Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Pas 27 vitesh, Koreja e Jugut heqë ndalimin për regjistrimin e portierëve të huaj

By: S SH
21 June 2025 at 12:30

Klubet e futbollit në Korenë e Jugut do të lejohen të regjistrojnë portierë të huaj për herë të parë pas 27 vitesh, duke filluar nga sezoni 2026.

Federata e futbollit e Koresë se Jugut i ndaloi klubet e saj të regjistronin lojtarë të huaj si portierë në vitin 1999, kur kishte tetë ekipe, në një përpjekje për të siguruar që portierët vendas të merrnin kohë të mjaftueshme loje.

K-League 1 tani ka 12 ekipe, teksa në vitin 2013 prezantoi edhe K-League 2, nivelin e dytë të garave vendore.

Vendimi për t’i dhënë fund ndalimit për portierët e huaj u mor në një takim të bordit të enjten, tha liga koreno-jugore në një deklaratë të premten.

“Bordi mori në konsideratë faktin se lojtarëve të huaj u ishte e ndaluar të regjistroheshin si portierë, një pozicion i specializuar, duke rezultuar në rritje të tepërta të pagave për lojtarët vendas krahasuar me lojtarët e fushës”.

“Numri i klubeve është rritur ndjeshëm që nga koha kur u fut kufizimi për portierë të huaj, kështu që edhe nëse portierët e huaj do të lejoheshin, portierët vendas do të kishin ende kohë të mjaftueshme loje”.

“Si rezultat, nga viti 2026, K-League do të heqë kushtin që portieri duhet të jetë lojtar vendas nga udhëzimet e garave të K-League, të cilat do të vlejnë si për K-League 1 ashtu edhe për K-League 2”, thuhet në njoftim.

South Korea's K-League to lift 26-year-old ban on foreign goalkeepers https://t.co/XSj6auAimX https://t.co/XSj6auAimX

— Reuters (@Reuters) June 21, 2025

The post Pas 27 vitesh, Koreja e Jugut heqë ndalimin për regjistrimin e portierëve të huaj appeared first on Albeu.com.

Po dominojnë tregun, përse shqiptarët po zgjedhin makinat koreane

By: Besnik
12 June 2025 at 16:54

Makinat nga Koreja e Jugut, në Shqipëri, po zënë një pjesë të mirë të tregut.

Ky shtet i Azisë Lindore renditet i dyti pas Italisë përsa i përket importeve të automjeteve, duke lënë pas Gjermaninë dhe Zvicrën.

“Për pjesën e çmimit është gati 20-30% më lirë se tregu i Gjermanisë, Italisë, Zvicrës, përreth Europës. Arsyeja pse janë më lirë është sepse Koreja po vazhdon të fusë makinat elektrike dhe po nxjerr nga qarkullimi makinat me naftë, me benzinë”, thotë mekaniku Kreshnik Ndreka.

Qytetarët janë të orientuar drejt çmimit ekonomik, në krahasim me makinat që vijnë nga Europa. Të vetmet ndërhyrje që bëjnë janë për pjesën estetike të makinave, duke shtuar në këtë mënyrë edhe vlerën e tyre në treg.

“Mund ta marrin të 2015 dhe mund ta kthejnë nga 2015 në 2018, i vendosin bodykit, ose look-un e ri, të jashtëm dhe të brendshëm. Këto makina vijnë funksionale nga Koreja dhe janë të gatshme për të ecur në rrugë. Me këto rregullime, mund të kapin 30 deri në 35 mijë euro si vlerë. Sa është blerë në Kore? 20 mijë euro”, shton mekaniku Ndreka.

Në vitin 2024, Koreja e Jugut u bë burimi kryesor i makinave të importuara në Shqipëri për herë të parë. 18,800 automjete u regjistruan nga ky vend, duke përbërë 19% të totalit të regjistrimeve në Shqipëri për atë vit.

“Të gjitha pjesët e Koresë, Gjermanisë, këtu i marrin të gjithë në dyqane – ka plot. Blihen në dyqan, me rregull. Që është vështirë, është pak, sepse sjellin të reja, me 0 km. Pastaj, të përdorurat… për këtë punë jemi. I dimë se ku janë dyqanet, dimë se çfarë shitet”, thotë më tej Ndreka.

Nga rreth 870 milionë lekë importe të automjeteve në vitin 2018, viti i kaluar shënoi një rritje të fortë, duke arritur në 8.5 miliardë lekë – një rritje gati 10-fish në harkun e pesë viteve. Vetëm në vitin 2024, u regjistruan rreth 99,440 makina, me një rritje prej 25% krahasuar me vitin 2023 – dhe 1 në 5 makina vinte nga Koreja e Jugut.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Po dominojnë tregun, përse shqiptarët po zgjedhin makinat koreane appeared first on Euronews Albania.

I hoqi pantallonat kolegut, gjobitet gruaja nga Koreja e Jugut

10 June 2025 at 08:09

Një gjykatë në Korenë e Jugut ka gjobitur një grua për sjellje të pahijshme seksuale, pasi ajo ia tërhoqi aksidentalisht pantallonat një kolegu dhe të brendshmet e tij para kolegëve të tyre, raportuan mediat lokale.

Përveç gjobës prej 2,100 dollarë, gruaja në të 50-at është urdhëruar gjithashtu të përfundojë tetë orë edukim për parandalimin e dhunës seksuale.

Incidenti thuhet se ndodhi tetorin e kaluar në kuzhinën e një restoranti në provincën Gangwon në verilindje.

Vendimi i Gjykatës së Qarkut Chuncheon të shtunën hodhi poshtë pretendimin e gruas se ajo kishte ndërmend që kjo të ishte një shaka ndaj kolegut të saj, i cili është në të 20-at.

