomen relativisht i ri dhe aspak i jashtëzakonshëm. I lidhur ngushtë me pan-afrikanizmin dhe pan-azianizmin, ai lindi në vitet ‘80 të shekullit XIX si një reagim ndaj padrejtësive të imperializmit evropian. Fillimisht, ideja e solidaritetit global mysliman synonte të siguronte më shumë të drejta për myslimanët brenda perandorive evropiane, si përgjigje ndaj ideve të supremacisë së bardhë/krishterë, dhe për të pohuar barazinë e shteteve ekzistuese myslimane në të drejtën ndërkombëtare.

Ideja e një përplasjeje të lashtë midis Botës Myslimane dhe Botës së Krishterë është një mit i rrezikshëm dhe modern. Ajo mbështetet në shtrembërime të fabrikuara të uniteteve të ndara gjeopolitike dhe civilizuese islame dhe perëndimore. Pan-afrikanizmi dhe pan-azianizmi ofrojnë një kontekst më të mirë për të kuptuar panislamizmin. Të tria u shfaqën në fund të shekullit XIX, në kulmin e epokës së perandorive, si kundërpërgjigje ndaj supremacisë anglosaksone dhe misionit civilizues të njeriut të bardhë. Panislamistët e epokës së perandorive nuk kishin nevojë të bindnin myslimanët e tjerë për unitetin global të bashkëbesimtarëve të tyre. Duke ndarë subjektet myslimane përmes referencave ndaj identitetit të tyre fetar, kolonizatorët krijuan themelet konceptuale të unitetit modern mysliman.

Në atë kohë, perandoritë britanike, holandeze, franceze dhe ruse sundonin shumicën e myslimanëve të botës. Ashtu si pan-afrikanistët dhe pan-azianistët, panislamistët e parë ishin intelektualë që donin t’u kundërviheshin fyerjeve, poshtërimeve dhe shfrytëzimit të dominimit kolonial perëndimor. Ata nuk synonin domosdo të mohonin botën perandorake apo realitetin e perandorive. Në ndjeshmëri, intelektualët kryesorë panislamistë, Jamaluddin al-Afghani dhe Syed Ameer Ali, i ngjanin shumë figurave si W. E. B. Du Bois te pan-afrikannistët apo Rabindranath Tagore tek pan-aziatistët. Si homologët e tyre, panislamistët theksonin se perandoritë evropiane diskriminonin afrikanët, aziatikët dhe myslimanët – si brenda perandorive, ashtu edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Të tri lëvizjet sfiduan racizmin evropian dhe dominimin kolonial, dhe premtuan një botë më të mirë dhe më të lirë për shumicën e qenieve njerëzore në Tokë.

Zyrtarët kolonialë evropianë filluan të shqetësoheshin për një revoltë të mundshme myslimane, kur panë se teknologjitë moderne të shtypit, avulloreve dhe telegrafit po krijonin lidhje të reja mes popullatave të ndryshme myslimane, duke i ndihmuar ata të artikulonin një kritikë ndaj racizmit dhe diskriminimit. Megjithatë, nuk pati kryengritje panislamike kundër kolonializmit në vitet 1870-1910. Kërcënimi i supozuar i panislamizmit u shfaq për herë të parë, dukshëm, në Perëndim gjatë Luftës së Parë Botërore, pjesërisht sepse perandoritë osmane dhe gjermane e promovuan atë në propagandën e tyre të luftës. Por, nuk pati asnjë revoltë myslimane gjatë Luftës së Parë Botërore, kur qindra mijëra-ushtarë myslimanë shërbyen në perandoritë britanike, franceze dhe ruse. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, pan-azianizmi lidhej me premtimet e Perandorisë Japoneze për të çliruar racat me ngjyrë të Azisë nga hegjemonia e të bardhëve. Pas humbjes së Japonisë, dekolonizimi historik i Afrikës e rriti rëndësinë e pan-afrikanizmit në debatin evropian.

Deri në vitet ’60 të shekullit XX, me zbehjen e botës koloniale dhe zëvendësimin e saj nga një botë e shteteve të pavarura, projektet politike të panislamizmit, pan-afrikanizmit dhe pan-azianizmit pothuajse ishin zhdukur. Megjithatë, ato kishin fituar shumë beteja intelektuale kundër racizmit, kishin rrëzuar argumentet koloniale të supremacisë së bardhë dhe kishin ndihmuar në përfundimin e sundimit perandorak evropian. Zhgënjimet mbi dështimin e Afrikës, Azisë dhe botës myslimane për të arritur barazi dhe liri të krahasueshme me Perëndimin, kontribuuan gjithashtu në rënien e statusit të këtyre pan-nacionalizmave. Deri në vitet ’80 të shekullit XX, intelektualët afrikanë dhe afro-amerikanë u bënë më pesimistë mbi ëndrrën kryesore pan-afrikaniste për barazi racore për njerëzit me ngjyrë në botën moderne dhe për ta bërë gjithë Afrikën të begattë dhe të lirë. Nuk është realizuar vizioni pan-afrikan për të bashkuar kombet e reja e të dobëta afrikane në një forcë federative globale dhe për t’u dhënë atyre liri dhe mirëqenie. Edhe pse ekziston ende një organizatë ndërkombëtare – Bashkimi Afrikan – ajo është jofunksionale dhe larg realizimit të qëllimeve të pan-afrikanizmit. Shpresat e brezit pan-afrikanist, nga Du Bois te Frantz Fanon, për një të ardhme të dekolonizuar të Afrikës, mbeten një projekt i humbur për brezin e ardhshëm.

Nga ana tjetër, me disa fuqi të mëdha si Kina, India dhe Japonia, Azia e sotme e dekolonizuar do t’i kishte bërë krenarë pan-azianistët e fillimit të shekullit XX. Megjithatë, pan-azianizmi i shekullit XX ndoqi një rrugë të ndërlikuar. Shfrytëzimi që Japonia i bëri pan-azianizmit për të arsyetuar pushtimin e saj kolonial të Kinës dhe Koresë, i la shumë mbështetës të ndiheshin të tradhtuar. Politika e jashtme e Indisë së pavarur, nën drejtimin e Jawaharlal Nehrusë, tregoi një angazhim ndaj disa parimeve pan-azianiste, të cilat kishin një tërheqje të gjerë gjatë Konferencës së Bandungut më 1955. Ky takim i 29 shteteve aziatike dhe afrikane, që përbënin më shumë se gjysmën e popullsisë së botës, ishte shprehja e fundit madhore e solidaritetit aziatik, dhe më pas u përthith nga rivalitetet e Luftës së Ftohtë dhe ndërtimi i shteteve kombëtare.

Edhe panislamizmi ka ecur përpara në një seri ngritjesh dhe rëniesh gjatë shekullit të fundit. Nga Turqia dhe Egjipti, te Indonezia dhe Algjeria, ideja e intelektualizmit mysliman dhe solidaritetit global mysliman fuqizoi udhëheqësit dhe lëvizjet nacionaliste të shekullit XX. Deri në mesin e viteve ’60 të shekullit XX, shumica e myslimanëve të botës kishin fituar lirinë nga sundimi kolonial evropian. Parlamenti turk kishte shfuqizuar Kalifatin osman që në vitin 1924, dhe deri në vitet ‘50 të shekullit XX ai kalifat pothuajse ishte harruar.

Megjithatë, në pothuajse një të pestën e parë të shekullit XXI, pan-afrikanizmi dhe pan-azianizmi duken sikur janë zhdukur, ndërsa panislamizmi dhe ideali i solidaritetit të botës myslimane vazhdon të mbijetojë. Pse? Përgjigjja gjendet në fazat përfundimtare të Luftës së Ftohtë. Në vitet ‘80 të shekullit XX, u shfaq një ndërkombëtarizim i ri mysliman, si pjesë e rritjes së islamit politik. Nuk bëhej fjalë për një përplasje mes traditave civilizuese të lashta të Islamit dhe Perëndimit, as për një ringjallje të vlerave autentike fetare. Nuk ishte as një vazhdimësi e panislamizmit të fillimit të shekullit XX, por një formacion i ri që doli nga Lufta e Ftohtë. Një aleancë saudito-amerikane filloi të promovojë idenë e solidaritetit mysliman në vitet ‘70 të shekullit XX, si një alternativë ndaj panarabizmit laik të presidentit egjiptian Gamal Abdel Nasser, vendi i të cilit ishte i lidhur me Bashkimin Sovjetik. Çdo ide për një utopi “islame” do të kishte dështuar nëse nuk do të ishin dështimet e shumë shteteve të pas-kolonializmit dhe zhgënjimi pasues publik i shumë myslimanëve.

