Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 4 August 2025Main stream

Pushim nga jeta… në një qeli? Ja eksperienca më e pazakontë e relaksit

By: gaze tare
4 August 2025 at 20:32

Në një zonë të qetë në kodrat e Hongcheon-it ndodhet një vend i pazakontë i quajtur “Prison Inside Me”, një “burg” ku njerëzit hyjnë me dëshirë për të pushuar nga jeta e zhurmshme.

Pa telefona, pa pasqyra, pa orë. Thjesht një uniformë, një dyshek, çaj dhe ushqim që të dorëzohet nëpërmjet një dere të vogël.

Qëndrimi zgjat zakonisht 24 ose 48 orë dhe kushton rreth 90 dollarë për një ditë. Por vizitorët nuk ndihen të mbyllur, përkundrazi, shumë e përshkruajnë përvojën si çliruese për mendjen dhe shpirtin.

Ideja lindi nga një ish-prokuror që dikur kishte deklaruar: “Më mirë të futem në burg sesa të përballoj stresin e punës pa pushim.” Sot, shumë të tjerë i bashkohen këtij “burgimi me vullnet të lirë” për të rikthyer balancën e brendshme.

The post Pushim nga jeta… në një qeli? Ja eksperienca më e pazakontë e relaksit appeared first on iconstyle.al.

Shira të rrëmbyeshëm në Korenë e Jugut, mbi 2500 të evakuuar

4 August 2025 at 07:45

Mbi 2,500 persona u detyruan të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që goditën Korenë e Jugut gjatë natës.

Sipas Qendrës Kombëtare të Menaxhimit të Emergjencave, deri në orët e para të mëngjesit, 2,523 persona ishin evakuuar në gjashtë qytete dhe provinca kryesore jugore; Busan, Gwangju, Chungcheong Jugor, Jeolla Jugor, Gyeongsang Verior dhe Gyeongsang Jugor.

Reshjet më të dendura të shiut goditën veçanërisht pjesën jugperëndimore të vendit. Autoritetet u bëjnë apel qytetarët të tregohen të kujdesshëm dhe të shmangin zonat e rrezikut.

/abcnews.al/

Before yesterdayMain stream

Japonia dhe Koreja e Jugut goditen nga nxehtësia ekstreme, mijëra njerëz në spitale

31 July 2025 at 11:43

Autoritetet në Japoni dhe Korenë e Jugut u kanë kërkuar njerëzve të marrin masa paraprake për të parandaluar goditjen nga nxehtësia, ndërsa rajoni vuan nga temperatura rekord dhe presioni mbi spitalet.

Zyra meteorologjike e Koresë së Jugut tha se vendi kishte përjetuar një seri rekord “netësh tropikale” për 22 ditë rresht këtë muaj.

Një ditë më parë, Japonia pa ditën e saj më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, 41 gradë Celsius, ndërsa spitalet në të gjithë vendin u përmbytën me njerëz që ishin sëmurë si rezultat i valës së të nxehtit, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

“Ajri i ngrohtë nga temperaturat e larta të Paqësorit të Veriut filloi të prekë Korenë e Jugut pak më herët se zakonisht”, tha Youn Ki-han, drejtor i divizionit të parashikimit të meteorologjisë në Seul, për Agence France-Presse.

Youn shtoi: “Normalisht, nëse është vapë vetëm për një ditë, temperaturat rriten dhe pastaj kthehen shpejt në normalitet. Por kur kushtet e ngrohta vazhdojnë për disa ditë, nxehtësia nuk zhduket plotësisht, ajo zgjatet dhe grumbullohet me çdo ditë.”

Ndryshe, nxehtësia ekstreme përbën një kërcënim të veçantë për popullatat e mëdha të të moshuarve në vend.

Trembëdhjetë persona kanë vdekur në Korenë e Jugut nga shkaqe të dyshuara të lidhura me nxehtësinë deri më tani këtë vit – trefishi i numrit gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar – sipas agjencisë së kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve të Koresë.

Në Japoni, 10,804 persona, më shumë se gjysma e të cilëve ishin mbi 64 vjeç, u dërguan në spital duke vuajtur nga lodhja dhe sëmundje të tjera të lidhura me nxehtësinë në javën deri më 21 korrik.

Gjashtëmbëdhjetë persona vdiqën, sipas agjencisë së menaxhimit të zjarreve dhe fatkeqësive. /Telegrafi/

The post Japonia dhe Koreja e Jugut goditen nga nxehtësia ekstreme, mijëra njerëz në spitale appeared first on Telegrafi.

Shira të rrëmbyeshëm në Korenë e Jugut, shkon në 17 numri i viktimave

20 July 2025 at 22:59

Numri i viktimave nga shirat e rrëmbyeshëm që përfshinë Korenë e Jugut në ditët e fundit ka shkuar në 17, ndërkohë që 12 të tjerë janë ende të zhdukur.

Ministria e Brendshme e vendit tha se gati 4 mijë persona mbeten ende të evakuuar nga shtëpitë e tyre, për shkak të rrezikut që vazhdon, edhe pse shiu ndaloi në pjesën më të madhe të Koresë së Jugut të dielën dhe alarmet janë hequr.

Një person u vra të dielën pasi shtëpia e tij u shemb gjatë shirave të rrëmbyeshëm dhe një person tjetër u gjet i vdekur pasi u përfshi nga një përrua.