Por gjykata tha se po merrte parasysh faktin se ajo nuk kishte precedentë të mëparshëm penalë dhe kishte treguar pendim. Ajo ishte gjunjëzuar për t’i kërkuar falje burrit dhe prindërve të tij, tha gjykatësi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post I hoqi pantallonat kolegut, gjobitet gruaja nga Koreja e Jugut appeared first on Euronews Albania.

VIDEO / Jasir Asani “tund rrjetën” në Korenë e Jugut

By: S SH
1 June 2025 at 14:08

Jasir Asani është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Gwangju po fiton 0-1 në transfertë përballë Daegu.

Sfida e vlefshme për javën e 17-të të ligës së Koresë së Jugut, mbylli pjesën e parë.

Ishte pikërisht Asani që ka shënuar golin e vetëm deri më tani në këtë sfidë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, gjeti golin nëpërmjet një penalltie në minutën e 44-të të sfidës.

Kështu, mëngjarashi nga Shkupi shkon në kuotën e 4 golave në kampionat me fanellën e Gwangju.

The post VIDEO / Jasir Asani “tund rrjetën” në Korenë e Jugut appeared first on Albeu.com.

Shpresa e re për pacientët me kancer: Qelizat rikthehen në normalitet

By: gaze tare
19 May 2025 at 10:13

Një grup shkencëtarësh në Institutin KAIST të Koresë së Jugut ka zhvilluar një teknologji revolucionare që mund të rikthejë qelizat e kancerit të zorrës së trashë në gjendjen e tyre normale. Ky zbulim mund të sjellë një alternativë të fuqishme ndaj trajtimeve tradicionale si kimioterapia apo kirurgjia.

Duke përdorur teknologjinë “digital twin” (binjakët dixhitalë), studiuesit ndërtuan një model virtual të rrjeteve gjenetike për të identifikuar “çelësat kryesorë molekularë” – pikat që kontrollojnë shndërrimin e qelizave të shëndetshme në kancerogjene. Në vend që t’i shkatërrojnë qelizat, ata synojnë t’i “ri-programojnë”, duke i kthyer në qeliza të zakonshme.

Kjo qasje ofron mundësi për trajtime më të sigurta, me më pak efekte anësore dhe mund të hapë rrugën për terapi të kthyeshme dhe të aplikueshme në lloje të ndryshme kanceri.

The post Shpresa e re për pacientët me kancer: Qelizat rikthehen në normalitet appeared first on iconstyle.al.

Gjykata shkarkon presidentin e Koresë së Jugut

4 April 2025 at 08:29

Gjykata Kushtetuese e Koresë së Jugut në mënyrë unanime mbajti në fuqi vendimin për shkarkimin e presidentit Yoon Suk Yeol për shkak të shpalljes së gjendjes së luftës, duke e larguar atë nga posti dhe duke i hapur rrugë mbajtjeve të zgjedhjeve të reja pas muajsh të trazirave politike.

Yoon, 64 vjeç, u shkarkua nga ligjvënësit për përpjekjen e tij më 3 dhjetor të vitit të kaluar për të përmbysur sundimin civil, duke dislokuar ushtarë të armatosur në parlament. Ndërkaq, në një çështje të ndarë penale, ai po ashtu është arrestuar nën akuza për kryengritje.

Miliona qytetarë në Korenë e Jugut shikuan vendimin e Gjykatës Kushtetuese që u transmetua drejtpërdrejt nga mediat.

“Duke pasur parasysh ndikimin negativ dhe pasojat e mëdha të shkeljeve kushtetuese nga ana e të paditurit… Ne e shkarkojmë presidentin Yoon Suk Yeol”, tha ushtruesi i detyrës të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Moon Hyung-bae, teksa lexoi vendimin. Pas vendimit, Yoon kërkoi falje.

Tragjedi në Korenë e Jugut! Mësuesja godet me thikë për vdekje nxënësen e saj!

By: gaze tare
11 February 2025 at 14:15

Një mësuese ka goditur për vdekje me thikë nxënësen 8-vjeçare, në një shkollë fillore në Korenë e Jugut.

Mësuesja 40-vjeçare, ka rrëfyer se ka goditur me thikë studenten në qytetin qendror të Daejeon. E mitura u gjet me plagë me thikë në katin e dytë të shkollës në orën 18:00 me orën lokale dhe u shpall e vdekur në spital.

Mësuesja u gjet pranë saj me plagë me thikë për të cilat policia dyshon se mund të jenë vetë-shkaktuar.

Presidenti në detyrë i Koresë së Jugut Choi Sang-mok urdhëroi një hetim mbi rastin dhe u kërkoi autoriteteve “të zbatojnë masat e nevojshme për të siguruar që incidente të tilla të mos ndodhin më kurrë”.

Disa vendas vendosën lule dhe një kukull në portën e shkollës, e cila u mbyll këtë të martë.

Zyra arsimore raportoi se mësuesja kishte kërkuar një leje gjashtëmujore nën pretendimet se po vuante nga depresioni, por ishte kthyer në shkollë vetëm 20 ditë më vonë pasi mjeki e kishte vlerësuar atë si të aftë për të punuar.

Gjatë kohës së saj të lirë nga puna, ajo kishte mendime vetëvrasëse, tha z. Yook, duke cituar një dëshmi që mësuesi i kishte dhënë policisë.

Disa ditë para vrasjes, mësuesja kishte shfaqur sjellje të dhunshme.

Nxënësja u raportua e zhdukur të hënën në mbrëmje, pasi shoferi i autobusit njoftoi shkollën se nuk kishte ardhur për ta marrë atë ditë.