Ideja se panislamizmi përfaqëson vlera autentike politike myslimane, të lashta dhe të shtypura që ngrihen në revoltë kundër perëndimores dhe sekularizmit global, ishte në fillim një obsesion paranojak i oficerëve kolonialë perëndimorë, por së fundmi vjen kryesisht nga islamistët. Komentatorët dhe gazetarët perëndimorë kanë gabuar duke i marrë për të mirëqena pretendimet e islamistëve mbi vlerat thelbësore politike të Islamit. Lloji i islamizmit që identifikohet me Vëllazërinë Myslimane të Egjiptit apo Iranin e Ruhollah Khomeinit, nuk ekzistonte para viteve ’70 të shekullit XX. Asnjë nga myslimanët indianë që u takuan me Wilsonin, e as kalifët e fundit osmanë, nuk ishin të interesuar për të imponuar sheriatin në shoqëritë e veta. Asnjëri prej tyre nuk donte të detyronte gratë të mbuloheshin. Përkundrazi, brezi i parë panislamist ishte shumë modernist: ata ishin përkrahës të çlirimit të grave, barazisë racore dhe kozmopolitizmit. Myslimanët indianë, për shembull, ishin shumë krenarë që kalifi osman kishte ministra dhe ambasadorë grekë e armenë. Ata gjithashtu dëshironin që Kurora Britanike të emëronte hindusë dhe myslimanë si ministra dhe zyrtarë të nivelit të lartë në qeveritë e tyre. Asnjëri prej tyre nuk do të kishte dëshiruar apo parashikuar ndarjen e turqve dhe grekëve në tokat osmane, arabëve dhe hebrenjve në Palestinë, apo myslimanëve dhe hindusëve në Indi. Vetëm forma bazë e panislamizmit të fillimshekullit XX mbijeton sot; përmbajtja e tij është transformuar plotësisht që prej viteve ’80 të shekullit XX.

Fakti që si Bernard Lewis ashtu edhe Osama bin Laden flisnin për një përplasje të përjetshme midis një bote të bashkuar myslimane dhe një Perëndimi të bashkuar, nuk do të thotë se ky është realitet. Edhe në kulmin e idesë së solidaritetit global mysliman, në fund të shekullit XIX, shoqëritë myslimane ishin të ndara sipas vijave politike, gjuhësore dhe kulturore. Që nga koha e shokëve të profetit Muhamed, në shekullin e shtatë, qindra mbretëri, perandori dhe sulltanate të ndryshme – disa në konflikt me njëra-tjetrën – kanë sunduar mbi popullsi të përziera myslimane dhe me të tjerë. Ndarja e myslimanëve nga fqinjët e tyre hindu, budistë, të krishterë dhe hebrenj, dhe koncepti për shoqëritë e tyre në izolim, nuk ka asnjë lidhje me përvojën historike të qenies njerëzore. Nuk ka ekzistuar kurrë dhe nuk mund të ekzistojë një “botë” e ndarë “myslimane.”

Të gjitha grupet e reja fashiste të djathta anti-myslimane në Evropë dhe në ShBA, janë të fiksuara pas zgjerimit perandorak osman në Evropën Lindore. Ata e shohin rrethimin osman të Vjenës, të vitit 1683, si një tentativë të qytetërimit islamik për të pushtuar “Perëndimin.” Por, në Betejën e Vjenës, hungarezët protestantë ishin aleatë të Perandorisë Osmane – kryesisht myslimane – kundër Habsburgëve katolikë. Ishte një konflikt i ndërlikuar midis perandorive dhe shteteve, jo një përplasje qytetërimesh.

Nacionalizmi hindu i kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, promovon idenë e një Perandorie të huaj Mogule që pushtoi Indinë dhe sundoi mbi hindusët. Por, burokratët hindu luajtën një rol jetik në Perandorinë Mogule të Indisë, dhe perandorët mogulë ishin ndërtues perandorish, jo fanatikë që kërkonin një sundim teokratik mbi komunitetet e feve të ndryshme. Ka edhe myslimanë sot që e shohin Perandorinë Mogule si një shembull të dominimit mysliman mbi hindusët. Është domethënëse dhe e rëndësishme që propaganda perëndimore anti-myslimane dhe narrativat panislamike të historisë i ngjajnë njëra-tjetrës. Të dyja mbështeten mbi një narrativë civilizuese të historisë dhe mbi një ndarje gjeopolitike të botës në njësi të veçuara dhe ahistorike, si Afrika e zezë, bota myslimane, Azia dhe Perëndimi.

Panislamizmi bashkëkohor gjithashtu idealizon një të kaluar mitike. Sipas panislamistëve, ymeti, apo komuniteti mysliman global, lindi në një kohë kur myslimanët nuk ishin të poshtëruar nga perandoritë raciste të bardha apo nga fuqitë agresive perëndimore. Panislamistët duan ta “bëjnë ymetin sërish madhështor.” Por, ideja e një epoke të artë të unitetit politik dhe solidaritetit mysliman, mbështetet mbi amnezinë historike për të kaluarën perandorake. Shoqëritë myslimane nuk kanë qenë kurrë politikisht të bashkuara, ndërkaq nuk ka pasur kurrë shoqëri homogjene myslimane në Euroazi. Asnjë nga perandoritë myslimane, të drejtuara nga dinastitë, nuk ka synuar nënshtrimin e jobesimtarëve nga besimtarë të devotshëm. Ashtu si monarkët osmanë, persianë apo egjiptianë të fundshekullin XIX, ato ishin perandori shumetnike që punësonin mijëra burokratë jobesimtarë. Popullsitë myslimane nuk kanë kërkuar kurrë solidaritet global të ymetit para fundit të shekullit XIX – në kontekstin e perandorive raciale evropiane.

Termi “bota myslimane” u shfaq për herë të parë në vitet ’70 të shekullit XIX. Fillimisht, ishin misionarët evropianë apo zyrtarët kolonialë që e përdornin si një shkurtesë për t’iu referuar të gjithëve që ndodheshin mes “racës së verdhë” të Azisë Lindore dhe racës së zezë në Afrikë. Ata e përdornin gjithashtu për të shprehur frikën e tyre nga një revoltë e mundshme myslimane, edhe pse subjektet myslimane të perandorive nuk ishin as më të rrezikshëm e as më të bindur se hindusët apo budistët. Pas kryengritjes së madhe indiane të vitit 1857, kur si hindusët ashtu edhe myslimanët u ngritën kundër britanikëve, disa zyrtarë kolonialë britanikë fajësuan myslimanët për këtë kryengritje. William Wilson Hunter, një zyrtar kolonial britanik, vuri në dyshim – në librin e tij me ndikim, Myslimanët indianë: A janë të detyruar në ndërgjegje të rebelohen kundër Mbretëreshës? (1871) – nëse myslimanët indianë mund t’i qëndronin besnikë një monarku të krishterë. Në realitet, myslimanët nuk ndryshonin shumë nga hindusët, as në besnikërinë e tyre, as në kritikat e tyre ndaj perandorisë britanike. Myslimanët elitarë indianë, si reformisti Syed Ahmad Khan, shkruan kundërshtimet e ashpra ndaj akuzave të Hunterit. Por, ata gjithashtu pranuan termat e debatit të tij, sipas të cilit myslimanët përbënin një kategori të dalluar dhe të veçantë të indianëve.

Rritja e nacionalizmave evropianë gjeti gjithashtu një armik të përshtatshëm te myslimanët, në veçanti te sulltani osman. Në fund të shekullit XIX, nacionalistët grekë, serbë, rumunë dhe bullgarë filluan të portretizonin sulltanin osman si një despot. Ata iu drejtuan liberalëve britanikë për të prishur aleancën osmano-britanike, në emër të një solidariteti global të krishterë. Liberalët anti-osmanë britanikë, si William Gladstone, argumentuan se solidariteti i krishterë duhet të ketë rëndësi në vendimet britanike për Perandorinë Osmane. Pikërisht, në këtë kontekst, sulltani osman iu referua lidhjes së tij shpirtërore me myslimanët indianë, për të argumentuar një rikthim të aleancës osmano-britanike, falë kësaj lidhjeje të veçantë mes dy perandorive të mëdha myslimane.