Ministria e vendit tha se tetë persona u gjetën të vdekur dhe gjashtë të tjerë u raportuan të zhdukur në qytetin jugor të Sancheong (Sançeong) gjatë ditës së shtunë, pasi shirat e shkaktuan rrëshqitje toke, shembje shtëpish dhe përmbytje të menjëhershme.

Më herët javën e kaluar, tre persona u gjetën të vdekur në një makinë të zhytur në ujë, dhe një person u vra kur makina e tij u mbulua nga dheu dhe betoni pasi një mur mbajtës i një mbikalimi u shemb.

Shira të rrëmbyeshëm në Korenë e Jugut, 4 viktima dhe mijëra të zhvendosur

By: Re Nato
19 July 2025 at 18:11

Autoritetet në Korenë e Jugut thanë se gati 3,000 persona ende nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që kanë goditur vendin për të katërtën ditë me radhë.

Si pasojë e motit të keq katër persona kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Shirat do të vazhdojnë deri të hënën në disa zona, sipas agjencisë meteorologjike të Koresë së Jugut, e cila ka paralajmëruar për rrezikun e rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve.

Deri në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm, sipas orës lokale, 2,816 persona ende nuk mund të ktheheshin në shtëpitë e tyre, sipas Ministrisë së Brendshme.

Në total, më shumë se 7,000 persona ishin evakuuar nga shtëpitë e tyre në ditët e mëparshme.

SEUL – Akuza të reja ndaj ish-presidentit Yoon Suk Yeol

19 July 2025 at 14:09

SEUL, 19 korrik  /ATSH-DPA/ – Një ekip prokurorësh të posaçëm ka akuzuar ish-presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol për shpërdorim të autoritetit zyrtar, njoftoi sot Yonhap News.

Kjo është aktakuza e tretë ndaj Yoon-it, pas atyre të ngritura në janar dhe mars, në lidhje me shpalljen e ligjit të luftës, më 3 dhjetor, që shkaktoi krizën më të rëndë politike në dekada për vendin.

Sipas agjencisë, Yoon akuzohet se ka shkelur të drejtat e anëtarëve të kabinetit, ka hartuar me efekt prapaveprues shpalljen e ligjit të luftës, ka urdhëruar fshirjen e të dhënave nga telefonat e kriptuar si dhe vepra të tjera.

Ndaj tij rëndon gjithashtu akuza për tradhti ndaj shtetit, për të cilën ai mund të dënohet me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor.

Javën e kaluar, një gjykatë në Seul rinovoi urdhrin e paraburgimit, duke përmendur rrezikun që Yoon të shkatërrojë prova nëse lirohet.

Ai do të qëndrojë në burg derisa të jepet vendimi përfundimtar.

Ish-presidenti i ka mohuar të gjitha akuzat./   /Ad.Ab./

The post SEUL – Akuza të reja ndaj ish-presidentit Yoon Suk Yeol appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shira të rrëmbyeshëm në Korenë e Jugut: Të vdekur, të zhdukur dhe mijëra të zhvendosur

By: gaze tare
19 July 2025 at 09:16

Autoritetet thanë se gati 3,000 njerëz ende nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që kanë goditur Korenë e Jugut për të katërtën ditë me radhë duke vrarë katër persona dhe duke lënë dy të tjerë të zhdukur, si dhe duke bllokuar dhjetëra bagëti në stalla dhe hambare të përmbytura.

Shirat do të vazhdojnë deri të hënën në disa zona, sipas agjencisë meteorologjike të Koresë së Jugut, e cila ka paralajmëruar për rrezikun e rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve, duke lëshuar paralajmërime për pjesën më të madhe të vendit.

Deri në orën 06:00 të mëngjesit sipas orës lokale të sotme, 2,816 persona ende nuk ishin në gjendje të ktheheshin në shtëpitë e tyre, njoftoi Ministria e Brendshme, nga një total prej më shumë se 7,000 që ishin evakuuar nga shtëpitë e tyre në ditët e mëparshme të shirave të rrëmbyeshëm, në të cilat 4 persona humbën jetën dhe dy rezultojnë të zhdukur.

🚨 Three straight days of RAIN floods Gwangju, South Korea. The WORLD is UNDER WATER 😳😳😳😳😳pic.twitter.com/IzCwtg7w6x

— Everything Internet (@KingstonLi25) July 18, 2025

Shirat e rrëmbyeshëm që nga e mërkura kanë sjellë një sasi rekord reshjesh prej më shumë se 500 milimetrash në Sosan, Provinca Jugore Chungcheong, në jug të kryeqytetit Seul, tha ministria e brendshme.

Diku tjetër në provincë, lopët luftuan për të mbajtur kokën mbi ujë në stalla dhe hambare të përmbytura.

Më shumë se 641 ndërtesa, 388 rrugë dhe 59 ferma janë dëmtuar nga përmbytjet, tha ministria e brendshme e Koresë së Jugut në një deklaratë.

Shi priten edhe në Korenë fqinje të Veriut.

Extreme Rainfall keeps causing havoc and massive floods in East Asia. As of mid July, 2025, South Chungcheong Province in South Korea. Deadly floods have occurred across its border with the north in which casualties are reported yet unknown on numbers. pic.twitter.com/L2a1L3pEUv

— News That Matter (@jay1stnewyorker) July 18, 2025

South Korea faces third day of relentless rains, causing widespread floods & evacuating over 5,000 people. At least 4 deaths reported; severe damage to property, infrastructure & farmland. Seosan records 400mm rainfall high. Warnings for landslides & flooding in west/south thru… pic.twitter.com/8N7VzFCBZc

— THE TIME PRESS (@thetimepress_) July 18, 2025

The post Shira të rrëmbyeshëm në Korenë e Jugut: Të vdekur, të zhdukur dhe mijëra të zhvendosur appeared first on iconstyle.al.