Koreja e Jugut është një vend përgjithësisht i sigurt me ligje të rrepta për kontrollin e armëve. Por vitet e fundit, ajo është përballur me disa krime të profilit të lartë, duke përfshirë therje me thikë.

Top Channel

The post Tragjedi në Korenë e Jugut! Mësuesja godet me thikë për vdekje nxënësen e saj! appeared first on iconstyle.al.

Presidenti i Koresë së Jugut arrestohet pasi tentoi të shpallte gjendje lufte

15 January 2025 at 07:57

Lideri i shkarkuar i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, u arrestua të mërkurën për shkak të përpjekjes së tij të dështuar për të shpallur gjendje lufte, duke i dhënë fund një përballjeje disa javore me autoritetet dhe duke u bërë presidenti i parë në historinë e vendit që arrestohet.

Yoon, i cili përballet me akuza për kryengritje pas përpjekjes së tij jetëshkurtër për të shpallur gjendje ushtarake muajin e kaluar, tha se do të bashkëpunonte me hetuesit për të shmangur “derdhjen e gjakut”.

Si një ish-prokuror që udhëhoqi Partinë Konservatore të Fuqisë Popullore (PPP) drejt fitores në zgjedhjet e vitit 2022, Yoon mund të përballet me dënim me vdekje ose burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor për kryengritje.

Ai kishte tentuar ta shmangte arrestimin për javë të tëra duke qëndruar në rezidencën e tij, i mbrojtur nga anëtarët e Shërbimit të Sigurisë Presidenciale (PSS) që i kishin qëndruar besnikë.

Rojet e tij kishin vendosur tela me gjemba dhe barrikada në rezidencë, duke e kthyer objektin në atë që opozita e quajti “kështjellë”.

Yoon, i cili kishte premtuar të “luftonte deri në fund”, arriti të shmangte përpjekjen e parë për arrestimin e tij më 3 janar, pas një përballjeje të tensionuar disa orëshe midis rojeve dhe hetuesve anti-korrupsion që punonin me policinë.

Por, në orët e hershme të së mërkurës, qindra zyrtarë policorë dhe hetues nga Zyra e Hetimeve për Korrupsion rrethuan sërish rezidencën, disa duke u ngjitur mbi muret rrethuese dhe duke kaluar shtigje të fshehta për të arritur te ndërtesa kryesore.

Pas një përballjeje rreth pesë orëshe, autoritetet njoftuan se Yoon ishte arrestuar dhe lideri i shkarkuar publikoi një mesazh të regjistruar paraprakisht.

“Vendosa të përgjigjem ndaj Zyrës së Hetimeve për Korrupsion”, tha Yoon në mesazh, duke shtuar se nuk e pranonte ligjshmërinë e hetimit, por po bashkëpunonte “për të parandaluar çdo derdhje fatkeqe të gjakut”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Presidenti i Koresë së Jugut arrestohet pasi tentoi të shpallte gjendje lufte appeared first on Euronews Albania.

Koreja e Jugut synon për herë të dytë arrestimin e presidentit, Yoon Suk Yeol

14 January 2025 at 22:29

Hetuesit në Korenë e Jugut po përpiqen sërish të arrestojnë presidentin, Yoon Suk Yeol pas një përpjekjeje të dështuar në fillim të këtij muaji. Hetuesit po tentojnë sërish arrestimin pasi një gjykatë u mundësoi atyre një zgjatje të urdhrit të mëparshëm, raporton BBC.

Arrestimi pritet të kryhet me ndihmën e detektivëve veteranë të policisë, raportojnë mediat lokale.

Avokatët e Yoon kanë kritikuar planifikimin e përdorimit të oficerëve të policisë, duke thënë se kjo është një tradhti ndaj publikut.

Gjyqi për shkarkimin e Yoon, ka nisur të hënën, por përfundoi brenda katër minutave për shkak të mungesës së tij.

Blinken vizitë në Korenë e Jugut, në mes të krizës politike në vendin aleat

By: lia rda
5 January 2025 at 22:45

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, filloi të hënën një vizitë në Korenë e Jugut një vend që po përjeton një krizë politike, ku do të kërkojë në mënyrë diplomatike të inkurajojë vazhdimësinë me politikat, por jo taktikat e presidentit të vendit të shkarkuar nga parlamenti.

Zoti Blinken mbërriti në kryeqytetin e mbuluar me borë në një udhëtim që ka të ngjarë të jetë i fundit për të si kryediplomati amerikan përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump.

Ai do të takohet me homologun e tij Cho Tae-yul të hënën, në të njëjtën ditë që skadon një urdhër për arrestimin e presidentit të shkarkuar Yoon Suk Yeol, i cili u përpoq pa sukses të vendoste gjendjen e jashtëzakonshme më 3 dhjetor.

Zoti Blinken do ta vërë theksin tek përpjekjet e presidentit Joe Biden për të ndërtuar aleanca dhe do të shkojë më pas në Tokio.

Në një deklaratë, Departamenti i Shtetit nuk përmendi drejtpërdrejt krizën politike në Korenë e Jugut, por tha se zoti Blinken do të përpiqet të ruajë bashkëpunimin trepalësh me Japoninë, në kuadër të të cilit tre vendet kanë këmbyer gjerësisht informacione zbulimi për Korenë e Veriut.

Vizita e zotit Blinken vjen në një kohë ndryshimesh për të dy vendet, me kthimin e Presidentit të zgjedhur Trump në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar.

Zyrtarët amerikanë kishin thënë se nuk kishin pasur asnjë paralajmërim për vendosjen e ligjit ushtarak nga zoti Yoon. Zoti Blinken, duke iu drejtuar gazetarëve muajin e kaluar, tha se kriza tregoi forcën e institucioneve të Koresë së Jugut të konsoliduara në tre dekadat që kur ajo përqafoi demokracinë.