Në librin e tij me ndikim, E ardhmja e Islamit (1882), poeti anglez Wilfrid Scawen Blunt argumentonte se Perandoria Osmane do të dëbohej përfundimisht nga Evropa dhe se fryma e kryqëzatës e Evropës do ta kthente Stambollin në një qytet të krishterë. Blunt gjithashtu pretendonte se Perandoria Britanike, e cila nuk kishte urrejtje ndaj myslimanëve siç kishin austriakët, rusët apo francezët, mund të bëhej mbrojtëse e popullatave myslimane në Azi. Në mënyrë patronizuese dhe imperialiste, Blunt dukej se interesohej për të ardhmen e myslimanëve. Ai ishte një mbështetës dhe mik i reformistëve kryesorë myslimanë, si Al-Afghani dhe Muhammad Abduh, dhe shërbeu si ndërmjetës midis qarqeve intelektuale evropiane dhe reformistëve myslimanë.

Rreth së njëjtës kohë kur Blunt po shkruante, intelektuali francez me ndikim, Ernest Renan, formuloi një pikëpamje shumë negative për Islamin, veçanërisht në lidhje me shkencën dhe qytetërimin. Renan e shihte Islamin si një fe semite që pengonte zhvillimin e shkencës dhe të racionalitetit. Idetë e tij simbolizuan racialen e myslimanëve përmes fesë së tyre. Natyrisht, Renan i bënte këto argumente në Parisin që sundonte pjesë të mëdha të Afrikës së Veriut dhe të Afrikës Perëndimore myslimane. Idetë e tij ndihmuan në arsyetimin e sundimit kolonial francez. Al-Afghani dhe shumë intelektualë të tjerë myslimanë shkruan kundërshtimet ndaj pretendimeve të Renanit, me mbështetjen e Bluntit. Por, Renani pati më shumë sukses në krijimin e një narrative shpërqendruese të një qytetërimi të veçuar islamik përballë një qytetërimi perëndimor të krishterë.

Pretendimet e elitave evropiane për një mision civilizues perëndimor, dhe për superioritetin e qytetërimit të krishterë perëndimor, ishin themelore për projektet koloniale. Intelektualët evropianë ndërmorën projekte të mëdha për klasifikimin e njerëzimit në hierarki racore dhe fetare. Vetëm në përgjigje të këtij pohimi shovinist, intelektualët myslimanë krijuan një kundër-narrativë të qytetërimit islamik. Duke u përpjekur të pohonin dinjitetin dhe barazinë e tyre, ata theksuan lavdinë e së kaluarës, modernitetin dhe civilizimin e “botës myslimane.” Këta kundërshtarë myslimanë të ideologjisë imperialiste evropiane – të superioritetit qytetërues të racës së bardhë mbi myslimanët dhe racat e tjera me ngjyrë – ishin panislamistët e parë.

Gjatë fillimit të shekullit XX, reformatorët myslimanë filluan të kultivonin narrativën historike që theksonte një qytetërim të përbashkët, me një epokë të artë në shkencë dhe art islam, dhe me një rënie të mëvonshme. Kjo ide e një historie gjithëpërfshirëse islame ishte një krijim i ri i formuar drejtpërdrejt si përgjigje ndaj idesë së një qytetërimi perëndimor dhe ndaj argumenteve gjeopolitike të unitetit racor perëndimor/të bardhë. Ashtu si brezi i parë i intelektualëve pan-afrikanë dhe pan-aziatikë, intelektualët myslimanë iu përgjigjën shovinizmit evropian dhe orientalizmit perëndimor me historinë dhe qytetërimin e tyre madhështor. Gjatë gjithë shekullit XX, udhëheqësit e mëdhenj myslimanë, si Mustafa Kemal Atatürku i Turqisë, Nasseri në Egjipt, Mohammad Mosaddequ në Iran dhe Sukarno në Indonezi, ishin të gjithë nacionalistë laikë, por të gjithë kishin nevojë dhe e përdorën këtë nocion të një historie të lavdishme të qytetërimit mysliman, për t’iu kundërvënë ideologjive të supremacisë së bardhë. Nacionalizmi në fund triumfoi, dhe gjatë viteve 1950-‘60, ideja e Islamit si një forcë në punët botërore u zbeh në gazetarinë dhe studimet perëndimore.

Ideologjitë panislamike nuk u rishfaqën më deri në vitet ‘70 dhe ’80 të shekullit XX, dhe atëherë me një karakter dhe ton të ri. Ato u rikthyen si shprehje e pakënaqësisë ndaj botës bashkëkohore. Kishte ardhur fundi i ditëve entuziaste të optimizmit, të mesit të shekullit XX, për modernizimin. Kombet e Bashkuara kishin dështuar në zgjidhjen e çështjeve ekzistenciale. Shtetet kombëtare pas-koloniale nuk kishin sjellë liri dhe mirëqenie për shumicën e myslimanëve të botës. Ndërkohë, Evropa, ShBA-ja dhe Bashkimi Sovjetik treguan pak shqetësim për vuajtjet e popujve myslimanë. Partitë islamiste, si Vëllazëria Myslimane në Egjipt dhe Xhemati Islam në Pakistan, u shfaqën duke pohuar se kolonizimi i Palestinës dhe vuajtjet nga varfëria kërkonin një formë të re solidariteti.

Revolucioni Iranian i vitit 1979 u dëshmua si një moment historik. Për të dënuar status quo-në, Khomeini iu drejtua kësaj forme të re të panislamizmit. Por, Irani i tij dhe rivali rajonal, Arabia Saudite, favorizuan interesat kombëtare të shteteve të tyre. Kështu që nuk ka ekzistuar kurrë një vizion i zbatueshëm federativ për këtë solidaritet të ri panislamik. Ndryshe nga pan-afrikanizmi, i cili idealizonte popullsitë me lëkurë të zezë që jetonin në solidaritet brenda Afrikës pas-koloniale, panislamizmi mbështetet në një ndjenjë viktimizimi, pa një projekt politik praktik. Ai ka të bëjë më pak me planet reale për të themeluar një shtet mysliman, dhe më shumë rreth mënyrës se si të ndalet shtypja dhe diskriminimi ndaj një komuniteti të imagjinuar global.

Thirrjet për solidaritet global mysliman nuk mund të kuptohen duke parë tekstet fetare apo përkushtimin fetar të myslimanëve. Janë zhvillimet në historinë intelektuale dhe gjeopolitike moderne ato që kanë krijuar dhe formësuar pikëpamjet panislamike për historinë dhe botën. Ndoshta tipari më thelbësor i tyre është ideja për Perëndimin si një vend me një narrativë të vete historike dhe një vizion të qëndrueshëm politik për hegjemoninë globale. Bashkimi Sovjetik, ShBA-ja, BE-ja – të gjitha projektet globale perëndimore të shekullit XX – imagjinojnë një Perëndim superior dhe hegjemon. Intelektualët e hershëm panislamikë zhvilluan narrativa myslimane për rendin global historik, si një strategji për të kundërshtuar diskurset imperialiste mbi inferioritetin e tyre, të cilat ishin të përhapura në metropolet koloniale, shkrimet orientaliste dhe shkencat sociale evropiane. Thjesht, nuk mund të ketë një narrativë panislamike të rendit global pa homologen e saj, narrativën perëndimore për botën, e cila është po aq e njëanshme si histori.

Idetë për botën islame dhe atë perëndimore duken si armiq që pasqyrojnë njëri-tjetrin. Nuk duhet t’u lejojmë kolonizatorëve të fundshekullit XIX të përcaktojnë kushtet e debatit të sotëm mbi të drejtat e njeriut dhe qeverisjen e mirë. Për sa kohë që e pranojmë këtë opozitë të njëanshme mes “Perëndimit” dhe “botës myslimane,” ne vazhdojmë të jemi të robëruar nga kolonializmi dhe dështimet e dekolonizimit. Duke i pranuar dhe refuzuar këto terma diskutimi, mund të bëhemi të lirë për të ecur përpara, për të menduar për njëri-tjetrin dhe për botën në mënyra më realiste dhe njerëzore. Sfida jonë sot është të gjejmë një gjuhë të re të të drejtave dhe normave, që nuk është e robëruar nga mashtrimet e qytetërimit perëndimor, apo të alternativave afrikane, aziatike dhe myslimane ndaj tij. Qenia njerëzore, pavarësisht ngjyrës apo fesë, ndan një planet të vetëm dhe një histori të ndërlidhur, pa kufij civilizues. Çdo rrugë përpara, për të kapërcyer padrejtësitë dhe problemet aktuale, duhet të bazohet në lidhjet dhe vlerat tona të përbashkëta, e jo në tribalizmin civilizues. /Telegrafi/

The post Çfarë është bota myslimane? appeared first on Telegrafi.

Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshje paqeje në një ‘pikë kthese’ pas viteve të luftës

27 June 2025 at 19:50

Udhëheqësit nga Republika Demokratike e Kongos (RDK) dhe Ruanda kanë nënshkruar një marrëveshje paqeje në Uashington DC për t’i dhënë fund viteve të luftimeve midis vendeve fqinje.

Të takuar në Shtëpinë e Bardhë në Shtetet e Bashkuara të premten, ministrat e jashtëm nga të dy vendet afrikane nënshkruan një marrëveshje të ndërmjetësuar nga SHBA-të dhe Katari, shkruan Al Jazeera, përcjell Telegrafi.

Marrëveshja ngjall shpresa për t’i dhënë fund luftimeve që janë përshkallëzuar me përparimin e rebelëve M23 këtë vit.

Konflikti ka vrarë mijëra njerëz dhe ka zhvendosur qindra mijëra të tjerë që nga janari.

“Ne besojmë se është arritur një pikë kthese me Republikën Demokratike të Kongos”, tha ministri i Jashtëm i Ruandës, Olivier Nduhungerehe, gjatë nënshkrimit.

Marrëveshja e paqes duhet të pasohet nga drejtësia dhe kthimi i familjeve të zhvendosura, shtoi Ministrja e Jashtme e Kongos, Therese Kayikwamba Wagner.

“Ky është një moment i rëndësishëm pas 30 vitesh lufte”, tha Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, i cili priti dy ministrat e jashtëm në Departamentin e Shtetit në Uashington për nënshkrimin.

Marrëveshja do të ndihmojë gjithashtu qeverinë amerikane dhe kompanitë amerikane të fitojnë qasje në mineralet kritike të nevojshme për pjesën më të madhe të teknologjisë botërore në një kohë kur SHBA-të dhe Kina po konkurrojnë në mënyrë aktive për ndikim në Afrikë.

Analistët e shohin marrëveshjen si një pikë kthese të madhe, por nuk besojnë se do t’i japë fund shpejt luftimeve që kanë vrarë miliona njerëz që nga vitet 1990. /Telegrafi/

The post Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshje paqeje në një ‘pikë kthese’ pas viteve të luftës appeared first on Telegrafi.

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 June 2025 at 13:55

Në një ceremoni në selinë e Unionit Afrikan, Bill Gates njoftoi se fondacioni i tij do të mbështesë masivisht projektet shëndetësore dhe bujqësore në Afrikë. Ekspertët bëjnë thirrje për kujdes.

Me rastin e 25-vjetorit të Fondacionit Gates, multimiliarderi amerikan kritikoi buxhetet në rënie të shëndetësisë në shumë vende afrikane të Unionit Afrikan – të shkaktuara kryesisht nga borxhi i lartë kombëtar dhe shkurtimet ndërkombëtare.

Tërheqja e SHBA-së nga bashkëpunimi ndërkombëtar për zhvillim është tepër serioze: USAID investoi kohët e fundit rreth 50 miliardë dollarë amerikanë në vit.

Shkurtimet masive, të cilat prekin rreth 83 për qind të programeve në mbarë botën, tashmë kanë sjellë në ngërç projekte të rëndësishme shëndetësore dhe bujqësore në Afrikë, tha Gates.

“Shkurtimet janë një gabim i madh”, theksoi ai.

Gates deklaroi se dëshiron të përdorë fondacionin e tij për të mbyllur boshllëqet që rezultojnë, veçanërisht në sektorin e shëndetësisë, sa më mirë që të jetë e mundur – megjithëse ka frikë se vdekshmëria e foshnjave në Afrikë mund të rritet përsëri në vitet e ardhshme.

Gates: Pothuajse të gjitha paratë për fondacionin

Angazhimi i Fondacionit Gates vazhdon të përqendrohet në luftën kundër AIDS-it, malaries dhe tuberkulozit.

Gates përsëriti qëllimin e tij për të dhuruar pothuajse të gjithë pasurinë e tij prej afërsisht 200 miliardë dollarësh – duke mbajtur vetëm 1 për qind për vete.

Qëllimi i tij është të shpenzojë të gjitha paratë për kauza bamirësie gjatë dy dekadave të ardhshme – kryesisht në kujdesin shëndetësor afrikan.

Midis imazhit bamirës dhe instinktit për pushtet

Pavarësisht pretendimeve të tij filantropike, Gates përballet me kritika në të gjithë botën – gjithnjë e më shumë edhe në Afrikë.

Vëzhguesit e akuzojnë atë për zgjerimin e pushtetit ekonomik dhe politik nën maskën e bamirësisë.

Gazetari amerikan Tim Schwab, autor i librit “Problemi i Bill Gates”, e sheh Gates si një përfaqësues të “filantrokapitalizmit” – një formë bamirësie e lidhur ngushtë me interesin ekonomik.

Bill Gates dhe miliarderë të tjerë të teknologjisë përdorin filantropinë për të fituar pushtet dhe për të formësuar botën sipas ideve të tyre.

Një dokumentar i vitit 2022 i DW tregon se si Fondacioni Bill & Melinda Gates është bërë mbështetësi më i rëndësishëm i inxhinierisë gjenetike në Afrikë.

Duke financuar eksperimente të inxhinierisë gjenetike në Afrikë, Fondacioni Gates po luan në duart e korporatave të mëdha bujqësore perëndimore, u pretendua.

Zëra kritikë po ngrihen gjithashtu në Afrikë.

Eksperti i shëndetit nga Angola, Domingos Cristóvão, për shembull, paralajmëron kundër varësisë nga fondacionet private në fusha kyçe si kujdesi shëndetësor: “Vendet afrikane duhet të ndërtojnë strukturat e tyre të qëndrueshme të kujdesit shëndetësor – pa u mbështetur në donatorë të huaj”.

Roli i inteligjencës artificiale

Një fokus i ri i Fondacionit Gates në Afrikë do të jetë përdorimi i Inteligjencës Artificiale për të modernizuar sistemet e kujdesit shëndetësor në vendet afrikane. Gates e sheh këtë si një mundësi të madhe për efikasitet dhe shtrirje më të madhe.

Cristóvão është i hapur në këtë pikë: “Vendet afrikane deri më tani kanë pasur pak qasje në teknologjitë e IA-së. Mbështetja e synuar mund të jetë e dobishme këtu”.

Megjithatë, ai thekson nevojën për strategjitë tona: “Ne duhet ta dimë vetë se çfarë na nevojitet – dhe të mos lejojmë që prioritetet tona të përcaktohen nga forcat e jashtme”. /DW/

The post Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë appeared first on Telegrafi.

Bill Gates: Nuk dua të vdes i pasur, ia dhuroj Afrikës 200 miliardë dollarët e mi

By: user 6
2 June 2025 at 22:29

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, thotë se pjesa më e madhe e pasurisë së tij do të shpenzohet për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe arsimore në Afrikë gjatë 20 viteve të ardhshme. 69-vjeçari tha se “duke çliruar potencialin njerëzor përmes shëndetit dhe arsimit, çdo vend në Afrikë duhet të jetë në rrugën e prosperitetit”.

Duke folur në kryeqytetin e Etiopisë, Addis Ababa, ai gjithashtu u bëri thirrje inovatorëve të rinj të Afrikës të mendojnë se si të ndërtojnë Inteligjencën Artificiale (IA) për të përmirësuar kujdesin shëndetësor në kontinent. Gates njoftoi muajin e kaluar se do të dhuronte 99% të pasurisë së tij të madhe, të cilën ai pret të arrijë në 200 miliardë dollarë deri në vitin 2045, kur fondacioni i tij planifikonte të përfundonte operacionet e tij.

“Kohët e fundit kam marrë një angazhim se pasuria ime do të dhurohet gjatë 20 viteve të ardhshme. Pjesa më e madhe e këtij financimi do të shpenzohet për t’ju ndihmuar të adresoni sfidat këtu në Afrikë”, – tha ai në një fjalim në selinë e Bashkimit Afrikan (AU).
Ish-Zonja e Parë e Mozambikut, Graça Machel, e përshëndeti njoftimin e tij, duke thënë se erdhi në një “moment krize”. “Ne mbështetemi në angazhimin e palëkundur të Z. Gates për të vazhduar të ecë në këtë rrugë transformimi përkrah nesh”, tha ajo.

