Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Pilula kontraceptive për meshkuj kalon me sukses provën e parë te njerëzit!

By: gaze tare
29 July 2025 at 08:57

Një pilulë e re për kontrollin e lindjeve te meshkujt po jep rezultate premtuese dhe pjesa më e mirë? Nuk ndikon fare në hormonet!

Quhet YCT-529 dhe është zhvilluar nga YourChoice Therapeutics. Kjo pilulë sapo ka kaluar me sukses testin e parë të sigurisë te njerëzit. Në vend që të ndryshojë nivelin e testosteronit, ajo synon një proteinë kyçe për prodhimin e spermës (retinoic acid receptor alpha).

Testuar më parë te minjtë dhe primatët, ajo shkakton infertilitet të përkohshëm brenda disa javësh dhe ishte 99% efektive në parandalimin e shtatzënisë.

Për shkak se nuk prek hormonet, pritet të ketë shumë më pak efekte anësore krahasuar me alternativat e mëparshme. Ky mund të jetë game-changer-i që është pritur prej kohësh.

The post Pilula kontraceptive për meshkuj kalon me sukses provën e parë te njerëzit! appeared first on iconstyle.al.

Mban erë të pakëndshme dhe lulëzon vetëm një herë në disa vite: Lulja më e madhe në botë ndodhet në Berlin

23 July 2025 at 19:53

Lulja që mashtron insektet me erën e saj të rëndë për t’u pllenuar

E ardhur nga pyjet tropikale të shiut në Sumatra, Indonezi, lulja “Titan arum” mund të arrijë mbi tre metra lartësi, duke e bërë atë lulen më të madhe në botë. Por nuk është vetëm madhësia ajo që e bën këtë bimë kaq spektakolare – ajo lulëzon jashtëzakonisht rrallë dhe lulëzimi zgjat vetëm tre ditë. Ditën e parë të lulëzimit, bima lëshon një erë të fortë që i ngjan mishit të kalbur. Ky aromë tërheq insekte që ushqehen në mishin e kalbur dhe pikërisht ato ndihmojnë në pllenimin e lules.

Çfarë është Titan arum?

Titan arum u përshkrua shkencërisht për herë të parë në vitin 1878 nga botanisti italian Odoardo Beccari. Meqë në natyrë rritet vetëm në Sumatra, ekzistenca e saj është e rrezikuar për shkak të shkatërrimit të pyjeve tropikale.

Titan arum lulëzon gjatë natës. Ky proces fillon pasdite, kur struktura gjethore gjigante në bazë të bimës, e quajtur spata, hapet ngadalë duke zbuluar majën qendrore të lartë, të njohur si spadiks. Në mbrëmje, bima është në lulëzim të plotë. Natën e parë, Titan arum lëshon një aromë intensive që i ngjan mishit të kalbur. Kjo aromë e fortë zbehet natën e dytë, ndërsa spata fillon të mbyllet gradualisht. Ditën e tretë lulëzimi përfundon, pasi lulja nis të vyshket dhe të kalbet. Pas këtij cikli, bima hyn në një fazë pushimi. Më pas zhvillon një gjethe gjigante që mund të arrijë disa metra dhe ngjan me një pemë të vogël. Kjo gjethe grumbullon energji për dy vite, para se të vyshket përsëri, transmeton Telegrafi.

Era e pakëndshme

Era karakteristike e Titan arum ka një rol të rëndësishëm në strategjinë e saj të pllenimit. Bima lëshon aromën e një kafshe të dekompozuar për të tërhequr insekte që zakonisht kërkojnë mish të kalbur si një vend për të hedhur vezë. Por, në vend se të gjejnë një vend të përshtatshëm për vezë, këto insekte futen brenda strukturës së lules dhe pa e kuptuar ndihmojnë në pllenim. Natën e parë të lulëzimit, vetëm lulet femërore, të fshehura thellë brenda kurorës së lules, janë gati të marrin polenin. Natën e dytë, hapen lulet mashkullore dhe lëshojnë polenin.

E rrallë dhe e rrezikuar

Titan arum (Amorphophallus titanum) është një bimë shumëvjeçare që i përket familjes Araceae. Ajo formon një rizomë nëntokësore që mund të arrijë deri në 100 kg peshë. Kur rizoma arrin madhësinë e duhur, gjë që mund të zgjasë disa vite, bima zhvillon lulëzimin, një grup lulesh mbi një kërcell që mund të arrijë deri në tre metra lartësi. Libri i Rekordeve Guinness i ka dhënë lulëzimit të Titan arum titullin “lulja më e lartë në botë”.

Kjo bimë gjendet në serën me begonja në Kopshtin Botanik të Berlinit, ku temperatura mesatare është 30 gradë Celsius dhe lagështia arrin 80%. Megjithëse këto kushte janë ideale për bimën, për vizitorët mund të jenë sfiduese dhe të pakëndshme, për shkak të nxehtësisë së lartë dhe aromës së rëndë.

/Telegrafi/

 

The post Mban erë të pakëndshme dhe lulëzon vetëm një herë në disa vite: Lulja më e madhe në botë ndodhet në Berlin appeared first on Telegrafi.

Një lule rigjallet pas 32,000 vitesh, shkenca sfidon kohën

By: gaze tare
8 July 2025 at 20:12

Shkencëtarët rusë kanë rigjallëruar me sukses një lule të lashtë që kishte qenë e ngrirë për 32,000 vjet në Siberi. Bëhet fjalë për Silene stenophylla, e cila tani mban rekordin si organizmi më i vjetër i rigjeneruar ndonjëherë.

Farat u gjetën në një strofull të ngrirë të një ketri të Epokës së Akullnajave, pranë lumit Kolyma, së bashku me mbetje mamuthësh dhe bizonësh. Meqë farat e pjekura nuk mbinën, studiuesit përdorën teknikën e kulturës së indeve dhe rritën bimë të reja nga frutat e papjekura.