Shira të dendur në Korenë e Jugut, shkaktojnë përmbytje masive, 4 viktima. Mbi një mijë të evakuuar

18 July 2025 at 18:53

Shirat e rrëmbyeshëm i marrin jetën 4 personave ne Koren e Jugut. Mbi 4500 njerëz evakuohen nga përmbytjet. Pasojat nga përmbytjet janë të shumta.

Dhjetëra fluturime u anuluan dhe pati probleme me energjinë elektrike ne disa qytete.

Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe mbi 4500 të tjerë janë evakuuar për shkak të dy ditëve me shira të rrëmbyeshëm në Korenë e Jugut.

Mes viktimave është një person makina e të cilit u mbulua nga grumbuj dheu dhe betoni, pasi muri mbajtës i një mbikalimi u shemb gjatë reshjeve në jug të kryeqytetit Seul.

Ministria tha se tre persona të tjerë vdiqën në rajonet jugore të enjten. Një prej tyre u gjet në një makinë të zhytur në ujë, një tjetër në një përrua dhe një në një bodrum të përmbytur.

Zyrtarët e ministrisë thanë se po hetojnë ende nëse tre vdekjet ishin shkaktuar drejtpërdrejt nga reshjet e rrëmbyeshme.

Reshjet e dendura kanë përmbytur rrugë, kanë ndaluar shërbimet hekurudhore dhe kanë dëmtuar më shumë se 500 objekte në të gjithë vendin, teksa 46 fluturime janë anuluar. Një urë u shemb si pasojë e përmbytjeve, teksa në disa zona pati probleme edhe me energjinë elektrike.

Vendi është ende në alarm, pasi parashikohen reshje të tjera të dendura shiu deri më 19 korrik.

Koreja e Veriut ka furnizuar Rusinë me 12 milionë predha artilerie, pretendon Seuli

13 July 2025 at 17:53

Koreja e Veriut i ka dërguar Rusisë mbi 12 milionë fishekë me predha artilerie 152 mm për t’i përdorur në Ukrainë, thotë inteligjenca ushtarake e Koresë së Jugut.

Shifra u publikua nga agjencia e lajmeve të Koresë së Jugut, Yonhap, duke cituar një raport nga agjencia e mbrojtjes e Seulit të paraqitur një politikani nga partia kryesore e opozitës, transmeton Telegrafi.

Raporti vjen një ditë pasi Kim Jong Un u zotua të mbështesë “pa kushte” luftën në shkallë të plotë të Rusisë kundër Ukrainës, në një takim me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Pheniani ka dërguar tashmë rreth 10,000 ushtarë në Rusi për t’i përdorur në luftën e saj me Ukrainën.

Madje shumë prej tyre janë zënë rob lufte dhe Zelensky i ka bërë thirrje vazhdimisht Pekinit që të ndërprerë këtë praktikë. /Telegrafi/

 

The post Koreja e Veriut ka furnizuar Rusinë me 12 milionë predha artilerie, pretendon Seuli appeared first on Telegrafi.

Paradoksi i lindjeve: Në vendin me lindshmërinë më të ulët, klinikat e fertilitetit njohin bum

By: gaze tare
11 July 2025 at 22:45

Në Korenë e Jugut, një nga vendet me normën më të ulët të lindjeve në botë, klinikat e fertilitetit po përjetojnë një rritje të paprecedentë. Gra si Kim Mi-ae, e cila ka kaluar tashmë një përvojë të ngjashme tre vite më parë, përballen sot me radhë të gjata dhe pritje të gjata në këto klinika. “Edhe me rezervim, prita mbi tre orë”, tregon 36-vjeçarja nga Seuli.

Vetëm gjatë viteve 2018–2022, numri i trajtimeve të fertilitetit në vend është rritur me gati 50%, duke arritur në 200 mijë raste. Sot, një në gjashtë foshnje në Seul lind falë trajtimeve të tilla.

Ekspertët thonë se ky fenomen është pasojë e ndryshimit të qëndrimeve sociale: gratë koreane dëshirojnë të kenë më shumë kontroll mbi jetën e tyre dhe planifikimin familjar, duke zgjedhur të ngrijnë vezët apo të përdorin IVF kur përballen me vështirësi për të mbetur shtatzënë.

Kjo situatë përbën një lajm të mirë për qeverinë koreano-jugore, e cila prej vitesh përpiqet të luftojë krizën demografike që ka përfshirë vendin. Shkalla e lindshmërisë ka rënë nga 0.98 lindje për grua në vitin 2018 në 0.72 në vitin 2023, ndërsa vetëm vitin e fundit ka shënuar një rritje të lehtë në 0.75 – rritja e parë pas nëntë vitesh.

Megjithatë, sfidat mbeten të mëdha. Të rinjtë koreano-jugorë përballen me presione të shumta sociale dhe financiare: orë të gjata pune, kosto të larta jetese dhe një sistem tradicional që shpesh ua lë barrën e përkujdesjes për fëmijët vetëm grave. Shumë prej tyre shtyjnë martesën dhe lindjen e fëmijëve deri në një moshë më të avancuar, çka më pas e vështirëson edhe më shumë ngjizjen natyrale.

Sipas OKB-së, më shumë se gjysma e koreano-jugorëve shprehen se duan të kenë fëmijë, por nuk e bëjnë për arsye ekonomike. Mosha mesatare e lindjes së fëmijës së parë ka arritur në 33.6 vjeç – një nga më të lartat në botë.