Pasi ndalesave në Korenë e Jugut dhe Japoni, zoti Blinken do të vizitojë Francën./voa

Vijojnë paqartësitë politike në Korenë e Jugut, protesta kundër presidentit Yoon

By: user 11
4 January 2025 at 17:52

Mijëra protestues u mblodhën në qendër të Seulit të shtunën për të kërkuar arrestimin e menjëhershëm të presidentit të shkarkuar nga parlamenti të Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol. Protestuesit dënuan vendimin e tij për të sfiduar përpjekjet e hetuesve për ta arrestuar të premten.

“Nën drejtimin e Yoon Suk Yeol, policia i shtypi protestuesit me forcë. Ndjej zemërim të madh sepse policia po tregohet kaq e pabindur duke mos zbatuar urdhrin e arrestit për të”, tha një protestues kundër presdientit Yeol.

“Shpresoj që secili prej nesh të bashkohet që vendi ynë Koreja e Jugut të lëvizë drejt një demokracie të vërtetë”, tha një tjetër.

Hetuesit e Koresë së Jugut i kërkuan përsëri Presidentit në detyrë të vendit të shtunën që të urdhërojë shërbimin e sigurisë presidenciale që të zbatojë një urdhër arresti për Presidentin e shkarkuar nga parlamenti Yoon Suk Yeol.

Agjencia kundër korrupsionit e vendit tha se i tërhoqi hetuesit e saj për shkak të shqetësimeve për sigurinë e tyre, pasi forcat e ruajtjes presidenciale nuk i lejuan ata të hynin në rezidencën e zotit Yoon për orë të tëra.

Po ashtu mbështetës të Yoon dolën në rrugë, në përkrahje të tij.

“Tani, vendi ynë po lufton kundër agjentëve kinezë dhe atyre që i nënshtrohen socializmit. Por ne do të shërohemi shpejt. Presidenti ynë, Yoon Suk Yeol është në ballë të kësaj lufte”, deklaroi një protestues pro presdientit Yeol.

“Tetë vjet më parë, ata hoqën padrejtësisht presidenten Park Geun-hye dhe tani ata po përpiqen të largojnë edhe presidentin Yoon, bazuar në akuza absurde. Nuk ka asnjë problem nëse presidenti shpalli gjendjen e jashtëzakonshme”, deklaroi një tjetër mbështetës i presdientit Yeol.

Ngjarjet e të premtes ndodhën në vazhdën e një muaji të trazuar politik që filloi me 3 dhjetor, kur presidenti Yoon, një ish prokuror konservator, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme u shfuqizua shpejt nga ligjvënësit, të cilët më vonë votuan për të shkarkuar Yoon dhe pezulluan kompetencat dhe detyrat e tij presidenciale, por vendimi përfundimtar për shkarkimin e tij tani është në duart e Gjykatës Kushtetuese e vendit. Yoon e ka mbrojtur dekretin e tij për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme si një akt të domosdoshëm qeverisjeje./ VOA

The post Vijojnë paqartësitë politike në Korenë e Jugut, protesta kundër presidentit Yoon appeared first on Lapsi.al.

Aksidenti në Korenë e Jugut, hetuesit inspektojnë dy kutitë e zeza të avionit

By: user7
31 December 2024 at 09:47

Një aksident tragjik ka ndodhur dy ditë më parë në aeroportin Muan në Korenë e Jugut. Një avion pasi bëri uljen emergjente në pistë, u përplas me një mur dhe shpërtheu në flakë. Si pasojë humbën jetë 179 viktima dhe vetëm dy anëtarë të ekuipazhit i shpëtuan tragjedisë.

Ndërkohë kanë nisur dhe hetimet lidhur me arsyet që çuan në këtë aksident tragjik. Hetuesit kanë filluar të inspektojnë dy kutitë e zeza të avionit, regjistruesin e zërit të kabinës dhe regjistruesin e të dhënave të fluturimit.

Ata kanë filluar të shkarkojnë të dhënat nga i pari, por janë ende duke ekzaminuar regjistruesin e të dhënave të fluturimit, të cilit thuhet se i mungon një lidhës kritik që do ta bëjë më të vështirë nxjerrjen e të dhënave.

Nga ana tjetër, Jeju Air do të mbajë një konferencë shtypi pas rreth një ore. Linja ajrore është kritikuar nga familjet e viktimave për mosdhënien e përditësimeve në kohë.

Aktualisht, rreth 174 viktima janë identifikuar, ndërsa pesë trupa ende po i nënshtrohen testit të ADN-së. Në të gjithë vendin, festimet e Vitit të Ri janë anuluar ose zvogëluar për shkak të respektit për viktimat dhe familjet e tyre

The post Aksidenti në Korenë e Jugut, hetuesit inspektojnë dy kutitë e zeza të avionit appeared first on Lapsi.al.

Lëshohet urdhër-arrest për Presidentin e Koresë së Jugut

By: fra nc
31 December 2024 at 08:23

Një gjykatë në Korenë e Jugut ka lëshuar një urdhër historik për arrestimin e presidentit aktual të vendit, Yoon Suk Yeol, si dhe për bastisjen e zyrës dhe rezidencës së tij. Akuzat lidhen me shpalljen jetëshkurtër të ligjit ushtarak më 3 dhjetor, që dyshohet se përbën një akt kryengritjeje.