Rezultati? Lule të bardha, të shëndetshme dhe me 100% sukses mbirjeje, duke e tejkaluar edhe versionin modern të bimës.

Një detaj kurioz: petalet e bimës së lashtë ishin më të gjata dhe më të shpërndara, ndoshta një tipar i humbur nga një botë më e ftohtë.

Një provë se natyra dhe koha kanë ende shumë për të na zbuluar.

The post Një lule rigjallet pas 32,000 vitesh, shkenca sfidon kohën appeared first on iconstyle.al.

Si t’i jepni një pilulë maces suaj (pa dalë të dy të traumatizuar)

By: gaze tare
30 June 2025 at 09:48

T’i japësh ilaçe një maceje nuk është gjithmonë e lehtë, por me pak durim dhe disa metoda të thjeshta, mund ta bëni procesin më të butë, si për ju, ashtu edhe për macen tuaj.

1. Fsheheni në ushqim

Nëse veterineri ju lejon, mund ta fshihni pilulën në një ushqim që macja e pëlqen shumë – si paste për mace, mus, djathë krem, pak gjalpë apo mish të butë. Sigurohuni që e ka gëlltitur vërtet pilulën, pasi macet dinë ta nxjerrin pa e kuptuar.

2. Përdorni trajtime speciale

Në dyqanet për kafshë ka trajtime të veçanta që shërbejnë për të fshehur pilulat. Kanë shije të forta dhe shpesh merren me kënaqësi nga macet.

3. Jepeni me dorë

Nëse pilula nuk mund të jepet me ushqim, mund t’ia vendosni drejtpërdrejt në gojë. Mbështilleni macen me një peshqir për ta mbajtur të qetë, hapni me kujdes gojën dhe vendoseni pilulën sa më thellë. Mbylleni gojën dhe përkëdhelni nën mjekër derisa të gëlltisë.

4. Zgjidhni pilula me shije

Disa ilaçe vijnë me shije mishi apo peshku, që macet i hanë si trajtim. Pyesni veterinerin nëse ekziston kjo mundësi.

Mos harroni: gjithmonë këshillohuni me veterinerin për mënyrën e duhur të përdorimit të ilaçit.

The post Si t’i jepni një pilulë maces suaj (pa dalë të dy të traumatizuar) appeared first on iconstyle.al.

Bima që nuk njeh kufij: lulëzon nga qershori deri në tetor, edhe në zhavorr dhe pa ujitje

12 June 2025 at 01:49

A jeni në kërkim të një bime që kërkon kujdes minimal dhe lulëzon gjatë gjithë verës? Nëse po, atëherë zgjidhja ideale është lulja gaura

Gaura është një bimë nga familja e Onagraceae, e njohur për qëndrueshmërinë e saj të jashtëzakonshme. Ajo lulëzon edhe në kushte ku shumica e bimëve të tjera nuk mbijetojnë, në tokë shkëmbore, pa ujitje të rregullt dhe magjeps me pamjen e saj delikate dhe lulet shumëngjyrëshe që çelin javë pas jave.

E quajtur ndryshe “bima flutur”, gaura është një shumëvjeçare vendase në Teksas dhe Luiziana. Në habitatin e saj natyror, ajo rritet në zona të thata, shkëmbore dhe me ekspozim të plotë në diell, gjë që shpjegon edhe tolerancën e saj të jashtëzakonshme ndaj thatësirës dhe tokave të varfra.

Çfarë e bën gaurën kaq elastike?

Forca e saj qëndron te përshtatjet natyrore që e bëjnë një kampione të mbijetesës. Rrënja e thellë deri në 1.5 metra, i mundëson të thithë ujë nga shtresat e thella të tokës, edhe në mungesë të reshjeve.

Gjethet me pushë të imta reduktojnë avullimin dhe ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë. Gaura është po ashtu jashtëzakonisht rezistente ndaj temperaturave të ulëta – disa varietete mbijetojnë edhe deri në -15°C.

Ndryshe nga shumica e bimëve dekorative, gaura nuk kërkon tokë të pasur me lëndë ushqyese. Kjo e bën atë të përsosur për kopshte me zhavorr, kopshte shkëmbore apo edhe zona përgjatë rrugëve, ku pak bimë mund të mbijetojnë.

Ajo që e bën gaurën veçanërisht tërheqëse është lulëzimi i saj i zgjatur: nga qershori deri në tetor dhe shpesh deri në ngricën e parë, ajo prodhon vazhdimisht lule të reja, zakonisht të bardha ose rozë, varësisht nga varieteti. Kur fryn era, lulet lëkunden lehtas, duke krijuar pamjen e një tufe fluturash në ajër – nga kjo vjen edhe nofka e saj, transmeton Telegrafi.

shutterstock

Si të mbillni dhe të kujdeseni për gaurën

Gaura kërkon shumë dritë, sa më shumë diell, aq më mirë. Ajo preferon tokë të thatë dhe të kulluar mirë. Lagështia e tepërt është armiku i saj kryesor, veçanërisht gjatë dimrit, pasi mund të çojë në kalbjen e rrënjëve.

Për këtë arsye, ajo është ideale për t’u mbjellë në vazo të thella, në shtretër me zhavorr apo në toka ku uji nuk qëndron gjatë. Koha më e mirë për mbjellje është pranvera ose fillimi i vjeshtës.

Për mbjellje, hapni një gropë pak më të madhe se rrënjët e bimës. Në fund shtoni pak rërë ose zhavorr për të përmirësuar drenazhin. Vendoseni bimën në të njëjtën thellësi si në vazon origjinale, dhe ujiteni vetëm herën e parë – më pas, gaura do të mbështetet në reshje natyrore.