Qeveria amerikane ka shkurtuar ndihmën për Afrikën, duke përfshirë programet për trajtimin e pacientëve me HIV/AIDS, si pjesë e politikës “Amerika e Para” të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, duke ngritur shqetësime në lidhje me të ardhmen e kujdesit shëndetësor në kontinent.

Gates tha se fondacioni i tij, i cili ka një histori të gjatë veprimi në Afrikë, do të përqendrohet në përmirësimin e kujdesit shëndetësor parësor. “Ajo që kemi mësuar është se ndihma ndaj nënave për të qenë të shëndetshme dhe për t’u ushqyer mirë para se të mbetet shtatzënë, ndërsa është shtatzënë, jep rezultatet më të forta”, tha ai.

“Sigurimi që fëmija të marrë ushqim të mirë edhe në 4 vitet e para bën gjithë ndryshimin”. Në një mesazh drejtuar inovatorëve të rinj, miliarderi i teknologjisë vuri në dukje se telefonat celularë kishin revolucionarizuar bankat në Afrikë dhe argumentoi se IA tani duhet të përdoret për të mirën e kontinentit.

“Afrika kryesisht e anashkaloi bankën tradicionale dhe tani ju keni një shans, ndërsa ndërtoni sistemet tuaja të kujdesit shëndetësor të gjeneratës së ardhshme, të mendoni se si IA është e integruar në të”, tha ai.

Gates përmendi Ruandën si shembull, duke thënë se tashmë po përmirësonte shërbimet duke përdorur ultratinguj të mundësuar nga inteligjenca artificiale për të identifikuar shtatzënitë me rrezik të lartë.

Fondacioni Gates tha se kishte tre përparësi: t’u jepte fund vdekjeve të parandalueshme të nënave dhe foshnjave, të siguronte që brezi i ardhshëm të rritet pa pasur nevojë të vuajë nga sëmundje infektive vdekjeprurëse dhe të nxirrte miliona njerëz nga varfëria.

“Në fund të 20 viteve, fondacioni do të ndërpresë operacionet e tij”, tha ai në një deklaratë. Muajin e kaluar, Gates tha se do të përshpejtonte dhurimet e tij përmes fondacionit të tij. “Njerëzit do të thonë shumë gjëra për mua kur të vdes, por jam i vendosur që “ai vdiq i pasur” nuk do të jetë një prej tyre”, – shkroi ai në një postim në blog.

Dhënia e 99% të pasurisë së tij mund ta linte ende personin e pestë më të pasur në botë një miliarder, sipas Bloomberg. Së bashku me Paul Allen, Gates themeloi Microsoft në vitin 1975 dhe kompania shpejt u bë një forcë dominuese në industrinë e softuerëve dhe të teknologjisë së tjera.

Gates është tërhequr gradualisht nga kompania në dekadat e fundit, duke dhënë dorëheqjen si drejtor ekzekutiv në vitin 2000 dhe si kryetar në vitin 2014. Ai tha se ishte frymëzuar të dhuronte para nga investitori Warren Buffett dhe filantropë të tjerë. Megjithatë, kritikët e fondacionit të tij thonë se Gates përdor statusin e tij bamirës për të shmangur taksat dhe se ai ka ndikim të tepruar mbi sistemin global të shëndetësisë. ©LAPSI.al

The post Bill Gates: Nuk dua të vdes i pasur, ia dhuroj Afrikës 200 miliardë dollarët e mi appeared first on Lapsi.al.

“Afrika e Jugut, gjenocid ndaj të bardhëve”, Trump akuzon homologun, gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë

21 May 2025 at 23:04

Presidenti amerikan Donald Trump shkoi i përgatitur në Zyrën Ovale për takimin me homologun e tij nga Afrika e Jugut , Cyril Ramaphosa.

Për të mbështetur pretendimet e tij se një gjenocid ndaj njerëzve të bardhë po ndodh në Afrikën e Jugut, Trump urdhëroi të fikeshin dritat dhe shfaqi një video, ku bëheshin thirrje për dhunë dhe vrasje.

Në videon gati 5-minutëshe, që më vonë u postua edhe në rrjetet sociale të shtëpisë së Bardhë, shfaqej një politikani opozitar Julius Malema duke kënduar një këngë që përmbante frazën “vrisni boerët”, term që përdoret për fermerët e bardhë në vend.

“”Ka mijëra histori që flasin për këtë. Ka dokumentarë, ka lajme. Njerëzit po ikin nga Afrika e Jugut për sigurinë e tyre. Tokat e tyre po konfiskohen dhe në shumë raste ata po vriten”

Videoja mbyllej me imazhet e disa kryqeve të bardhë në anët e një autostrade, për të cilat Trump tha, se shënonin varret e fermerëve të bardhë të vrarë në Afrikën e Jugut.

Ramaphosa, i habitur nga ç’po ndodhte në zyrën ovale, mohoi pretendimet dhe se në vendin e tij ekziston demokracia dhe liria për t’u shprehur. Ai e pyeti Trump nëse e dinte ku ishin këto pamje, pasi vendin në fjalë ai nuk e kishte parë kurrë më parë. Presidenti amerikan mohoi të dinte ku ishte ekzaktësisht vendi në fjalë dhe tha thjesht që është në Afrikën e Jugut.

“Politika jonë qeveritare është plotësisht, plotësisht kundër asaj që personi në video thotë. Ata janë një parti e vogël minoritare që lejohet të ekzistojë sipas kushtetutës sonë. Njerëzit që vriten, për fat të keq, përmes aktiviteteve kriminale, nuk janë vetëm njerëz të bardhë. Shumica e tyre janë njerëz me ngjyrë”

Skenat në zyrën ovale kujtuan përplasjen që Trump pati me Volodymyr Zelensky në muajin shkurt, por ndryshe nga lideri ukrainas, Ramaphosa qëndroi i qetë.

Ai madje me batutë i tha Donald Trump se i vjen keq që vendi i tij nuk mund t’i ofrojë një avion, referuar dhuratës nga Katari, një avion që do të përdoret në vazhdim nga Donald Trump.

Rreth 670 emigrantë nga Afrika mbërritën në Itali brenda 10 orëve

2 May 2025 at 10:08

Rreth 670 emigrantë nga Afrika në 11 anije mbërritën në ishullin italian të Lampedusës brenda dhjetë orësh, raportoi sot agjencia Ansa.

Nga këto, 10 anije u nisën për në Itali nga Libia, dhe njerëzit u shpëtuan në një operacion të përbashkët nga Frontex, roja bregdetare dhe policia tatimore italiane.

Një varkë, me 49 emigrantë nga Nigeria, Guinea dhe Sudani, u nis nga Tunizia dhe pasagjerët u thanë karabinierëve se udhëtimi kushtonte 500 euro për person.

Emigrantët shkuan direkt në qendrën e pritjes dhe karabinierët nuk mundën ta gjenin anijen që përdorën për të mbërritur në Itali.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rreth 670 emigrantë nga Afrika mbërritën në Itali brenda 10 orëve appeared first on Euronews Albania.

DW: A do të jetë Papa i ardhshëm nga Afrika?

By: Ardit
26 April 2025 at 14:10

12 kandidatët më të mundshëm për të pasuar Papa Françeskun vijnë nga të gjitha kontinentet. Shance të mira kanë edhe dy kardinalë nga Afrika. Vdekja e Papa Françeskut lidhet edhe me shpresën e katolikëve afrikanë për një pasardhës nga Afrika. Ndër 12 kandidatët më të mundshëm për udhëheqësin e ri shpirtëror të 1.4 miliardë katolikëve […]

The post DW: A do të jetë Papa i ardhshëm nga Afrika? appeared first on BoldNews.al.

AFRIKË E JUGUT – Zelensky kërkon më shumë presion ndaj Rusisë

PRETORIA, 24 prill /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar për të rritur presionin ndaj Moskës për arritjen e paqes, gjatë vizitës së tij në Afrikën e Jugut, e cila u ndërpre nga një sulm raketor rus në Kiev.

Zelensky u takua me homologun e tij afrikano-jugor, Cyril Ramaphosa, duke i bërë thirrje vendit të përdorë mandatin e tij si kryetar i Grupit 20 (G20) për të promovuar stabilitetin global dhe për të mbrojtur jetët njerëzore.