Akuzat dhe Hetimet

Gjykata e Qarkut në Seul, në bashkëpunim me Zyrën për Hetimin e Korrupsionit për Zyrtarët e Lartë dhe autoritetet ushtarake, ka nisur hetimet për të përcaktuar ligjshmërinë e veprimeve të presidentit Yoon. Sipas ligjit korean, kryengritja është një nga akuzat që mund të çojë në dënim me vdekje ose burgim të përjetshëm.

Presidenti Yoon u pezullua nga detyra pasi Parlamenti i vendit miratoi shkarkimin e tij, duke argumentuar se shpallja e ligjit ushtarak ishte e paligjshme. Ligji ushtarak, i cili zgjati vetëm disa orë para se të rrëzohej nga Parlamenti, është i lejuar vetëm në rastet e luftës ose emergjencave të ngjashme.

Kundërshtimet e Presidentit

Yoon ka mbrojtur vendimin e tij duke e cilësuar shpalljen e ligjit ushtarak si një akt të ligjshëm dhe paralajmërues ndaj Partisë Demokratike opozitare, të cilën e akuzon për abuzim me shumicën e saj parlamentare. Avokati i tij, Yoon Kap-keun, e ka quajtur fletarrestimin “të pavlefshëm dhe jashtëligjshëm”.

Ndërkohë, shërbimi presidencial i sigurisë ka refuzuar kërkesat për kontroll të zyrës dhe rezidencës së presidentit, duke u thirrur në ligjet që mbrojnë sekretet shtetërore.

Pasojat Politike

Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë përfundimisht për shkarkimin ose kthimin në detyrë të presidentit Yoon. Ekspertët thonë se ka pak gjasa që urdhri për arrestim apo bastisje të zbatohet për sa kohë Yoon mbetet në detyrë.

Nëse presidenti nuk bashkëpunon vullnetarisht, autoritetet nuk kanë një mekanizëm të qartë për të ekzekutuar urdhrin. “Nëse Yoon nuk pranon vullnetarisht arrestimin, është e pamundur të zbatohet urdhri,” tha Choi Jin, drejtor i Institutit për Lidership Presidencial në Seul.

Kjo është hera e parë në historinë e Koresë së Jugut që një president në detyrë përballet me një fletarrestim për kryengritje, duke e vendosur vendin në një situatë të paparë kushtetuese dhe politike.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Lëshohet urdhër-arrest për Presidentin e Koresë së Jugut appeared first on Euronews Albania.

Tragjedi/ Përplasja e avionit, vetëm dy jetë të shpëtuara midis 181 pasagjerëve në bord

29 December 2024 at 15:33

Vetëm dy persona i kanë mbijetuar rrëzimit të avionit në Korenë e Jugut, thanë zyrtarët. Avioni me 181 persona në bord, teksa po tentonte të ulej, preku pistën, u kaplua nga flakët dhe më pas u përplas për një mur në Aeroportin Ndërkombëtar Muan të Koresë së Jugut. Për shkak të këtij aksidenti ajror, në këtë shtet janë shpallur shtatë ditë zie.

Dy anëtarë të ekuipazhit, një burrë dhe një grua, u shpëtuan nga pjesa e bishtit të avionit, tha zëdhënësi i zjarrfikësve në Korenë e Veriut, Lee Jung-hyun, duke shtuar se është arritur që të shuhet zjarri.

Avioni shkoi në Korenë e Jugut nga Bangkoku i Tajlandës tentoi të ulej në pistë pak pas orës 09:00, sipas kohës lokale, në aeroportin në jug të Seulit, tha Ministria jugkoreane e Transportit.

Autoritetet thanë se dy nga pasagjerët e këtij avioni ishin shtetas të Tajlandës, ndërkaq pjesa tjetër besohet se ishin nga Koreja e Jugut.

Ky është aksidenti më i rëndë ajror ku është përfshirë një kompani ajrore jugkoreane në tri dekadat e fundit.

Dy anëtarët e ekuipazhit, që i mbijetuan aksidentit, po trajtohen në spitale dhe autoritetet thanë se ata janë jashtë rrezikut për jetë.

Hetuesit po shikojnë nëse faktorët e rrëzimit të avionit mund të jenë goditjet nga zogjtë apo kushtet atmosferike, tha Lee. Agjencia e lajmeve Yonhap citoi autoritetet e aeroportit të kenë thënë se goditjet nga zogjtë mund të kenë shkaktuar mosfunksionimin e pajisjeve për uljen e avionit.

The post Tragjedi/ Përplasja e avionit, vetëm dy jetë të shpëtuara midis 181 pasagjerëve në bord appeared first on Sot News | Lajme.

Aksidenti me 179 viktima/ Koreja e Jugut shpall shtatë ditë zie kombëtare

By: user7
29 December 2024 at 14:16

Vetëm dy persona i kanë mbijetuar rrëzimit të avionit në Korenë e Jugut, thanë zyrtarët. Avioni me 181 persona në bord, teksa po tentonte të ulej, preku pistën, u kaplua nga flakët dhe më pas u përplas për një mur në Aeroportin Ndërkombëtar Muan të Koresë së Jugut. Për shkak të këtij aksidenti ajror, në këtë shtet janë shpallur shtatë ditë zie. Dy anëtarë të ekuipazhit, një burrë dhe një grua, u shpëtuan nga pjesa e bishtit të avionit, tha zëdhënësi i zjarrfikësve në Korenë e Veriut, Lee Jung-hyun, duke shtuar se është arritur që të shuhet zjarri.

Avioni shkoi në Korenë e Jugut nga Bangkoku i Tajlandës tentoi të ulej në pistë pak pas orës 09:00, sipas kohës lokale, në aeroportin në jug të Seulit, tha Ministria jugkoreane e Transportit. Autoritetet thanë se dy nga pasagjerët e këtij avioni ishin shtetas të Tajlandës, ndërkaq pjesa tjetër besohet se ishin nga Koreja e Jugut.