Krasitja bëhet një herë në vit, në fund të dimrit: prisni kërcejtë e tharë rreth 10 cm mbi tokë. Me këtë lloj kujdesi, gaura mund të zgjasë deri në dhjetë vjet, e madje edhe më shumë nëse rritet në vazo dhe ruhen kushtet optimale.

Qoftë nëse jeni fillestar në kopshtari, keni pak kohë për kujdes të rregullt, apo thjesht dëshironi një kopsht që lulëzon vetvetiu, gaura është aleati juaj i përkryer. Në një botë ku koha dhe burimet janë gjithnjë e më të kufizuara, kjo bimë përfaqëson kopshtarinë e së ardhmes: e bukur, rezistente dhe bujare. /Telegrafi/

 

The post Bima që nuk njeh kufij: lulëzon nga qershori deri në tetor, edhe në zhavorr dhe pa ujitje appeared first on Telegrafi.

Mbillni këtë bimë: Largon mushkonjat dhe nxit pasionin në çift!

2 June 2025 at 17:20

Kumaku konsiderohen me të drejtë ndër bimët më të dobishme për kopshte dhe tarraca. Modeste në kërkesa dhe luksoze në pamje, ato shpërblejnë çdo pamje me lulëzim të harlisur dhe të qëndrueshëm

Kumaku (latinisht: Tagetes) mund të jetë njëvjeçare ose shumëvjeçare, i përket familjes së lulediellit dhe dimensionet, struktura dhe ngjyrat e tyre ndryshojnë.

Është me origjinë nga Amerika e Veriut dhe e Jugut, por falë përshtatshmërisë së tij, ka pushtuar kopshte në të gjithë botën.

Një emër që daton që nga mitet e lashta

Emri latin Tagetes vjen nga Tages, themeluesi mitik i fesë etruske, i cili, sipas legjendës, lindi duke lëruar tokën. Ky emër simbolik pasqyron lehtësinë me të cilën kumaku mbin dhe lulëzon, vit pas viti.

Në botën anglishtfolëse, lulet e tij quhen “marigold” – “ari i Marisë”, për nder të Nënës së Zotit, një emër që e ndajnë me marigoldin evropian (Calendula officinalis). Në gjuhën tonë, përveç kumak, mund ta gjeni edhe me emrat verdhushkë, nargjileçkë.

Kumaku përmban komponime që veprojnë si insekticide natyrale. Ekstrakti i etanolit i luleve të tyre është provuar të jetë veçanërisht efektiv kundër mushkonjës së etheve të verdha (Aedes aegypti), një bartëse e sëmundjeve të rënda infektive si ethet dengue dhe zika, chikungunya dhe ethet e verdha, transmeton Telegrafi.

Një simbol i pasionit, pasurisë dhe frymëzimit

Për shkak të ngjyrave të tyre të ngrohta dhe të zjarrta, kalendula tradicionalisht shoqërohen me pasionin. Besohet se prania e tyre në shtëpi inkurajon afërsinë dhe dashurinë midis partnerëve, dhe se ato ndihmojnë në ruajtjen e flakës në marrëdhënie.

Gjithashtu, kumakut i atribuohet fuqia e frymëzimit – ajo shpesh u rekomandohen atyre që merren me profesione krijuese. Simbolikisht, ato konsideroheshin edhe bimë që thërrasin prosperitet, prandaj vazot me këtë lule shpesh vendosen në disa vende në shtëpi.

Pozicioni

Kumaku pëlqen më shumë diellin direkt. Sa më shumë dritë – aq më shumë lule dhe gjethe. Nuk i pëlqen të ftohtit dhe lulëzon më mirë në një klimë të moderuar dhe të thatë, megjithëse përshtatet mirë me nivele të ndryshme të lagështisë së ajrit.

Toka

Rritet në pothuajse çdo tokë, por më shumë i pëlqen me një vlerë pH midis 6 dhe 7. Nuk kërkon tokë të pasur – edhe në kushte më të këqija lulëzon pa probleme.

Ujitja

Gjatë javëve të para pas mbjelljes, kumaku duhet të ujitet rregullisht – veçanërisht në ditët e ngrohta dhe të thata. Pasi të zhvillojë një sistem rrënjor, bëhet më tolerante ndaj thatësirës, por do të lulëzojë më mirë me lotim një herë në javë.

Plehërimi

Pothuajse nuk ka nevojë për pleh, përveç rasteve kur rritet në një vend jashtëzakonisht të varfër.

Krasitja

Heqja e rregullt e gjetheve dhe sythave të vyshkur ose të dëmtuar zgjat ndjeshëm lulëzimin. Kjo praktikë e thjeshtë bën mrekulli për shëndetin dhe pamjen e bimës.

Një lule që zgjat deri në ngrica

Kumaku mund të lulëzojë nga fillimi i verës deri në ngricat e para. Gjatë ditëve më të nxehta, lulëzimi mund të ulet pak, por sapo temperaturat të stabilizohen – ajo kthehet në lavdi të plotë.

Shkurt, kalendula është një bimë që nuk ka nevojë për shumë për të dhënë shumë – si bukuri, simbolikë dhe dobi. Jepjani atyre që e kërkojnë. Mund të largojë jo vetëm mushkonjat, por edhe energjinë e keqe nga jeta. /Telegrafi/

The post Mbillni këtë bimë: Largon mushkonjat dhe nxit pasionin në çift! appeared first on Telegrafi.

Prekëse/ Shokët vendosin qirinj dhe lule në vendin ku humbën jetën dy adoleshentët në Vlorë: Na dhemb shpirti

2 June 2025 at 14:49

Heshtja mbizotëroi mëngjesin e sotëm ambientet e shkollës industriale në Vlorë.