Për gratë që i drejtohen IVF-së, kjo është një përvojë jo vetëm fizike dhe emocionale, por edhe financiare. Kostot e trajtimit mbeten të larta dhe shpesh të paparashikueshme.

Në një kohë kur popullsia 50 milionëshe e Koresë së Jugut rrezikon të përgjysmohet brenda 60 viteve nëse trendet aktuale vazhdojnë, ky bum në klinikat e fertilitetit është një dritë shprese – por gjithsesi nuk mjafton për të përmbysur krizën demografike pa ndryshime të thella sociale dhe ekonomike.

The post Paradoksi i lindjeve: Në vendin me lindshmërinë më të ulët, klinikat e fertilitetit njohin bum appeared first on iconstyle.al.

Një grua u arratis nga Koreja e Veriut dhe paditi Kim Jong-un: “Më burgosën, më rrahën, më përdhunuan”

11 July 2025 at 19:47

Një grua që iku nga Koreja e Veriut në Korenë e Jugut ka ngritur një padi civile dhe penale kundër Kim Jong-un dhe disa zyrtarëve të regjimit, duke i akuzuar ata për torturë sistematike dhe dhunë seksuale që ajo pësoi gjatë burgosjes në burgjet e Koresë së Veriut.

Choi Min-kyung, një grua 53-vjeçare që mbërriti në Korenë e Jugut më shumë se një dekadë më parë, po kërkon 50 milionë won (rreth 37,000 dollarë) kompensim nga Koreja e Veriut.

Sipas avokatëve dhe organizatave të saj të përfshira në këtë rast, kjo është hera e parë që një person që është arratisur nga Koreja e Veriut ka ngritur një padi të tillë para gjykatave të Koresë së Jugut.

“Kanë kaluar 13 vjet që kur u vendosa në Korenë e Jugut, por unë ende vuaj nga PTSD e rëndë nga efektet e torturës dhe jetoj një jetë të varur nga ilaçet”, tha Choi.

“Plagët në të gjithë trupin tim dëshmojnë për realitetin e tmerrshëm të të drejtave të njeriut në Korenë e Veriut”, shtoi ajo.

Bëhet e ditur se Choi iku nga Koreja e Veriut në vitin 1997, por u kthye me forcë nga Kina katër herë midis viteve 2000 dhe 2008, shkruan the Guardian.

Gjatë riatdhesimit të saj të fundit në vitin 2008, ajo kaloi pesë muaj në tre qendra të ndryshme paraburgimi në Provincën Hamgyong të Veriut.

Padia përshkruan forma specifike të abuzimit – nga dhuna seksuale deri te rrahjet e rënda që çuan në dëmtim të dëgjimit dhe humbje të vetëdijes.

Gjithashtu pretendohet se ajo ishte e detyruar të kalonte më shumë se 15 orë në ditë në pozicione të panatyrshme të trupit.

Një nga avokatët që përfaqësojnë Choi është Lee Young-hyun, gjithashtu një dezertues i Koresë së Veriut.

NKDB (Qendra e Koresë së Veriut për të Drejtat e Njeriut), e cila ndihmoi në përgatitjen e padisë, njoftoi se do ta përdorte çështjen si bazë për paraqitjen e ankesave në mekanizmat e të drejtave të njeriut të OKB-së dhe Gjykatën Ndërkombëtare Penale.

“Ky rast mund të vendosë një precedent ligjor në jurisprudencën e Koresë së Jugut, pasi nuk ka pasur pothuajse asnjë rast që merret me krime kundër njerëzimit”, tha Seongyeop Lee, analist i të drejtave të njeriut në NKDB.

“Meqenëse viktima të tjera kanë treguar interes për të ngritur padi, ky rast mund të hapë rrugën për padi kolektive dhe të ndihmojë në procesin më të gjerë të kërkimit të përgjegjësisë”, shtoi ai.

Ndryshe, Kim Jong-un renditet si personi përgjegjës direkt në të dyja parashtrimet, me theks në përgjegjësinë e tij komanduese dhe pretendimin se të gjithë zyrtarët shtetërorë veprojnë nën “kontrollin e tij efektiv”.

Paraqitja citon gjithashtu një raport të Komisionit Hetimor të OKB-së të vitit 2014 që dokumenton një gamë të gjerë krimesh kundër njerëzimit në Korenë e Veriut, duke përfshirë torturën, dhunën seksuale, ndalimet arbitrare dhe kampet politike që mbajnë rreth 80,000 deri në 120,000 njerëz.

Kushtetuta e Koresë së Jugut e trajton Korenë e Veriut si pjesë të të njëjtit shtet, prandaj gjykatat kanë juridiksion formal mbi raste të tilla.

Në padi, misioni i Koresë së Veriut në OKB në New York u specifikua si adresa për dorëzim, sepse komunikimi i drejtpërdrejtë me autoritetet në Phenian nuk është i mundur.

Edhe pse nuk ka asnjë mënyrë për të zbatuar një vendim të mundshëm, rëndësia e tij simbolike, sipas avokatëve, mund të jetë e madhe. /Telegrafi/

The post Një grua u arratis nga Koreja e Veriut dhe paditi Kim Jong-un: “Më burgosën, më rrahën, më përdhunuan” appeared first on Telegrafi.