Ky është aksidenti më i rëndë ajror ku është përfshirë një kompani ajrore jugkoreane në tri dekadat e fundit. Në videot e publikuara në rrjetet sociale mund të shihej avioni i llojit Boeing 737-800 duke rrëshqitur në pistë dhe nuk dukej se ka pajisje për ulje, para se të përplasej në një mur dhe të shpërthejë në flakë.

Dy anëtarët e ekuipazhit, që i mbijetuan aksidentit, po trajtohen në spitale dhe autoritetet thanë se ata janë jashtë rrezikut për jetë. Disa orë pas rrëzimit, familjarët e pasagjerëve u mblodhën në aeroport, teksa atyre u janë dhënë letra që të shkruajnë detaje për familjarët e tyre. Ky është aksidenti më i rëndë ajror ku është përfshirë një kompani jugkoreane që nga viti 1997, kur një avion i Korean Air u rrëzua në Guam, duke lënë të vrarë më shumë se 200 persona.

Hetuesit po shikojnë nëse faktorët e rrëzimit të avionit mund të jenë goditjet nga zogjtë apo kushtet atmosferike, tha Lee. Agjencia e lajmeve Yonhap citoi autoritetet e aeroportit të kenë thënë se goditjet nga zogjtë mund të kenë shkaktuar mosfunksionimin e pajisjeve për uljen e avionit.

Kulla e Kontrollit kishte lëshuar një paralajmërim për goditje nga zogjtë pak pasi pilotët shpallën emergjencë brenda fluturakes, tha një zyrtar i Ministrisë së Transportit, duke mos specifikuar nëse avioni ishte goitur nga zogjtë. Pothuajse një minutë pasi pilotët njoftuan për situatën, ata nisën përpjekjen e tyre të dështuar për t’u ulur, tha zyrtari. Agjencia News1 raportoi se një pasagjer i kishte dërguar mesazh një familjari të tij, duke thënë se një zog kishte goditur krahun e avionit.

Avioni Boeing 737-800, që operohej nga Jeju Air, ishte prodhuar më 2009. Shefi ekzekutiv i Jeju Air kërkoi falje për aksidentin dhe gjatë një adresimi televiziv ai u përkul për të shprehur keqardhje. Ai tha se ende nuk dihet shkaku i rrëzimit, duke shtuar se fluturakja nuk kishte pasur asnjë aksident të mëparshëm dhe nuk kishte tregues se kishte ndonjë problem në avion dhe tha se do të bashkëpunojë me autoritetet për hetimet.

Kur avioni u largua nga aeroporti i Bangkokut, Suvarnabhumi, nuk ishte raportuar për kushte anormale, tha presidenti i aeroporteve të Tajlandës, Kerati Kijmanawat. E themeluar më 2005, kompania Jeju Air është një kompani ajrore me kosto të ulët që operon në rrugët ndërkombëtare për në Japoni, Tajlandë dhe Filipine, si dhe kryen fluturime të shumta brenda Koresë së Jugut./REL

The post Aksidenti me 179 viktima/ Koreja e Jugut shpall shtatë ditë zie kombëtare appeared first on Lapsi.al.

174 viktima/ Rritet bilanci i përplasjes së avionit në Kore të Jugut

By: user7
29 December 2024 at 11:10

Koreja e Jugut ka përjetuar sot aksidentin më tragjik të aviacionit prej shumë vitesh, pasi një Boeing 737-8AS me rreth 181 persona në bord, teksa po bënte uljen u përplas me një mur dhe shpërtheu në zjarr.

Numri i viktimave sipas Sky News, ka shkuar në 174. Ndërkohë ende nuk është konfirmuar me siguri shkaku që solli aksidentin e rëndë. Më herët u bë e ditur, se janë gjetur kutia e zezë dhe të dhënat e fluturimit, por ende po kërkohet pajisja që regjistron bisedat në kabinë.

Shkaktuar nga përplasja me zogjtë në fluturim

Deri më tani, teoria kryesore është se avioni u përplas me zogjtë në fluturim, duke shkaktuar një mosfunksionim në sistemin e rrotave. Kjo teori thuhet se u konfirmua nga një prej të mbijetuarve, i cili thuhet se u tha shpëtimtarëve se me të vërtetë kishte pasur një përplasje me zogj. “Tymi doli nga motorët dhe më pas pati një shpërthim,” u citua të thoshte stjuardesa e shpëtuar, e cila është një nga dy të mbijetuarit.

Stjuardesa tjetër është shprehur nga spitali se nuk mbante mend asgjë çfarë kishte ndodhur “Kisha vendosur rripin para uljes, mendova se avioni u ul, por nuk mbaj mend asgjë pas kësaj”, është shprehur 33-vjeçarja, e cila ka mbetur e plagosur në shpatullën e majtë dhe ka goditur edhe kokën.

Ministria e Transportit e Koresë së Jugut tha se kulla e kontrollit u kishte dërguar një mesazh paralajmërues pilotëve të aeroplanit për rrezikun e një goditjeje nga zogjtë përpara rrëzimit.

Avioni kishte pasur probleme edhe dy ditë më parë

Megjithëse shefi operativ i Jeju Air pretendoi në një intervistë për shtyp se avioni fatal nuk kishte histori aksidentesh dhe se provat e hershme nuk treguan dëme, dy ditë më parë një pasagjer që udhëtoi me të njëjtin Boeing tha, sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, se motorët e tij ishin fikur ndërsa po ngrihej nga pista.