Kjo pasi dy të rinj, nxënës të kësaj shkolle, ditën e djeshme humbën jetën tragjikisht në një aksident me motor, duke tronditur thellë familjet, shokët dhe mbarë komunitetin.

Në vendin ku ndodhi ngjarja e rëndë, shokët e klasës janë mbledhur për të vendosur lule të bardha, qirinj dhe për të lënë mesazhe të shkruara me lot në letër.

“Na dhemb shpirti, nuk e besojmë që nuk do t’i shohim më,” thotë një prej shokëve të klasës, me sytë e skuqur nga të qarët.

“Ishim gjithmonë bashkë, në shkollë, pas mësimit”, thanë ata.

The post Prekëse/ Shokët vendosin qirinj dhe lule në vendin ku humbën jetën dy adoleshentët në Vlorë: Na dhemb shpirti appeared first on Sot News | Lajme.

Java e farave të luleve dhe bimëve në Megatek – Zbulo gjithçka mbi mbjelljen, ushqimin dhe kujdesin ndaj bimëve tuaja

By: A R
8 April 2025 at 18:00

Java e Farave të Luleve dhe Bimëve në Megatek është një mundësi e shkëlqyer për të zbuluar botën e gjelbërimit përreth jush dhe për të kthyer çdo hapësirë në një oaz lulesh dhe bimesh dekorative apo ushqimore. Në këtë periudhë të dedikuar për pasionin e kopshtarisë, në Megatek do të gjeni informacion të detajuar mbi llojet e farave që mund të përdorni, mënyrën më të mirë të mbjelljes së tyre, si dhe kujdesin që duhet të tregoni për t’u siguruar që çdo bimë rritet e fortë dhe e shëndetshme.

Mbi 5.000 lloje lulesh dhe bimësh nga 27 vende të ndryshme të botës sjellin një eksplozion ngjyrash dhe aromash në Megatek, duke krijuar një parajsë të vërtetë për adhuruesit e natyrës dhe kopshtarisë. Nga koleksionet më të rralla të luleve dhe pemëve, deri te bimët më të dashura për çdo ambient, gjithçka mund të gjendet në këtë oaz të gjelbër të jashtëzakonshëm, nën një ndriçim tërësisht natyral. Por kjo nuk është e gjitha – Megatek ofron mbi 10.000 lloje vazosh dhe elementë dekorativë, që do t’i japin një stil unik çdo këndi të gjelbër që krijoni.

Qoftë për ballkonin apo për kopshtin tuaj, këto fara janë të përzgjedhura me kujdes për të përshtatur klimën dhe mjedisin vendas. Për të filluar mbjelljen, nevojitet dhe i pasur dhe cilësor si humusi, ndërsa për fazën e parë të filizimit, rekomandohet mbjellja në vazo të vogla apo kubikë, për të kontrolluar më mirë lagështinë dhe ndriçimin. Fara duhet mbjellë pak nën sipërfaqe dheu, ndërsa ushqimi i humusit mjafton për ditët e para të rritjes – pa nevojë për pleh shtesë. Sigurohuni që dheu të jetë gjithmonë i njomë me ujë për të nxitur zhvillimin e sythit të parë. Etiketat prej bambuje janë një zgjidhje praktike për të identifikuar bimët në mënyrë të organizuar.

Kur bima ka arritur mjaftueshëm zhvillim për të përballuar transferimin, është koha për mbjelljen në vazo më të madhe apo direkt në tokë. Gropa e mbjelljes duhet të jetë në përputhje me madhësinë e bimës, ndërsa një dozë ushqyesish është thelbësore për ta ndihmuar atë të përshtatet dhe të vazhdojë të rritet me ritëm të shëndetshëm. Mos harroni të ujitni menjëherë pas mbjelljes dhe të kontrolloni lagështinë e tokës rregullisht.

Për të mbrojtur lulet dhe bimët tuaja nga sëmundjet dhe dëmtuesit, përdorni preparatet mbrojtëse për bimë në Megatek, të cilat janë zgjedhja ideale për të ruajtur gjallërinë dhe bukurinë e gjelbërimit tuaj. Këto produkte ofrojnë mbështetje për një zhvillim të qëndrueshëm, duke parandaluar dëmtimet dhe përmirësuar rezistencën e bimëve.

Një element kyç për rritjen e suksesshme është edhe përdorimi i plehrave organikë. Në Megatek ju mund të gjeni Ushqyesin organik universal 1 kg, i cili përmban të gjitha lëndët ushqyese të domosdoshme për pjellorinë e tokës dhe për një rritje optimale të bimëve gjatë gjithë sezonit. Ky produkt është i lehtë për t’u shpërndarë dhe përdorimi i tij është praktik: 1.5–2 kg për çdo 10 m² tokë për mbjellje bari, 100 g për çdo vazo, apo 3 kg për 1 m³ tokë në rastin e perimeve dhe bimëve të tjera. Për pemët agrume dhe ato frutore dekorative rekomandohet aplikimi i 1–3 kg në zonën rreth rrënjëve, duke u përzier me tokën për të depërtuar deri në 30 cm thellësi.

Gjithashtu, për ata që kërkojnë një sasi më të madhe, në dispozicion është edhe Ushqyesi organik universal 2.5 kg me të njëjtat përbërës dhe përfitime, ideal për sipërfaqe më të mëdha apo për përdorim afatgjatë.

Java e Farave të Luleve dhe Bimëve në Megatek është më shumë se një fushatë – është një ftesë për të ndërtuar një lidhje me natyrën dhe për të sjellë gjallëri në çdo cep të shtëpisë apo kopshtit tuaj. Ekipi i specializuar i Megatek është gjithmonë pranë jush për të ofruar këshillat dhe zgjidhjet më të mira në përzgjedhjen e luleve, pemëve dhe aksesorëve dekorativë. Nga sugjerime për kujdesin e bimëve deri te ide kreative për arredimin e hapësirave të gjelbra, do të gjeni gjithçka që ju nevojitet për të krijuar një ambient të gjallë dhe harmonik.