Udhëheqësi ukrainas i dorëzoi Ramaphosas një listë me 400 fëmijë ukrainas të dyshuar të rrëmbyer në Rusi dhe bëri thirrje për mbështetje ndërkombëtare për të siguruar riatdhesimin e tyre në Ukrainë.

Ramaphosa tha se kohët e fundit ai foli me presidentin amerikan Donald Trump për procesin e paqes në Ukrainë dhe donte të takohej së shpejti me Trump për bisedime.

Në një postim në X, Ramaphosa tha gjithashtu se kishte një telefonatë me presidentin rus Vladimir Putin në fillim të kësaj jave, duke thënë se “të dy u zotuan të punojnë së bashku drejt një zgjidhjeje paqësore të konfliktit Rusi-Ukrainë”.

“Afrika e Jugut është e gatshme të vazhdojë të mbështesë të gjitha përpjekjet shumëpalëshe të besueshme dhe gjithëpërfshirëse që synojnë arritjen e një paqeje të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”, shtoi ai.

Zelensky shkroi gjithashtu në X se ai dhe Ramaphosa “diskutuan rëndësinë e bashkimit të përpjekjeve globale sa më shumë që të jetë e mundur tani për të bërë presionin e nevojshëm ndaj Rusisë, presion për hir të paqes”./   /os/

The post AFRIKË E JUGUT – Zelensky kërkon më shumë presion ndaj Rusisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

A do të jetë Papa i ardhshëm nga Afrika?

By: fra nc
23 April 2025 at 10:57

Nëse ritmi i rritjes së popullsisë katolike do të ishte treguesi i vetëm për zgjedhjen e Papës së ardhshëm, atëherë kontinenti afrikan do të kishte përparësi të padiskutueshme. Aktualisht, rritja më e shpejtë e numrit të katolikëve ndodh në Afrikë, e cila kontribuon me më shumë se gjysmën e rritjes globale të Kishës Katolike. E megjithatë, që nga vdekja e Papa Gelasit I më shumë se 1500 vjet më parë, asnjë afrikan nuk ka udhëhequr Kishën Katolike.

Ndërsa pritet që kardinalët të mblidhen në Vatikan për të zgjedhur pasardhësin e Papa Françeskut, debati mbi përfaqësimin afrikan në drejtimin e Kishës është intensifikuar.

“Do të ishte pozitive për Kishën që të kishte një papë afrikan,” tha për BBC-në At Stan Chu Ilo, një prift katolik nga Nigeria dhe profesor në Universitetin DePaul në SHBA. Megjithatë, ai nënvizoi se mungesa e figurave të profilit të lartë nga Afrika në hierarkinë e Vatikanit paraqet një pengesë reale për realizimin e kësaj ideje.

Pavarësisht hapave për përfshirje më të madhe të afrikanëve në hierarkinë kishtare, siç është rritja e përqindjes së kardinalëve nga Afrika Sub-Sahariane nga 8% në 2013 në 12% një dekadë më vonë, përfaqësimi i tyre në poste kyçe mbetet i kufizuar. Kjo, sipas kritikëve, përbën një hendek të madh midis realitetit demografik dhe strukturës së pushtetit brenda Kishës.

Në të kaluarën, figura si kardinali Peter Turkson nga Gana dhe kardinali Francis Arinze nga Nigeria janë parë si pretendentë të fortë për papatin. Por aktualisht, mungojnë kandidatë afrikanë me ndikim të konsiderueshëm në skenën ndërkombëtare të katolicizmit.

Megjithëse shumë e shohin përzgjedhjen e një pape afrikan si një akt simbolik të rëndësishëm, por jo të gjithë pajtohen me këtë qasje.

“Nuk mjafton të jesh nga një kontinent në rritje është thelbësore të jesh një teolog i fortë,” theksoi At Paulinus Ikechukwu Odozor, profesor në Universitetin Notre Dame. Ai theksoi nevojën që Papa i ardhshëm të jetë një figurë që njeh thellësisht traditën kishtare dhe ka aftësinë për të udhëhequr me drejtim shpirtëror dhe intelektual.

Gjatë pontifikatës së tij, Papa Françesku ka bërë përpjekje të dukshme për të afruar Kishën me Afrikën. Ai ka vizituar 10 vende në kontinent, ka folur kundër shfrytëzimit të burimeve natyrore dhe ka luajtur rol aktiv në ndërmjetësimin për paqe në rajone të konfliktuara si Republika e Afrikës Qendrore dhe Sudani i Jugut. Pavarësisht kësaj, ai është përballur edhe me kritika, sidomos pas deklaratave të Vatikanit që lejonin bekime për çiftet e të njëjtit seks, një çështje shumë e ndjeshme në Afrikë.

Peshkopët afrikanë, përfshirë pretendentët më të përmendur për papatin, kardinali Fridolin Ambongo Besungu i Kongos, kardinali Robert Sarah i Guinesë dhe kardinali Peter Turkson,  kanë shprehur qëndrime të forta kundër normalizimit të marrëdhënieve të të njëjtit seks, duke reflektuar qëndrimet kulturore dhe fetare të rajonit.

Rritja e popullsisë katolike në Afrikë është e pamohueshme, nga 272 milionë në vitin 2022 në 281 milionë një vit më vonë dhe përfaqëson tashmë 20% të besimtarëve në të gjithë botën. Por a do të jetë kjo e mjaftueshme për të ndryshuar ekuilibrin tradicional të pushtetit në Kishë?

Për shumë besimtarë afrikanë, çështja shkon përtej përfaqësimit. Ajo është një kërkesë për të pasur një zë real dhe ndikues në formësimin e së ardhmes së Kishës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post A do të jetë Papa i ardhshëm nga Afrika? appeared first on Euronews Albania.

Gëzuar! Shimpanzetë e egra janë filmuar duke ndarë frutat “me alkool”

22 April 2025 at 09:45

Njerëzit janë mbledhur për të festuar dhe shijuar pirjen së bashku për mijëra vjet, por hulumtimet sugjerojnë se shimpanzetë gjithashtu “mund të lidhen duke shfrytëzuar pirjen”.

Shimpanzetë e egra janë vërejtur në Afrikën Perëndimore që ndajnë fruta që përmbajnë alkool – jo në sasi për t’u dehur, por ndoshta aq sa për t’ju sjellë në humor të mirë pas disa pijeve, përcjell Telegrafi.

Studiuesit, të udhëhequr nga shkencëtarët nga Universiteti i Exeter në Britaninë e Madhe, kapën shimpanzetë në Parkun Kombëtar Cantanhez në Guinea-Bissau.

“Për njerëzit, ne e dimë se pirja e alkoolit çon në çlirimin e dopaminës dhe endorfinës, duke rezultuar në ndjenja lumturie dhe relaksi”, tha Anna Bowland , nga Qendra për Ekologji dhe Konservim në kampusin Penryn të Exeter në Cornwall.

Duke përdorur kamera të aktivizuara me lëvizje, studiuesit filmuan shimpanzetë duke ndarë frutat e fermentuara të mëdha, të dendura dhe fibroze në disa raste.

Frutat e zakonshme u testuan për përmbajtjen e alkoolit. Niveli më i lartë i gjetur ishte ekuivalenti i 0.61% alkool në vëllim (ABV).

Edhe pse niveli i alkoolit është relativisht i ulët, shimpanzetë hanin shumë fruta çdo ditë, kështu që ata mund të konsumonin mjaft alkool. /Telegrafi/

The post Gëzuar! Shimpanzetë e egra janë filmuar duke ndarë frutat “me alkool” appeared first on Telegrafi.

SHBA gati të investojë miliarda dollarë në Kongon e pasur me minerale

3 April 2025 at 23:36

Shtetet e Bashkuara janë në bisedime për të investuar miliarda dollarë në Kongon e pasur me minerale dhe duan të ndihmojnë në përfundimin e një konflikti të ndezur në lindje të vendit.

Kjo, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, është thënë nga këshilltari i lartë i presidentit Donald Trump për Afrikën gjatë një vizite të enjten.

Republika Demokratike e Kongos, e cila ka rezerva të mëdha të kobaltit, litiumit dhe uraniumit midis mineraleve të tjera, ka luftuar me rebelët M23 të mbështetur nga Ruanda, të cilët kanë kapur një pjesë të territorit të saj këtë vit.

Dhe SHBA, e cila të mërkurën nxiti reagime në të gjithë botën duke njoftuar një tarifë bazë prej 10% për të gjitha importet, tha muajin e kaluar se ishte e hapur për të eksploruar “partneritete kritike” për mineralet me Kongon pasi një senator kongolez kontaktoi zyrtarët amerikanë për të bërë një marrëveshje minerale për sigurinë.