Një burrë i vë flakën vagonit të metrosë në Korenë e Jugut, publikohen pamjet

27 June 2025 at 13:35

Pamjet e tmerrshme të kamerave të sigurisë kapën momentin kur një 67-vjeçar nga Koreja e Jugut i vuri flakën një vagoni të mbushur plot në Seul, duke i bërë udhëtarët të luftonin për jetën.

Burri, i identifikuar me mbiemrin Won, është akuzuar që atëherë për tentativë vrasjeje, zjarrvënie dhe shkelje të Aktit të Sigurisë Hekurudhore.

Bëhet e ditur se incidenti ndodhi gjatë orëve të pikut në Metronë e Seulit, shkruajnë mediat e huaja.

Në pamjet e publikuara nga gjykata, Won shihet duke futur dorën në çantën e tij, duke nxjerrë një shishe dhe duke derdhur lëng të ndezshëm në dysheme, si dhe rreth pasagjerëve.

Brenda pak sekondash, shpërthen kaos në vagonin e metrosë, ndërsa udhëtarët shihen duke vrapuar drejt daljeve dhe duke rrëshqitur në dyshemenë e mbushur me karburant.

Ndërsa pasagjerët shpëtonin, flakët përfshinë vagonin, siç është kapur në klip.

Autoritetet thanë se veprimet e Won rrezikuan jetën e 160 pasagjerëve – nga të cilët gjashtë persona u lënduan dhe 23 të tjerë u trajtuan në spitale për thithje tymi dhe lëndime të lidhura me to.

“Spërkatja e një sasie të madhe benzine në një metro të përdorur nga një numër i papërcaktuar pasagjerësh dhe më pas djegia e saj, duke shkaktuar një zjarr në shkallë të gjerë dhe duke përhapur gazra toksikë, është një akt vrasjeje i barabartë me terrorizmin”, thanë prokurorët. /Telegrafi/

The post Një burrë i vë flakën vagonit të metrosë në Korenë e Jugut, publikohen pamjet appeared first on Telegrafi.

ANALIZË – Japonia dhe Koreja e Jugut shënojnë 60-vjetorin e normalizimit të marrëdhënieve pavarësisht tensioneve dhe pasigurisë politike

22 June 2025 at 09:50

TOKIO, 22 qershor /ATSH/- Japonia dhe Koreja e Jugut shënojnë sot 60-vjetorin e normalizimit të marrëdhënieve të tyre diplomatike, sipas AP.

Dy fuqitë aziatike, rivale dhe fqinje, nuk kanë pasur shumë ngjarje për të festuar – pjesa më e madhe e mllefit të tyre lidhet me sundimin brutal kolonial të Japonisë mbi Korenë në fillim të shekullit XX.

Marrëdheniet mes dy vendeve janë përmirësuar vitet e fundit, por të dy kombet – secila një aleate e fortë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës – tani përballen me pasiguri politike dhe një shqetësim në rritje për të ardhmen e lidhjeve të tyre.

Dy korrespondentët e “Associated Press”, nga të dy kryeqytetet kanë paraqitur pikëpamjet e tyre mbi marrëdhëniet më të rëndësishme në Azinë Verilindore:

Pikëpamja nga Kim Tong-hyung, Seul

Presidenti i ri liberal i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, është i vendosur të shkëputet nga politikat e paraardhësit të tij, Yoon Suk Yeol – i cili tani përballet me akuzat për udhëheqjen e një kryengritjeje për shkak të vendosjes së ligjit ushtarak në dhjetor.

Megjithatë, marrëdhëniet me Japoninë janë një fushë ku Lee – i cili e përshkruan veten si pragmatist në politikën e jashtme – mund ta gjejë veten duke ndërtuar me kujdes mbi qasjen e Yoon.

Para shkarkimit të tij nga detyra në prill, ish-presidenti konservator u përpoq të rindërtonte marrëdhëniet me Japoninë.

Yoon donte gjithashtu të forconte bashkëpunimin tripalësh të sigurisë të vendeve me Uashingtonin – për t’iu kundërvënë kërcënimeve bërthamore të Koresë së Veriut.

Në vitin 2023, Yoon njoftoi një plan kompensimi të financuar nga Koreja e Jugut për punonjësit e detyruar të epokës koloniale.

Ky vendim shkaktoi një reagim të fortë nga viktimat dhe mbështetësit e tyre – të cilët kishin kërkuar pagesa të drejtpërdrejta nga kompanitë japoneze dhe një kërkimfalje nga Tokio.

Përpjekjet e Yoon nxitën turizmin dhe lidhjet e biznesit – por në Korenë e Jugut ende ekziston një pakënaqësi – që Japonia nuk iu drejtua më sinqerisht ankesave historike të Seulit.

Ndërsa mbron pragmatizmin dhe zgjidhjen e problemeve në politikën e jashtme, Lee gjithashtu e ka kritikuar prej kohësh Japoninë – se vazhdon të kapet pas të kaluarës së saj imperialiste duke e fajësuar për dëmtimin e bashkëpunimit midis vendeve.

Disa ekspertë thonë se stabiliteti i lidhjeve të përmirësuara të vendeve mund të vihet në provë së shpejti, ndoshta rreth përvjetorit të 15 të çlirimit të Koresë nga sundimi kolonial japonez në fund të Luftës së Dytë Botërore – kur Lee pritet të flasë publikisht për historinë e dhimbshme të kombit me Japoninë.

Disa të tjerë në Seul duan që kryeministri japonez Shigeru Ishiba të shënojë përvjetorin me një deklaratë më të fortë pendimi – për të kaluarën e luftës së Japonisë – për të vendosur lidhjet dypalëshe në një bazë më të fortë.