Vizitoni Megatek për të përfituar nga shumëllojshmëria e farave, plehrave organikë dhe produkteve mbrojtëse, si dhe për të marrë këshillat më të mira nga ekspertët tanë të kopshtarisë.

The post Java e farave të luleve dhe bimëve në Megatek – Zbulo gjithçka mbi mbjelljen, ushqimin dhe kujdesin ndaj bimëve tuaja first appeared on JavaNews.al.

Fustanet me lule: Si t’i kombinosh me shije dhe thjeshtësi

8 April 2025 at 00:37

Kjo stinë sjell gjithmonë ringjalljen e natyrës dhe një nevojë për të reflektuar ngjyrat dhe butësinë e saj në stilin personal

Fustanet me lule janë një zgjedhje klasike dhe e freskët duke sjellë një ndjesi romantike dhe të gjallë në gardërobën tuaj.

Këtë sezon, disa trende të veçanta janë në qendër të vëmendjes.

Me kombinimin e duhur, të tillë fustane mund të bëhen një zgjedhje shumë e zgjuar.

Për të balancuar printin e luleve, rekomandohet kombinimi me aksesorë të thjeshtë dhe ngjyra neutrale, duke lejuar që fustani të jetë në qendër të vëmendjes.

Tre këshilla dhe ide se si të vishni fustanet me lule:

Përsosni paletën e ngjyrave

Lulet mjaftojnë, ndaj nuk ka nevojë të shtoni shumë ngjyra. Përpiquni që këpucët dhe veshjet e tjera t’i mbani në të njëjtën nuancë me fustanin, pasi lule dhe shumë ngjyra nuk është një ide e mirë.

Përshtateni fustanin me siluetën tuaj

Sekreti që një fustan të na rrijë mirë varet gjithmonë te silueta jonë, ndaj duhet që edhe këtë lloj fustani ta veshim në bazë të siluetës që kemi.

Përmbajuni aksesorëve të thjeshtë

Njësoj si me ngjyrat edhe aksesorët nuk duhet të jenë të tepruar, pasi vëmendjen e vetme e meriton fustani. Në të kundërt do të krijohej një pamje aspak estetike dhe e këndshme për syrin.

The post Fustanet me lule: Si t’i kombinosh me shije dhe thjeshtësi appeared first on Telegrafi.

Cilat lule mbillen në mars? Do të keni një oborr si në një përrallë

8 March 2025 at 17:39

Me këto marifete ai do të mugullojë dhe do të lulëzojë si i çmendur

Disa lloje lulesh duhen mbjellë në muajin mars dhe falë tyre gjatë verës do të keni një oborr përrallor.

Marsi është ideal për të filluar punën në oborr dhe nëse jeni adhurues i luleve, është koha të përgatisni fidanë që do t’ju sjellin ngjyra dhe bukuri gjatë gjithë verës.

Fillimi i marsit është ideal për mbjelljen e qepujkave. Ajo që duhet të keni parasysh është nëse rreziku i ngricave ka kaluar, sepse nëse mbillni dhe ndodh një ngricë e fortë, ka shumë mundësi që fidanët të shkatërrohen.

Ja cilat janë lulet që duhet të mbillen në muajin mars, më së miri në fillim të muajit: gladiolat, zambakët, kale, begoniat, amaryllisi, dahlia, matiola, verbena, petunia, transmeton Telegrafi.

Truk i rëndësishëm i mbjelljes

Qepujkat duhet t’i vendosni në një vend ku ka shumë diell dhe duhet të lini hapësirë të mjaftueshme midis tyre në mënyrë fidanët të zhvillohet në kushtet më të mira.

Distanca midis gladioles duhet të jetë 12 deri në 15 cm, midis begonias të paktën 25 dhe midis zambakëve rreth 30 cm. Më kërkuesit janë dahliet dhe duhet t’i mbillni 40 cm larg njëri-tjetrit. /Telegrafi/

The post Cilat lule mbillen në mars? Do të keni një oborr si në një përrallë appeared first on Telegrafi.

8 marsi i veçantë në Drejtorinë e Burgjeve

TIRANË, 8 mars /ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose uroi sot në një mënyrë të veçantë 8 marsin.

Qose u ka dhuruar lule punonjëseve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me rastin e Ditës së Gruas.

Qose gjithashtu ka cituar edhe ish-kryeministren e Britanisë së Madhe, Margaret Thatcher e cila shprehej se “nëse kërkon vetëm fjalë, pyet një burrë; nëse kërkon vepra, pyet një femër”.

Në mbarë botën sot përkujtohet 8 Marsi, “Dita Ndërkombëtare e Gruas” për të nderuar sakrificat dhe përkushtimin e të gjitha grave në familje, shoqëri, në punë dhe kudo. /j.p/

 

The post 8 marsi i veçantë në Drejtorinë e Burgjeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Me simbolikën e Ditës së Mësuesit, Elezi, Polena e Laçka me koncertin ‘Pranverë muzikore’ në Tiranë

By: Kult Plus
5 March 2025 at 18:55

Me simbolikën e Ditës së Mësuesit, pianistja Lule Elezi, tenori Bledi Polena dhe sopranoja Renisa Laçka, nën drejtimin e dirigjentit Oleg Arapi do të prezantojnë koncertin “Pranverë muzikore”, shkruan KultPlus.

Sipas pianistes Elezi ky koncert që bartë në vete edhe simbolikën e shënimit të Ditës së Mësuesit, do të shoqërohet edhe nga Orkestra & Band, Heiden Musaraj & Neptun Gjata, nën dirigjimin e Maestro Oleg Arapi.