“Isha në të njëjtin aeroplan dhe motorët e tij u fikën disa herë,” tha pasagjeri në fluturimin 7C2216 i cili u ngrit nga aeroporti Mueang me destinacion Bangkok.

“Unë fola me ekuipazhin dhe ata thanë se nuk kishte asnjë problem,” shtoi ai. Një tjetër pasagjer në të njëjtin fluturim shprehu gjithashtu shqetësimin e tij, duke shtuar se ngritja përfundimtare ishte një orë me vonesë për shkak të problemeve me aeroportin.

Ndërkohë ministeri i Infrastrukturës, Tokës dhe Transportit, Park Sang-woo është shprehur në një konferencë se hetimi mbi atë që shkaktoi rrëzimin e avionit të Koresë së Jugut mund të zgjasë deri në tre vjet. Duke marrë parasysh se avioni është prodhuar jashtë Koresë së Jugut, hetuesit do të duhet të konsultohen me prodhuesit e pjesëve kryesore të avionit, gjë që mund të nënkuptojë se hetimi kërkon një kohë të gjatë, sipas ministrit.

The post 174 viktima/ Rritet bilanci i përplasjes së avionit në Kore të Jugut appeared first on Lapsi.al.

Bosi i kriptomonedhave nga Korea e Jugut do esktradohet nga Mali i Zi në SHBA

27 December 2024 at 18:33

Sipërmarrësi i kriptomonedhave koreano-jugore Do Kwon do të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara nga Mali i Zi për shkak të kolapsit të dy argumenteve dixhitale – TerraUSD dhe Luna.

Për muaj të tërë, SHBA-ja dhe Koreja e Jugut kanë kërkuar ekstradimin e Kwon-it, duke pretenduar se mashtrimi çoi në dështimin e kompanisë pas argumenteve, të cilat thithën rreth 40 miliardë nga investitorët dhe tronditën tregjet globale të kriptove.

Mali i Zi nuk ka traktate ekstradimi me SHBA-në apo Korenë e Jugut, ndaj çështja duhej të luftohej në gjykata. Vendimi shënon fundin e më shumë se 18 muajve të vendimeve dhe anulimeve.

Ministri i Drejtësisë, Bojan Bozovic, ka nxjerrë një vendim me të cilin aprovohet ekstradimi i të akuzuarit Kwon Do Hyung në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

“U konstatua se shumica e kritereve të përcaktuara me ligj favorizojnë kërkesën për ekstradim nga autoritetet kompetente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në deklaratë.

Ai shtoi se Kwon kishte pranuar të ekstradohej si në Korenë e Jugut ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara.

Në shkurt, rregullatorët amerikanë akuzuan Kwon dhe kompaninë e tij Terraform Labs për “orkestrimin e një mashtrimi shumë miliardë dollarësh të letrave me vlerë të aseteve kripto”.

“Ne pretendojmë se Terraform dhe Do Kwon nuk arritën t’i ofrojnë publikut një zbulim të plotë, të drejtë dhe të vërtetë siç kërkohet për një mori letrash me vlerë të aseteve kripto, veçanërisht për Luna dhe TerraUSD,” kryetari i Komisionit të Sigurimeve dhe Shkëmbimeve të SHBA (SEC) Gary Gensler. thuhet në një deklaratë të asaj kohe.

Shtetet e Bashkuara pretenduan se Kwon pretendonte në mënyrë të përsëritur se argumentet do të rriteshin në vlerë dhe mashtronte investitorët në lidhje me stabilitetin e TerraUSD.

Pavarësisht nga miliarda investime, TerraUSD dhe Luna hynë në një spirale vdekjeje në maj 2022.

Ajo shkaktoi një shitje në kriptovalutat e tjera kryesore, përfshirë Bitcoin.

Në shtator 2022, Interpoli lëshoi ​​një urdhër “njoftimi të kuq” për arrestimin e Kwon. Ai ishte në Singapor përpara se biznesi i tij të rrëzohej dhe u arratis në Serbi përpara se të merrej në Mal të Zi.

Kwon u arrestua në mars 2023 teksa tentoi të hipte në një fluturim për në Dubai në aeroportin e Podgoricës, në kryeqytetin e Malit të Zi.

Në qershor 2023, ai u dënua me katër muaj burg në Mal të Zi pasi u shpall fajtor për falsifikim dokumentesh zyrtare.

Ish-oficeri i financave të Terraform Labs, Hon Chang-joon, u ekstradua në Korenë e Jugut në shkurt, pasi kreu katër muaj burg në Mal të Zi për akuza për mashtrim.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Bosi i kriptomonedhave nga Korea e Jugut do esktradohet nga Mali i Zi në SHBA appeared first on Euronews Albania.

Presidenti i Koresë së Jugut mohon akuzat për kryengritje

17 December 2024 at 10:36

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, i cili është pezulluar nga ushtrimi i kompetencave pasi Parlamenti votoi për shkarkimin e tij, mohon akuzat për kryengritje, por është i gatshëm të bashkëpunojë me hetimin, raporton agjencia e lajmeve Yonhap, duke cituar avokatët e Yoon.

“Presidenti do të paraqesë qëndrimin e tij në mënyrë të qartë dhe të drejtë në gjykatë. Ne nuk jemi të sigurt nëse seancat e shkarkimit do të jenë të hapura për publikun, por nëse janë, kjo është ajo që presidenti synon të bëjë,” tha një nga avokatët.

Yoon është i dyshuar për kryengrite nga Policia dhe Prokuroria.

Ligji i Koresë së Jugut lejon ndjekjen penale të një presidenti në detyrë për këtë akuzë.

“Hetimi për çështjen e kryengritjes dhe seancat e shkarkimit janë dy çështje të ndara; dy ekipe të ndryshme ligjore do të trajtojnë secilin”, tha avokati.