Ndërsa historia e kohës së luftës do të mbetet gjithmonë në sfondin e marrëdhënieve Seul-Tokio, Lee dhe Ishiba mund të përballen me një shqetësim më të menjëhershëm, tarifat në rritje të presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe politikat e tjera tregtare.

Gazeta “Hankyoreh” e Koresë së Jugut në një editorial këtë javë bëri thirrje që Koreja e Jugut dhe Japonia të bashkëpunonin menjëherë – për një përgjigje të përbashkët ndaj politikave të Trump, duke argumentuar se tarifat e propozuara të SHBA-së mbi automobilat paraqesnin kërcënime të ngjashme për ekonomitë e të dy vendeve – të varura nga tregtia.

Pikëpamja nga Mari Yamaguchi, Tokio

Ishiba, i etur për të përmirësuar lidhjet me Seulin, e ka pranuar agresionin e Japonisë gjatë kohës së luftës dhe ka treguar më shumë empati ndaj viktimave aziatike – sesa paraardhësit e tij të fundit.

Takimi i tij i parë me Lee dukej pozitiv, pavarësisht shqetësimeve në Japoni për qëndrimin e Koresë së Jugut – nën drejtimin e një udhëheqës liberal të njohur për sulmet ndaj të kaluarës së luftës së Japonisë.

Lee, në takimin me Ishiba në G7, i krahasoi të dy vendet me fqinjët që ndanin të njëjtin oborr dhe bëri thirrje për ndërtimin e një marrëdhënieje të orientuar drejt së ardhmes që shkonte përtej dallimeve dhe mospajtimeve të tyre të vogla.

Ishiba dhe Lee ranë dakord të komunikojnë ngushtë dhe të bashkëpunojnë në një sërë çështjesh, duke përfshirë zhvillimin bërthamor dhe raketor të Koresë së Veriut.

Sipas një traktati normalizimi të vitit 1965, Japonia i dha Koresë së Jugut një ndihmë ekonomike me vlerë 500 milionë dollarë, duke thënë se të gjitha çështjet e kompensimit gjatë kohës së luftës ishin zgjidhur.

Megjithatë, çështjet historike, duke përfshirë punën e detyruar dhe abuzimin seksual të grave koreane gjatë luftës, kanë prishur lidhjet gjatë dekadave – ndërsa Koreja e Jugut është bërë një fuqi aziatike dhe një rivale e Japonisë – ndërsa Tokio, kryesisht gjatë drejtimit të kryeministrit të ndjerë Shinzo Abe – ka promovuar pikëpamje revizioniste.

Që atëherë, Japonia është ofruar dy herë para – për shlyerjen e fajit për të ashtuquajturat “gratë e ngushëllimit” – një fond gjysmëprivat të mëparshëm dhe një të dytë të shpërbërë në mënyrë të njëanshme nga qeveria liberale e ish-presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in.

Marrëdhëniet janë përmirësuar vitet e fundit dhe Japonia po vëzhgon nëse Lee do të vazhdojë me diplomacinë më pajtuese të paraardhësit të tij konservator apo do të kthehet në përballjen që karakterizoi qeveritë e mëparshme liberale.

“Bashkëpunimi midis dy palëve është më thelbësor se kurrë – për të kapërcyer problemet e tyre të përbashkëta – të tilla si përkeqësimi i sigurisë rajonale dhe tarifat e Trump që kanë tronditur sistemet e tregtisë së lirë”, tha gazeta japoneze “Yomiuri”, në një editorial.

Në pritje të 60-vjetorit në Tokio, Ishiba tha se sheh një të ardhme të ndritur në marrëdhënie.

Ai shprehu besimin për bashkëpunim në sfidat e përbashkëta – siç janë normat e ulëta të lindjeve dhe rënia e popullsisë.  //a.i/

 

The post ANALIZË – Japonia dhe Koreja e Jugut shënojnë 60-vjetorin e normalizimit të marrëdhënieve pavarësisht tensioneve dhe pasigurisë politike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pas 27 vitesh, Koreja e Jugut heqë ndalimin për regjistrimin e portierëve të huaj

By: S SH
21 June 2025 at 12:30

Klubet e futbollit në Korenë e Jugut do të lejohen të regjistrojnë portierë të huaj për herë të parë pas 27 vitesh, duke filluar nga sezoni 2026.

Federata e futbollit e Koresë se Jugut i ndaloi klubet e saj të regjistronin lojtarë të huaj si portierë në vitin 1999, kur kishte tetë ekipe, në një përpjekje për të siguruar që portierët vendas të merrnin kohë të mjaftueshme loje.

K-League 1 tani ka 12 ekipe, teksa në vitin 2013 prezantoi edhe K-League 2, nivelin e dytë të garave vendore.

Vendimi për t’i dhënë fund ndalimit për portierët e huaj u mor në një takim të bordit të enjten, tha liga koreno-jugore në një deklaratë të premten.

“Bordi mori në konsideratë faktin se lojtarëve të huaj u ishte e ndaluar të regjistroheshin si portierë, një pozicion i specializuar, duke rezultuar në rritje të tepërta të pagave për lojtarët vendas krahasuar me lojtarët e fushës”.

“Numri i klubeve është rritur ndjeshëm që nga koha kur u fut kufizimi për portierë të huaj, kështu që edhe nëse portierët e huaj do të lejoheshin, portierët vendas do të kishin ende kohë të mjaftueshme loje”.