“E lumtur që do të ndajë skenën me artistë të mrekullueshëm në koncertin “ Pranverë muzikore”, i cili mbahet këtë të premte në Tiranë.

Koncerti që bartë në vete edhe simbolikën e shënimit të Ditës së Mësuesit , shoqërohet nga Orkestra & Band, nën dirigjimin e Maestro Oleg Arapi.

Prandaj, priten emocione para publikut artdashës në Tiranë🎶

Jeni të mirëseardhur!”, thuhet në njoftimin e pianistes Elezi.

Koncerti mbahet më 7 mars, në ora 19:00, në sallën “Tonin Harapi”- Tiranë./ KultPlus.com

Francë/ Hulumtimet tregojnë se buqetat e luleve janë të kontaminuara me pesticide

By: lia rda
14 February 2025 at 11:55

Analizat laboratorike të buqetave me lule në Francë zbulojnë “ndotje masive” nga “pesticidet, disa prej të cilave janë të ndaluara në Evropë”, sipas një studimi të publikuar këtë të premte, në ditën e Shën Valentinit, nga një revistë e specializuar në ligjin e konsumatorit.

Duke përmendur “rrezikun” për ata që merren me këto lule, për blerësit, por mbi të gjitha për profesionistët, revista UFC Que Choisir kërkon “masa të menjëhershme për të mbrojtur shëndetin publik dhe mjedisin”.

Hulumtimi

Revista testoi 15 buqeta me lule (të blera në fillim të janarit nga luleshitës, supermarkete dhe interneti) në laborator. “100% e luleve janë të kontaminuara” me “deri në 46 mbetje të pesticideve të ndryshme në të njëjtën buqetë”, thuhet në hulumtim.

Këto substanca “përfshijnë kancerogjenë të provuar dhe përçarës endokrine që kërcënojnë drejtpërdrejt shëndetin e atyre që i trajtojnë çdo ditë. Deri më sot, asnjë rregullore nuk kufizon praninë e mbetjeve të pesticideve në lulet e prera, 80% e të cilave importohen nga vende që ende lejojnë përdorimin e substancave shumë toksike”.

UFC Que Choisir bën thirrje për “rregullim të rreptë të niveleve maksimale të mbetjeve të pesticideve në lulet e prera”, “ndalim të importit të luleve të rritura me pesticide të ndaluara në Evropë, me kontrolle të forcuara” nga autoritetet shëndetësore dhe doganat, “një detyrim për të pasur etiketa” që tregojnë se nga vijnë lulet dhe si janë rritur, dhe zgjerimin e kërkimit në rrezikun e konsumatorit.

Revista këshillon të preferoni lulet organike dhe lulet sezonale franceze, një zgjedhje që redukton edhe sfidën mjedisore./abcnews.al

Çfarë kuptimi kanë lulet për ditën e të dashuruarve?

14 February 2025 at 00:20

Dikush shprehet për dashurinë, e dikush tjetër mendon më shumë për miqësinë, e në këtë mënyrë teksa vitet ikin me festime sa herë e më origjinale, ajo që mbetet është gjithmonë emocioni, që festa e Shën Valentinit përcjell me aq lehtësi.

Në fund të fundit, është dashuria ajo që festohet.

Trëndafilat e kuq janë lulet klasike për këtë ditë, duke qenë gjithmonë një zgjidhje e duhur dhe e sigurt.

Gjuha e luleve

Ekziston një “gjuhë e luleve”, sipas së cilës, llojet e ndryshme të luleve kanë kuptime specifike dhe simbolika të ndryshme, duke përfshirë edhe ngjyrën dhe dorën, në të cilën e mbajmë buqetën për t’i shprehur emocionet tona.

Në kohën e tyre, viktorianët shkuan aq larg sa krijuan fjalorin me kuptimet që shprehin lulet që njihet si floriografi. Mënyra më e dashur për t’i shprehur emocionet për ta ishte në formë të një buqete të vogël me lule.

Disa nga kuptimet e luleve më të njohura:

• Trëndafilat e kuq: dashuri, pasion
• Trëndafilat rozë: miqësi
• Trëndafilat e bardhë: je e denjë për mua
• Trëndafilat e verdhë: falje dhe pajtim
• Trëndafilat ngjyrë pjeshke: të qëndrojmë bashkë
• Margarita: pafajësi, besueshmëri
• Gladiolat: sinqeritet
• Zambakët: besim, urtësi
• Orkidetë: madhështi
• Luledielli: devotshmëri

Lulet që nuk duhen dhuruar për Shën Valentin

Çdo lule simbolizon diçka, prandaj tregohuni të kujdesshëm me lulet që sot do t’i dhuroni personit që keni në krah.

Lulet e verdha. Janë të bukura dhe të freskëta, por ato janë simbol i tradhtisë.

Lulet me konotacion negativ. Ka disa lule që i lidhim me ngjarje jo shumë të këndshme. Krizantemat janë të bukura, por përdoren me tepër për një mort sesa për ditën e Shën Valentinit.

Lulet agresive. Lulet me gjemba për shembull duhen shmangur këtë ditë. /Telegrafi/

The post Çfarë kuptimi kanë lulet për ditën e të dashuruarve? appeared first on Telegrafi.

Tillandsia – bima e dashurisë lulëzon një herë dhe pastron ajrin nga toksinat

2 February 2025 at 00:57

Nëse dëshironi të dekoroni shtëpinë tuaj me këtë bimë, dijeni se duhet ta ujisni çdo shtatë deri në dhjetë ditë dhe të shtoni ushqim lulesh në ujin e saj një herë në muaj

Ujiteni duke e spërkatur dhe përdorni ujë të ndenjur.

Keni dëgjuar për tillandsian? Një bimë e bukur ajri me një lule rozë që duket si një pendë rozë.