“Ju keni dëgjuar për një marrëveshje mineralesh. Ne kemi shqyrtuar propozimin e Kongos dhe … presidenti dhe unë kemi rënë dakord për një rrugë përpara për zhvillimin e saj”, ka thënë këshilltari i lartë i SHBA-së, Massad Boulos pas takimit me presidentin e Kongos, Felix Tshisekedi në Kinshasa.

Megjithatë, deri më tani, detajet e ndonjë marrëveshjeje të mundshme, apo propozimi i Kongos, nuk u bënë publike.

Mineralet e Kongos, të cilat përdoren në telefonat celularë dhe makinat elektrike, aktualisht dominohen nga Kina dhe kompanitë e saj minerare.

Se si do të operojnë SHBA-të në Kongo është e paqartë, por Boulos sugjeroi përfshirjen e kompanive amerikane.

Joseph Bangakya, parlamentar kongolez dhe president i një brupi parlamentar të miqësisë Kongo-SHBA, i tha Reuters se deputetët po përgatisnin një projekt-ligj për të promovuar klimën e biznesit të vendit të Afrikës Qendrore.

“Është thelbësore që vendi ynë të arrijë një marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara”, tha ai.

Boulos shtoi se SHBA-ja dëshiron të ndihmojë në krijimin e paqes në lindje, ku mijëra janë vrarë dhe qindra mijëra janë detyruar të ikin mes avancimit të M23, i cili ka parë që grupi të pushtojë dy qytetet më të mëdha të Kongos lindore.

“Ne duam një paqe të qëndrueshme që afirmon integritetin territorial dhe sovranitetin e DRC”, theksoi ai. “Nuk mund të ketë prosperitet ekonomik pa siguri”. /Telegrafi/

The post SHBA gati të investojë miliarda dollarë në Kongon e pasur me minerale appeared first on Telegrafi.

Ushtria e Sudanit merr kontrollin e pallatit presidencial pas dy vitesh luftë brutale

21 March 2025 at 10:29

Ushtria e Sudanit ka rimarrë pallatin presidencial në Khartoum, bastioni i fundit në kryeqytetin e forcave rivale paraushtarake, pas gati dy vitesh luftime.

Videot e publikuara në rrjete sociale tregojnë ushtarët brenda kompleksit.

Lajmin për rimarrjen e pallatit e bëri të ditur ministri i Informacionit të Sudanit në një postim në X.

“Sot flamuri është ngritur, pallati është kthyer dhe udhëtimi vazhdon derisa fitorja të përfundojë”, shkroi Khaled al-Aiser.

Den sudanesiska armé har intagit presidentpalatset i huvudstaden Khartoum i Sudan 🇸🇩 enligt lokala källor. Palatset har varit belägrat av milisgruppen RSF sedan april 2023 då oroligheterna blossade upp. pic.twitter.com/kA3K0zTYNG

— Christer Sfeirكريستر (@ChristerSfeir) March 21, 2025

Bëhet e ditur se rënia e Pallatit Republikan, një kompleks përgjatë lumit Nil që ishte selia e qeverisë përpara shpërthimit të luftës, shënon një tjetër fitim në fushën e betejës për ushtrinë e Sudanit.

Ndryshe, lufta ka vrarë më shumë se 28,000 njerëz, ka detyruar miliona të largohen nga shtëpitë e tyre dhe ka lënë disa familje duke ngrënë bar në një përpjekje të dëshpëruar për të mbijetuar ndërsa uria ka përfshirë disa pjesë të vendit.

Vlerësime të tjera sugjerojnë një numër shumë më të lartë të vdekjeve, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

Sudanese Armed Forces liberate Presidential Palace in Khartoum after fierce battles with Rapid Support Forces militia pic.twitter.com/0l5mZrb5RD

— Daily News Egypt (@DailyNewsEgypt) March 20, 2025

Pallati Republikan kishte qenë selia e pushtetit gjatë kolonizimit britanik të Sudanit.

Ajo pa gjithashtu disa nga flamujt e parë të pavarur sudanez të ngritur mbi vend në vitin 1956.

Ajo gjithashtu kishte qenë zyra kryesore e presidentit të Sudanit dhe zyrtarëve të tjerë të lartë.

🚨#BREAKING : après deux ans d’intenses combats, l’armée soudanaise annonce avoir repris le contrôle total du palais présidentiel aux milices du RSF, un tournant majeur dans la bataille de Khartoum. pic.twitter.com/O6APzTf5oo

— LSI AFRICA (@lsiafrica) March 21, 2025

Raportohet se ushtria sudaneze ka shënjestruar prej kohësh pallatin dhe territorin e tij, duke bombarduar dhe qëlluar mbi kompleksin.

Sudani, në Afrikën verilindore, ka qenë i paqëndrueshëm që kur një kryengritje popullore detyroi largimin e presidentit autokratik për një kohë të gjatë Omar al-Bashir në vitin 2019.

Një tranzicion jetëshkurtër drejt demokracisë u prish kur Burhan dhe Dagalo udhëhoqën një grusht shteti ushtarak në 2021.

RSF dhe ushtria e Sudanit më pas filluan të luftojnë njëra-tjetrën në vitin 2023. /Telegrafi/

The post Ushtria e Sudanit merr kontrollin e pallatit presidencial pas dy vitesh luftë brutale appeared first on Telegrafi.

Gjëja e parë që shihni në foto tregon se cila është frika juaj më e madhe

9 March 2025 at 19:59

A jeni gati të zhyteni në nënndërgjegjen tuaj? Gjëja e parë që vëreni zbulon frikën tuaj më të thellë në jetë

Testi i personalitetit të iluzionit optik është një mënyrë magjepsëse për të eksploruar brendësinë tuaj duke zbuluar se si truri juaj interpreton informacionin vizual.

Këto teste përdorin imazhe që mund të perceptohen në një sërë mënyrash dhe ajo që vëreni së pari shpesh pasqyron aspekte më të thella të personalitetit tuaj.

Ky test i personalitetit i iluzionit optik do t’ju ndihmojë të zbuloni frikën tuaj më të thellë në jetë. Në këtë test, do t’ju paraqitet një foto që përmban edhe Hënën dhe një fytyrë të buzëqeshur.

Ajo që së pari ju bie në sy mund të zbulojë aspekte befasuese të personalitetit tuaj dhe frikën tuaj më të thellë, transmeton Telegrafi.

Gati për të zhytur në nënndërgjegjen tuaj?

Nëse së pari shihni një fytyrë të qeshur

Nëse gjëja e parë që shihni është një fytyrë e qeshur, kjo tregon se jeni një person i sjellshëm dhe i kujdesshëm që gjithmonë përpiqet të ndihmojë të tjerët. Jeni shumë vëzhgues dhe keni tendencë të shihni më të mirën te të gjithë rreth jush.

Jeni të shpejtë për të falur, por mund të luftoni me vetëbesimin dhe frikën e të qenit vetëm. Gjetja e partnerit ideal mund të jetë sfiduese. Vetmia mund të jetë frika juaj më e thellë.

Nëse e keni parë Hënën së pari

Nëse gjëja e parë që vëreni është Hëna, kjo do të thotë që vlerësoni çdo moment në jetë dhe kërkoni aventura që i shtyjnë kufijtë tuaj. Ju ndjeni emocione intensivisht, qoftë gëzim apo trishtim, dhe jeni jashtëzakonisht të pasionuar.

Megjithatë, frika juaj më e thellë është cenueshmëria. Shprehja e emocioneve tuaja të thella dhe të fshehura nuk ju vjen lehtë. /Telegrafi/

The post Gjëja e parë që shihni në foto tregon se cila është frika juaj më e madhe appeared first on Telegrafi.

Trump i akuzoi për racizëm, SHBA-ja pezullon menjëherë ndihmat për Afrikën e Jugut

By: Mirgen
6 March 2025 at 22:31

Departamenti i Shtetit ka urdhëruar një pauzë të menjëhershme për shumicën e ndihmës së huaj amerikane për Afrikën e Jugut, duke zbatuar zyrtarisht një urdhër ekzekutiv të diskutueshëm nga Donald Trump. Direktiva, e lëshuar të enjten, zbaton Urdhrin Ekzekutiv 14204 që synon ato që administrata i quajti “veprime skandaloze” nga Afrika e Jugut. Ai urdhëron […]

The post Trump i akuzoi për racizëm, SHBA-ja pezullon menjëherë ndihmat për Afrikën e Jugut appeared first on BoldNews.al.