“Si rezultat, nga viti 2026, K-League do të heqë kushtin që portieri duhet të jetë lojtar vendas nga udhëzimet e garave të K-League, të cilat do të vlejnë si për K-League 1 ashtu edhe për K-League 2”, thuhet në njoftim.

South Korea's K-League to lift 26-year-old ban on foreign goalkeepers https://t.co/XSj6auAimX https://t.co/XSj6auAimX

— Reuters (@Reuters) June 21, 2025

The post Pas 27 vitesh, Koreja e Jugut heqë ndalimin për regjistrimin e portierëve të huaj appeared first on Albeu.com.

Politikanit të Afrikës së Jugut i ndalohet hyrja në Mbretërinë e Bashkuar

19 June 2025 at 13:22

Politikani i njohur dhe i diskutueshëm i Afrikës së Jugut, Julius Malema, është ndaluar të hyjë në Mbretërinë e Bashkuar, pasi autoritetet britanike e kanë konsideruar atë “të pafavorshëm për të mirën publike”.

Sipas një letre të publikuar nga News24, Ministria e Brendshme britanike i ka mohuar hyrjen Malemas, duke përmendur disa arsye që lidhen me deklaratat dhe qëndrimet e tij të mëparshme. Veçanërisht është përmendur mbështetja e tij e zëshme për Hamasin, përfshirë një fjalim të mbajtur pas sulmeve të 7 tetorit, në të cilin Malema deklaroi se partia e tij do të ishte e gatshme të “armatoste Hamasin” nëse do të vinte në pushtet.

Gjithashtu, autoritetet britanike kanë ngritur shqetësime serioze lidhur me deklaratat e tij provokuese për “masakra të njerëzve të bardhë” dhe thirrje për marrjen e armëve, të cilat, sipas tyre, përbëjnë kërcënim për rendin publik dhe mund të nxisin urrejtje racore.

Partia e Malemas, Luftëtarët e Lirisë Ekonomike (EFF), që doli e katërta në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar në Afrikën e Jugut, e ka dënuar vendimin e Mbretërisë së Bashkuar, duke e cilësuar atë si një “akt frikacakërie” që, sipas tyre, “pengon lirinë e fjalës dhe debatin demokratik”.

Malema, një figurë me ndikim në politikën e Afrikës së Jugut dhe i njohur për retorikën e tij radikale në çështjet racore dhe ekonomike, ka qenë vazhdimisht në qendër të kritikave brenda dhe jashtë vendit. Kjo ndalesë zyrtare nga një vend i fuqishëm si Mbretëria e Bashkuar pritet të ndikojë në reputacionin dhe lëvizshmërinë ndërkombëtare të liderit të EFF.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Politikanit të Afrikës së Jugut i ndalohet hyrja në Mbretërinë e Bashkuar appeared first on Euronews Albania.

Rama poston artikullin: Shqipëria, perla europiane e turizmit për të cilin po flitet edhe në Afrikën e Jugut

By: redi
12 June 2025 at 19:37

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një artikull nga ”Gateway Magazine”, që promovon Shqipërinë në Afrikën e Jugut. Kreu i qeverisë thekson se vendi ynë prezantohet si sekret mesdhetar. ”Shqipëria, perla europiane e turizmit për të cilin po flitet edhe në Afrikën e Jugut. “Gateway Magazine” promovon Shqipërinë si sekretin mesdhetar të mikpritjes së ngrohtë dhe peizazheve përrallore të majave që…

Source

Po dominojnë tregun, përse shqiptarët po zgjedhin makinat koreane

By: Besnik
12 June 2025 at 16:54

Makinat nga Koreja e Jugut, në Shqipëri, po zënë një pjesë të mirë të tregut.

Ky shtet i Azisë Lindore renditet i dyti pas Italisë përsa i përket importeve të automjeteve, duke lënë pas Gjermaninë dhe Zvicrën.

“Për pjesën e çmimit është gati 20-30% më lirë se tregu i Gjermanisë, Italisë, Zvicrës, përreth Europës. Arsyeja pse janë më lirë është sepse Koreja po vazhdon të fusë makinat elektrike dhe po nxjerr nga qarkullimi makinat me naftë, me benzinë”, thotë mekaniku Kreshnik Ndreka.

Qytetarët janë të orientuar drejt çmimit ekonomik, në krahasim me makinat që vijnë nga Europa. Të vetmet ndërhyrje që bëjnë janë për pjesën estetike të makinave, duke shtuar në këtë mënyrë edhe vlerën e tyre në treg.

“Mund ta marrin të 2015 dhe mund ta kthejnë nga 2015 në 2018, i vendosin bodykit, ose look-un e ri, të jashtëm dhe të brendshëm. Këto makina vijnë funksionale nga Koreja dhe janë të gatshme për të ecur në rrugë. Me këto rregullime, mund të kapin 30 deri në 35 mijë euro si vlerë. Sa është blerë në Kore? 20 mijë euro”, shton mekaniku Ndreka.

Në vitin 2024, Koreja e Jugut u bë burimi kryesor i makinave të importuara në Shqipëri për herë të parë. 18,800 automjete u regjistruan nga ky vend, duke përbërë 19% të totalit të regjistrimeve në Shqipëri për atë vit.

“Të gjitha pjesët e Koresë, Gjermanisë, këtu i marrin të gjithë në dyqane – ka plot. Blihen në dyqan, me rregull. Që është vështirë, është pak, sepse sjellin të reja, me 0 km. Pastaj, të përdorurat… për këtë punë jemi. I dimë se ku janë dyqanet, dimë se çfarë shitet”, thotë më tej Ndreka.