Mund të shihet brenda gjetheve të gjata dhe të holla, dhe shpesh zbukurohet me lule më të vogla blu. Gjithashtu pastron ajrin nga toksinat.

Është interesante se ajo lulëzon vetëm një herë në jetën e saj, dhe më pas vyshket. Edhe pse vyshket shpejt, ajo kujdeset menjëherë për pasardhësit e saj. Kjo do të thotë, paralelisht me këtë proces, formohen bimë të reja të vogla, transmeton Telegrafi.

Nëse dëshironi të dekoroni shtëpinë tuaj me këtë bimë, dijeni se duhet ta ujisni çdo shtatë deri në dhjetë ditë dhe të shtoni pleh në ujin e saj një herë në muaj. Ujiteni duke e spërkatur dhe përdorni ujë të qëndrueshëm – mundësisht ujë shiu.

Mbajeni në një vend të ndritshëm, por sigurohuni që burimi i dritës të mos jetë i drejtpërdrejtë.

/Telegrafi/

The post Tillandsia – bima e dashurisë lulëzon një herë dhe pastron ajrin nga toksinat appeared first on Telegrafi.

E dinit? Kjo është Zinnia, lulja e parë e rritur në hapësirë!

By: gaze tare
31 January 2025 at 19:34

Në janar 2016, astronauti i NASA-s Scott Kelly ndau një imazh të një luleje portokalli që rritet në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), duke shënuar një moment historik në kopshtarinë hapësinore. Zinnia, e kultivuar si pjesë e eksperimentit “Veggie” të NASA-s, ishte lulja e parë e rritur në hapësirë në kushte të kontrolluara. Veggie, një sistem i rritjes së bimëve i instaluar në ISS në 2014, përdor dritat LED, dyshekët rrënje dhe jastëkët e farës për të rritur bimët në mikrogravitet.

Ndërsa qëllimi i tij kryesor ishte t’u sigurojë astronautëve zarzavate të freskëta me gjethe, eksperimenti gjithashtu i ndihmon studiuesit të kuptojnë se si bimë të ndryshme përshtaten me kushtet e hapësirës. Zinjat u zgjodhën jo vetëm për bukurinë e tyre, por edhe për të testuar strategjitë e rritjes së bimëve për kulturat e ardhshme.

Megjithatë, rritja e zinnias nuk ishte e lehtë. Mungesa e qarkullimit të ajrit çoi në probleme të mykut dhe një shëtitje e paplanifikuar në hapësire prishi më tej kujdesin e tyre.

Pas humbjeve të më parshme të bimëve, Kelly e bindi NASA-n që ta linte bimën të ujitej bazuar në nevojat e tyre dhe jo në një orar të rreptë. Qasja e tij praktike doli e suksesshme dhe zinnia lulëzoi pavarësisht sfidave. Ky zbulim në hortikulturën hapësinore hapi rugën per rritjen e bimëve me komplekse.

The post E dinit? Kjo është Zinnia, lulja e parë e rritur në hapësirë! appeared first on iconstyle.al.

Santolina e argjendtë gjallëron kopshtet sezonale

28 January 2025 at 18:28

Lulja jogjetherënëse me fletët delikate ngjyrë të argjendtë do të sigurojë lojë të bukur të ngjyrave dhe hije madje edhe gjatë ditëve të dimrit

Santolina vjen nga familja Asteraceae dhe rritet në gjatësi prej 50 deri në 100 cm.

Lulëzon lule të vogla rrumbullake ngjyrë të verdhë, por i përshtatet edhe pozicioni në diell të fortë.

Kësaj bukuroshe jogjetherënëse duhet siguruar vend të kulluar, ndërsa vitin e parë rregullisht ujiteni, ndërkaq sezoneve të ardhshme do të mund të mbijetojë edhe thatësinë e përkohshme.

Mos i vendosni në saksi dhé tepër të fortë, por vendosni dhé ranor, madje edhe bazë gëlqerore, transmeton Telegrafi.

Santolina ka prejardhje nga rajoni i Mediteranit, ndërkaq fletët e vogla të saj të pasura, me teksturë në formë gjilpëre kanë aromë të pasur.

Është shumë efikase si insekticid, ndërsa dollapi i rrobave tuaja me sukses do të mbrohet nga tenjat.

Këtë bukuroshe mediterane nuk mund t’i bëjnë gjë dëmtuesit as sëmundjet.

Përshtatet në mënyrë ideale në kopshtet e mbjella me erëza dhe në kopshte gurore, si bimë kufizuese apo rrethojë e gjelbër miniaturale. /Telegrafi/

The post Santolina e argjendtë gjallëron kopshtet sezonale appeared first on Telegrafi.

Historia e artistes së luleve/ Filomena Laçi krijon vepra arti me materiale të riciklueshme

28 December 2024 at 20:20

PRIZREN- Korrespondent zhvendoset ne Prizren, me historine e Filomena Laçit.

Me duart e saj ajo nuk bën thjesht punime, por vepra arti. Ajo që e bën më të veçantë krijimtarinë e saj është se punon me materiale të riciklueshme, duke treguar kështu lidhjen e ngushtë që ka me natyrën dhe mjedisin

 Ka kapërcyer të shtatëdhjetat, por me një përkujdesje të jashtëzakonshme për lulet dhe artin e saj.

Është muaj I festave, krishtlindjeve dhe vitit të ri. Në vigjilje tregon për katërqirinjtë dhe katër javët domethënëse të krishtlindjeve.

Emrin e ka shumë të veçantë, Filomena, të trashëguar nga gjyshja e saj.

Dyqanin e ka në zemër të Prizrenit, në qendrën historike të qytetit të kulturës dhe trashëgimisë kombëtare.

Një dyqan modest, por brenda tij surprizohesh nga lulet dhe punimet artistike.