‘Dy kokat e shqiponjës në të zezë përfaqësojnë kombësinë dhe gjakun në një sfond të kuq’— Mbreti Leka I mendon se një ditë do të kthehen në Shqipëri nga Afrika e Jugut

By: Kult Plus
2 March 2025 at 20:57

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 2 Mars 2025

Die Transvaler” ka botuar, të mërkurën e 16 janarit 1985, në faqen n°11, intervistën ekskluzive asokohe me mbretin Leka I në Afrikë të Jugut, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Jo të gjithë mbretërit mbajnë skeptrin e një froni paqësor. Për disa, si princi në ekzil i Shqipërisë, Mbreti Leka I, kjo nënkupton orë të tëra pune në zyrë dhe kërkim ndihme derë më derë për të siguruar mirëqenien e nënshtetasve të tij. Në një intervistë me DIE TRANSVALER, ai hodhi dritë mbi detyrat e vërteta të një mbreti, të cilat janë shumë larg idesë së përrallës me të cilën rritemi.

Mbretëria e Lekës I është vepra e një jete

Ai mendon se do të kthehen një ditë

Ans Oosthuizen

Pretoria — Një mbret nën një kurorë dhe një kështjellë, i cili pëlqen ëmbëlsira të mëdha dhe qull misri me mishin e pjekur në barbëky, është shumë larg idesë romantike të një njeriu që mban këtë pozicion.

Për mbretin shqiptar në ekzil, Leka I, i cili shijon ëmbëlsirat me miqtë e tij afrikano-jugore, mbretërimi i tij është mbi të gjitha vepër e jetës së tij. Ai ndërhyn dhe punon që një ditë të kthehet sërish në vendin e tij për të përmbushur detyrën që i takon.

Nëse nuk do të besoja në të, nuk do ta kisha bërë të gjithë punën.” — tha mbreti, duke kaluar krahun mbi tavolinën e tij të zënë. “Unë jam edukuar dhe trajnuar për një detyrë në jetë dhe prandaj duhet ta kryej atë.

Në të njëjtën mënyrë do të rritet edhe princi i kurorës, i cili do të mbushë tre vjeç në mars të këtij viti. “Ne po mundohemi ta rrisim atë si një shqiptar, i cili është krejtësisht i ndryshëm nga shumica e evropianëve.” — tha Mbreti Leka.

Mbreti Leka ishte dy ditësh kur babai i tij, Mbreti Zog, duhej të largohej me familjen e tij nga shteti ballkanik i Shqipërisë. Kanë qenë gjashtë muaj para Luftës së Dytë Botërore, menjëherë pasi Italia pushtoi Shqipërinë.

17 vjet përpara se ai dhe gruaja e tij me origjinë australiane, Susan, duhej të transferoheshin në Zimbabve në prill 1980, Mbreti Leka mbeti në Spanjë, në janar 1979 qeveria spanjolle, nën presionin e katër qeverive të tjera, tha se duhej të largoheshin nga Spanja. Zimbabwe ishte vendi i parë ku ata mundën të vendoseshin.

Pas 15 muajsh, çifti mbretëror vendosi të vinte në Afrikën e Jugut “Afrika e Jugut është një nga vendet e pakta në botë që kupton se çfarë do të thotë lufta kundër komunizmit.” — tha Mbreti Leka.

Ne synojmë të largohemi nga Afrika e Jugut gjatë këtij viti. Do të doja të shkoja në shtëpi (Shqipëri), por në këtë fazë nuk jemi ende të sigurt se ku do të jetë vendbanimi ynë i ardhshëm.” — thotë ai.

Mbreti në ekzil i Shqipërisë pas tryezës (zyrës) së tij. Prej këtu ai udhëheq nënshtetasit e tij, të cilët janë të shpërndarë në mbarë botën. — Burimi : Die Transvaler, e mërkurë, 16 janar 1985, faqe n°11
Mbreti në ekzil i Shqipërisë pas tryezës (zyrës) së tij. Prej këtu ai udhëheq nënshtetasit e tij, të cilët janë të shpërndarë në mbarë botën. — Burimi : Die Transvaler, e mërkurë, 16 janar 1985, faqe n°11

Plani i tij është të qëndrojë më afër Evropës. Afrika e Jugut është mjaft e izoluar për një njeri që udhëton deri në gjashtë muaj në vit dhe duhet të bëjë vizita të shpeshta jashtë vendit.

Megjithatë, mikpritja e Afrikës së Jugut do të mbetet gjithmonë me të dhe ai është mirënjohës për këtë, tha Mbreti Leka.

Ideja për të udhëtuar nuk është më emocionuese për të. Në çdo rast, ai nuk sheh shumë nga qytetet e mëdha botërore si Nju Jorku dhe Parisi që viziton në misionet e tij politike. Zakonisht ecën nga dera në derë dhe troket, thotë Mbreti Leka.

Por si duket “shtëpia” në të cilën dëshiron të kthehet njeriu, shkolla e të cilit ishte bota dhe që flet rrjedhshëm tetë gjuhë ?

Shqipëria është një vend malor, mjaft i izoluar, ku popullsia jeton ende si në shekullin e 18-të. “Është mjedisi në të cilin ata ndihen si në shtëpinë e tyre dhe që i bën ata të lumtur.” — tha Mbreti Leka. “Nëse nuk e kupton situatën, është jashtëzakonisht e vështirë ta kuptosh atë.

Flamuri shqiptar është kuqezi. Dy kokat e shqiponjës në të zezë përfaqësojnë kombësinë dhe gjakun në një sfond të kuq. Dy kokat, njëra nga lindja dhe tjetra nga perëndimi, me sa duket tregojnë natyrën dualiste të shqiptarëve.

Shqiptarët jetojnë jo vetëm në shtetin e tyre ballkanik në detin Mesdhe, por edhe në Kosovë, në disa pjesë të Belgjikës, Gjermanisë Perëndimore, Zvicrës, Turqisë, Amerikës, Kanadasë, Australisë e gjetkë.

Rreth 3 milionë shqiptarë jetojnë në vetë Shqipërinë, 2 miljon në Kosovë, në Jugosllavi ku ka pasur kryengritje sporadike që nga viti 1981, rreth 250.000 në Amerikë dhe 50.000 shqiptarë në Australi.

Edhe pse u takua me gruan e tij në Australi gjatë një vizite shtetërore atje, ajo nuk është shqiptare, por gjysmë franceze-irlandeze, shpjegon Mbreti Leka. Ndërsa jetonte në Spanjë, ajo jetonte me disa miq ku u njohën më mirë me njëri-tjetrin.

Detyrat dhe udhëtimet e tij profesionale konsistojnë kryesisht në mbajtjen e kontakteve me komunitetet shqiptare në mbarë botën. “Ne jemi të shqetësuar për të ardhmen e vendit tonë dhe jemi në kontakt edhe me vetë Shqipërinë. Vitin e kaluar kam bërë një udhëtim në Amerikën e Jugut dhe Evropë me vizita shtetërore. Këtë vit do të vijojnë të tjera.” — thotë Mbreti Leka.

Problemi kryesor në Shqipëri mbetet politik. Këtë vit, ai synon të krijojë kontakte edhe në Lindjen e Mesme dhe të shohë nëse problemet mund të zgjidhen gjatë rrugës.

Mbreti Leka I me princin e kurorës. Qeni me ta quhet Fluska, që në shqip do të thotë flluskë. Dy qentë e tjerë të mbretit janë Rakia, i quajtur sipas pijes tradicionale shqiptare, dhe Vodka. — Burimi : Die Transvaler, e mërkurë, 16 janar 1985, faqe n°11
Mbreti Leka I me princin e kurorës. Qeni me ta quhet Fluska, që në shqip do të thotë flluskë. Dy qentë e tjerë të mbretit janë Rakia, i quajtur sipas pijes tradicionale shqiptare, dhe Vodka. — Burimi : Die Transvaler, e mërkurë, 16 janar 1985, faqe n°11

Mbreti Leka mund të mos shohë të rikthehet mbretëria në Shqipëri për së gjalli, por është djali i tij i quajtur Leka Anwar (i quajtur sipas të ndjerit Sadat) Zog Reza (i Iranit) Baudoin i cili një ditë mund të sundojë si mbret.

Në këtë fazë, mbreti në ekzil nuk dëshiron të flasë shumë për këtë./ KultPlus.com

❌
❌