Avokati i presidentit nuk mund të konfirmonte nëse Yoon do të merrte pjesë në pyetjen nga prokurorët më 21 dhjetor.

Presidenti nuk u paraqit për t’u marrë në pyetje më 15 dhjetor.

Avokati theksoi se nuk kishte baza ligjore për rastin e kryengritjes, pasi presidenti nuk kishte tentuar të merrte pushtetin.

Sipas avokatit, nuk ka pasur incidente pas shpalljes së ligjit ushtarak afatshkurtër që mund të lidhej me kryengritje.

Më 14 dhjetor, Parlamenti i Koresë së Jugut votoi për të fajësuar Yoon për vendimin e tij për të shpallur ligjin ushtarak, i cili u pa si shkelje e Kushtetutës së vendit.

Gjykata Kushtetuese tani duhet të vendosë nëse do të mbështesë mocionin e shkarkimit ose do të rivendosë presidentin.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Presidenti i Koresë së Jugut mohon akuzat për kryengritje appeared first on Euronews Albania.

Koreja e Jugut/ Deklaratat e para të Presidentit Yoon pas rrëzimit të tij

By: lia rda
14 December 2024 at 11:39

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, parlamenti i të cilit votoi për largimin e tij, deklaroi se ai “po pezullon përkohësisht rrugëtimin e tij”.

“Edhe pse po ndalem tani për tani, rrugëtimi drejt së ardhmes që kam bërë gjatë dy viteve e gjysmë nuk duhet të ndalet kurrë. Unë kurrë nuk do të dorëzohem. Unë do t’i marr seriozisht kritikat, lavdërimet dhe mbështetjen tuaj dhe do të bëj më të mirën për vendin deri në fund”.

Sipas raporteve të mediave, parlamenti ia dorëzoi Gjykatës Kushtetuese dhe zyrës së presidentit të Koresë së Jugut njoftimin e votimit të mbajtur për të fajësuar Yun.

Gjykata Kushtetuese do të vendosë nëse do të miratojë apo jo përfundimisht shkarkimin e Yun, ndërkohë që dërgimi i rezultatit të votimit në zyrën e Yun shënon pezullimin e pushtetit të tij si president. Kryeministri Han Duk-soo do të veprojë si president i përkohshëm i vendit./abcnews.al

Seul, ministri i Mbrojtjes nën arrest për rolin e tij në shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

By: lia rda
10 December 2024 at 21:14

Ish ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, Kim Yong Hyun, u arrestua zyrtarisht të mërkurën lidhur me dyshimet për bashkëpunim me presidentin Yoon Suk Yeol dhe të tjerë në shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme javën e kaluar, ndërsa autoritetet po hetojnë nëse veprimet e tyre përbëjnë rebelim.

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, e para në më shumë se 40 vjet, zgjati rreth gjashtë orë, por ka shkaktuar reagime dhe protesta të mëdha në vend. Yoon dhe bashkëpunëtorët e tij përballen me hetime penale dhe përpjekje për shkarkim. Ministria e Drejtësisë i ka ndaluar zotit Yoon dhe tetë të tjerëve të largohen nga vendi pasi autoritetet i shohin ata si të dyshuar kryesorë në çështjen e ligjit ushtarak. Kjo është hera e parë që një president në detyrë në Korenë e Jugut merr një ndalim udhëtimi.

Gjykata Qendrore e Seulit tha se miratoi një urdhër-arresti për ish-ministrin e Mbrojtjes Kim Yong Hyun bazuar në akuzat për rebelim dhe shpërdorim detyre.

Zoti Kim ishte mbajtur në paraburgim që të dielën. Prokurorët kanë deri në 20 ditë për të vendosur për këtë çështje. Ligji parashikon në maksimum dënim me vdekje për personat e shpallur fajtor për akuzat për rebelim.

Zoti Kim është personi i parë i arrestuar për këtë rast. Ai është akuzuar për rekomandim të ligjit ushtarak para Presidentit Yoon dhe dërgimin e trupave në Asamblenë Kombëtare për të bllokuar përpjekjet e ligjvënësve për të votuar për këtë masë.

Përfundimisht një numër i mjaftueshëm i ligjvënësve arritën të hynin në parlament dhe njëzëri hodhën poshtë dekretin e Presidentit Yoon, duke e detyruar kabinetin e tij ta anulonte dekretin për gjendjen e jashtëzakonshme disa orë pas shpalljes së saj më 4 dhjetor.

Ministri i mbrojtjes Kim tha përmes një deklarate të martën se kërkonte falje për shkaktimin e ankthit dhe shqetësimit të madh”. Ai tha se e gjithë përgjegjësia për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme i takon vetëm atij dhe u lut për trajtim të mirë të ushtarëve të dislokuar për zbatimin e vendimit për gjendjen e jashtëzakonshme, duke thënë se ata thjeshtë po zbatonin urdhërat.

Parlamenti i kontrolluar nga opozita miratoi një projekt-ligj të martën për të emëruar një prokuror të posaçëm të pavarur për të hetuar Presidentin Yoon dhe zyrtarë të tjerë të lartë ushtarakë mbi shpalljen e jashtëzakonshme.

Partitë e opozitës dhe shumë ekspertë thonë se dekreti për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme ishte antikushtetues. Ata thonë se me ligj presidentit i lejohet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme vetëm në “kohë lufte” apo emergjenca të tjera kombëtare” dhe se Koreja e Jugut nuk ishte në një situatë të tillë.

Një mocion për shkarkim ndaj Presidentit të Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol në parlament dështoi të shtunën pasi anëtarët e partisë së tij bojkotuan votimin./voa

❌
❌