Ka një lidhje të fortë me artin dhe nuk ngurron ta pranojë. Një pjesë të krijimeve i ka me materiale të ricikliueshme. Kjo tregon për lidhjen e ngushtë me natyrën, mjedisin dhe dashurinë për të.

Filomena edhe në shpirt është artiste. Dikur në shoqërinë kulturore Agimi ka kënduar.

Ajo tregon për vuajtjet e saj dhe të familjes gjatë reprezaljeve të policisë dhe sigurimit jugosllav. Se si ishte detyruar për t’u shpërngulur në Kroaci, aty ku qëndroi 18 vite.

Në Kroaci u njoh me bashkëudhëtarin e saj të jetës, Robertin.

Pikturon e krijon copëza figurash me kostume tradicionale shqiptare të përmasave të vogla në formë suveniresh, për të cilat thotë se kultura, tradita e folklori shqiptar, është një pasuri e rrallë. Dyqani i Filomenës, për shkak të vlerave të veçanta që mbart, është futur në hartën dhe guidën turistike të komunës së Prizrenit./abcnews.al

Nëse i thani rrobat në shtëpi, sigurohuni që të merrni këto bimë

15 December 2024 at 15:42

Ekspertët pohojnë se ajo heq në mënyrë të sigurt mykun dhe pluhurin nga shtëpia

Shkencëtarët nga NASA kanë ndarë një listë të bimëve që besohet se largojnë pluhurin dhe toksinat nga shtëpia

Shkencëtarët pohojnë se bimët e dhomës janë shumë të dobishme për ne dhe se ato janë në gjendje të largojnë deri në 90 për qind të toksinave nga hapësira ku jetojmë.

Bimët që besohet se parandalojnë me sukses pluhurin dhe për këtë arsye ndihmojnë njerëzit që janë alergjikë ndaj pluhurit janë këto bimë:

Brushtulli anglez

Të gjitha varietetet e brushtullit janë efektive në largimin e pluhurit nga ajri, dhe bima më e njohur për pastrimin e ajrit është brushtulli anglez, një bimë e bukur e dhomës.

Jo vetëm që duket shkëlqyeshëm, por gjithashtu ndihmon në largimin e lagështirës nga ajri, që është shkaku kryesor i mykut në banjë dhe në dhomë gjumi, shkruan Mirror, përcjell Telegrafi.

Zambaku i paqes

Zambaku i paqes është një tjetër bimë që ndihmon në pastrimin e ajrit. Është në listën e NASA-s me 10 bimët më të mira që pastrojnë ajrin dhe kjo bimë shtëpiake natyrale që pastron ajrin bën më shumë sesa thjesht të shtojë oksigjen në shtëpi. Gjithashtu ndihmon në filtrimin dhe eliminimin e toksinave.

Zambaku i paqes është një bimë e shkëlqyer për dhomën e gjumit për shkak të aftësive të tij për pastrimin e ajrit, gjë që mund të çojë në gjumë më të mirë.

Bima merimangë

Bima merimangë ka origjinën nga Paqësori Jugor dhe Afrika e Jugut, kanë gjethe që ngjajnë me fije të mëdha bari, gjë që i bën ato tepër tërheqëse.

Kjo bimë shtëpiake është shumë efektive në largimin e ndotësve të zakonshëm të ajrit dhe studimet tregojnë se bima mund të eliminojë rreth 90 për qind të toksinave në një dhomë në vetëm dy ditë.

Ngjashëm me brushtullin anglez, bima merimangë është e shkëlqyeshme në pastrimin e ajrit dhe heqjen e lagështirës. Kjo është veçanërisht e dobishme gjatë muajve të dimrit kur rrobat mund të thahen në ambiente të mbyllura, duke rritur nivelin e lagështisë në ajër. /Telegrafi/

The post Nëse i thani rrobat në shtëpi, sigurohuni që të merrni këto bimë appeared first on Telegrafi.

Postim prekës/ Prej dy ditësh bosh, shokët e klasës mbushin me lule të bardha bankën ku ulej Martin Cani (Foto)

20 November 2024 at 13:43

Prej dy ditësh banka e klasës së nëntë në shkollën “Fan Noli”, ku ulej 14-vjeçari Martin Cani është bosh. Ditën e sotme shokët e tij të klasës, e kanë mbushur vendin e tij me tufa me lule të bardha. Në një postim në rrjete sociale të njërit nga shokët e tij të klasës shkruhet: “Sa bosh duket klasa pa ty, në zemrat tona do të jesh gjithë jetën”.

Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Prelleshaj. Ngjrja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Prelleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani.

Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili dyshohet se ka dëmtuar ligamentet e dorës dhe po trajtohet në një klinikë private.

Pak çaste pas krimit të rëndë autori kishte postuar foto me thikën më të cilin autori kreu vrasjen dhe dorën e tij e gjakosur që u plagos gjatë konfliktit. Po ashtu edhe në aplikacionin “Snapchat”, kishte publikuar një tjetër foto ku shihet i pashqetësuar për krimin që ka kryer. Në foto si për të demonstruar forcën mbante grushtin lart. Po ashtu nga fotoja vihet re se autori ndodhet në një makinë, të cilët dyshohen se e kanë marrë atë nga vendngjarja, menjëherë pas krimit që kishte kryer. Ata që kanë marrë autorin e mitur nga vendi i ngjarjes, dyshohet se janë lajmëruar nga vetë ai dhe kanë ardhur me automjetet e tyre nga Sauku. Sipas informacioneve, ky grup nga Sauku rezultojnë të përfshirë edhe në konflikte të tjera.

The post Postim prekës/ Prej dy ditësh bosh, shokët e klasës mbushin me lule të bardha bankën ku ulej Martin Cani (Foto) appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