Nga rreth 870 milionë lekë importe të automjeteve në vitin 2018, viti i kaluar shënoi një rritje të fortë, duke arritur në 8.5 miliardë lekë – një rritje gati 10-fish në harkun e pesë viteve. Vetëm në vitin 2024, u regjistruan rreth 99,440 makina, me një rritje prej 25% krahasuar me vitin 2023 – dhe 1 në 5 makina vinte nga Koreja e Jugut.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Po dominojnë tregun, përse shqiptarët po zgjedhin makinat koreane appeared first on Euronews Albania.

Koreja e Jugut pezullon transmetimet me megafonë drejt veriut, synohet ulja e tensioneve

11 June 2025 at 13:44

Koreja e Jugut ka vendosur të pezullojë transmetimet me megafonë drejt Koresë së Veriut, si një hap për “rikthimin e besimit” mes dy vendeve. Ky vendim erdhi pas zgjedhjes së presidentit të ri, Lee Jae-myung, i cili ka premtuar përmirësimin e marrëdhënieve ndërkoreane.

Transmetimet kishin rifilluar në qershor të vitit 2024 pas një pauze gjashtëvjeçare, si përgjigje ndaj balonave me mbetje që Koreja e Veriut dërgonte drejt Jugut. Përmes megafonëve, Koreja e Jugut transmetonte lajme dhe informacione për jetën në Jug dhe për demokracinë, por këto transmetime ishin konsideruar nga Pjongjangu si një akt lufte, me kërcënime për shkatërrimin e pajisjeve.

Banorët pranë kufirit e kanë mirëpritur këtë vendim për shkak të ndalimit të zhurmës së vazhdueshme, ndërkohë që organizatat për të drejtat e njeriut e kanë kritikuar pezullimin, duke theksuar se këto transmetime ishin një nga rrallat burime të informacionit për popullin e Koresë së Veriut.

Ushtria e Koresë së Jugut bëri të ditur se pezullimi synon uljen e tensioneve dhe ndërtimin e paqes në Gadishullin Korean, por theksoi se transmetimet mund të rifillojnë nëse situata e kërkon.

Marrëdhëniet mes dy Koreve vazhdojnë të jenë të tensionuara, pasi që nga viti 1953, pas përfundimit të Luftës Koreane, dy vendet nuk kanë arritur ende të nënshkruajnë një marrëveshje paqeje.

The post Koreja e Jugut pezullon transmetimet me megafonë drejt veriut, synohet ulja e tensioneve appeared first on Sot News | Lajme.

Koreja e Jugut pezullon transmetimet me megafonë drejt Koresë së Veriut

By: Rovena
11 June 2025 at 13:40

Koreja e Jugut ka pezulluar transmetimet me megafonë drejt Koresë së Veriut, si një hap për “rikthimin e besimit” mes dy vendeve. Ky vendim erdhi pas zgjedhjes së presidentit të ri, Lee Jae-myung, i cili premtoi përmirësimin e marrëdhënieve ndërkoreane.

Transmetimet ishin rifilluar në qershor 2024 pas një pauze gjashtëvjeçare, si përgjigje ndaj balonave me mbetje që veriorët dërgonin në jug. Megafonët transmetonin lajme dhe informacione për jetën në Korenë e Jugut dhe demokracinë, por Pjongjangu i konsideronte ato një akt lufte dhe kishte kërcënuar t’i shkatërronte.

Banorët pranë kufirit kanë mirëpritur vendimin për shkak të zhurmës së madhe, ndërsa organizatat për të drejtat e njeriut kanë kritikuar pezullimin, duke thënë se megafonët ishin një urë lidhjeje me popullin e Veriut.

Ushtria tha se pezullimi synon uljen e tensioneve dhe arritjen e paqes në Gadishullin Korean, por la të hapur mundësinë e rifillimit të transmetimeve në rast nevoje

Marrëdhëniet ndërmjet Koresë së Jugut dhe Veriut kanë qenë të tensionuara, ndërsa dy vendet janë ende teknikisht në luftë që prej vitit 1953, pasi nuk është nënshkruar kurrë një marrëveshje paqeje./abcnews.al

I hoqi pantallonat kolegut, gjobitet gruaja nga Koreja e Jugut

10 June 2025 at 08:09

Një gjykatë në Korenë e Jugut ka gjobitur një grua për sjellje të pahijshme seksuale, pasi ajo ia tërhoqi aksidentalisht pantallonat një kolegu dhe të brendshmet e tij para kolegëve të tyre, raportuan mediat lokale.

Përveç gjobës prej 2,100 dollarë, gruaja në të 50-at është urdhëruar gjithashtu të përfundojë tetë orë edukim për parandalimin e dhunës seksuale.

Incidenti thuhet se ndodhi tetorin e kaluar në kuzhinën e një restoranti në provincën Gangwon në verilindje.

Vendimi i Gjykatës së Qarkut Chuncheon të shtunën hodhi poshtë pretendimin e gruas se ajo kishte ndërmend që kjo të ishte një shaka ndaj kolegut të saj, i cili është në të 20-at.

Por gjykata tha se po merrte parasysh faktin se ajo nuk kishte precedentë të mëparshëm penalë dhe kishte treguar pendim. Ajo ishte gjunjëzuar për t’i kërkuar falje burrit dhe prindërve të tij, tha gjykatësi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post I hoqi pantallonat kolegut, gjobitet gruaja nga Koreja e Jugut appeared first on Euronews Albania.

❌
❌